VOAL

VOAL

NË MBYLLJE TË 100-VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE INTERVISTË ME FRANK SHKRELIN MBI ROLIN DHE INFLUENCËN E KOMUNITETIT SHQIPTAR NË AMERIKË, NË MBËSHTETJE TË KOSOVËS GJATË VITEVE

December 8, 2022

Komentet

PRITEN KOALICIONE BEFASUESE, LDK HEQ VIJAT E KUQE PËR PAN! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

      Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ka shqetësuar skajshëm opozitën e çakorduar të Kosovës. Pozicioni opozitar i saj, në mungesë të një kauze të mirëfilltë, përveç një propagande të shpëlarë, kryesisht, shpifëse e hiç të argumentuar, është bërë bumerang dhe mosbesuese. Sforcimi artificial në opozitë-bërje, ndaj pozitës aktuale, po e zbehë rreshtimi përkrahë Serbisë dhe të disa eksponentëve ndërkombëtarë, me simpati apo edhe me pagesë nga Serbia me aleatët e saj tradicional.
     Tri akuzat bazë që i bëhen Kurtit dhe qeverisë së tij, nga opozita destruktive janë:
      1) Kurti na i vuri sanksionet me qëndrimet kokëforta të tij, në raport me ndërkombëtarët!?
      2) Kurti dhe qeveria e tij nuk po koordinohet me ndërkombëtarët, në marrjen e vendimeve, për shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës!?
      3) Kurti ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet më qeverinë shqiptare.
 
            Qëndrimi ekuivok i ndërkombëtarëve, trimëron Serbinë!
    Së pari, sanksionet u vunë pas sulmit banditesk terrorist dhe shkeljes të sovranitetit tokësor të Kosovës! Ndërkohë që, Kosova dhe bota priste të ndodhë e kundërta. Pra, të sanksionohet Serbia agresore dhe jo viktima Kosovë! Pas dajakosjes të ushtarakëve të KFOR-it, nga turma bandite serbe, Borrell bëri thirrje: “Të arrestohen dhe të dënohen kriminelët”.  Policia e Kosovës burgosi fillimisht 3 (tre) sish, Borrell ndërroi mendje: “Pse po i provokoni serbët në veriun e Kosovës?! Pas të gjitha nismave për shtrirjen e sovranitetit, Qeveria e Kosovës është anatemuar, shantazhuar, madje deri në kërcënim të hapur nga ndërkombëtarët, të cilët donin ruajtjen, me çdo kusht, të statusquaos në veriun e Kosovës, qoftë edhe “me banda nëpër këmbë”!
     Kjo ishte inkurajimi dhe thirrja e hapur e ndërkombëtarëve, të bërë serbëve, për të kundërshtuar dhe barrikaduar kundër qeverisë së Kosovës. Madje edhe në dajakosjen e sakatosjen e dy amputimeve të këmbëve të dy ushtarakëve KFOR-istë hungarezë, pjesë e krimit të drejtëpërdrejtë janë edhe Borrelli, me shokë, përkatësisht, BE-në e tij. Qeveria filloi ushtrimin e sovranitetit, duke ndaluar votimin e serbëve të Kosovës, për zgjedhjet e Serbisë e deri ke mbyllja e komunave paralele në veriun e Kosovës. Dhe, të gjitha veprimet e qeverisë, për shtrirjen e sovranitetit, ndërkombëtarët i kanë quajtur provokim të serbëve!?
     Së dyti, Kurti dhe qeveria e tij, për të gjitha veprimet sovraniste, në veriun e Kosovës, ka paralajmëruar dhe konsultuar ndërkombëtarët. Madje, edhe i ka alarmuar ata se ndarja e Kosovës, me kufirin e vënë në Urën mbi Ibër, nga KFOR-i francez, me praninë dhe aprovimin e trojkës së “UÇK-së”: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku, pikërisht, në ditët tragjike të vrasjes të një duzinë dhe përzënien e dhunshme të mijëra shqiptarëve vendorë të veriut.
     Një dëshmi vetëfolëse, të pranuar nga amerikani James O`Brian: “Për mos ndalimin e – dinarit serb -, edhe pse i kemi thënë qeverisë Kurti, megjithatë ajo e bëri ndalimin”. Ndërkohë, ambasadori Jef Hovenier thoshtë të shtyhet afati i zbatimit të këtij vendimi, Jim O`Brian  dhe disa përfaqësues të Kuintit  ngulmonin të anulohet vendimi, pa përcaktuar asnjë afat kohor! Atëherë, çfarë koordinimi mund të bëhet, kur edhe pas një çerek-shekulli çlirim të Kosovës dhe njohjen e pavarëisë të Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ?!
     Së treti, kryeministri shqiptar, Edvin Rama, me qeverinë e tij, u rreshtuan njëjtësisht me presidentin serb, Vuçiq dhe aleatët e tij brenda BE-së, gjithnjë kundër Kosovës, që nga Ballkani i Hapur e deri ke ndarja e Kosovës. Andaj, kujt i duhet në Kosovë marrëdhënia me klyshërinë serbe, qofshin ata edhe shqip-folës?!
 
          E vështirë fushata e PDK-AAK, në raport me LDK dhe LVV
     Fushata për zgjedhjet në pritje, pothuajse, ka filluar. Se çfarë do të jetë kjo fushatë, për LDK, PDK dhe AAK-NISMA, kundër partisë në pushtet, fillimi është i zymtë.  Nga partitë-banda të PAN-it, LDK-në do ta veçoja, duke shpresuar në disa avantazhe të saj, që e shquajnë në epërsinë e saj, në raport me opozitën aktuale.
     Negativiteti i PDK dhe AAK, nismon me falsifikimin e madh, duke u vetëquajtura si të djathta!? Realisht, janë të majta ekstreme, pra, staliniste, të cilat kanë dalë nga një mitër e përgjakur. Hiqen si pro-amerikane, por janë, nismë e mbarim, kundra amerikane dhe tërësisht anti-perëndimore. Dhe, kjo zë fill me LPK-në amë të tyre, e cila, dikur, protestonte kundër bashkimit të dy Gjermanive, “sepse po dobësohet komunizmi botëror me nënën Rusi në krye!” Këto protesta ishin në vazhdën ideologjike-staliniste të udhëheqësit shpirtëror, kriminelit vrastar të shqiptarëve, Enver Hoxha, për gjysmë-shekulli radhazi.
     Fushatën parazgjedhore të partive të PAN-it, e vështirëson shumë akuza bazike e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, për krime monstrume, me emërtesen adekuate – Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale -, e cila vetëm përgjatë sundimit kriminal të Qeverisë së Përkohshme të Hashim Thaçit u ekzekutuan, pa gjyq, 456 ushtarakë të FARK-ut; veprimtarë e kuadro të LDK-së, kundërshtarë politikë edhe brenda llojit, kuadro të hershme të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën politike.
     Tashmë krimi i faktuar vrastar dhe korrupsioni galopant, respektivisht, hajnia zyrtare, do të jenë pengesë serioze, për një fushatë normale, madje aspak të besueshme, pavarësisht propagandës leha-qene të stilit enverist, me byroistët e tij.
     Rrjedhimisht, gjasat e opozitës PAN-iste në përballjen e suksesshme me pozitën aktuale në pushtet, nuk janë aspak premtuese. Pritjet për rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit të ardhshëm, do të jenë zhgënjyese, sepse përveç ulurimave shpifëse, sharëse dhe denigruese ndaj pozitës, nuk kanë bërë asnjë reformë, asnjë nismë, për të  nxjerrur partitë e tyre nga bataku humbës i 14 shkurtit 2021. Të tmerruar nga mos reformimi, përshkak të grupeve klanore brenda partiake, në veçanti në PDK, zhbërja e partisë dhe riformimi i partive të reja, me elementë të pa inkriminuar, për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet nga anëtarësia aktuale, do të ishte e shëndetshme, jo vetëm për partitë e PAN-it, por edhe për Kosovën. Sepse inkriminimi i partive-banda të PAN-it, është mjaftueshëm masiv.
     Të gjitha veprimet sovraniste, PAN-istët e çoroditur e vulë-humbur, i quajnë se bëhen për përfitim votash nga pozita! Kjo na kujton një bisedë në mes të një serbi dhe një shqiptari:
  • Serbi pyet shqiptarin – përse lufton ti?
  •  Shqiptari: Për bukë goje për vete dhe fëmijtë.
    – Shqiptari: Po ti, – pyet serbin?
    – Serbi: Për nder e lavdi.
    – Shqiptari: Vërtet, gjithkush lufton për atë që i mungon.
Pikërisht, votat po i mungojnë opozitës. Andaj, “ia çajnë hallin kalorësit që po i varën këmbët!”
     LDK-ja meriton të trajtohet, paksa, më ndryshe, sepse ajo është themeluar dhe drejtuar nga burrështetasi unik, Dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja bëri paqen dhe luftën, duke e shpenë Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Në të kundërtën, partitë e koalicionuara në PAN, bojkotuan mbijetesën ekonomike të Kosovës përgjatë dekadës 1990-1998. Në vitet 1998-1999 sabotuan luftën, duke mos lejuar angazhimin e “UÇK-së të LPK-së” në Luftën e Kosovës. Dhe, këtë e thojnë dhe e faktojnë themeluesit e kësaj UÇK-je, ngaqë uzurpatorët e SHTAB-istë të Rognerit, duke qenë të shantazhuar me dosje të krimeve vrastare, ishin bërë argatë të Shërbimeve Infaormative të shteteve armike të Kosovës, të cilat nuk e donin çlirimin e Kosovës. Edhe këtë e thonë dhe e përserisin, madje me shkrime të botuara publike, ish-shokët në LPK-në e tyre.
     Lidershipi i LDK-së së mëparshme, përkatësisht, klani brenda Kryesisë të saj, ishte kapur nga PDK-ja, duke u bërë bisht dhe patericë e saj. Për rrjedhojë, klani i saj, krejt i paautorizuar, foli në emër të LDK-së, duke e implikuar në fajësinë fatale, në firmosjen e disa marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën.
            Befasuese dhe zhgënjyese do të ishte koalicioni me partitë e inkriminuara!
     Kuvendi i 10-të i jashtëzakonshëm i LDK-së, solli në udhëheqje një lidership të ri, si shpresë e reformimit dhe të prosperimit të partisë, tashmë, të devijuar dukshëm nga rruga rugoviane. Vetë ndryshimet në Lidership, ishte nismë e reformave. Lënia e zyrës dhe dalja në terren të kryetarit të ri, me ekipin e përzgjedhur, ngjallën shpresë dhe kjo u lëndëzua me ngritjen e saj në zgjedhjet komunale. Megjithatë, reformat duhet të vazhdojnë, sepse janë të shëndetshme për partinë.
     Lufta e LDK-së për vendin e parë, në zgjedhjet e ardhshme, nuk duhet të përqendrohet vetëm në luftën kundër pozitës, duke “harruar” rivalët e saj, të cilët përgjakën LDK-në dhe Kosovën. Dhe, këtë duhet thënë e përsëritur, përndryshe të spostojnë në renditjen listore, edhe pse LDK-ja kurrë nuk ka pasur struktura vrastare e kriminale në radhët e saj.
     Heqja e vijave të kuqe për koalicione me partitë tjera, përkatësisht me partitë e PAN-it, pa asnjë përjashtim, pa asnjë kufizim, gjithsesi, dëmton fushatën zgjedhore të saj. Sepse e kthen LDK-në prapa, duke favozizuar sjelljen dhe mbajtjen e partive të inkriminuara në pushtet, siç bëri dikur, duke e zbritur partinë në kuotën fatale të 12 %-shit. Sidoqoftë, ka kohë për reflektim. Përndryshe, pasojat e koalicionit, respektivisht, të amnistimit të krimeve serike, madje pa kërkuar falje, LDK-ja i ka provuar, deri në përtokje. Sa më parë të kuptohet kjo gjëmë, aq më e leverdishme do të jetë për LDK-në, e cila, pa medyshje, është më e pastra dhe më fisnikja në Shqiptari. Pra, ka qenë dhe duhet të mbetet aset kombëtar, sepse nën udhëheqjen e mençur të kryetarit të saj, Dr. Ibrahim Rugova bëri paqen dhe luftën.
       Në Kosovë çështja e koalicioneve është problematike dhe nuk ka shumë hapësirë për të zgjedhur partnerin në koalicion. Kemi hyrë në dekadën e tretë, me një shoqëri, skajshëm, të inkriminuar. Fillin e ka që nga lufta e Kosovës. Një soj “komandantësh”, fort të dyshuar për sjelljet e tyre ultra kriminale, të etur për pushtet dhe para, të përkrahur nga Shërbime Informative keqdashëse ndaj shqiptarëve, u zhytën në krime serike, për përfitime personale e grupore. Drejtësia e kapur, është drejtësi e munguar. Andaj, kriminelë të bollshëm bredhin të lirë, duke bëre jetë përrallore, në kushtet e Kosovës, nga përfitime të pista e kriminale. Reagimi kundërshtues e kriminal ndaj Vettingut; Ligjit për Verifikimin e Pasurive të Paligjshme, Ligji i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë të Pajustifikueshme, është tregues faktik i degradimit të shoqërisë kosovare. Kjo na sjell ndërmend debatin e para dy dekadave, për heqjen e imunitetit të deputetëve të inkriminuar. Më rezistentët ishin, pikërisht, deputetet kriminelë, të futur kontrabandë në Parlament.
     Pyetja e shtruar nëse mund të këtë ndonjë koalicion befasues, përgjigja e saktë do të ishte: Befasia proverbiale do të ishte nëse ndonjë subjekt politik i pa inkriminuar, do të koalicionohet me ndonjë parti rrast të inkriminuar, qoftë vrastare ose hajnore apo në të dyja bashkë. Dhe, sipas të gjitha gjasave, mjerisht, kjo mund të ndodhë. Sepse robëria tej shekullore, ka dëmtuar fort mendjen dhe shpirtin shqiptar.

KËRKOJMË DREJTËSI JO HAKMARRJE*- Nga Agim Aliçkaj*

*-  Fjala ime në takimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me kongresmenin Jerry Nadler në shtëpinë time

I nderuar kongresmen Nadler,

         Mirë se vini në shtëpinë tonë! Sipas traditës shqiptare shtëpia jonë i përket Zotit, familjes dhe mysafirit. Ishte kjo traditë që mirëpriti dhe shpëtoi shumë hebrenj të pafajshëm gjatë Holokaustit, të cilët jetuan ose arritën në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare. Jam shumë krenar që babai im Arif Aliçkaj ishte një nga shpëtimtarët që mori pjesë në këtë përpjekje mbarëkombëtare.

         Populli i lashtë paqësor shqiptar nuk ka sulmuar kurrë askënd, gjithmonë në mbrojtje të lirisë së tij, duke mbrojtur fëmijët, familjet, shtëpitë dhe tokën e tij nga agresorët si Serbia që u mboll në Evropën Juglindore nga Rusia. Regjimet Serbe në bashkëpunim me Kishën dhe Akademinë e shkencave, janë përpjekur gjithmonë të asgjësojnë shqiptarët, të rrëmbejnë tokën e tyre dhe të kënaqin dëshirat e tyre hegjemoniste për të krijuar Serbinë e Madhe dhe për të siguruar daljen e Rusisë në detin Adriatik.

