VOAL

VOAL

Dr.Gjon Buçaj: Mishto ishte negativ për Vatrën njëlloj sikur Basha ishte negativ për PD – Dritan Mishto ndryshoi vijën kombëtare të Vatrës – Intervistë me ish Kryetarin e Vatrës Dr.Gjon Buçaj –

March 19, 2022
2 Comments
  • author avatar
    Anonymous 5 years ago Reply

    Sikur Berisha pru Bashen ne krye te PD, ashtu ju Z. Gjon Buçaj prute Mishton ne kryesi te Vatres.
    Vatra e filloi shkaterrimin nga ju.

    • author avatar
      voal.ch 5 years ago Reply

      Në interviste bëhet e qartë se si shkoi puna.

Komentet

Protestat rinore 135 ditore meritojnë  Çmimin Nobel për Paqen Nga Skënder Sadri KAPITI

Për 135 ditë me radhë rinia patriotike protestoi paqësisht  për liritë dhe të drejtat qytetare, për patritizmin,  demokracinë, për shtetin ligjor , për dinjitetin, pwr antikrizwn , pwr antikorrupsinin dhe më kryesorja që e dalloi këtë Lëvizje rinore dhe qytetare ishte disiplina,kultura  dhe edukta e lartë qytetare, ishte karakteri i një rezistence paqësore , por këmbëngulëse e një morali e dinjiteti shëmbullor edhe për botën demokratike.

 

NJË REZISTENCË PAQËSORE PËR TË  VËRTETËN , PËR DREJTËSINË, PËR MORALIN , PËR PATROTIZMIN, PËR ANTIKORRUPSIONIN ,ANTIKRIMIN ,KUNDËR AUTOKRACISË, KUNDËR ESTABLISHMENTIT POLITIK, INTELEKTUAL, MEDIATIK ETJ., KUNDËR “APARTEIDIT” SEPSE TË RINJTË SHQIPTARË NDJEHESHIN TË PËRJASHTUAR NGA LIRIA PËR TË MARRË TË DREJTËN E MERITOKRACISË, DHUNTISË DHE NDJEHESHIN DHE NËN PRESION  DHE NËN IMPONIMIN E POLITIKËS E PUSHTETIT PËR T’U LARGUAR NGA SHQIPËRIA.

 

Është për t’u habitur fakti se si BE mbajti një qwndrim kaq indiferent ndaj këtyre protestave; dhe si shpjegohet ky indiferentzëm i saj , kur kauzat e këtyre protestave përputheshin plotësisht me vlerat demokratike peendimore, dhe filloi një reagim që deri sot është shumë i vakët , dhe ky reagim i plogwsht i tyre erdhi vetëm kur shpwrtheu dhuna shtetërore kundër tyre.

Pra, duke u nisur nga këto fakte këto protesta rinore model paqësor reziztence në emër të vlerave më të larta njerëzore, qytetare, patriotike e demokratike, këto protesta do të meritonin ÇMIMIN NOBËL TË PAQES, kundër fyerjeve, talljeve,injrancws  dhe arrogancës së pushtetit ,i cili pas këtyre protestave paqësore përdori dhunën, terrorin  dhe pëndjekjen tipike tw  regjimi policor ndaj rinisw studentore.

Njerëzit e ndërgjegjshëm kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, futjen e tij në të njëjtin kafaz me derrat që ka sakrifikuar vetë Nga Arben Kallamata

Një fermer therri një gic dhe e hodhi, ashtu siç ishte, në një pus të thellë të thatë që kishte në oborrin e shtëpisë. Kur gici filloi të qelbte erë u lëshuan minjtë nga të katër anët, u hodhën brenda në pus dhe filluan ta hanin si të babëzitur. Nuk kaloi shumë kohë dhe gici u mbarua. Në fund të pusit mbetën vetëm minjtë që nuk dilnin dot. Ushqim nuk kishte. Minjtë filluan të hanin njëri-tjetrin. Derisa një ditë mbeti vetëm njëri prej tyre. Më i forti.

Fermeri zbriti në fund të pusit, e mori miun dhe e ngjiti lart. Atje e lëshoi të lirë. Miu i gëzuar vrapoi të bashkohej me minjtë e tjerë. Mirëpo ky mi kishte mësuar një avaz të ri – hante minj. Shumë shpejt ai i eliminoi të gjithë minjtë e fermës.

Kush përfitoi në këtë rast? Fermeri, natyrisht.

Me cinizmin që e karakterizon Edi Rama iu ngre nervat qytetarëve shqiptarë me hesape policësh dhe protestusish të plagosur. Ai e injoron faktin që edhe policët edhe protestuesit janë shtetas të shtetit që ai drejton, shqiptarë. Për të ata janë thjesht minj që përleshen me njëri-tjetrin në mënyrë që ai të vazhdojë të rrijë në pushtet.

Kjo është logjika e Edi Ramës – të gjejë minj që të luftojnë me njëri-tjetrin. Nga Budva ai lëshon urdhërin tjetër – sakrifikoni drejtorët e drejtorive nëpër ministri. Llogarit se do të jetë në gjendje t’i largojë njerëzit që kërkojnë dorëheqjen e tij duke iu dhënë “për të ngrënë” drejtorët e drejtorive që po sakrifikon.

Fermeri Edi Rama harron se s’ka të bëjë me minj por me njerëz të ndërgjegjshëm që e dinë mirë çfarë kërkojnë.

.Ata nuk kërkojnë dorëheqje drejtorash. Nuk kërkojnë as dorëheqje ministrash. Ata kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, futjen e tij në të njëjtin kafaz me derrat që ka sakrifikuar vetë. Pastaj kërkojnë ndërrimin e sistemit. Që të mos dalë më fermer tjetër që të përpiqet t’i verë njerëzit të luftojnë kundër njeri-tjetrit në mënyrë që ai të jetë në gjendje të mbushë xhepat i qetë.

May be an image of text

AT GJERGJ FISHTA DHE SHQIPËRIA E SOTME – PARALAJMËRIMI: RREZIKU QË VJEN NGA BRENDA Në 155-vjetorin e lindjes -Nga Frank Shkreli

                           23 tetor 1871 – 23 tetor 2026
“Shqyptarë! A vagabondat jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë.” — Gjergj Fishta
“Rreziku i mbrendshëm” — ka qenë ky titulli i një shkrimi të At Gjergj Fishtës, në revistën Hylli i Dritës.  (Artikulli i plotë).  Një shekull më parë, kur shteti shqiptar ishte ende në hapat e tij të parë dhe e ardhmja e vendit ishte e pasigurt, Fishta drejtonte vëmendjen te një rrezik që, sipas tij, nuk vinte vetëm nga armiqtë jashtë kufijve, por edhe nga brenda shoqërisë dhe jetës shtetërore shqiptare.   Sot, në 155-vjetorin e lindjes së Poetit Kombëtar, ky paralajmërim i Fishtës na fton të ndalemi e të reflektojmë.  A mund të jetë rreziku më i madh për një komb, jo vetëm ai që i kanoset nga jashtë, por edhe ai që lind brenda institucioneve të veta, nga papërgjegjësia, interesat personale e partiake, korrupsioni dhe dobësimi i besimit të qytetarëve te shteti?  Kjo pyetje tingëllon veçanërisht e rëndësishme në një Shqipëri ku protestat studentore e qytetare të 3-muajve të kaluar, janë shoqëruar me kërkesa për ndryshime, shqetësime për arsimin dhe punësimin, akuza për korrupsion të lartë qeveritar dhe përplasje të dhunshme në Tiranë e qytete të tjera.  Nuk është fjala të pretendojmë se Fishta e parashikoi Shqipërinë e sotme. Është fjala të kuptojmë se disa probleme të jetës publike mund të përsëriten, edhe kur ndryshojnë koha, njerëzit dhe rrethanat politike. Dhe pikërisht këtu qëndron aktualiteti i paralajmërimit të At Gjergj Fishtës.
Historikisht, është e natyrshme që vëmendja e shteteve të përqendrohet te kërcënimet e jashtme. Por një shtet mund të dobësohet edhe nga mënyra se si qeveriset, nga cilësia e institucioneve të tij dhe nga marrëdhënia që klasa politike ndërton me qytetarët.  Në shkrimin e tij, më shumë se një shekull më parë, Fishta kritikonte njerëzit që, sipas tij, përpiqeshin të përfitonin nga shteti pa pasur cilësitë morale e qytetare që kërkon shërbimi publik. Ai nuk e trajtonte rrezikun e brendshëm thjesht si çështje të armiqve politikë, por si problem të karakterit, të përgjegjësisë dhe të interesit kombëtar.  Ky është një dallim thelbësor, sepse, rreziku i brendshëm nuk duhet kërkuar te çdo kundërshtar politik, te çdo protestues apo te çdo qytetar që ngre zërin kundër qeverisë. Në një demokraci të vërtetë, kundërshtimi politik dhe protesta paqësore janë, natyrisht, të drejta legjitime.  Rreziku shfaqet kur interesi publik i nënshtrohet interesit personal, ose partiak. Kur institucionet humbasin pavarësinë, kur përgjegjësia zëvendësohet me justifikime dhe kur ligji perceptohet nga publiku si i ndryshëm për të fuqishmin dhe për qytetarin e zakonshëm. Një komb nuk dobësohet vetëm kur e sulmon armiku. Ai dobësohet edhe kur humbet besimin te drejtësia, te institucionet dhe te njerëzit që e drejtojnë. Kjo është një prej arsyeve pse shkrimi i Fishtës meriton të rilexohet sot, përball zhvilliemeve të fundit në Shqipëri.
Protestat e tetorit 2026 në Tiranë kanë nxjerrë në pah pakënaqësi që shkojnë përtej një çështjeje të vetme. Studentët dhe të rinjtë kanë shprehur shqetësime për kushtet e arsimit, kostot e studimeve, mundësitë e punësimit dhe korrupsionin në të gjitha nivelet e qevevrisë dhe të shoqërisë. Lëvizja është zgjëruar edhe në kërkesa më të gjëra politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat janë shoqëruar edhe me përplasje, dëmtime pronash dhe përdorim të gazit lotsjellës e ujit me presion nga policia.  Këto zhvillime kërkojnë një shqyrtim serioz të shkaqeve të pakënaqësisë, pa i ngatërruar të gjitha kërkesat qytetare me veprimet e dhunshme të individëve të caktuar.  Kur studentët kërkojnë arsim më cilësor dhe mundësi të barabarta, pyetja nuk duhet të jetë vetëm kush qëndron pas protestës, por edhe cilat probleme i kanë shtyrë ata të dalin në rrugë.  Kur qytetarët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi, institucionet duhet t’u përgjigjen qytetarëve me fakte, dokumente dhe veprime konkrete. Kur ngrihen akuza për shkelje të ligjit, ato duhet të hetohen nga organet kompetente dhe të vlerësohen mbi bazën e provave.
Një demokraci e shëndetshme nuk i zgjidh problemet duke i shpallur të gjithë kritikët kundërshtarë të shtetit. Ajo i zgjidh ato duke dalluar kritikën legjitime nga shkelja e ligjit dhe duke garantuar që secili të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta.  Nëse do të kërkonim sot një mësim të rëndësishëm nga paralajmërimi i Fishtës një shekull më parë, do të ishte nevoja për të dalluar shërbimin ndaj atdheut nga përdorimi i atdheut për interesa vetjake dhe partiake. E kam thënë shpesh, gjatë muajve të fundit, se shteti nuk është pronë e një partie, as institucionet nuk janë zgjatim i interesave personale të drejtuesve të tyre. Dhe fitorja në zgjedhje nuk e përjashton askënd nga detyrimi për të dhënë llogari.  Pushteti demokratik është mandat dhe përgjegjësi, jo privilegj i pakufizuar i një personi ose një partie. Fishta nuk mund të shndërrohet në gjykatës të politikës së sotme. Por kritika e tij ndaj veseve të jetës publike në kohën e tij, na kujton se atdhetarizmi nuk matet me deklarata, por me sjelljen e pushtetarëve ndaj shtetit dhe qytetarëve.  Është e lehtë të flasësh për kombin. Më e vështirë është të respektosh ligjin kur ai prek interesat e tua. Është e lehtë të kërkosh llogari nga kundërshtari. Më e vështirë është të pranosh llogaridhënien kur je vetë në pushtet.  Është e lehtë të deklarosh se përfaqëson popullin. Më e vështirë është ta dëgjosh atë, kur kërkesat e tij nuk përputhen me planet e tua. Këtu fillon edhe prova e vërtetë e përgjegjësisë publike. Protesta paqësore nuk është rrezik për atdheun.  Në një lexim të gabuar të historisë, paralajmërimi për rrezikun e brendshëm mund të përdoret për të etiketuar si armiq të vendit ata që kundërshtojnë qeverinë. Kjo do të ishte në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë. Studentët dhe qytetarët që protestojnë, paqësisht, nuk janë, për këtë arsye, armiq të Shqipërisë. Rreziku i vërtetë për demokracinë është kur ligji humbet besueshmërinë, kur dhuna zë vendin e dialogut dhe kur pushteti e qytetari nuk dëgjojnë njëri-tjetrin.
Në këtë 155-vjetor të lindjes së Fishtës, paralajmërimi i tij nuk duhet drejtuar vetëm ndaj qeverisë së sotme.  Ai duhet të shërbejë si rast reflektimi për të gjithë klasën politike shqiptare të këtyre 35-viteve tranzicion.  Në përvjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës nuk mjafton të përmendim emrin e tij. Duhet të pyesim veten nëse jemi të gatshëm ta mbrojmë Shqipërinë nga rreziqet që mund ta dobësojnë nga brenda e që janë korrupsioni i provuar, papërgjegjësia publike, kapja e institucioneve, përçarja politike dhe humbja e besimit te drejtësia.  Duhet gjithashtu të kuptohet se ky rrezik nuk luftohet duke shtypur zërin e qytetarëve, ose të medias e fjalës së lirë ose duke etiketuar kundërshtarët apo duke zëvendësuar provat me akuza. Rreziku i brendshëm luftohet me institucione të forta, me transparencë, me ligje të barabartë dhe me qytetarë që marrin pjesë në mënyrë paqësore e të përgjegjshme në jetën publike të vendit.
Paralajmërimi i Fishtës, i lexuar në kontekstin e kohës së tij, na fton të shohim përtej zhurmës politike dhe të kërkojmë shkaqet e vërteta të dobësimit të një shteti.  Sepse një komb nuk rrezikohet vetëm nga armiqtë që i shfaqen përballë. Rrezikohet edhe kur ata që duhet t’i shërbejnë e harrojnë përgjegjësinë e tyre ndaj votuesve, por edhe kur qytetarët humbasin besimin se drejtësia mund të vihet në vend e sidomos, kur brezi i ri nuk sheh mundësi për të ndërtuar të ardhmen në atdheun e vet.
Në 155-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, le ta kujtojmë «Rrezikun e mbrendshëm» jo si një etiketë për kundërshtarët politikë, por si një thirrje për vetëkritikë kombëtare.  Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë armiq të shpallur. Ka nevojë për më shumë përgjegjësi kombëtare dhe politike, për më shumë drejtësi dhe më shumë respekt për qytetarin nga ana e institucioneve të qeverisë dhe të shtetit. Sepse atdheu nuk mbrohet duke heshtur përballë problemeve dhe padrejtësive. Atdheu mbrohet duke i zgjidhur ato. Në këtë 155-vjetor të lindjes, trashëgimia e At Gjergj Fishtës nderohet jo vetëm duke lexuar fjalët e tij sot — më shumë se një shekull më vonë — por duke marrë seriozisht pyetjen: nëse me veprat e saj, klasa politike shqiptare po e forcon Shqipërinë si shtet, apo po e dobëson dhe po shkatërron shtetin nga brenda?  Para se të jetë vonë, Kombi shqiptar ka nevojë për një këthesë të re historike, me njerëz të ri dhe me përfaqësues ndryshe! E kam thenë edhe herë tjera se, Demokracia nuk pret.  Kur qytetarët dalin në rrugë për muaj të tërë, mesazhi i tyre është i qartë dhe nuk mund të shpërfillet më. Shqipëria ka nevojë për një kthesë të vërtetë politike, institucionale dhe morale.
Frank Shkreli
                      Gjergj Fishta: Per Shqyptarë do t’jét Shqypnija kush ua prekë, ai ...
                                         Mbi njatë Flamur, Perendija
                                        Me dorë t’ vet Ai e ka shkrue:
                                        “Për Shqyptarë do t’ jét Shqypnija;
                                        Kush u a prekë, ai kjoftë mallkue!”
                                      (Gjergj Fishta: Himni i Flamurit Kombtar)
                
Revista Hylli i Dritës — që promovonte interesat e Kombit shqiptar — ka botuar, fillimisht, shkrimin e At Gjergj Fishtës: “Rreziku i përbrendshëm”

QEVERIA PËRBALLË RINISË: KUR PUSHTETI PËRBALLET ME KUFIJTË E LIGJIT- Nga Isuf B.Bajrami

Legjitimiteti politik nuk matet me aftësinë për ta kontrolluar kundërshtimin, por me mënyrën se si qeveria reagon ndaj pakënaqësisë qytetare, garanton liritë demokratike dhe mban përgjegjësi për ushtrimin e pushtetit.

Ngjarjet gjatë protestave në Shqipëri e rikthejnë në qendër të debatit një çështje thelbësore për funksionimin e demokracisë: përgjegjësinë e qeverisë për të garantuar rendin publik pa cenuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve.

Raportimet për përdorimin e forcës ndaj protestuesve, veçanërisht ndaj të rinjve dhe të miturve, nuk mund të trajtohen vetëm si çështje e menaxhimit policor. Ato kërkojnë një vlerësim më të gjerë të përgjegjësisë politike, të standardeve të ndërhyrjes së institucioneve të sigurisë dhe të mënyrës se si pushteti ekzekutiv reagon ndaj kundërshtimit qytetar.

Në një demokraci funksionale, protesta nuk është shenjë e dobësisë së qeverisjes. Ajo është një nga format përmes të cilave qytetarët shprehin pakënaqësinë, kundërshtojnë vendimet politike dhe kërkojnë llogaridhënie.

Pikërisht në momente të tilla provohet pjekuria politike e qeverisjes: në aftësinë për të dalluar kundërshtimin nga kërcënimi, protestën paqësore nga veprimet e dhunshme dhe ushtrimin e ligjshëm të autoritetit nga përdorimi i tepruar i forcës.

Qeveria nuk e dëshmon autoritetin e saj duke e heshtur kundërshtimin, por duke treguar se mund ta përballojë atë pa cenuar parimet mbi të cilat mbështetet rendi demokratik.

Ky është standardi me të cilin duhet të vlerësohet përgjegjësia politike në çdo situatë ku pakënaqësia qytetare përplaset me institucionet publike.

Përgjegjësia politike dhe kufijtë e autoritetit

Qeveria ka përgjegjësi për politikat e sigurisë publike, drejtimin politik të institucioneve ekzekutive dhe krijimin e kushteve që ligji të zbatohet në mënyrë të njëtrajtshme. Kjo përgjegjësi nuk nënkupton ndërhyrje politike në çdo vendim operacional të policisë, por kërkon që institucionet nën autoritetin ekzekutiv të funksionojnë mbi bazën e ligjit, profesionalizmit dhe llogaridhënies.

Kur një protestë përshkallëzohet, detyrimi për të ruajtur rendin publik është i padiskutueshëm. Po aq i padiskutueshëm është detyrimi për të garantuar që ndërhyrja policore të jetë e ligjshme, e domosdoshme dhe proporcionale.

Këto dy kërkesa nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato përbëjnë dy anë të së njëjtës përgjegjësi institucionale.

