VOAL

VOAL

Së pari ata erdhën për… poezia e famshme e Martin Niemöller – Nga ELIDA BUÇPAPAJ

January 27, 2016

Komentet

Revolta qytetare nuk njeh pushime! Mbahet sot protesta e 46, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Shqipëria hyn sot në ditën e 46-të të protestës qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të ndalet as gjatë sezonit veror.

Edhe këtë mbrëmje, qytetarët pritet të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë së Edi Ramës dhe gjithë klasës politike.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit
në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje të gjerë qytetare, e cila prej 46 ditësh kërkon dorëheqjen e kryeministrit, ndryshimin e sistemit politik dhe, sipas protestuesve, ndërtimin e një Shqipërie të re.

Ditët e fundit aktivistët kanë ritheksuar se nuk do të ketë asnjë ndërprerje të protestës gjatë verës. Ata deklaruan se qytetarët do të vazhdojnë të dalin çdo mbrëmje në shesh deri në muajin shtator, duke e cilësuar qëndresën si mënyrën e vetme për të mbajtur presion ndaj qeverisë.

Gjatë protestës së 45-të, nuk munguan thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Shqipëri e re” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa nga podiumi u bë thirrje që pjesëmarrja të rritet çdo ditë.

Organizatorët kanë ftuar sërish qytetarët nga e gjithë Shqipëria, por edhe diasporën, t’i bashkohen protestës, duke theksuar se “nuk ka pushime për revoltën” dhe se tubimet do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në realizimin e kërkesave të saj. BW

UGSHPD: E “MARTA E MADHE” APO E MADHJA MARTA?

(Shtytja e fundit për Ramën prej Komisioneres së Zgjerimit, Kos)


Edhe pse zhvillohet e drejtpërdrejtë një konferencë shtypi në Bruksel, titujt paraprijës nuk kombinojnë me ata përfundimtarët kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Nuk kombinojnë sepse protokolli dhe rregullat ose shkurt ‘burokracia e dobishme’ që e nxjerr produktin finalizohet në një dokument, përcillet ndryshe si informacion. Pra Brukseli dhe qeveritë e interesuara që në datën 10 Korrik e dinin se do mbërrinin në këtë pikë. Kjo është thënë më thjeshtë është angazhim, punë dhe shërbim i qeverisë ndaj qytetarëve për çka ata janë zgjedhur për të drejtuar. Kësisoj ajo që arriti Shqipëria ishte
 një hap përpara. Mbyllja provizore e negociatave të anëtarësimit me tre kapitujt; kapitullin 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, kapitullin 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe kapitullin 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”. Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE e 14 Korrikut 2026 ka ndërmjet të sotmes dhe hapjes zyrtare të negociatave me Shqipërinë plot 4 vite 19 Korrik, 2022 atëherë kur në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE u parashtrua metodologjinë e rishikuar të zgjerimit.