         Në vitin 1990, me familjen time më është dashur t’i shpëtoj okupimit dhe shtypjes së popullit shqiptar të Kosovës nga diktatura komuniste serbe. Unë pata fatin të emigroja në vendin më të mirë në botë, SHBA, në vendin e mundësive dhe ëndrrave të bëra realitet për këdo që dëshiron të punojë shumë. Sot, si shumë bashkatdhetarë të tjerë këtu, po jetoj ëndrrën amerikane.

         Menjëherë hyra në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për të ndihmuar popullin tonë nën pushtimin serb. Jam i nderuar dhe shumë i lumtur që kam punuar me Presidentin e Ligës, ish Kongresmenin Joe DioGuardi, Këshilltaren për Çështjet e Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi dhe anëtarët e Bordit të Ligës për më shumë se 34 vjet. Dëshiroj të falënderoj Shirley’n dhe Joe’n për lidershipin dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

         Çlirimi i Kosovës u mundësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja, të cilët ndihmuan rezistencën paqësore të Dr. Ibrahim Rugovës dhe në vitin 1999 Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës-UÇK, duke luftuar ushtrinë serbe dhe forcat paramilitare terroriste të komanduara nga krimineli i luftës Slobodan Millosheviq, i cili kreu një gjenocid duke vrarë më shumë se 15,000 civilë, duke zhvendosur 1 milion njerëz, duke përdhunuar 20,000 gra dhe duke masakruar 1,432 fëmijë, përfshirë foshnjat.

          Pas ndërhyrjes së suksesshme dhe kapitullimit serb, bashkësia ndërkombëtare nuk arriti të bëjë një gjë shumë të rëndësishme që presidenti Biden sugjeroi si senator, denazifikimin e Serbisë. Regjimi serb i ministrit të dezinformimit të Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, sot është saktësisht i njëjtë me atë të Millosheviqit, e njëjta ideologji fashiste, me të njëjtat synime për të dominuar Ballkanin.

         I kontrolluar dhe i drejtuar nga Putini, regjimi shkatërrues i Vuçiqit po promovon hapur axhendën ruse. Ata refuzojnë të sanksionojnë Rusinë, lavdërojnë kriminelët e luftës dhe refuzojnë t’i nxjerrin ata para drejtësisë, përfshirë ata që vranë tre amerikanë – vëllezërit Bytyçi, si dhe refuzojnë të kthejnë trupat e personave të zhdukur me forcë. Ata trajnojnë banditët që kërcënojnë minoritetin serb që të mos marrin pjesë në jetën demokratike të Kosovës, duke djegur makinat dhe shtëpitë e tyre.

          Në maj të vitit të kaluar, kriminelët serbë kryen trazira dhe rrahën ushtarët e NATO-s, ndërsa më 24 shtator, të komanduar nga kryekrimineli Radojçiq, i cili bredh lirshëm nëpër Beograd, bënë agresion ndaj Kosovës me aktin terrorist në Banjskë, duke vrarë policin në detyrë z. Afrim Bunjaku.

         Mbi të gjitha, ata tallen me dialogun e lehtësuar nga ndërmjetësit evropianë duke refuzuar të nënshkruajnë dhe zbatojnë marrëveshjen e BE-së të propozuar nga presidentët Macron dhe Scholz. Në të njëjtën kohë, ata po vazhdojnë me destabilizimin e Bosnjës dhe Malit të Zi.

         Politikanët dhe diplomatët evropianë nuk janë të gatshëm t’i bëjnë ballë shantazheve dhe agresionit serb për arsye gjeopolitike, me shpresën se Serbia do të largohet nga Rusia për në Evropë, gjë që nuk do të ndodhë kurrë. Në vend të kësaj, ata po i bëjnë presion viktimës, qeverisë demokratike të Albin Kurtit, duke i kërkuar të bëjë lëshime të dëmshme të pajustifikuara, duke e fajësuar atë për të gjitha keqbërjet dhe intrigat serbe.

         Departamenti ynë i Shtetit ka ndjekur verbërisht politikën e dështuar evropiane, e cila ishte një surprizë e madhe për të gjithë neve, duke ditur se Presidenti Biden është shumë i njohur me situatën në Ballkan dhe agresionin serb.

        Republika e Kosovës e udhëhequr nga liderët demokratik properëndimorë, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, është duke bërë gjithçka në rregull, duke zbatuar rendin dhe ligjin, duke ndërtuar demokracinë dhe jetën e sigurt për të gjithë në Kosovë, përfshirë minoritetin serb.

         I frustruar dhe i pakënaqur me të arriturat e Kosovës, regjimi despotik serb i A. Vuçiqit ka përqendruar të gjitha forcat për ta shkatërruar Kosovën duke kërkuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe si parakusht, pa pranuar marrëveshjen e BE-së dhe pa njohur pavarësinë e Kosovës.

         Kjo është një çështje që ju e kuptoni shumë mirë, i nderuar kongresmen Nadler, si anëtar i rangut të Komitetit Gjyqësor. Shtetet e Bashkuara dhe vendet më demokratike e kanë njohur Republikën e Kosovës, në bazë të planit të Ahtisaarit të përgatitur prej tyre, i cili garanton me Kushtetutë të drejtat më të larta që mund t’i gëzojë ndonjë pakicë në botë. Qeveria e Kosovës po e zbaton me besnikëri këtë plan.

         Kërkesa e Serbisë për t’i dhënë autonomi shtesë pakicës së tyre ka vetëm një qëllim, ta bëjë Kosovën jofunksionale, të nënshtruar ndaj ndarjes dhe shkatërrimit të plotë. Është afërsisht i njëjti numër, rreth 80 mijë shqiptarë që jetojnë në Serbinë jugore, të cilët po diskriminohen dhe pastrohen etnikisht nga regjimi serb. Pse nuk mund të gëzojnë të njëjtat të drejta si serbët në Kosovë? Pse nuk mund të kenë edhe ata Asociacion të komunave me shumicë shqiptare?

         Krahasimi i të drejtave tregon se serbët në Kosovë kanë spitalin e tyre, universitetin e tyre në gjuhën serbe, diploma të njohura, 10 vende të rezervuara automatikisht në parlament me të drejtë vetoje, një ministër e kështu me radhë. Shqiptarët në Serbi nuk kanë asgjë nga këto, ndërsa në të njëjtën kohë më shumë se 6000 adresa të tyre janë hequr nga regjistri pa të drejtë vote.

         Populli i Kosovës kërkon drejtësi, jo hakmarrje ndaj Serbisë, e cila ende duhet të pranojë dhe të kërkojë falje për gjenocidin. Ata vetëm kërkojnë të kenë të drejtën e ekzistencës në tokat e tyre stërgjyshore. Në këtë drejtim, ne ju lusim me mirësi që mundësisht të përdorni fuqinë dhe lidhjet tuaja në Kongres dhe administratën e Biden-Harris për të ndihmuar popullin më pro-amerikan të Kosovës të jetojë i lirë në paqe dhe demokraci duke:

–           Kërkuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamentit i Shtetit që të përfshihen drejtpërdrejt në dialog duke udhëhequr, jo duke e ndjekur Evropën. Presim vetëm zbatimin e drejtësisë së barabartë për të dyja palët e përfshira, duke i bërë presion serioz Serbisë që të nënshkruajë marrëveshjen e BE-së pa parakushte, veçanërisht pa Asociacion të dëmshëm e të panevojshëm të komunave serbe. Siç ka deklaruar më heret Presidenti Biden, njohja reciproke dhe anëtarësimi i Kosovës dhe i Serbisë në BE, duhet të jetë rezultati përfundimtar i dialogut.

– Organizuar një seancë dëgjimore, pas zgjedhjeve të nëntorit, për të trajtuar dhe vlerësuar situatën e përgjithshme, si dhe të drejtat e shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Kosovë.

         Ne e kuptojmë se ka probleme më të mëdha dhe më të rrezikshme në botë me të cilat SHBA duhet të merren, si lufta në Ukrainë dhe Gaza, por problemi në Ballkan është i ndërlidhur. Të gjitha këto probleme shkaktohen nga vendet e “boshtit të së keqes”, Rusia, Serbia, Kina, Koreja e Veriut, Irani, Siria, Hezbollahu dhe Hamasi. Rusia është veçanërisht e interesuar të përdorë Serbinë për të hapur një konflikt të ri në Ballkan, në mënyrë që lufta në Ukrainë të bëhet më e lehtë për ta.

Agim Aliçkaj,

Anëtar i Bordit Ekzekutiv të LQSHA

Bronxville, NY, Më 16 shtator 2024

WE SEEK JUSTICE NOT REVENGE* – By Agim Aliçkaj*

 

  • My speech at the Albanian-American Civic League meeting with Congressman Jerry Nadler at my home

Dear Congressman Nadler,

Welcome to our home! According to the Albanian tradition, our home belongs to God, the family and the guest. It was this tradition that welcomed and saved many innocent Jews during the Holocaust who lived or arrived in Kosova and other Albanian lands. I am very proud that my father Arif Aliçkaj was one of the rescuers who participated in this noble nationwide effort.

The ancient peaceful Albanian people have never attacked anyone, always defending their freedom, protecting their children, families, homes and land from aggressors like Serbia that was planted in Southeast Europe by Russia. The Serbian regimes, in cooperation with the Church and the Academy of Sciences, have always tried to annihilate the Albanians, grab their land and satisfy their hegemonic desires to create Greater Serbia and ensure Russia’s access to the Adriatic Sea.

In 1990, with my family I had to escape the occupation and oppression of the Albanian people of Kosova by the Serbian communist dictatorship. I was lucky enough to immigrate to the best country in the world, the USA, the land of opportunities and dreams come true for anyone willing to work hard. Today, like many other compatriots here, I am living the American dream.

I immediately joined the Albanian American Civic League to help our people under Serbian occupation. I am honored and very happy to have worked with League’s President, former Congressman Joe DioGuardi, Balkan Affairs Advisor Shirley Cloyes DioGuardi, and League Board members for more than 34 years. I would like to thank Shirley and Joe for their outstanding leadership and role in the liberation and independence of the Republic of Kosova.

The liberation of Kosova was made possible by the United States of America and NATO, who helped the peaceful resistance of Dr. Ibrahim Rugova and in 1999 the Kosova Liberation Army-KLA, fighting the Serbian army and terrorist paramilitary forces commanded by the war criminal Slobodan Milosevic, who committed a genocide killing more than 15,000 civilians, displacing 1 million people, raping 20,000 women and massacring 1,432 children, including infants.

After the successful intervention and Serbian capitulation, the international community failed to do one very important thing that President Biden suggested as a senator, the denazification of Serbia. The Serbian regime of Milosevic’s disinformation minister, Aleksandar Vucic, today is exactly the same as Milosevic’s, the same fascist ideology, with the same goals to dominate the Balkans.

Controlled and directed by Putin, the destructive Vucic regime is openly promoting the Russian agenda. They refuse to sanction Russia, glorify war criminals and refuse to bring them to justice, including those who killed three Americans – the Bytyçi brothers, and refuse to return the bodies of the forcibly missing people. They train bandits who threaten the Serbian minority not to participate in the democratic life of Kosova, burning their cars and houses.

In May last year, Serbian criminals rioted and beat NATO soldiers, while on September 24, commanded by the master criminal Radojčić, who roams freely around Belgrade, they committed aggression against Kosova with the terrorist act in Banjska, killing policeman in duty, Mr. Afrim Bunjaku.

Above all, they mock the dialogue facilitated by European mediators by refusing to sign and implement the EU agreement proposed by Presidents Macron and Scholz. At the same time, they are continuing with the destabilization of Bosnia and Montenegro.

European politicians and diplomats are unwilling to stand up to Serbian blackmail and aggression for geopolitical reasons, hoping that Serbia will leave Russia for Europe, which will never happen. Instead, they are putting pressure on the victim, the democratic government of Albin Kurti, asking it to make harmful, unjustified concessions, blaming it for all Serbian misdeeds and intrigues.

Our State Department has blindly followed the failed European policy, which came as a great surprise, knowing that President Biden is very familiar with the situation in the Balkans and the Serbian aggression.

The Republic of Kosova, led by democratic pro-Western leaders, President Vjosa Osmani, Prime Minister Albin Kurti and Speaker Glauk Konjufca, is doing everything right, implementing law and order, building democracy and safe life for everyone in Kosova, including the Serbian minority.

Frustrated and unhappy with Kosova’s achievements, the despotic Serbian regime of A. Vučić has concentrated all efforts to destroy Kosova by demanding the creation of the Association of Serbian Municipalities as a precondition, without accepting the EU agreement and without recognizing independence of Kosova.

This is an issue that you understand very well, Honorable Congressman Nadler, as the ranking member of the Judiciary Committee. The United States and the most democratic countries have recognized the Republic of Kosova, based on the Ahtisaari plan prepared by them, which guarantees with the Constitution the highest rights that any minority in the world can enjoy. The Government of Kosova is faithfully implementing this plan.

Serbia’s demand to grant additional autonomy to their minority has only one goal, to make Kosova dysfunctional, subject to partition and complete destruction. It is approximately the same number, about 80 thousand Albanians living in southern Serbia, who are being discriminated against and ethnically cleansed by the Serbian regime. Why can’t they enjoy the same rights as Serbs in Kosova? Why can’t they also have an Association of municipalities with an Albanian majority?

The comparison of rights shows that the Serbs in Kosova have their own hospital, their own university in the Serbian language, recognized diplomas, 10 automatically reserved seats in the parliament with the right of veto, a minister and so on. Albanians in Serbia have none of this, while at the same time more than 6000 of their addresses have been removed from the registry with no right to vote.

The people of Kosova demand justice, not revenge against Serbia, which has yet to accept and apologize for the genocide. They only seek to have the right to exist in their ancestry land. In this regard, we are kindly asking you to use your power and connections in Congress and the Biden-Harris administration to help the most pro-American people of Kosova live freely in peace and democracy by:

 

  • Asking the White House and the State Department to engage directly in the dialogue by leading, not by following Europe. We expect that equal justice to be applied to both parties involved, emphasizing the need to seriously pressure Serbia to sign EU agreement without preconditions, especially without unnecessary harmful association of Serbian municipalities. As President Biden stated earlier, the mutual recognition and membership of Kosova and Serbia in the EU should be the final result of the dialogue.
  • Organize a hearing, after November elections to address and evaluate the general situation, as well as the rights of Albanians in Serbia and Serbs in Kosova.

 

We understand that there are bigger and more dangerous problems in the world that the US must deal with, such as the war in Ukraine and Gaza, but the problem in the Balkans is related. All these problems are caused by the “axis of evil” countries, Russia, Serbia, China, North Korea, Iran, Syria, Hezbollah and Hamas. Russia is especially interested in using Serbia to open a new conflict in the Balkans so that the war in Ukraine becomes easier for them.

Agim Aliçkaj,

Member of the Executive Board of AACL

Bronxville, NY, On September 16, 2024

 

Mesazh nga Papa Françesku në 10-vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri- Nga FRANK SHKRELI

Disa burime kombëtare dhe ndërkombëtare lajmesh kanë njoftuar ditët e fundit për një takim në Tiranë që është jo aq i jashtzakonshëm sepse është hera e katërt që mbahet një takim i tillë ndërkombëtar mesdhetar – më heret takime të tilla janë mbajtur në Bari, në Firence dhe në Marseille – por ndoshta dallohet për nga përmbajtja, temat që po diskutohen dhe sidomos për nga pjesëmarrja. (#MED24Tirana –#med24tirana #tiranacity –Losservatore Romano, Vatican news, Radjo Vatikani e tjera).

