Pozita më e vështirë mes kësaj thatësire mediatike i ka rënë për “hise” kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ai sikur ta kishte dëgjuar me plot vëmendje dhe mbajtur shënime kryetarin e vet, zuri ditën e Hënë vendin e duhur si një nga “700 tenxheret politiko mediatike”. I aftë dhe në detyrë për të zbatuar me instinkt vigjilencën që shpesh thuhet :- “Mos rri as para komandantit dhe as pas gomarit”, Balla duket se e ka gjetur veten diku në mes.
Ai i hedh një sy frontit të opozitës nga njëra anë (pra merr urdhërat e komandantit), dhe nga ana tjetër bën ndonjë shkrepje pas shpinës së Foltores së PD për të ushqyer me numrat e pjesëmarrësve rrjetet sociale me patronazhistë.
Komente këto në rrjetet sociale që ATSH-ja i kthen në lajme.
Kjo është një zgjuarsi e lindur dhe ja kalon çdo gati masteri apo doktorate në temat e rilindësve:”Ruaj opozitën dhe mundësisht Berishën”.
Pra plot përgjegjësi edhe këtë herë, Balla edhe këtë javë nuk e la pa ndjekur Foltoren sikurse edhe mitingun e protestës një javë më parë apo edhe të tjera tubime përpara kryeministrisë, nga ish dritaret e Komitetit Qendror të PPSH. Mjetet shprehëse Ballës i janë varfëruar dhe lodhur dhe ka mbetur tek humori shkodranit Besnik Çinari apo përsëritja siç ATSH-ja ja quan:- ‘ciklin e komenteve ironike me “krushq”…’ .
Një gjë që të bie në sy është se mjaft media të cilat nuk pengohen ta pasqyrojnë foltoren, janë të pranishme me gazetarë në vendngjarje.
Ata/ato ose e vendosin ta transmetojnë dhe ta japin të drejtpërdrejtë ose e përcjellin me rrëfimin e tyre lajmi nga vendngjarja. Disa dërgojnë dronë, por në të gjitha rastet jepet përpjekja bëhet për t’ja përcjellë shikuesit të interesuar kudo që ndodhen, vlerësojnë nga ajo çka shohin dhe tek e fundit lirisht vendoset një komunikim.
Por të bësh në mënyrë të përsëritur si Z. Taulant Balla, përqeshjen e çdo tubimi apo të çdo foltoreje e jo më mitingu proteste, kësaj i thonë të kuptosh përmbajtjen përmes Ballës. Falë jetëgjatësisë në politikë Taulant Balla e ka të lehtë dhe misionin e tij dezinformues e humoristik dhe e kalon frazën në rrjetet sociale lirshëm si t’i vijë:- “Edhe unë mendova mos ta nxjerr sot e lënë vetëm, por me kërkesë të publikut duhet transparencë”.
Por për hir të transparencës edhe nga aty ku e ke bërë shkrepjen po të bësh pas vetëm një metër i bie të shohësh, “skuadrën portokalli”, ose shtetarët/ret dordolecë me uniformën e korrupsionit. Kjo është ajo që qytetarët po shohin, opozita dhe media po lufton t’i nxjerrë çdo ditë në sipërfaqe dhe së fundmi drejtësia t’u hapë proceset penale. Janë po ajo “skuadër portokalli”, që Vlorën e kanë lënë pa ujë, që të mos flasim për tunelin, aeroportin apo edhe çdo vepër infrastrukturore nga jugu në veri ku përvetësohen taksat e shtetasve.
Dhe kështu mbyllet çdo përrallë e së Hënës për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Nuk duket gjëkundi në këto situata “të turbullta”.
Përgjon opozitën duke çuar në vend urdhërat e komandantit… ai ruhet deri tani diku aty nga mesi, por pa dalë prapa gomarit.
29 Dhjetor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)