Atje ku nuk ka protestë, mendohet se rrjedhimisht “nuk ka” probleme!
Të jetë kjo vërtetë mendësia e të gjithë atyre anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë që e përfaqësojnë Tiranën pavarësisht përkatësisë politike?!
Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana përfaqësohet nga 37 deputetë pas zgjedhjeve të 11 Majit, 2025* kjo mbi 1/4 e numrit të përgjithshëm prej 140 përfaqësuesve të popullit në Kuvend.
E shtrojmë këtë shifër krahasuese për të kuptuar se në 11 muaj jetë parlamentare, ata/ato kanë dalë nga vota edhe e atyre që janë në shesh dhe protestojnë prej dy muajsh.
Po të shkonim sipas kësaj logjike, deputetët e forcave të ndryshme politike nga qarqet ku nuk protestohet (vështirë se do të gjeje ndonjë tani në Shqipëri), do ta shijonin si të zakonshme ditën e tyre të punës në Kuvendin e Shqipërisë që nga mëngjesi i seancave plenare të pa rrethuara me forca policore si dhe nga protestues që hedhin thirrje kundër qeverisë apo hedhin drejt tyre vezë dhe domate si për të treguar vazhdimin e pakënaqësisë prej fundit të muajit Maj.
Janë 13,798 vota që i përkasin subjekteve të tjera politike pa përfaqësim në parlament pas Zgjedhjeve të 2025-ës të cilat nuk besohet se do të përfaqësonin të pakënaqurit protestues. Është provuar se pavarësisht numrave, protesta e pa ndërprerë mbledh në Tiranë, rrethet e diasporën përveç kryeqytetasve çdo ditë.
Ndërsa media shpesh kërkon se kush është lidershipi dhe përfaqësia, akoma pyetja kryesore se sa zëri i protestës ka mbërritur në Kuvend dhe të diskutohet mbi partitë ende nuk është bërë(?).
Atëherë lë ta shtrojmë ndryshe pyetjen.
Kë përfaqëson Kuvendi?
Pas 11 muajsh vetëm dy i ka marrë protesta.
Dëgjojmë në media se “programet prime”, po i mbyllin kohët e tyre për t’u takuar në sezonin e ri të vjeshtës.
Të njëjtën gjë edhe politikanët.
Mirupafshim në Shtator!
Po deputetët e Tiranës që e kanë konvertuar votën në mbijetesë politike, a do bëjnë edhe ata pushime apo përgjegjësia ndaj zgjedhësve do t’i bëjë ata të ngrihen mbi partitë për t’i dhënë një përgjigje protestuesve?
Në qoftë se edhe ata nuk e thonë dot fjalën dhe të mbajnë qendrimin në Kuvend, kjo tregon farsën e kodit zgjedhor dhe efektin e listës së mbyllur. Ligjbërësit janë aty jo për popullin, por për kryetarët.
Gushti njihet dhe si muaji i të ngelurve për vjeshtë.
Politika dhe media po nxitojnë të shkojnë me pushime, ndërsa protestuesit bëjnë të kundërtën duke i treguar se pa këtë provim të dorëheqjes ata janë ngelësa përballë korrupsionit dhe krimit ekonomik.

30 Korrik, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)