Ruajtja e rendit nuk mund të shndërrohet në arsyetim të përgjithshëm për çdo veprim të forcave të sigurisë. Po kështu, pretendimet për dhunë policore nuk e përjashtojnë nevojën për të hetuar aktet e dhunshme të kryera nga protestuesit.

Çdo rast duhet të vlerësohet mbi bazën e fakteve konkrete.

Nëse protestuesit sulmojnë punonjësit e policisë, dëmtojnë pronën apo kryejnë vepra të tjera të paligjshme, përgjegjësia e tyre duhet të përcaktohet sipas ligjit. Nëse punonjësit e policisë përdorin forcë përtej kufijve të lejuar, edhe kjo duhet të hetohet dhe të sjellë përgjegjësinë përkatëse.

Asnjëra rrethanë nuk e anulon tjetrën.

Përgjegjësia politike e qeverisë qëndron edhe në garantimin e kushteve që këto parime të zbatohen në praktikë, pa standarde të dyfishta dhe pa mbrojtje automatike të personave të përfshirë.

Një qeveri që kërkon respektimin e ligjit duhet të garantojë edhe mekanizmat që mundësojnë kontrollin e ushtrimit të pushtetit.

Të miturit dhe përgjegjësia e qeverisjes

Pretendimet për dhunë ndaj të miturve gjatë protestave përbëjnë një nga aspektet më të ndjeshme të kësaj çështjeje. Ato kërkojnë vëmendje të veçantë, jo vetëm për shkak të moshës së personave të përfshirë, por edhe për shkak të detyrimeve që institucionet publike kanë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Të miturit nuk përjashtohen nga zbatimi i ligjit, por mosha e tyre kërkon garanci të posaçme gjatë çdo ndërhyrjeje policore, shoqërimi apo procedure ligjore. Çdo pretendim për keqtrajtim duhet të shqyrtohet në mënyrë të paanshme, ndërsa përgjegjësitë duhet të përcaktohen mbi bazën e provave.

Në këtë kontekst, përgjegjësia e qeverisë nuk qëndron në paragjykimin e rezultateve të hetimeve, por në garantimin e funksionimit të mekanizmave institucionalë që mundësojnë zbardhjen e plotë të ngjarjeve.

Heshtja institucionale, relativizimi i pretendimeve apo mbrojtja automatike e veprimeve policore do të dëmtonin besimin publik. Po aq problematike do të ishte shpallja e fajësisë pa hetim dhe pa prova.

Qasja e përgjegjshme kërkon transparencë, hetim efektiv dhe respektim të procedurave ligjore.

Nëse vërtetohet se punonjës të policisë kanë tejkaluar kompetencat, përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëse hetimi evidenton mangësi në organizimin, udhëzimin apo mbikëqyrjen e operacionit, ato duhet të shqyrtohen nga organet kompetente. Përgjegjësia e drejtuesve institucionalë duhet të përcaktohet në bazë të rolit, kompetencave dhe veprimeve konkrete, jo përmes supozimeve politike.

Mbrojtja e institucioneve nuk mund të jetë qëllim në vetvete. Qëllimi duhet të jetë mbrojtja e ligjshmërisë së veprimeve të tyre.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për të miturit, sepse mënyra se si trajtohen ata nga autoritetet publike ndikon drejtpërdrejt në besimin e brezit të ri te drejtësia dhe institucionet.

Protesta nuk është kërcënim, por e drejtë demokratike

Një nga gabimet më të mëdha në interpretimin politik të protestave është barazimi i kundërshtimit me kërcënimin ndaj rendit publik.

Protesta është instrument demokratik përmes të cilit qytetarët shprehin pakënaqësinë dhe kërkojnë ndryshime. Ajo mund të drejtohet kundër politikave qeveritare, vendimeve të institucioneve apo mënyrës se si ushtrohet pushteti. Pikërisht për këtë arsye, reagimi ndaj saj kërkon maturi politike dhe profesionalizëm institucional.

Qeveria nuk mund ta konsiderojë kundërshtimin si problem që duhet zgjidhur vetëm përmes mekanizmave të sigurisë. Ajo duhet të jetë në gjendje të dallojë çështjet që kërkojnë ndërhyrje policore nga ato që kërkojnë përgjigje politike.

Kur protestuesit kryejnë veprime të dhunshme, zbatimi i ligjit është i domosdoshëm. Kur protestuesit shprehin pakënaqësi ndaj politikave qeveritare, përgjigjja nuk mund të jetë reduktimi i kërkesave të tyre në një çështje të rendit publik.

Këto janë dy dimensione të ndryshme që kërkojnë përgjigje të ndryshme institucionale.

Nëse një protestë shoqërohet me shkatërrim të pronës, sulme apo akte të tjera të paligjshme, përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe e bazuar në prova. Veprimet e disa pjesëmarrësve nuk mund të përdoren për të delegjitimuar të gjithë protestën apo për të cenuar të drejtën e të tjerëve për tubim paqësor.

Në të njëjtën mënyrë, pakënaqësia politike nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën ndaj punonjësve të policisë apo dëmtimin e pronës publike dhe private.

Një demokraci funksionale kërkon respektimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve nga të gjitha palët.

Megjithatë, qeveria ka një përgjegjësi të veçantë politike: të mos e trajtojë kritikën si sfidë personale ndaj pushtetit, por si pjesë të funksionimit normal të demokracisë.

Qeverisja demokratike nuk nënkupton mungesën e kundërshtimit, por aftësinë për ta përballuar atë pa e shndërruar dallimin politik në konflikt me institucionet.

Përgjegjësia e qeverisë për veprimet e institucioneve ekzekutive

Për të vlerësuar përgjegjësinë politike në raste të tilla, është e domosdoshme të bëhet dallimi ndërmjet përgjegjësisë individuale të punonjësve të policisë, përgjegjësisë drejtuese brenda institucionit dhe përgjegjësisë politike të qeverisë.

Këto nivele lidhen me njëra-tjetrën, por nuk janë të njëjta.

Punonjësi i policisë përgjigjet për veprimet e veta. Drejtuesit përkatës përgjigjen, brenda kompetencave të tyre, për organizimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e detyrave institucionale. Qeveria, nga ana e saj, mban përgjegjësi politike për drejtimin ekzekutiv, politikat që zbaton dhe standardet e llogaridhënies që garanton.

Ky dallim nuk duhet të përdoret për të shmangur përgjegjësinë politike. Përkundrazi, ai mundëson që përgjegjësia të identifikohet me saktësi dhe të mos mbetet në nivelin e deklaratave të përgjithshme.

Nëse një ndërhyrje policore shoqërohet me pretendime serioze për shkelje, përgjegjësia politike e qeverisë lidhet edhe me mënyrën se si ajo reagon: a kërkon zbardhjen e fakteve, a garanton transparencë, a mbështet funksionimin e mekanizmave të pavarur të kontrollit dhe a ndërmerr masa kur konstatohen mangësi institucionale?

Këto janë çështje legjitime për vlerësimin e përgjegjësisë qeverisëse.

Një qeveri nuk mund të shpallet automatikisht përgjegjëse për çdo veprim individual të një punonjësi policie. Por as nuk mund të shkëputet nga detyrimi politik për të garantuar që institucionet ekzekutive funksionojnë sipas ligjit dhe që pretendimet për shkelje trajtohen seriozisht.

Përgjegjësia politike nuk është e njëjtë me fajësinë penale. E para lidhet me drejtimin, politikat, mbikëqyrjen dhe besimin publik; e dyta përcaktohet sipas ligjit dhe përmes procedurave përkatëse.

Ngatërrimi i tyre e dobëson analizën. Po aq e dëmshme është përpjekja për ta përdorur dallimin ndërmjet tyre si arsye për të shmangur çdo vlerësim politik.

Në një demokraci, qeverisja nuk vlerësohet vetëm nga vendimet që merr, por edhe nga mënyra se si përballet me problemet që lindin gjatë zbatimit të tyre.

Rinia dhe kriza e besimit politik

Përtej përplasjes konkrete ndërmjet protestuesve dhe policisë, ngjarje të tilla ngrenë një çështje më të gjerë: cilësinë e marrëdhënies ndërmjet qeverisjes dhe brezit të ri.

Pakënaqësitë e të rinjve mund të lidhen me arsimin, mundësitë e punësimit, kushtet ekonomike, meritokracinë dhe perspektivën për të ardhmen. Shkaqet konkrete të çdo proteste duhet të vlerësohen mbi bazën e kërkesave të shprehura dhe të fakteve të dokumentuara.

Megjithatë, një parim është i qartë: protestat nuk mund të analizohen vetëm përmes pasojave që shkaktojnë në rendin publik. Ato kërkojnë edhe shqyrtimin e çështjeve që i kanë nxjerrë qytetarët në rrugë.

Qeveria ka instrumentet institucionale për t’iu përgjigjur kërkesave shoqërore, për të shpjeguar politikat e saj dhe për të korrigjuar vendimet kur faktet tregojnë se nevojiten ndryshime.

Kur këto instrumente nuk përdoren në mënyrë efektive, pakënaqësitë rrezikojnë të mbeten të pazgjidhura dhe marrëdhënia ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të karakterizohet gjithnjë e më shumë nga mosbesimi.

Kjo nuk do të thotë se çdo protestë dëshmon dështimin e qeverisë apo se çdo kërkesë e protestuesve duhet të pranohet. Do të thotë se një qeveri demokratike duhet t’i trajtojë pakënaqësitë si pjesë të realitetit politik dhe t’u përgjigjet me argumente, vendimmarrje dhe llogaridhënie.

Reagimi ndaj kritikës është po aq i rëndësishëm sa vetë politika që kritikohet.

Kur kundërshtimi trajtohet kryesisht si problem për t’u kontrolluar, hapësira për shqyrtim politik ngushtohet. Kur ai trajtohet si pjesë e procesit demokratik, krijohen mundësi për të dalluar kërkesat legjitime, shkeljet konkrete dhe përgjegjësitë institucionale.

Për një qeveri, kjo nuk është shenjë dobësie. Është pjesë e përgjegjësisë për të qeverisur në një shoqëri ku qytetarët kanë të drejtë të mos pajtohen me vendimet e pushtetit.

Kur deklaratat politike nuk mjaftojnë

Në situata të tensionuara, deklaratat publike të qeverisë kanë rëndësi, por ato nuk mund ta zëvendësojnë veprimin institucional.

Dënimi i përgjithshëm i dhunës, thirrjet për qetësi apo deklaratat për rikthimin e rendit nuk janë të mjaftueshme kur ekzistojnë pretendime konkrete për shkelje të të drejtave të qytetarëve.

Nevojiten sqarimi i fakteve, transparenca mbi veprimet institucionale dhe përgjigje të arsyetuara ndaj çështjeve të ngritura.

Nëse janë kryer shkelje, ato duhet të identifikohen dhe të trajtohen sipas ligjit. Nëse veprimet policore kanë qenë të ligjshme, edhe ky përfundim duhet të mbështetet në një shqyrtim të besueshëm të rrethanave.

Në të dyja rastet, transparenca është më e dobishme se mbrojtja politike e parakohshme.

Përgjegjësia e qeverisë matet edhe me gatishmërinë për të garantuar që institucionet kompetente të veprojnë pa presion dhe që përfundimet e tyre të shqyrtohen në mënyrë të paanshme.

Një qeveri që kërkon besimin publik duhet të tregojë se llogaridhënia nuk varet nga interesat politike të momentit. Standardet e ligjshmërisë duhet të vlejnë edhe në situatat kur rezultatet e hetimeve mund të jenë politikisht të pakëndshme.

Në të kundërtën, çdo reagim institucional rrezikon të interpretohet si përpjekje për të mbrojtur pushtetin, në vend që të zbardhë ngjarjen.

Për këtë arsye, çështja nuk është vetëm se çfarë deklaron qeveria pas një proteste, por çfarë masash ndërmerr për të garantuar transparencën, ligjshmërinë dhe përgjegjësinë.

Autoriteti politik provohet nga përgjegjësia

Ngjarjet gjatë protestave në Shqipëri e vendosin qeverisjen përballë një prove që nuk mund të reduktohet në menaxhimin e një situate të tensionuar. Ato kërkojnë shqyrtimin e marrëdhënies ndërmjet pushtetit ekzekutiv, institucioneve të sigurisë dhe të drejtave të qytetarëve.

Qeveria ka përgjegjësinë politike të garantojë funksionimin e institucioneve ekzekutive brenda kufijve të ligjit, pa ndërhyrë në mënyrë të papërshtatshme në përcaktimin e përgjegjësive individuale dhe pa zëvendësuar punën e organeve kompetente.

Policia ka detyrimin të ruajë rendin publik dhe të veprojë në mënyrë profesionale, proporcionale dhe të ligjshme. Protestuesit kanë detyrimin të respektojnë ligjin dhe të mos ushtrojnë dhunë. Organet kompetente kanë detyrimin të hetojnë shkeljet dhe të përcaktojnë përgjegjësitë mbi bazën e provave.

Këto përgjegjësi nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Ato përbëjnë kushtet themelore të një rendi demokratik funksional.

Por qeveria, si ushtruese e pushtetit ekzekutiv, ka një përgjegjësi të veçantë politike për mënyrën se si garanton standardet e qeverisjes, si reagon ndaj pakënaqësisë qytetare dhe si siguron që institucionet nën autoritetin e saj të veprojnë në përputhje me ligjin.

Kjo përgjegjësi nuk mund të matet vetëm me aftësinë për të rikthyer qetësinë në rrugë. Ajo duhet të vlerësohet edhe përmes transparencës, llogaridhënies, respektimit të lirive themelore dhe aftësisë për t’iu përgjigjur problemeve që ushqejnë pakënaqësinë shoqërore.

Një qeveri nuk e dëshmon forcën politike duke e imponuar qetësinë përmes frikës, por duke garantuar rendin pa cenuar ligjin dhe duke përballuar kritikën pa e trajtuar atë si kërcënim ndaj pushtetit.

Shkopi i gomës mund të jetë mjet i përdorimit të forcës në rrethana të përcaktuara ligjërisht, por nuk mund të jetë simboli me të cilin matet autoriteti i qeverisjes. Autoriteti politik mbështetet te legjitimiteti, ndërsa legjitimiteti forcohet përmes përgjegjësisë, ligjshmërisë dhe besimit publik.

Nëse vërtetohen shkelje ndaj të rinjve apo të miturve, ato duhet të marrin përgjigjen përkatëse ligjore. Nëse janë kryer akte dhune nga protestuesit, edhe ato duhet të trajtohen sipas ligjit. Asnjëra nuk mund të përdoret për të justifikuar tjetrën.

Në fund, çështja thelbësore nuk është nëse qeveria arrin ta kontrollojë një protestë, por nëse arrin ta ushtrojë pushtetin në mënyrë që rendi publik, të drejtat qytetare dhe përgjegjësia institucionale të mos vihen në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Qeverisja demokratike nuk provohet në mungesë të kundërshtimit, por në mënyrën se si pushteti sillet kur kundërshtimi bëhet i pakëndshëm.

Vendi i Lekës,21.10.2026

Nga Hannah Arendt në ditët tona, Hungari 1956 – reflektim mbi ngjarjet- Profesor Dr. Përparim Kabo

 

Ngjarjet e Hungarisë së vitit 1956 tërhoqën vëmendjen dhe interesimin e studiueses Hannah Arendt, e cila tejkaloi përshkrimin historik dhe u fut thellë në brendinë antropologjike të tyre, duke analizuar aspektet e demokracisë përfaqësuese me një këndvështrim të gjerë dhe konkret-historik. Si shkruan ajo në reflektimet e saj: “Ajo që ndodhi në Hungari nuk ndodhi askund tjetër dhe dymbëdhjetë ditët e revolucionit përmbanin më shumë histori sesa e gjithë periudha që nga koha kur Ushtria e Kuqe e kishte “çliruar” vendin nga sundimi nazist.”[1]

Ç’do të thotë ky përfundim i Arendt-it, “përmban më shumë histori se 12 vjetët e çlirimit”, gjatë të cilëve në Hungari ishte vendosur regjimi komunist i diktaturës së proletariatit, sistemi njëpartiak ku drejtimin e kishte partia komuniste dhe ekonomia sundohej nga prona e përbashkët socialiste? Gjithçka ishte nën praninë e ushtrisë sovjetike. Periudha pas Luftës së Dytë Botërore kishte ndërruar krahun e ecurisë historike të popullit hungarez, së paku që nga viti 1848. Ngjarjet e revolucionit hungarez kanë të bëjnë me përpjekjen mbarëpopullore në qytet dhe në fshat për ta zhbërë realitetin e krijuar si imponim, për shkak të raportit të forcave mes fuqive të mëdha në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. E gjithë lëvizja nuk ishte një eksperiment shoqëror i yshtur thjesht nga pakënaqësia ndaj pranisë ushtarake sovjetike; kemi të bëjmë me një vetëdije kombëtare për të mos humbur historinë demokratike dhe pluripartiake që kishte sunduar para shpërthimit të luftës. Regjimet e imponuara që ndalojnë rrjedhat e historisë shkaktojnë shpërthime shoqërore të fuqishme. Historikisht, regjimet e imponuara që përpiqen të ngrijnë ose të kthejnë mbrapsht përparimin shoqëror, pothuajse në mënyrë të pashmangshme shkaktojnë trazira të fuqishme shoqërore. Kur një pushtet sundues përdor forcën për të shtypur evolucionin e natyrshëm politik, ekonomik apo kulturor, ai krijon një efekt “të një realiteti shpërthyes”.

– Publicitet –

Me kalimin e kohës, hendeku midis strukturave të ngurta të regjimit dhe aspiratave në rritje të popullsisë çon në kolaps sistemik, revolucion ose reforma rrënjësore. Ngjarjet e Hungarisë së vitit 1956 janë pararendëse të asaj që ndodhi me bllokun komunist pro-sovjetik në 1989. Në këtë kuptim ato 12 ditë janë ngjarje të guximshme dhe sakrifikuese për të mbrojtur historinë e Hungarisë, por përbëjnë edhe përpjekjen e parë serioze për të korrigjuar gabimet e Konferencës së Jaltës.

Kush e drejtonte Hungarinë në atë kohë, komunistët apo agjentët e Moskës? “Udhëheqësit vendas komunistë, ndaj të cilëve Moska ushqente mosbesim – me të drejtë apo pa të drejtë – u bënë objekt akuzash të fabrikuara në mënyrë brutale, u poshtëruan në gjyqe farsë, u torturuan dhe u vranë, ndërkohë që vendin e qeverisnin elementet më të neveritshëm dhe më të korruptuar të partisë – jo komunistë të vërtetë, por agjentë të Moskës.” [2] Influenca sovjetike ishte politika e forcës, e spiunimit, përndjekjes dhe asgjësimit fizik. Kjo politikë e kahershme e Rusisë cariste vijon edhe në ditët tona.

Ndërkallja kryhet me anë të korruptimit të udhëheqësisë, duke blerë drejtuesit e lartë apo sfidantët në zgjedhje, duke i financuar ata apo duke i mbështetur me të gjitha mënyrat. Hannah Arendt, si filozofe që i bëri anatominë nazizmit, e zotëron aftësinë dhe eksperiencën për të hedhur dritë mbi një totalitarizëm të majtë, siç është komunizmi ruso-sovjetik. Termi agjentë të Moskës që ajo përdori ka rezonim aktual. Rusia e ditëve të sotme përdor shtrëngimin përmes energjisë, dezinformimin mediatik, financimin e partive politike dhe konfliktet e ngrira për të ndikuar te udhëheqja e vendeve ish-komuniste dhe atyre post-sovjetike. Lukas Aubin, një kërkues shkencor, drejtor në institutin IRIS dhe specialist në gjeopolitikën ruse, shkruan: “Viti 2024 u karakterizua nga një numër i konsiderueshëm zgjedhjesh vendimtare në vende që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik ose që ndodheshin brenda sferës së tij të ndikimit, përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Rumaninë. Në secilën prej këtyre zgjedhjeve, partitë “pro-ruse” shënuan rezultate të mira dhe, në disa raste, u raportua për manipulime masive në favor të tyre. Njëkohësisht, Rusia po përpiqet të zgjerojë sferën e saj të ndikimit drejt vendeve të të ashtuquajturit “Jug Global”.[3]”[4]

Një pyetje që shtrohet në ditët e sotme për hungarezët është: “Si ndikon Revolucioni hungarez i vitit 1956 te pikëpamjet e hungarezëve për Rusinë sot?” Me fjalë të tjera, a e ka ruajtur peshën dhe ndikimin në ndërgjegjen dhe vetëdijen kombëtare ajo që ndodhi nga 23 tetori deri në 10 nëntor 1956, apo me kalimin e dekadave gjithçka është strehuar në kujtesën protokollare si festë kombëtare?

