Miq!
Më lejoni ti them nja dy fjalë më gjerësisht për zhvillimet më të fundit në selinë e PD-së.
Grupi që unë e quaj “Një hap pas” i Gridës dhe Salianjit duke dalë demek kundër Bashës dhe i kërkuar të bëjnë një hap pas por duke mos përdorur fjalën dorëheqje vetëm se po luajnë lojën e pistë të rrugës së Elbasanit.
Pse e them këtë:
1. I pari Agron Gjekëmarkaj thotë Basha po reflekton e duhet të bëjë një hap pas bashkë me Berishën.
2. Grida Duma e dyta përsërit të njëjtin togfjalësh e thotë Basha… një hap pas, e Berisha të tërhiqet!
3. Blendi Fevziu thotë që Rama ka fituar, opozita ka humbur dhe sipas sondazheve të tij të besueshme në zgjedhje të plota opozita e bashkuar do fitonte vetem 4 nga 61 bashki.
Fevziu e njeh Bashën kryetar dhe në ligjërimin e tij të ndyrē gazetaresk nuk e njeh asnjë vendim të krahut të Rithemelimit si legjitim. Fevziu i kërkoi Berishës në ligjëratë të drejtē të tërhiqet në emër të “unitetit” të PD-së.
Asnjë dyshim i ngritur nga Fevziu për vjedhje-blerjen e zgjedhjeve nga bandat e patronazhistëve të Ramës!
Ishte Fevziu që ftoi Grida Dumën të Enjten mbrëma në një intervistë PROMOVUESE (për kryetare) në ‘Opinion’ ku Duma përsëriti të njëjtin togfjalësh që përdori para dy ditësh!
Salianji – konia e Gridës – sonte tek Arian Çani u shpreh se PD ka humbur për shkak të përçarjes indirekt duke bërë Berishën po aq fajtor sa Bashën dhe duke përsëritur frazën “një hap pas”.
Salianji – tek Ylli Rakipi – vazhdoi ti mëshojë si të vërtetë numrit 5004 delegatë në 1958 karrike. Por tek Çani kërkoi që grupi i themelimit të vinte në PD (kuptohet pa Berishën) dhe u përpoq në mënyrën e tij tē poshtër ti bëjë të dyja palët fajtore duke mos i shkuar fare ne mendje të kërkojë falje të paktën për dhunën e ushtruar ndaj kolegëve të tij dhe demokratëve me 8 Janar.
Hipokrizia e tij shkoi deri atje sa të shprehej “Politika ka vetëm fjalën” duke ju lënë demokratëve të nënkuptojnë se nuk kishte ndodhur asgje me 8 Janar. Ai i pasfiduar u shpreh që të dyja palët të heqin dorë nga vendimet dhe kuvendet respektive (a thua ai i Bashës ishte Kuvend) e Basha është sërish kryetar!
Miq!
Pavarësisht dëshirës për bashkim të të gjitha rrymave brenda e jashtë të djathtës dhe ftësës pragmatike të Berishës bërë grupit të bravave e kam tmerrësisht të pamundur ta imgjjnoj një PD me bashistët e mbrojtur me banditë dhe forcat policorë të Edi Ramës (më 8 Janar) brenda saj! Aq më pak pa asnjë akt ndjese!
Do ishte vetëvrasje!
Me këta brenda do ishte sikur të flesh me kobrën në gji.
As Jozefina Topalli pa kërkuar falje për bashkëpunimin e ndyrë me Edi Ramën nuk ka vend për rikthim në PD, as Patozi as asnjë prej atyre që kanë ndihmuar rilindjen!
Këta NUK shtojnë vota përkundrazi largojnë elektoratin e djathtë dhe e çojnë të paktën në zonën gri!
Sot duhet moral politik më shumë se kurrë për të krijuar njē opozicion të besueshëm!
Miq!
Duke ndjerë keqardhje për të gjithë ata që kanë dalë në protestë për një kauzë shumë të drejtë dhe po sakrifikojnë kaq shumë përballë makinerisë së dhunshme të regjimit rilindas më lejoni të kem një këndvështrim pak ndryshe:
Në pararojë të protestave duket se janë njerëz dhe aktivistë të Soros si Lapaj dhe Arlind Qorri më bën fort të dyshoj që protestat janë të orkestruara nga Ambasada, Rama bashkë me tarafin e tij thjesht për ti dhënë hapësirë e frymëmarrje lëvizjes demek anti-Bashë por në fakt është kundër PD-së reale dhe Sali Berishës dhe është hapi tjetër pas poshtërimit që ju bënë demokratët në bazë.
Po ashtu këto protesta kanë qëllim që të shërbejnë si valvul shkarkuese e zemërimit popullor duke ditur që hapi tjetër i PD-së reale do jenë pashmangshmërisht protestat masive popullore për shembjen përfundimtare të regjimit.
Yuri Kim jo rastësisht sipas meje ka qepur gojën dhe nuk nxjerr asnjë fjalë pas 6 Marsit por ka vënë zbatim planin përmes karremave të saj.
Yuri nuk harron para çdo proteste të paralajmërojë qytetarët amerikanë.
Kësaj radhe çuditërisht nuk i dhimbsen!
Janë momente shumë KRITIKE për Partinë Demokratike dhe opozitarizmin në Shqipëri!
Shënim i autorit: Ju lutëm mos e merrni shkrimin tim si anti-protestë. Unë i mbështës dhe inkurajoj fuqishëm ato vetëm se po shpreh drojën
Komentet