Në rrjetin social njeriu informohet sot me dezinformimet që ushqejnë opinionin publik.
Nga më të fundit morëm vesh se “”Dielli” qenka gazeta e famshme shqiptare në New York.”
Që kur kështu?
Që kur Dielli mezi dilte një herë në muaj me një tirazh qesharak?
Apo prej kur selia Vatra rrezikon sekuestron për mospagim të taksave vjetore?
Turp, mjaft me manipulime!
Këto reklamat që po ia bëjnë Diellit të perënduar, na sjellin ndër mend kohën kur diktatori mizor Enver Hoxha e trushplante popullin me imazhin se Shqipëria e futur në bunker ishte “Fanar ndriçues për botën mbarë”.
Identike edhe kjo pallavra e “gazetës Dielli” që del në New York!
Se në fakt portali Dielli në NewYork është “Fanar ndriçues” i censurës.
Gjatë diktaturës, shqiptarët nën mungesën totale të lirisë së fjalës, u mbetej të tridheshin mendërisht, por sot mund ta fusin mendjen në punë, të arsyetojnë.
Megjithë depërtimin agresiv me pushtetin politik dhe financime në diasporë, që nga vendet BE deri në SHBA, ne nuk duhet të pranojmë të tridhemi nga urithë analfabetë e mediokër të komprometuar, në shërbim të regjimit mafioz të Edi Ramës që nuk e njohin fare as etikën e Sokratit dhe as integritetin.
Megjithatë, duhet të kujtoj se gazetaria e pavarur profesioniste është duke vuajtur ditët më të zeza
nën trysninë e politikës,
nën trysninë e oligarkëve të mediave dhe
nën trysninë e rekrutimeve nga projektet e regjimit mafioz të Edi Ramës.
Kthehemi tek Gazeta Dielli, organ i krijuar nga mendjendriturit e kombit, sot e degjeneruar në duart e uzurpatorëve të Vatrës që e mbajnë me dhunën e antiligjit.
Që kur Elmi Berisha mori mandatin e katapultuar të pavotuar në Boston, në janar të 2020, vizitën e parë si Kryetar i Vatrës ai e bëri tek Gramoz Ruçi, ku mori bekimin për ta zhbërë Vatrën.
Si zëdhënës i Gramos Ruçit, ai menjëherë nisi spastrimet dhe gjyqet kundër lidërshipit të vjetër të Vatrës, Vatranë me mbi gjysmë shekulli veprimtari, që vinin nga familje të persekutuara nga regjimi enverist. E përjashtoi nga Vatra Dr. Gjon Buçajn deri sa ky u largua nga kjo jetë dhe nuk e lejoi të merrte pjesë as në kuvendin e Vatrës.
Të njëjtin stil, të përjashtimit, ndoqi me të gjithë Vatranët veteranë apo Vatranët me kontribute, si vijues të rrugës të përcaktuar nga themeluesit e Vatrës dhe Diellit, që nuk pranonin regjimin mafioz të Edi Ramës,
përjashtoi Vatranët, të gjithë brezin dhe trashëgimtarët e atyre shqiptarëve të ardhur në Amerikë direkt nga kampet e përqendrimit dhe u bënë anëtarë të Federatës Panshqiptare.
Të cilët i ka zëvendësuar duke krijuar celula kërpudha me një anëtarësi që nuk ka lidhje shpirtërore apo idealesh me Vatrën.
Të njëjtin sulm banditesk banda uzurpatore e drejtoi tek Dielli, i cili menaxhohet nga një njeri i importuar nga Shqipëria, totalisht në anonimat dhe pa identitet, i cili i ngriti murin e censurës të gjithë Vatranëve, të cilët i “shpallën armiq” për të dytën herë pas regjimit kriminel të diktatorit dhe i çuan nëpër gjyqe!
Të njëjtin sulm banditesk e drejtoi edhe ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve të Diellit e Vatrës prej 1992.
Dielli nga organ ku përhapej vetëdija kombëtare është kthyer në një portal mjeran të censurës në shërbim të bandës uzurpuese, i cili edhe në botimin kur dilte një herë në muaj, ishte reflektim i censurës dhe luftës së klasave ndaj Vatranëve realë të Vatrës, ata që kërkojnë respektimin e Kanunores të 1926 dhe zgjedhje të lira, pasi Vatra dhe Dielli prej janarit te 2020 mbahet peng nga banda që iu fal Gramoz Ruçit.
I ndjeri Dalip Greca duke parë se situata në Vatër ishte shumë alarmante, për ta sensibilizuar gjendjen kritike dhe për të treguar se ai distancohej nga ajo që po ngjante në Vatër, dha dorëheqjen si kryeredaktor veteran i Diellit.
Kambanat e Alarmit po bien fort. Reagoni në mënyrë të dinjitetshme.
Pra ky është Dielli sot, një karikaturë mjerimi që burgos lirinë e fjalës përmes shërbyesve të bindur dhe rekrutëve mediokër të Edi Ramës, që me sadizëm qyqanësh kënaqen se u ka ardhur dita, nën flamurin e dalë boje prej udhëheqjes së Elmi Berishës, që e mban Vatrën dhe Diellin me dhunën e ilegjitimitetit, duke shkelur dhe manipuluar Kanunoren, me censurë, spastrime e përjashtime Vatranësh, sipas gustos së Gramoz Ruçit.
Por gabon rëndë se është në vend të gabuar.
Vatra dhe pasqyra e saj e ciflosur Dielli, si mjet i censurës, po përjetojnë degradimin e shterrshëm të Federatës PanShqiptare krijuar ne fillimshekullin XX për qëllime të shenjta patriotike, atdhetare dhe kulturore.
Federata PanShqiptare Vatra dhe Dielli janë trashëgimi kombëtare, që sot nuk njihen më nga katandisja dhe fundosja në ilegjitimitet dhe mohim të frymës kombëtare.
Uzurpuesit e Vatrës që e kanë katandisur Diellin në burgun e ndyrë dhe të ndragur të censurës kujtojnë se me ilegjitimitet dhe burgosje të fjalës së lirë mund të vazhdojnë tutje.
Gabohen.
Së toku me moralshkulurit e moralshiturit i pret theqafja.