Duhet të mbajmë në vëmendje se ata që ishin 20-vjeçarë atë vjeshtë, sot, nëse jetojnë, janë 90-vjeçarë. Ndërsa 80-vjeçarët e sotëm kanë qenë 10-vjeçarë. Si shprehen gjeneratat e sotme ndaj ndërhyrjes brutale sovjetike dhe idealeve që frymëzuan revoltën mbarëpopullore hungareze? Këtë pyetje e shtroi online autori Tamas Varga. Pjesërisht për t’iu përgjigjur pyetjes dhe pjesërisht për të reflektuar në mënyrë indirekte mbi atë që shkruan të tjerët si përgjigje, autori ka nxjerrë këto përfundime:

“1-Hungaria kishte qenë thellësisht antikomuniste për shumë dekada para Luftës së Dytë Botërore. Për një hungarez të zakonshëm, kërcënimi i komunizmit ishte gjithmonë më akut sesa kërcënimi i nazizmit. Kjo është një nga arsyet pse Hungaria përfundoi duke mbështetur Gjermaninë e Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore.

2-Bela Kun, i cili përmendet si dëshmi e një lidhjeje hungarezo-ruse (të asaj kohe), ishte një figurë politike krejtësisht e refuzuar dhe margjinale (si atëherë, ashtu edhe tani). Ai nisi një revolucion gjysmë-komunist të dështuar në Hungari, të mbështetur nga Rusia; ky revolucion gëzonte mbështetje minimale brenda vendit dhe nuk kishte asnjë gjasë për të pasur sukses.

3-Horthy, politikani kyç i epokës para Luftës së Dytë Botërore, ishte ultra-konservator dhe krejtësisht antikomunist. Ai përfundoi duke u rreshtuar me nazistët, edhe pse vetë nuk ishte nazist. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur gjithçka dukej se po shembej (përfshirë vetë luftën për palën naziste), ai u përpoq të negocionte një lloj paqeje qoftë me rusët, qoftë me amerikanët, por pa sukses. Në atë kohë ishte e qartë se ushtria ruse do të përparonte me shpejtësi nëpër vend ndërsa marshonte drejt Berlinit dhe se asgjë nuk mund ta ndalonte. Madje, në atë fazë, edhe vetë Gjermania naziste e pushtoi Hungarinë për të penguar tërheqjen e saj nga lufta.

4-Një familje mesatare hungareze vuajti shumë më tepër nën pushtimin rus sesa nën atë gjerman. Përjashtim të dukshëm bëjnë hebrenjtë, të cilët u vranë ose u dërguan në kampe gjatë pushtimit gjerman, ndaj dhe këndvështrimi i tyre për këtë çështje është natyrisht i ndryshëm. Megjithatë, nga këndvështrimi i hungarezit të zakonshëm, ishin rusët ata që kryen mizori masive ndaj popullatës civile dhe që u urryen thellësisht. (Meqenëse edhe Hungaria e kishte sulmuar Rusinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, supozoj se nga këndvështrimi rus kjo shihej si një lloj hakmarrjeje).

5-Pas Luftës së Dytë Botërore, rusët imponuan në Hungari një sistem komunist që ngjalli urrejtje të madhe dhe që shkaktoi vuajtje të jashtëzakonshme. Shumë njerëz e lidhnin këtë sistem me rusët, pasi ishte ideologjia dhe sistemi politik i tyre që Hungaria detyrohej të pasqyronte.

6-Kjo çoi në revolucionin e vitit 1956, i cili u shtyp nga ushtria ruse.

7-Hungarezët i shikonin me përbuzje dhe i urrenin rusët për shkak të arsyeve të renditura në pikat 4 deri në 6, por kam përshtypjen se kjo nuk ndodhi domosdoshmërisht për shkak të revolucionit, por për shkak të gjithë periudhës dhjetëvjeçare që e parapriu atë.

8-Sot, nuk mendoj se te hungarezët ekzistojnë emocione shumë të forta, veçanërisht jo te brezi i ri. Meqenëse Hungaria ka dashur gjithmonë të arrijë Perëndimin dhe të bëhet pjesë e qëndrueshme e sferës kulturore e politike perëndimore, Rusia shpesh shihet si “drejtimi i kundërt” me atë që duhet të synojmë. Në thelb, kjo është e gjitha.

9-Politika e jashtme zyrtare e Hungarisë bazohet kryesisht në parimin e *Realpolitik*-ës; ne e dimë se jemi një vend i vogël i ndodhur mes blloqeve apo shteteve gjigante e të fuqishme, ndaj kryeministri Orbán përpiqet të ruajë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Ai shpesh kritikohet politikisht, si brenda Hungarisë ashtu edhe në shtypin perëndimor, se është tepër miqësor me Rusinë, por unë personalisht nuk mendoj se kjo është e vërtetë.

10-Hungarezi mesatar di shumë pak për Rusinë bashkëkohore; shumë njerëz mendojnë se Rusia është ende një vend i fazës së vonë të komunizmit. Kjo ndodh për shkak të mungesës së njohurive, e jo për shkak të ndonjë ndjenje ekzistuese anti-ruse.”[5]

Si edhe del nga përfundimet e autorit, mësimi historik i ngjarjeve të 1956-s, se vullneti politik duhet të shprehë vullnetin e popullit dhe se pavarësia dhe integriteti territorial janë të shenjtë, i referohet më shumë realitetit aktual dhe jo mësimeve historike. Pas ngjarjeve në Ukrainë, sulmi ushtarak rus dhe shpërngulja masive e popullsisë ukrainase që u strehua dhe jeton në Hungari i sollën në vëmendje jehonat historike dhe rifreskuan vetëdijen e ditëve të sotme.

Dy janë përfundimet gjithkohore të Hannah Arendt-it: rreziku që vjen nga diktaturat totalitare dhe ajo që ndodh me vendet e vogla satelite të tyre. Ngjarjet e Hungarisë ishin një paralajmërim serioz për vendet që shtriheshin nga deti Balltik deri poshtë në detin Adriatik. Rusia sovjetike nuk nguroi ta përsëriste më 1968 në Çekosllavaki dhe tani së fundmi, pas rënies së perdes së hekurt, në Ukrainë. Mësimet historike nuk duhet të mbyllen në kujtesë arkivale. Ngjarjet që harrohen dhe nuk vlerësohen në vijimësi në një formë apo në një tjetër mund të përsëriten.

“”Udhëheqja kolektive” ishte një term i krijuar nga Stalini në vitin 1925; në partitë komuniste jashtë vendit, kjo çoi sërish në një përpjekje të ethshme për t’u rreshtuar pas njërit prej udhëheqësve dhe për të formuar një fraksion rreth tij. Kështu, Kádári ishte po aq i mbrojturi i Hrushçovit sa ç’kishte qenë Nagy i Malenkovit.”[6] Këtë mënyrë infiltrimi, që krijonte grupime, fraksione apo veprime të fshehta ndarëse, Stalini e quante “kali i Trojës”, një metodë që e përdori fillimisht në Republikën Demokratike Gjermane. Kjo metodë përçan udhëheqjen vendase dhe nxit pasionet për pushtet personal apo të një grupi kundër një grupimi apo grupimeve të tjera. Kjo taktikë përdoret sot e gjithë ditën nga organet e inteligjencës ruse me joshje jo më ideologjike si dikur, por me interesa tregu dhe biznesi, deri tek blerja e vendimmarrjes, që shfuqizon demokracinë kolektive përfaqësuese duke e shndërruar atë në një formalitet të pavlerë. Udhëheqja kolektive e dikurshme e para 100 vjetëve është shndërruar në “blerjen e udhëheqjeve lokale për të mbajtur drejtimin kolektiv në ish-zonat sovjetike”.

*****

Ngjarjet e 1956-s në Hungari janë quajtur revolucion sepse plotësojnë disa nga detyrat që kryhen në revolucion: përmbysja e pushtetit ekzistues dhe shndërrimi i formës së qeverisjes, pjesëmarrja e gjerë e popullit në këtë lëvizje, shpërfaqja e ideve të reja që formulohen dhe shpërndahen nga intelektualët dhe shkollarët, përfshirë studentët, lufta me armë për arritjen e qëllimeve, ndryshime të thella në raportet pronësore dhe në legjislacion, sakrificat deri në therori për ta realizuar këtë përmbysje. Kur Arendt mori për herë të parë lajmin mbi zhvillimet në Hungari, ajo i shkroi të shoqit Heinrich Blücher për gëzimin e saj: “Më në fund, ata demonstruan se si janë gjërat me të vërtetë!”, shkroi ajo. Gjërat ishin ashtu si ajo pati thënë tek Origjina e Totalitarizmit, por tani kjo po zbulohej nga njerëzit që po merrnin pjesë në rebelimin e parë madhor kundër totalitarizmit nga brenda.[7]

Totalitarizmin, Hannah Arendt e analizon në këndvështrimin e lirisë së munguar dhe nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor, ndaj dhe luftën për rrëzimin e tij ajo e vlerëson si revolucion. Ngjarjet në Hungarinë e 1956-s ishin ato që vunë në shenjëstrën e protestës totalitarizmin sovjetik, pra regjimin e diktaturës së proletariatit. Nëse vendet e ish-Lindjes komuniste do ta kishin bërë këtë përmbysje, sa do të kishte fituar historia njerëzore? Aq sa humbi duke kaluar më shumë se pesë dekada në atë rrugë me pasoja të rënda ekonomike, shoqërore dhe psikologjike. Arendt është ndalur në analizën antropostrukturore të revolucionit Hungarez të 1956-s. Fillimisht ajo vë në pah mungesën e një udhëheqësi. Ja si shprehet ajo, në refleksionet e saj për të. E citoj: “Ishte një rast unik në histori që revolucioni hungarez nuk kishte asnjë udhëheqës. Ai nuk ishte i organizuar dhe nuk drejtohej në mënyrë të centralizuar. Dëshira për liri ishte forca lëvizëse në çdo veprim.”[8] Ndoshta, nëse revolucioni nuk do të ishte shtypur nga ushtria sovjetike dhe Perëndimi do ta kishte ndihmuar realisht popullin hungarez, gjatë lëvizjes do të ishte formësuar dhe udhëheqësia politike. Gjithsesi një përpjekje u bë për të zëvendësuar regjimin me një qeverisje direkte përmes këshillave. Në udhëheqjen ekzistuese ndodhi çarja dhe u ravijëzuan dy grupime: grupi pro Moskës dhe grupi që kërkonte lirinë, ndjekjen e traditës kombëtare dhe lirinë fetare e që shprehte pakënaqësinë ndaj dhunës, ashtu si edhe studentët. Rebelimi nisi nga intelektualët dhe studentët e universitetit, dhe në përgjithësi nga brezi i ri. A ruhet kjo trashëgimi në gjykimin e realitetit dhe marrjen e përgjegjësisë për ecurinë e demokracisë dhe të lirive e të drejtave të njeriut në Hungari, frymëzuar nga ngjarjet e 1956-s?

“Shumë argumentojnë se studentët dhe intelektualët hungarezë trashëgojnë një detyrim moral për të vepruar si ndërgjegjja e kombit, duke tërhequr paralele të drejtpërdrejta me vitin 1956:

  • Mbrojtësit e Normave Demokratike: Mbështetësit e kësaj pikëpamjeje besojnë se qytetarët e arsimuar kanë detyrë të vlerësojnë në mënyrë kritike qeverisjen, të mbrojnë pavarësinë institucionale dhe të flasin kundër korrupsionit ose prapambetjes demokratike.
  • Trashëgimia e Protestës Studentore: Në vitet e fundit, studentët e universitetit kanë kanalizuar frymën e vitit 1956 gjatë demonstratave të mëdha. Lëvizjet e rëndësishme përfshijnë protestat për zhvendosjen e detyruar të Universitetit të Europës Qendrore (CEU), ristrukturimin e mbështetur nga shteti të Universitetit të Arteve të Teatrit dhe Filmit (SZFE) dhe demonstratat e vazhdueshme që kërkojnë reformë arsimore dhe kushte më të mira për mësuesit. Nga kjo perspektivë, studentët mbeten katalizatorë jetikë për mobilizimin qytetar.” [9]

Faktet tregojnë se fryma dhe ndjenja e përgjegjësisë kombëtare dhe qytetare vijojnë t’i referohen dhe të frymëzohen nga ai qëndrim heroik dhe i drejtpeshuar historikisht në stuhinë e ndeshjes në 1956. Faktori i jashtëm mbetet me rëndësi të madhe, por përgjegjësia e detyrimit qytetar nis nga vetëdija për të mbajtur nën kontroll qeverinë dhe qeverisjen e vendit tënd. Nëse në vjeshtën e 1956-s, qeveria hungareze do të ishte me popullin dhe në ballë të tij, prirur nga interesi kombëtar, ngjarjet do të kishin marrë një tjetër rrjedhë. Gjithsesi edhe këto dy shtresa shoqërore nuk janë të paprekshme nga mjetet komprometuese që përdor sistemi totalitar siç janë mirëqenia materiale dhe indoktrinimi ideologjik. Arendt në refleksionet e saj e prek edhe këtë çështje duke iu futur në mekanizmin e saj në realitetin hungarez të 1956-s dhe më gjerë. Në refleksionet e saj ajo shkruan: “Jo vetëm që ryshfeti nuk funksionoi, por ngritja e ideologjive dhe lëvizjeve totalitare ka tërhequr gjithmonë shtresën intelektuale; përvoja ka treguar se askush nuk mund të blihet apo të frikësohet aq lehtë për t’iu nënshtruar absurdit, sa studiuesit, shkrimtarët dhe artistët.”[10]

Dinjiteti kombëtar dhe detyrimet historike përballë joshjes, miklimit dhe blerjes së shpirtit, ky është realiteti historik dhe ai konkret. Shembulli i intelektualëve dhe shkollarëve hungarezë i bën nder historisë së popullit hungarez, por shërben edhe si një model referimi. Në ditët tona bota është e trazuar me lëvizje dhe ndeshje gjithfarësh, ndaj dhe historia e sotme mund të këndvështrohet dhe si histori e “mbajtjes së përgjegjësisë”. Faktorë të ndryshëm luajnë në skenë dhe në prapaskenë. Ca dalin si violinë e parë, të tjerë si sufler skenik. Veçse një gjë mbetet e pandryshuar. Sa më e thellë të jetë kriza, aq më e pamundur bëhet mundësia e daljes prej saj me mjetet e vetë krizës. Aspekti etik dhe përgjegjësia morale thirren të rikthehen në ndihmë të shoqërisë globale. Janë studiuesit dhe njerëzit e kulturës që qetësojnë gjakrat dhe që rekomandojnë rrugën e paqes, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Mosdëgjimi i zërit të tyre është gabim i rëndë, pasojat e të cilit po i vuan shoqëria e turbokapitalizmit si shoqëri e lëvizjes maramendëse që propozon shoqërinë pa parime morale, por me interesa tregu dhe luftë mes tyre.

“Dëgjimi i intelektualëve dhe studentëve lidhur me problemet sistematike të turbo-kapitalizmit është thelbësor, pasi ata ofrojnë këndvështrime të veçanta e kritike që lidhin analizën sistematike me aktivizmin e orientuar drejt së ardhmes. Turbo-kapitalizmi – i karakterizuar nga çrregullimi i shpejtë, globalizimi i pakontrolluar, hiper-financiarizimi dhe përshpejtimi i pandalshëm digjital – shpesh i jep përparësi efikasitetit afatshkurtër të tregut përballë mirëqenies afatgjatë shoqërore.”[11]

Intelektualët vështrojnë thellësisht kuadrin historik dhe përdorin mjetet analitike për të parë e gjykuar përtej prirjeve të atypëratyshme të tregut. Ata kanë aftësitë për të diagnostikuar shkaqet rrënjësore strukturore të krizave moderne, për të gjetur rrugët e daljes prej tyre apo të shmangies së tyre sa të jetë e mundur. Gjykimet e tyre karakterizohen nga vështrimi në kontekstin historik dhe tejshikimi përmes analizës gjithëpërfshirëse. Vlerësimet e tyre janë të qarta dhe të kthjellta kur japin shpjegime për çështje globale të ndryshme – si pabarazia në pasuri, monopolet e korporatave dhe dobësimi i institucioneve demokratike – duke treguar se si këto janë të ndërlidhura thelbësisht me forcat e çrregullta të tregut. Për këto arsye intelektualët e pastër, të pakorruptuar, janë ata që bëjnë parashikimin e rreziqeve: “Akademikët dhe studiuesit shpesh japin alarmin për rreziqe afatgjata, si kriza klimatike apo rreziqet etike të inteligjencës artificiale, shumë kohë përpara se këto të shfaqen si prioritete financiare afatshkurtra për korporatat.”

Jeta dhe sfidat e saj nuk mjafton të vështrohen në të sotmen e tyre të afërt. Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon kujdes për ekonominë, çështjet sociale, arsimin, kulturën, ekologjinë dhe trashëgiminë identitare edhe për brezat e ardhshëm.

Nëse e sotmja politike dhe bashkëpunëtorët e saj, subjektet e tregut, e bëjnë një sy qorr dhe një vesh shurdh për këto probleme, janë gjeneratat e reja që e shohin realitetin ndryshe, duke marrë përgjegjësinë për pritshmëritë dhe zhvillimin në të ardhmen. Ruajtja e së “ardhmes së përbashkët”, kjo është një nga detyrat e dorës së parë. Studentët dhe të rinjtë përfaqësojnë brezin që do të trashëgojë pasojat afatgjata të politikave ekonomike të sotme. Perspektiva e zhvillimit duhet të jetë ajo gjithëpërfshirëse ose si njihet, e “Palëve të Interesuara”: Ndryshe nga bordet e korporatave të përqendruara në fitime të menjëhershme, studentët e shohin ekonominë përmes lenteve të mbijetesës së brezave, duke mbrojtur qëndrueshmërinë afatgjatë në vend të nxjerrjes së fitimeve afatshkurtra.

Gjeneratat e reja nxjerrin në dritë të diellit “sjelljen institucionale”. Ndërsa hyjnë rishtaz në fuqinë punëtore dhe në arsimin e lartë, studentët ndiejnë ndikimin e drejtpërdrejtë të turbo-kapitalizmit përmes kostove marramendëse të strehimit, pagave reale të pamjaftueshme dhe borxhit dërrmues, duke i bërë ata barometra autentikë të ashpërisimit ekonomik. Gjeneratat e reja dhe intelektualët e pakomprometuar nga pushteti dhe tregu janë faktorët vendimtarë për nxitjen e reformave sociale dhe mbajtjen e pikërëndesave etike. “Historikisht, ndërthurja e teorisë intelektuale dhe aktivizmit studentor ka qenë motori kryesor i ndryshimeve të mëdha shoqërore.”

