(Lajmësi nuk ka faj. Këtë i tregoi Balla RTSH-së në Kuvend)
Askush nuk do ta kishte menduar se vetëm një ditë pas një statusi të Taulant Ballës, RTSH-ja do të provonte shqelmin e flakjes në Kuvendin e Shqipërisë.
Shkak besohet se nuk kishte qenë faqja në Anglisht e RTSH-s mbi statusin e kryetarit të GPS që mbulon marrëdhëniet me diasporën, ku Taulant Balla shkruante:- ” ‘Little Albania’ është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në Nju-Jork (New York), të publikuar nga bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.” dhe më tej nuk linte pa përmendur
se:- “kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Zohran Mamdani ka shpallur një lagje të quajtur ‘Little Albania’.”
Të njëjtën përmbajtje veç lajmit në anglisht të RTSH- e kishte edhe ATSH-ja dhe të dyja institucionet mediatike zyrtare të me reputacion publik dhe shtetëror bien në kthetrat e qokave dhe qëllimeve propagandistike të një zyrtari politik të partisë në pushtet. Janë jo vetëm Balla, por edhe shumë politikanë nga forca të ndryshme, por edhe presidenti kryeministri, presidenti, kryetari i Kuvendit etj. si edhe ministra tashmë që veç rrjeteve sociale, ata kanë edhe grupe mediatike që kujdesen për furnizimin me subjekte video, audio, foto të gatshme për përcjellje nga transmetuesit kombëtarë e lokal. E gjithë kjo ka sjellë dhënien e njëjtë dhe uniforme të informacionit e mesazhit sa që lajmet e kësaj natyre kryesisht në ekran dallojnë vetëm nga sigla dhe logo e transmetuesit pa ja lënë në dorë këtë gazetarëve që të bëjnë mbulimet dhe të sjellin larminë e këndvështrimeve.
Pra publiku ushqehet me të njëjtin rrefim. Atë që politika do.
Mund të mos ishte Balla i vetmi, por tendenca duket se është e përgjithshme. Në rastin e Taulant Ballës mediat më pranë pushtetit kur duan ta kthejë në lajm faqen e Facebook-ut shkojnë deri aty sa funksionarin e bëjnë të kuptohet si pjesë e redaksisë dhe i japin atij kreditë e besueshmërisë, pavarësisht se në gjuhën e përditshme politikanët janë më të pakapshmit për sa deklarojnë dhe nuk mbajnë përgjegjësi për sa bëjnë dhe thonë.
Kur lexon se:- “Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili informoi se kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut…“, (etj. etj). këtu tejkalimi është i dukshëm. “Little Albania” bashkë me 29 ndarjet sipas bashkësive etnike që ka paraqitur Kryetari i Baskisë së Nju Jorkut Zorhan Mandani i deklaruar se është një social-demorat në ektremin e majtë të demokratëve tradicionlë ka nxjerrë një Hartë Kulturore-Turistike të qytetit dhe ka bërë zhurmë pasi ende nuk është kuptuar se a është lënë qëllimshëm jashtë “Little Italy”, pra nuk figuron në hartë kur dihet fare mirë se bashkësitë italiane, irlandeze dhe hebre shumë herët i kanë dhënë tonin jetës së Nju Jorkut dhe janë që prej viteve 1800 në ato shtrirje lagjesh prej nga kanë marrë edhe emrat pikërisht për lidhjet e forta me gjuhën, traditën, besimin, kuzhinën etj që janë të pandashme nga kulturat e tjera.
Nxitimi i “informuesit” Balla që i ka rrahur qendrat e mëdha ku përqendrohet rdiaspora shqiptare se ja ka dashur puna, ka mbetur mesa duket sipërfaqësor sikurse atëherë, por edhe tani që në rastin më të parë shpejton të shprehë gatishmërinë për t’u bërë i pranishëm pasi në më pak se një vit të paktën do të jenë zgjedhjet vendore. Vota mbetet shqetësimi.
Si zgjidhet kjo?
E rëndësishme është të kuptohet prirja propagandistike dhe qëllimi për vlerën e votës.
Tjetra është se kjo kategori peshkatarësh të votës në diasporë er kanë treguar se janë të rrezikshëm. Vetëm një herë ju desh dhe e deformuan qëllimin dhe sistemin gjatë viteve 2024-2025. Shqipëria edhe pse kishte shumë shpresa tek diaspora për të sjellë ndryshim, rezultati tregoi se korrupsioni vazhdoi të mbetet në pushtet dhe të shtojë skandalet.
Megjithatë “Little Albania” për shqiptarët e diasporës nuk është vetëm Nju Jorku, aty mbetet një bashkësi e rëndësishme. Shqipëri të vogla gjen sot në Kontinentin e Amerikës së veriut në SHBA dhe Kanada, në BM dhe në Evropë e deri në Australi të cilat janë zgjuar dhe i janë bashkuar protestave qytetare dhe të Rinisë në Tiranë pë të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Këto që ndodhin me politikanë si Taulant Balla të cilët mundohen të përfitojnë nga mundësitë që krijohen dhe bëhen të gjallë sa për të marrë interesat, tash e mbrapa që kohët kanë ndryshuar ata e kanë kuptuar se besueshmëria në mjedisin qytetar brenda Shqipërisë edhe në diasporë janë të vështira të fitohen.
Tani për tani Taulant Balla mund të vazhdojë me statuset dhe komentet sa nga faqja zyrtare tek rrjetet sociale, deri sa në një moment të dytë kthehet në vegël të zbatimit të tjetër kujt që e urdhëron.
Kujt ja merrte mendja se një personazh politik që kërkon të jetë mundësisht në kreun e lajmeve kryesore, nga salla e kuvendit do të shtronte një ligjëratë shokuese për ta shpërbërë RTSh, institucionin publik të medias në Shqipëri. Kur e dëgjon përcjelljen e ligjëratës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se është dyshues se i ka humbur shpresat ku sipRTSH do të bëhet dhe nga kjo bindje personale ai kalon godet më fort pas shpine RTSH duke sjellë vendimet që kryetari i Rilindjes Socialiste dhe Kryeministri Rama ka mbajtur një qëndrim më parë duke but se:-“RTSH vazhdon të jetë një dështim i madh dhe një harxhim parash kot”.
Në këtë rast sado i hidhur të jetë lajmi, Balla ‘i lan duart f. Bën atë që kërkon Rama dhe RTSH dhe publikut i tregon se nuk kishte gjë në dorë. Ai sapo kishte përcjellë atë që i kishin thënë. Shkatërrimin e dy institucioneve me rëndësi publike. Radion që është gati 90 vjeçare si dhe Televizionin që vitin e kaluar elektoral mbushi 65 vite. Për këto dy shkatërrime që urojmë të mos ndodhin Balla i harron 20 vitet e parlamentarit dhe futet nën lëkurën e gazetarit dhe duket sikur thotë “Lajmësi nuk ka faj”.
Le të shohim në se Rama do ta lëshojë Ballën nga varka.
13 Korrik, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)