Qyshë në moshë të re me kanë përcjellur (shoqëruar) situatat e ndryshme kërrcnuese dhe alarmuaese për jetë a vdekje, por nuk jam frikësuar as dorëzuar kurrë, duke i thënë vdekjës tinëzare dhe të pabesë: Unë hala (akoma) jam këtu mbi tokë ( jetojë) sepse, ashtu ka vëndosur Zoti e jo ti!
Aspak, nuk ia kam frikën vdekjës, deri aty ka ka vendosur Zoti. Dua të vdes duke jetuar, dhe jo të jetojë duke vdekur
U mor vesh se jetërat tona shpeshherë shkojn keq, duke hasur në pengesa të ndryshme objektive dhe subjektive. Kjo për faktin se ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. Kështu që ne përfundojmë në kaos dhe anarki, duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar , marrëdhëniet e gabuara ,miqtë, përceptimet, narrativat ose vizionet e gabuara etj.
Platoni qyshë atëbotë (në Antikë) deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin, mendimet (mendjet), veprimet dhe reagimet tona.
Ai vuri në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre “ideve” që i mendon masa ose turma, apo nga ajo që grekët e lashtë dikur e quajtën “doxa”, dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë” ose “racional” i cili sipas Platonit, Aristotelit, si dhe shumë filozofëve tjerë, sikur janë “bërë shoshë” dhe pluhur e hi prej gabimeve, paragjykimeve, fobive, paranojave, totemëve ose mendimëve të ndryshme iracionale dhe negative ndaj grupit, personit ose individit.
Nëse unë shkruaj shpesh për gazetë, mendo dhe refleto si njeri, se ndoshta jam kabëj edhe “gjimnastikë nervore”, ushtrim ose terapi. Apo, nëse me shanë përditë me 1OO1 nofka ose profile klandestin dhe udbiste në “Bota Sot” etj., bile dil me emër dhe mbiemër të plotë dhe me rrefe (trego) se gabova, dhe si të përmirësohem ?, dhe jo duke u udhëhequr dhe stimulohen shpesh nga instinktet, emocionet apo pasionet e ndryshme iracionale, negative, imagjinare ose fiktive. Si dhe duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në komente ose reagiime vioente, infantile dhe patologjike ndaj meje mbi bazën e asgjësë për asgjë. Dhe, kjo me ka ndodhur bukur shpesh ose vazhdimisht mua personalisht. Nejse!
Në vazhdim ia vlenë të cekët ose rikujtohet një fragment nga libri i njohur “Simpoziumi” i Platonit i cili, është një përpjekje e hollë skolastike dhe filozofike e Platonit të Madh për të shpjeguar se ç’janë në esencën ose substancën e tyre fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi i njeriut?
Platoni në këtë rast, flet ose tregon mbi përmbajtjen, apo “historinë” e një darke të shtruar nga Agathoni, një poet ,pedagog dhe intelektual i pashëm dhe me famë, i cili fton një grup shokësh rreth tryezës, për të ngrënë, për të pirë, si dhe për të folur ose debatuar mbi famèn, karieren, pasurinë, bukurinë, krenarinë, artin, filozofinë etj.
Mysafirët e ftuar në dark, të gjithë kishin mendime ose pikëpamje të ndryshme se çfarë( çka) janë fama, kariera, pasuria, bukuria, dashuria, mburrja ose krenaria etj.
Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit (një nga personazhet kryesore në këtë libër dhe në të gjithë librat e tij) – teorinë më të dobishme dhe interesante kur thotë: Nëse ju dashroheni ose impresionoheni dhe fascinoheni nè dikënd, ajo që ndodh me ju, në të vërtetë është se ju i shihni ose i zbuloni tek një person ose personalitet tjetër, ato virtyte, tipare, ideale, atribute, vlera ose cilësi të mira ose superlative që nuk i keni vetë.
Mund të jetë qetësia, kur jeni i shqetësuar, mund të jetë vetëdisiplinimi, kur ju jeni të shpërqëndruar ose të padisplinuar, mund të jetë disponimi kur ju jeni të indisponuar ose padisponuar, mundë jetë elokuenca, kur e keni gjuhën e lidhur (prangosur) ose të censuruar, mund të jenë edukata, kultura, arsimimi ose emancipimi i munguar ose deficitar për t´zgjidhur ose tejkaluar problemet e ndryshme ose vëshirësitë, mungesa e përvojave të ndryshme jetësore, urrjetja ndaj teje, biogrfia e keqe personale, familjare (gjenealogjike), profesionale, intelektuale, mungesa e hetueshme e intelegjencës emocionale, kurajos etj.
Në sytë e Platonit, respekti dhe vlerësimi optimal ose maksimal ndaj vetvetër, si dhe ndaj tjetrit, paraqesin në thelb një lloj edukate të brenshme e cila mban çelësin e zhvillimit dhe afirmimit të personalitetit tuaj. Domethënë virtytet që ju duhen patjetër.