Intelektualët ofrojnë kuadrin për format alternative (si ekonomia rrethore, të ardhurat bazë universale apo kapitalizmi i palëve të interesuara) që nevojiten për të përfytyruar një botë përtej hiper-konsumizmit. Ndërsa studentët zotërojnë energjinë, shkathtësitë dixhitale dhe qartësinë morale të nevojshme për t’i shndërruar kritikat intelektuale abstrakte në lëvizje masive, duke i detyruar qeveritë dhe korporatat të reagojnë. Së bashku, ata sfidojnë rrëfenjën se vlera njerëzore përcaktohet vetëm nga produktiviteti ekonomik dhe zakonet e konsumit, duke i mbajtur çështjet etike mbi dinjitetin, komunitetin dhe barazinë në qendër të diskutimit publik.[12]

Në ngjarjet e Revolucionit Hungarez të 1956-s u provua roli i intelektualëve dhe rinisë studentore në lirinë e fjalës dhe krijimin e opinionit të pavarur nga propaganda shtetërore, që siguroi mbajtjen e marrëveshjes me të vërtetën dhe demaskimin e gënjeshtrës. Vetëm për këto arsye mëtonte Hannah Arendt: “…shtypja lihet mënjanë dhe kërkohet liria.” Shqetësimi për lirinë e mendimit që zuri vend dhe ngrihej nga ngjarja në ngjarje rriti rebelimin i cili kaloi nga intelektualët tek masat e gjera popullore duke marrë trajtën e një revolucioni mbarëpopullor, duke lënë mënjanë vetëm policinë politike dhe ata hungarezë që mbronin regjimin. Studentët e paarmatosur që fillimisht ishin një grup i vogël i zgjeruan radhët e tyre dhe me një kurajo për t’u marrë shembull edhe në ditët tona, kërkuan heqjen e monumentit të Stalinit nga sheshi ku ishte vendosur në Budapest.

Në ditët që pasuan disa dhjetëra studentë shkuan te godina e Radios “për të bindur stacionin që të transmetojë gjashtëmbëdhjetë pikat e manifestit të tyre.” Siç shprehet Arendt, e citoj: “Ajo që kishte nisur si një demonstratë studentore ishte shndërruar në një kryengritje të armatosur brenda më pak se njëzet e katër orëve.”[13] E rëndësishme nuk ishte sa zgjati liria e shprehjes dhe e mendimit përmes kësaj veprimtarie gjithëpopullore; e rëndësishme, nënvizon Arendt, ishte institucionalizimi i lirisë, e cila tashmë ishte një fakt i kryer.

“Këshillat revolucionare dhe këshillat punëtore ishin disa organizma të cilët për më shumë se 100 vjet kishin dalë në pah sa herë që njerëzve u është lejuar, për disa ditë, javë apo muaj, të ndjekin rrugën e tyre politike pa një qeveri (ose program partie) të imponuar nga lart.” [14]  Arendt në refleksionet e saj ndalet dhe shpreh interes studimoro-historik për “këshillat punëtore” dhe misionin e këtij tipi institucioni që do ta karakterizonim të “demokracisë direkte”, por që tentoi të kombinonte aspektin legjislativ me atë ekzekutiv.

“Në rastin e Revolucionit Hungarez – shkruan Hannah Arendt – në mënyrë më të dallueshme sesa në rastet e mëhershme, krijimi i këshillave përfaqëson hapin e parë praktik të ndërtimit të rendit dhe riorganizimit të ekonomisë hungareze në baza socialiste, por pa kontrollin e rreptë të partisë apo aparatit të terrorit.”[15] Kemi të bëjmë me një veprim praktik masiv për të çmontuar sistemin parti-shtet dhe për të siguruar lirinë ekonomike jashtë kontrollit të segmenteve shtetërore që ushtronin terror. Kjo mënyrë organizimi ekonomik binte ndesh me planifikimin socialist të centralizuar dhe akumulimin socialist, me shpërndarjen e të ardhurave dhe politikat e furnizimit të ekonomisë dhe tregut me mallrat e përdorimit të përditshëm. Pra ajo që gjoja u ruajt, baza socialiste si pronë e përbashkët, do të mbetej vetëm si fasadë. Projekti i hapte rrugë ekonomisë së tregut dhe trajtimit të aseteve dhe prodhimit si pasuri dhe kapital i atyre që punonin duke krijuar produkte për treg dhe njëherësh duke shtuar kapitalin dhe makineritë prodhuese. Një ide shumë e përparuar për kohën por edhe për ditët tona. Një lloj kapitalizmi popullor. Hannah Arendt e parashijoi këtë gjë dhe u entuziazmua, ndaj në vijim të refleksioneve për këtë çështje me shumë rëndësi, ajo e shtyn shpjegimin më tej duke theksuar se: “Kështu, këshillat u ngarkuan me dy detyra: njëra politike dhe tjetra ekonomike; dhe ndonëse do të ishte e gabuar të besohej se vija ndarëse mes tyre ishte krejtësisht e qartë, mund të supozojmë se Këshillat Revolucionare kryenin kryesisht funksione politike, ndërsa Këshillat e Punëtorëve pritej të menaxhonin jetën ekonomike.”[16]

Ky lloj organizimi ishte një reagim kundër sindikatave, të cilat nuk përfaqësonin punëtorët dhe interesat e tyre, por ushtronin kontrollin partiak mbi ta. Vepronte teoria staliniste që i quante sindikatat si rripa transmisioni që lidhnin partinë me masat punonjëse. Megjithëse një përvojë e shkurtër, për Hannah Arendt mënyra e zgjedhjes së përfaqësuesve nga vetë punëtorët ndryshonte nga mënyra burokratike partiake e cila rekomandonte kush do të zgjidhej dhe votimet ishin një formalitet që shprehte autoritetin imponues “të makinerisë partiake”. “Për më tepër – konkludon në parashtresën e kësaj çështjeje Arendt – zgjedhja e votuesit nuk nxitej nga ndonjë program, platformë apo ideologji, por ekskluzivisht nga vlerësimi i tij për një individ, tek integriteti personal, guximi dhe gjykimi i të cilit votuesi besonte mjaftueshëm sa për t’i besuar përfaqësimin e tij.”[17]

Me fjalë të tjera nënvizon Hannah Arendt: “Këshillat do të kontrollonin palët, ato nuk do të ishin përfaqësues të tyre.”[18] Pas 70 vjetësh kjo formë e demokracisë direkte vjen vetëm si një referencë historike që flet për përpjekjet kundër sistemit totalitarist stalinist, si shprehje e luftës për lirinë antikomuniste dhe përpjekjeve për pavarësi, apo ka edhe qëndrime që shohin edhe një aspekt aktual të asaj përvoje? Forcat politike të majta dhe studiues të pavarur kanë një vështrim me orientim kritik ndaj realitetit të sotëm kapitalist. “Historianët e pavarur dhe analistët e së majtës e shohin Këshillin Qendror të Punëtorëve të Budapestit të Madh dhe këshillat lokale të fabrikave si një shprehje të mirëfilltë të demokracisë së drejtpërdrejtë nga baza, si dhe një alternativë vetëmenaxhimi demokratik ndaj burokracisë shtetërore dhe kapitalizmit perëndimor.”[19]

Në Hungari u vu re krijimi i njëkohshëm i llojeve të ndryshme këshillash, disa prej të cilave u korrespondonin grupimeve ekzistuese ku njerëzit jetonin së bashku ose takoheshin rregullisht, ndaj edhe e njihnin njëri-tjetrin. “Këshillat revolucionare lindën nga lufta e përbashkët; këshillat e shkrimtarëve dhe artistëve – mund të thuhet – u krijuan nëpër kafene; këshillat e studentëve dhe të rinjve në universitete; këshillat ushtarakë në ushtri; këshillat e nëpunësve civilë në ministri; këshillat e punëtorëve në fabrika, e kështu me radhë. Formimi i këshillave brenda secilit prej këtyre grupeve të ndryshme e shndërroi një bashkësi të rastësishme në një institucion politik.”[20]

Kjo formë e angazhimit qytetar në pothuaj të gjitha shtresat shoqërore është një shembull i ndërgjegjes kombëtare dhe asaj qytetare. Elementet e shoqërisë civile nga oponenca qytetare shndërrohen në subjekte politike, ose si i quan Arendt, në një institucion politik. Kjo metamorfozë karakterizon aktivitetin e demokracisë direkte. Përvoja hungareze e 1956-s la gjurmë edhe në këtë aspekt të dialogimit të domosdoshëm mes civiles dhe politikes. Në ditët tona takohen studiues dhe politologë të njohur që e kanë përpunuar këtë problematikë. “Sipas politologut dhe ekspertit zviceran të demokracisë së drejtpërdrejtë, Andreas Gross, demokracia e drejtpërdrejtë shërben si një urë që i shndërron strukturat e shoqërisë civile në institucione politike formale. Në shkrimet e tij të gjera – siç është *Die unvollendete Direkte Demokratie* (Demokracia e Drejtpërdrejtë e Papërfunduar) – dhe në raportet për Këshillin e Europës, Gross e koncepton demokracinë jo thjesht si një sistem qeverisës, por si një proces të vazhdueshëm të të mësuarit dhe si një kornizë për vetërealizimin shoqëror.”[21]

Termi demokracia si “vetërealizim shoqëror” është një formulim i hapur që e sheh demokracinë si proces shoqëror në veprim edhe njëherësh si shprehje e pakënaqësisë ndaj institucioneve të sistemit demokratik të burokratizuar që shpërdoron sovranitetet e deleguara. Qeverisja sado demokratike në formë dhe në pamje, në strukturë dhe referim ligjor, kur nuk shpreh interesat dhe nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve, por vë mes vetes dhe zgjedhësve autoritetin e pushtetit të fshehur tinëz pas atij të ligjit, as më shumë e as më pak, ajo nuk është më shprehje e demokracisë reale, të besueshme dhe me parime morale.

Ndaj është me rëndësi nënvizimi që ka bërë Hannah Arendt në reflektimet e saj për këshillat e krijuara në ditët e Revolucionit Hungarez të 1956-s. Është e rëndësishme se cilët zgjidhen në këshilla dhe bazuar në cilat kritere. Ja si shprehet Arendt: “Burrat e zgjedhur ishin komunistë dhe jo-komunistë; përkatësia partiake duket se nuk ka luajtur asnjëfarë roli, ndërsa kriteri – sipas fjalëve të një gazete – ishte thjesht që “mes tyre të mos ketë asnjë që do ta keqpërdorte pushtetin apo do të mendonte vetëm për pozitën e tij personale”. Dhe ky është më tepër një kriter kualifikimi sesa moral. Kushdo që e keqpërdor pushtetin ose e shndërron atë në dhunë, apo interesohet vetëm për çështjet e veta private pa u shqetësuar për të mirën e përbashkët, thjesht nuk është i përshtatshëm për të luajtur një rol në jetën politike.”[22] Shërbimi demokratik shoqëror është për të mirën e përbashkët.

Keqpërdorimi i pushtetit deri në dhunë, kjo këmbanë historike hungareze, paralajmëroi dobësitë dhe tiparet negative jo vetëm të pushtetit komunist, por edhe të atij borgjez. Privatja në njërën anë dhe publikja në anën tjetër, në mes tyre pushteti dhe institucionet, cili nga këta dy faktorë tërheq vendimmarrjen pushtetore? Në ditët tona ka jo vetëm praktika, por qarkullojnë dhe teori e madje dhe doktrina që i japin prioritet privates. “Depërtimi i sferës private në atë publike dhe tërheqja përkatëse e qeverisjes shtetërore në favor të interesave të tregut përbëjnë një krizë qendrore të demokracisë liberale bashkëkohore. Teoritë moderne politike dhe shoqërore argumentojnë se ky nuk është thjesht një ndryshim politikash, por një ristrukturim rrënjësor i shtetit, ku vendimmarrja demokratike minohet gjithnjë e më shumë nga pushteti privat, menaxhimi teknokratik dhe logjika e tregut.”[23]

Tema e diskutimit për këtë çështje që zuri rrënjë që nga ngjarjet e Hungarisë së vitit 1956 dhe që vjen  në qendër të debatit të sotëm është: “Qeverisja neoliberale dhe “zhvlerësimi rrënjësor” i demokracisë. Duke u mbështetur gjerësisht te leksionet e Michel Foucault[24]-së mbi biopolitikën, teoricienë si Wendy Brown[25] argumentojnë se neoliberalizmi është shumë më tepër sesa një grup politikash ekonomike (siç janë privatizimi dhe heqja e rregullimeve). Përkundrazi, ai funksionon si një racionalitet politik që i shtrin vlerat e tregut në të gjitha institucionet shoqërore dhe politike.”[26] Ndoshta nuk është teprim të themi se përfundimi i profesores Wendy Brown me mbrojtjen që u bën interesave shoqërore bart dhe një lloj porosie historike që vjen nga jehonat e ngjarjeve të Hungarisë së 1956-s.

“Një nga aspektet më mbresëlënëse të revolucionit hungarez është se ky parim i sistemit të këshillave jo vetëm që rishfaqet, por edhe se, brenda dymbëdhjetë ditëve të shkurtra, një pjesë e konsiderueshme e potencialit të tij mundi të dilte në pah. Anëtarët e këshillave sapo ishin zgjedhur përmes votimit të drejtpërdrejtë, kur këto këshilla të reja filluan të koordinoheshin lirisht për të zgjedhur, nga gjiri i tyre, përfaqësuesit për këshillat më të larta – deri te Këshilli Suprem Kombëtar, që përbënte ekuivalentin e qeverisë së zakonshme; dhe nisma për këtë erdhi nga Partia Kombëtare Fshatare, e cila sapo ishte ringjallur dhe që ishte padyshim grupi i fundit që mund të dyshohej për ide ekstreme.”[27] Në këtë mekanizëm ia vlen të ndalemi në disa hapa historikë dhe të hedhim dritë në aspektin konkret të ditëve tona. “Zgjedhja përmes votimit të drejtpërdrejtë”, si dhe zgjedhja nga gjiri i tyre e përfaqësuesve për këshillat më të larta.

A është kjo një metodë revolucionare e takuar në kushte specifike të Hungarisë së vitit 1956, apo kemi të bëjmë me një mekanizëm të demokracisë direkte? Në prezantimin e raportit të Komisionit për Çështje Politike dhe të Opinioneve, Andreas Gross është shprehur si më poshtë: “Thelbi i të drejtave të njeriut është dinjiteti. Nuk ka ekzistencë më dinjitoze sesa ajo ku individi mund të marrë përgjegjësinë për veten. Kështu, edhe demokracia është një e drejtë e njeriut dhe jo një privilegj i ndonjë qytetari. Nuk ka ekzistencë dinjitoze pa mundësinë për të ecur me kokën lart, gjë që nuk mund të arrihet pa pasur të drejtën e vetëvendosjes… Nëse do të pyesnim qytetarët në vendin tonë (dhe ky raport është hartuar kryesisht nga këndvështrimi i tyre, pasi cilësia e demokracisë përcaktohet nga kjo perspektivë e bazës, e jo nga ajo e përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve apo e shoqërisë civile), vështirë se do të gjenim dikë që nuk do të ishte i zhgënjyer me cilësinë e demokracisë sonë.”[28]

Në mbyllje të këtij arsyetimi Hannah Arendt deklaron: “Ngritja e këshillave – e jo rikthimi i partive – ishte shenja e qartë e një hovi të vërtetë të demokracisë kundër diktaturës, e lirisë kundër tiranisë.”[29] Për këtë arsye Hannah Arendt i mbyll refleksionet: “Goditja e parë e shtypjes së përgjakshme u drejtua kundër Këshillave Revolucionare, organit të veprimit dhe përfaqësuesit të popullit në tërësi.”[30]

*****

Rishikimi i ngjarjeve historike është i rëndësishëm sepse provat e reja, perspektivat e freskëta dhe nevojat për ndryshim të shoqërisë na lejojnë të korrigjojmë paragjykimet e së kaluarës, të kuptojmë më thellë sfidat e sotme dhe të parandalojmë përsëritjen e gabimeve të mëparshme.

“Të çjerrësh maskën e hipokrizisë nga fytyra e armikut, ta përgënjeshtrosh atë, të demaskosh makinacionet dhe manipulimin e sofistikuar që e lejon të sundojë pa përdorimin e mjeteve të dhunës, do të thotë të provokosh veprime duke marrë parasysh edhe rrezikun e shfarosjes dhe kjo me qëllimin e vetëm që e vërteta të triumfojë.”[31]

[1] Hannah Arendt; “Reflections on the Hungarian Revolution”- “1956 – The Hungarian Revolution and War for Independence.”, faqe 623.

[2] Po aty, faqe 623.

[3] Russia in the Post-Soviet Space: What Strategies of Influence?- Interviews 9 December 2024

https://www.iris-france.org/en/russia-in-the-post-soviet-space-what-strategies-of-influence/

[4] “Jugu Global” përfshin afërsisht 130 deri në 150 vende në zhvillim, në rritje ekonomike dhe me të ardhura të ulëta deri në të mesme, të vendosura kryesisht në Afrikë, Amerikën Latine, Azi dhe Oqeani https://www.google.com/search?q=Which+countries+does+the+Global+South+include%3F&rlz=1C1GCEA_enAL809AL809&oq=Which+countries+does+the+Global+So

https://www.quora.com/How-does-the-Hungarian-Revolution-of-1956-influence-Hungarians-views-of-Russia-today

[6] Hannah Arendt, libri i cituar faqe 624

[7] Hannah Arendt; “Mbi Revolucionin” botimi shqip faqe 20-21.

[8] Hannah Arendt, “Reflections on the Hungarian Revolution”, libri i cituar faqe 625.

[9] Arguments for Historical Responsibility and Activism. https://www.google.com/search?q=Do+the+intellectual+class+and+university+students+in+Hungary+bear+responsibility+today+for+the+fate+of+the+country%2C+followin .

[10] Hannah Arendt; “Reflections on the Hungarian Revolution”; libri i cituar faqe 627.

[11] https://www.google.com/search?q=Why+is+it+important+today+to+heed+the+voices+of+intellectuals+and+students+regarding+the+problems+of+turb

[12] Për më shumë, në lidhje me rolin e intelektualëve dhe rinisë studentore shikoni në linkun e mëposhtëm https://www.google.com/search?q=Why+is+it+important+today+to+heed+the+voices+of+intellectuals+and+students+regarding+the+problems+of+turbo

[13] Hannah Arendt, “Reflections on the Hungarian Revolution”; faqe 629.

[14] Po aty, faqe 630.

[15] Po aty, faqe 631

[16] Po aty, faqe 631

[17] Po aty, faqe 633

[18] Po aty, faqe 634

[19]Për më shumë shiko linkun: https://www.google.com/search?q=How+is+the+experience+of+the+workers%27+councils+formed+during+the+events+of+1956+viewed+in+Hungary

[20] Hannah Arendt; “Reflections on the Hungarian Revolution”, libri i cituar, faqe 634-635.

https://www.google.com/search?q=Andreas+Gross+on+direct+democracy%3A+how+civil+society+structures+transform+into+political+institutions.&rlz

[22] Po aty, faqe 635.

https://www.google.com/search?q=The+encroachment+of+the+private+upon+the+public+in+liberal+democracy.+The+withdrawal+of+governance+from+

[24] Michel Foucault (lindur më 15 tetor 1926 në Poitiers, Francë – vdekur më 25 qershor 1984 në Paris) ishte filozof dhe historian francez, një nga studiuesit më me ndikim dhe më të diskutueshëm të periudhës pas Luftës së Dytë Botërore. Foucault mbrojti tezën e tij të doktoraturës në ENS në vitin 1961. E botuar fillimisht me titullin *Folie et déraison: histoire de la folie à l’âge classique* (“Çmenduria dhe jologjika: Një histori e çmendurisë në epokën klasike”), ajo mori vlerësime nga kritika, por pati një audiencë të kufizuar. (Një version i shkurtuar u përkthye në anglisht dhe u botua në vitin 1965 me titullin *Madness and Civilization: A History of Insanity in the Age of Reason*.) Midis viteve 1971 dhe 1984, Foucault shkroi disa vepra, përfshirë *Surveiller et punir: naissance de la prison* (1975; *Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut*), një monografi mbi shfaqjen e burgut modern; tre vëllime të një historie të seksualitetit perëndimor; si dhe ese të shumta. Foucault vazhdoi të udhëtonte gjerësisht dhe, ndërsa fama e tij rritej, kaloi periudha të gjata në Brazil, Japoni, Itali, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Ai krijoi një lidhje të veçantë me Berkeleyn në Kaliforni dhe zonën e Gjirit të San Franciskos, si dhe shërbeu për disa vite si pedagog i ftuar në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley.