Në konceptin ‘kohë’, fillimi i këtij procesi ishte edhe një parapërgatitje që lidhet me kohëzgjatjen. Tani pas katër vitesh kemi mbylljen provizore të tre kapitujve ç’ka na tregon se deri në mbylljen e plotë janë edhe 30 të tillë të përmbledhur në gjashtë grup-kapituj. 
Interesante është të kuptohet se si politika shqiptare e administron kohën në këtë proces. Sepse katër vite janë një kalendar ku minimalisht futen tre raunde zgjedhorë, të përgjithshme apo vendore kjo pak rëndësi ka, por shanset pas çdo raundi zgjedhor konfigurimi pluralist dhe shkalla e përfaqësimit detyrimisht reflekton rezultate dhe pëlqyeshmëri për t’i besuar drejtimin një force politike, një aleance forcash politike dhe gjithshka tjetër që i jep kuptim zhvillimit ekonomik, sigurisë dhe integritetit kombëtar dhe sidomos përmirësimet në të gjitha fushat e jetës për mirëqenien e popullit shqiptar. E parë në këtë proces mbyllja e kapitujve është një përgjegjësi e ndërqeveritare e orientuar si Shqipëri- BE dhe jo një monopol i vetëm i një qeverie. 
Këta tre të parët nuk mund të thuhet thjeshtë se janë më të lehtë apo më pak të rëndësishëm, por janë një fillim i mirë edhe për të mësuar procesin. Është kontribut i një qeverie që ka rradhën në drejtimin e vendit, por jo me do e mos vetëm i një force të vetme kur bëhet fjalë se ka një Kuvend ku do të duhej të dëgjohej mendimi ndryshe, pra jeta pluraliste. Transparenca dhe bashkëpunimi sikurse ka edhe ngjarje jo të vogla që tregojnë se kur përfaqësuesit e zgjedhur nuk japin drejtësi dhe rezultate atëherë natyrshëm do të gjejë shpërthim vullneti i popullit. Dukshëm në ngjarjet e deritanishme një protestë qytetare paqësore i ka bërë të pandjeshme gëzimet që mund të vijnë nga lajme të tilla. Mbyllja e tre kapitujve që vijnë në ditën e 45 të pandërprë të protestës mban të mbërthyer të 33 kapitujt së bashku dhe ka forcën dhe presionin e duhur për të shtruar kërkesat madhore dhe kërkuar zgjidhjen e tyre. Shifra se 93 % e shqiptarëve e duan BE tregon më së miri se përse ky organizim mbarëkombëtar duke përfshirë edhe diasporën, përkrah zhvillimin dhe kërkon ndryshime.
Kush e ka ndjekur protestën me siguri ka dëgjuar se arsimi, kultura, shkenca dhe kërkimi shkencor të përfshira në dy kapituj kanë problematikat e tyre që lidhen me mplakjen dhe lëvizjen e popullsisë brenda vendit dhe në emigracion.
Vetëm një statistikë e INSTAT-it duke ju referuar vitit 2024-2025 se në arsimin para universitar ka një rënie të numrit të studentëve me 3% ose 10.000 nxënës më pak në bankat e shkollës sado që ta thuash bombastike, propagandistike, kritikuese, “armiqësore” frazën kjo e dhënë është mjaft goditëse. Sikur 1 nxënës të kësaj moshe ta shoqërosh me dy prindër, gjysh e gjyshe pra një familje me lidhje tradicionale kjo tregon se vendi përjeton një dallgë demografike që lëviz brenda apo jashtë vendit. Ke pasojat e përshtatjes me kushtet e reja sikurse ndesh dhe prishjen e bërthamës së familjes shqiptare në kërkim të punës, të ardhurave për plotësimin e nevojave ekonomike apo edhe largimin nga vendi.
Pra le ta mendojmë se njerëzit e zakonshëm i dëgjuan deklaratat nga konferenca për shtyp në Bruksel. Po veçojmë Komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos:-Sot është një ‘super e martë’ për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Për herë të parë në më shumë se dy dekada, po zhvillojmë katër Konferenca të anëtarësimit në të njëjtën ditë. Katër vendet që kryesojnë procesin, Ukraina, Moldavia, Shqipëria dhe Mali i Zi, po hedhin të gjitha hapa të mëdhenj përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.”
Kjo është një ndjenjë gëzimi dhe përgjegjësi e detyrave të saj që i sheh se marrin rrugë me vendet përkatëse. Dikush më para dikush në start, por e rëndësishme është metodologjia e zgjerimit. Në drejtim të Shqipërisë duke ju drejtuar edhe me emër kryeministrit Rama, kur në konferencë ishte gjithashtu i pranishëm Thomas Byrne, ministër i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Komisionerja Marta Kos u shpreh se:- “ Tre përfunduan, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Këto janë fusha kur Shqipëria është tashmë pjesë e familjes evropiane.” 
Me taktin diplomatik ky leximin politik i bërë duke e marrë në konsideratë periudhën prej një muaji e gjysmë që në Tiranë zhvillohet protesta paqësore qytetare është edhe një sinjal paralajmërues për kryeministrin Rama i cili është shprehur më shumë se një herë mes anëtarëve të Rilindjes Socialiste se rasti kur Shqipëria të ulet zyrtarisht si anëtare në tryezën e Bashkimit Evropian do të jetë koha e duhur për t’u larguar nga drejtimi i Partisë Socialiste dhe i qeverisë. 
Pra kur Marta Kos thekson se:-“Këto janë fusha kur Shqipëria është tashmë pjesë e familjes evropiane.”
Gjithë kuptimi i përmban këshillën e një hapi të duhur të nevojshëm ndoshta për t’u larguar si edhe respektin e gjithë këtyre viteve të bashkëpunimit mes BE-së dhe Shqipërisë. 30 kapitujt e tjerë lënë të kuptohet se ata duan kohën e tyre, duan një administratë të përgjegjshme, kanë nevojë për gjithpërfshirje dhe nuk mund të mbeten as vetëm me fuqinë e kartonit në Kuvend, as të ndërvaruara në premtimet e kaluara elektorale dhe as duke e trembur procesin e zhvillimit me faktorin e opozitës si gogol ose e paaftë për realizimin e gjërave që lënë të kuptohet se është vetëm një parti politike që vepron. Është vetëm një njeri në krye të asaj partie që po ashtu mendon. Kuvendi i Shqipërisë sidomos gjatë kësaj periudhe dallon për cilësinë dhe etikën më të dobët të performancës së saj e krahasuar me problematikat që po kalon vendi dhe bota.
Pikërisht Korriku, është fatkeqësisht muaji që shënon edhe mbylljen e sesionit të XI të Kuvendit për pushimet e verës në një kohë që qytetarët protestojnë. Kjo përforcon zvarritjen e detyrave në vendimmarrjet emergjente që i nevojiten shoqërisë shqiptare. Problematikat janë të shumta dhe protesta qytetare i ka bërë të qarta ato për t’i ballafaquar dhe bërë transparente ashtu siç e kërkon marrëdhënia e shtetit me qytetarët. Sikur nga sot të marrim si shembull detyrat e shtëpisë që BE-ja i ka lënë Shqipërisë për rishikimin e dy ligjeve një për mjedisin dhe çështjeve të pronësisë , Zonat e Mbrojtura dhe tjetri për Investimet Strategjike gjatë formulimit në Konferencën e Shtypit, Komisionerja Marta Kos ishte gjithashtu shteruese përsa pyetjet u drejtuan duke u shprehur se:-” E dimë që kjo është një çështje shumë e rëndësishme në debatin publik shqiptar. Protestat janë pjesë e proceseve më të gjera demokratike dhe e mënyrës se si vendet, mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë thelbësore e proceseve pluraliste demokratike. Kështu që inkurajoj që qeveria shqiptare të marrë hapa përpara trajtojë shqetësimet e qytetarëve, por është ajo çfarë thashë që procesi i anëtarësimit është një proces në vazhdimësi. Kapitulli 27 është një prej kapitujve më kërkues, kështu që sigurisht jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin kemi rënë dakord kur çelëm grup kapitujt.”  Ajo që e përforcon të gjithë këtë kërkesë është edhe ky theksim që veçohet prej përgjigjes së Marta Kos:-Jemi të sigurtë që asgjë nuk do të ndodhë në këtë fushë që nuk do të jetë harmonizuar me Legjislacionin Evropian.” 
 
