Guri u zbulua në një minierë në Botsvanë – Është një rival i denjë për Cullinan 3,016 karatësh
VOAL- Një nga diamantet më të mëdhenj në botë u gjet në Botsvana: është një gur i ashpër që peshon 2492 karat. Kjo u njoftua nga Lucara Diamond Corp, kompania kanadeze e minierave që zbuloi perlën.
Diamanti u zbulua në minierën Karowe, në veri-lindje të Botsvanës, rreth 430 kilometra nga kryeqyteti Gaborone. Kompania nuk e bëri të ditur vlerën e diamantit dhe as nuk dha detaje për cilësinë e tij.
Për sa i përket karatëve, guri është një rival i denjë i diamantit më të madh të nxjerrë ndonjëherë, Cullinan 3,016,75 karatësh i zbuluar në Afrikën e Jugut më 1905. RSI