Agjencia hapësinore amerikane NASA ka testuar parashutën më të madhe deri më tani, i cili i nevojitet para së gjithash për lëshimin e fluturakeve të mëdha, me të cilat do të shkonin njerëzit në planetin e kuq. Meqë atmosfera në Mars nuk është tepër e dendur, parashuta e cila duhet ta ngadalësojë një anije të rëndë kozmike, që lëvizë me shpejtësi të madhe, duhet të jetë tepër e fortë. Ajo quhet ngadalësues supersonik me dendësi të vogël.
NASA kishte filluar me testimin e kësaj teknologjie që në vitin 1976, por nëse ka për qëllim që, deri në vitin 2030 të dërgojë njerëz në Mars, atëherë asaj i duhet që të testojë parashutat e gjeneratës së re dhe të teknologjisë së përparuar, të cilët ua mundësojnë fluturakeve më të mëdha që të lëshohen lehtë në Mars. Testimet do të bëhen mbi oqeanin paqësor. ks
Komentet