Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.
Dragan Shtavlanin
Afrimi i Edi Ramës dhe Alleksandar Vuçiqit nuk është “i shëndetshëm”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
“Në fakt, duhet përkujtuar se një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike.
Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm”, konsideron Joseph.
Ai shton se është fakt i paqëndrueshëm që Kosova ende nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e pronës së Manastirit të Deçanit.
Ai po ashtu thekson se Kosova e ka obligim që ta zbatojë vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse këtë e ka pranuar në vitin 2013 dhe 2015, në kontekstin e negociatave.
“Prishtina mund të propozojë në mënyrë konstruktive se si Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të organizohet në harmoni me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe me interesat e serbëve atje. Është shumë e mundur të formohet një asociacion i tillë që nuk do të ishte Republikë Sërpska, duke kontribuar kështu në krijimin e besimit”.
Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e paraqet Serbinë si një partnere kyçe në rajon për Perëndimin, edhe pse nuk është.
“Në fakt është një faktor destabilizues. Nuk mund të jesh partner i Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të promovosh ‘Botën serbe’, sepse këto dy gjëra janë të papajtueshme. Nuk mund të jesh një partner perëndimor dhe në të njëjtën kohë të promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin, duke hyrë në një partneritet strategjik me Kinën dhe Rusinë”, thekson Joseph.
Protestat janë një problem serioz për Vuçiqin
Radio Evropa e Lirë: Në muajt e fundit, qytetarët e Serbisë kanë protestuar në shumë qytete për çështje mjedisore, veçanërisht për shkak të projektit kundërthënës të kompanisë, Rio Tinto për shfrytëzimin e litiumit. A është luhatur seriozisht pozicioni i Alleksandar Vuçiqit, për herë të parë që nga ardhja në pushtet nëntë vjet më parë apo ai ia doli të kontrollojë dëmin duke shtyrë ligjet e diskutueshme për shpronësimin e tokës dhe referendumin, të cilat, të paktën pjesërisht e zbutën zemërimin e publikut?
Edward Joseph: Mendoj se ky është një problem serioz për Alleksandar Vuçiqin dhe regjimin autokratik, në krye të së cilit është ai. Ai, gati se për një dekadë e udhëheqë vendin prapa nga një demokraci e dobët, por megjithatë një demokraci siç ishte në të gjitha qeveritë e mëparshme pas rënies së Sllobodan Millosheviqit e deri në vitin 2012. Që atëherë, qeveritë e drejtuara nga Alleksandar Vuçiqi kanë qenë jodemokratike. Këto protesta për mjedisin janë sfidë për të, sepse shprehin në radhë të parë kërkesën për demokraci, që të dëgjohet zëri i qytetarëve në vendimmarrje.
Protesta dhe bllokim rrugësh në mbarë Serbinë
RFE/RL
Më 4 dhjetor, në Beograd dhe disa qytete të tjera në mbarë Serbinë, qytetarët bllokuan rrugë dhe ura, për të kundërshtuar disa ndryshime ligjore, që thonë se favorizojnë kompanitë private dhe dëmtojnë mjedisin. Qytetarët po kundërshtojnë ndryshimet në Ligjin për Shpronësim dhe atë për Referendum.
Fakti që demonstratat janë masive, që nuk janë shprehje e politikës së një partie të caktuar, por e pakënaqësisë së gjerë të qytetarëve – ka të bëjë me vetë thelbin e demokracisë. Gjegjësisht, njerëzit janë të pakënaqur sepse askush nuk i ka pyetur për mendimin e tyre kur kanë marrë vendimin që Rio Tinto të shfrytëzojë litiumin. Është një sfidë për një regjim që dëshiron të paraqitet si i fuqishëm dhe i suksesshëm duke u mburrur për rritjen ekonomike.
Radio Evropa e Lirë: Po, progresistët po përpiqen për kontroll të gjithanshëm për të mos lënë hapësirë për votat e disidentëve. Në rast të ndonjë çarjeje në sistem që do të lejonte veprime të ndryshme politike, ata kanë frikë se ajo çarje mund të zgjerohet.
Edward Joseph: Absolutisht për këtë bëhet fjalë. Autokracia nuk toleron mendime të ndryshme dhe përpiqet për kontroll gjithëpërfshirës dhe jodemokratik. Këtu bëhet fjalë për pushtetin e një partie dhe të një njeriu dhe prandaj është joliberale. Të treguarit e dobësisë është i zakonshëm në një sistem demokratik, por është i papajtueshëm me regjimet autokratike.
Po të ishte demokratike Qeveria në Beograd, do të shqetësohej për pakënaqësinë e qytetarëve në rastin e Rio Tintos, por jo aq shumë, sepse protestat janë të zakonshme në sistemet demokratike. Por në regjimet autokratike demonstratat nuk janë të pranueshme dhe për këtë arsye ato janë kërcënim shtesë për regjimin e Vuçiqit.
Vuçiqi do të mbetet president, por i dobësuar
Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet më tutje? Pas disa muajsh do të mbahen zgjedhjet në Serbi. Prandaj, shumë besojnë se Vuçiq bëri një manovër të shkathët duke e shtyrë miratimin e dy ligjeve të përmendura për periudhën pas atyre zgjedhjeve, në të cilat, sipas vlerësimeve do të fitojë sërish, pavarësisht sfidave të fundit. Apo mendoni se opozita, e cila i bojkotoi zgjedhjet e mëparshme, për shkak të të cilave u shpallën zgjedhje të reja të parakohshme, mund të bëjë diçka?
Edward Joseph: Nuk parashikoj një ndryshim dramatik në strukturën e pushtetit. Unë nuk shoh në këtë moment që opozita është mobilizuar në atë mënyrë që të paraqesë kërcënim për regjimin e Vuçiqit. Nuk shoh ndryshime në ambientin zgjedhor, i cili vazhdon të favorizojë pushtetin, siç është kontrolli i medias, pavarësisht ndërmjetësimit të Parlamentit Evropian.
Pra, kemi një ambient zgjedhor mjaft të pabalancuar që favorizon regjimin. Megjithatë, trendet janë shumë të rëndësishme për një regjim autokratik. Kjo do të thotë se ai është i shqetësuar për rënien e mbështetjes, ndonëse edhe pas këtyre zgjedhjeve mbase do të mbajë kontrollin mbi Parlamentin dhe Vuçiq do të mbetet president, por i dobësuar.
Shpërbërja sistematike e demokracisë në Serbi
Radio Evropa e Lirë: Opozita e sheh shansin që të rrezikojë pushtetin, para së gjithash, në Beograd. Në qoftë se do të fitonte në kryeqytet, kjo do të ishte goditje serioze për Vuçiqin.
Edward Joseph: Kjo do të ishte domethënëse, por jo domosdo me karakter transformues, në kuptimin e rrezikimit të pushtetit edhe në nivel kombëtar. Shembull i mirë për këtë janë zgjedhjet e fundit në Kosovë. Pra, në muajin shkurt, partia e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit arriti një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare dhe më pas pësuan një goditje të rëndë duke i humbur zgjedhjet lokale në shumë qytete, përfshirë edhe Prishtinën. Por kjo nuk do të thotë se Qeveria e Kosovës do të bjerë apo do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.
Pra, humbja e Beogradit dhe vendeve tjera do të ishte goditje për pushtetin e tanishëm, por jo domosdo sjell deri te ndërrimi i pushtetit në nivel kombëtar. Duhet të kemi parasysh se ky është një regjim që ka gati një dekadë që ka shpërbërë demokracinë në mënyrë metodike dhe sistematike, duke institucionalizuar korrupsionin. Në këtë mënyrë, ai fiton të ardhura, me të cilat minon veprimtarinë e institucioneve të caktuara shtetërore, mediat, në një farë mënyre edhe Kishën Ortodokse Serbe. Ajo më nuk e ka ndikimin që ka pasur, dhe as Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve.
Vuçiq është faktor destabilizimi në Ballkan
Radio Evropa e Lirë: Të krijohet përshtypja se Vuçiq ka nxjerrë mësime nga rënia e Sllobodan Millosheviqit. Nga njëra anë, ai kërkon të shmangë akumulimin e zemërimit të qytetarëve, sikurse pas refuzimit të regjimit të atëhershëm për të njohur fitoren e opozitës në zgjedhjet vendore të vitit 1996, prandaj edhe shtyu miratimin e dy ligjeve të përmendura. Në anën tjetër, shumë njerëz kanë frikë se do të jetë e pamundur të fitohet kundër Vuçiqit në zgjedhje, sepse ai do të bëjë gjithçka për të penguar një lojë të barabartë politike.
Edward Joseph: Jo vetëm Alleksandar Vuçiq, por edhe të tjerët në këtë regjim janë veteranë nga epoka e Millosheviqit dhe me të vërtetë i kanë mësuar ato leksione. Mirëpo, ata tani po paraqiten më të sofistikuar, duke përdorur, për shembull, termin “Botë serbe”, në vend të “Serbia e Madhe”, me Alleksandar Vulin si promotor të asaj ideje, derisa Vuçiqi nuk deklarohet.
Gjithashtu edhe Millosheviqi e paraqiste veten si partner të Perëndimit. Por ndryshimi qëndron në atë që Perëndimi asokohe i kishte vendosur sanksione Serbisë, ndërkaq që sot nuk ka sanksione. Vuçiqi e shfrytëzon këtë duke e paraqitur Serbinë se partneren kyçe perëndimore në rajon edhe pse nuk është e tillë. Në fakt, është një faktor destabilizues.
Nuk mund të jesh partner i Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të promovosh “Botën serbe” sepse këto dy gjëra janë të papajtueshme. Nuk mund të jesh një partner perëndimor dhe në të njëjtën kohë të promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin duke hyrë në një partneritet strategjik me Kinën dhe Rusinë. Nuk është e mundur të jesh kandidat i vërtetë për anëtarësim në BE, ndërkohë që partneri yt më i afërt është Hungaria me një regjim joliberal, që cenon vlerat dhe integritetin e bllokut evropian.