Foucault vdiq në vitin 1984 nga septicemia, një ndërlikim tipik i AIDS-it, ndërsa vëllimi i katërt i historisë së tij të seksualitetit kishte mbetur ende i papërfunduar. https://www.britannica.com/biography/Michel-Foucault

[25] Wendy Brown është një teoriciene politike amerikane dhe Profesore Emerita e Fondacionit UPS në Institutin për Studime të Avancuara (Institute for Advanced Study), si dhe Profesore Emerita e Shkencave Politike në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. Ajo njihet gjerësisht për analizën e saj kritike mbi pushtetin, neoliberalizmin, politikën e identitetit dhe demokracinë bashkëkohore. Puna e saj me ndikim të madh ndërthur këndvështrimet e mendimtarëve si Karl Marx, Friedrich Nietzsche, Max Weber, Sigmund Freud, Michel Foucault dhe Shkollës së Frankfurtit https://politicalsciencenow.com/wendy-brown-receives-the-2026-benjamin-e-lippincott-award-for-states-of-injury-power-and-freedom-in-late-modern

https://www.google.com/search?q=The+encroachment+of+the+private+upon+the+public+in+liberal+democracy.+The+withdrawal+of+governance+from+

[27] Hannah Arendt, nga libri i cituar faqe 635.

[28] Andreas Gross; The report by the Political Affairs Committee and of the opinions. https://assembly.coe.int/Sessions/2007/Debate/ENGross.pdfç:~:text=Presentation%20by%20Andreas%20Gross%20of,unless%20an%20individual%20ca

[29] Hannah Arendt, marrë nga libri i cituar faqe 636.

[30] Po aty, faqe 636.

[31] Hannah Arendt, libri me titull: “Mbi dhunën” botimi shqip faqe 80. Enti botues, Pika pa sipërfaqe.

DITA

Protestat studentore  të  Lëvizjes për Triumfin e Kombit  sot, si Lëvizja dhe politika e Donald Trump 2016 – Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Me këtë shkrim timin unë dua të ballafaqohem dhe të përballem me establishmentin korruptiv  të politikës së vjetër, dhe me establishmentin mercenar dhe servil intelekual, akademik, artistik  dhe  mediatik që janë bashkë dhe në një front fanatizmi kundër ndryshimit, kundër rinisë patriotike sudentore.

 

Duke ndjekur nga afër protestat studentore patriotike sot, dhe duke i mbështetur dhe qenë përkrah tyre më erdhi në kujtesë  lëvizja politike antiestablishment e Presidentit amerikn Donald TRUMP, dhe për këtë arësye vendosa që t’a paraqes para opinionit dhe t’a dërgoj për botim një shkrim timin të atëhershëm, t’ua dërgoj disa miqve të mi intelektual dhe dy apo tre gazetave  të lira,të pavarura, patriotike dhe jo mercenare; shkrim i cili më erdhi në kujtesë se është aktual dhe që vizioni dhe kërkesat e rinisë studentore sot përputhen me Lëvizjen politike antiestablishment, antikorrupsion dhe të asaj se “SHBA është e para” të Donald Trump 2016 , të para 10 viteve 

 

Më poshtë shkrimi i plotë me titull:

 

“NË SHQIPËRI DHE KOSOVË DUHET NJË LËVIZJE SI AJO E DONALD TRUMP” (16 2 2017)

 

  • Ja pse shumica e politikanëve  dhe e mediave shqiptare nuk e dëshironin fitoren e Donald Trump

 

 

Durrës,16 Shkurt 2017”Askund tjetër në Europë nuk kemi këtë dështim të plotë pothuajse të  të gjithë elitës  apo të establishmentit politik si në Shqipëri por  edhe në Kosovë. Ka 25 vite që në Shqipëri  ciklohen dhe riciklohen, vijnë dhe ikin nga pushteti po të njëjtët individë  që  i parazgjedh dhe i paracakton establishmenti apo kryesia servile e ngushtë e rrethkryetarëve të partive politike: individë politikisht shterpë, injorantë, të korruptuar, të painteresuar për interesin publik dhe kombëtar; të cilët vjedhin vota, pasuri  dhe bëjnë lloj -lloj matrapazllëqesh dhe akrobacirash thellësisht amorale politike; të cilët i kanë bërë prona të tyre partitë politike, shoqatat, politikën dhe  mediat dhe që e kanë kapur shtetin, asfiksuar drejtësinë  dhe e pengojnë dhe  bllokojnë integrimin. Kësaj elite politike shërbimin më të mirë ua ka bërë dhe ua bën media elitare servile dhe mercenare pranë tyre.

Qarkullimi i elitave politike vetëm si  ndërrim i pushteteve në Shqipëri ka qenë vetëm  zëvëndësim i keqqeverisjeve, krimit, korrupsionit, vjedhjes së parasë publike dhe që kanë prodhuar varfëri, papunësi, trafikim droge e qëniesh njerëzore dhe eksod.

Pra, pothuajse tërë elita politike paskomuniste në Shqipëri ka dështuar dhe prandaj ajo duhet ndëshkuar sepse ishte dhe vazhdon të jetë si trashëgimtare e ishkomunizmit dhe ishfunksionarëve të saj; si një brez i formësuar, si brezi i njeriut me botëkuptimin komunist; gjë e cila vazhdoi si një vazhdimësi fatkeqësie  për kombin tonë, vazhdimësi e cila po fatkeqësisht edhe u promovua dhe u pranua  realisht edhe  në demokraci edhe nga Perëndimi, Europa dhe SHBA.

Diktaturës komuniste në Shqipëri nuk iu bë asnjë lloj gjykimi dhe madje të paktën as ndonjë ndëshkim moral jo. Nuk kuptohet  se përse Perëndimi ia besoi për 25 vite qeverisjen e demokracisë në Shqipëri ishkomunistëve dhe nuk këmbënguli as për lustracionin dhe as për ndëshkimin e krimeve të Komunizmit, as për dekomunistifikimin e Shqipërisë? Përse?

Me shumë vonesë BE dhe SHBA, pasi u bindën për gabimin e tyre: për toleranncën dhe me rolin prej sehirxhiut, por edhe pse e përkrahën elitën politike shqiptare  ishkomuniste , të kriminalizuar, antidemokratike, antikombëtare, të korruptuar dhe kundërintegraliste. Ato, pra SHBA dhe BE, ia imponuan më në fund elitës politike shqiptare pas 25 vitesh që nga vetshëmbia e komunizmit, që të miratojnë pavarësisht se me shumë vonesë Ligjin për Dekriminalizimin e Politikës si dhe Reformën në Drejtësi kundër vullnetit të saj, Reforma të cilat u realizuan apo u miratuan në letër tani, pas 25 vitesh; vonesë e cila u ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve dhe ndoshta do ta pësojnë edhe për shumë kohë.

Kjo shumicë politikanësh shqiptarë dhe mediatikesh servile prane tyre të cilët e  dëshirojnë  gjithnjë status-quonë dhe vazhdimësinë e tyre në përjetësi në pushtet dhe në politikë, prandaj, edhe nuk e dëshironin fitoren në SHBA të DONALD TRUMP, fitore të cilën ia dha atij votuesi amerikan si ndëshkim për  establishmentin politik edhe në SHBA.

Dhe nisur nga fakti se Presidenti i SHBA- së fitoi për arsye se votuesi amerikan ndëshkoi me votë establishmentin politik si brënda Partisë Republikane ashtu dhe kundërkandidaten e Partisë Demokratike, Znj. H. Klinton, të cilën e kishte zgjedhur apo më sakt  e caktoi  establishmenti i Partisë dhe jo antarësia e saj. Ky fakt vjen si frymëzim që duhet të nxisë edhe opinionin politik brënda partive politike si dhe atë publik në Shqipëri, që në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës ta ndëshkojë edhe votuesi shqiptar këtë elitë politike tepër të dëmshme , mashtruese, gënjeshtare, të korruptuar dhe tradhëtare të interesave të publikut; elitë, e cila nuk dëshironte që në SHBA të fitonte Lëvizja e DONALD  TRUMP.

Pothuajse e gjithë sfera politike, mediatike deri dhe ajo akademike dhe artistike që ishin dhe punuan kundër Kandidatit republikan  Donald Trump “u habitën” për fitoren e tij si President të SHBA-së, gjë e cila tregon se edhe ato, pra të gjitha elitat e cdo lloji paskan nevojë për një zgjim nga letargjia e rehatisë monotone materialiste; paskan nevojë për një shkundje dhe për një reformim të tyre, pasi qënkan shumë mbrapa mëncurimit, talentit, gjykimit e vlerësimit popullor amerikan  për demokracinë, lirinë, ndryshimin,  për politikën, për patriotizmin dhe për korrupsionin.

Këto elita pra e paskan humbur ndjesinë humane dhe se edhe ato qënkan  të shkëputura nga problematikat sociale të shoqërisë, ndaj atyre shtresave të harruara, periferike sidomos, të  cilët paguajnë taksa për punën dhe për paratë që  ata i fitojnë me punë; prej parasë të të cilëve mbahen shteti, politika dhe pushteti.

Pyesim, pse pra gjithë ky të cilin  edhe mund ta quajmë si një “komplot” anti-Trump? Dhe pse mos ta besojmë se ky reagim dhe kjo  propagandë e egër anti-Trump erdhi  edhe prej korrupsionit global jo vetëm të elitave politike por edhe të atij financiar, atij intelektual dhe sidomos  te atij edhe mediatik.

Pra, Trampizmi duhet parë si një fenomen antikrizë; krizë që erdhi si rezultat i dështimit të elitave në përgjithsi dhe kryesisht të asaj politike, si dhe  duhet parë, edhe si  alternativë antikorrupsion.  Këtë e kishte konstatuar votuesi amerikan, vota e të cilit bëri ndëshkimin, diferencimin dhe zgjedhjen e duhur.

Mendoj dhe them se bota asnjëherë më shumë se sa sot nuk ka qenë kaq shumë e korruptuar, edhe për një fakt të thjeshtë: të asaj se, edhe Shqipëria si një vënd i vogël ne Europë është mbërthyer tmerrësisht nga kthetrat e korrupsionit dhe ajo që cudit më shumë është fakti se pavarësisht pranisë së madhe, monitorimit dhe presionit në dukje nga qeveritë dhe diplomacitë demokratike perendimore, korrupsioni në Shqipëri as nuk po luftohet, dhe as nuk po ndëshkohet, dhe as nuk po cmontohet akoma.

Pse? Sepse në Shqipëri sundon dhe qeveris një elitë politike e korruptuar, e kriminalizuar, produktivisht shumë negative, e papërgjegjshme dhe një keqbërëse e madhe publike. Pra, sepse së pari është kriminalizuar dhe është korruptuar elita politike shqiptare e cila është autorja e kësaj gjëndje të rëndë gjithinstitucionale, shtetërore, juridike dhe sociale në Shqipëri si dhe në Kosovë.

Pra,  vetë Shqipëria e vogël dhe e varfër është shëmbulli më i mirë i dështimit të të gjitha elitave politike, intelektuale, mediatike, të shoqërisë civile etj., por edhe si një pasqyrë që reflekton edhe atë të kalbëzimit të elitave politike e qeverisëse dhe e korrupsionit në shtetet e Bashkimit Europian, përderisa ato nuk janë në gjëndje për ta ndihmuar dhe nxjerrë Shqipërinë nga ky batak korrupsioni, krimi, e padrejtësie ku e ka zhytur Shqipërinë vetë elita politike shqiptare.

Pra, them se Shqipërisë dhe Kosovës, e cila edhe ajo dominohet nga i njëjti model elitar politik si në Shqipëri, të dyjave u  duhet shëmbulli amerikan i zgjedhjeve të fundit, 

Kjo Lëvizje antipolitikë duhet të kthehet në një lëvizje elektorale politike duhet një lëvizje elektorale antipolitikë, antikrim dhe antikorrupsion për t’a ndëshkuar elitën politike të dështuar, autoritariste, kunderintelektuale, antipatriotike dhe të korruptuar shqiptare.

Gjithmonë reforma dhe ndryshimi pozitiv dhe e reja hasin në vështirësitë e realitetit i cili duhet ndryshuar, vështirësi e pengesa që vijnë prej  atyre që nuk pranojnë dhe i rezistojnë ndryshimit. Mospranimi i ndryshimit dhe i së resë është fanatizëm.

 

 

i papërfillshëm dhe i izoluar dhe frikë e vogël dhe e përkohshme në vendet e civilizuara demokratikisht sic janë SHBA, ku të dëshpëruarit edhe provokojnë dhe organizojnë ca protesta të vogla, të dëshpëruara dhe momentale sic ndodhi në disa qytete të SHBA-së. Fanatizmi është frikë nga e reja, nga liria.

Por, AMERIKA ËSHTË VETË LIRIA, e cila gjithmonë triumfon kundër: fanatizmave, dogmave, pandryshueshmërisë  dhe jolirisë.

Detaje më të hollësishme studimi për fitoren e Trump do të japin dhe nxjerrin studiues të politikës dhe të demokracisë në SHBA në vijimësi, pse të mos themi që edhe skeptikët apo “të habiturit” për fitoren e Trump mendoj se do të fillojnë të ndryshojnë mendimin kur të shohin ndryshimin për në të mirë që do të sjellë vizioni dhe premtimet e Presidentit Trump. Por,  për

 

Ne shqiptarët, këto zgjedhje në SHBA  duhet t’i shohim dhe të nxjerrim mësime për ndryshimin dhe reformimin e demokracisë, të shoqërisë dhe të shtetit tonë pasi jemi  shumë, shumë larg demokracisë, ku së pari partitë tona sundohen e qeverisen nga kryetarët e tyre dhe shpura e ngushtë rreth tyre si prona private njerzore, ku vetëm demokraci dhe as zgjedhje të lira të brëndshme në to nuk ka, dhe as që bëhet fjalë më pastaj për demokraci e patriotizëm në politikën zgjedhore parlamentare,  qeverisëse dhe burokratike të shtetit shqiptar.

 

 

Demokracia shqiptare pengon dhe përjashton lirinë politike; e izolon  nga aktiviteti politik talentin, dhuntinë, ndershmerinë, profesionalizmin dhe patriotizmin si dhe nuk i krijon shansin dhe mundësinë e realizimit të potencialeve të tilla as në sferat e tjera të biznesit, të intelektualizmit, në administratën publike dhe shtetërore. Pra, demokracia në Shqipëri vuan nga mungesa e demokracititetit; nuk është akoma demokraci e lirë, as moderne dhe me standartet e vlerat e duhura të saj, dhe më kryesore është ajo se politikanët shqiptarë nuk janë aspak të përgjegjshëm dhe as  patriotë.

 

Demokracia, patriotizmi dhe liria politike në Shqipëri janë sfiduar nga krimi, padrejtësia, tradhëtia, paaftësia, nepotizmi, klientelizmi, papërgjegjshmëria dhe nga korrupsioni.

 

Një specifikë tjetër e demokracisë shqiptare është ajo se:  akoma demokracia në Shqipëri persekuton  desidencën antikomuniste, nuk ja ka kthyer asaj të drejtat morale dhe pronësore, nuk e ka kompensuar atë për sakrificat dhe vuajtjet prej ishregjimit;  dhe si më kryesore desidenca vazhdon të persekutohet akoma prej faktit se politika apo elita politike e paskomunizmit si trashëgimtare e përvojës  dhe madje edhe biologjike e ishnomenklaturës së komunizmit e ka penguar aktivizimin dhe integrimin  politik, pra, ja ka mohuar  lirinë politike  shtresës së të përsekutuarve dhe të nacional-patriotizmit shqiptar. Kjo tregon se demokracisë në Shqipëri i mungon liria, dhe demokracia pa liri nuk është demokraci. Vazhdon…

Skënder S. KAPITI. Durrës, përgatitur  me 15 Nëntor 2016

 

DY ARTISTË NË LAVAZH DHE NJË QYTET QË RRAH ËNDRRAT Nga OSMAN MULA

Nga arti, dhuna dhe turpi i kohës sonë.

Në lavazh takova dy djem të rinj.

M’u afruan me atë gatishmëri të njerëzve që janë mësuar të mos humbasin asnjë mundësi pune. Ishin gati të ma lanin makinën.

— Kemi respekt për ju, — më tha njëri. — E njohim krijimtarinë tuaj.

U befasova.

— Po si? — e pyeta.

Ai buzëqeshi lehtë, sikur po më rrëfente një pjesë të jetës së tij që ende nuk kishte gjetur vendin e duhur.

— Kam mbaruar konservatorin për piano. Diplomën e kam mbrojtur me Rachmaninoffin.

U ktheva nga tjetri.

— Po ti, bir?

— Regjisor teatri. Diplomën e kam mbrojtur me Spiunin e Bertolt Brechtit.

Për një çast, nuk gjeta fjalë.

Njëri kishte studiuar për t’i dhënë shpirt heshtjes përmes tasteve të pianos. Tjetri kishte mësuar të fliste me gjuhën e skenës, të zbulonte maskat e pushtetit dhe të nxirrte në dritë të vërtetat që njerëzit shpesh kanë frikë t’i thonë.

— Po mirë, mor bir, po çfarë kërkoni ju këtu?

Përgjigjja erdhi e thjeshtë, e qetë, pa asnjë ankesë.

— Derisa të gjejmë punë në profesionin tonë, duhet të mbijetojmë. Duhet të paguajmë qiranë e shtëpisë.

Dy diploma, dy ëndrra, dy jetë të reja… dhe një qira që duhej paguar.

U ndamë me respekt. Ata mbetën në punën e tyre, unë vazhdova rrugën, por diçka brenda meje kishte ndryshuar.

Atë ditë, lavazhi m’u duk si një skenë teatri. Vetëm se askush nuk e kishte shkruar dramën, askush nuk e kishte ngritur perden dhe askush nuk e kishte njoftuar publikun se shfaqja kishte filluar.

Por drama vazhdonte.

Në mbrëmje, mendova të ulesha para televizorit. Doja ta lija pas vetes trishtimin e ditës, të qetësohesha pak, të harroja për disa orë dy djemtë që lanin makina, ndërsa ëndrrat e tyre prisnin diku, pa afat.

Por ekrani ma ktheu dhimbjen në tmerr.

Rrahje. Arrestime. Studentë të ndjekur rrugëve. Fëmijë që shkëputeshin nga duart e nënave të tyre dhe futeshin në furgona. Vajza që tërhiqeshin zvarrë. Njerëz që goditeshin me një egërsi që nuk i përket një shoqërie njerëzore.

Pashë tre policë që ndiqnin një grup të rinjsh. Njëri prej tyre u shkëput nga grupi. E rrethuan dhe filluan ta godisnin pa ndërprerje, derisa trupi i tij u lëshua mbi trotuar.

Ai kishte një fletore në xhep.

Pastaj, mes turmës, u shfaqën fotoreporterë, gazetarë, operatorë kamerash.

Njëri prej tyre e kapi fytyrën e të riut në objektiv.

Dhe unë e njoha.

Ishte ai.

Pianisti i lavazhit.

