Para se të zgjedhësh, dashurosh, simpatizosh ose adhurosh një femër ose grua, sëpari mundohu t´i njohësh dhe kuptosh ëndërrat, ndjenjat, emocionët, pasionet, deshirat, ambiciet, intuitën, imagjinatën dhe fantazinë e saj.
Futu një trohë me thellë në zemrë, shpirtin, intimitetin dhe botën e saj për të ditur dhe kuptuar se femra ose gruaja nganjëherë është me e nxehtë se furra ose tyta e automatikut, e nganjëherë tjetër është me ftohët se akulli ose nata e fundit mbi tokë.
” Me vjen keq” të thëm se femra ose gruaja për burrat ose mëshkujt e vërtetë, është dhuratë, apo një zbritje hyjnore në motin me të mirë dhe me të bukur të historisë dhe civilizimit tonë njerëzorë.
Ndaj, pesha, fuqia, roli, rëndësia, misioni, funksioni, valorizimi, glorifikimi dhe pasqyrimi ose interpretimi i statusit dhe kultit të gruas (femrës) së bukur, senzuale, intelektuale dhe intelegjente (pavarësisht profesionit dhe përkatësisë së saj fetare, kulturore, racore, rajonale, krahinore, shtetërore, nacionale etj.)-ndodhët në fokusin dhe agjendën e shumë studimëve dhe analizave shkencore ose akademike, e sidomos atyre të fahut, natyrës dhe karakterit medial, gazetaresk ose publicik.
Se këndejmi, femra (gruaja) si bashkëshorte, femra (gruaja) si mbretëresh ose zonjë e shtëpisë, e cila nga katër (4) i mban tre (3) shtyllat kryesore të shtetit dhe familjes, femra (gruaja) si edukatore dhe mbajtëse e femijëve, femra si pedagoge ose profesoreshë univerziteti, apo e shkollave të mesme, femra (gruaja) si lidere ose politikane, femra (gruara) si editore, moderatore, eksploratore ose publiciste etj…, gjithëmonë e zgjedhë ose preferon burrin e vërtetë, dhe jo një frymë (arkë) te mbushur me dhjamë, stoli, para, paleta dhe grada të ndryshme.
Fjala, termi ose nacioni femër (grua) ndahet dhe klasifikohet në tre (3) sfera ose klasa të ndryshme: Në sferën (klasën) natyrore, në sferën shoqërore ose qytetare, dhe sferen biologjike ose biogjenetike.
Sipas Toma Akuinskit: “Femra (gruaja) është e keqja me bukur e natyrës, pa të cilën nuk bëhet dhe s´jetohet dot.”
Në Romën Antike, femrat ose gratë, i krahasonin me Perënditë…Rea Silvia, Lavinia, Aurel Kot, Pompeia etj…
Në Athinë gjithashtu….Hera, Parisi, Leta, Narcisi….
Në Spartë roli, misioni dhe funksioni i femrës (gruas) kishte karakter të shumëfishtë fizik (organik), biologjik, ushtarak, politik etj.
Në Egjipt, femra (gruaja) ishte mbretëreshë ose faraone (Kleopatra) etj.
Në Iliri (Teuta)-gjithashtu.
Në të kundërten, ndjenjat, emocionet, zemrimi, deshpirim dhe intuita e gruas, janë pasojë dhe rezultat i mungesës së respektit dhe të kuptuarit e rolit të saj vital, esencial dhe subtancial nga burri, familja, shteti dhe shoqëria.
Respekti, përkëdhelja dhe dashuria: Gjithëmonë i mësojnë gruas se agu ose dita e parë e jetës tonë mbi tokë, sikur kanë ardhur bashk me të, apo nga ajo..
Femrat ose gratë janë si lulet, të cilat edhe nëse i shkelni me këmbë, apo i ndukni nga kopshit dhe tryeza jetësore ose familjare, të shpërblejnë ose blatojnë me aromë të këndshme dhe nektar të bukur.
E kundërta, eshte “profecia e njohur e Ezekielit kur thotë:
Ti biri i njeriut!
Thuaj mbretit të Tirit:
Kështu thotë Zoti- Hyji:
Pasi mendja t´u rritë
e the dikur:
” Unë jam hyjni!
Rri ose qëndro pra
mbi fronin e Zotrave
ose Perëndive!
Rri dhe qëndro
në gjirin ose
kërthizën e detit!
Jeto dhe bano në qiell!
Megjithëse je njeri
e jo hyjni ose perëndi!
Jo, por nëse je
me i zgjuar dhe me hyjni
se Danielli…
Atehere a do vdisësh vallë
duke thënë
” Jam Hyjni ose Perëndi…? “
Në të kundërten, prodhimi i femrave (grave) të bukura, të zgjuara, të ndjeshme (sensuale) dhe intelegjente, është shumë me i lartë ose dispoporcional në raport me burrat ose mëshkujt që i meritojnë ato.
“Ndonëse, është e pamundur të thuhen dhe shkruhen të gjithat për gjininë e bukur ose polin e butë.
Thonë se Romeo dhe Xhulieta asokohe vdiçën nga dashuria.
Edhe Shekspiri i Madh si duket u “infektua” pakëz nga dashuria e Romeot dhe Xhulietes.
Edhe interpretimët dhe deklamimët e Tij brilante, ishin bërë me të lehta.
Disa në Kosovë, aq shumë thirrën e përbehen në emër të vlerave të kulturës dhe civilizimit, e nuk ua kanë fare idenë femrave ose grave të mençura, të bukura, intelektuale, profesionale dhe intelegjente.
Mëshkujt ose burrat, thuhet se harrojnë shpejt, ndërsa femrat (gratë) falin, por nuk harrojnë kurrë.
Ndaj, gratë janë shumë me të forta dhe me të zgjuara se sa burrat, për faktin se ato dijnë ose kanë informacione shumë me pak se burrrat, por ndjejnë, kuptojnë dhe përjetojnë me shumë.
“Kohë me parë ndodhesha tek kopshti publik ku rrënja e gështenjës (genjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, edhe kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kanë përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që më fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para atyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të ekzistosh’-përballë kufomave ose të vdekurve për së gjalli!” ( Preludim nga “Neveria” e Jean Paul Sartres)
Shkenctari ose psikologu i shquar kroat, Pavao Brajsh, martesën ose kurorëzimin e njohur në mes burrit dhe gruas, e quan dhe konsideron si një moment shumë të rëndësishëm, jetëgjat, imanent, intim dhe specifik në kuptimin e marëdhënieve intime, reciproke dhe spciale në mes dy personave të rritur, pjekur, edukuar dhe formuar që iu përkasin dy poleve, gjinive, pikëpamjeve, mentaliteteve, imagjinatave, fantazive dhe botëkuptimëve të ndryshme.
Të njejtim mendim e kanë edhe Nikolla Rot, Alfred Adler, Harding etj.
Në instacë të fundit, para burrave ose mëshkujve të marrë, hajvana ose budallë (budallënjë): Gratë gjithëmonë vëjnë një lugë mjaltë në maje të gjuhës dhe flegëra të buzëve.
“Mos kinii frikë prej atyre që ua burgosin, vrasin ose masakrojnë jetën, shpirtin ose trupin tuaj, por, duhet të ruheni dhe të kini frikë prej atyre që mund t´ua hudhin në ferr ose në zjarrë, edhe trupin, edhe mendjen dhe shpirtin tuaj. ( Preludi i ” Komedisë Hyjnore” të Dante Aligerit)