Takimi MED24 i të rinjve nga disa shtete të Mesdheut, sipas lajmeve, nga Maroku, Algjeria, Tunizia, Egjipti, disa vende të Lindjes së Mesme, Turqia, Armenia, Gjorgjia, Rumania, Greqia, Kroacia, Kosova, Malta, Franca, Italia, Spanja dhe Shqipëria. Të rinj me përkatësi fetare e kulturore të ndryshme po diskutojnë dhe po reflektojnë (nga 15-21 shtator) mbi kulturën e dialogut, paqës dhe drejtësisë në të ardhmen, në vendet e brigjeve të Mesdheut – “Mare Nostrum”, por dhe Detit të Zi — me temën: “Shtegtarë të shpresës. Ndërtues të paqës”.

Duket se Shqipëria mund të jetë përzgjedhur për një takim të kësaj natyre si një vend që tani konsiderohet, botërisht, të pakën për nga bashkjetesa fetare, e njohur tanimë, në radhët e shqiptarëve, si një vend vlerash bashkjetese e tolerance fetare. Pritet që të rinjt nga vendet mesdhetare, gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë e Shqipëri, të përjetojnë vlerat e diversitetit fetar dhe jetesës në paqë midis feve të ndryshme në trojet shqiptare. Përveç të rinjve nga këto vende të lartëpërmendura, thuhet se po marrin pjesë edhe ipeshkvinj të këtyre vendeve me qëllim që të inkurajohet dialogu dhe bashkpunimi midis udhëheqësve fetarë dhe përfaqësuesve të rinisë, të mbledhur këto ditë në Tiranë, nga vendet mesdhetare – për të folur mbi sfidat e përbashkëta por edhe mbi mundësitë për krijimin e një hapësire ose atmosfere për një kulturë më të madhe solidariteti midis tyre, me qëllim promovimin e paqës dhe shpresës në vendet që përfaqësohen në MED 24, në kryeqytetin e shqitarëve.

Njoftohet gjithashtu se përveç Tiranës, pjesmarrësit në MED24 do të vizitojnë edhe Shkodrën e Fierin, ku do të informohen për krimet e komunizmit kundër fesë dhe klerikëve, në përgjithsi, nga regjimi totalitar sllavo-bolshevik dhe do të takohen edhe me përfaqsues institucionesh të Shqipërisë, nga të cilët do të informohen edhe për rolin që luan Shqipëria në promovimin dhe ruajtjen e paqës në rajon dhe në Mesdhe.

Në takimin e vitit të kaluar (MED23) në Marsej të Francës, kishte marrë pjesë edhe Papa Françesku, por ndonëse ai gjëndet në vizitë në disa shtete të Azisë jugore, udhëheqsi i Kishës Katolike, iu dërgoi një video mesazh pjesmarrësve shqiptarë dhe të huaj në takimin MED24 në Tiranë, duke shënuar kështu edhe 10-vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri – e para vizitë e tij në një vend evropian, si udhëheqsi shpirtëror i Kishës Universale Katolike. Papa Françesku iu drejtua pjesëmarrësve të takimit MED24 në Tiranë me temën “Shtegtarët e shpresës, Ndërtues të Paqës” –paqeja ndërtohet – indiferenca vret — me një videomesazh: Videomesazh i Papës për Med24 në Tiranë: paqja ndërtohet, indiferenca vret – Vatican News.

Image

Takimi Med 24 në Tiranë po mbahet nën kujdesin e Sh.T Imzot Arjan Dodaj i Arkipeshkvisë Tiranë-Durrës

Foto galeri

Në fjalën e tij, Papa iu drejtua të rinjve pjesëmarrës në MED24 në Tiranë, duke iu referuar, fillimisht, martirëve të fesë nën regjimin diktatorial komunist, duke i porositur të rinjt: “Të dini të ecni në gjurmët e martirëve.

Guximi i tyre është dëshmi e gjallë, që mund të frymëzojë më shumë impenjimin tuaj për t’i rezistuar gjithë dhunës, e cila e shpërfytyron njerëzimin, siç bëri e Lumja Marie Tuci, kur ishte vetëm njëzet e dy vjeç”.

Image

Marie Tuci, simbol i vuajtjeve dhe martirizimit nën regjimin komunist të Shqipërisë –“simbol i guximit dhe i dëshmisë së gjallë”, ashtu e cilësoi Papa Françesku, martirën mirditore.

Foto galeri

Papa Francesku vazhdoi të përshëndesi pjesëmarsit e takimit MED24 në Tiranë, duke iu referuar atyre si, “Të dashur miq, të dashur të rinj shqiptarë dhe mesdhetarë”. Ai u kujtoi atyre vizitën e tij në Shqipëri dhjetë vjet më parë. “Është gëzim për mua t’ju shoh të mbledhur në Tiranë, dhjetë vjet pas vizitës sime në vendin tuaj të dashur, më 2014: Nuk harroj, eh!, dhe më kujtohet ai udhëtim i paharruar, gjatë të cilit munda të takoj popullin tuaj, një popull me shumë fytyra, por i bashkuar nga guximi. Siç u thashë atëherë të rinjve, “Ju jeni brezi i ri i Shqipërisë”, Tiranë, 21 shtator 2014). Shtoj sot, të dashur të rinj nga pesë brigjet e Mesdheut: ju, brezi i ri, jeni e ardhmja e rajonit të Mesdheut”, u tha Papa Françesku të rinjve shqiptarë dhe atyre nga mesdhetarë, të mbledhur në Tiranë deri më 21 shtator, 2024.

“Jemi të gjithë shtegtarë të shpresës”, vazhdoi Papa mesazhin e tij drejtuar të rinjve në takimin MED24 në Tiranë, “duke ecur në kërkim të së vërtetës dhe duke e jetuar fenë përmes ndërtimit të paqës. E paqja duhet ndërtuar…Zoti i do të gjithë njerëzit dhe nuk bën dallim mes nesh. Vëllazërimi ndërmjet pesë brigjeve të Mesdheut, që ju po e krijoni, është përgjigjja – përgjigjja! – përgjigjja më e mirë, që mund t’u japim konflikteve dhe indiferencave, që vrasin. Sepse indiferenca vret! Mësoni së bashku të interpretoni shënjat e kohës. Kundrojeni larminë e traditave tuaja si pasuri, një pasuri e dëshiruar nga Zoti. Uniteti nuk është uniformitet, dhe ndryshimet mes identiteteve tona kulturore dhe fetare janë dhuratë e Zotit. Rrituni në respekt të ndërsjellë, siç dëshmojnë paraardhësit tuaj”, ka thenë ndër të tjera Papa Françesku në mesazhin e tij të martën në takimin MED24 në Tiranë.

Image

Foto e disa pjesëmarrësve në MED 24 në Tiranë, Foto: L’Osservatore Romano

Foto galeri

Papa Françesku përfundoi mesazhin e tij drejtuar të rinjve shqiptarë dhe mesdhetarë në takimin e Tiranës duke i porositur që të kujdesen për Mesdheun, brigjet e të cilit i bashkojnë: “Mesdheu ju bashkon, ju bashkon si një kopsht i bukur për t’u kultivuar.

Ruajeni frymën e shërbimit në të gjitha rrethanat, kujdesuni për çdo krijesë, që u është besuar duarve tuaja…të jeni shtegtarë të palodhur të shpresës dhe të ndiqni shenjat e Zotit, në mënyrë që Mesdheu të rigjejë fytyrën e tij më të bukur: atë të vëllazërimit dhe të paqes.

Image

Pjesëmarrsit e rinj 20-32 vjeç, që vijnë nga të pesë brigjet e Mesdheut dhe kanë fe e kultura të ndryshme në takimin MED24 në Tiranë duke dëgjuar video-mesazhin e Papa Françeskut

 

E të mos jetë më varrezë”, ka përfunduar Papa Françesku porosinë e tij për të rinjt shqiptarë, në 10-vjetorin e vizitës së tij në Shqipëri, por edhe drejtuar përfaqsuesve të rinisë nga vendet mesdhetare të mbledhur këto ditë në Tiranë, për takimin e radhës, MED24 kushtuar temës: “Shtegtarë të shpresës, ndërtues të paqes” — në shërbim të drejtësisë dhe paqes, si themele për të ardhmen e Mesdheut ose –Mare Nostrum– Deti ynë, siç e kanë quajtur dikur romakët e vjetër.

Shqipërinë do ta mbroj edhe pas vdekjes- Nga AUREL DASARETI

PS: Përshëndetje të dashur bashkatdhetarë, letrën e mëposhtme e shkrova në muajin maj 2013. Ky është një reflektim, me fjalë të tjera për të menduar mirë gjërat, për të gjetur shkaqet dhe arsyet për diçka, të vërtetën e asaj që kam thënë para 11 vjetësh. Këtë e kërkon gjendja kritike në Kosovë, e cila sa vjen e përkeqësohet.

***

Shkaqet e problemeve te shqiptarët janë prodhimi i shkatërrimit të sistemit të vlerave, sjelljet destruktive të njerëzve të pa perspektivë janë pasojat.

”Serbia do të provojë të bëjë shumë manovra për të penguar zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel – do të ketë hezitime, përpjekje për bllokimin e planit për zbatim, do kërkohen bisedime të reja, ku gjithashtu do të shtrohen kërkesa të reja dhe kërkesa të tjera për koncesione të reja”.

Kështu tha në një intervistë ekskluzive për transmetuesin publik publicisti, gazetari dhe eksperti më i njohur gjerman për çështjen e Ballkanit, Erich Rathfelder. Sa i përket Kosovës, ende nuk është përjashtuar rrezikun që kanoset nga krijimi i një republike serbe në Veri të Kosovës, sipas modeli të Bosnjës”- thotë Rathfelder.

”Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka thënë sot se marrëveshja e nënshkruar mes kompanisë amerikane dhe Qeverisë serbe për Trepçën, është cenimi i integritetit territorial të Kosovës.”

Lëvizja Islame për Bashkim kërcënon qeverinë e Kosovës me protesta të ashpra, në rast se nuk merr masa për heqjen e nenit që ndalon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla dhe institucione publike.

Por, kjo lëvizje ka dalë në një konferencë edhe me kërkesa të reja. Tani kërkohet ndryshimi i disa fragmenteve në literaturën mësimore ku feja islame paraqitet si fe e dhunshme.

Ata kërkojnë ndryshimin e disa teksteve në librat e historisë dhe kjo pasi sipas tyre janë paraqitur të dhëna të padrejta dhe fyese ndaj fesë islame.

Për më tepër, kjo lëvizje kërkon që besimtarëve myslimanë t’ju lejohet falja e namazit nëpër ambiente publike dhe trajtim të veçantë për qytetarët myslimanë në spitale dhe qendra të mjekësisë familjare.

Kjo lëvizje, e cila së fundmi është shndërruar në parti politike, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që t’u vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë të cilët aktualisht jetojnë në Siri. Madje, ata kërkojnë nga qeveria që të japë ndihma financiare për të ndihmuar shtetin sirian.

***

BE për t`ia hequr Rusinë Serbisë, bën shantazh ndaj hajnave të korruptuar, sidomos Hashim Thaçit që në negociatat e Brukselit të pranojnë gjithçka që Serbia propozon për Kosovën. (SHANTAZH): Shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme prej tij, duke e kërcënuar se do të zbulohet një e fshehtë që e dëmton, se do të rrezikohet ai vetë a një i afërm i tij etj.; frikësim që i bëhet dikujt për ta mposhtur, për ta përkulur dhe për ta detyruar të veprojë në dobi të një tjetri; mjeti a mënyra që përdoret për këtë qëllim.

Hashimi nuk brengoset por zgërdhihet kur e kritikojnë për tradhti. Negociatat ”teknike” në Bruksel, ishin vetëm politike, të ndahet Kosova, t`i mundësohet Serbisë statusi i kandidatit për në BE e asgjë mirë për ne. Hashimi (me kompani) i ka gënjyer shumë dhe shpesh shqiptarët, pse t`i besojnë më një gënjeshtari? Këta mafioz nuk e kanë ndryshuar as qëllimin e as qëndrimin.

U amputua nga trupi i gjymtuar edhe një pjesë e tokave arbërore, Mitrovica – Trepça; Hashim Thaçi ua dhuroi çetnikëve të Daçiçit 15 vjet pas masakrimeve të 20.000 shqiptarëve nga çetnikët e Milosheviçit. Serbia nuk do ta fillonte luftën (1998-99) sikur Hashimi qysh atëherë ta dhuronte Mitrovicën; do të kurseheshin viktimat, ofendimet, maltretimet dhe shkatërrimet.

Qeveria marionete e Kosovës është pjesëmarrëse/fajtore edhe për pisllëqet e këtij bërllokut islamik që 15 vjetët e fundit qelbëson vendin. Siç shihet, miqtë e jashtëm të Kosovës, ia kanë kthyer shpinën asaj dhe ka shumë gjasa që gjithë Kosova t`i kthehet Serbisë sepse:

Perëndimi nuk do të lejojë një shtet islamik në zemër të Evropës.

Shqipëria dhe Kosova janë shtete laike. Secili mund të beson në çka të donë por me ligj nuk lejohet që feja të politizohet. Feja mbetet vetëm çështje private e individit.

Armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm akoma orvaten t`i keqpërdorin institucionet fetare si mjete për të sjellë përçarjen dhe shkombëtarizimin e shqiptarëve. Duhet kundërshtuar menjëherë orvatjet e klikave të huaja për t`i përçarë shqiptarët sipas feve, duke ngritur besimet fetare “në parim kombësie” dhe duke u përpjekur t`i presin hovin zgjimit të ndjenjave tona kombëtare.

Qeveria e Kosovës mundet automatikisht të ushtroj autoritetin e vet politik për shpërbërjen e Lëvizjes talibane “Bashkou”, burgosjen e agjentëve të huaj Shefqet Krasniqit dhe Fuad Ramiqit, dëbimin në Afrikë dhe Azi të “shoqatave bamirëse”. Por, Thaçi, Jahjaga, Kuçi dhe tradhtarët tjera nuk e kryejnë obligimin e tyre ligjor. Një autoritet politik është një organizatë që mund të miratojë dhe të zbatojë ligjet për një territor të caktuar. Qeveria e Kosovës e ka obligim të mbrojë sovranitetin edhe ashtu të brishtë të Kosovës. Por laviret heshtin. Sovraniteti është e drejtë ekskluzive për të ushtruar autoritetin suprem mbi një regjion gjeografik ose një grup të njerëzve, të legjitimuara në të drejtën ndërkombëtare të një shteti. Sovraniteti i referohet burimit të rëndësishëm të autoritetit në një shoqëri, për krijues të lartë dhe përfundimtar vendimesh.

Suni myslimanët e rëndomtë, sidomos në Evropën Perëndimore (emigracioni nga Afrika/Azia) janë shumë të shqetësuar rreth asaj se si vehabizmi ka filluar të futet në vende gjithnjë e më shumë duke përdorur donacione të mëdha. Vehabistët blejnë pozicione, respekt dhe ndikim. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Qëllimi përfundimtar i vahabistëve, është për të themeluar një Kalifat, dmth një shtet islamik i qeverisur nga ligji i sheriatit.

Në Evropën Perëndimore ata kanë ndërtuar xhami të shumta të financuar nga fonde saudite, të paguara nga mbreti Abdullah, por edhe të aktorëve tjerë. Nga anëtarët e këtyre xhamive kanë dalë grupe islamike radikale që janë në rritje.

