Roger Federer ka arritur sfera të paarritshme jo vetëm në fushën e tenisit dhe prej vitesh ai ka qenë një nga sportistët më të pasur në botë.
VOAL- Roger Federer i thotë lamtumirë tenisit të luajtur në nivelin më të lartë. Një vendim që i jep fund karrierës së një kampioni absolut. Përveç fushës së lojës, Federer ka arritur edhe në sfera të paarritshme financiare dhe prej vitesh është një nga sportistët më të pasur në botë. Më 2020 ai e ka kaluar shifrën e një miliardi.
Nga çokollata te makinat luksoze, duke kaluar nëpër aparate kafeje, makarona apo veshje, ai ka qenë dhe është ende imazhi i markave kombëtare dhe ndërkombëtare. Me ndryshimin e sponsorit teknik, nga Nike në Uniqlo, me një kontratë mbi 300 milionë euro, Federer ka hyrë në sfera të tjera, duke u bërë një nga vetëm shtatë sportistët miliarderë.
Megjithëse një fenomen global, Federer mbetet i lidhur me vendin e tij dhe kështu ka reklamuar edhe për Turizmin Zviceran, përmes videove të klikuara qindra miliona herë. Ai gjithashtu investoi në prodhuesin zviceran të këpucëve – me seli në Zyrih – i cili filloi si një start-up i vogël dhe u bë një markë globale që gjeneroi të ardhura prej 725 milionë frangash më 2021.
Sipas revistës Forbes, në 12 muajt e fundit ai ka fituar mbi 90 milionë dollarë vetëm falë marrëveshjeve të sponsorizimit: një figurë e pashembullt në botën e tenisit.
Në vitin 2021, pavarësisht se kishte luajtur vetëm pesë turne, ai u emërua gjithashtu lojtari më i njohur në botë. Për të 19-ën herë radhazi.
Megjithatë suksesi sportiv nuk është i mjaftueshëm për t’u tërhequr kaq shumë nga sponsorët: gjithashtu ka nevojë për personalitet, ndjenja dhe respekt. Për të qenë të dashur, nuk mjafton të luash mirë dhe të fitosh lojëra. Duhet një sërë cilësish që Federe gjithmonë duket se i ka pasur. rsi-eb
Komentet