Duhet kujtuar se, ashtu si Millosheviqi, edhe Vuçiq përdor taktika frikësuese. Natyrisht që edhe liderët tjerë e bëjnë këtë. Nëse kthehemi pas në histori, Tito ishte shumë dinak dhe herë pas here mbante anën e protestuesve.
Radio Evropa e Lirë: Gjatë protestave të studentëve në vitin 1968.
Edward Joseph: Po, protestat e studentëve në vitin 1968, kur Tito në mënyrë mjaft të shkathtë mbajti anën e tyre, duke thënë “studentët kanë të drejtë”. Kjo është një mënyrë për të kuptuar apo përfituar protestuesit, por nuk duhet të harrojmë se regjimi i Vuçiqit është i aftë të përdorë taktika frikësuese dhe se ai nuk është i përkushtuar ndaj vlerave perëndimore, por kineze dhe ruse, apo atyre hungareze të Viktor Orbanit.
Agjenda e Vuçiqit bie ndesh me atë të Bidenit
Radio Evropa e Lirë: Ju përmendët se, ndryshe nga Millosheviqi, Vuçiq nuk është i ekspozuar ndaj sanksioneve ndërkombëtare. Në fakt, ambienti global tani është krejt ndryshe nga sa ishte në vitet 1990, kur flasim për Ballkanin. Vuçiqi po e baraspeshon rrugën evropiane të Serbisë, duke luajtur në të njëjtën kohë me letrën ruse dhe kineze. Këto dy vende janë shumë më të rëndësishme në skenën ndërkombëtare sesa në vitet 1990. Mirëpo, a mund të dështojë në fund kjo taktikë e Vuçiqit?
Edward Joseph: Po, mendoj se do të dështojë. Autokracitë janë më të forta në disa situata, një person i bën lehtësisht zgjidhjet, por ato janë më të brishta, më pak elastike kur shfaqen çarjet, siç janë protestat për mjedisin në Serbi.
Nëse krahasojmë mjedisin gjeopolitik të viteve 1990, kur Rusia ishte e dobët dhe Kina nuk ishte dukshëm e pranishme në Ballkan dhe situatën aktuale, atëherë mund të themi se interesat e Shteteve të Bashkuara tani janë shumë më të mëdha ose më të ndryshme.
Pra, në vitet 1990, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kishin pse të shqetësoheshin për ndikimin rival rus dhe kinez. Në këtë kuptim, Ballkani ishte edhe më pak i rëndësishëm për Uashingtonin. Ekzistonte interesi humanitar për shkak të vrasjeve, spastrimeve etnike dhe zhvendosjeve brutale në një kohë kur zëri i Joe Bidenit (si senator) ishte shumë i rëndësishëm. Por SHBA-ja nuk kishte pse të shqetësohej për kundërshtarët, për regresin e demokracisë. Ishte moment njëpolar.
Ai ishte gjithashtu fundi i modelit të dështuar sovjetik. Pra, tani ne shohim sfidat edhe në Shtetet e Bashkuara. Prandaj, presidenti (i SHBA-së, Joe) Biden tha se të dëshmuarit që demokracia funksionon është një nga qëllimet dhe misionet kryesore të administratës së tij.
Për shkak të gjithë kësaj, qasja e Alleksandar Vuçiqit, pavarësisht rrëfimit për “Ballkanin e Hapur” dhe mbështetjes së SHBA-së për normalizimin ekonomik në rajon, që ishte iniciativë e ish-presidentit, Donald Trump – është në kundërshtim me angazhimin e administratës së Bidenit. Regjimi i Vuçiqit ishte shumë i pajtueshëm me politikën e Trumpit, por në thelb nuk është me vlerat demokratike të administratës së Bidenit.
SHBA-ja gaboi duke ftuar Vuçiqin në Samitin për Demokracinë
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, së fundmi Biden e ftoi Vuçiqin në Samitin për Demokracinë.
Edward Joseph: Kjo është pyetje shumë e mirë. Ky ka qenë gabim. Aq më tepër që misioni diplomatik amerikan në Beograd njoftoi fillimisht se Serbia nuk do të ftohet dhe pastaj pati një kthesë për shkak të Kosovës, e cila gjithashtu u ftua në Samit. Kosova nuk është aspak një demokraci e përsosur, por është ajo që ka qenë Serbia para regjimit të Vuçiqit.
Kjo është një demokraci e re, e pafuqishme, por që po fuqizohet. Kosova ka Qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Asnjë parti nuk kishte monopol mbi median dhe nuk përdori taktika frikësuese për të qëndruar në pushtet. Përkundrazi, ish-presidentit, Hashim Thaçi iu desh që të jepte dorëheqje dhe të shkonte në Hagë, nën presionin e SHBA-së dhe BE-së, për t’u përballur me akuzat për krime lufte, në radhë të parë kundër serbëve. Prandaj, Kosova e meritonte ftesën në Samitin për Demokracinë.
Pas kësaj, ndodhi një kthesë e papritur kur bëhet fjalë për Serbinë, e cila sipas të gjitha kritereve demokratike, është një regjim hibrid, joliberal, anti-demokratik. Alleksandar Vuçiqi nuk e meritonte platformën për të mbajtur fjalim, në të cilin ai theksoi se sa shumë Qeveria e tij e mbështetë demokracinë. Fatkeqësisht, kjo ka qenë gabim.
Zgjidhja e nyjës së Kosovës është në duart e Greqisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Rumanisë
Radio Evropa e Lirë: Duket se në lojë ishin edhe përllogaritjet gjeopolitike, sepse ishin të ftuar Polonia, Pakistani, Filipinet, Iraku dhe disa vende të tjera që janë larg demokracive të përsosura.
Edward Joseph: Kjo nuk është e njëjta situatë dhe këto raste nuk mund të krahasohen. Kur flitet për Serbinë, nuk bëhet fjalë për gjeopolitikë. Në fakt, gjeopolitika ka lidhje me Serbinë vetëm përmes levës së saj të ndikimit në Kosovë. Kjo është arsyeja e vetme pse nuk ka sanksione kundër autoriteteve në Serbi. Është më pak nën mbikëqyrje për korrupsion se çdo vend tjetër në Ballkan.
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha është sanksionuar nga administrata Biden për korrupsion. I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar e ka bërë të qartë se korrupsioni është problem në Bosnjë dhe Hercegovinë. A dëgjoni deklarata të tilla për korrupsionin sistematik në Serbi? Unë nuk kam dëgjuar. Arsyeja qind për qind është leva e pushtetit që ka Beogradi mbi Kosovën sa dhe përmes kësaj, Rusia dhe Kina po sigurojnë ndikimin e tyre politik në rajon.
Në të njëjtën kohë, këto mekanizma ndikimi Serbia i ka në dispozicion, jo për shkak të mbështetjes së Rusisë dhe Kinës, gjegjësisht bllokadës së tyre për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ky është vetëm një manifestim i problemit. Arsyeja e vetme është se pesë anëtarë të BE-së, katër prej të cilëve janë edhe në NATO, nuk e njohin Kosovën. Sikur këto katër vende (Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia) do ta njihnin Kosovën, Serbia do të mbetej pa instrumentin e përfolur.
Gjithashtu, ndikimi rus dhe kinez në rajon do të zvogëlohej ndjeshëm dhe do t’i hapte rrugën një zgjidhjeje dinjitoze, stabilizuese që do të mbronte statusin e serbëve të Kosovës. Kjo do ta kthente edhe Serbinë në rrugën demokratike. Pra, e gjithë kjo do të ishte e mundur nëse ato katër shtete do ta njihnin Kosovën, sepse kjo do t’i mundësonte Kosovës të bëhej anëtare e NATO-s, pas së cilës Serbia nuk do të mund ta bllokonte më.
Në atë rast, pengimi i anëtarësimit të Kosovës në OKB është shumë më pak i rëndësishëm. Kosova do të kishte rrugën e saj të pavarur drejt subjektivitetit ndërkombëtar, si shtet i tërë pa kërkesën e ndarjes së tij. Kjo do të krijonte një dinamikë krejtësisht tjetër dhe do të inkurajonte Serbinë dhe Kosovën që të negociojnë një zgjidhje dinjitoze dhe stabilizuese me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së.
Radio Evropa e Lirë: Do t’i kthehemi shumë shpejt çështjes së Kosovës. Por, para kësaj, për korrupsionin që e përmendët. SHBA-ja vendosi së fundmi sanksione ndaj biznesmenit kundërthënës nga Kosova, Zvonko Vesellinoviq dhe 13 serbëve të tjerë. A do t’i zgjerojnë Uashingtoni dhe BE-ja sanksionet për korrupsion dhe shkelje të standardeve demokratike, apo po llogarisin ende në arritjen e një marrëveshjeje me Vuçiqin për Kosovën dhe çështjet tjera, në mënyrë që të forcojnë stabilitetin rajonal?
Edward Joseph: Duhet të presim dhe të shohim se çfarë është strategjia e vërtetë e administratës së Bidenit në luftën kundër korrupsionit. Vendosja e sanksioneve kundër organizatës së Vesellinoviqit është padyshim një shenjë pozitive. Në anën tjetër, ftesa për Serbinë në Samitin për Demokracinë po atë muaj, jep sinjalin e kundërt.
Pra, keni pasur anën pozitive të përdorimit të mekanizmit të sanksioneve, që është një mesazh për Beogradin, i cili, siç dihet, kontrollon rrjetin e krimit të organizuar të Vesellinoviqit në veri të Kosovës. Ajo zonë është vatër e përleshjeve me autoritetet e Prishtinës për shkak të operacionit policor në tetor, të cilin SHBA-ja e mbështeti, ndërkaq që autoritetet në Serbi protestuan.