E parë në këtë vështrim, ndryshe nga sa e sheh propaganda qeveritare dhe amplifikojnë mediat pranë saj se mbyllja e tre kapitujve ishte një fitore e Rilindjes Socialiste, elitës drejtuese dhe kreut të saj, aq sa edhe disa ide absurde dilnin në konkluzionet se “Protesta Mbaroi”, duhet thënë se tek qëndrimi i Evropianëve vihet re tërheqja me kulturën dhe popullaritetin e protestës, me ndërkombëtarizimin e problemeve të mbrojtjes së mjedisit, me luftë kundër korrupsionit kur po provohet se nivele të larta dhe politika janë përzier në to.
 
E përsa zhurma propagandistike përcillej si “Super e Marta”, më i pakënaquri për detyrat  që janë ngarkuar dhe zotimet e pamundura që u detyrua t’ thotë se do t’i mbajë ishte kryeministri Rama. Ai i detyruar nga fundi i konferencës u shpreh se:-… sepse dua të sigurohem që nuk ka një tjetër keqinterpretim të formulimit. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është diçka për të cilin kemi disa kohë që kemi rënë dakord sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vetë dhe po punojmë ngushtësisht edhe me komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Kur bëhet fjalë për ligjin tjetër, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Evropian që ka kërkuar këtë, por na duhet ta trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet evropiane dhe të ndryshojmë brenda këtij ligji gjithçka që nuk është në pajtim me standardet, evropiane, sepse shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet, do të anulohet ndërkohë që ligji për zonat e mbrojtura është një nga ligjet më të mira që kemi. Është një ligj për të cilin kemi punuar shumë fort për ta hartuar. Ligji i parë në vend për zonat e mbrojtura.”
 
Në fakt Ligji 21/2024 do të vërtetohet që është shkaktari. Prapësimi i tij nënkupton shumë faktorë ku ndër kryesorët janë pjesëmarrjen e publikut, të ekspertëve, ruajtjen e sovranitetit të territorit Shqiptar, mbrojtjen e gjallesës me rëndësi për vendin dhe planetin dhe duart larg të sipërmarrjeve klienteliste dhe legjislacionit posaçërisht për ta.
Në këtë kuptim 14 Korriku në takimin e nëntë Ndërqeveritar Shqipëri-BE mund të kuptohet edhe si e “Marta e Madhe”. Një leksion i qytetarisë ndaj arrogancës.
 
14 Korrik, 2026
 
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Pjesëmarrje masive në protestën e 45-të për dorëheqjen e Ramës. Qytetarët thirrje nga Bulevardi: Ju erdhi fundi!

Shqipëria mbajti ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të ndalet, pavarësisht temperaturave të larta apo sezonit turistik. Edhe këtë mbrëmje qytetarët u mblodhen para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Pasi marshuan në disa rrugë të Tiranës, duke lëshuar thirrje kundër qeverisë dhe opozitës, protestuesit u mblodhën sërish te Kryeministria dhe më pas u shpërndanë.

Në protestë dominuan sërish thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”, ndërsa në podium u ngjitën aktivistë, përfaqësues të diasporës dhe qytetarë të cilët kërkuan vazhdimin e qëndresës deri në realizimin e kërkesave të protestës.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. Çdo ditë, protestuesit kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur fjalime, pankarta dhe simbole që tashmë janë bërë pjesë e identitetit të kësaj lëvizjeje.

 

Edhe në tubimin e një dite më parë, protestuesit përsëritën se nuk do të tërhiqen. Nga podiumi u deklarua se rezistenca do të vazhdojë gjatë gjithë verës, pa asnjë ndërprerje, deri në muajin shtator, duke ftuar qytetarët dhe diasporën të mos e braktisin sheshin.

Organizatorët theksuan se protesta do të zhvillohet çdo ditë, pa pushim, gjatë gjithë sezonit veror, duke e cilësuar këtë si fazën më të rëndësishme të lëvizjes qytetare. Sipas tyre, qëllimi është që presioni ndaj qeverisë të mos zbehet, por të rritet deri në shtator.bw

Dita e 45-të e protestës- Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!

TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 45-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata do të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

Gjatë marshimit të djeshëm, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe “Ju erdhi fundi”.

KËRKESAT E PROTESTUESVE:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al

Revolta nuk ndalet! Sot protesta e 45-të për dorëheqjen e Ramës: Të marrim në dorë fatet e vendit

Shqipëria hyn sot në ditën e 45-të të protestave qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë të qartë se revolta nuk do të ndalet, pavarësisht temperaturave të larta apo sezonit turistik. Ashtu si në 44 ditët e fundit, edhe këtë mbrëmje qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje mbarëkombëtare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. Çdo ditë, protestuesit kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur fjalime, pankarta dhe simbole që tashmë janë bërë pjesë e identitetit të kësaj lëvizjeje.