Kohet e fundit përfaqësuesit e këtyre grupeve islamike kanë tronditur gjithë opinionin evropian, sidomos atë zviceran sepse këta barbarë me ide mesjetare, haptazi, në rrugë, radio, TV etj përkrahin ligjin e sheriatit, faqet më errëta të këtij ligji primitiv.

Dhe, këta njerëz kryesisht nuk janë emigrant aziatik apo afrikan të ardhur nga pjesë të tjera të botës. Jo. Këta janë njerëz të racës së bardhë, zviceran etnik që janë konvertuar në Islam. Ata pastaj kanë studiuar një periudhë të gjatë në Arabinë Saudite dhe janë kthye në Zvicër si wahabist të edukuar në versionin më brutal të islamit.

Askush nuk duhet të besoj se dikush i jep falas me milion euro, dollar për të ndrequr xhami dhe objekte tjera fetare për shqiptarët e trojeve etnike. Këto ”dhurata” nuk janë dhurata por korrupsion për degjenerimin e kombit shqiptar dhe shkatërrimin e vendit. Kjo duhet të parandalohet. Këso ndikimesh të fëlliqura ne nuk duhet të lejojmë.

Por nuk është vetëm Arabia Saudite që na jep ”dhurata”, janë të gjitha ato shtete myslimane që operojnë lirisht në tokat arbërore me qëllime djallëzore. Ata flasin dhe maskohen pas lirive fetare, por fshehin faktin se ajo është një shpikje moderne e njerëzve që duan pushtetin fetar për të shtypur. Ka ardhur koha për t’u përballur me versionin radikal të Islamit, të largohen menjëherë misionaret e huaj ”fetar” dhe të burgosim islamikët radikal shqipfolës, duke filluar prej hoxhallarëve agjent antikombëtar të paguar nga qarqet e errëta afrikane-aziatike që synojnë instalimin e Sheriatit islamik në tokat arbërore.

Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

Aktet mafioze të qeveritarëve të Kosovës janë të drejtuara kundër Sovranitetit, sigurisë shtetërore dhe pavarësisë së një pjese të Shqipërisë natyrale.

Ligji është për t’u ndjekur. Mjerisht, në trojet e arbrit, ligjin, pik së pari nuk e ndjekin ata që e përpilojnë; i kanë privatizuar funksionet shoqërore. Kjo ka rezultuar në shkatërrimin e vlerave te popullata, sidomos rinia e varfër, në mungesë të perspektivës, rekrutohet shumë lehtë në radhët e ushtarëve taleban të Krasniqit dhe Ramiqit.

Shqiptarët e trojeve etnike, janë viktimat e psikopatëve dhe narcisëve (qeveritarëve/politikanëve aktual në pushtet) të cilët më tepër se dy decenie janë duke i manipuluar, gënjyer, mashtruar ata. Më brengosën fakti se kombi të cilit i takoj është veçanërisht i prekshëm ose ka prirje për t`u bërë viktimë e kodoshëve të pistë, flijohen për interesat e tyre. Psikopatët dhe narcisët për të mbajtur me çdo kusht postet e tyre të pamerituara, e bëjnë pastrimin e trurit të viktimave. Si rrjedhojë, trutë e viktimave që jetojnë në halucinacione janë të mbushur me shpresa të rrejshme.

***

Konflikti vjen nga fjala latine conflictio që do të thotë përplasje.

Definicionet për konfliktet:

1) Një konflikt është përplasja midis interesave, vlerave, veprimeve apo drejtimeve.

2) Konfliktet mund të përshkruhen si një proces në të cilin respekti për dinjitetin njerëzor gradualisht zvogëlohet dhe çojnë në situatë ku palët e përfshira trajtojnë njëri-tjetrin më shumë si objekte sesa si qenie njerëzore.

3) Një situatë ku një ose më shumë njerëz ndihen të frustruar, bllokuar ose irrituar nga një ose më shumë gjëra të natyrave të ndryshme.

(PS: Frustrimi – është një reagim emocional (zemërim, zhgënjim) që ndodh kur sjellja e drejtuar nga qëllimi pengohet).

Konflikti nuk është e njëjtë si mosmarrëveshje. Konflikti është diçka që zhvillohet me kalimin e kohës dhe ku palët përpiqen të pengojnë njëri-tjetrin për të përmbushur nevojat e tyre. Një luftë apo përplasje. Palët kanë vlera të ndryshme dhe të përpiqen t’i aplikojnë ato për njëra-tjetrën.

Arsyet e konflikteve:

Sipas studimeve të mia ekzistojnë katër lloje konfliktesh të ndryshme:

1) Konflikti i vlerave

2) Konflikti i nevojave

3) Konflikti i vlerësimeve

4) Konflikti i roleve-/pushtetit

Konfliktet mund të jenë pozitive ose negative, të fshehura ose të dukshme, të mëdha dhe të vogla, të rëndësishme dhe të parëndësishme.

Njeriu ka role dhe interesa të ndryshme në jetë. Dallime të tilla janë të natyrshme, domosdoshme, efektive, të shëndetshme dhe konstruktive. Është pothuajse e pamundur për tu zhvilluar pa kontradikta dhe diskutime. Prandaj, është e lehtë për të prodhuar ide të reja dhe sfida. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet mund të jenë të shpeshta, por jo domosdoshmërish, të çojnë në konflikte. Konfliktet lindin kur dallimet janë të dukshme. Konfliktet janë një pjesë e natyrshme e jetës së përditshme.

Perceptimet e ndryshme të realitetit dhe rolet, mungesa e respektit, apo qëllime të ndryshme dhe interesat janë disa nga arsyet e shumta për konflikte. Kontradikta dhe mosmarrëveshja në vetvete nuk është e mjaftueshme për të krijuar një konflikt. Prandaj është e rëndësishme për të mbajtur kontradiktat e një niveli faktik, të arsyeshëm.

Rezultati i mundshëm i konfliktit:

Konfliktet zakonisht mbeten në një nivel të ulët, pa të vrarë apo plagosur. Mospërputhje të tilla mund të vazhdojnë gjatë shumë viteve. Megjithatë, konfliktet dhe përplasjet e dhunshme janë një tipar i dukshëm në lajme. Dhuna fizike është shpesh rezultat i konfliktit, por ajo gjithashtu mund të jetë një hakmarrje e dhunës apo kërcënimeve të dhunës. Shumë konflikte ndërkombëtare janë rezultat i dhunës spirale në të cilin shkaku është i paqartë. Lufta mund të ketë motive fetare, shoqërore ose ekonomike të shkaktuara nga një konflikt i vogël.

Bashkësia botërore është duke u përpjekur për të ndihmuar në situata ku një konflikt duket se është ngulitur në mesin e organizatave të tjera ndërkombëtare. OKB është krijuar në vitin 1948 për të siguruar paqen, “Të gjithë Anëtarët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore në një mënyrë të tillë që paqja ndërkombëtare dhe sigurimi të mos vihet në rrezik.”

Konfliktet e njohura:

Lindja e Mesme – në mes hebrenjve dhe palestinezëve

Irlanda Veriore – mes protestantëve dhe katolikëve

Turqia – mes rebelëve kurdë të PKK dhe turqve

Bosnja – ndërmjet serbëve dhe myslimanëve

Kosovë – ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve

Zgjidhja e Konflikteve

Rezultatet e mundshme të një konflikti mund të jenë:

• Një palë fiton

• Të dy palët heqin dorë

• Palët bëjnë kompromis

• Palët gjejnë një zgjidhje kreative

Personalisht mund të argumentoj se vetëm negociatat dhe dialogu mund të çojë në një zgjidhje paqësore. Referencë për rregullat, gjykimet apo fitim / humbje situatat çojnë në një zgjidhje jo-paqësore (luftë).

***

Plani i Ahtisarit ishte shumë i dëmshëm për Kosovën, ne e gëlltitëm si kompromisin e fundit. Por, qeveria marionete e Kosovës, i ka bë edhe me mijëra kompromise të tjera Serbisë, apetitet e së cilës nuk ngihen. Serbia fashiste/naziste/terroriste e ka kuptuar se impotentët shqipfolës janë shakaxhinj, japin gjithçka që ajo u kërkon. Kjo tradhti nuk kalon më.

Çdo qenie njerëzore, për aq sa është një person dhe ka një fytyrë, ka edhe një fat të vetin, të paracaktuar dhe të bashkëlindur, madje shpesh duket sikur ai vetë e ka zgjedhur fatin, nga siguria me të cilën bën dhe jeton atë që është paracaktuar për të.

Nuk duhet filluar nga fundi, nga format e regjimit dhe metodat politike, por nga fillimi, nga ndërtimi i personalitetit, nëse duam të kemi njerëz dhe ndërgjegje që na garantojnë të ardhmen.

Shqiptarët duhet ta dinë se për t`iu shmangur konflikteve lypset kompromise, por asnjëherë nuk mundemi e as që guxojmë të bëjmë kompromis me të vërtetën.

Anijet nuk ndërtohen të mbeten në limane por të lundrojnë në det.

Shqiptarët në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024- Nga Frank Shkreli

 

“Demokracia nuk ka të bëj vetëm me qeverisjen nga shumica, por edhe me mbrojtjen e pakicës” (Albert Camus)

 

Guterres, shtoi se, liritë në përgjithësi po gërryhen, hapësira për pjesëmarrje qytetare po ngushtohet, ndërkohë që polarizimi po intensifikohet, ndërsa mosbesimi po rritet. Për fat të keq, duket se kjo deklaratë tingëllon si deklarata paralajmëruese të mëparshme, që tregon se zhvillimet demokratike në botë dhe problemet e demokracisë po shtohen.

Me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), në vitin 2007, ka shpallur 15 Shtatorin e çdo viti si Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, për t’u kujtuar të gjitha shteteve, anë e mbanë botës, nevojën e theksuar dhe të vazhdueshme për mbrojtjen dhe promovimin e demokratizimit të shoqërive të ndryshme të botës, si edhe për të theksuar rëndësinë e zhvillimit dhe të respektimit të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të çdo individi, kudo në botë.

Me rastin e miratimit të rezolutës, Asamblea e Përgjithshme ka ritheksuar se demokracia është një vlerë universale, e “bazuar në shprehjen e lirë të popujve për të vendosur vetë sistemet e tyre politike, ekonomike, shoqërore e kulturore, si edhe për të vendosur, lirisht, pjesëmarrjen e tyre në të gjitha aspektet e jetës’’ politike.

Si çdo vit tjetër, në të kaluarën, edhe sivjet në këtë ditë, OKB-ja u bën thirrje vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, organizatave ndër-qeveritare dhe atyre jo-qeveritare, si edhe individëve dhe medias në mbarë botën, që të shënojnë këtë ditë në mënyra të përshtatshme festimi e përkujtimi, për secilin vend – ashtuqë të përforcohen dhe të shtohen programet kombëtare dhe ndërkombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë, botërisht. Në mesazhin e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë për 2024, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, nënvijoi se “Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është një mundësi për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të fjalës së lirë, lirive civile dhe shtetit të së drejtës; llogari-dhënjen nga institucionet qeveritare si dhe mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut.” Kjo, shtoi udhëheqësi i OKB-së, është, veçanërisht, “me rëndësi në një vit, kur më shumë se 50 vende, që përfaqësojnë gjysmën e popullsisë globale mbajnë zgjedhjet e radhës”. Guterres, shtoi se, megjithkëte, këto të drejta dhe vlera universale po sulmohen në mbarë botën, liritë në përgjithësi po gërryhen, hapësira për pjesëmarrje qytetare po ngushtohet, ndërkohë që polarizimi po intensifikohet, ndërsa mosbesimi po rritet. Për fat të keq, duket se kjo deklaratë tingëllon si deklarata paralajmëruese të mëparshme, që tregon se zhvillimet demokratike në botë, jo vetëm që nuk po përmirësohen, por problemet e demokracisë po shtohen.

Ndër 50-vendet që do mbajnë zgjedhje vitin që vjen janë edhe Shqipëria e Kosova. Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, 2024, do duhej që të shërbente edhe për dy shtetet shqiptare si një kujtesë e radhës mbi nevojën e vazhdueshme që parlamentet dhe qeveritë në Tiranë dhe në Prishtinë të përqendrohen, seriozisht, mbi promovimin e demokracisë së vërtetë, me zgjedhje të lira e të ndershme, përfshirë realizimin e objektivave, siç janë, pjesëmarrja aktive e shoqërisë civile në jetën politike, mbajtja e pakontestueshme e zgjedhjeve të lira dhe të drejta, mbështetja e partive efektive politike, përfshirë opozitën, objektiva këto, të cilat si prioritet kanë mirëqenjen e popullit, pa dallime politike, dhe jo interesat e tyre personale dhe partiake të një grupi ose një tjetri.

Sepse, demokracia e vërtetë siç ka thenë filozofi francez, Albert Camus, si vlerë dhe si ideal, “nuk ka të bëj vetëm me qeverisjen nga shumica, por edhe me mbrojtjen e pakicës”, (Albert Camus). Ky citat, sipas shumë, ekspertëve politikë, përmbledh thelbin e demokracisë së vërtetë.  Ai përcjell idenë se demokracia nuk ka të bëjë vetëm me sundimin e shumicës, ku dominojnë vendimet, apo preferencat e grupit më të madh politik në një vend. Ndryshe nga kjo, ai nënvizon edhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave, lirive dhe interesave të grupeve dhe partive minoritare. Me fjalë të tjera, një demokraci e vërtetë siguron që zërat e pakicës të mos mbyten nga shumica. Camus synon të parandalojë tiraninë e shumicës, ku pushteti i shumicës është absolut dhe i padiskutueshëm, duke çuar në shtypjen e mundshme të pakicës, por edhe një pjese të madhe të votuesve. Kjo vlen, jo vetëm për Shqipërinë e Kosovën, por për cilindo vend, përfshirë ato më një kulturë e histori demokratike më të gjatë, siç janë Shtetet e Bashkuara.

Për fat të keq, ndonëse kanë kaluar 35-vjet nga shembja e Murit të Berlinit, shqiptarët gjënden, gjithnjë, në fazat fillestare të zhvillimit të tyre demokratik. Klasa politike shqiptare, më duket se nuk është e vetdijshme, ose ndoshta nuk do t’ia dijë për punën e madhe, që nevojitet për vendosjen e demokracisë së vërtetë, shtetit të ligjit, për luftën kundër korrupcionit, për transparencën dhe përgjegjësitë politike ndaj votuesve si edhe për nevojën e domosdojshme për të ndërmarrë ndryshime të gjithanshme të sistemeve politike dhe ekonomike. Jam i bindur se klasa politike shqiptare e tri dekadave të kaluara është e vetdijshme e dështimeve politike dhe ekonomike, të cilat po prishin shpresat e shqiptarëve për një demokraci të mirëfilltë.  Zhgënjimet e shqiptarëve nga mungesa e demokracisë së vërtetë – në këtë Ditë Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024 – për fat të keq, po pasqyrohen në boshatisjen masive të trojeve shqiptare. Kjo nuk është demokracia, as Shqipëria demokratike që duan shqiptarët, përndryshe do të rrinin në vendin e vet.