Pastaj, në të njëjtin muaj, Vuçiqi mori një ftesë të pamerituar për Samitin për Demokracinë, e cila dërgon mesazhin e gabuar. Ky nuk është një sinjal inkurajimi, sepse po të ishte kështu, atëherë Serbia do të ishte ftuar në fillim. Ishte vetëm një shprehje e dobësisë që sapo përmenda, për shkak të levës së saj të ndikimit mbi Kosovën.
Serbia do të çlirohej nëse do të mbetej pa levën mbi Kosovën
Radio Evropa e Lirë: A do të thotë kjo se SHBA-ja dhe mbi të gjitha BE-ja, si ndërmjetëse në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ende po llogarisin te Vuçiqi, duke vënë theksin te të ashtuquajturën “stabilitokraci”, në vend që të inkurajojnë forcat demokratike. Kjo supozon se nëse arrihet një marrëveshje, Vuçiq do të ishte garantuesi i saj. Së dyti, Perëndimi duket se nuk ka shumë besim tek opozita, duke qenë se ajo është po aq nacionaliste sa Qeveria aktuale.
Edward Joseph: Këtu nuk bëhet fjalë për cilësinë e opozitës serbe, por për mekanizmin që mundëson ndikimin e Beogradit zyrtar në Kosovë, i cili është pengesë për vendosjen e qeverisë demokratike dhe forcon regjimin e Vuçiqit. Dhe kjo levë u jepet autoriteteve në Serbi nga katër vendet e përmendura – Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Ndryshimi i pozicionit të tyre do të kishte një ndikim transformues në Beograd. Si mund ta them këtë me kaq vetëbesim?
Shihni se si është i shqetësuar regjimi i Vuçiqit për ndryshimin e paralajmëruar të qëndrimit të Greqisë. Kjo mund të konkludohet në bazë të deklaratave të zyrtarëve në Athinë. E dimë edhe për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, në kryeqytetin grek dhe për shkak të turneut të ministrit të Jashtëm, Nikolla Sellakoviq dhe zyrtarëve të tjerë në këto vende, duke i bindur ato që të mos ndryshojnë qëndrim për Kosovën.
Pra, heqja e kësaj levë Serbisë nuk është qëndrim anti-serb, por një mënyrë që ajo të çlirohet. Konsideroj se Kosova mund të pranohet në Partneritetin për Paqe pa njohje nga Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Kjo do t’i dërgonte sinjal të fortë Beogradit dhe do të ndikonte pozitivisht në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe në situatën në rajon.
Radio Evropa e Lirë: Nëse SHBA-ja dhe BE-ja po bëjnë kinse nuk i shohin llojet e ndryshme të shkeljeve të parimeve demokratike në Serbi, Vuçiq mund ta interpretojë këtë si dhënie e mundësisë për duar të lira, sepse beson se ai u duhet atyre për të arritur një marrëveshje për Kosovën. Kështu, Perëndimi, të paktën në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, mbështet Qeverinë aktuale në Beograd dhe dekurajon opozitën demokratike, ndoshta duke e konsideruar atë nacionaliste.
Edward Joseph: Pajtohem me këtë vlerësim, përveç te pjesa e fundit. Këtu nuk bëhet fjalë për opozitën dhe nuk ka rëndësi nëse pozicioni i saj është më i vështirë apo më fleksibil. Pra, ky nuk është thelbi, por largimi i pengesës që është identike edhe për pushtetin pro-demokratik, por edhe për pushtetin anti-demokratik në Beograd.
Kjo do të thotë se me pranimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s, Serbia e humbë levën aktuale të fuqisë. Kjo do të zvogëlonte ndikimin e Rusisë dhe Kinës. Çfarë përfitimesh mund t’i ofronin Vuçiqit në një situatë të tillë të re, sepse nuk do të mund ta pengonin hyrjen e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike, nëse për këtë pajtohen të gjithë anëtarët e saj?
Është në interesin e Serbisë që të bëhet anëtare e NATO-s
Radio Evropa e Lirë: Si do të ndikonte kjo në skenën e brendshme politike në Serbi?
Edward Joseph: Thjesht, sepse strategjia e saj për izolimin dhe dobësimin e Kosovës do të dështonte. Me këtë do të ndryshohej përllogaritja e saj strategjike. Përkatësisht, Rusia dhe Kina nuk mund t’i ndihmojnë më për çështjen më të rëndësishme, e ajo është Kosova, sado tanke, avionë luftarakë dhe dronë t’i sigurojnë Serbisë. Në atë moment, Beogradit do t’i duhet që t’iu drejtohet opsioneve të tjera, shumë të mira, më saktë t’i bashkohet rendit perëndimor, duke u bërë pjesë përgjegjëse e tij.
Kjo do të nënkuptonte përfundimin e historisë së “Botës serbe”, njohjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe negocimin për një zgjidhje përfundimtare, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, garantimin e mbrojtjes së plotë për serbët e Kosovës dhe objektet e tyre fetare, madje edhe krijimin e kushteve për kthimin e atyre që janë zhvendosur. Kjo është e mundur sepse shumica e serbëve jetojnë në jug të Ibrit. Po të mos ishte e mundur bashkëjetesa me shqiptarët, ata tashmë do të ishin larguar nga Kosova.
Kjo më pas do t’iu mundësonte serbëve dhe malazezëve në Mal të Zi që të merren vesh për formulën e bashkëjetesës. Më pas do të krijoheshin mundësi për reformimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë do të përmirësoheshin ndjeshëm.
Në një mjedis të tillë të ndryshuar, Serbia mund të bëhet edhe anëtare e NATO-s, gjë që do të ishte e dobishme për të, sepse ka një industri të fortë ushtarake. Natyrisht, Serbia mund të mbajë marrëdhënie me Rusinë dhe Kinën. Së fundmi, do të ndikonte edhe në skenën e brendshme politike, sepse pranimi i rendit perëndimor nënkupton respektimin e standardeve demokratike, të cilat mund ta forcojnë opozitën në mënyrë të natyrshme pa barrën e vazhdueshme të çështjes së Kosovës.
Kjo ide është plotësisht e realizueshme dhe jo sikurse me ftesën e Vuçiqit në Samitin për Demokracinë, apo hapjen e një kapitulli në negociatat me BE-në lidhur me shtetin e së drejtës, edhe pse Serbia nuk e meritonte atë, por u arrit nga Komisionari evropian, Oliver Varhelyi, bashkëpunëtor i ngushtë i Viktor Orbanit.
“Serbia e Madhe” inkurajon “Shqipërinë e Madhe” dhe anasjelltas
Radio Evropa e Lirë: SHBA-ja ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, më pas për reformat zgjedhore në Bosnjë e Hercegovinë, si ambasador amerikan në Beograd vjen një diplomat me shumë përvojë, Christopher Hill. A paralajmëron kjo një ndryshim domethënës në qasjen e Uashingtonit ndaj rajonit, pra angazhimin e tij më të madh, apo do të mbetet i ulët në listën e prioriteteve, duke pasur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve me Kinën, krizën në Ukrainë dhe fokusimin e Bidenit në agjendën e brendshme?
Edward Joseph: Ky është proces evolutiv. Emërimi i Christopher Hillit, diplomat veteran në rajon nga vitet 1990, i cili zëvendëson ambasadorin aktual në Beograd, mandati i të cilit nuk ka skaduar ende – është një sinjal shumë i rëndësishëm. Këtu është edhe një diplomati me shumë përvojë, Jeff Hovenier, i cili vjen në Prishtinë, pastaj Michael Murphy, ambasadori i ri i SHBA-së në Sarajevë, i cili njeh Bosnjën, Kosovën dhe rajonin në tërësi.
Këto emërime tregojnë se Uashingtoni e kupton se kursi i deritashëm nuk funksionon. Në këtë mozaik mungon ende pjesa që lidhet me levën e ndikimit. Sanksionet e fundit amerikane kundër Zvonko Vesellinoviqit dhe 13 personave të tjerë janë të orientuara drejt kësaj. Por nismat si “Ballkani i Hapur”, normalizimi ekonomik, ftesa e Vuçiqit në Samitin për Demokracinë, apo vendimi i BE-së për të dhënë dritën jeshile për hapjen e kapitullit të sundimit të ligjit në negociatat me Serbinë – nuk janë një mënyrë për të hequr levën që Beogradi ka në raport me Kosovën.
Takimi i fundit i liderëve të “Ballkanit të Hapur” në Tiranë më 21 dhjetor 2021.
Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të arrihet pa vlera evropiane, demokratike. Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm.
Shikoni Kinën, e cila ka zhvilluar tregti me Korenë e Jugut, Japoninë dhe më herët me Hong Kongun, por ka besim reciprok shumë të ulët.
Pra, normalizimi ekonomik, i modeluar sipas qasjes së Trumpit, ofron përfitime të caktuara. Por, pengesa reale për rritjen ekonomike në rajon është e natyrës politike. Prandaj, ekziston rezistenca nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur”. Nëse kjo nismë do të ishte kaq e mirë dhe do të kishte të bënte vetëm me fitimin e parave, të gjitha këto vende do të bashkoheshin.
Ky afrim mes Ramës dhe Vuçiqit nuk është edhe aq i “shëndetshëm”. Domethënë, duhet përkujtuar se “Serbia e Madhe” çon në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo thyhet në Kosovë, në lumin Ibër, gjë që do të çonte në ndarjen në “Serbinë e Madhe” dhe “Shqipërinë e Madhe”. Nuk është në interesin e Perëndimit që të krijohet “Shqipëria e Madhe”, “Serbia e Madhe” dhe ndarja e Bosnjë e Hercegovinës në tri pjesë. Kjo është në interesin e Rusisë dhe Kinës, por jo edhe të Perëndimit.