Edhe në tubimin e një dite më parë, protestuesit përsëritën se nuk do të tërhiqen. Nga podiumi u deklarua se rezistenca do të vazhdojë gjatë gjithë verës, pa asnjë ndërprerje, deri në muajin shtator, duke ftuar qytetarët dhe diasporën të mos e braktisin sheshin.

Në protestën e 44-t dominuan sërish thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Shqipëri e re”, ndërsa në podium u ngjitën aktivistë, përfaqësues të diasporës dhe qytetarë të cilët kërkuan vazhdimin e qëndresës deri në realizimin e kërkesave të protestës.

Organizatorët theksuan se protesta do të zhvillohet çdo ditë, pa pushim, gjatë gjithë sezonit veror, duke e cilësuar këtë si fazën më të rëndësishme të lëvizjes qytetare. Sipas tyre, qëllimi është që presioni ndaj qeverisë të mos zbehet, por të rritet deri në shtator.

Me këtë mesazh, protesta hyn sot në ditën e saj të 45-të, ndërsa qytetarët pritet të rikthehen sërish para Kryeministrisë, duke vijuar atë që e konsiderojnë si një rezistencë pa afat deri në largimin e qeverisë. BW

UGSHPD: TAULANT BALLA JA PUNON PAS SHPINE RTSH-së

                (Lajmësi nuk ka faj. Këtë i tregoi Balla RTSH-së në Kuvend)                
 

Askush nuk do ta kishte menduar se vetëm një ditë pas një statusi të Taulant Ballës, RTSH-ja do të provonte shqelmin e flakjes në Kuvendin e Shqipërisë.
Shkak besohet se nuk kishte qenë faqja në Anglisht e RTSH-s mbi statusin e kryetarit të GPS që mbulon marrëdhëniet me diasporën, ku Taulant Balla shkruante:- ” ‘Little Albania’ është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në Nju-Jork (New York), të publikuar nga bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.” 
dhe më tej nuk linte pa përmendur

