Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kujtuar 8 Dhjetorin 1990, ku studentët nën udhëheqjen e Azem Hajdarit nisën protestat për të rrëzuar regjimin komunist.
Në fjalën e mbajtur me rastin e Ditës së Rinisë, Berisha vlerësoi figurën e Azem Hajdarit, ndërsa theksoi se protestat dhe revolucioni demokratik ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik.
Berisha tha se studentët e dhjetorit 1990 ‘ishin misionarë të paepur, të cilët që në protestën e parë shpallën si motot të revokacionit të tyre, liri demokraci, Shqipëria si Evropa’.
“Si sot 35 vite më parë më 8 dhjetor 1990 studentët e UT dhe shkollave të tjera të lartë të udhëhequr nga Azem Hajdarit nisën protestat, revolucionin demokratik që si një uragan iu vërtetë ndau epokat dhe vendosi pluralizmin politik. Sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si datën më të rëndësishëm në historinë e lirisë së tij pas shpalljes së pavarësisë.
8 dhjetori 1990 është ditëlindja e lirive. Në këtë datë engjëjt e demokracisë të udhëhequr nga prijësi i tyre legjendar Azem Hajdari u ngritën në Tiranën në lëvizjen studentore për të përmbysur diktaturën komuniste
Studentët ishin misionarë të paepur, të cilët që në protestën e parë shpallën si motot të revokacionit të tyre, liri demokraci, Shqipëria si Evropa”, tha Berisha. gsh