Pas takimit të suksesshëm me Senatorin D të NJ Robert Menendez, ish kongresmeni Joe DioGuardi dhe ekspertja e Ballkanit Shirley DioGuardi në një bisedë me anëtarët e Bordit të LQSHA dhe pjestarë të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në New York nxorën në pah rëndësisnë e këtij takimi:
Shirley DioGuardi midis të tjerave tha:”Jemi me fat që kemi mbështetjen e njerëzve të lartë në anën e Senatit që kanë lidhje me Presidentin, veçanërisht të atyre që janë përgjegjës për politikën e jashtme, si Kryetari, Senatori Robert Menendez. ne dëgjuam sot prej tij të gjitha përgjigjet e duhura për çështjen tonë. Me një përvojë 30 vjeçare në marrëdhëniet me jashtë, njohuritë e tij janë sbhumë të thella dhe këtë ai e demonstroi edhe sot. Unë i dërgova atij dhe stafit paraprakisht shumë materiale.
Personi të cilin ai e citoi sot nga Departamenti i Shtetit (DASH) është plotësisht pro-serb dhe kjo është e habitëshme. Senatori menendez po planifikon që ta ftojë këtë zotëri që të përballet me një seancë dëgjimore që do të ndodhë në këtë cikël të veçantë. Senatori Menendez e konfirmoi këtë gjë sot dhe ne duhet të jemi jashtëzakonisht të lumtur që e dëgjuam këtë gjë prej tij”.
Në takimin së cilit i referohet Shirley Cloyes DioGuardi Senatori Menendez doli me deduksionin se “Paqja arrihet me njohjen e Kosovës nga Serbia, jo me asociacion një-etnik”