se:- “kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur ‘Little Albania’.”
Të njëjtën përmbajtje veç lajmit në anglisht të RTSH- e kishte edhe ATSH-ja dhe të dyja institucionet mediatike zyrtare të me reputacion publik dhe shtetëror bien në kthetrat e qokave dhe qëllimeve propagandistike të një zyrtari politik të partisë në pushtet. Janë jo vetëm Balla, por edhe shumë politikanë nga forca të ndryshme, por edhe presidenti kryeministri, presidenti, kryetari i Kuvendit etj. si edhe ministra tashmë që veç rrjeteve sociale, ata kanë edhe grupe mediatike që kujdesen për furnizimin me subjekte video, audio, foto të gatshme për përcjellje nga transmetuesit kombëtarë e lokal. E gjithë kjo ka sjellë dhënien e njëjtë dhe uniforme të informacionit e mesazhit sa që lajmet e kësaj natyre kryesisht në ekran dallojnë vetëm nga sigla dhe logo e transmetuesit pa ja lënë në dorë këtë gazetarëve që të bëjnë mbulimet dhe të sjellin larminë e këndvështrimeve. 
Pra publiku ushqehet me të njëjtin rrefim. Atë që politika do.
Mund të mos ishte Balla i vetmi, por tendenca duket se është e përgjithshme. Në rastin e Taulant Ballës mediat më pranë pushtetit kur duan ta kthejë në lajm faqen e Facebook-ut shkojnë deri aty sa funksionarin e bëjnë të kuptohet si pjesë e redaksisë dhe i japin atij kreditë e besueshmërisë, pavarësisht se në gjuhën e përditshme politikanët janë më të pakapshmit për sa deklarojnë dhe nuk mbajnë përgjegjësi për sa bëjnë dhe thonë.
Kur lexon se:- Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili informoi se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut…, (etj. etj). këtu tejkalimi është i dukshëm. “Little Albania” bashkë me 29 ndarjet sipas bashkësive etnike që ka paraqitur Kryetari i Baskisë së Nju Jorkut Zorhan Mandani i deklaruar se është një social-demorat në ektremin e majtë të demokratëve tradicionlë ka nxjerrë një Hartë Kulturore-Turistike të qytetit dhe  ka bërë zhurmë pasi ende nuk është kuptuar se a është lënë qëllimshëm jashtë “Little Italy”, pra nuk figuron në hartë kur dihet fare mirë se bashkësitë italiane, irlandeze dhe hebre shumë herët i kanë dhënë tonin jetës së Nju Jorkut dhe janë që prej viteve 1800 në ato shtrirje lagjesh prej nga kanë marrë edhe emrat pikërisht për lidhjet e forta me gjuhën, traditën, besimin, kuzhinën etj që janë të pandashme nga kulturat e tjera.
Nxitimi i “informuesit” Balla që i ka rrahur qendrat e mëdha ku përqendrohet rdiaspora shqiptare se ja ka dashur puna, ka mbetur mesa duket sipërfaqësor sikurse atëherë, por edhe tani që në rastin më të parë  shpejton të shprehë gatishmërinë për t’u bërë i pranishëm pasi në më pak se një vit të paktën do të jenë zgjedhjet vendore. Vota mbetet shqetësimi.
Si zgjidhet kjo?
 E rëndësishme është të kuptohet prirja propagandistike dhe qëllimi për vlerën e votës.
Tjetra është se kjo kategori peshkatarësh të votës në diasporë er kanë treguar se janë të rrezikshëm. Vetëm një herë ju desh dhe e deformuan qëllimin dhe sistemin gjatë viteve 2024-2025. Shqipëria edhe pse kishte shumë shpresa tek diaspora për të sjellë ndryshim, rezultati tregoi se korrupsioni vazhdoi të mbetet në pushtet dhe të shtojë skandalet.
Megjithatë “Little Albania” për shqiptarët e diasporës nuk është vetëm Nju Jorku, aty mbetet një bashkësi e rëndësishme. Shqipëri të vogla gjen sot në Kontinentin e Amerikës së veriut në SHBA dhe Kanada, në BM dhe në Evropë e deri në Australi të cilat janë zgjuar dhe i janë bashkuar protestave qytetare dhe të Rinisë në Tiranë pë të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Këto që ndodhin me politikanë si Taulant Balla të cilët mundohen të përfitojnë nga mundësitë që krijohen dhe bëhen të gjallë sa për të marrë interesat, tash e mbrapa që kohët kanë ndryshuar ata e kanë kuptuar se besueshmëria në mjedisin qytetar brenda Shqipërisë edhe në diasporë  janë të vështira të fitohen.
Tani për tani Taulant Balla mund të vazhdojë me statuset dhe komentet sa nga faqja zyrtare tek rrjetet sociale, deri sa në një moment të dytë kthehet në vegël të zbatimit të tjetër kujt që e urdhëron.
Kujt ja merrte mendja se një personazh politik që kërkon të jetë mundësisht në kreun e lajmeve kryesore, nga salla e kuvendit do të shtronte një ligjëratë shokuese për ta shpërbërë RTSh, institucionin publik të medias në Shqipëri. Kur e dëgjon përcjelljen e ligjëratës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se është dyshues se i ka humbur shpresat  ku sipRTSH do të bëhet dhe nga kjo bindje personale ai kalon godet më fort pas shpine RTSH duke sjellë vendimet që kryetari i Rilindjes Socialiste dhe Kryeministri Rama ka mbajtur një qëndrim më parë duke but se:-“RTSH vazhdon të jetë një dështim i madh dhe një harxhim parash kot”.
Në këtë rast sado i hidhur të jetë lajmi, Balla ‘i lan duart f. Bën atë që kërkon Rama dhe RTSH dhe publikut i tregon se nuk kishte gjë në dorë. Ai sapo kishte përcjellë atë që i kishin thënë. Shkatërrimin e dy institucioneve me rëndësi publike. Radion që është gati 90 vjeçare si dhe Televizionin që vitin e kaluar elektoral mbushi 65 vite. Për këto dy shkatërrime që urojmë të mos ndodhin Balla i harron 20 vitet e parlamentarit dhe futet nën lëkurën e gazetarit dhe duket sikur thotë “Lajmësi nuk ka faj”.
Le të shohim në se Rama do ta lëshojë Ballën nga varka.
 
 
 
 
13 Korrik, 2026
 
 Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Aktivisti Erjon Murataj jep lajmin: Kongresi Amerikan ka sekretuar kërkesën për hetim ndaj qeverisë shqiptare dhe Ramës për narkotrafik ndërkombëtar

Në protestën para Kryeministrisë, aktivisti Erjon Murataj deklaroi se në Kongresin Amerikan është kërkuar dhe sekretuar një hetim ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur me çështje të narkotrafikut ndërkombëtar.


 

“Kam disa lajme për t’ju dhënë. E para, këta janë ndrydhur keq nga ky shesh. E dyta, është që një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Ramës është sekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar”, tha ai.

Murataj reagoi edhe ndaj akuzave që, sipas tij, u janë bërë protestuesve gjatë ditëve të fundit, duke i quajtur agjentë serbë, grekë, etj.

Erjon Murataj: Kam disa lajme për t’ju dhënë. E para, këta janë ndrydhur keq nga ky shesh. E dyta, është që një orë më parë, në Kongresin Amerikan, një kërkesë e kongresmenëve për hetim të qeverisë shqiptare dhe Ramës është sekretuar për hetim të narkotrafikut ndërkombëtar.

Kanë shumë ditë që na kanë quajtur agjentë serbë, grekë. Na kanë quajtur agjentë rusë. Po pres me padurim të na quajnë afrikanë, sepse do t’ua japim përgjigjen fiks si afrikanët. gsh

UGSHPD: KUSH DËGJOHET MË SHUMË ?!


