Përgjegjësia e qeverisjes, pragmatizmi, mazhoranca dhe opozita në luftë politike (pluralizmi dhe parlamentarizmi formal) kur treguesët e ekonomisë maten me varfërinë e shtresave të popullsisë pra në tërësi nevoja për reforma thelbësore apo propaganda për jetëgjatësinë e pushtetit do të na shpien dikur në BE (?), janë pjesë që qëndrojnë brenda një çështje ose brenda së njëjtës pyetjeje.
Kjo me sa duket se i mungoi koferencës për shtyp të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryeministrit të RSh Rama për të mos treguar se mediat që e transmetuan gjatë fundjavës të dhënat e studimit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare “converge2eu”* (publikuar më 9 Tetor, 2025), u mjafuan me kaq.
Në një listë me 40 tregues për 8 fusha të veprimtarisë jetësore sjellin një studim se si gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me Bosnje-Hecegovinën, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Shqipëria, renditen dhe kanë afate kohore për t’u afruar apo për të kapur rritmin BE.
Afatet për Shqipërinë në tetë fusha përkatëse për studimin tregohen si:
Ekonomike_______ 53 vjet
Sociale ______________71 vjet
Shëndetësi________39 vjet
Arsim____________mospërputhje
Mjedis ___________mbi 100 vjet
Qeverisje _________64 vjet
Dixhitalizim _______9 vjet
Infrastrukturë______ mbi 100 vjet
Një gjë ende e “papeshuar” për opinionin publik është transparenca.
A t’i besojmë Ramës në konferencën propagandistike, apo t’i referohemi shkallës së studimit nga converge2eu Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare?
Sipas lojrafjalëve të kryeministrit:-“Viti 2027 nuk është një vit që e pamë në ëndërr këtu në Tiranë dhe tani po ia tregojmë shqiptarëve se është një vit që e kemi përcaktuar së bashku Komisionin Evropian si objektivin e negociatave. Ky objektiv lidhet detyrat që ne bëjmë këtu, me reformat, me masat që janë të gjitha të kalenderizuara dhe të detajuara”.*
Si do të afrohemi në BE me atë program siç u bë fushata e PS për 11 Majin?
Me pasaportën e BE-së dhe BE-në 2030?!
Brenda nga ajo konferencë propagandë Rama pohoi:-“…ne dhe unë personalisht jo vetëm që e besojmë këtë që themi, por bazuar mbi këtë besim ne zhvilluam para pak kohësh edhe një fushatë të tërë zgjedhore, ku i kërkuam shqiptarëve të na japin mbështetjen, të na japin një mandat të fortë për Shqipërinë 2030 në BE. Kështu që në këtë kuptim pyetja është drithëruese”.*
Pjesa se; i kërkuam shqiptarëve të na japin mbështetjen, të na japin një mandat të fortë për Shqipërinë 2030 në BE, nuk ka nevojë pë drithërimë sepse një fushë si dixhitalizimi kërkon 9 vite ndërsa fushat e tjera kapin nga 4 dekada e lart afrimin e Shqiptarëve me BE në se mbeten këto rritme.
Ç’mund të thuhet kur korrupsioni kërkon 31 vite për t’u pastruar?!
Po Qeverisja 64 vite?!
Kështu që të na rrojnë konferencëpropagandat pasi një pyetje e guximshme nga mediat që i botojnë studime dhe statistika të tilla, në këto nivele takimesh nuk arrihet të ngrihen.
Po të bënim shumatoren e viteve të afrimit me BE nga këto tetë fusha shifra do të ishte një e mesme depresuese.
Por në qoftë se do të shkonim me optimizmin e Rilindjes Socialiste “Të na rrosh sa malet!” nga fushata e kaluar, që PS do të marrë gjithmonë fitore i bie që në qeverisje kryeministri do të ishte 125 vjeç dhe i afruar me BE-në.
Gjithsesi progresi i qeverisë pas mandatit të tretë në qotë se ka transparencë dhe jo vetëm propagandë duhet parë edhe me ndonjë dozë optimizmi, pasi Instituti i Vjenës për Studimet Ndërkombëtare vazhdon veprimtarinë me fokus Ballkanin Perëndimor ku aplikohen metodologji dhe analiza prej gati 50 vitesh, ndërkohë që media shqiptare në koferenca të tilla ka rastein të bëjë pyetje të guximshme dhe të mos ja lerë propagandës mundësinë të mbulojë faktet apo t’i shmanget transparencës.
_____________
*converge2eu; është një nismë e hartuar për të përshpejtuar afrimet ekonomike, sociale dhe institucionale të Ballkanit Perëndimor me BE-në. I mbështetur nga (OSF) Fondacioni i Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, ku projekti koordinohet nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (Austri).
13 Tetor, 2025
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)