Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë fjalimit në Mitrovicë të Veriut. 5 shtator 2022.
Sandra Cvetkoviq
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se nga Mitrovica e Veriut, ku qëndroi për vizitë, dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.
Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë “në një moment kaq të vështirë”.
“Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti”, tha Bërnabiq.
Kryeministrja e Serbisë shtoi se vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për popullin serb në Kosovë, në mënyrë që përmirësimi i kushteve të jetesës të shihet në terren.
Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tha se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë – nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.
“Në këtë do të vazhdojmë të këmbëngulim çdo ditë”, tha Bërnabiq.
Ajo tha se shpreson se autoritetet e Kosovës do të jenë të përkushtuara ndaj dialogut dhe “gjetjes së një kompromisi”, i cili, sipas saj, “do të jetë i nevojshëm për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
“Kjo është ajo që na duhet, jo për shkak të integrimit evropian, por për shkak të vetvetes, për shkak të asaj që duam me gjithë zemër, që është paqja dhe stabiliteti afatgjatë”, tha Bërnabiq.
Ajo vazhdoi vizitën në Manastirin Banjska në Zveçan, ku tha se “nuk ka bisedime të mëtejshme pa formimin e Asociacionit”, sepse, sipas saj, ai “është baza për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve”.
Përfaqësuesit e Listë Serbe duke pritur kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Mitrovicë e Veriut, 5 shtator 2022.
Bërnabiq arriti paraditen e së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe – subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës – si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.
Paraprakisht u mblodhën edhe punonjës të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit serb. Ata mbanin në duar pankarta me fjalë përkrahëse, të tilla si: “Derisa e kemi [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”.
Kjo ishte vizita e parë e Bërnabiqit në Kosovë prej se u zgjodh kryetare e Qeverisë serbe, në vitin 2017.
Qytetarët në Mitrovicë të Veriut duke pritur kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. 5 shtator 2022.
Më 2 shtator, autoritetet e Kosovëslejuan vizitën e saj, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat e ndërsjella të zyrtarëve politikë.
Në delegacionin e Bërnabiqit ishte edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe drejtori i Zyrës për Teknologji informative dhe e-Qeverisje, Mihaillo Jovanoviq.
“Kjo është një ditë e rëndësishme dhe e madhe për të gjithë ne”, tha Petkoviq, duke komentuar vizitën e Bërnabiqit në Kosovë.
“Falë presidentit [të Serbisë] Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Ana Bërnabiq, kemi arritur të investojmë shumë fonde dhe t’i fuqizojmë komunitetet serbe”, shtoi ai.
“Derisa e kemi [presidentin e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Anën tonë, ne nuk i druhemi asgjëje”, shkruan në një prej pankartave. Mitrovicë e Veriut, 5 shtator 2022.
Vizita e Bërnabiqit në veri të Kosovës u zhvillua pasi Prishtina dhe Beogradi ranë dakord për shfuqizimin e dokumenteve hyrëse-dalëse, të cilat Serbia ua lëshonte qytetarëve të Kosovës qysh në vitin 2011.
Kur Qeveria e Kosovës ndërmori masa reciproke nga 1 gushti, disa serbë lokalë në veri u rebeluan dhe ngritën barrikada, për t’i penguar autoritetet në zbatimin e vendimit të tyre. Për shkak të rritjes së tensioneve, Prishtina zyrtare e shtyu zbatimin e atij vendimi për 30 ditë.
Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ndërhynë, duke biseduar me palët si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd.
*Video nga arkivi: Vizita e Escobarit dhe Lajçakut në Prishtinë
Dy vendet arritën marrëveshjen për heqjen e dokumenteve hyrëse-dalëse më 27 gusht.
Megjithatë, Kosova nuk hoqi dorë nga vendimi i dytë, i cili ka të bëjë me riregjistrimin e veturave me targa serbe në targa RKS – Republika e Kosovës.
Ky proces filloi më 1 shtator dhe do të zgjasë dy muaj.
Beogradi pret negociata edhe për këtë çështje, përkatësisht propozon targa neutrale ndaj statusit të Kosovës, por këtë gjë Prishtina e refuzon.
*Video nga arkivi: Riregjistrimi i makinave
Vlerësohet se 10.000 vetura me targa si: KM (Mitrovicë e Kosovës), PZ (Prizren), UR (Ferizaj) e të ngjashme, të lëshuara nga Serbia, qarkullojnë në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Ato targa u hoqën në komunat në jug të Ibrit rreth 10 vjet më parë, në bazë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes.
Dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Procesi ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takon në zyrën e vet, kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, 19 maj 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osm . . .
Sandra Cvetkoviq
Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen e një zgjidh . . .
Radio Evropa e Lirë
Një shtetas i Kosovës është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, ku akuzohet për krime kibernetike në dëm të qytetarëve amerikanë, ka njoftuar Departamenti am . . .
Radio Evropa e Lirë
Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, ka shprehur dyshimet e tij nëse në Gjykatën Speciale të Kosovës po respektohen parimet e gjykimit të drejtë dhe të . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën.
Gjatë pasdites, ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, . . .
Radio Evropa e Lirë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e vota . . .
Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në një aksion të Policisë së Kosovës në veri të vendit janë zbuluar tre raketa hedhës krahu, dy hel . . .
Flaka Zogu
Komandanti i misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka deklaruar se, pavarësis . . .
Radio Evropa e Lirë
Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Kaqusha Jashari, një nga figurat e njohura të skenës politike të Kosovës, themeluese dhe ish-kryetare e Partisë Social . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me sulltanin dhe kryeministrin e Bruneit, Sultan Haji Hassanal Bolkiah, në Brunei, 5 maj.
Radio Evropa e Lirë
Brunei i ka hequr vizat për sht . . .
Nga sot, 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës nuk kanë më nevojë për vizë për të hyrë në Izrael për qëllime turistike, për sa kohë që kanë një pasaportë të vlefshme të Kosovës dhe apliko . . .
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, duke e komentuar procesin aktual politik në Kosovë, tha se formimi i qeverisë është një sfidë e përbashkët në shumë vende evropia . . .
Komentet