SHBA-ja nuk e lë pas dore Ballkanin
Radio Evropa e Lirë: Çfarë mund të pritet nga këto emërime?
Edward Joseph: Siç thashë, është me karakter evolutiv. Para së gjithash, me këto emërime dhe deklarata, administrata Biden ka kohë që sinjalizon se është e vetëdijshme se situata në rajon është shumë serioze. Sekretari i Shtetit Antony Blinken dërgoi këshilltarin e tij, Derek Chollet, në Bosnjë e Hercegovinë për të përcjellë mesazhin e fuqishëm, përfshirë edhe Millorad Dodikut.
Pra, nuk është e vërtetë që Shtetet e Bashkuara e neglizhojnë Ballkanin Perëndimor dhe se nuk i shohin kërcënimet e brendshme, përfshirë edhe ato që rrjedhin nga veprimet e Rusisë dhe Kinës. Këtë e vërtetojnë këto emërime, por ky është proces. Elementi kyç nuk do të jetë “Ballkani i Hapur”. Kjo është lojë e Vuçiqit me pranimin e qasjes së Trumpit ndaj normalizimit ekonomik, sepse e liron atë nga presioni.
Rruga e duhur është përmes Procesit të Berlinit, këshillit rajonal për koordinim dhe vlera të BE-së. Kjo nënkupton integrimin rajonal si pjesë e integrimit evropian, vlerat e përbashkëta, demokratike, tejkalimin e ngërçit politik për Kosovën, në vend që të insistohet në qasjen “populli do të tregtojë dhe prandaj nuk do t’i interesojë politika”. Kjo nuk funksionon kështu.
Toleranca e papranueshme e bllokadës bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, në BE ekziston lodhja nga zgjerimi dhe kjo është arsyeja pse nismat alternative po shfaqen në këtë vakum.
Edward Joseph: Konstatim i mirë. Lodhja nga zgjerimi është një problem i madh dhe është një dhuratë për Vuçiqin, i cili mund ta paraqesë para votuesve si joseriozitet dhe mungesë të interesimit të partnerëve evropianë, për të vënë në dukje shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila është bllokuar nga Bullgaria në rrugën e saj për në BE. BE-ja nuk po bën asgjë, ashtu siç nuk bëri as Gjermania gjatë presidencës së saj, duke lejuar kështu Bullgarinë, e cila sigurisht nuk është ndër anëtaret më të fuqishme, të pengojë Shkupin zyrtar të negociojë me Brukselin. Vuçiq mund të thotë gjithashtu se Maqedonia e Veriut ka ndryshuar edhe emrin për të zhbllokuar rrugën e integrimeve euroatlantike dhe Sofja zyrtare tani po e pengon. Dhe Vuçiq ka të drejtë kur e thotë këtë. Pyetja është si të zgjidhet ky problem?
Sa më shumë që të ketë tensione dhe trazira në Ballkan, nisma si “Bota serbe”, fluturimi i avionëve luftarakë dhe shfaqja e ambasadorit rus në kufirin me Kosovën, tensionet në Mal të Zi, konfrontimet dhe gazi lotsjellës në Cetinje, kërcënimet ndaj integritetit të Bosnjë e Hercegovinës – do të ketë më pak gatishmëri nga publiku evropian që të miratojë pranimin e vendeve të Ballkanit. Kur votuesit francezë, gjermanë, holandezë dhe të tjerë evropianë të shohin skenat e përmendura në media, me siguri do të thonë “ne nuk i duam këto vende në BE”.
Përgjigja ndaj lodhjes së zgjerimit të BE-së është që fillimisht të stabilizohet rajoni mbi parimet e demokracisë dhe jo të stabilitokracisë. Kjo mund të arrihet sipas modelit që përmenda, më saktësisht që katër anëtarë të NATO-s të mundësojnë hyrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe, gjë që do të ndryshonte ndjeshëm dinamikën politike në Ballkan, veçanërisht në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është nën ombrellën e BE-së.
Kthesë në Athinë dhe Madrid
Radio Evropa e Lirë: Megjithatë, pavarësisht sinjaleve që përmendni nga Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, pyetja është nëse ato do të jenë të gatshëm të pranojnë hyrjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe?
Edward Joseph: Secili prej tyre po ecën në një drejtim pozitiv kur bëhet fjalë për këtë qasje. Athina ka dhënë deklaratë zyrtare duke bërë dallimin mes rastit të Kosovës dhe Qipros Veriore. Po ashtu, Sekretari spanjoll i Shtetit për Çështje të BE-së (Juan Gonzalez Barba), në një takim në nëntor, ku mori pjesë ministrja serbe për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq, paralajmëroi se vendi i tij do të ndryshojë qëndrimin e tij, në kuptimin që Kosova nuk do të jetë më e izoluar. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë ministrja Joksimoviq.
Kur bëhet fjalë për Sllovakinë, Qeveria e saj është demokratike, pro-perëndimore dhe kundër korrupsionit. Rumania është gjithashtu e lodhur nga etiketimi, që ta quajnë vend i korruptuar. Ajo është shumë e shqetësuar për shkak të ndikimit rus dhe hungarez. Ashtu si Sllovakia, Rumania është e shqetësuar për politikën destabilizuese të Budapestit zyrtar. Këto janë çështje që partnerët amerikanë dhe evropianë mund dhe kanë interes t’i zgjidhin. Pra, ka hapa të ndryshëm që këto shtete mund të ndërmarrin para njohjes eventuale të Kosovës, të cilat e mundësojnë anëtarësimin e saj në Partneritetin për Paqe.
Siç thash, kjo do të ndryshonte dinamikën në Ballkan, duke mundësuar stabilizimin e tij. Atëherë do të jetë shumë më e vështirë për Francën, Holandën, Danimarkën dhe vendet e tjera skeptike që të bllokojnë zgjerimin e BE-së në këtë rajon.
Ndikimi i Kinës bazuar në kurthet e borxheve
Radio Evropa e Lirë: Edhe nëse ky skenar i pranimit të Kosovës në Partneritetin për Paqe realizohet, a do të mundet Rusia dhe veçanërisht Kina për shkak të levave të saj ekonomike, të parandalojnë ose të paktën ta bëjnë më të vështirë stabilizimin e Ballkanit për të cilin po flisni?
Edward Joseph: Është e vërtetë që Kina ka një ndikim, por në bazë të investimeve false. Këto nuk janë investime reale, por huamarrje dhe në shumë raste nuk janë marrëveshje thjesht ekonomike, por kanë një sfond gjeostrategjik. Në të njëjtën kohë, këto projekte po ndotin mjedisin. Pra, nuk është vetëm Rio Tinto. Kompanitë kineze janë burimi kryesor i ndotjes në Serbi. Madje, Mali i Zi ka një borxh më të lartë ndaj Kinës për kokë banori sesa Serbia, prandaj i kërkoi ndihmë BE-së për ta shlyer atë.
Sidoqoftë, Kina është shumë e pranishme në rajon, gjë që e tregon marrja me qira e portit në Pire. Prandaj, Kinës dhe Rusisë duhet t’iu pamundësohet përdorimi i mekanizmave të ndryshëm të ndikimit politik, në radhë të parë përmes partneres së tyre strategjike, që është Serbia. Këtë nuk e them unë, por Alleksandar Vuçiq, madje edhe me krenari. Më lejoni t’ju kujtoj skenën kur ai e puthte flamurin kinez dhe panot në Serbi me mesazhin “Faleminderit, vëlla Xi”. Ai gjithashtu lavdëron dhe promovon vazhdimisht Putinin dhe partneritetin strategjik me Hungarinë, e cili është model për Serbinë. Megjithatë, ky është një model i rremë i demokracisë.
Ai ndikim mund të parandalohet duke e zgjidhur çështjen e Kosovës dhe krahas kësaj jo duke e poshtëruar Serbinë, por duke krijuar kushte që Beogradi dhe Prishtina të negociojnë një marrëveshje dinjitoze që do ta stabilizojë situatën dhe siç thash, të mbrojë interesat e serbëve të Kosovës. Ky është interesi afatgjatë i Serbisë, i vendeve të rajonit, por edhe i Perëndimit.
Formimi i Asociacionit varet nga rezultati i dialogut
Radio Evropa e Lirë: Bashkimi Evropian po i bën presion Kosovës që të përmbushë obligimin e saj për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit. Cilat do të jenë pasojat për autoritetet në Prishtinë nëse vazhdojnë të refuzojnë që ta bëjnë këtë?
Edward Joseph: Kosova ka obligime ndaj serbëve vendas, pavarësisht se çfarë po bën Serbia, në radhë të parë të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e pronave të Manastirit të Deçanit, gjë që tregon se ka drejtësi. Mirëpo, Qeveria e Kurtit, ashtu sikurse të mëparshmet, nuk e bëri këtë. Kjo është e paqëndrueshme. SHBA-ja dhe partnerët evropianë duhet të kërkojnë nga autoritetet në Prishtinë që vendimi i përmendur i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet menjëherë dhe këtë nuk duhet ta pengojë asnjë kryetar komune dhe askush tjetër.
Kur është fjala për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, situata është disi më ndryshe. Kosova e ka obligim ta zbatojë vendimin për themelimin e tij, sepse me të është pajtuar në vitin 2013 dhe 2015, por në kontekstin e negociatave. Ajo çfarë mund dhe pritet të bëjë Kosova varet në njëfarë mënyre nga qëndrimi i serbëve të Kosovës dhe nga Beogradi. Asnjë shtet nuk do t’i japë statusin përfundimtar një pakice që është potencialisht separatiste dhe me një qeveri armiqësore që e mbështet atë. Imagjinoni, për shembull, që në rastin e Qipros Veriore, autoritetet në Nikosia të thonë se mund të formojnë asociacionin e tyre dhe gjëra të tjera pa asnjë garanci, ndërkaq që Turqia njeh pavarësinë e atij rajoni!