Sezonin e verës së kaluar, nga fundi i muajit Qershor Policia e Shtetit nisi “Aksionin e Ndotjes Akustike” gjobiste me 4000 euro baret, restorantet dhe diskot në Lungomaren e qytetit të Vlorës, dhe disa ditë më pas ju fut Bashkisë duke emëruar staf të ri dhe nisi shkallën e dytë të goditjes me lirimin e  e hapësirave publike. Fadromat dhe ekskavatorët si dhe shpërthimet e kontrolluara me eksploziv shoqëruan gjithë stinën nga jugu në veri, nga Lungomarja dhe çdo autostradë e deri në Theth.
Kush mundi nga shqiptarët dhe që e ndjeu se ju shkel liria dhe prona më vete protestoi, por edhe u gjobit, u padit e u godit. Gjithçka u shua dhe qeverisja e një viti më parë ishte ajo që e tregoi forcën me popullin duke u prishur ekonominë dhe kursimet në emër të rregullave dhe ligjeve, kur nisën zjarret dhe përmbytjet tregoi se as forcë dhe as para nuk nxorri për të përballuar emergjencat civile dhe natyrore.
Ky ishte prologu i asaj se kush dëgjohej më shumë.
Tani kemi ardhur në fazën e asaj se edhe kryeministrit i ka ardhur zëri dhe po e prodhon zhurmën për të kundërshtuar me çdo mënyrë protestën.
Pra i shkundur jo vetëm nga nervat, por edhe nga paratë kryeministri i rilindësve socialistë dhe mediat pranë tij kishin të njëjtin shqetësim “me shkundjen”. Ndaj edhe titujve të lajmeve “Shkundet Tirana nga …” do t’i shtoheshin detajet si: një koncert i së Shtunës në “Eagle Stadium”, pranë Kasharit-Tiranë me pjesëmarrjen e Kanye West, me një publik ndërkombëtar të numëruar prej 80 vendesh, dhe papërmendur atë se për të plotësuar ardhjen e rreth 60 mijë spektatorëve në koncert u përdorën metodat e zbritjes 30% të biletës si dhe dhënie falas për grupe dhe kolektiva shkollore e punonjësish e që në fund do të ishte edhe qerasja bujare e vetë kryeministrit me 4 milion euro nga fondi i emergjencave. Kjo e fundit që do ta shpëtonte koncertin e paralajmëruar, dhe kryeministri menjëherë pas mbylljes së kritikave në llogaritë e rrjeteve sociale do të niste luftën e titujve mediatikë nga makineria propagandistike dhe mediat që e mështesin.
Sa për protestën qytetare mjaftonte që të përmendej titulli i zakonshëm Dita e 43-të…
Titujt sulmues ishin; Rama: “Katër milionë eurot investim për të mos hapur një plagë të re mosbesimi ndaj Shqipërisë”, “Koncerti në Tiranë, Rama pret reperin Kanye West”,  “Tirana hyn në hartën e koncerteve globale me Kanye West”, “Kanye West: Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen në vendin tuaj të bukur”, “Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje, që u bë lajm në çdo cep të botës”, “Koncerti spektakolar i Kanye West, Rama: 80 kombësi ka rreth asaj vatre”,”Koncerti i Kanye West, mijëra fansa e turistë nga vende të ndryshme po i drejtohen Eagle Stadium”, “Koncerti i Kanye West, apel për mbërritje në kohë të pjesëmarrësve”, “Rama: Koncerti i Kanye West, marketing global që sjell turizëm dhe ekonomi për Shqipërinë”, “Kanye West në Tiranë, Gonxhja: Ngjarja muzikore për të cilën do të flitet gjithë verën”, “Gonxhja: Suksesi i koncertit të Kanye West i fiton kryeqytetit besueshmëri ndërkombëtare për evente të mëdha” etj. etj.
Pra me dhjetra tituj të përgatitur për të nisur një sulm për të cilin ja vlen të ndalemi në dy tre të vërteta.
Protesta qytetare në Tiranë mes ditës së 42 dhe 43 kishte pjesëmarrjen e saj dhe u zhvillua megjithëse koncertet e sponsorizuara i hynë në mes.
Koncertet?!

Po ishin dy koncerte.
Ai zhurmëshumi mediatik i Kanye West një ditor, por edhe ai Festivali Sundance i Verës që ishte për katër ditë nga 9-12 Korriku i zhvilluar pikërisht në Zvërnec, ditë natë pa pushim.
A kishte një plan të parapërgatitur për këtë?
Është e kotë të bësh pyetje me këtë nivel korrupsioni, pasi transparenca nuk ka ndërmend të zhvillohet kurrë ndonjëherë për sa kjo qeveri mendon se e meriton që ta drejtojë shtetin me mandatin e Zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 dhe përderisa protesta qytetare nuk i duket bindëse.
Koncertet në botë janë kudo dhe për çdo arsye të listuara. 
Në kalendarin e veprimtarive tek çdo fqinj me Shqipërinë dhe në mbarë botën ajo që Rama na tregoi si të ishte eksploratori i eventeve kulturore muzikore, doli se këto njoftime nuk përfshihen. Në se bota i ka nisma private koncertet, tek be i bën qeveria dhe ndonjë ministri përgjegjëse që mendojnë për argëtimin e popullatës. Pra atë që “Tirana hyn në hartën e koncerteve globale me Kanye West“.
Po pse ku paskemi qënë deri tani?
Reklamat për turizmin janë bërë aq prioritare sa që një Asamble Politike e disa viteve më parë, kur Rama humbi një zv/kryeministër mbajti peshën e strategjisë së Rilindjes Socialiste. Ky fat po e pret edhe sot. Shpik prioritete, shty Kuvendin dhe formato qeveri në muajin Shtator deri sa të vijnë zgjedhjet e ardhshme.
Me qenë se çudia zgjat tre ditë, le të shohim se çdo të sjellë java.
Sa për Sheshin e Protestës një gjë është e sigurt, se qytetarët dhe rinia do të vazhdojnë me “Revolucionin e Flamingove”, çka u bë eventi më i njohur paqësor në botë për rrëzimin e një qeverisje.
Në mbyllje do të sillnim edhe njëherë vëmendjen për mbrojtjen e natyrës dhe respektin për gjallesën e egër, mjedise ku njeriu nuk kontrollon sjelljen e tij
Si ju duket juve Festivali Sundance katër ditor “go wild” në Zvërnec, kur kjo qeveri urdhëroi Policinë një vit më parë të gjobiste bizneset për “Ndotjen Akustike”.
Mos vallë Rama e ka nisur mbrapsht këtë rradhë. Do t’u prishë qetësinë Zvërnecit dhe Flamingove, në mënyrë që të pushojë protesta dhe kështu qeveria dhe politika shkojnë të qetë për pushimet e verës për t’u shkëputur nga refreni; ‘Rama jepe dorëheqjen’.
12 Korrik, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

