Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur nga presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter. Ajo e ka falënderuar homologen e saj për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e kësaj vizite si një hap i ri në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po nis në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal është dëshmi e një kapitulli të ri në partneritetin ndërmjet shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi Osmani.