Kjo tingëllon paksa e çuditshme, paradoksale, reaksionare dhe anakronike për botën dhe kohën e sotme shqiptare ose kosovare, kur kemi tendenca hipokrite, demoniake, përverse, shamane, dogmatike dhe demagogjike për fosilizimin, instrumentalizimin, personalizimin ose prezantimin e lirisë, shtetit, pavarësisë, edukatës dhe kulturës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike dhe diplomatike si, gjetjen, zbulimin ose meritën ekskluzive të dikujt tjetër i cilili, apo e cila, me sjelljet dhe pamjen e tyre të jashtme dhe të brendshme, të mbushim plot trishtim dhe deshprim.
U mor vesh se kafshët janë të paditura ose antropomorfe, vetëm për ato që nuk i dijnë dhe s’i kuptojnë, ndërsa njerëzit janë “kafshë të larta sociale ose politike” vetëm për ato që nuk i dijnë dhe nuk pranojnë që nuk dijnë, për të mësuar dhe kuptuar me shumë për ato që nuk i njohin dhe s’i kuptojnë.
Platoni dhe Aristoteli asokohe dëshironin që ne të hyjmë në marrëdhënie ose raporte tè ndryshme me njëri tjetrin, në një mënyrë sa më pak “luftarake”, krenare, supersticioze dhe egocentrike. Duke pranuar gjithashtu se ne nuk jemi të plotë ose të kompletuar pa ndihmën, përvojën dhe këshillat e të tjerëve.
Kjo do thotë se ne duhet të përpiçëmi ose përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër me të mirë, duke i përballuar ose duruar edhe “stuhitë” e pashmangshme që i sjellin këto ndryshime.
Njohja e vetvetës na mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve ton shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, intelektuale, kadrovike dhe të tjera, na mbrojnë dhe shpëtojnë nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj.
Nderi, morali, arsyea, ndërgjegia, vetëdija, intelekti, shpirti dhe intuita, sipas filozofëve, sociopsikologëve ose socioantropologëve të shumtë, janë hyjnia kryesore brenda nesh ose brenda njeriut.
Në të kundërten, jeta, vepra dhe kariera e njohur intelektuale, kulturore, profesionale,, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose riprodhim i thjeshtë i ligjëve të pandryshuara natyrore ose ordinare si në mesjetë ose në periudhat e ndryshme primitive ose parahistorike, por një gërshetim, sintezë ose simbiozë e hollë dhe tepër e thellë në mes metafizikës së moralit, fenomenologjisë së popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë, si dhe natyrës, karakterit, narracionit, integjencës ose intelektit të personit ose individit.
Filozofia politike rindërton, rikuperon, ravijezon, konturon dhe eksploron, përmes analizës së të gjithë elementeve, njeriun, mjedisin, konceptimin e jetës dhe vlerat e larta nga të cilat lindin veprat (veprimet) lucide, subtile, madhore, sublime ose relevante.
U mor vesh se boshti kurrizor i secilës etikë dhe estetikë pos tjerash, është aftësia ose zgjuarsia e njohur intelektuale dhe profesionale për universalizimin dhe globalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve.
Gjithëçka tjetër ëshë dytësore, sporadike, sekondare…
Me fjalë tjera, kjo është edhe esenca e këtij shkrimi.
Mëqe, sipas logjikës dhe filozofisë së njohur politike ose diplomatike, në ‘masivin’ ose kompozicionin e marëdhënive ose raportëve të njohura botërore ose ndërkombtare, shumë gjëra janë të ‘lidhura nyje’ me njëra tjetrën në bazë të ‘lidhjeve të padukshme’ për publikun ose qytetarin e rendomtë. Kështu qe ju nuk mund të këpusni një lule nga ‘kopshiti’ i njohur global ose universal, pa shqetësuar një yll. Kush janë yjët global ose universal të politikës dhe diplomacisë kontinentale dhe interkontinentale?, kjo është pyetja për politikën dhe diplomacinë e Kosovës e jo ajo “tjetra” se kush do jenë kryeminister, minister, deputet, ambasador ose diplomat të ri të Kosovës në Mars, Saturn, Jupiter, Janosh, Bitesh ose Palabardhë…!!!???
U mor vesh se gërat më të rrezkishme dhe më të shëmtuara për personin ose individin, janë mburrja dhe krenaria e tepruar pa vlerat, cilësitë, atributët, prerogativet ose meritat paraprake.
Kjo sidomos atëherë kur epshët ose vullneti i tij për të sharë, shpifur, sajuar, spekuluar, manipuluar, si dhe për të qenë dikushi me cdo kusht kalojnë në sëmundje, në pavetëdije.
Pse (përse) ndodhë kjo?