Natyrisht që nuk do ta bëjnë këtë, ashtu siç nuk mundet as Prishtina. Ajo do të mund të propozonte në mënyrë konstruktive se si mund të organizohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në përputhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe me interesat e serbëve atje. Është shumë e mundur të formohet një asociacion i tillë që nuk do të ishte Republika Sërpska, duke kontribuar kështu në krijimin e besimit.
Pra, kjo nuk është çështje binare, kështu që Kosova është e obliguar të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe vetëm atëherë pastaj Serbia t’i kryejë obligimet e saj. Këto janë negociata në të cilat të dyja palët duhet të tregojnë vullnet të mirë dhe sinqeritet. Por, pavarësisht nga negociatat, Qeveria e Kurtit dhe të tjerët janë të obliguar që t’i përmbushin obligimet kushtetuese ndaj serbëve të Kosovës, pavarësisht se çfarë bën Beogradi.
Çoviq është produkt i politikës së Dodikut
Radio Evropa e Lirë: Gara për armatim ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë është padyshim vetëm një pasqyrim i situatës në Ballkan.
Edward Joseph: Është e qartë se ekziston një ndjenjë e pasigurisë reciproke mes Serbisë dhe Kroacisë. Nëse Serbia po armatoset, nëse ekziston iniciativa jodemokratike “bota serbe”, këto në Kroaci i perceptojnë si një kërcënim. Gjithashtu, ekziston antagonizmi rreth Kosovës, për shkak se Kroacia i forcoi trupat e saj brenda KFOR-it këtë pranverë, gjë që shkaktoi reagime të ashpra nga Beogradi.
Kur bëhet fjalë për Bosnjë e Hercegovinën, ekziston ideja e një “Kroacie të Madhe”, por vetëm si produkt i konceptit të “Serbisë së Madhe”. Në këtë kuptim, politika e Dragan Çoviqit (udhëheqës i Bashkimit Demokratik Kroat -HDZ në Bosnjë e Hercegovinë) është e mundur vetëm për shkak të veprimeve të Millorad Dodikut. Në qoftë se Republika Sërpska do të pranonte reformat e Marrëveshjes së Dejtonit, nuk do të kishte politikë të Dragan Çoviqit dhe histori për Herceg Bosnën. Më lejoni t’ju kujtoj se as Franjo Tuxhman nuk do të guxonte ta ndante Bosnjën dhe Hercegovinën pa pjesëmarrjen e Serbisë në të.
Radio Evropa e Lirë: Supozoj se lufta nuk është e mundur, sepse Kroacia është anëtare e NATO-s dhe do të mbrohej nga një mekanizëm kolektiv i sigurisë.
Edward Joseph: Ky është një moment shtesë, sepse ndryshimi i kufijve të Kroacisë, si dhe Shqipërisë, e cila është gjithashtu anëtare e NATO-s, do të ishte shumë i ndërlikuar, sepse ata gëzojnë mbrojtje sipas nenit 5 të Statutit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në bazë të kufijve ekzistues.
Për një ndryshim eventual të kufijve, të gjitha vendet e NATO-s duhet të konsultohen dhe ato eventualisht ta miratojnë një gjë të tillë. Pra, asnjë anëtare e kësaj aleance nuk mund të ndryshojë në mënyrë të njëanshme kufijtë e saj dhe të presë mbrojtje kolektive.
Gjithashtu, këto vende pranojnë rendin perëndimor, siguria e të cilit mbrohet nga Aleanca Veri-Atlantike e udhëhequr nga SHBA-ja, madje edhe Bullgaria dhe Turqia, megjithëse janë afër Rusisë. Vetëm Serbia nuk e pranon atë dhe në këtë mënyrë as Republika Sërpska, pastaj Lista Serbe në Kosovë dhe Fronti Demokratik në Mal të Zi. Dhe jo vetëm që nuk e pranon rendin perëndimor, por nën regjimin e Vuçiqit, Serbia po promovon rende alternative – anti-demokratike ruse, kineze dhe hungareze.
Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon edhe këtë të hënë, duke hyrë në ditën e 128-të radhazi.
Pas më shumë se katër muajsh tubime të përditshme, protestuesit pritet të mblidhen sërish në qendër të Tiranës, duke vijuar aksionin e nisur prej muajsh me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si në protestat e ditëve të fundit, qytetarët pritet të organizohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë. Krahas largimit të Ramës, ndër kërkesat e artikuluara nga protestuesit janë krijimi i një qeverie teknike tranzitore dhe ndryshime në sistemin politik.
Protesta e 128-të vjen një ditë pas tubimit të së dielës, kur qytetarë dhe aktivistë marshuan nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, nën thirrjet “Rama jep dorëheqjen”. Protestuesit deklaruan se do ta vijojnë qëndresën dhe u bënë thirrje qytetarëve të tjerë t’i bashkohen protestës.
Aktivisti Mirjan Aliaj, gjatë protestës së 127-të kundër qeverisë, foli për protestat e paralajmëruara për sot. Sipas tij, protestat do të zhvillohen para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa një tjetër tubim është paralajmëruar në orën 15:00 pranë Parlamentit.
Gjatë tubimit të 127-të pati edhe mesazhe nga përfaqësues të diasporës, ndërsa një pjesë e protestuesve ngritën akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe kërkuan veprimin e drejtësisë ndaj zyrtarëve të lartë.
Edhe një ditë më herët, në protestën e 126-të, pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, qytetarët marshuan në disa prej rrugëve të Tiranës. Në përfundim të tubimit ata paralajmëruan vijimin e protestave dhe kërkuan një pjesëmarrje më të madhe në ditët në vazhdim.
Ndërkohë, është paralajmëruar edhe një protestë më e madhe më 13 tetor, me fokus pjesëmarrjen e studentëve dhe të rinjve. bw
(Vijon Dita e 127 e Protestës Qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Rama)
Veç “Pasqyra e” dhe veç “Flamingos”…
Le ta shpjegojmë se përse e copëzojmë mesazhin politik të qeverisë Rama
Shija dhe ideja artistike nuk e tradhton kurrë krijuesin për mendimin që bart.
.
Të paktën atë që ai/ajo ka në mendje e arrin që artin ta shpreh në një ekspozitë dhe të tërheqë artdashësin dhe blerësin.
.
Në krijimet dhe trajtimet gjen shijet, mendimin e shprehur, të padukshmen, filozofinë dhe nganjëherë brutalisht edhe politikën të fshehur dhe të shprehur në të.
.
Kur artit me rrogë i prin politika ideja kthehet nga parrullë në një pllakat.
.
Kur investohet mbi të parullat artisti dhe idetë materializohen në murale.
.
Por kur teknologjia avancon, parullat dhe idetë lidhen si një algoritëm dhe i futen brenda xhepit çdo përdoruesi. Me të hapur pajisjen celulare, kupton se atë që e ke ndeshur dhe je përballur me të gjitha format, ajo tashmë nuk është thjeshtë një parrullë apo një ide diku, ajo është shndërruar prej politikës në një platformë ku parullat janë bërë virale. Ajo që i bashkon të treja këto gjendje është propaganda e cila nuk po ja del me Protestën Qytetare prej mëse katër muajsh.
.
Po të kërkonim “Flamingo Mirror” nga dje që u paraqit për mediat në përdorim prej kryeministrit Rama, Ministrit të Mjedisit Sofjan Jupaj dhe prfaqësuese për median Jonida Shehu, një prezantim të cilin e quajnë një platformë, strategjikisht shpërndarja e parë me mundësi shumëfishuese ndodhi.
Tani kërkohet trendi i algoritmit të cilin gjatë këtij shënimi pë të mos e përforcuar do ta paraqesim të ndarë si; veç “Pasqyra e” dhe veç “Flamingos”… Po të shihni posterin, ilustrimin e platformës ai mban thellësisht qëndrimin dhe idenë se përse duhet platforma. Platforma duhet njësoj pë atë qëllim që edhe pasqyrimi në sipërfaqen e ujit na jep; Flamingon e përmbysur.
Përmbysja janë ideja dhe qëllimi i platformës.
Realiteti nuk është i tillë.
Megjithëse kanë kaluar katër muaj nga protesta, qytetarët dhe shtetarët, media dhe policia, ndërkombëtarët dhe turistët që të gjithë e dinë se çfarë po ndodh në Shqipëri, çfarë po ndodh në Tiranë dhe përse krimi ekonomik dhe korrupsioni e kanë përforcuar kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimit të kushteve për një qeveri teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Kur ministri i Mjedisit Sofjan Jupaj në një kafene gjatë një pasdite të së “Premtes Besnike” u spikat nga përfaqësues të flamingos të cilët e pyetën direkt se sa dhe çfarë shqetësimesh kishte marrë, ai u shpreh se e kishte kuptuar qëllimin se mund të bëhej reels ndaj e evitoi gracën nga protestuesit paqësor. Por për ta ulur disi presionin e vezëve të flamingove nga rruga Rama edhe përse më shumë jashtë furrikut të kryeministrisë gjatë këtyre katër muajve doli në mesditën e 3 Tetorit ku shpalosi platformën e cila mesa duket me stilin e eurobarometrit interpreton të dhënat nga personi përkatës që i është besuar, Jonida Shehu (me karrierën mediatike në disa televizione shqiptare).
