Duke filluar nga 10 maji, po botojmë ciklin “Vështrim mbi botërorët e të futbolli”, (1930-2026), përgatitur nga shkrimtari dhe komentatori i njohur radio-televiziv sportiv, Skifter Këlliçi, që banon dhe punon në Boston, (SHBA).
Ai ka filluar të shkruajë për herë të parë për Botërorin e Futbollit Suedi 1958 në gazetën ‘Zëri i Rinisë’, kur ishte ende student 20-vjeçar në UT për gjuhë-letërsi. Përveç shkrimeve ne këtë gazetë për futbollin dhe sportet të tjera,, ai ka botuar në vitet në vazhdim librat ‘Historia e futbollit’ (1980), ’Nga 2-3-5 në 4-4-2’, (ështrim mbi sistemet taktike të futbollit botëror dhe shqiptar), (1987), romanin ‘Tirana’ dy orë para dënimit’ (1999), kushtuar përjashtimit nga diktatura komuniste të’17 Nëntorit’ nga kampionati i futbollit 1966-67. Ai është gjithashtu autor i i dokumentarit ’Nëpër fushat e futbollit’,(1973), dhe i filmit artistik ‘Fushë e blertë, fushë e kuqe’, 1987) me temë futbollin gjatë Luftës Nac.çl.
Në këtë botëror rendimenti i skuadrave mund të kishte qenë edhe më i lartë, por ndikuan edhe kushtet atmosferike, madje edhe tekanjose të klimës meksikane, me qershor shumë të nxehtë, sidomos për evropianët. Për më tepër, ndikoi edhe ajri i rrallë, për shkak të lartësisë së Meksikës 2000 m. mbi nivelin e detit dhe se shumë ndeshje u luajtën në mesditë, për t’ua lëshuar vendin ndeshjeve të toreadorëve, shumë popullore në këtë vend.
Ndeshjet u zhvilluan nga 31 maj -21 qershor në stadiumet e Guadalaharës, Leonit, Pueblës, qytetit Meksiko, stadiumi i të cilit Acteka” ka një nxënësi prej 104 mijë shikuesish, i dyti edhe sot pas stadiumut “Marakana” në Rio de Zhaneiro, me nxënësi prej rreth 200 mijë shikuesish, ku më 1950 është zhvilluar finalja e famshme Brazil-Uruguai, (1-2).
Edhe sot mbetet e paharruar ndeshja Itali-Gjermani Perendimore 4-3. Kur loja e rregullt po përfundinte 1-0 për italianët, skuadra gjermane barazoi. Pastaj në shtesën prej 30 minutash u shënuan 5 gola, tre në portën gjermane dhe dy në atë italiane. Ja përse në hyrje të stadiumit “Acteka’’ në kujtim të kësaj ndeshjeje dramatike është vendosur një pllakë përkujtimore.
Duke fituar për të tretën herë, (1958, 1962, 1970), brazilianët u bënë zotër të përhershëm të Kupës së Botës, të mbiquajtur, Zhyl Rime, për nder presidentit të parë të FIFA-së, që ishte dhe nismëtar i kësaj veprimtarie të madhe botërore.
Finalja
Brazili-Italia 4-1
Brazili- Feliks , Karlos Alberto, Piaca, Brito, Everaldo, Klodoaldo ,Gerson, Rivelinjo, Zhairsinjo,Tostao, Pele;
Italia- Albertozi, Burgniç, Rozato, Çera, Faketi, Domengini, De Sisti, Bertini, (Juliano), Macola, Boninsenja, (Rivera).
Gjyqtar-Glëkner, (RD Gjermane).