Ka 10-15 vjet, që në atë mënyrë time më modeste, jam munduar të paralajmëroj se mungesa e demokracisë së vërtetë në trojet shqiptare, herët ose vonë, do të çonte në prirje autoritare të qeverisjes dhe në parlamente që nuk janë pasqyrë dhe shprehje e vullnetit demokratik të popullit dhe që nuk luajnë rolin kyç në ndërtimin e institucioneve demokratike. Dhe se më në fund: “Demokracia nuk pret”. 

Ka 10-15 vjet, që në atë mënyrën time më modeste, jam munduar të paralajmëroj se mungesa e demokracisë së vërtetë në trojet shqiptare, herët ose vonë, do të çonte në prirje autoritare të qeverisjes dhe në parlamente, që nuk janë pasqyrë dhe shprehje e drejtë për drejtë e vullnetit demokratik të popullit dhe që nuk luajnë rolin kyç në përkrahjen dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike. Dhe se më në fund: “Demokracia nuk pret”.

Fan Noli në një artikull me titull, “Komedia e partive dhe rreziku që qëllon në derë të theatrës”, botuar 100-vjet më parë, në gazetën “Dielli”, (në nëntor të vitit 1924), ka kritikuar partitë dhe politikanët e kohës në Shqipëri për gjendjen e krijuar atje, një shekull më herët, duke thënë se: “Në qoftë se anarkia që mbretëron në Shqipëri, vazhdon edhe ca kohë, atëherë optimizmi s’ka vend dhe trembem se diç do ngjasë.” Njëkohësisht, Noli ka shprehur shpresën se, të “Vetëquajturve ‘udhëheqës’ do t’u vijnë mëndtë dhe punët do shtrohen”. Kanë kaluar 100-vjet nga fjalimi i Nolit, mbi 5 anarkitë mbajtur në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 1924, por që tingëllon, njësoj, aktual edhe sot për të gjithë politikanët shqiptarë, pa dallim partie a niveli, kudo në trojet shqiptare, të cilët siç thoshte Noli e përdorin politikën, jo si një udhë, por si një qëllim dhe që përdorin çdo mjet, të ndershëm e të pandershëm, për t’ia arritur qëllimeve të tyre që shpesh duken se nuk janë në interesin dhe në të mirën e përbashkët kombëtare. Urojmë që këta “udhëheqës” do të ndërpresin tragji-komeditë e tyre politike dhe të mënjanojnë rrezikun, që siç shprehej Noli, të mos i vihet “kazma Shqipërisë” dhe shqiptarëve.

Ashtuqë, klasa politike aktuale shqiptare, pozitë dhe opozitë, për hir të interesave kombëtare të shqiptarëve, të angazhohet me respekt për njeri tjetrin, për një demokraci të vërtetë, në mbrojtje të vlerave të lirisë e demokracisë, jo vetëm sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 2024, por për çdo ditë të jetës së tyre publike në shërbim të popullit. Mos kini frikë nga e ardhmja dhe mos t’u mbajë peng e kaluara, kur është fjala për Demokracinë e Vërtetë, për një komb aq dinamik të bashkuar në liri, demokraci të vërtetë dhe pavarësi. Një komb si shqiptarët, i cili i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitetet , në nivel ekonomik, politik dhe intelektual, për të realizuar ëndrrën e rilindësve të shekullit të kaluar dhe për të plotësuar të gjitha nevojat dhe aspiratat e të gjithë shqiptarëve sot, për një jetë më të mirë.

Jo rrugëve të botës, por aty në trojet shekullore të stërgjyshve të tyre, në liri dhe demokraci të vërtetë, për veten dhe familjet e tyre dhe në paqe e siguri me të tjerët. Ky është edhe mesazhi i Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë për të kujtuar dhe theksuar rëndësinë e demokracisë së vërtetë në nivel global; si një kujtesë se demokracia duhet promovuar dhe mbrojtur nga të gjithë brezat. Pasi nëse jo, siç ka thënë dikur ish-Presidenti amerikan, Ronald Reagan: “Demokracia mund të zhduket shumë kollaj brenda një brezi, prandaj është i nevojshëm një angazhim aktiv dhe serioz në vazhdimësi nga shtetet individuale, nga ana e organizatave ndërkombëtare, nga shoqëria e vërtetë civile dhe nga vet populli për të mbrojtur dhe promovuar Demokracinë e vërtetë në botë, çdo ditë e moment, dhe jo vetëm në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Sepse DEMOKRACIA NUK PRET!

Pushteti okupator serb e kupton vetëm forcën- Nga AUREL DASARETI

Uh! Evropë, ti kurva e motit – janë gjyshërit e juaj që e copëtuan dhe viktimizuan Shqipërinë tonë, për të afruar Serbinë dhe larguar nga vetvetja Rusinë. E tani, ju nipërit e të mallkuarve, si “demokratë” dhe “luftëtarë për të drejtat e njeriut” që qenkeni, nuk i përmirësoni por vazhdoni mëkatet e tyre.

***

Diskriminoni, ofendoni dhe nënçmoni gjithçka shqiptare, na trajtoni si qytetarë të dorës së dytë, dhe kur na nënçmoni dhe ofendoni thoni “kjo është liria e shprehjes,” dhe kur ne e ngremë zërin e mbrojtjes thoni se ajo ishte “gjuha e urrejtjes”. Këto janë porosi të hipokrizisë, këto janë standardet e dyfishta, kjo është një përpjekje e përhershme e tyre për robërimin e mëtejshëm tonin. Për ne një standard, për pushtuesit sllavo-ortodoks dhe grek një standard tjetër. Racizmi i tyre i fundit nëpërmjet vendimit skandaloz të UEFA-s kinse shqiptarët ishin fajtorë për terrorizmin serb duhet të na bashkon. Albanophobia: Tregon armiqësinë shekullore apo urrejtjen patetike të fqinjëve sllavo-ortodoks ndaj Shqiptarëve dhe Shqipërisë; paragjykimet, diskriminimin dhe keqtrajtimin, veçanërisht ndaj shqiptarëve të okupuar. Ajo ka formën e racizmit të egër dhe fashizmit; është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race më e ulët, inferiore. Ndjenjat antishqiptare te serbët dhe “maqedonët” janë reflektuar edhe në përdorimin e emrit “Shiptari” (në vend të “Albanci”), e cila konsiderohet ofenduese për shkak të konotacioneve negative në gjuhët e tyre. Albanophobia në Serbi filloi të ritet në fillim të shekullit 20 dhe është e lidhur ngushtë me qëllimet e politikës së jashtme të Mbretërisë Serbe që përmes territorit shqiptar (Porti i Durrësit) të dal në detin Adriatik. Për këtë qëllim, shtypi serb kishte përhapur dezorientime për shqiptarët, si “të egër” të paaftë për jetë shtetërore të pavarur. Edhe shumë shkencëtarë serbë përpara krijimit të Shqipërie së pavarur në 1912, u përpoqën për të treguar paaftësinë e shqiptarëve për të krijuar shtetin e tyre, duke argumentuar se “fiset” shqiptare nuk kanë nevojë për shtet dhe as aftësinë për të ruajtur popullin e tyre dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për tutor (mbikëqyrës). Konsideronin se vetëm ndikimet kolonialiste, apo me përfshirjen e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësoheshe trajnimi i tyre për jetën e civilizuar. Gjatë Luftërave Ballkanike, shtypi racist në Serbi me muaj dhe vite përhapi mendime të shtrembëruara ndaj popullit shqiptar, duke nxitur te serbët urrejtjen kundër “Arnautëve të egër”, duke fshehur barbarizmat që ushtria serbe ka kryer kundër tyre…

Pas trazirave në Kosovë në vitin 1981, Serbia filloi një propagandë të organizuar gjoja të gjenocidit ndaj serbëve në Kosovë (Raportet e përdhunimit masiv të femrave serbe, emigrimit serb nga Kosova etj).

Fashistët serb, largimin e vullnetshëm të serbëve nga Kosova e shfaqën si rezultat i presionit dhe si konfirmimin e padrejtësive të mëdha që kinse shqiptarët kryejnë ndaj tyre. Në mes të viteve 1980, gjuha e urrejtjes në mediat serbe fokusohet mbi shqiptarët. Së bashku me emrin shqiptar përdorin fjalët plotësuese: “gjenocid”, “shtypja”, “banditizmi”, “përdhunim”, kështu që përmendjes së shqiptarëve në fjalimin privat i jepej një konotacion negativ.

Në vitin 1986 u bë publikimi i Memorandumit të Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave, e cila demonstratat e shqiptarëve në Kosovë të vitit 1981 i quajtën “agresioni neo fashist” dhe thekson se mbi popullatën serbe në Kosovë zhvillohet gjenocidi “fizik, politik, juridik dhe kulturor.”

Që nga viti 1990, në sajë të propagandës së regjimit të Millosheviqit, shqiptarët bëhen “armiq” të serbëve. Intelektualët serb shkruanin kryesisht kinse “tiparet” dominuese te shqiptarët janë “primitivizmi” dhe “grabitjet-vjedhjet”.

Numri më i madh i mediave të shkruara dhe elektronike në Serbi vazhdon në mënyrë të njëpasnjëshme përhapjen e gjuhës së urrejtës ndaj shqiptarëve. Me kohën, urrejtja e tyre nuk zvogëlohet por shtohet. Dhe, kjo egërsi është ngritur mbi gjuhën e urrejtës e cila është në rritje edhe te organizatat e shumta neo-fashiste dhe grupe tifozësh.

Urrejtja barbare ndaj shqiptarëve (me miratimin e qeverisë) shprehet publikisht në tubimet e organizatave të shumta pro-fashiste në formën e sloganeve:

“Vritini, i masakroni që Shqiptari të

mos ekzistoj”, “Serbia për Serbët, sëpata për Shqiptarët” etj.

Këto kërcënime dhe nxitje për terrorizëm dëgjohen edhe në stadiumet e futbollit, nga të gjithë tifozët, psh Beograd 14-10-2014. Futbollistët e Kombëtares rastësisht i shpëtuan vdekjes në atë natën e tmerrit…

***

Shteti Shqiptar duhet të raporton në OKB për ushtrimin e dhunës, nxitje për terrorizëm dhe kërcënimet e Serbisë zyrtare ndaj jetës së shqiptarëve, ashtu që të ngrihet akuza për veprën penale:

Kërkesë (nxitje), rekrutimi dhe trajnimi për terrorizëm

a) Inkurajimin publikisht për të zbatuar një vepër penale

b) Rekrutimin e dikujt për të kryer një krim

***

Serbët, urrejtjen e tyre ndaj nesh e kanë bërë si pjesë qendrore se kush janë ata, të identitetit të tyre kombëtar.

Urrejtja është një forcë e fuqishme në shumë kontekste, gjithashtu kur është fjala për të formuar dhe për të ruajtur identitetet individuale dhe kolektive. Jo më pak, mundet që përveç identiteteve etnike edhe identitetet fetare të kalojnë në urrejtje.

Nga njëra anë, të urrehen veprat e këqija mund të jetë shembullore, veçanërisht në qoftë se ne mundemi ta duam keqbërësin pavarësisht nga veprat e tij të liga. Nga ana tjetër, urrejtja serbe është drejtuar shpesh drejt qenieve të pafajshme njerëzore. Në kohët e fundit kemi parë sërish se si shqiptarët kanë qenë objekt i urrejtjes, sepse ata në sytë e urrejtësve përfaqësojnë ose edhe personifikojnë vlerat e urrejtjes – apo mëkatin.

Duket qartë se urrejtja e tyre ndaj nesh është qëllimi i orientuar. Kjo nuk është një ndjenjë spontane, por një pasion, një gjendje shpirtërore e çoroditur drejtuar kundër një “objekti”. Ky “objekt” mund të jetë një person, një grup, një institucion apo diçka tjetër, por për serbët, “objekti” i urrejtjes patetike janë të gjithë shqiptarët, gjithçka shqiptare.

***

Urrejtja si e tillë është një vlerësim, një vlerësim i mjedisit dhe e të drejtës dhe të gabuarës. Edhe pse urrejtja është një “ndjenjë” e fortë, ose gjendje shpirtërore, ajo nuk është e paarsyeshme. Në shumë mënyra kjo është e kundërta. Gjendjet tona shpirtërore dhe pasionet janë të përfshira në Toolbox-in e “instrumenteve” që ne kemi për të vlerësuar apo gjykuar rrethinën tonë. Prandaj urrejtja – dhe veçanërisht atë që ne urrejmë – përbëjnë se kush jemi. Ajo na ndihmon për të na dhënë identitetin.

Identiteti është edhe për barazi dhe respekt, sidomos me kalimin e kohës. Ne jemi identik me veten, pjesërisht për shkak se kemi memorie dhe kujtime, dhe për shkak se ne mendojmë për të ardhmen. Por identiteti është gjithashtu në lidhje me dallimin, se ne jemi të ndryshëm nga të tjerët. Identiteti mund të kuptohet si një proces i vazhdueshëm në krijim, por një ndryshim që ende ruan dhe mban lidhje me të kaluarën dhe të ardhmen. Identiteti është diçka që ne e zhvillojmë, individualisht dhe kolektivisht, dhe gjithashtu atribuohet edhe nga të tjerët. Identiteti krijohet dhe ndryshohet me anë të shoqërizimit dhe ndikimit kulturor. Prandaj, edhe feja është një element i rëndësishëm në zhvillimin e identitetit të shumë njerëzve.

Që të mos e humbim identitetin pellazg/ilir/shqiptar duhet të zbehim ndjenjat fetare dhe forcojmë ato kombëtare; për të mos u përçarë sepse në shumë fe jemi të ndarë.

***

Pushtuesit e tokave arbërore që theksojnë urrejtjen kundër “tjetrit” urrejtjen e bëjnë një element kyç të identitetit individual dhe grupor.

Nëpërmjet vëzhgimit të qëndrimeve të urryera, të vrasjeve të tmerrshme dhe shprehjeve groteske, këta egërsira të çmendura padyshim do të ballafaqohen me një kurs mbi-urrejtjeje, urrejtje ndaj padrejtësisë praktike dhe të keqes. Një situatë e tillë urrejtjeje të ndërsjellë është një garanci për konflikt.

***

Urrejtja mund të drejtohet kundër padrejtësive dhe së keqes. Kjo është një urrejtje e ligjshme dhe një vlerësim i duhur etik kundër fëlliqësive moralisht të dënueshme. Ndërkaq, urrejtja kundër njerëzve të “tjerë”, dinjitetit të tyre njerëzor dhe të drejtave themelore, është e tmerrshme.

Unë veprojë si një mjek i cili nuk do të gënjejë pacientin. Doktrina ushtarake konfirmon se asnjë kapitullim nuk ishte vullneti i të mundurit. Pasi identiteti i dikujt është themeluar dhe mirëmbahet mbi bazën e urrejtjes ndaj kombeve apo feve të tjera, siç e kemi parë gjatë gjithë historisë, është e nevojshme për ta luftuar urrejtjen e tillë dhe identitete të tilla. Ndonjëherë me kundër-urrejtje kundër ideve dhe forcës kundër urrejtësve.

Nëse doni paqe, përgatituni për luftë, forcojeni ushtrinë!

Ernest Koliqi dhe Sami Repishti për rolin e Fan Nolit në arenën ndërkombëtare: Një përfaqësim i denjë!- Nga Frank Shkreli

“Ata e dinin ku t’a vjerrnin pushkën e ku t’i mbanin shpresat për të ardhmen e kombit të vet.”