44 ditë revoltë! Protestat vijojnë pa u ndalur, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen!

Sot protesta qytetare hyn në ditën e saj të 44-t, duke u kthyer në një nga lëvizjet më të gjata qytetare që ka njohur Shqipëria në vitet e fundit.

Për 44 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo mbrëmje para Kryeministrisë me të njëjtat thirrje që dëgjohen që prej ditës së parë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëri e Re”.

 

Edhe mbrëmjen e djeshme, si në 43 ditët e tjera, pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, ndaluan para Kuvendit dhe më pas përpara selisë së Partisë Demokratike, ku brohoritën “Opozitë e shitur”, duke akuzuar opozitën se është bërë pjesë e të njëjtit sistem që qytetarët kërkojnë të rrëzojnë. bw

Media franceze “LE TEMPS”: Rama shpenzoi 4.2 milionë euro për Kanye West, por nuk arriti të shuajë zemërimin e shqiptarëve! “Revolucioni i Flamingove” vetëm sa po rritet

Gazeta franceze Le Temps i kushton një artikull të gjatë situatës politike në Shqipëri, duke e përshkruar kryeministrin Edi Rama si një lider që “luan me provokimin” në përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga vala e protestave që ka përfshirë vendin prej gjashtë javësh.

Sipas prestigjiozes franceze, financimi me 4.2 milionë euro i koncertit të Kanye West nuk arriti të ndalte revoltën qytetare, ndërsa “Revolucioni i Flamingove” vazhdon të zgjerohet, me mijëra protestues që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe denoncojnë korrupsionin, oligarkinë dhe projektet e diskutueshme turistike në Sazan dhe Zvërnec.

SHKRIMI I PLOTE I LE TEMPS
“Edi Rama luan me provokimin”. I sfiduar nga një valë protestash që nuk bën gjë tjetër veçse rritet prej gjashtë javësh, kryeministri shqiptar këmbënguli ta priste personalisht reperin shumë kontrovers amerikan Kanye West, të ndaluar të mbajë koncerte në shumicën e vendeve evropiane për shkak të provokimeve të tij antisemite dhe islamofobe, si edhe për admirimin e tij të deklaruar ndaj Adolf Hitlerit.

Madje, vetëm pak ditë para koncertit, u mësua se qeveria kishte shpenzuar 4.2 milionë euro për të mundësuar zhvillimin e këtij eventi, i cili fillimisht ishte paraqitur si një “koncert privat”, që nuk do t’i kushtonte asgjë taksapaguesve. Kjo shkaktoi indinjatën e artistëve shqiptarë, të cilët protestuan të enjten para ministrisë së tyre, duke kujtuar se kultura përfaqëson vetëm 0.1% të buxhetit publik. Ministri Blendi Gonxhja i hodhi poshtë këto kritika, duke i cilësuar si “donkishoteske”.

Për qeverinë, koncerti duhej të nxiste turizmin duke e vendosur Shqipërinë në hartën botërore të këtyre ngjarjeve të mëdha. Në realitet, biletat pothuajse nuk u shitën dhe, për të mbushur 60 mijë vendet e stadiumit të përkohshëm Eagle Stadium, të ndërtuar posaçërisht për këtë rast pranë autostradës që të çon në Durrës dhe aeroportin e Tiranës, qeveria solli me autobusë të posaçëm nxënës të shkollave të mesme dhe punonjës të administratës publike. Aktivistë të lëvizjes së majtë Bashkë arritën gjithashtu të hynin në stadium dhe të shpalosnin një banderolë ku shkruhej: “Edi Rama, Fuck Ye! Jep dorëheqjen!”

Ndërkohë, 10 deri në 15 mijë persona marshonin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në qendër të Tiranës, për mbrëmjen e 42-të radhazi. Koncerti nuk arriti të ndezë një kundërzjarr të aftë për të larguar vëmendjen nga vala e zemërimit që po trondit Shqipërinë. Që nga 31 maji, protesta të përditshme denoncojnë dhënien e ishullit të Sazanit dhe gadishullit fqinj të Zvërnecit Trump Organization, konglomeratit familjar të drejtuar nga Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, të cilët duan të ndërtojnë aty një resort luksoz, duke vënë në rrezik zona natyrore të mbrojtura, veçanërisht lagunën e Nartës, strehë e flamingove.