Për një çast, ekrani u zhduk. Nuk dëgjova më zhurmën e rrugës. Pashë vetëm djalin që pak orë më parë më kishte folur për Rachmaninoffin. Djalin që, me një përulësi të admirueshme, kishte pranuar se duhej të lante makina derisa të gjente një punë në profesionin e tij.

Tani ishte vetë jeta e tij që po përplasej brutalisht në asfalt.

Dhe në xhepin e tij, ndoshta, ishte ende ajo fletore.

M’u kujtua filmi Pianisti.

M’u kujtua Władysław Szpilman, pianisti hebre i mbijetuar mes rrënojave të Varshavës, dhe oficeri gjerman që, përballë artit të tij, i solli ushqim. Një gjest njerëzor në mes të një barbarie që kishte shkatërruar çdo kufi të moralit.

M’u kujtua ai çast kur muzika e Chopin-it arriti atje ku nuk mund të arrinte asnjë urdhër ushtarak: në ndërgjegjen e një njeriu.

Atëherë, mes goditjeve, pashë të ndërhynte edhe shoku i tij, regjisori.

Ai kishte studiuar Brechtin.

Ai që pak orë më parë më kishte folur për teatrin, tani po përpiqej të mbronte njeriun që kishte zgjedhur muzikën.

Brecht e kishte njohur fytyrën e pushtetit që e shndërron frikën në mjet sundimi, propagandën në të vërtetë zyrtare dhe bindjen në detyrim. Ai e kishte vënë në skenë mekanizmin e ngritjes së diktatorit, duke na paralajmëruar se barbaria nuk vjen gjithmonë me një fytyrë të panjohur.

Ndonjëherë ajo vishet me kostum, mban një fjalim, buzëqesh para kamerave dhe u kërkon të tjerëve ta quajnë normalitet.

M’u kujtua Arturo Ui.

Thelbi është uniforma që, në vend të mbrojë qytetarin, përdoret për ta poshtëruar. Është pushteti që ngatërron autoritetin me frikën dhe forcën me të drejtën.

Heshtin njerëzit që duhet të flasin. Heshtin institucionet që duhet të kërkojnë llogari. Heshtin ata që kanë mundësi ta dënojnë dhunën, por zgjedhin të presin, të vazhdojnë, të llogarisin interesat e tyre.

Por sa e tmerrshme është kur një nënë duhet të ketë frikë se mos ia marrin fëmijën nga duart! Kur një student duhet të mendohet dy herë përpara se të dalë në rrugë! Kur një i ri me një fletore në xhep mund të përfundojë i shtrirë mbi trotuar!

Çfarë shoqërie është kjo, ku frika kërkon të zërë vendin e lirisë?

Dhe unë, edhe nëse vitet do të më rëndojnë mbi supe, edhe nëse një ditë do të eci me bastun në dorë, kam një premtim me veten.

Do të shkoj ta shoh Arturo Ui-në, kur regjisori që takova në lavazh ta sjellë në skenë.

Dhe, kur shfaqja të mbarojë, do të ngrihem, do t’i afrohem regjisorit dhe do t’i dhuroj lule.

Jo vetëm për regjinë, por për guximin për të mos heshtur.

Por kam frikë.

Kam frikë se, përpara se t’u dhuroj lulet artistëve, mund të më dalë përpara hija e atij që financon zellin e dhunshëm të njerëzve të pushtetit, atij që paguan 2 500 euro në muaj, siç thuhet, për t’i pasur disa njerëz gjithmonë gati për të ndjekur, frikësuar e goditur kundërshtarin.

Sepse një ditë, kur të bjerë perdja e kësaj drame, nuk do të kujtojmë se kush i kishte duartrokitjet më të forta. Do të kujtojmë kush pati guximin të mos duartrokiste dhunën.

KUR PËRDHOSET E SHENJTA, TRONDITET SHPIRTI I KOMBIT- Nga Frank Shkreli

Dy ngjarje të ditëve të fundit në Tiranë nuk mund të trajtohen si incidente të shkëputura nga njëra-tjetra. Ato duhen parë së bashku, sepse, përtej pamjeve tronditëse dhe lajmeve të çastit, kam drojë se zbulojnë një problem më të thellë të shoqërisë, të institucioneve dhe të kulturës demokratike të shqiptarëve.  Ajo që ndodhi ditët e fundit në Tiranë, fillimisht me heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Selisë së Shenjtë në selinë e Nunciaturës Apostolike dhe më pas me ndjekjen e protestuesve nga forcat e policisë deri në oborrin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, nuk mund dhe nuk duhet të kalohen në heshtje.  Kur cenohet një institucion fetar, nuk cenohet vetëm një komunitet besimtarësh. Cenohet një vlerë e shoqërisë, një trashëgimi shpirtërore, një vlerë kombëtare dhe një parim themelor i bashkëjetesës demokratike dhe fetare që i dallon shqiptarët për këto vlera n mbarë botën. Këto dy ngjarje janë të ndryshme për nga rrethanat dhe përgjegjësitë. Por ato bashkohen në një pikë thelbësore: respekti për institucionet fetare, për dinjitetin njerëzor dhe për kufijtë që askush, qoftë protestues apo autoritet shtetëror, nuk duhet të kapërcejë.

 

Vetëm pak ditë pas incidentit në Nunciaturën Apostolike, një tjetër ngjarje tronditëse u regjistrua në Tiranë.  Më 19 tetor, gjatë protestave kundër qeverisë, forca policore ndoqën protestues deri në oborrin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Pamjet e publikuara shkaktuan shqetësim, ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë reagoi duke kërkuar respektimin e vendeve të shenjta, të cilat nuk duhet të shndërrohen në hapësira përplasjeje dhe konflikti, raportuan disa burime mediatike shqiptare. Policia ka detyrimin të ruajë rendin publik dhe të ndërhyjë kur kryhen vepra të dhunshme. Asnjë objekt kulti nuk mund të shndërrohet në strehë për të shmangur përgjegjësinë ligjore. Por ky detyrim nuk i jep policisë të drejtën të përdorë forcë pa kufi, pa kriter dhe pa respekt për rrethanat.  Ligji duhet të zbatohet edhe në pragun e një kishe, por as pragu i një kishe nuk duhet të bëhet vend ku harrohen kufijtë e ligjit.  Oborri i një katedraleje nuk është një shesh i zakonshëm për përplasje politike. Është pjesë e një hapësire të shenjtë, ku njerëzit shkojnë për t’u lutur, për të gjetur paqe dhe për të kërkuar ngushëllim shpirtëror.  Prandaj, ndjekja e protestuesve deri në atë hapësirë dhe çdo përdorim i mundshëm i tepruar i forcës atje kërkojnë një shqyrtim serioz e të paanshëm.   Nëse policia ka vepruar në kundërshtim me ligjin ose ka përdorur forcë joproporcionale, përgjegjësit duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Kjo nuk është kërkesë kundër policisë si institucion.  Është kërkesë për një polici profesionale, ligjore dhe të denjë për një shtet demokratik.  Nuk mund të dënohet dhuna e protestuesve dhe të heshtet për çdo tejkalim të mundshëm të forcës nga autoritetet. Një parim demokratik nuk mund të jetë i vlefshëm vetëm kur na leverdis politikisht.

 

Kishat dhe xhamitë nuk janë arena të të politikës. Siç theksova më lartë, Shqipëria ka një traditë të njohur të bashkëjetesës ndërfetare. Kjo traditë nuk është vetëm një shprehje e bukur për t’u përdorur në ceremonitë zyrtare, në fjalimet politike apo në takimet ndërkombëtare.  Ajo është një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur çdo ditë.  Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Komuniteti Mysliman, ai Bektashi dhe bashkësitë e tjera fetare kanë vendin e tyre në historinë, kulturën dhe jetën shpirtërore të shqiptarëve.  Institucionet e tyre nuk janë pronë e një partie, e një qeverie apo e një grupi protestuesish. Ato janë hapësira besimi, lutjeje dhe shërbimi ndaj njerëzve.  Prandaj, askush nuk ka të drejtë t’i përdorë ato për të shprehur urrejtje politike, për të kryer akte vandalizmi apo për të shkelur dinjitetin e besimtarëve.  Po kështu, institucionet shtetërore kanë detyrimin t’i mbrojnë këto hapësira, jo t’i trajtojnë si një zgjatim të rrugës ku zhvillohen përplasjet politike.  Respekti për një institucion fetar nuk mund të varet nga fakti nëse ai është katolik, ortodoks, mysliman apo i një besimi tjetër. Nuk mund të varet as nga bindjet politike të njerëzve që ndodhen pranë tij.  Nëse mbrojmë shenjtërinë e një kishe, duhet të mbrojmë edhe shenjtërinë e një xhamie. Nëse dënojmë përdhosjen e flamurit të Vatikanit, duhet të dënojmë çdo përdhosje të simboleve të tjera fetare të shqiptarëve. Dhe nëse kërkojmë respekt për besimtarët, duhet të kërkojmë të njëjtin respekt për çdo qytetar, besimtar ose jo. Ky është kuptimi i vërtetë i barazisë dhe i bashkëjetesës ndërfetare.

 

Në rastin e Nunciaturës Apostolike, autorët e përdhosjes së flamurit duhet të identifikohen dhe të përgjigjen para ligjit.  Në rastin e Katedrales Ortodokse, duhet të sqarohen plotësisht rrethanat e ndërhyrjes policore, të verifikohet nëse është përdorur forcë e tepruar dhe të përcaktohet përgjegjësia e kujtdo që ka shkelur ligjin.  Këto nuk janë kërkesa kontradiktore. Përkundrazi, janë dy anë të së njëjtës kërkesë për drejtësi.  Shteti nuk mund të kërkojë respektimin e ligjit nga qytetarët, nëse vetë nuk garanton zbatimin e tij me paanshmëri. Protestuesit nuk mund të kërkojnë të drejtat e tyre duke shkelur të drejtat e të tjerëve. Policia nuk mund të kërkojë autoritetin e saj duke cenuar dinjitetin njerëzor. Dhe politika nuk mund të flasë për demokraci, ndërsa shoqëria përballet me skena dhune, frike dhe mosbesimi. Këtu qëndron prova e vërtetë për institucionet shqiptare, Jo në deklaratat e bukura, por në mënyrën se si vepron qeveria kur tensionet janë të larta në raste të tilla.  Prandaj, një flamur i përdhosur në një përfaqësi diplomatike dhe skena dhune në oborrin e një katedraleje nuk mund të trajtohen si ngjarje pa rëndësi për imazhin dhe standardet demokratike të vendit.

 

Nuk mjafton që autoritetet shqiptare të deklarojnë se mbrojnë liritë dhe të drejtat. Që të jenë të besueshëm, ato duhet ta provojnë këtë me veprime konkrete, me hetime të paanshme dhe me përgjegjësi të barabartë para ligjit.  Në të njëjtën kohë, edhe qytetarët duhet të kuptojnë se zemërimi politik nuk e justifikon shkatërrimin, fyerjen e besimit fetar apo dhunën ndaj institucioneve. Demokracia nuk është vetëm e drejta për të kundërshtuar. Ajo është edhe detyrimi për të respektuar të drejtat e të tjerëve.  Sot, Shqipëria ka nevojë për më shumë se reagime të çastit. Ka nevojë për një qëndrim të qartë të shtetit, të institucioneve fetare, të shoqërisë civile dhe të të gjithë qytetarëve që besojnë te demokracia.  Kërkohet mbrojtje konkrete për institucionet fetare dhe përfaqësitë diplomatike. Kërkohet hetim i paanshëm i akteve të vandalizmit dhe i çdo përdorimi të paligjshëm të forcës. Kërkohet respekt për të drejtën e protestës pa dhunë dhe për autoritetin e ligjit pa arbitraritet. Kërkohet, mbi të gjitha, që Shqipëria të mos lejojë se përplasjet politike të helmojnë marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve dhe të cenojnë një nga pasuritë e saj më të çmuara: bashkëjetesën fetare.

 

Flamuri i Selisë së Shenjtë nuk duhet të përdhoset. Oborri i Katedrales Ortodokse nuk duhet të shndërrohet në arenë dhune. Xhamitë, kishat dhe çdo objekt tjetër kulti duhet të mbeten hapësira të mbrojtura të besimit dhe të paqes. Këto nuk janë kërkesa të një feje kundër një tjetre, as të një partie kundër një partie tjetër. Janë kërkesa të qytetarisë, të ndërgjegjes dhe të shtetit të së drejtës.  Një komb nuk tregon madhështinë e tij vetëm duke mbrojtur flamurin kombëtar. Ai e tregon edhe duke respektuar simbolet e të tjerëve, duke mbrojtur vendet e shenjta dhe duke mos lejuar që pushteti apo zemërimi politik të shkelin dinjitetin njerëzor.  Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë urrejtje, dhunë dhe përçarje. Ka nevojë për më shumë përgjegjësi, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Sepse kur cenohet shenjtëria e vendeve të besimit, nuk vihet në provë vetëm feja. Vihet në provë vetë ndërgjegjja e kombit. Dhe një shoqëri që nuk di të mbrojë vendet e paqës, rrezikon të humbasë edhe paqën në vetvete.

DY ARTISTË NË LAVAZH DHE NJË QYTET QË RRAH ËNDRRAT- Nga OSMAN MULA

 

Nga arti, dhuna dhe turpi i kohës sonë.

Në lavazh takova dy djem të rinj.

M’u afruan me atë gatishmëri të njerëzve që janë mësuar të mos humbasin asnjë mundësi pune. Ishin gati të ma lanin makinën.

— Kemi respekt për ju, — më tha njëri. — E njohim krijimtarinë tuaj.

U befasova.

— Po si? — e pyeta.

Ai buzëqeshi lehtë, sikur po më rrëfente një pjesë të jetës së tij që ende nuk kishte gjetur vendin e duhur.

— Kam mbaruar konservatorin për piano. Diplomën e kam mbrojtur me Rachmaninoffin.

U ktheva nga tjetri.

— Po ti, bir?

— Regjisor teatri. Diplomën e kam mbrojtur me Spiunin e Bertolt Brechtit.

Për një çast, nuk gjeta fjalë.

Njëri kishte studiuar për t’i dhënë shpirt heshtjes përmes tasteve të pianos. Tjetri kishte mësuar të fliste me gjuhën e skenës, të zbulonte maskat e pushtetit dhe të nxirrte në dritë të vërtetat që njerëzit shpesh kanë frikë t’i thonë.

— Po mirë, mor bir, po çfarë kërkoni ju këtu?

Përgjigjja erdhi e thjeshtë, e qetë, pa asnjë ankesë.

— Derisa të gjejmë punë në profesionin tonë, duhet të mbijetojmë. Duhet të paguajmë qiranë e shtëpisë.

Dy diploma, dy ëndrra, dy jetë të reja… dhe një qira që duhej paguar.

U ndamë me respekt. Ata mbetën në punën e tyre, unë vazhdova rrugën, por diçka brenda meje kishte ndryshuar.

Atë ditë, lavazhi m’u duk si një skenë teatri. Vetëm se askush nuk e kishte shkruar dramën, askush nuk e kishte ngritur perden dhe askush nuk e kishte njoftuar publikun se shfaqja kishte filluar.

Por drama vazhdonte.

Në mbrëmje, mendova të ulesha para televizorit. Doja ta lija pas vetes trishtimin e ditës, të qetësohesha pak, të harroja për disa orë dy djemtë që lanin makina, ndërsa ëndrrat e tyre prisnin diku, pa afat.

Por ekrani ma ktheu dhimbjen në tmerr.

Rrahje. Arrestime. Studentë të ndjekur rrugëve. Fëmijë që shkëputeshin nga duart e nënave të tyre dhe futeshin në furgona. Vajza që tërhiqeshin zvarrë. Njerëz që goditeshin me një egërsi që nuk i përket një shoqërie njerëzore.

Pashë tre policë që ndiqnin një grup të rinjsh. Njëri prej tyre u shkëput nga grupi. E rrethuan dhe filluan ta godisnin pa ndërprerje, derisa trupi i tij u lëshua mbi trotuar.

Ai kishte një fletore në xhep.

Pastaj, mes turmës, u shfaqën fotoreporterë, gazetarë, operatorë kamerash.

Njëri prej tyre e kapi fytyrën e të riut në objektiv.

Dhe unë e njoha.

Ishte ai.

Pianisti i lavazhit.

Për një çast, ekrani u zhduk. Nuk dëgjova më zhurmën e rrugës. Pashë vetëm djalin që pak orë më parë më kishte folur për Rachmaninoffin. Djalin që, me një përulësi të admirueshme, kishte pranuar se duhej të lante makina derisa të gjente një punë në profesionin e tij.

Tani ishte vetë jeta e tij që po përplasej brutalisht në asfalt.

Dhe në xhepin e tij, ndoshta, ishte ende ajo fletore.

M’u kujtua filmi Pianisti.

M’u kujtua Władysław Szpilman, pianisti hebre i mbijetuar mes rrënojave të Varshavës, dhe oficeri gjerman që, përballë artit të tij, i solli ushqim. Një gjest njerëzor në mes të një barbarie që kishte shkatërruar çdo kufi të moralit.

M’u kujtua ai çast kur muzika e Chopin-it arriti atje ku nuk mund të arrinte asnjë urdhër ushtarak: në ndërgjegjen e një njeriu.

Atëherë, mes goditjeve, pashë të ndërhynte edhe shoku i tij, regjisori.

Ai kishte studiuar Brechtin.

Ai që pak orë më parë më kishte folur për teatrin, tani po përpiqej të mbronte njeriun që kishte zgjedhur muzikën.

Brecht e kishte njohur fytyrën e pushtetit që e shndërron frikën në mjet sundimi, propagandën në të vërtetë zyrtare dhe bindjen në detyrim. Ai e kishte vënë në skenë mekanizmin e ngritjes së diktatorit, duke na paralajmëruar se barbaria nuk vjen gjithmonë me një fytyrë të panjohur.

Ndonjëherë ajo vishet me kostum, mban një fjalim, buzëqesh para kamerave dhe u kërkon të tjerëve ta quajnë normalitet.

M’u kujtua Arturo Ui.

Thelbi është uniforma që, në vend të mbrojë qytetarin, përdoret për ta poshtëruar. Është pushteti që ngatërron autoritetin me frikën dhe forcën me të drejtën.

Heshtin njerëzit që duhet të flasin. Heshtin institucionet që duhet të kërkojnë llogari. Heshtin ata që kanë mundësi ta dënojnë dhunën, por zgjedhin të presin, të vazhdojnë, të llogarisin interesat e tyre.

Por sa e tmerrshme është kur një nënë duhet të ketë frikë se mos ia marrin fëmijën nga duart! Kur një student duhet të mendohet dy herë përpara se të dalë në rrugë! Kur një i ri me një fletore në xhep mund të përfundojë i shtrirë mbi trotuar!

Çfarë shoqërie është kjo, ku frika kërkon të zërë vendin e lirisë?

Dhe unë, edhe nëse vitet do të më rëndojnë mbi supe, edhe nëse një ditë do të eci me bastun në dorë, kam një premtim me veten.

Do të shkoj ta shoh Arturo Ui-në, kur regjisori që takova në lavazh ta sjellë në skenë.

Dhe, kur shfaqja të mbarojë, do të ngrihem, do t’i afrohem regjisorit dhe do t’i dhuroj lule.

Jo vetëm për regjinë, por për guximin për të mos heshtur.

Por kam frikë.

Kam frikë se, përpara se t’u dhuroj lulet artistëve, mund të më dalë përpara hija e atij që financon zellin e dhunshëm të njerëzve të pushtetit, atij që paguan 2 500 euro në muaj, siç thuhet, për t’i pasur disa njerëz gjithmonë gati për të ndjekur, frikësuar e goditur kundërshtarin.

Sepse një ditë, kur të bjerë perdja e kësaj drame, nuk do të kujtojmë se kush i kishte duartrokitjet më të forta. Do të kujtojmë kush pati guximin të mos duartrokiste dhunën.