“Fan Noli në Kombet e Bashkuara në New York më 9 shtator 2024”  

“Fan Noli në Kombet e Bashkuara në New York më 9 shtator 2024” – ky është titulli i një njoftimi botuar në gazetën Dielli të Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Nju Jork. Në njoftim thuhet se ky organizim, për herë të parë në Selinë e OKB-së, realizohet me iniciativë të Bibliotekës Fan Noli në Boston, VATRA dhe degës së saj në Boston, gazetës “Dielli,” dhe me mikpritjen dhe mbështetjen e ambasadorëve të Shqipërisë në Amerikë dhe në Kombet e Bashkuara.  Thuhet se ky simpozium përkujtimor dhe historik mbahet me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të misionit të Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Sipas njoftimit, për publikun, në gazetën Dielli thuhet se në simpozium do të flasin ambasadori i Shqipërisë në Washington si dhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, përfshirë drejtuesit e VATRËS, gazetës “Dielli”, akademikë, studiues dhe autorë të ndryshëm shqiptarë, që kanë shkruar për të madhin Fan S. Noli. Ky simpozium përkujtimor dhe historik do të mbahet me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të misionit të Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë.

Fan Noli ishte promovuesi dhe vazhdon të jetë simboli kryesor i  marrëdhënieve të ngushta e miqësore, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai i vuri themelet këtyre marrëdhënieve, mbi të cilat ndërtuan edhe brezat e shqiptaro-amerikanëve pas tij, por sidoqoftë, ato mbeten deri diku, trashëgimia e tij, megjithse edhe të tjerë kanë luajtur rol të rëndësishëm, gjatë dekadave të shekullit të kaluar, në zhvillimin e këtyre lidhjeve midis dy kombeve tona.

Fan Noli ka thënë se Shqipëria i ka shumë borxhe Amerikës. Edhe komuniteti shqiptaro-amerikan – i vjetër dhe i ri –i kishte borxh Fan Nolit, një detyrim moral, në të vërtetë që, pjesërisht, po shpërblehet.

Për rolin e Fan Nolit në arenën ndërkombëtare – subjekt i këtij simpoziumi të hënën në OKB -. Është folur e shkruar edhe më përpara.  Kanë folur e shkruar gjatë dekadave të kaluara shumë figura të njohura dhe personalitete të diasporës shqiptare të pas Luftës së II Botërore, si Ernest Koliqi e Sami Repishti, ndër të tjerë. Në një shkrim të botuar 10-vjet më parë kam pasqyruar, shkurtimisht, vlerësimet e Ernest Koliqit dhe Sami Repishtit, mbi rolin ndërkombëtar të Fan Nolit, që besoj se ia vlen t’i kujtojmë, me këtë rast sa për ilustrim.

Mbi të gjitha, Fan Noli ishte promovuesi dhe vazhdon të jetë simbol i marrëdhënieve të ngushta e miqësore, shqiptaro-amerikane. Por pa harruar rolin e rëndësishëm që ka luajtur edhe At Gjergj Fishta si njëri prej arkitektëve kryesorë të këtyre marrëdhënieve, veçanërisht, rolin që ka luajtur Gjergj Fishta në njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara dhe në lidhjen diplomatike midis dy vendeve tona.

Fan Noli ishte promovuesi dhe vazhdon të jetë simboli kryesor i marrëdhënieve të ngushta, e miqësore, midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ai i vuri themelet këtyre marrëdhënieve, mbi të cilat ndërtuan edhe brezat e shqiptaro-amerikanëve pas tij, por sidoqoftë, ato mbeten deri diku, trashëgimia e tij, megjithse edhe të tjerë kanë luajtur rol të rëndësishëm, gjatë dekadave të shekullit të kaluar, në zhvillimin e këtyre lidhjeve midis dy kombeve tona.

Simpoziumi që mbahet të hënën në Nju Jork me 9 shtator, 2024 më kujtoi vlerësimet e dikurshme të dy figurave kombëtare, Ernest Koliqit dhe Sami Repishtit, mbi rolin diplomatik ndërkombëtar të Nolit dhe kontributit të tij në fushën e diplomacisë midis dy popujve tanë, por edhe në fushën ndërkombëtare, në përgjithësi, gjithmonë në mbrojtje të interesave kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, mbi interesat personale.

Është i mirënjohur tani roli dhe përpjekjet e Nolit për të bindur Presidentin amerikan Udrou Uilson që të mbështeste Pavarësinë e shtetit të ri shqiptar. Ai ia doli të siguronte mbështetjen e Udrou Uilsonit në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili sipas Nolit, i kishte thënë atij se: “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do e përdor në mbrojtje të Shqipërisë”. Ishte ky një angazhim i Presidentit Uilson që ndaloi copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe një akt tepër i rëndësishëm i Fan Nolit në fushën e diplomacisë. Ishte oratoria që thuhet se e dalloi atë në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, në mbrojtje të interesave të kombit të vet, siç kisha shënuar 10-vjet më parë, në shkrimin e lartë përmendur. Oratoria e Nolit në Gjenevë kishte tërhequr vëmendjen e gazetës angleze ‘London Daily Mail’, ndërsa ajo ka përmendur zotësitë e Nolit në fushën e diplomacisë dhe e kishte cilësuar atë si burrështetasin më të aftë të Ballkanit të asaj kohe. Ndërsa, gazeta amerikane “Nju Jork Times” e datës 16 Mars 1965 në njoftimin me rastin e kalimit të tij në amshim vdekjen në Florida, në mënyrë të veçantë thekson rolin që Noli ka luajtur në krye të delegacionit shqiptar në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Gazeta e njohur amerikane shkruante se ai kishte habitur delegatët në atë konferencë me një fjalim të ashpër dhe kritik ndaj vet Lidhjes së Kombeve, duke e cilësuar veprimtarinë e Lidhjes si, “flluska që i merr era”. Dhe se, “Sekretariati i Lidhjes së Kombeve ishte si një varr ku vdesin të gjitha idetë konstruktive”.

Është i mirënjohur tanimë roli dhe përpjekjet e Nolit për të bindur Presidentin amerikan Udrou Uilson që të mbështeste pavarësinë e shtetit të ri shqiptar. Ai ia doli të siguronte mbështetjen e Udrou Uilsonit në përkrahje të Pavarësisë së Shqipërisë, i cili sipas Nolit, i kishte thënë atij se: “Një zë do të kem në Konferencën e Paqes dhe atë zë do e përdor në mbrojtje të Shqipërisë”. 

Ndërsa me rastin e vdekjes së Nolit, Ernest Koliqi kishte shkruar një nekrologji të gjatë në 3-4 faqe të revistës së tij ‘Shëjzat’ e vitit 1965, mbi veprimtarinë dhe jetën e Fan Nolit dhe veçanërisht mbi, atë që Koliqi e cilëson si “fytyrën vigane të Emzot Nolit në kumbim të ligjëratës së Tij historike n’Asamblenë e Lidhjes së Kombeve”. Ernest Koliqi shkruante se përfaqësuesi i Serbisë në atë konferencë, i përkrahur nga përfaqësuesi i Greqisë, duke përdorur “një frëngjishte të dobët e çaluese, paraqiste një grumbull arsyenash për t’i bindë përfaqsuesit e shteteve pjesëmarrëse për të mos pranue Shqipninë”. Përfaqësuesi serb dhe ai grek, sipas Koliqit, paraqisnin, “Nji ndër arsyenat ma të rrezikshme”, se Shqipërisë duhej t’i mohohej antarësia, “mbasi shqiptarët në shumicë ndiqshin besimin muhamedan, se me krijimin e shtetit shqiptar do t’u krijonte nji Turki e re midis Ballkanit, në të cilin të krishtënët do të psojshin salvime.”  Për të hedhur poshtë pretendimet e Serbisë dhe të Greqisë, ka shkruar Ernest Koliqi, para Konferencës së Lidhjes së Kombeve, “Ngrihet Emzot Noli, me kamilaf në krye e me veladon të zi episkopal, ku vezullonte nji kryq i madh ari… që vetvetiu në pamje rrëzonte pohimet e të dërguemvet serb e grek”.

“O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!” “Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë se ke djemtë n’Amerikë”. Fan Noli 1917. (Autori duke mbajtur fjalën kryesore të rastit në ceremoninë e emrimit të një rruge në Bronx të Nju Jorkut me emrin: Fan Noli – Prill, 2022)

Ernest Koliqi ka vlerësuar më tej rolin diplomatik të Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, të “Një prelati shqiptar, i krishtënë, që kërkonte nji Shqipni të lirë dhe të hynte dorëzanë, se ndjeksat e tri besimeve (në Shqipëri) do të rrnjoshin vëllaznisht në harmoni të plotë vullnetesh e qëllimesh. Prania e Tij ishte nji përgënjështrim i akuzave t’anmiqvet”, të kombit shqiptar,- shkruante Ernest Koliqi. Koliqi vazhdon duke thënë se të pranishmit në Konferencën e Lidhjes së Kombeve nuk e pritshin një ligjëratë të Peshkopit shqiptar, i cili përdorte një anglishte klasike me plot argumente e fakte historike dhe me një përgatitje të jashtzakonshme kulturore. “Si mos me pranue nji shtet që nxierte njerz me gjithë ato veti të rralla si Fan Nolin”- pyeste Profesor Ernest Koliqi duke shprehur bindjen e tij se: “Atë ditë Shqipnija, për hir të zotsisë së Emzot Nolit, siguroi të drejtat e veta dhe doli faqebardhë. Kurrgja tjetër mos me pas ba Noli për atdheun tonë, veç këtë mrekulli, meriton mirënjohjen e përjetshme të Shqiptarvet”,-përfundon Ernest Koliqi vlerësimin e tij për rolin diplomatic të Fan Nolit në konferencën e Lidhjes së Kombeve.

Ndërsa Profesor Sami Repishti në vlerësimin e jetës dhe veprimtarisë së Nolit, në një shkrim botuar në gazetën ‘Dielli’ me rastin e 100-vjetorit të lindjes ka shkruar se, Noli ishte një person shumë dimensional, i cili i kalonte kufijtë e botës shqiptare, duke u përpjekur të ngrejë subjektin e vet në horizonte më të larta, në nivelin e mbarë njerëzimit, duke kërkuar, thotë Profesor Repishti, që vlerat universale të jenë gjithashtu pikësynime edhe për kombin shqiptar. Sami Repishti shkruante se Noli u përpoq të hapte portën nëpër të cilën shqiptarët, ende të vetmuar e të izoluar, të mund të hyjshin në familjen e madhe njerëzore, trashëgimtare e qytetërimeve të kaluara dhe ndërtuese e botës së re,- përfundon Profesor Sami Repishti.

Kjo “portë”, për hapjen e së cilës punoi aq shumë Fan Noli, pothuaj gjatë gjithë jetës së tij, fatkeqësisht mbetet ende e mbyllur për shqiptarët dhe për aspiratat e tyre të integrimit, kjo më pak nga kundërshtimet e të huajve, por më shumë për arsye të një politike përçarëse në radhët e vet klasës politike shqiptare të këtyre 30-viteve të kaluar. Përveç kësaj, në vend të përpjekjeve për të hapur “portën” drejt integrimit europian, sot diplomacia shqiptare fletë shumë për “partneritete strategjike” me një numër vendesh të ndryshme, një politikë kjo, të cilës, fatkeqësisht, i vjen era interesa personale e partiake, në kurriz të partneriteteve, vërtetë, strategjike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, të provuara gjatë historisë. Kur një vend shprehet për marrëdhënie të partneritetit strategjik me aq shumë vende, atëherë ai vend s’ka partneritet strategjik me asnjë.

Fan Noli kishte një politikë konsekuente diplomatike të interesave të kombit shqiptar. Shqiptarët në fillim të shekullit të kaluar e kishin punën ngushtë me shumë armiq, të cilët ishin të vendosur të copëtonin vendin, por pa shumë miq, në krahasim me situatën e sotme. Suksesi i Fan Nolit në mbrojtjen e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve në Konferencën e Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, e vërtetoi dhe e ngriti atë në një diplomat të rangut botëror dhe e bëri Nolin si njërin prej udhëheqësve më të dalluar të jetës politike dhe diplomatike shqiptare, ndoshta i të gjitha kohërave. Kujtojmë pra një burrështeti dhe diplomatin shqiptar, i cili me veprat e tij kombëtare, në vazhdimësi, nderon kombin shqiptar dhe sipas një komenti të gazetës britanike, ‘Manchester Guardian’ të vitit 1924, kujtojmë, “një burrë me të cilin do krenohej çdo vend, një diplomat i përkryer, një ekspert i politikës ndërkombëtare, një debatues i aftë, i cili la një përshtypje mbresëlënëse në Gjenevë. Ai, me një mjeshtëri të pazakontë, i mundi kundërshtarët e tij ballkanikë, gjithmonë duke u qeshur”, -shkruante gazeta britanike, një shekull më parë.

Me Senatorin e Nju Jorkut, Charles Schumer në ceremoninë e emrimit të rrugës “Fan Noli në lagjën Bronks të Nju Jorkut (Prill , 2022).

Për fatin e mirë, Shqipëria atëherë mbijetoi si shtet falë atdhedashurisë dhe patriotizmit pa interesa personale e partiake të burrave si Fan Noli, Faik Konica, At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi e Sami Repishti, ndër të tjerë, të cilët gjatë jetës së tyre, mbrojtën vet me punën e tyre interesat kombëtare në nivel ndërkombëtar, por edhe vlerësuan të gjithë ata që vazhduan të mbrojnë interesat e vërteta të Kombit dhe lidhjet e ngushta me partnerët, historikisht, të sprovuar strategjikë dhe miq të shqiptarëve. Fan Noli i përkiste një brezi viganësh të Rilindjes së vërtetë të Kombit shqiptar, të cilët “dinin ku ta vjerrnin pushkën e ku t’i mbanin shpresat për të ardhmen e kombit të vet”.

Domosdoshmëria e një reforme rrënjësore në arsimin kombëtar- Nga EKREM SPAHIU

Fillimviti shkollor sigurisht që është një ditë e shënuar në shpirtin arsimdashës të kombit shqiptar. Me këtë rast, ne kujtojmë me nderim e përulje plejadën e mësuesve, pedagogëve dhe personaliteteve të shquar shtetarë shqiptarë në fushën e arsimit. Kujtojmë veçanërisht një shembull, që është unik për këtë qëllim të shenjtë: Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit në vitet e Mbretërisë shqiptare, i lauruar me dy diploma të shkëlqyera universitare. Mirash Ivanaj, edhe pse kundërshtar në pikëpamje e bindje politike, iu kërkua republikanit nga Mbreti Zog, që të pranonte detyrën e ministrit të Arsimit për të bërë një reformë rrënjësore në fushën e arsimit. Kjo reformë e ideuar prej tij kërkonte mbështetje të plotë dhe të gjithanshme, duke përfshirë edhe ndryshime kushtetuese (Statuti Themeltar i Shtetit), me synimin që arsimi të përshkohej vetëm nga fryma komb¸tare dhe karakteri plotësisht laik, duke m¸njanuar presionet e rrezikshme t¸ t¸ huajve, të organizmave private dhe të institucioneve fetare, të cilat përcillnin të tjera interesa.