Sepse, neve të gjithë neve na pëlqejnë gjërat e bukura, të famshme, të dashura, të çmuara ose me vlera të posaçme,.
Nuk janë fare pa rèndësi ato se çfarë lloji shtëpie apo pallati keni, çfarë fame, kariere, pozite, statusi, funksioni ose profesioni keni, çfarë talenti, arti , femre (gruaje) apo skulpturash keni pranë vetes etj.
Ndaj, askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura dhe tè famshme?
Ai gjeti tek to një arsye interesante, duke pohuar ose konstatuar se ne shohim tek to një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. Bukuria, fama, kariera, pasuria, edukata dhe kultura, mund të na i edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat tonë, thoshte Platoni.
Ndryshimi i shtetit, pushtetit dhe shoqërisë sipas Platonit:Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ndoshta ishte edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote?!
Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta. Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë, komandant dhe strateg të mëdhënjë ushtarak dhe politik, për dallim të Athinë e cila atëbotë (lëxo: 24OO vjet para Krishtit) i kishte me tepër se 25O. OOO banor, kishte tempuj dhe pallate të shkëlqyera, banjo dhe pishina të përkryera, vepra të shumëta të artit, shkencës dhe filozofisë etj…Por, nuk e kishte fuiqinë ushtarake dhe politike të Spartës.
Çdo gjë që bënin spartanët, si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie seksuale ose erotikr, çfarë hanin dhe pinin ata, si ushtrohëshin ose kalitëshin për luftë dhe kështu me radhë, ia përshtasnin dhe kushtonin një ideali dhe qëllimi të vetëm…Forcimit ushtarak dhe politik të Spartës. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake, ekonomike dhe politike.
Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër ndryshimësh që duhen bërë, duke u shprehur se: ne kemi nevojë për lider dhe heronj të rinjë. Ne kemi nevojë për autocensurën, etikën, moralin dhe disiplinën, ne kemi nevojë për edukatën, kulturën, emancipimin dhe arsimin e mirë ose cilësor, theksonte asokohe Platoni i cili ishte i shqetësuar për mendimin dhe konceptin e gabuar të lirisë. Athina ishte e lirë për të gjithë, edhe për opinionbërësit dhe opinionshitësit më të këqinjë.
Nocione të çmendura fetare, kulturore, politike dhe ushtarake, në dukje të ëmbla, por të rrezikshme si ide dhe teori që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike, si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ose katastrofal ndaj Spartës etj. Mbase, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar dhe vetmuar, është një gjë shumë e keqe, e rrezikshme dhe ndjellakeqe, mendonte Platoni, i cili atëbotë kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm dogmatik, demagog dhe hipokrit.
Ai gjithashtu besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën.
Gjëja kryesore që ne duhet t’i mësojmë dhe ushtrojmë, nuk janë vetëm matematika, retorika, oratoria , skolastika, drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por se di të jemi të mirë, normal dhe racional. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë, qetësinë dhe lumturinë, thoshte filozofi i madh grek.
Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet. Athiasit shkonin atje për të mësuar asgjë më shmë, pos asaj se si të jetonin, punonin dhe vdisnin si njerëz.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre. Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën dhe vetvetèn tonë. Njeriun që vazhdon të frymojë, dhe frymëzojë.
Njeriu shqiptar (kosovar)-para se t’i ndryshojè tè tjerèt, duhët ndryshuar, shëruar ose përmirësuar egon, libidon ose vetvetën e tij.
U mor vesh se sipas ‘heroit’ dhe personazhit ose protagonistit kryesor të Platonit-Sokratit: çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja (truri) dhe trupi i njeriut. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Ndonëse, psikologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: “ç’është shpirti i njeriut?”, “a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?”, “dual ose jodual”,”a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”, “në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët me trurin (mendjen) dhe trupin, shpirti i njeriut?” dhe kështu me radhë.
Rreth këtyre pyetjeve ose dilemave të mesipërme, janë zhvilluar debate dhe janë bërë replikime dhe polemika të ashpra në mes idealistëve dhe materialistëve që nga antika e lashtë dhe deri më sot…
Kështu, përderisa idealistët në antikë mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Sokrati dhe Platoni), materialistët ishin të bindur se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati, Demosteni etj). Ndërkaq, Aristoteli dhe itharët e retorikës ose skolastikës së tij, asokohe ishin të bindur në ‘trininë’ ose ‘trinitetin’ e lartëcekur shpirti- truri (mendja)- shpirti i njeriut. Respektivisht, në prezencën ose ekzistencën e tre (3) botërave të ndryshme brenda qenies ose krijesës së njohur njerëzore: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.
Ndërkohë që edhe sot e kësaj dite sikur mungojnë pasqyrimet, përceptimet, anticipimet dhe definicionet e plota, apo të kompletuara lidhur me çështjet ose aspektët e mesipërme.
ASh