E turpshme, ndodh ende në 2025, këto me baballarët sigurimsa, spiuna të kuq, që i pruri shpirtligësia në Tiranë, e sot bijtë e tyre ende vjellin vrer. Jetuan qyl në shtëpia qyli, punuan qyl në punëra qyli ku morën popullin në qafë, shkolluan fëmitë qyl në shkolla qyli, që sot bëjnë analistin, ministrin etj. Postim nga Edi Rama, një foto me disa vajza me fanellën e Vllaznisë së Shkodrës në stadium, e thoshte, se ishte habitur shumë, nuk rrite dot pa e postu këtë fenonem, se shyqyr që erdhi ky e tani gocat po shkokan në stadium të Shkodrës. Na e boni Shkodrën si Kabul, gamori. Kshu është kur i fillo kalendari m’44, dhe mendojnë si Dulla, që o unë prura o asnjë. O kallare kuq, kur shkonin gocat e Shkodrës dekada para “pushtimit të kuq” në stadium, këto vendet parisiene nga zbritën të parët tuaj çfarë ofronin? Apo ai tjetri, tosku vogël kallare kuq, Dritan Hila, që na i paraqet katundet e të parëve më lart se Parisi, ama lindi qyl e u rrit qyl në Tiranë, dhe ende s’ka mësuar ta doi vendlindjen e tij. Dhe në 2025 shprehet “Ti na konsideron Tiranën qytet më 1945? Dilje te ura Tabakëve të hante ujku bythën”. Me një urrejtie, me një inat, paramendoni, ka lindur aty. Çfarë urrejtie gjenetike e shpëlarje trush? Sepse debati ishte se medemek u bë qytet me ardhjen e këtyre parisienëve nga katundet e jugut. Ndjenja e inferioritetit i gërryen. Dhe kurrë mos mësofshi se ç’është dashuria, kurrë mos mësofshi se çfarë është mirnjohja. Kurrë mos jetofshi në paqe me veten, që ende keni nevojë të nxirrni vrer. Ky është dhe mallkimi më i mirë, hak e keni nga perëndia, sepse vërtetë ne ju kemi lon Zotin juve.
Foto është bërë prej konteshës franceze Paule Fercoq de Leslay (e paraqitur në foton e dytë), e cila vite enkas prej Parisi në Tirone për llogari të revistës franceze “L’Intransigeant”. Tek kjo foto shohim Lagjen e Tabakve, si në përralla pajtoni duke kalu nën urën me gurat e lëmuar, që t’gjithë ia dashurojmë. Lumi është Lana, dikur e ka pas rrjedhën më lart se ku e zhvendosën mëpastaj (ku është dhe sot) sipas planit urbanistik. Jevgat e Tirones, të cilat për hir’ të së vërtetës kanë qenë shumë puntore dhe nikoqire, janë duke la. Zakonisht qilimat u lanin me ujë të rrjedhshëm me gura. Ato jetonin shumë afër në kurriz të kësaj fotoje pranë Urës së Terzive ose siç njihej dikur Lagjia e Mujos. Po të ndiqje pak a shumë rrjedhën e këtij uji përfundoje dhe tek Përroi Palpoçes. Për ata që u duket se po flas gjuhën e ujkut (e shtova tani këtë), pak a shumë tek Rruga Elbasanit vazhdonte rrjedha. Një arsye tjetër që kontesha ka dasht ta fokusoi këtë pjesë të Tironës me shtëpiat e bukura, fatkeqsisht janë zhdukur, është edhe fakti se aty do të zgjaste për afro një vit dhe dashuria ballkanase ndermjet saj dhe diplomatit francez në detyrë në Tironë.