Duke evokuar këta emra të mëdhenj, ndjehemi të gjithë përgjegjës që aktualisht arsimi në Shqipëri është në gjendje emergjence kombëtare, përderisa një sërë strategjish për reforma strukturore dhe eksperimente të shpallura në vite me terma grandomanie kanë dështuar dhe përderisa vijon ende të mbetet instrument ndikimi politik. Vite më parë dështoi eksperimenti paradoksal, kur në Shqipëri lulëzuan universitete fantazmë, duke arritur një universitet për 50–60,000 banorë, kur shumica e tyre nuk plotësonin as standardet minimale për të qenë të tillë! Është kjo arsyeja që edhe universiteti ynë më i mirë është më i fundit në rajon për nga standardet. Askush nuk përgjigjet se sa njihen diplomat e arsimit shqiptar në vendet e tjera, pse nuk njihen, cili është shkaku përse nuk njihen dhe kur do të njihen? Në vlerësimet më të fundit, Komisioni i Venecias për renditjen europiane të arsimit parauniversitar, Shqipëria ka zbritur 15 vende më poshtë se në vitin 2023. Askush nuk jep përgjigje se përse në vitin 2017 kishim 153 nxënës për 1,000 banorë, ndërsa në vitin 2022 kishim 136 nxënës për 1,000 banorë.

Strukturimet dhe ristrukturimet e shpeshta në të gjitha nivelet e administratës kanë rezultuar në kaos edhe në administrimin e arsimit. Kështu, struktura me katër drejtori rajonale të arsimit parauniversitar është një nga eksperimentet tashmë të dështuara. Këto drejtori, ashtu si edhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar janë shndërruar më së shumti në struktura, ku në drejtim janë caktuar militantë politikë.

Për turp kombëtar, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka as Komision, as nënkomision parlamentar për Arsimin. Ka vetëm një Komision për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, a thua se jemi ende një vend komunist që shqetësim kemi edukimin e njerëzve ndërkohë që ministria përkatëse, normalisht dhe historikisht, quhet “Ministria e Arsimit” dhe jo “Ministria e Edukimit”! Është kjo arsyeja që Kuvendi dhe komisionet e tij nuk dinë dhe as që nuk pyeten për reformat që kryhen në arsim.

Prandaj është urgjente ngritja e një strukture kombëtare me ekspertë të shquar në fushën e arsimit, pa dallime politike, e cila të evidentojë problemet dhe të përcaktojë prioritetet dhe reformat përkatëse për të dalë nga kjo emergjencë. Është urgjente që drejtoritë e arsimit të kthehen në bazë qarku, sikurse kanë qenë, ndërsa në bashki të rikthehen zyrat arsimore. Është urgjente që arsimi parashkollor dhe arsimi profesional të rikthehen në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Është urgjente të rishikohen kurrikulat dhe niveli i teksteve mësimore, për të përcjellë si azhurnimin me zhvillimet e reja, ashtu edhe frymën kombëtare, si dhe historinë e afirmuar kombëtare jo shijet personale apo politikat partiake. Kjo urgjencë përballohet duke rishikuar Ligjin Nr.69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar në RSH”, si dhe Ligjin Organik Nr.80/ 2015 “Për arsimin e lartë në RSH”. Ndër çështjet pastërtisht kombëtare, arsimi kombëtar nuk duhet të jetë çështje politikash apo paradash partiake. Arsimi është pasaporta e sigurisë dhe e së ardhmes së shtetit dhe të kombit.

78 VITE MË PARË POSTRIBA HYRI KRYELARTË NË HISTORINË  KOMBËTARE!- Nga BESIM NDREGJONI

 

78 vite ma parë Postriba hyri kryelartë në historinë kombëtare përmes gjakut dhe guximit të qindra patriotëve, intelektualve, klerikëve të gjitha besimeve që i dhanë jetë kryengritjes antikomuniste në Europën e ndarë nga perdja e hekurt mbas mbarimit të luftës së dytë botërore.

Në  Postribë u ndez shkëndija  e parë kundër regjimit gjakatar të instaluar dhunshëm në vend, nga barbarët stalinistë shqiptar të drejtuar nga diktatori më i egër i europës pas luftës së dytë botërore sadisti Enver Hoxha.

Herojt e Postribës ngritën krye në emër të asaj çka ishte dhe mbetet shejtë  për çdo shqiptar, Liria dhe vlerat e një kombi nga më të vjetrit në zemër të Europës.

Antikomunistët e Postribës  e dinin dhe e ndienin në çdo ind të tyre,se asgjë e mirë nuk mund të vinte për kombin, mohimi i vlerave themelore, që edhe në kohët më të vështira, kanë shënuar jetëgjatësinë ndër shekuj të popullit shqiptar.Ky guxim, kjo kryengritje për lirinë e atdheut tundi themelet e regjimit gjakatar komunist, guximi dhe trimëria e Postribasve u shtyp me dhunë nga stalinistët shqiptarë të përkrahur nga armiku shekullor i shqiptarve pushteti serbosllavëdhe nga frika e gjakatarëvese liria që frymonte bashkë me luftëtarët e sajë nuk do të zhdukej nga ky vend. Terrori i egër do të shkretonte familje të tëra, përfshirë ato të Jup Kazazit, Osman HaxhisëIdrizTahirit e Abdulla Sahititpatriotët që i prijnë kësaj kryengritje.Vetëm në ditët e para pushkatuan pa gjygj 28 vetë. Dhe masakrat e barbarve kaluan nga Postriba në Shkodër, Pukë, Mirditë, Malsi e Madhe.Një tragjedi që jehon dhe sot, por kurrë sa akti i ndritur i rezistencës së Postribësi atyre që dhanë jetën për lirinë. Historia na mëson  se regjimet dhe falangat  e tyre bien të damkosura , ndërsa  ata që luftojnë për liri , përjetsohen dhe lënë gjurmë mbi të cila hedhin hapat e tyre brezat, që me mirënjohje i përkujtojmë sakrificat e të parëve, duke ruajtur  në thellësitë e zemrave të tyre  një vend të shejtë , për të gjitha ata që dhanë jetët e tyre të çmuara. 78 vitë më vonë, një perde e hekurt e ka ndarë Shqipërinë  nga kombet perendimore. Sot mbas tre dekadave jetojmë në një hije e cila vjen nga një regjim që ka mjete të ndryshme por qëllime të njëta  me atë të shkuarës dhe po e pengon shoqërinë shqiptare  të jetë pjesë e familjes europiane

Një regjim që godet demokracinë, lirinë dhe të drejtat e qytetareve, e cila vjen si produkt i përballjes të pamjaftueshëm me të kaluarën që i lejoj pasardhësit  e xhelatëve të hedhin pluhur mbi historinë e të restaurojnë një model bolshevik që e kthen pas Shqipërinë. Kjo përpjekje tinzare që shkon në kundërshtim me idealet e lirisë të martive të Postribës dhe po ashtu  me aspiratën e shumicës dërmuese të shqiptarve, për një Shqipëri europiane, sot nga Postriba  del thirrja patriotike  për rezistencë, për tu përballur, për mos të lejuar asnjë regjim të pengojë aspiratën e një populli të tërë për të gëzuar të njëtën liri, të njëtën demokraci, të njëtën mirqenje që gëzojnë  popujt e Bashkimit Europian.

Fatkeqësisht sot shoqëria shqiptare është e ndarë në komunistë alias socijalist, dhe antikomunist konservator që përfaqësojnë lirinë, qëndresën, pronën, familjen.

Nqs ekziston Partia Demokratike sot në pluralizimpolitikë, është falë rezistencës së antikomunistaveshqiptar që nuk lejuan, por e mbrojtën nga revanshi i komunistave shqiptar nga viti i zi 1997 e deri në sot, dhe nuk e mbrojti populizmi politik që u çfaq në 90, as ai grup që përfitoi nga qëndresa e antikomunistëve për mos shuarjen e forcës së parë politike në pluralizmin shqiptar. Populizëm në 90 shërbeu thjesht me ndru sistemin që ishte i nevojshëm për një shoqëri të traumatizuae e ideollogjizuar. Dhe ndrrimii sistemit pati difekte të mëdhaja, se nuk u dënua partia komuniste që kishte vrarë burgosur, internuardhunuar të drejtat e liritë e njeriut për 50 vite. Por u pranua si forcë politike në pluralizëm, e kundërta ndodhi në europën e lindjes, të gjitha partitë komuniste u shkrinë. Mosdenimi i krimeve të komunizmit i solli dëme të pariparueshme shoqërisë dhe e ka sjellë Shqipërinë në një regjim të korruptuar dhe dhunues ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut. 

Sot politika shqiptare ka degraduar për të ndërtuar një shtete të së drejtës, 34 vite Shqipëria nuk ka një kushtetutë të qëndrueshme, të drejtat dhe liritë e njeriut dhunohen nga pushteti i korruptuar, sot zhvillohet një luftë klasash ndaj antikomunistëve dhe fatëkeqësisht forca politike që duhet ti mbrojë ka heshtur. Nuk mund të ketë opozitë pa pjesëmarrjen në politikëbërje të 40% të antikomunistave shqiptarë që përballuan diktaturën, dhe mbajtën lartë me guxim aspiratat e lirisë, e pluralizmin politikë. Nuk mund të vijë në pushtet Partia Demokratike pa pjesëmarrjen e antikomunistave shqiptar. Konservatoret shqiptar bazohen në tre parime kryesore në votë të lirë, dhe ndrim elitash, familja si  bazë e shoqërisë dhe shtet ligjor me pronë private të pacenuar me ligjet bolshevike siç ka ndodhur gjatë tre dekadave në Shqipëri. 

Partia Demokratike duhet ti largohet populizmit dhe të ndërtoi konservatorizmin për ti kthyer vlerat popullit shqiptar. Për ti kthyer lirinë, mendimin ndryshe. Nuk mund të ndërtojnë shtete të së drejtënqs nuk kemi një drejtsi të pamvarun, fatkeqësisht sot mbas tre dekadash, reformat ideologjike të  sëmajtës,trumbetohen për drejtsi të pamvarun, siç po ndodh me drejtsinë e re, por pushteti politik i korruptuar nuk e len as të jetojë e as të vdes. Ne antikomunistët i besuam kësaj  reforme, megjithëse ishim skeptikë dhe i paralajmëruam ndërkombëtarët se nuk mund të japin drejtsi ata që i dhunuan të drejtat e liritë e njeriut si bashkëpuntorë të zellshëm të diktaturës. Kjo mazhorance e majtë ja besoi reformën në drejtsi, hetuesve të komunizmit që vranë Postribën dhe Shqipërinë. Ne antikomunistët e çmojmë ndihmën ShBA për të pasur një drejtsie të pamvarun, por atë reformë nuk mund ta bëjnëpolitikanët, dhunuesit që i kan shërbyer diktaturës, tani po të njëtën autorë që ndërtuan ferin komunist, këta ndërkombëtar i besojnë dhe komisionin antikorrupsion, atyre që e ndërtuan sistem korrupsionin. Kjo është tallje me liritë e shqiptarveështë fyrje ndaj antikomunistave që në mes të plumbave kundërshtuan diktaturën, dhe po mbajnë gjallë pluralizmin.

Ne patëm besim se drejtësia e re do të veproj si në Ameriken e Linkolit e të Marting Luterkingut , por jo se do të veprojë si drejtsi  politike në shërbim të mazhorancës të korruptuar komuniste. Fatkeqësisht parashikimi i jonë doli, kemi drejtsi politike dhe jo drejtsi të pamvarun dhe në mbrotje të qytetarvePrandaj ju bëj thirrje institucjoneve të drejtsisëveproni siç vepron Amerika ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, President Tramp është i akuzuar për disa vepra penale dhe politike, por drejtësia atë heton, dhe e lejon të zhvilloi aktivitetin politik si përfaques i forcës politike republikane, dhe ju lejojani Kryetarin e partisë demokratike të zhvilloj aktivitetin politikë, duke mos i ndaluar hetimet ndaj tij, drejtësia si të gjykon, dhe të mbron. Ne antikomunistët respektojmë ligjin por kur ligjin emerr në dorë politika ai ligj është i vdekur. Ky pushtet i korruptuar kriminal, rrezohet me konservatorizëm dhe jo me populizëm

Zotrinj deputete të opozitës, nuk është i rëndësishme vetëm marrja e pushtetit, por mbrotja e demokracisë dhe liritë e qytetarve janë faktorët që Shqipëria mos të shpopullohet e ti bashkohet EuropësBashkojna Shqipërinë me europën duke i dënuar krimet e komunizmit, duke dënuar heshtjen e shtetit shqiptar dhe pse thirrja jonë ka qënë e është se pa dënuar krimet e komunizmit nuk mund të ndërtojmë shtet të së drejtës, nuk mund të ndërtojmë demokraci, nqsopozita lufton thjesht me pas një mandat deputeti, ajo nuk përfaqëson konservatorizmin dhe nuk mund të ketë mbështetjen e shqiptarve që duan Shqipërinë europiane. Këtë jua kërkon Postriba dhe elektorati antikomunist, të shpëtojmë Shqipërinë nga politikat antikombëtare të shpopullimit. Shqiptarët presin!

Martirët presin që Shqipëria të jetë europiane dhe kjo kauzë është e opozitës.

Lavdi përjetë heronjve të Postribës.

LAMTUMIRË KOLEG I DASHUR — SHKRIMTARI DHE GAZETARI I ZËRIT TË AMERIKËS ASTRIT LULUSHI NDËRROI JETË Nga Frank Shkreli

Astrit Lulushi

4 Shtatori më solli një lajm të rëndë për mua dhe për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë pasur privilegjin të punonin me Astrit Lulushin. Lajmin e zi ma përcolli i vëllai i Astritit, Albert Lulushi, gjithashtu një koleg imi i familjes së nderuar Lulushi: “Wanted to send a brief message about Astrit. He passed away this morning. Thank you for being an important part of his life.” Astrit Lulushi e humbi betejën e fundit nga një sëmundje e rëndë në veshke që e kishte ndjekur me kohë.

Është një fjalë e vjetër ndër ne shqiptarët kudo që jemi, me shprehjen se “Të gjithë jemi bijat dhe të bijt e vdekjes.” E verteta e idhtë është se kjo thënje është tepër e ftohtë në çdo rast vdekjeje, por në këtë rast, të kësaj humbjeje të rëndë — siç është kalimi në amshim, mengjesin e 4 Shtatorit, 2024, të kolegut tonë Astrit Lulushi. Kjo shprehje nuk i teri as lotët e derdhura nga familjarët dhe të dashurit e tij, miq e kolegë. As nuk zvogëlojnë aspak dhimbjet për humbjen e një kolegu të dashur për të gjithë ata që e kanë njohur si tepër të dobishëm për familjen e tij, për Zërin e Amerikës në gjuhën shqip, ku ka punuar për 30-vite dhe për të gjithë ata me të cilët ishte në kontakt sa ishte gjallë. Astrit Lulushi ka lindur në vitin 1953 në Tiranë. Ai u arratis nga regjimi komunist Bolshevik sllavo-komunist në vitin 1985 dhe një vit më vonë filloi punë tek “Zëri i Amerikës”, ku e ndjente veten shumë të privilegjuar, ndërsa familja e tij iu bashkua disa vite më vonë, pas shembjes së Murit të Berlinit.

Vdekja është gjithmonë një ngjarje e kobshme dhe në rastin e Astritit, disi e parakohëshme, pasi e mori në moshën 71-vjeçare. Por, pasi ky, përfundimisht, është fati i të gjithë ne – s’i ikim dot, por me lutje e pranojmë si diçka që i dorëzohemi, duam, s’duam.  Ndërkaq, në raste të tilla, ato që na mbeten, janë kujtimet dhe trashëgimia lenë pas — janë ato kujtime nga e kaluara që e bëjnë shkuarjen në amshim, ndoshta pak më të lehtë.

