AM:- Z. Xherri, përshëndetje. Do desha një prezantim tuaj fillimisht.
Xhemal Xherri:- Shumë faleminderit Ardi për ftesën dhe e vlerësoj. Unë jam Xhemal Xherri dhe punoj pranë organizatës PPNEA, që është një organizatë për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në Shqipëri. Ne merremi kryesisht me studimin e jetës së egër ë të fokusuar kryesisht te këto llojet që janë të rrezikuara në nivel kombëtar por edhe global. Ë shkurtimisht mund të përmend disa lloje ë lloje për shembull si rrëqebulli i Ballkanit, Kali Qyqes, Pelikani Kaçurel, lloje të cilat janë shumë të rralla si në nivel kombëtar, por edhe në nivel ndërkombëtar. PPNEA-ja bën ato përpjekjet e veta jo vetëm për t’i studiuar, por edhe për t’i konservuar, për t’i ruajtur nga nga zhdukja që i kanoset. Kohët e fundit siç mund ta keni parë, ne jemi hasur me zhvillime shumë të frikshme në fakt, brenda një prej zonave më të rëndësishme të vendit tonë. Një prej ë zonave të mbrojtura më të rëndësishme siç është ajo e Pishë-Poros në Nartë ose pranë Vjosë-Nartës.
Pyetje AM:-Bile Pishë-Poro është më e afërta që është vënë re një ndërhyrje në dëmtimin e infrastrukturës po themi biologjike, pasi mjete të rënda janë ekspozuar ë kanë filluar të bëjnë ndërhyrje duke shpyllëzuar duke trembur gjallesën rreth e rrotull. Mund të na përshkruan diçka rreth kësaj? Po patjetër ë shumë faleminderit që ë edhe njëherë se nuk e di a e përmenda që po i dedikoni një një hapësirë kësaj çështje pasi ë jo shumë media në fakt po e po e trajtojnë këtë si problematikë. Ëh, në fakt kemi të bëjmë me një lloj pushtimi në një farë mënyre ë pasi ë zona e mbrojtur Pishë-Poron, është një peizazh natyror i mbrojtur me ligj i njohur për vlerat e biodiversitetit jo vetëm në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar. Duhet përmendur këtu fakti që kjo zonë ka status zonë e rëndësishme për shpendët në nivel ndërkombëtar, zonë kyç për biodiversitetit prapë në nivel ë ë ndërkombëtar është zonë e cila nëse futemi në Bashkimin Europian do të quhet gjithashtu zonë natyra 2000, pra një zonë me me vlera shumë të larta. Por përpos faktit që është zonë e mbrojtur dhe mbrohet me ligj, kohët e fundit siç e keni parë, siç mund ta keni parë ë po bëhen disa zhvillime shkatërruese brenda zonës qendrore të të kësaj zonës së mbrojtur dhe konkretisht bëhet fjalë për një resort ë që është përfolur ë një resort të madh me ndërtesa dhe pallate nga një deri në gjashtë ose tetë katër. Pra, bëhet fjalë për një një mini qytet me pak fjalë e cila do ndërtohet në një zonë qendrore për biodiversitetin ose për natyrën. sikur të mos mungonte shkatërrimi që po i bëhet me me Aeroportin e Vlorës, asaj zone, po vazhdon me resortet të cilat janë planifikuar aty ë dhe deri diku misterioze. E them këtë misterioze sepse ne si organizatë kemi kohë që kërkojmë ë përgjigje drejt institucioneve përkatëse, se kush po e ndërton? Kush është kompania në qoftë se janë bërë studime paraprake të vlerësimit të ndikimit në mjedis në qoftë se ka një studim fizibiliteti e të tjerë e të tjerë por është ende mister. Domethënë bëhet fjalë momentalisht është hedhur çakull në të gjithë zonën ka pasur një rrethim pilota betoni dhe akoma nuk dihet se kush po bën, ku është leja e ndërtimit, ku është leja e zhvillimit, ku është studimi për ndikimin mjedis etj. Pra, kemi të bëjmë me një ë projekt misterioz i cili po zbatohet dhe institucionet ë nuk po reagojnë fare.
Pyetje AM:- Koha kur punohet atje është në mbrëmje apo ditën për diell?
Xhemal Xherri:– Ditë-natë edhe ditë pushimi. Domethënë vetëm vullnetarët tanë që kanë qenë rreth e qarkut të zonës dhe ditën e djeshme që ishte ditë pushimi ose të shtunën ë makineritë vazhdojnë dhe punojnë.
Pyetje AM:-A e keni keni mundësuar keni mundësuar, më fal për ndërhyrjen, keni mundësuar fotografimin ose video për ta ilustruar këtë ë akt të themi të ndërhyrjes në mjedis?
Xhemal Xherri:- Po kemi foto e video të ndryshme të cilat po bëhen si brenda zonës, por dhe në në në në kufijtë e saj. ë vetë rrethimi që po i bëjnë zonës nga dy anët bëhet fjalë për rreth një sipërfaqe prej afro 400 hektarësh 400 deri 600 ë hektarësh ë e cila është rrethuar me me teljendj domethënë na thua sikur ë është një zonë e kaq kaq domethënë private dhe ku nuk mund as të fotografosh brenda saj ku ndërkohë që deri pak dje ishte një prej xhevaireve të të vendit tonë ku çdokush, çdo shqiptar mund ta vizitonte. Ndërkohë si papritur për punë një jave, dy jave zona u rrethua dhe janë vendosur edhe portat dhe është e paaksesueshme, e aksesueshme nga çdo qytetar.
Pyetje AM:- Për të qëndruar te kjo, sa e rrezikon jetën e gjallesës një rrethim i kësaj natyre dhe çfarë dëmesh shkakton?