Hôtel Barrière Fouquet’s New York është një hotel ultra-luksoz me 5 yje, i vendosur në lagjen Tribeca (456 Greenwich St), New York, që e vizitojnë personazhet e famshëm të panetit Hollywood dhe yje botërore të muzikës. Për shembull Taylor Swift e ka quajtur shpesh restaurantin e tij ndër më të preferuarit në NYC.
Ky vend është mjaft i njohur në historinë e politike franceze, veçanërisht për mbrëmjen e 6 majit 2007, ku ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy festoi fitoren e tij presidenciale, një ngjarje që u komentua gjatë në skenën politike europiane me kritika e akuza për konflikte interesi, pasi të ftuarit e tij nuk ishin figura politike, por miliarderë, manjatë mediash dhe pronarë të kompanive më të mëdha në Francë (si Vincent Bolloré, Martin Bouygues, Bernard Arnault). Sarkozy i dënuar më vonë me burg, u quajt nga kritikët si “Presidenti i të pasurve”.
Si Hotelet i lluksit, Hôtel Barrière Fouquet’s New York, po ashtu dallohet edhe për çmimet e kripura që variojnë nga minimumi 1500-2000$ deri mbi 15 mijë$ dhe çmimet rriten sidomos në raste eventesh sikur është për shembull muaji shtator kur në OKB mblidhet Asambleja e Përgjithëshme.
Pikërisht në këtë periudhë pik, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama që po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme, po bujt prej një jave bashkë me familjen në Hôtel Barrière Fouquet’s New York.
Këtë fakt e vërtetoi një tjetër figurë e nderuar e komunitetit shqiptaro-amerikan e New Yorkut, Çezar Ndreu, i cili solli videon e hotelit ku bujt prej një jave bashke me familjen kryeministri i Shqipërisë, kur mbi gjysmë milioni pensionistë shqiptarë që kanë punuar gjithë jetën paguhen nën 200 Euro muaji pension, që kanë punuar gjithë jetën. Në video do të shihni se Taulant Balla dhe ambasadori Ervin Bushati po e prisnin jashtë.
Qendrimi i Edi Ramës në një hotel superlluksoz është një vijimin e skandaleve që tash së fundi kanë kulmuar me masën me arrest shtëpie të ish shefes të SHISH, Vlora Hyseni, një emërim që kryeministri e ka bërë personalisht sikur vepron rëndom.
Sot Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithëshme të OKB gjithashtu priten nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan protesta kundër tij në NYC.
Edi Rama e ka nisur vizitën e tij në SHBA nga takimi me një grup shqiptaro-amerikanësh në Michigan në masa të forta sigurie, ku janë ndaluar të futen persona që nuk janë të konfirmuar si militantë të PS, ndërkohë që edhe në SHBA sikur në të gjithë diasporën, komunitetet shqiptare mbështesin protestat e Tiranës që sot kanë hyrë në ditën e 117 ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit.