Prandaj, sot e kujtoj Astrit Lulushin si koleg të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë bashkpuntorët e tij, gjatë periudhës që kemi punuar bashk në Zërin e Amerikës – megjithse nuk ishim në marrëdhënie të përditshme pune. Astriti ka filluar punën në shërbimin shqip të Zërit të Amerikës, në vitin 1985, pothuaj menjiherë pasi ishte arratisur nga Shqipëria komuniste. E kujtoj si një gazetar me përvojë, si producent i përpikët i Shërbimit shqip për programet e radios dhe më vonë të televizionit. Por edhe si folës, përkthyes, gazetar e shkrimtar. Ishte shumë i dashur për të gjithë.

Gjatë punësimit, tek VOA-shqip, Astrit Lulushi trajtonte lloj-lloj temash e subjektesh për transmetim, përfshir shkencë dhe mjekësi. Ishte i njohur dhe shumë i respektuar edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi ka shërbyer shpesh si korrespondent i Zërit të Amerikës, duke mbuluar zhvillimet e komunitetit dhe duke intervistuar personalitetet e dalluara shqiptaro-amerikane.

Pas 30-viteve punë, Astriti kishte vendosur të dilte në pension nga Zëri i Amerikës 5-vjet më parë, në korrik të vitit 2019. Me atë rast, Drejtoresha e atëhershme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet i dorëzoi Astrit Lulushit dekoratën, “Çmimi i Karrierës”, për arritjet e tija profesionale. Me atë rast Astriti u drejtoi, nga një studio e Zërit të Amerikës, fjalët e fundit si gazetar i këtij enti të madh amerikan lajmesh, dëgjuesve dhe shikuesve të VOA-s shqip:

“Sot është dita ime e fundit si punonjës i Zërit të Amerikës. Pas 30-vjet punë tani erdhi koha për të dalë në pension. Njeriu ikë nga vendlindja dhe vjen në Amerikë për të kërkuar liri dhe mirëqenje. Këtu, unë i gjeta të dyja. Gjithashtu ndjehem i privilegjuar që m’u dha mundësia për të shërbyer në një agjenci si Zëri i Amerikës, që zë vendin e nderit mes vendeve të lira. Largohem i përmbushur dhe i nderuar që kam qenë në shërbimin tuaj – ju dëgjues dhe shikues të mrekullueshëm të programeve të Zërit të Amerikës. Ju falemnderit!”

Ishin këto fjalët e Astritit në ditën e pensionimit drejtuar dëgjuesve dhe shikuesve të Zërit të Amerikës. Por duken mjaft të përshtatshme këto fjalë edhe sot që kolegu ynë i dashur, është ndarë përgjithmonë prej kësaj bote: “Në Amerikë gjeta lirinë dhe mirëqenjen” — “Largohem i përmbushur dhe i nderuar”, është shprehur ai, si një falënderim ndaj Amerikës që e ka strehuar, ashtu si edhe shumë prej nesh që kemi gjetur strehim dhe liri në këtë vend të bekuar –të arratisur nga anë e mbanë trojet shqiptare.

Edhe ne që e kemi njohur e punuar me Astritin gjatë dekadave – ndonëse të pikëlluar për humbjen e tij — ndihemi të pëmbushur dhe të nderuar që e kemi njohur. Ai do vazhdojë të jetë me ne – nepërmjet trashëgimisë kulturore dhe një publicistike me gjallëri mahnitëse që ka lenë pas: të pakën mbi një dyzinë librash të botuar dhe qindra e qindra artikuj. Por, shkuarja në amshim e Astritit gjithsesi do të varfërojë gazetarinë dhe letërsinë shqipe jo vetëm në diasporë por edhe anë e mban trojeve shqiptare ku ai ishte pothuaj i pranishëm, vazhdimisht.

Por megjithkëtë, zbrastia e tij do të ndjehet shumë, sidomos në rrethin e tij familjar, në radhët e kolegëve të tij gazetarë dhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, pjesë e të cilit ishte për pothuaj 50-vjet, si gazetar i Zërit të Amerikës dhe si publicist pas daljes në pension. Familjes së ngusht, pikëspari bashkshortes Lilianës, familjarëve të tij në Amerikë dhe në Atdhe – u shprehi ngushëllimet më të sinqerta dhe përdhimtimet e mia më të thella – me nderim e respekt – duke u përkulur para kujtimit të paharrueshëm të Astritit.

Frank Shkreli

Me rastin e daljes në pension, Drejtoresha e atëhershme e Zërit të Amerikës, Amanda Bennet i dorëzoi Astrit Lulushit dekoratën,
“Çmimi i Karrierës”.

 

Astrit Lulushi në sallën e konferencave të entit Euro-Aziatik të Zërit të Amerikës

MUZEU HISTORIK KOMBËTAR, VINÇENC PRENUSHI, BENJAMIN FRANKLINI DHE GJYSËM TË VËRTETAT Nga Frank Shkreli

Nga hera në herë lexoj portale të ndryshme në internet që merren me historinë, siç ndodhë edhe me portalin e Muzeut Historik Kombëtar, nga i cili mësoj të dhëna që nuk i dijë nga historia kombëtare e shqiptarëve. Kësaj radhe ndodhi që lexova një shënim të Muzeut Historik Kombëtar me rastin e ditëlindjes së Vinçenc Prenushit (4 Shtator, 1885) Ipeshkvit martir shqiptar, të Lum, Imzot Vinçenc Prenushit — martir i Kishës Katolike dhe i Kombit Shqiptar, në kohën e regjimit komunist, i cili ka ndërruar jetë, më 19 mars 1949, nën tortura të regjimit diktatorial bolshevik komunist të Enver Hoxhës. Në njoftimin e Muzeut Historik me rastin e lindjes së tij, jepen informacione dhe të dhëna se kur dhe ku lindi, përfshir, shkurtimisht, shkollimin, karrierën klerikale dhe kontributet e tija në fushën e publicistikës, poezisë dhe mbledhjes së folklorit. Dhe në fund të njoftimit shkruhet se, “Në vitin 1947 u arrestua dhe u dënua me 20-vjet punë të detyrueshme. Vdiq në burgun e Durrësit”, thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar, duke mbyllur postimin në kujtim të Vinçenc Prenushit.

Duke lexuar këtë njoftim të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, m’u kujtua një thënje e famshme e njërit prej baballarëve themelues të Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklinit se: “Gjysëm e vërteta është shpesh herë një gënjeshterë e madhe”– (“Half a truth is often a great lie.’ – Benjamin Franklin”). Ose thënë shqiptarçe, një “rrenë me bisht”, ose “rrenë ditën për diell”.
E quaj këtë njoftim si një përpjekje për të mbuluar të vërtetën e krimeve të komunizmit, si një përpjekjet për të riabilituar historinë kriminale prej gjysëm shekulli të komunizmit. Duke ushqyer kështu brezin e ri me kësisoj gjysëm të vërtetash historike nga ente zyrtare, si Muzeu Historik dhe Akademia e Shkencave, duke injoruar ose anashkaluar të vërtetat historike – me postime “gjysëm të vërteta”. Në këtë rast, thuhet një gjysëm e vërtetë se Ipeshkvi Vinçenc Prenushi, u arrestua dhe u dënua me 20-vjet punë të detyrueshme dhe se vdiq në burgun e Durrësit. Por nuk thuhet asgjë se pse u dënua, “Ëngjëlli i myslimanëve dhe i të krishterve”. Nga kush u dënua, se si dhe nën çfarë rrethanash vdiq në burgun e Durrësit Vinçenc Prenushi — “I burgosur, i rrahur e i torturuar”. I “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem”, në burgun e Durrësit,- ka shkruar Profesor Arshi Pipa për mikun dhe bashkvuajtësin e tij Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot nëse mund të: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”, në burgun e Durrësit.

Përfshirja e këtyre të dhënave, dëshmi e Profesorit Arshi Pipa, por dhe të tjera si këto — të nderuar historianë të Muzeut Historik Kombëtar — do ia paraqisnin lexuesit dhe brezit të ri, të vërtetën e plotë mbi komunizmi – të pakën në rastin Imzot Vinçenc Prenushit

Për ata që dëshirojnë të mësojnë diçka më tepër për burgosjen dhe torurat e mundimet e Sigurimit të Shtetit komunist shqiptar – ndaj burrave të Kombit siç ishte Vinçenc Prenushi – mund të lexoni disa të dhëna nga Profesor Arshi Pipa, bashkvuajtës dhe dëshmitar i kalimit në amshim, në duar të të cilit, ndërroi jetë Vinçenc Prenushi në burgun e Durrësit në vitin 1949, një pasqyrim i shkurtër vijon si më poshtë, botuar marsin e kaluar – si një informacion shtesë ndaj njoftimit të Muzeut Historik Kombëtar!

————————————————————–

Nga Frank Shkreli – Imzot Vinçens Prenushi: Dëshmi drite në errësirën e dhunës komunisto-bolshevike shqiptare
Gazeta Telegraf –19 Mars, 2024

19 marsi shënon ditën që Kisha Katolike universale pёrkujton festёn liturgjike kishtare tё Ipeshkvit martir shqiptar të Lum, Imzot Vinçenc Prenushit, në përvjetorin e vdekjes së tij në burg si martir i Kishës Katolike dhe i Kombit Shqiptar, në kohën e regjimit komunist, më 19 mars 1949, nën tortura të regjimit diktatorial bolshevik komunist të Enver Hoxhës. Për lexuesit që mund të jenë të interesuar në anën shpirtërore të rëndësisë së kësaj dite, mund të lexojnë shkrimin,  me këtë rast, në portalin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe Festa e tё Lumit Imzot Vinçenc Prenushi, martir – Vatican News.
Por në këtë ditë të vdekjes unë dëshiroj që, shkurtimisht, të ndaj me lexuesit e sotëm disa kujtime të shkrimtarit dhe poetit, të ndjerit Profesor Arshi Pipa, i cili e ka cilësuar Imzot Vinçenc Prenushin si “Simboli i të së kaluemes së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”! Kujtimet e tija për Prenushin janë të periudhës kur ai vet ishte i burgosur me Ipeshkvin martir të Kishës Katolike Shqiptare në mars të vitit 1949, kur prelati i lartë i Kishës Shqiptare vdiq në burgun e Durrësit, nën torturat më çnjerëzore, që mund të imagjinoheshin, atëherë dhe sot, i akuzuar si “armik i popullit.” Profesor Pipa rrëfen një bisedë që ka pasur me Prenushin gjatë, të cilës prelati i lartë kishtar i kishte folur për një takim të tij me Enver Hoxhën, i ftuar, qëllimisht, nga diktatori për t’i imponuar Imzot Prenushit pikëpamjet komuniste të tija ndaj fesë. Ndonëse Enveri nuk kishte mundur ta bindte, ka kujtuar në esenë e tij Prof Arshi Pipa, Vinçenc Prenushi, përfunduar në burg, ndërkohë që Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim të ashpër kundër ipeshkvit katolik.

Në esenë, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, botuar në “Flije Atdheut”, Profesori Arshi Pipa ka kujtuar ditët në burgun e regjimit komunist në Durrës me mikun dhe bashkëvuajtësin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kulturës shqiptare dhe me martirin e Kishës Katolike, ndërsa ka rrëfyer se si me duart e tija ia kishte “mbyllur sytë, sytë e lodhur e të shterur”, kur dha shpirt nga torturat çnjerëzore, Imzot  Prenushi – klerikut të lartë katolik shqiptar, por njëkohësisht edhe të shkrimtarit, poetit, përkthyesit, publicistit dhe një studiuesi të rëndësishëm.

Gjatë viteve në burg pas ardhjes së komunizmit në pushtet, si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Prof. Arshi Pipa kujtonte se ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqësues të lartë të klerit katolik shqiptar, bashkëvuajtës me ‘ta, në birucat e tmerrshme të burgjeve të Enver Hoxhës, aty ku të gjithë ata që kundërshtonin regjimin komunist vuajtën “mundimet e territ”, shkruante ai duke përfshirë ndër ta edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin. Për Prenushin, Profesor Arshi Pipa shprehte admirimin e tij duke shkruar se, përveç se ai pasqyronte shumë vlera dhe virtyte, “Ishte i butë në shpirt, e i paqtë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekëput misionit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue me një urtësi të bindshme dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen e tij për letërsinë.” Profesori i nderuar, Arshi Pipa e ka cilësuar Vinçenc Prenushin si një njeri, të cilin nuk e interesonte aspak politika, ndërsa ishte gjithmonë i buzëqeshur në të folur, zemërgjerë në gjykime, i qetë e i sigurt në qëndrimet e tija të patundura.
Albanologu Robert Elsie e rendit Vinçenc Prenushin, pas At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës, si njërin prej shkrimtarëve më të vjetër dhe më të respektuar të Shkodrës dhe të letërsisë shqiptare. I njohur dhe shumë i respektuar në kohën e tij, si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, të cilët e quanin Imzot Prenushin “melek” që do të thotë “engjëll”, për respektin që ai gëzonte në mbarë shoqërinë shqiptare në kohën kur jetoi, ka kujtuar Imzot Prenushin, albanologu gjerman Robert Elsie.

Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prenushin”, Arshi Pipa vë në dukje jo vetëm vuajtjet dhe mundimet në duart e regjimit komunist, por ka vënë në dukje edhe vlerat kombëtare, njerëzore, kishtare dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke theksuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare, i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.” Pipa ka shkruar se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri prej përfaqësuesve të dalluar të letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do ta kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë, në të njajtën kohë, jo vetëm kundër fesë, por edhe kombësisë.”

I burgosur, i rrahur e i torturuar, “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem” në burgun e Durrësit, shkruan Profesor Arshi Pipa për mikun dhe bashkvuajtësin e tij Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot nëse mund të: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”. Është ky përfytyrim, të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij. Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin, të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija. Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit i referohet: “Këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu, i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat, dhe ndryhet në burgje dhe torturohet”, megjithëse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe astma.

Profesor Arshi Pipa përfundon rrëfimin e tij prej poeti, për vuajtjet dhe mundimet dhe për kohën e kaluar me Imzot Vinçenc Prenushin në burgun e Enver Hoxhës në Durrës, duke përshkruar ditët e fundit me të, ndarjen nga kjo jetë të prelatit katolik shqiptar, 70-vjetë më parë: “Atë natë kishte zjarr në vatër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhur e të shterur, që aq shumë kishin vuajtur për dritë, m’u duk se pashë në fytyrën e tij të hajthët, të shkrirë, të paqtë, mbas aq shumë mundimesh, nji ndriçim jo të zakonshëm. Ndofta mua më bajshin sytë e përlotur, ndofta nuk ishte veçse një reflex i flakërimeve të kuqrremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrat e faqeve dhe ndër gropzat e syve. Por, ndofta ishte diçka tjetër. Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja të prajë, të pushojë si ujt prej lymit që e pat trazuar. Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë se si njerzit vdesin për ideale”, -ka shkruar Profesor Arshi Pipa në dëshminë e tij për natën kur është ndarë nga kjo jetë Imzot Vinçenc Prenushi, atë natë të zezë të 19 marsit, 1949 – 75-vjetë më parë!

“Gjysëm e vërteta është shpesh herë një gënjeshterë e madhe –(“Half a truth is often a great lie.’ – Benjamin Franklin”).


Send this to a friend