Romani i Skënder Buçpapajt, “Njeri me hënë”, prej sot në Panairin e 26 të Librit në Tiranë November 15, 2023 Sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë hapet Panairi i 26 i Librit (15-19 nëntor 2023). Në këtë Panair do të jetë edhe libri i ri i botuesit të VOAL, Skënder Buçpapaj, romani “Njeri me hënë”. Libri është botim i Shtëpisë Botuese “Onufri”. Redaktore e romanit është Elida Buçpapaj. I ftojmë lexuesit që ta lexojnë romanin, sepse, pa dyshim, aty diku do ta gjejnë veten. twitterFollowfacebooklinkedin