KUSH JE TI, QË MË NDALON TË PROTESTOJ!- Nga BESIM NDREGJONI

 

Shqipëria atdheu i ynë ndodhet me një gjendja politike të trazueme, zhvillimi i pamjaftueshëm ekonomik, e paqja sociale gjysëm e thyeme në Shqipëri sot, më frikësojnë!

140 ditë shqiptarët protestuan paqësisht, i treguan Europës se ne vuajtëm në diktaturë por jemi qytetar të denjë të Europës, e gjithë media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës shqiptare, e etikuan si një mbrojtse të denjë të lirive dhe të drejtave të njeriut, si mbrojtse e flakët e mjedisit shqiptar, si një revolucjon demokratikë paqësore për zhvillimin e demokracisë. Pjesmarrja e shqiptarve ishte mbi 100.000 qytetar që e zbukuruan Tiranën përpara Europës. Europa e quajti shembull për shoqëritë europiane. Kryeministri Edi Rama e quajti protestë antiamerikane e anti Trump! Një etikim qesharak i një propogande komuniste globaliste.

Kjo protestë me famë botërore e popullit tonë  dhe gjeneratës Z të rinisë shqiptar  në Shqipëri  u ndeshë me përçmimin e Kryeministri Rama, dhe partisë tij  kriminale, duke e quajturrininë  e vendit të tije, sorra, korba, iranian, grekë, serbë, rusë, kinezë.! Nuk u ndaluan shqiptarët për lirinë e tyre as nga të nxehti i madh, as nga përçmimi i këtij Kryeministri vandal, dhe partise diktatoriale përçmuese më e korruptuar në Europë.Protesta nderohi në Europë, dhe anatemohi nga Edi Rama në Shqipëri.

Erdhën stundetentat të cilët të akumuluar nga urretjaqeveritare dhe sjellja diktatoriale ndaj protestës paqësore 4 mujore,  filluan revoltën kundrejt një qeverie që drejtohet nga një pinjoll i bllokut të diktatorit Enver Hoxha, “KM Edi Ramadrejton nji ndërmarrje kriminale që e ktheu Shqipërinë në qendrën europiane të organizuar të trafikut të drogës”dhe jo qeveri demokratike. Ky njoftim erdhi nga shërbimet sekrete dhe ligjzbatuese të disa shteteve të Europës.

Ka 9 ditë që Studenta e lirisë po ndeshen me dhunën e pushtetit të drejtuar nga Kryeministri i vendit, u thyhen këmbët studentave, i masakruan publikishte në bulevardin qendror të Tiranës. I mbytën me gaz lotsjellës. I rrahën me shkopinj gome para shqiptarve gjimanzistët 15 vjeçare, i gjuajtën studentat me plumba gome, dhe ka katër ditë që del çdo mëngjes i vetëm dhe kërcënon studentat, familjarët e tyre me një gjuhë diktatoriale. Sot e ndigjova tek Banka e shtetit të kërcënonte si udhëheqësi shpirtnor i tij diktatori Enver Hoxha. Ai ju drejtua sot shqiptarve se do të dënoi studentat dhe familjet e tyre sepse revoltohen kundra diktaturës së tije.Ai ju deklaroi se do të ju ndaloi të udhtoni në europë, të udhtoni në trena, të paguani demet e shkaktuar nga revolta ndaj pushtetit të tije kriminal.këto ishin kërcënimet e këtij Kryeministri ndaj popullit të tije, se pse i kërkojnë dorëheqjen. Aq qesharak është bërë ky klloun i komunizmit, sa u drejtohet studentave : Hajde të dialogojmë, po cili Kryeministër në Europë i drejtohet popullit të tij kur i kërkon dorëheqjen se hajde të dialogojmë! Dhe jo më pak se një muaj Kryeministri Spanjoll dha dorëheqje dhe nuk ju drejtuar spanjollëve hajde të dialogojmë. Vetëm Rama kërkon dialog protestuesve shqiptar kur ata i kërkojnë dorëheqje. Dhe kërcnimi ma i madh i tije ishte të ndalojmë protestat me ligj, dhe të gjithë mediat nuk  e penalizuan për këtë lajm tronditës diktatorial që përdor ky biri i ekzekutorit të poetit Havzi Nela, ky përçmues, diktatori i dytë i popullit shqiptar mbas Enver Hoxhës. Vetëm Shqipëria do të ngelet në librin Gines që ka Kryeministër një bir ekzekutori, dhe se qeveris një parti që ka kryer krime monsturoze ndaj shqiptarve. Kur ndigjova deklaratat e këtij diktatori po i drejtohem publikisht si një Aktivistë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si një qytetar i këtij vendi që pushkatimet, mbytjet në hetusi, dhe burgimet politike më kanshoqëruar për gjatë diktaturës komuniste.

Si Përfaqësues i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

Në emër të antikomunistave shqiptarë që e lanë Shqipërinë me gjak po ju drejtohem:

Kush je ti që më ndal të drejtën të protestoj në vendin tim!

Kush je ti që dhunon studentat që kërkojnë demokraci dhe duan Shqipërine atdheun e tyre.

NE protestojmë për 6000 shqiptarë të vrarë nga partia e jote dje, dhe sot ti i përçmon dhe i len pa varr!

NE  protestojmë se Ti dhunove 40.000 shqiptarë që banë 917.000 vite burg politikë nga partia e jote, dhe ti u dhe pensione marramendse xhelatëve që i torturuan këta martirë të lirisë.

NE  protestojmë se ti po vret lirinë e shqiptarve që e fituan me gjak.

NE protestojmë kundra mafies shtetrore që krijove ti diktatori Kryeministër Edi Rama.

NE Protestojmë për të drejtat e antikomunistave që fal dhe të korruptuarve të Europës që u blenë nga lekët e korrupsionit të drogës tënde, mohuan TË DREJTAT nga 36 vite të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.

NE protestojmë për pronën e shqiptarve që grabite me anën e pushtetit mafioz tëndin.

NE protestojmë për fëmite tanë,  që i ke degdisur nëpër Europë.

NE protestojmë kundra mafies që është instaluar në pushtet me ju bijtë e kriminelëve të djeshëm!

NE protestojmë kundra vjedhjeve të miljona e miljarda që ke vjedhur ti me qeverinë tënde për 28 vite në politikën shqiptare !

NE protestojmë se ju keni vrare të ardhmen studentave që kërkojnë të rrinë në Shqipëri.

NE protestoijmë që ti dhe qeveria e juaj për korrupsionin që keni krijuar të jepni llogari para drejtsisë.

NE protestojmë që fëmita tanë mos të jenë skallvrit tuaj si gjatë këtij tranzicjoni.

Morali e forca e stundetave për një Shqipëri demokratike do të fitoi mbi pushtetin tënd kriminal.

Kush je ti që më ndalon të protestoi, fundi i yt është fitorja e demokracisë dhe lirisë mbi krimet e tua.

Populli të urren si diktator, diktaturat kan fund të hidhur Edi Rama

Ti, dhe pushteti i jot i korruptuar , nuk mundeni  të ndaloni popullin shqiptar të protestoi për lirinë e tij!

Ne mbrojmë Lirinë! Ju mbroni diktaturën. Fundi i jot është i turpshëm!

 

BESIM NDREGJONI

Predhat e gomës dhe gazi lotsjellës në Shqipëri: origjina e municioneve, dhuna policore dhe përgjegjësia e pushtetit – Nga Isuf B.Bajrami

Protestat e tetorit 2026 në Tiranë kanë nxjerrë në pah tri çështje që kërkojnë trajtim serioz publik: përdorimin e predhave të gomës dhe gazit lotsjellës nga policia, trajtimin e protestuesve të shoqëruar dhe lënduar, si dhe transparencën mbi origjinën e municioneve që përdoren në operacionet policore.

Raportimet e Reuters-it dhe Agjencisë së Lajmeve INA më 17 tetor 2026 dokumentuan përdorimin e predhave që dukeshin si plumba gome gjatë protestave në Tiranë. Reuters raportoi se gazetarët e agjencisë gjetën elemente goditëse në terren dhe se dy gazetarë të saj dhe disa protestues u goditën. Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, nuk e mohoi përdorimin e municioneve të tilla dhe njoftoi pezullimin e shtatë punonjësve policorë, të cilët po përballeshin me hetime disiplinore për tejkalim të kompetencave dhe mosrespektim të proporcionalitetit. [1]

INA raportoi se një protestues ishte goditur në gjoks dhe një tjetër në këmbë. Këto raportime e bëjnë të domosdoshëm shqyrtimin e llojit të municioneve të përdorura, rrethanave të ndërhyrjes dhe pasojave të shkaktuara. [7]

Çështja nuk kufizohet te përdorimi i një mjeti të caktuar policor. Ajo lidhet me mënyrën se si ushtrohet pushteti, si mbrohen të drejtat e qytetarëve dhe si mbahen përgjegjëse institucionet kur përdorimi i forcës shkakton lëndime ose ngre dyshime për shkelje.

1. Predhat e gomës: llojet, karakteristikat dhe rreziqet

Predhat e gomës bëjnë pjesë në kategorinë e municioneve goditëse me efekt më pak vdekjeprurës. Në literaturën teknike dhe në udhëzimet ndërkombëtare ato përfshihen te kinetic impact projectiles, që nënkupton municione të projektuara për të shkaktuar goditje fizike ndaj objektivit.

Emërtimi «plumba gome» përdoret në mënyrë të përgjithshme, por produktet e kësaj kategorie ndryshojnë nga njëri-tjetri. Përbërja mund të përfshijë gomë, plastikë ose materiale të tjera, ndërsa disa municione mund të kenë elemente metalike të veshura me material elastik. Prandaj, përbërja e saktë nuk mund të përcaktohet vetëm nga pamja e jashtme e një predhe.

Udhëzuesi i Kombeve të Bashkuara për armët me efekt më pak vdekjeprurës i trajton këto municione si mjete që mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe vdekje, pavarësisht se janë projektuar si alternativë ndaj municioneve konvencionale me efekt vdekjeprurës. [2]

Nga pikëpamja teknike, municionet goditëse dallohen sipas disa karakteristikave:

Materiali: gomë, plastikë, metal i veshur ose materiale të tjera.
Numri i elementeve goditëse: municione me një element ose me disa elemente që shpërndahen gjatë shkrepjes.
Kalibri: dimensioni nominal i municionit dhe i sistemit përkatës të shkrepjes.
Forma dhe masa: karakteristika që ndikojnë në mënyrën e goditjes dhe në energjinë e transferuar te trupi.
Qëllimi i projektimit: municione të projektuara për goditje fizike, të cilat ndryshojnë nga municionet irrituese kimike.
Këto dallime kanë rëndësi për identifikimin e produktit dhe vlerësimin e rrezikut. Dy municione që në raportimet mediatike quhen «plumba gome» nuk janë domosdoshmërisht të njëjtit model ose me të njëjtat karakteristika.

Pasojat mjekësore

Predhat goditëse mund të shkaktojnë dëmtime të lëkurës, plagë të hapura, hematoma, fraktura dhe trauma të indeve të buta. Goditjet në fytyrë, sy, kokë, qafë dhe kraharor mund të sjellin pasoja veçanërisht të rënda.

Dëmtimet e mundshme përfshijnë:

trauma të syrit dhe humbje të përhershme të shikimit;
fraktura të kockave të fytyrës dhe të kafkës;
dëmtime të trurit;
fraktura të brinjëve dhe dëmtime të organeve të brendshme;
plagë depërtuese, veçanërisht në rrethana të caktuara të shkrepjes;
dëmtime kërcënuese për jetën dhe, në raste të rënda, vdekje.
Udhëzuesi i OKB-së thekson rrezikun e veçantë të goditjeve në kokë dhe fytyrë, si dhe të goditjeve në kraharor, ku mund të dëmtohen organet jetësore. Dokumenti rekomandon kufizime të rrepta në përdorimin e municioneve goditëse dhe thekson se përdorimi i tyre duhet të lidhet me një kërcënim konkret dhe të menjëhershëm. [2]

Kjo do të thotë se emërtimi «më pak vdekjeprurëse» nuk mund të përdoret për t’i paraqitur këto municione si të padëmshme. Pasojat varen nga lloji i produktit, distanca, vendi i goditjes dhe rrethanat e përdorimit.

Për rastet e lëndimeve të raportuara në Tiranë, dokumentacioni mjekësor dhe identifikimi teknik i municionit janë elemente thelbësore për përcaktimin e natyrës dhe shkallës së dëmit.

2. Gazi lotsjellës: substancat, format e municionit dhe pasojat

Gazi lotsjellës është emërtim i përgjithshëm për agjentët kimikë irritues që përdoren për kontrollin e turmave. Një nga substancat e përdorura në këtë kategori është CS, e cila shkakton irritim të syve, lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Në tregun e pajisjeve policore ekzistojnë municione dhe pajisje të ndryshme për shpërndarjen e agjentëve irritues. Ato ndryshojnë sipas përbërjes kimike, kalibrit, formës së mbajtësit dhe mënyrës së shpërndarjes.

Katalogu zyrtar i ICEMAK-ut përfshin municione me gaz lotsjellës të identifikuara si 37/38 mm, 37/40 mm, 40 mm CS dhe 40 × 46 mm. Kompania publikon gjithashtu granata dore irrituese me CS. [4]

Këto janë kategori produktesh të deklaruara nga prodhuesi. Për të përcaktuar se cila prej tyre është përdorur në një protestë konkrete, duhet të identifikohet municioni përkatës.

Efektet në organizëm

Ekspozimi ndaj agjentëve irritues mund të shkaktojë:

lotim të fortë dhe djegie të syve;
irritim të lëkurës dhe të mukozave;
kollë, djegie të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje;
ndjesi shtrëngimi në kraharor;
përkeqësim të problemeve ekzistuese të frymëmarrjes;
komplikime serioze në rastet e ekspozimit të rëndë.
Ashpërsia e pasojave varet nga substanca e përdorur, përqendrimi, kohëzgjatja e ekspozimit, kushtet e ambientit dhe gjendja shëndetësore e personave të ekspozuar.

Duhet dalluar gjithashtu efekti kimik nga rreziku fizik i pajisjes që e shpërndan substancën. Një municion irritues mund të shkaktojë dëmtime nga goditja fizike, ndërsa përdorimi në ambiente të mbyllura ose të mbipopulluara mund ta rrisë rrezikun e ekspozimit të rëndë.

Përdorimi i gazit lotsjellës kërkon vlerësim të domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur personat e cenueshëm. Këto standarde vlejnë edhe kur ndërhyrja synon shpërndarjen e një turme ku janë shënuar akte dhune. [2][5]

3. Origjina dhe prodhimi i municioneve: çfarë dokumenton ICEMAK?

Çështja e origjinës së municioneve është një nga pikat qendrore të debatit publik.

Kompania ICEMAK, me seli dhe veprimtari prodhuese në Shkup të Maqedonisë së Veriut, deklaron se është themeluar në vitin 2004 dhe se prodhimin e municioneve irrituese e ka zhvilluar nga viti 2010. Sipas informacionit të publikuar në faqen e saj zyrtare, kompania projekton, prodhon dhe furnizon municione me efekt më pak vdekjeprurës për struktura policore dhe ushtarake. [4]

Dokumentacioni i publikuar nga kompania përfshin kategoritë e mëposhtme:

A. Municione goditëse me elemente gome

37/38 mm Impact / Rubber Ammunition;
37/40 mm Impact / Rubber Ammunition;
40 mm Impact / Rubber Ammunition;
40 × 46 mm Impact / Rubber Ammunition.
Këto produkte klasifikohen nga prodhuesi si municione goditëse. Funksioni i tyre është të transferojnë energji fizike te objektivi dhe ato dallohen nga municionet që shpërndajnë agjentë kimikë irritues. [4]

B. Municione me gaz lotsjellës

37/38 mm Tear Gas Ammunition;
37/40 mm Tear Gas Ammunition;
40 mm CS Tear Gas Ammunition;
40 × 46 mm Tear Gas Ammunition.
Këto produkte janë projektuar për shpërndarjen e agjentëve irritues. Emërtimi 40 mm CS identifikon një kategori municioni me agjentin irritues CS. Përbërja e saktë e një produkti të caktuar duhet të merret nga dokumentacioni teknik përkatës. [4]

C. Municione tymuese

Kompania publikon gjithashtu municione tymuese në kalibrat 37/38 mm, 37/40 mm, 40 mm dhe 40 × 46 mm. Municionet tymuese nuk duhen barazuar automatikisht me gazin lotsjellës: funksioni dhe përbërja e tyre varen nga produkti konkret. [4]

D. Municione zhurme dhe drite

Katalogu përfshin municione të kategorisë Sound and Flash në kalibrat 37/38 mm, 37/40 mm dhe 40 mm. Këto produkte dallohen nga municionet goditëse me gomë dhe nga municionet me gaz irritues. [4]

E. Granata dore

Në kategorinë e granatave të dorës, kompania publikon:

granata irrituese me CS;
granata tymuese;
granata zhurme dhe drite;
granata me efekte të dyfishta ose të shumëfishta.
Këto kategori nuk janë të këmbyeshme nga pikëpamja teknike. Ato kanë funksione të ndryshme dhe duhet të identifikohen sipas modelit konkret të produktit. [4]

Procesi i prodhimit

Sipas informacionit të publikuar nga ICEMAK, procesi i prodhimit përfshin përzgjedhjen e lëndëve të para, montimin dhe kontrollin e cilësisë së municioneve e granatave. Kompania deklaron se produktet e saj prodhohen sipas standardit ISO 9001:2015. [4]

Faqja zyrtare e kompanisë publikon gjithashtu licenca të lëshuara nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për prodhimin dhe tregtimin e armëve e pajisjeve ushtarake. Dokumentacioni përfshin autorizime për prodhim dhe për veprimtari importi, eksporti e ndërmjetësimi në tregtinë e pajisjeve përkatëse. [4]

Këto të dhëna dokumentojnë veprimtarinë e prodhuesit dhe kategoritë e produkteve që ai deklaron se prodhon.

Për të përcaktuar origjinën e municioneve të përdorura nga policia shqiptare gjatë protestave, duhen identifikuar produktet konkrete dhe dokumentet e furnizimit. Kjo kërkon shqyrtimin e kontratave të prokurimit, dokumenteve të importit, identifikimit të prodhuesit dhe shenjave teknike të municioneve.

Kjo është mënyra për të lidhur një produkt të caktuar me prodhuesin dhe furnizuesin e tij.

4. Çfarë dihet për përdorimin e predhave të gomës në protestat e Tiranës?

Më 17 tetor 2026, Reuters raportoi se policia shqiptare qëlloi me municione që dukeshin si predha gome gjatë protestave. Gazetarët e agjencisë gjetën elemente goditëse në terren dhe raportuan se dy gazetarë të saj dhe disa protestues u goditën. [1]

Po atë ditë, INA raportoi se një protestues ishte goditur në gjoks dhe një tjetër në këmbë. [7]

Reuters raportoi gjithashtu se kreu i Policisë së Shtetit nuk e mohoi përdorimin e municioneve të tilla dhe njoftoi pezullimin e shtatë punonjësve policorë për tejkalim të kompetencave dhe mosrespektim të proporcionalitetit. [1]

Këto janë fakte të raportuara nga burime mediatike të identifikueshme. Ato përbëjnë bazë për shqyrtimin e përdorimit të forcës, identifikimin e municioneve dhe vlerësimin e pasojave të ndërhyrjes.

Për përcaktimin e modelit të municionit dhe të origjinës së tij, nevojitet dokumentacioni teknik. Për vlerësimin e lëndimeve, rëndësi kanë dokumentet mjekësore dhe materialet e mbledhura gjatë hetimit.