Vetë kryeministri sipas ATSH është shprehur të Dielën e 4 Tetorit në një postim në rrjetet sociale ku tregon se “…nga kalimi i saj LIVE, në 24 orët e para ‘Pasqyra e Flamingos/Flamingo Mirror’ ka regjistruar 3,397 kërkime për faqe, mbi 127 mijë kërkime totale në platformë dhe 49 pyetje të reja”…”krahas kërkimeve dhe pyetjeve të reja, platforma Flamingo Mirror ka pasur edhe 122 sulme kibernetike nga 32 adresa të huaja, të cilat sipas Ramës janë zmbrapsur pa asnjë dëm”.*
Pra jo i interesuar që në ditën e parë tek prurjet dhe zgjidhjet, por tek sulmet (alibi e gatshme).
Vetëm në një shprehje kemi si më lart kemi kuptimin dhe qëllimin e platformës së krijuar (sajuar). E para dhe që do të vazhdojë të përditësohet kuptohet që do të jetë numri i vizitorëve, pyetjet, përgjigjet ku fare kuptueshëm rezultati do të jetë i ndarë mes qytetarëve të interesuar vërtetë dhe gatishmërisë patronazhiste për të ‘përmbytur’ në rast nevoje trendin e pyetjeve. Me këtë nuk thamë ndonjë gjë të re, por kjo në një kuptim duhej përforcuar sepse është platforma ajo që tërheq interesimin kur atë thërret RS (Rilindja Socialiste).
Ndërsa pjesa e dyte dhe mesa duket kryesorja lidhet me idenë, me reflektimin e flamingove.
Në se Rama si artist e sheh të tillë pasqyrimin, edhe protestuesit praninë e protestuesve në bulevard mund ta shëmbëllenin me qeverinë kokëposhtë, çka do të thoshte Dorëheqje(!), por aq grafikisht kur vendoset pë qeverisjen dhe elitën socialiste do të dukej menjëherë një kërcënim dhe komentet dhe arsyetimet do të fillonin pafund në një tjetër cikël zhurme dhe orientimi mediatik.
Pyetja mbetet se si do të triumfojë protesta?
Deri tani është kuptuar me qëndresë të pandërprerë,… edhe me vezë kur ka qenë rasti, edhe përballë vizitave të ndërkombëtarëve sikurse edhe në çdo shesh ku diaspora gjen mundësi të grumbullohet dhe të shprehet për korrupsionin e qeverisë Rama në mandatin e 4-rt.
Janë plot 14 vite, por që me Ramën dhe fasadat e tij nuk mund të shkohet më tej.
Kujtoni Tiranën e fillimit të viteve të këtij shekulli.
Ndërtimeve dhe arkitekturës së varfër ju vu sipër boja për të mbuluar zgjidhjet e pakëndshme arkitekturore, por trendi mori gjithë qytetin sa që shtypi ndërkombëtar u ftua të shihte artin e kryetarit të Bashkisë. Ishte viti 2003 dhe Rama krijoi atë që me ngjyrat jeshile dhe të verdhë, një ndërtese buzë Lumit Lana ti mbetet sot e kësaj dite emri “Pallati me Shigjeta”. Dy ditë më parë në një tjetër aventurë mjedisore dhe arkitektonike provoi pandalshmërinë e shkatërrimit në emër të modernes. Megjithëse ju kundërvunë, Projekti mbi Parkun Rinia ose gjelbërimin e vetëm pranë qendrës i cili i dha edhe karrierën politike të kryeministrit pas atij të kryebashkiakut, Rama rikthet tek shkatërrimi. Kioskat prodhojnë Kulla. “Tirana Fountain Plazza” i provon Ramës vërtetë thënien se “Paraja e hedh ujin përpjetë”.
Kanë kaluar 23 vite dhe krijimet bashkë me krimin ekonomik e korrupsionin jo vetëm vazhdojnë, por janë kthyer në artin e zhvatjes së pronës publike dhe të zgjatjes së pushtetit, i cili herë butësisht dhe herë me forcë, shpronëson, varfëron dhe boshatis Shqipërinë nga shqiptarët çdo ditë.
I ka ardhur koha njerëzve, shqiptarëve patriotë, brenda dhe jashtë vendit se flamingot nuk janë pasqyra, por energjia e mendësisë së re që kërkojnë të sjellin ndryshimin dhe modestisht edhe emrin që sjell ky ndryshim.
Propaganda dhe intriga e pushtetit nuk mund të mbulojnë dot më të vërtetën dhe realitetin.
Pasqyra e Flamingos, i shprehur enkas edhe në njëjës është një shprehje frike dhe se qeverisja i urren grumbullimet kundër saj. Ajo është togfjalëshi i algoritmit kundër protestës në media dhe rrjetet sociale, që do të futet në bisedën e përditshme si virus për të shmangur qëllimet dhe për të mbuluar çdo abuzim nën termat e njohur VKM, PPP,… Sterilizim, Incenerator, Portet dhe Aeroporte, Paketa e Maleve, Reforma Territoriale, Zgjedhjet, Korrupsionin, Krimin e Organizuar, etj. të cilat zgjidhen pashmangshmërisht me qëndresë dhe vetëm me largimin e këtij sistemi që ka ngritur Rama nën markën, Rilindja Socialiste.
______
*ATSH-
3 dhe 4 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Qytetarë dhe aktivistë mblidhen sot në Tiranë për të zhvilluar protestën e tyre të 127-të radhazi, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas më shumë se katër muajsh qëndrese të pandërprerë, organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e aksionit opozitar dhe përsëritjen e kërkesave të tyre kryesore politike.
Përitja e sotme vjen menjëherë pas tubimit të 126-të, ku protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt bulevardit kryesor dhe rrugëve të kryeqytetit. Gjatë marshimit të djeshëm, pjesëmarrësit lëshuan thirrje të forta kundër ekzekutivit dhe kërkuan ndryshimin e menjëhershëm të kursit politik të vendit.
Gjatë fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë nuk munguan as akuzat e drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Përmes deklaratave të forta për korrupsion galopant, një prej protestueseve kërkoi hapur arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa në përfundim u bë thirrje për një pjesëmarrje akoma më të madhe popullore në ditët në vijim.
Prej javësh, platforma e protestuesve mbetet e artikuluar qartë: largimi i kryeministrit Edi Rama nga detyra, krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve, si dhe reformimi i sistemit politik bashkë me shfuqizimin e disa nismave ligjore kontestuese. BW
Sot mbahet protesta e 126-të qytetare në Tiranë, në vijim të tubimeve të përditshme kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas më shumë se katër muajsh protestash të pandërprera, qytetarët dhe aktivistët rikthehen sërish në shesh, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës dhe përsëritjen e kërkesave të tyre politike.
Protesta e radhës vjen një ditë pas tubimit të 125-të, ku qytetarët u mblodhën nw shehsin “Skwnderbej” dhe më pas marshuan në rrugët e kryeqytetit. Gjatë protestës së djeshme u dëgjuan thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit, ndërsa pjesëmarrësit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e drejtimit politik të vendit. Në fund të tubimit u bë thirrja për pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim.
Në protestën e 125-të nuk munguan as deklaratat dhe akuzat e forta ndaj zyrtarëve të qeverisë. Një prej protestueseve kërkoi arrestimin e Belinda Ballukut, ndërsa deklaratat e saj u shoqëruan me akuza për korrupsion ndaj qeverisë.
Protestuesit kanë përsëritur prej javësh se kërkesa kryesore mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat 12-mujor, si dhe ndryshime në sistemin politik dhe shfuqizimi i disa nismave ligjore që ata i kundërshtojnë.
Edhe gjatë tubimit të djeshëm, pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e Tiranës. bw
Në plot një muaj kryeministri i Shqipërisë Ramai paska shpallë luftë demokratëve pa e kuptuar.
I ka shpallë luftë jo kundërshtarëve të përjetshëm që i ka në parlament, por atyre ndërkombëtarë.
Në listë EDP (The European Democratic Party) i është shtuar edhe Demokratët në SHBA.
Po e nisim me të fundit. Demokratët e SHBA-së të cilët pas një muaji ndodhen përpara kutive të votimit kundër republikanëve, Rama ju është drejtuar pa u kuptuar mirë shkaku. Nga sipërfaqësorja e veprimtarive pak ditë pas kthimit nga OKB-ja nuk kemi ndonjë veprimtari për t’u shënuar veç një takimi të kryetarit të GPS Taulant Balla që në Nju Jork ishte edhe shoqërues pranë hotelit, por edhe kur i jepej mundësia postonte ndonjë takim të improvizuar bashkë me ambasadorin Bushati. Mëngjesin e së Martës 22 Shtator, 2026 në 0rën 09:26, pas informacionit se ndaj Drejtoreshës së SHISH ishte lëshuar nga SPAK ‘urdhër arresti shtëpiak’, kryeministri në fund të postimit ‘X’ shkruante:-“Lirimi nga detyra i drejtores së shërbimit është i menjëhershëm, e sapo të kthehem në Tiranë dhe në konsultim me Presidentin e Republikës, do të zgjedhim drejtuesin e ri të Shërbimit Informativ të Shtetit.“
Ky rresht i fundit i shkruar, fundosi gjithë humorin e javës së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara të delegacionit zyrtar dhe kreut mes padurimit dhe ngecjes për t’u kthyer në atdhe për ta parë nga afër gjendjen, shëndetin e qeverisë dhe shpirtin e aleatëve. Ulje-ngritjet emocionale testuan tërësisht javën politike që pasoi duke shënuar dy tre ndalesa tranzite në Aeroportin e Rinasit ku drejtimet ishin Nju Jork kthim dhe Bruksel vajtje ardhje. Pas fjalës në OKB, video-mesazhit për median dhe publikun me kthimin në Rinas ku veç pranimit se drejtoresha e shërbimeve sekrete tashmë: “…kishte hapur një llogari shumë të vështirë me drejtësinë, përveç se ka hyrë në një borxh të madh moral me këtë vend“, serioziteti i kësaj të parës si shprehje e mbrojtësit të drejtësisë menjëherë i vuri kundërpeshën dhe sinjalin se rasti në fjalë ende i prezumuar për pafajësi deri në daljen e vendimit të formës së prerë nga gjykata të cilësohej prej kryeministrit Rama “turlilloj fantazish konspirative nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me të vërtetën“. Thelbi i këtij reagimi synoi të tregonte se kryeministri është i distancuar me 180° si nga qëndrimi për të shprehur “përgjegjësinë personale” po ashtu edhe për vendosjen e mburojës numerike me të (83-1), të deputetëve socialistë për të siguruar mbrojtjen politike (mbajtjen e njëri-tjetrit) në Kuvend.
