Disa kafshë, të pakënaqura me pamjen e tyre, vendosin të ankohen drejtpërdrejt te Krijuesi. Delegacioni përbëhet nga një gjirafë, një elefant dhe një pulë.
Gjirafa pritet e para. Zoti e pyet atë:
“Gjirafë e dashur, çfarë të sjell këtu?”
“Zoti im, ndihem shumë e shëmtuar dhe e çuditshme me një qafë kaq të gjatë. A nuk mund ta shihje përsëri pamjen time fizike?”
“A po dyshon në veprën e Zotit? Mendova gjatë dhe me kujdes para se të të krijoja, dhe ti je përkryerje: qafa jote të ndihmon të hash ushqimin më të mirë dhe të thithësh ajrin më të pastër.”
Gjirafa largohet me gëzim dhe elefanti hyn.
Zoti thotë:
“Edhe ti je këtu! Mos më thuaj se po ankohesh…”
“Por Zot, unë kam një hundë shumë të gjatë dhe veshë shumë të mëdhenj; jam vërtet i shëmtuar!”
“Kjo nuk është e vërtetë, ti je një krijesë e përkryer dhe e plotë: ata veshë të ndihmojnë të freskohesh kur është vapë, dhe me atë hundë mund të pish pa u përkulur!”
Elefanti, i bindur, largohet me gëzim dhe u bashkohet shokëve të tij, në të cilin moment pula thotë:
“Nuk ju kuptoj, ne erdhëm këtu për t’u ankuar dhe për të ndryshuar pamjen tonë, dhe ju mbeteni të njëjtë dhe të lumtur?!”
Gjirafa përgjigjet:
“Sigurisht, a nuk e vini re përkyerjen time? Unë mund të ha ushqim më të mirë dhe të marr frymë ajër më të mirë, do të donit të ishit si unë!”
Pastaj elefanti shton të vetën:
“Edhe unë jam i përkryer, mund të freskohem kur është vapë dhe mund të pi pa u ndotur.”
Pula nuk përgjigjet dhe hyn në praninë e Zotit.
“A erdhe edhe ti këtu për t’u ankuar? Ti je e përkryer…”
“Mos u tall me mua! Ose bëje vezën më të vogël ose ma bëj prapanicën më të madhe!”