5. Avokati i Popullit: të miturit, ankesat dhe trajtimi nga policia

Më 20 tetor 2026, Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë publikoi gjetjet paraprake nga monitorimi i protestës së 19 tetorit. Sipas njoftimit zyrtar, policia kishte shoqëruar 50 persona, prej të cilëve 32 të rritur dhe 18 të mitur. Ekipet e institucionit monitoruan disa komisariate policie, Bllokun e Sigurisë dhe Spitalin e Traumës. [3]

Institucioni njoftoi se kishte kontaktuar 193 persona të ndaluar, të arrestuar ose të pranishëm në spital dhe kishte administruar 11 ankesa. Në njoftimin e tij, Avokati i Popullit raportoi gjithashtu se 34 persona kishin marrë trajtim mjekësor, duke renditur 21 punonjës policie, shtatë protestues dhe pesë kalimtarë. Shifrat e kategorive të renditura japin 33 persona, prandaj kjo mospërputhje duhet të sqarohet nga institucioni. [3]

Në një njoftim plotësues, Avokati i Popullit raportoi se pesë nga tetë të miturit e shoqëruar në Komisariatin nr. 1 pretenduan dhunë fizike dhe verbale nga punonjësit e policisë. Sipas institucionit, te dy prej tyre u konstatuan shenja dëmtimi fizik. U raportua gjithashtu një ankesë për dhunë ndaj një të mituri në Bllokun e Sigurisë. [3]

Njoftimi përfshinte edhe pretendime për përdorim të gazit lotsjellës dhe sprejit me piper gjatë shoqërimeve, goditje me bombola gazi lotsjellës, tërheqje zvarrë dhe dhunë fizike e psikologjike. Institucioni evidentoi mangësi në regjistrimin dhe informimin e të miturve mbi të drejtat e tyre, si dhe raste kur punonjës policie nuk kishin numra identifikues të dukshëm. [3]

Këto gjetje e bëjnë të domosdoshëm shqyrtimin e veprimeve policore dhe të mënyrës së administrimit të personave të shoqëruar.

Të miturit kanë nevojë për garanci të veçanta ligjore. Informimi mbi të drejtat, regjistrimi i saktë, qasja në ndihmë juridike dhe trajtimi i përshtatshëm janë elemente thelbësore të mbrojtjes së tyre.

Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës thekson rëndësinë e garancive kundër keqtrajtimit, qasjes në kujdes mjekësor dhe mundësisë për të paraqitur ankesa gjatë privimit nga liria. [6]

Gjetjet e Avokatit të Popullit kërkojnë shqyrtim të mëtejshëm dhe masa institucionale për të garantuar respektimin e të drejtave të personave të shoqëruar. Hetimi duhet të përcaktojë rrethanat e çdo rasti dhe përgjegjësitë përkatëse.

6. Përdorimi i forcës dhe përgjegjësia e qeverisë Rama

Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara mbi Përdorimin e Forcës dhe të Armëve të Zjarrit nga Zyrtarët e Zbatimit të Ligjit kërkojnë që organet policore t’u japin përparësi mjeteve paqësore dhe ta përdorin forcën vetëm kur është e nevojshme. Kur përdorimi i saj bëhet i domosdoshëm, ai duhet të jetë proporcional me seriozitetin e situatës dhe me objektivin legjitim që synohet. [5]

Në protestat publike, policia ka detyrimin të mbrojë jetën, sigurinë e qytetarëve dhe rendin publik. Ky detyrim përfshin edhe mbrojtjen e protestuesve paqësorë nga rreziqet që mund të krijohen gjatë përplasjeve.

Kur përdoren municione goditëse ose agjentë irritues, vendimmarrja policore duhet të marrë parasysh rrezikun konkret, praninë e personave të cenueshëm dhe pasojat e mundshme të ndërhyrjes. Përdorimi i një mjeti të caktuar nuk mund të justifikohet vetëm me faktin se në një pjesë të turmës janë kryer akte dhune. [2][5]

Raportimi për pezullimin e shtatë punonjësve policorë për tejkalim të kompetencave dhe mosrespektim të proporcionalitetit është një element i rëndësishëm në vlerësimin e ndërhyrjeve. Ai tregon se sjellja e punonjësve është bërë objekt i një procesi disiplinor. [1]

Përgjegjësia e qeverisë Rama lidhet me drejtimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve të sigurisë, zbatimin e ligjit, transparencën dhe garantimin e hetimeve efektive. Ajo përfshin detyrimin për të siguruar që përdorimi i forcës të rregullohet me procedura të qarta dhe që ankesat për shkelje të shqyrtohen në mënyrë të paanshme.

Përgjegjësia politike dhe institucionale e qeverisë duhet dalluar nga përgjegjësia individuale penale, e cila përcaktohet sipas procedurave ligjore. Megjithatë, qeverisja e përgjegjshme kërkon që institucionet të japin llogari për mënyrën e veprimit, rezultatet e hetimeve dhe masat e marra për parandalimin e shkeljeve.

7. Transparenca e prokurimit dhe origjina e municioneve

Përdorimi i municioneve me efekt më pak vdekjeprurës nga policia është çështje e interesit publik. Për këtë arsye, informacioni mbi kategoritë e blera, prodhuesit dhe procedurat e prokurimit duhet të jetë i dokumentuar dhe i verifikueshëm, në përputhje me ligjin.

Në rastin e raportimeve për predha gome në Tiranë, dokumentacioni që do të ndihmonte në identifikimin e origjinës së municioneve përfshin:

Kontratat e prokurimit për municionet goditëse dhe municionet me gaz lotsjellës.
Emrat e prodhuesve dhe modelet e produkteve të blera.
Dokumentet e importit dhe të transportit.
Identifikimin e kompanive furnizuese dhe ndërmjetësuese.
Dokumentet e pranimit dhe të shpërndarjes së municioneve.
Identifikimin teknik të municioneve të përdorura gjatë protestave.
Procedurat dhe protokollet që rregullojnë përdorimin e këtyre mjeteve nga policia.
Këto dokumente do të mundësonin krahasimin e produkteve të blera me ato të përdorura në terren.

Informacioni i publikuar nga ICEMAK dokumenton se kompania prodhon kategori të caktuara municionesh goditëse, municionesh me gaz lotsjellës, municionesh tymuese dhe granatash. Ky informacion është i rëndësishëm për identifikimin e produkteve që ekzistojnë në treg, ndërsa përcaktimi i furnizuesit të Policisë së Shtetit kërkon dokumentacionin përkatës të prokurimit dhe importit. [4]

Transparenca mbi këto çështje është pjesë e përgjegjësisë institucionale. Ajo mundëson kontrollin publik mbi përdorimin e fondeve dhe mbi mjetet që autoritetet kanë në dispozicion për menaxhimin e protestave.

Përfundim: përgjegjësia publike kërkon fakte dhe llogaridhënie

Raportimet e tetorit 2026 dokumentojnë përdorimin e municioneve që dukeshin si predha gome gjatë protestave në Tiranë, lëndime të raportuara dhe pezullimin e shtatë punonjësve policorë. Njoftimet e Avokatit të Popullit evidentojnë gjithashtu ankesa për trajtimin e personave të shoqëruar, përfshirë të miturit, si dhe mangësi në disa procedura policore. [1][3][7]

Dokumentacioni zyrtar i ICEMAK-ut paraqet një gamë të gjerë municionesh me efekt më pak vdekjeprurës, përfshirë municione goditëse me elemente gome, municione me gaz lotsjellës, municione tymuese dhe granata të kategorive të ndryshme. Identifikimi i origjinës së municioneve të përdorura në Shqipëri kërkon dokumentet konkrete të furnizimit dhe identifikimin teknik të produkteve. [4]

Përgjegjësia e qeverisë Rama është të garantojë që institucionet e sigurisë të veprojnë në përputhje me ligjin, që përdorimi i forcës të jetë i domosdoshëm dhe proporcional dhe që ankesat për shkelje të hetohen në mënyrë efektive. [5]

Përgjegjësia publike kërkon transparencë mbi prokurimin, dokumentim të lëndimeve, hetim të pretendimeve për keqtrajtim dhe masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve.

Siguria publike dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë detyrime që duhet të përmbushen njëkohësisht. Përdorimi i forcës nga policia duhet të jetë i ligjshëm, proporcional dhe i kontrollueshëm.

Fusnotat,

[1] Reuters. “Albanian police fire rubber bullets as student protests rage”. 17 tetor 2026. Raportim mbi përdorimin e predhave që dukeshin si plumba gome gjatë protestave në Tiranë, lëndimet e raportuara të protestuesve dhe gazetarëve, si dhe pezullimin e shtatë punonjësve policorë për shkelje të dyshuara gjatë ndërhyrjes.

[2] United Nations Human Rights Office. Guidance on Less-Lethal Weapons in Law Enforcement. 2020. Udhëzues i Kombeve të Bashkuara mbi përdorimin e armëve me efekt më pak vdekjeprurës nga organet e zbatimit të ligjit. Përfshin standardet për përdorimin e municioneve goditëse, agjentëve kimikë irritues dhe mjeteve të tjera të kontrollit të turmave, si dhe rreziqet e tyre për jetën dhe shëndetin.

[3] Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë. Njoftimet zyrtare mbi monitorimin e protestave të tetorit 2026. Dokumentacion mbi shoqërimin e personave, përfshirë të miturit, vizitat monitoruese në komisariatet e policisë dhe në Spitalin e Traumës, administrimin e ankesave dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës e keqtrajtim gjatë shoqërimit dhe ndalimit.

[4] ICEMAK. Informacioni zyrtar mbi kompaninë, veprimtarinë prodhuese dhe katalogun e produkteve. Dokumentacioni i publikuar nga kompania në Maqedoninë e Veriut përfshin municione goditëse me elemente gome, municione me gaz lotsjellës, municione tymuese, municione zhurme dhe drite, si dhe granata të kategorive të ndryshme. Informacioni përshkruan produktet e deklaruara nga prodhuesi dhe nuk përbën, në vetvete, provë se kompania ka furnizuar Policinë e Shtetit shqiptar me municionet e përdorura gjatë protestave.

[5] Organizata e Kombeve të Bashkuara. Basic Principles on the Use of Force and Firearms by Law Enforcement Officials. 1990. Parimet themelore ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës dhe të armëve të zjarrit nga zyrtarët e zbatimit të ligjit. Dokumenti përcakton parimet e domosdoshmërisë, proporcionalitetit, kufizimit të dëmit dhe përgjegjësisë institucionale gjatë ndërhyrjeve policore.

[6] Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës (CPT). Standards for the Treatment of Persons Deprived of Their Liberty. Këshilli i Evropës. Standardet për mbrojtjen e personave të privuar nga liria, parandalimin e keqtrajtimit gjatë ndalimit policor, qasjen në kujdes mjekësor dhe garancitë e veçanta për personat e cenueshëm, përfshirë të miturit.

[7] Agjencia e Lajmeve INA. “Policia gjuan me plumba gome protestuesit në Tiranë”. 17 tetor 2026. Raportim mbi përdorimin e predhave të gomës gjatë protestave në Tiranë dhe lëndimet e raportuara të protestuesve. Artikulli shërben si burim mediatik për ngjarjen dhe nuk duhet ngatërruar me dokumentacionin teknik që vërteton prodhuesin ose origjinën e municionit.

[8] Associated Press (AP). Raportimi mbi protestat dhe përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë në Tiranë. Tetor 2026. Raportim mbi zhvillimet gjatë protestave, përdorimin e gazit lotsjellës dhe topave të ujit, si dhe përplasjet dhe dëmtimet e raportuara.

[9] The Guardian. Raportimi mbi protestat e tetorit 2026 në Tiranë, përdorimin e gazit lotsjellës dhe përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë. 14 tetor 2026. Burim mediatik për kontekstin e protestave, ndërhyrjet policore dhe zhvillimet e raportuara gjatë përshkallëzimit të situatës.

Prishtinë,21.10.2026

Kardinali Ernest Simoni-Troshani, një jetë që nuk u përkul para diktaturës komuniste- Nga FRANK SHKRELI

Në 98-vjetorin e lindjes dhe në prag të 10-vjetorit të emërimit Kardinal, një homazh për besimin, qëndresën dhe dinjitetin njerëzor

 

I dashur Eminencë Kardinal Ernest Simoni – Troshani, i dashur Dom Pjetër, të nderuar të pranishëm, vëllezër e motra:  Në 98-vjetorin e lindjes dhe në prag të 10-vjetorit të emërimit Kardinal të Ernest Simon-Troshanit, shqiptarët kudo që ndodhen kanë arsye të veçantë të shprehin respektin, mirënjohjen dhe krenarinë e tyre për këtë figurë të shquar të Kishës Katolike dhe të historisë sonë kombëtare. Për ne, shqiptarët e Amerikës, nderimi për Kardinalin Simoni është më shumë se një festim ditëlindjeje. Është një homazh për një jetë të përkushtuar ndaj Zotit, një dëshmi e gjallë e qëndresës përballë diktaturës së egër komuniste dhe një kujtesë e fuqishme e çmimit që shqiptarët kanë paguar për lirinë e besimit dhe të ndërgjegjes.

 

 

Me Papa Françeskun i cili më 19 nëntor 2016 emëroi kardinal, Dom Ernest Simon -Troshanin, “martirin e gjallë” të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Kardinali Ernest Simoni-Troshani i përket atij brezi të klerikëve shqiptarë që përjetuan, drejtpërdrejt, përndjekjen e egër të regjimit komunist. Ai kaloi një jetë besimi dhe qëndrese. Kardinali shqiptar njohu burgun dhe vuajtjet, por nuk hoqi dorë nga besimi i tij.  As dhuna dhe as kërcënimet nuk arritën t’ia thyenin shpirtin.  Historia e tij dëshmon se njeriu mund të privohet nga liria fizike, por të mbetet i lirë në ndërgjegje. Mund të përballet me padrejtësi, por të mos e humbasë dinjitetin. Për këtë arsye, Kardinal Simoni nuk është vetëm një figurë e shquar e Kishës Katolike. Ai është edhe simbol i qëndresës shpirtërore të shqiptarëve dhe një dëshmitar i një kohe kur diktatura komuniste enveriste u përpoq të shkatërronte çdo shprehje të lirë të besimit fetar.


Foto në darkën e shtruar nga Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork me rastin e 98-vjetorit të lindjes të Kardinalir Ernest Simoni-Troshani dhe me rastin e 10-vjetorit të emrimit të tij kardinal nga Papa Françesku.(2026)

Emërimi i tij Kardinal nga Papa Françesku, më 19 nëntor 2016, ishte një nderim i veçantë për jetën dhe dëshminë e tij. Në nëntor 2026 shënohet dhjetëvjetori i këtij emërimi, një rast tjetër për të vlerësuar domethënien e figurës së tij për Kishën dhe për kombin shqiptar.  Megjithatë, nderimi për Kardinalin Simoni nuk duhet të mbetet vetëm një akt simbolik. Ai duhet të shërbejë edhe si thirrje për ndërgjegjen kombëtare. Shqipëria duhet të përballet me krimet e komunizmit ––

Kardinali i Kishës katolike Shqiptare Eminenca e Tij, Ernest Simoni-Troshani me 11 shtator, 2026 vizitoi Museun e Viktimave të Komunizmit në Washington DC —

Më shumë se tri dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria ka ende nevojë për një përballje të plotë, të sinqertë dhe zyrtare, me krimet e diktaturës. Viktimat e përndjekjes politike dhe fetare meritojnë drejtësi historike, familjet e tyre meritojnë të vërtetën dhe brezat e rinj meritojnë ta njohin të kaluarën pa heshtje, shtrembërime apo nostalgji për diktaturën komuniste. Përballja me të kaluarën kërkon dokumentimin e krimeve, zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ruajtjen e kujtesës së ish-të burgosurve politikë dhe vlerësimin e atyre klerikëve, të gjitha feve, intelektualëve e patriotëve që u përndoqën ose u përjashtuan nga jeta kulturore e kombëtare.  Figura të tilla si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica dhe Martin Camaj, së bashku me shumë klerikë të tri feve tradicionale shqiptare dhe intelektualë të tjerë të mohuar, të zhdukur dhe të përjashtuar nga regjimi komunist, janë pjesë e trashëgimisë sonë kombëtare që meriton të njihet dhe të vlerësohet pa paragjykime ideologjike.  Një komb që harron viktimat e diktaturës rrezikon të harrojë edhe vlerën e lirisë.

Megjithë aspiratat e Shqipërisë për tu antarësuar në Bashkimin Evropian, në Evropë nuk shkohet me Enver Hoxhën!  Aspirata evropiane e Shqipërisë nuk mund të matet vetëm me përparimin ekonomik apo me anëtarësimin në institucione ndërkombëtare. Evropa përfaqëson edhe vlera themelore: lirinë, demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe përgjegjësinë për të vërtetën historike.  Prandaj, mesazhi duhet të jetë i qartë: Nuk shkohet në Evropë me Enver Hoxhën!  Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme plotësisht demokratike duke lënë të pazgjidhur llogarinë me të kaluarën diktatoriale. Nuk mund të nderohen viktimat, ndërkohë që krimet e regjimit që i përndoqi, relativizohen apo harrohen. Një komb që harron viktimat e diktaturës rrezikon të harrojë edhe vlerën e vërtetë të lirisë. Qëllimi i përballjes me të kaluarën nuk është të ushqehet urrejtja apo të ndahen shqiptarët, përgjithmonë. Jo! Qëllimi është të ndërtohet një themel i përbashkët i së vërtetës, drejtësisë dhe respektit për dinjitetin njerëzor.  Pa këtë themel, pajtimi rrezikon të mbetet vetëm një fjalë e bukur, pa përmbajtje reale.

Të përballesh me komunizmin nuk do të thotë të ushqesh urrejtjen, por të mbrosh të vërtetën. Nuk do të thotë të ndash shqiptarët, por të krijosh kushtet për një pajtim të mbështetur mbi drejtësinë dhe kujtesën historike. Në Evropë shkohet me të vërtetën, me respektin për viktimat dhe me guximin për të dënuar moralisht krimet e diktaturës dhe jo me nostalgjinë për Enver Hoxhën.

Për Kardinal Ernest Simoni-Troshani, një homazh nga shqiptarët e Amerikës. Në këtë 98-vjetor të lindjes, komuniteti shqiptaro-amerikan i shpreh Kardinalit Ernest Simoni-Troshani dashurinë, mirënjohjen dhe respektin e thellë për të.  Për ne, jeta e tij është një dëshmi se besimi mund të mbijetojë edhe në rrethanat më të vështira dhe se dinjiteti njerëzor nuk mund të shuhet nga asnjë regjim.  I dashur Eminencë, ju urojmë shëndet, paqe dhe bekimet e Zotit! Ju falënderojmë për dëshminë tuaj dhe për mesazhin që u përcillni brezave shqiptarë, që të mos e harrojnë historinë, të mbrojnë lirinë e ndërgjegjes dhe të mos heqin dorë kurrë nga dinjiteti njerëzor.

Gëzuar 98-vjetorin e lindjes dhe urime, paraprakisht, edhe për 10-vjetorin e emrimit Kardinal!  Jeta juaj mbetet një burim krenarie për Kishën Katolike, për shqiptarët dhe për të gjithë ata që besojnë se liria dhe e vërteta janë themele të domosdoshme të një shoqërie demokratike.  Zoti ju bekoftë, Eminencë! Rroftë liria e ndërgjegjes dhe triumfoftë gjithmonë e vërteta historike mbi gënjeshtrat dhe padrejtësitë e diktaturës komuniste! Qoftë Shqipëria një vend që nderon historinë e vet, kujton martirët e fesë dhe të Atdheut dhe vazhdon rrugën drejt një të ardhmeje demokratike të mbështetur në të Vërtetën dhe lirinë.

Ju falemnderit për durimin!


Send this to a friend