Vizitat nga Ursula von der Leyen Presidentee KE-n dhe ambasadorit të SHBA-së Erik Wendt dhanë dy mesazhe. Europa kërkon “Integrimin dhe Planin e Rritjes“ ndërsa SHBA të theksuar prej dy vitesh “thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar“.
Nuk mund ta themi me siguri se çfarë kuptimi dhe përmbajtje ka koha e zgjedhur për të lëshuar si titull në ATSH dhe mediat “Rama demokrateveamerikanë: Mos na përdorni për t’uhakmarrë ndaj Trumpit“, ku në një kohë jep dëshirën për një fitore të Kongresit nga demokratët në zgjedhjet Nëntorit në SHBA duke e rifutur veten në vëmendje mes zhvillimeve që lidhin politikën dhe investimet ende të pa miratuara për kuadrin shkencor mjedisor siç janë Sazani dhe Zvërneci në Shqipëri të penguara dhe të njohura ndërkombëtarisht nga protestat e pandërprera në ditën e 125-të të njohura me emrin “Revolucioni iFlamingove”.
Jemi ende në një test dhe periudhë njohje kur në Tiranë ka mbërritur ambasadori i SHBA-së. Zoti Eric Wendt ka realizuar takime me presidentin, kryeministrin, ministrin e jashtëm, ministrin e mbrojtjes kryetarin e Kuvendit, sikurse dha edhe në një pritje zyrtare për fillimin e veprimtarisë së tij, por ku vu re mungesa e dy drejtuesve kryesor të mazhorancës dhe opozitës Rama dhe Berisha për shkak të angazhimeve (apo mos marrjes së ftesës). Përtej qartësimeve shaka-ironia e Ramës se:-“U kam thënë miqve të mi demokratë në Amerikë që, nëse nuk arrini ta mundni Trumpin në Amerikë, mos vini në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë“, e tejkalon pasjen e shëndoshë të marrëdhënieve jo sepse taktikisht zgjidhet një media e huaj si ‘WELT’*, por konfidenca e tepruar me mediat për të shpërndarë sinjalet se deri ku se janë prerë ndjesitë.
Në të vërtetë po t’i kërkosh ndjesitë ato janë aty në shesh prej 125 ditësh.
Poshtë zyrës dhe në çdo kusht moti dhe kohe vizitorësh.
Në gjithë Shqipërinë dhe në shumë vende të Evropës jo thjeshtë i njohur si “Revolucioni i Flamingove”, por si Shqipëria nuk është për shitje!”.
Kjo frazë ka brenda energjinë e qytetarëve shqiptarë të bashkuar në Shqipëri dhe diasporë, që nuk të lejojnë O kryeministër që t’i marrësh autorësinë e ndryshimit dhe të zhvillimit të vendit.
“Shqipëria nuk është për Shitje”, ka thyer çdo investim mediatik dhe digjital të propagandës së shtetit duke i kaluar kufijtë.
Kur në krye të këtij shënimi u shprehëm se Rama i ka shpallë luftë demokratëve Evropianë dhe atyre të SHBA-së, kjo është e vërtetë. E theksuar veçanërisht prej 1 muaji sepse përpjekjet autoritare për ta përçarë një lëvizje me shpirt të ri kundër korrupsionit, Rilindja në pushtet prej 14 vitesh nuk e kishte parashikuar. Si shembull do të përmendim Sekretari e Përgjithshëm Sandro Gozi i EDP-s (The European Democratic Party), i cili pak para vizitës së Ursula von der Leyen drejtoi shqetësimin se Presidentja e KE-së:-“…duhet të pyesë Edi Ramën se çfarë po ndodh në Shqipëri”. Si politikan i qendrës dhe pro integrimit Sandro Gozi ka qenë i mirë informuar me zhvillimet e protestës që në muajt e parë. Ashpërsisht ai e ka “bombarduar” Ramën përmes rrjeteve sociale për qëndrimin ndaj protestës në Tiranë ku veçanërisht ka qortuar veprimet e dhunshme (ndaj palëve), ushtrimin e censurës dhe ndalimin e fjalës së lirë në media, rrjetet sociale dhe në manifestime duke nënvizuar edhe situatat e sulmit që kryeministri Rama i ka bërë Demokratëve Evropianë me shprehjen :- “Në katër nga gjashtë postimet tuaja të fundit, ju sulmoni demokratët evropianë”.
Jo vetëm as majtas dhe as djathtas, por i izoluar në mbulimin me korrupsion Rama nuk gjen dot rrugëdalje.
_____________
* Rrjeti Global i Reporterëve të Axel Springer bashkon gazetarë nga redaksitë e ndryshme të Axel Springer – përfshirë BILD, BUSINESS INSIDER, FAKT, ONET, POLITICO, THE TELEGRAPH dhe WELT.
2 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Protestat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama hyjnë sot në ditën e 125-të, ndërsa qytetarët dhe aktivistët shprehen të vendosur për të vijuar tubimet.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe largimi i qeverisë aktuale, me synimin për krijimin e një qeverie teknike. Krahas ndryshimeve në drejtimin e vendit, ata kërkojnë edhe rishikimin dhe anulimin e disa ligjeve, të cilat sipas tyre nuk janë në interes të qytetarëve shqiptarë.
Edhe gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë, pjesëmarrësit përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit.
Organizatorët dhe protestuesit kanë bërë të ditur se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke e mbajtur në fokus kërkesën për ndryshime politike dhe krijimin e një qeverie teknike. Protestuesit akuzojnë qeverinë e kryeministrit Rama për korrupsion të përhapur gjerësisht në çdo fushë të administratës. bw
(Erion Malaj PS:-…moment më të mirë Shqipëria në rajon dhe ndërkombëtarisht nuk ka pasur ndonjëherë si aktor në politikën e jashtme)
Nënkryetari në Komisionin Parlamentar për Kulturën Turizmin dhe Diasporën Erion Malaj (PS), gjatësisë në seancën e 1 Tetorit, i ofroi një vështrim ndryshe përsa i përket leximit të Raportit të DASH i cili u paraqit në hapje me qëllim përditësues nga kryetarja Ina Zhupa (PD-ASHM).
Raporti i dalë në fund të muajit Shtator, 2026, veç nxjerrjes në pah të disa treguesve që inkurajohen si pozitivë shtron përkrah tyre vendos dhe vjen i freskët mbi çështjet shqetësuese të vendit siç nënvizohen;korrupsioni i përhapur, pastrimi i parave dhe pasiguria juridike e pronaveduke u cilësuar ndër kryesorët që bëhen pengesë për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetarëve shqiptarë.Të gjithakëto të numëruara dhe të thëna në forma të tërthorta dhe të drejtpërdrejta në rastin e një kryeministri autokrat 14 vjeçar me një qeveri që ka “shpikur pasqyra” më parë se të gjejë përgjigjet ndaj kërkesave të protestave, tani pas 4 muajsh kanë ardhur përballë një presioni të përditshëm nga skandalet. Shpërthyese në një masë sepse janë të lidhura me krimin ekonomik dhe korrupsionin e deri tek narkotrafiku si pjesë e krimit të organizuar që kanë depërtuar në çështjet e ndjeshme të Sigurisë Kombëtare. E gjitha kjo na bën të kuptojmë qartë se cili është roli i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, 2025.
Erion Malaj (PS) në një kundër përgjigje është shprehur se :-“Po të të jap një përgjigje për Departamentin Amerikan të Shtetit. Tani më bën pak çudi që ju e thërrisni në lojë departamentin se është si të thërrasësh një ‘arbitër’ që të ka nxjerrë njëherë me karton të kuq. Po nuk ka problem. Kjo është punë për ju. Ndërkohë që ajo që më bën përshtypje është që ju vazhdoni të mos keni asgjë të re nga ‘Fronti i Perëndimit’. Ju nuk as nuk shikoni as nuk dëgjoni se çfarë thonë nivelet më të larta të politikës ndërkombëtare, qoftë perëndimit këtu afër, pra Bashkimit Europian, qoftë atij të largët, siç ishte ardhja dhe dhe zyrtarizimi i ambasadorit të ri amerikan dhe takimi i tij me kryeministrin e vendit. Siç ju thashë dhe kolegu dje ju tha, që ju duhet të shqetësoheni nëse do të keni takime si drejtues të partisë tuaj flas jo ju personalisht me këtë ambasador dhe nga ana tjetër të na akuzosh ne për gjëra të pa qëna nuk ka kuptim sepse këto janë deklarata politike që mund t’i bëni në një konferencë për shtyp ndërkohë që ë vazhdoni t’i bëni në komision për kulturën, turizmin dhe diasporën.“
Debati vijoi nga Malaj duke kulmuar me atë që:-“… moment më të mirë Shqipëria në rajon dhe ndërkombëtarisht nuk ka pasur ndonjëherë si aktor në politikën e jashtme. Nuk ka pasur asnjëherë dhe të gjitha këto arritje janë konfirmuar edhe dje nga presidentja e Komisionit Europian, tha, ato fjalë që ne themi herë të tjera, kur i themi ne s’ju pëlqejnë, kur i thonë ata si dëgjoni, problemin gjejeni tek vetja.” . Faleminderit“.