“Revolucioni i Flamingove”

Që atëherë, protestuesit e “Revolucionit të Flamingove” denoncojnë vullnetin për ta shitur vendin interesave të disa oligarkëve, duke pohuar se “Shqipëria nuk është në shitje”. Këta protestues, shpesh të rinj, kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, kreut të Partisë Socialiste, në pushtet që prej vitit 2013, por nuk kanë më shumë besim as te forca kryesore opozitare, konservatorët e Partisë Demokratike të Sali Berishës. Ata kërkojnë “një Shqipëri të re”, duke denoncuar rrjetet oligarkike që dominojnë vendin që nga rënia e komunizmit.

“Çdo parti ka mediat e veta dhe ka ndërtuar rrjetet e saj në botën e biznesit, madje edhe në qarqet kriminale. Pikërisht këtë duopol refuzojnë protestuesit”, shpjegon eseisti Fatos Lubonja, ish-i burgosur politik i diktaturës dhe një figurë e njohur e kundërshtimit.

Sigurimi ndërkombëtar i jetës

Lexoni gjithashtu: “Shqipëria nuk është në shitje!” Në rrugët e Tiranës, revolta po zien kundër mega-projektit turistik të familjes Trump në ishullin e Sazanit.

Që nga fillimi i lëvizjes, Edi Rama i është përgjigjur vetëm me përçmim, duke u përpjekur të diskreditojë kundërshtarët e tij, duke i akuzuar se janë “të manipuluar nga forca armiqësore ndaj Shqipërisë dhe Izraelit”, madje edhe nga Irani. Këto akuza tingëllojnë me ironi kur kryeministri sjell me një kosto të madhe një këngëtar të njohur për antisemitizmin e tij si Kanye West, por kjo shpjegohet me marrëdhëniet e ngushta që ai mban me qeverinë e Netanyahut.

“Edi Rama mbështetet te aleatët e tij ndërkombëtarë për të dalë nga kjo situatë, te evropianët dhe amerikanët. Ky është sigurimi i tij i fundit i jetës”, vijon Fatos Lubonja.

Në fakt, prirja autoritare dhe e korruptuar e regjimit shqiptar është e njohur në Bruksel, por Komisioni Evropian ka mbetur gjithmonë shumë i përmbajtur në kritikat e tij. Edi Rama, i cili e ka rreshtuar politikën e jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian, shfaqet si një e keqe më e vogël e pranueshme dhe, ashtu si homologu i tij serb Vuçiç, si garant i stabilitetit rajonal.

Dyshime mbi financimet

Kryeministri, i cili nuk ka hequr kurrë dorë nga pretendimet e tij si artist i arteve pamore, pretendon gjithashtu se po farkëton “fytyrën e re” të Shqipërisë dhe kishte investuar shumë te botimi, rreth dhjetë ditë më parë, i një libri luksoz arkitekture me titull “The Albanian Files”, ku paraqiten projektet e mëdha urbanistike në zhvillim ose të planifikuara.

Por opozita menjëherë iu referua SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit, pasi këto projekte ngrenë pikëpyetje mbi financimin e tyre tepër të dyshimtë.

“Zyrat më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës janë thirrur për të legjitimuar qarkullime ekonomike që bien ndesh me interesin e përgjithshëm”, shpjegon Fatos Lubonja.

Mobilizimi vazhdon të rritet, i forcuar edhe nga diaspora që po kthehet në vend për pushimet verore. Florian Haçkaj, zëdhënës i grupit “Diaspora për një Shqipëri të Lirë”, i bërë i njohur për debatet e tij me video me kryeministrin Rama, ishte një nga figurat e tubimit të së shtunës.

Ky profesionist shpjegoi se sapo kishte mbërritur nga Zvicra me familjen e tij, duke iu drejtuar turmës me fjalët:

“Ju jeni heronjtë tanë, mos lejoni t’ju frikësojnë. Koha e frikës ka marrë fund.” gsh

Sot protesta e 43-të kundër qeverisë, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Sot është dita e 43-të e protestave qytetare. Edhe këtë të diel grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi Skënderbej dhe më pas do të marshohet drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Protestat qytetare janë karakterizuar nga masiviteti, energjia dhe vendosmëria për ta mbajtur të gjallë kauzën pavarësisht se ka kaluar mbi 1 muaj që qytetarët mbushin rrugët çdo ditë.

 

Ndërkohë mijëra qytetarë u mblodhën edhe këtë të shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, në ditën e 42-të të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe klasës politike.

 

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Nesër më shumë”, “Arrestoni Ramën”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Protestuesit u shprehën të vendosur se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa marshimi vijoi në rrugët kryesore të Tiranës prej disa orësh. bw

“Rama jepe dorëheqjen!” – Të rinjtë brohorasin thirrje kundër qeverisë në koncertin e Kanye West

Të rinjtë e kanë kthyer koncertin e reperit amerikan, Kanye West në një “protestë” kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ata dëgjohen duke brohoritur thirrjen “Rama jepe dorëheqjen” që prej 42 ditësh dëgjohet çdo mbrëmje përpara Kryeministrisë.

Kujtojmë se qeveria financoi koncertin me 4 milionë euro nga fondi rezervë, një vendim që u shoqërua me debate dhe kritika të shumta për përdorimin e parave publike për një event privat. Panorama


Send this to a friend