Në një kolumne në gazetën e tij “Koha”, në një paragraf ai e shpotit Gazetën Express duke e quajtur si gazetë të PDK-së
Gazeta Express nuk e ka ndërmend të merret gjatë me z.Surroi pos t’ia kthej lexuesit në vëmendje pozicionimet e tij politike ndër vite.
Nën 1) një kolumne të tij të vitit 1989 të botuar në Rilindje, ai godet nacionalistët shqiptarë dhe mbron procesin e ndryshimeve kushtetuese të iniciuar nga Sllobodan Millosheviqi.
Nën 2) Gjithashtu një kolumne të tij të vitit 1993 të shkruar në mediat serbe saktësisht në gazetën “Borba”, ku Surroi argumenton pro pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhjet Parlamentare në Serbi.
Për këtë arsye Surroi, merr si shembull shqiptarët në Perandorinë Otomane dhe avancimin e të drejtave të tyre nëpërmjet rrugëve institucionale.
Surroi godet Presidentin Ibrahim Rugova që e ka humbur iniciativën politike dhe të vetmen shpresë e ka në “qiellin botëror të politikës”.
“ Dalja në zgjedhje do t’i bindte (shqiptarët) më shumë se pavarësia e Kosovës është aty diku, në skutën e parë të ndonjë konference ndërkombëtare. Mos dalja i lë ata aty ku janë, në pozicion vetëknaqësie, të të biseduarit me vetë vetën” ka arsyetuar Surroi në shkrimin e tij në Borba.
Më poshtë mund të lexoni dy shkrimet e Surroit.


Komentet