Jo pa qëllim e zbardhëm këtë pjesë debati sepse duhet kuptuar se në video dhe përpara mikrofonit në mjediset e Kuvendit dhe në komisionet e punës legjislative, secili deputet/e është i regjistruar (on record), mbi qëndrimet politike të partisë që përfaqëson dhe kryesisht veten përpara zgjedhësve.
Shtjellimi i Malajt na la të kuptojmë se kriza e përgjithshme mbi korrupsionin është një‘perceptimin‘ i gabuar dhe se është opozita ajo që i ka fajet. Ky arsyetim u dha edhe nga deputetja e PS Briseida Çakërri dhe në çdo komision parlamentar që të shkosh dhe të dëgjosh mazhorancën madje dhe të zbresësh në sallën plenare të Kuvendit ku debatohet dhe hidhen për votim ligjet, përvetësimi i tezave të Pasqyrës ka thyer çdo rekord. Të gjithë në një mendje, të gjithë me një ngjyrë, të gjithë si një bllok.
Nuk qeveris opozita, Zoti Malaj (?!)…Ajo që miqtë ndërkombëtarë u thonë juve është se Rilindja Socialiste me modelin e pasqyrave e ka mbytur transparencën.
Transparenca është Përgjegjësia
Ndërsa Pasqyra është Pengesa.
Ky është realiteti mes një mazhorance të indoktrinuar e cila e‘percepton‘ të drejtë drejtësinë dhe të pavarur atëherë kur nuk e prek pushtetin e Ramës, ku mesa duket alarmi për :-“… çështjet si korrupsioni i përhapur, pastrimi i parave dhe pasiguria juridike e pronave”, pa dalë nga salla me miq përcillet në shtyp dhe konsiderohet si arritje dhe si merita.
Le t’i ndajmë gjërat.
Le të flasim për gjërat një kohë kur Raporti i DASH-it, Shtator 2026 ende nuk kishte mbërritur, por të dhënat dhe analizat bëheshin.
A nuk janë hetimet e filluara tek AKSHI më të përforcuara sot me zbulimin e një grupi të strukturuar kriminal që ka vepruar për dhe në shërbim të asaj pjese të administratës shtetërore ku qeveria dhe kryeministri janë përgjegjësit kryesor?
Tre janë çështjet shumë të rëndësishme në të; Prona, Investimi dhe Vota? Pandashmërisht; Prona, Investimi dhe Vota janë; ekonomia, buxheti, mirëqenia, zhvillimi, jetesa, siguria, arsimi, shëndeti etj. etj. deri tek lehtësia e qytetarit që do të zgjedhë vetë qeverisjen, i lirë, por kjo nuk ka ndodhur sepse paratë nuk gjinden, janë përvetësuar dhe puna nuk është kryer.
Prona, Investimi dhe Vota janëkëto tre shtylla që janë lëkundur pa përjashtim…
Por se deri në çfarë mase është dëmtuar siguria kombëtare në se dikush nga gazetarët “guxon” dhe pyet, me bishtin ndër shalë kryeministri dhe të ftuarit e mbyllin konferencën për shtyp pavarësisht se sa hyrje dhe atmosferë feste propaganda ndërton.
Thënë ndryshe, profesionistë për të kontrolluar rrëfimin.
Megjithatë dita e 123 e protestës sikurse edhe fillimi i ditës së 124 kishin qytetarinë e tyre të përballjes me burokracinë evropiane dhe shqiptare që shumë nga premtimet ende nuk i kanë mbajtur, madje edhe mungesën e disa prej tyre që kanë tejkaluar afatet e realizimit duket se i mbulojnë me premtime edhe më të mëdha.
Sipas ATSH dhe propagandës vizitat e ditëve të fundit janë përcjellë edhe me artikuj dhe fotografi ilustruese mes të cilave, gati një vallëzim me Ursulan ku shkruhet se:-“…Shqipëria dhe Mali i Zi mund të dërgojnë një komisioner në Bruksel përpara anëtarësimit formal në Bashkimin Evropian“. Por nëse pritshmëritë nuk realizohen, një herë, pas dy vitesh dhe premtohen kufij afrimi ba një përmirësim cilësor të jetës dhe shërbimeve, atëherë i be që shqiptarët të kënaqen me pak, ose premtimet të kthehen në zhgënjim.
Përse protesta live u anashkalua?
Megjithatë ky rrëfim sado i stërholluar dhe i ngurtë i propagandës të duket i ka lënë gjurmët e veta kur bëhet fjalë për Skandalin e Sigurisë Kombëtare.
Harresa apo serioziteti i trajtimit është çështja.
Mund të kujtojmë se po ky kryeministër dy javë më parë, në pushimet mes dy skandaleve, ose pak ditë përpara ngjarjes së lëshimit të urdhrit të arrestit për Drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni gjatë një programi të përshtatur shterrues me 300 pyetje (në rreth 260 minuta), Rama e mbylli që në 10-11 minutëshin e parë atë që do të mbulohej ose harrohej gjatë 250 minutave të tjera, “Neglizhencën”…
Shumë gazetarë investigativ pas plasjes së skandalit Agasi-Hyseni(bota e krimit – siguria kombëtare), sollën në vëmendje qetësinë me të cilën kryeministri Rama e kishte përcjellë fjalën neglizhencë. Si do që të ishte kuptimi brenda asaj fjalie i fjalës neglizhent, Shqipëria u vu përpara një fakti i cili nuk mund të injorohet. Kryeministri dhe Shefja e Shërbimit Sekret Kombëtar ndodheshin jashtë shtetit në udhëtime pune kur SPAK, kishte lëshuar njoftimin për masën e arrestit. Dikush e quan çështje poshtëruese dhe prapa shpine, ndërsa dikush tjetër emrgjente.
Gjatë atij fillim dialogu Rama parashtronte se të tre ish drejtuesit e Shërbimit Informativ nën vartësinë e tij (kryeministrit), mund të dëshmonin lidhur me rutinën e punës si një agjenci nën vartësi të kryeministrit duke pohuar se:-“…unë këtë proçes të raportimit edhe të bashkëbisedimit me drejtuesit e shërbimit e kisha thuajse plotësisht të deleguar tek drejtorja e kabinetit dhe merrja vetëm informacione shumë të rezervuara dhe shumë speciale që kishin të bënin me aleatat dhe aleancat tona. Për pjesën tjetër kam qenë jashtëzakonisht neglizhent për shkak se nuk e kam këtë. Unë besoj shumë tek njerëzit.”
Neglizhenca nuk është më një fjalë goje dhe as masa zbutëse përmes një Pakete Ligjore në Kodin Penal të sapo propozuar kur zbulohet se Drejtues ja e SHISH ka lidhje me koordinatorë të botës së krimit që kanë patur direkt lidhje tek AKSHI, i gjithë informacioni dhe të dhënat më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë.
Në qoftë se nuk kuptohet vetëm edhe për kaq se e kujt është përgjegjësia dhe se vendimmarrja parlamentare i shërben jo qytetarëve shqiptarë dhe jo ligjit, por atyre që udhëzohen dhe e ushtrojnë forcën e kartonit atëherë nuk mbetet e vështirë të dalloshse prej nga vjen abuzimi dhe arrogancaa e pushtetit. Në politikë mazhoranca socialiste falë kronometrit, kartonit dhe truprojave të gardës nuk gjen dot një rrugë pajtimi, konsensus. Fjalët si merita, transparenca dhe gjithpërfshirja janë pjesë e propagandës që fshehin varfërinë, korrupsionin dhe krimin.
Kur këto dy realitete janë kaq në kontrast dhe zgjedhjet e përgjithshme që janë tre vite larg, dhe po aq larg si një dekadë edhe BE-ja, nevoja për ndryshim dhe krijimi i kushteve për një qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme është e domosdoshme dhe vendimtare.
Zgjedhje të reja të parakohshme nënkupton atë që PS ka nevojë të kuptojë se kjo forcë politike sot po përfaqësohet nga elita e rilindësve socialistë (RS), ai bllok betoni që ka i ndërprerë rrugën zhvillimit dhe orientimit Evropian e më gjerë me luftën hibride brenda llojit, atë të pasqyrave që është shndërruar pak nga pak në besnikëri fanatike dhe jo të gjithë e kanë kuptuar atë.Ishin interesante debatet gjatë 25 minutave të para të Komisionit-KTD për ta eksploruar tryezën e debatit politik. brenda një komisioni.
Kur njëra palë përpiqet që të parashtrojë argumentin se si vendet mike sot e vënë theksin tek ato çështje që të japin të kuptosh se përse Shqipëria ka nevojë të ndryshojë, mbrojtësit e mosndryshimit janë bërë modës dhe besnikë për vazhdimin e qeverisjes nga parti-shteti.
Kjo seancë që nuk zuri vend në pasqyrimet e ditës dhe të propagandës kryesisht, sipas njoftimit të Kuvendit kishte Seancë dëgjimore me grupet e interesit (transmetuesit televizivë) për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.35/2016, ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat‘ e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar.
Shumë e rëndësishme për nga rëndësia, por edhe si për ironi të fatit për kohën kur zhvillohet pasi në mes të korrupsionit AUTORËSIA është anonime, ose është vetëm një dorë që e lëviz.
1 Tetor, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Lugina në jug të Serbisë priten në takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 29 shtator 2026.
Radio Evropa e Lirë
Përfaqësuesit e partive shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në jug të Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri në prani të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të marrë pjesë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, më 25 tetor.
Në listën e përbashkët, e quajtur “Koalicioni Shqiptar”, do të marrin pjesë tetë parti që kanë këshilltarë komunalë në këto tri komuna me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
“Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike, pasi që në realitet e kemi atë, të jemi të përfaqësuar me një numër më të madh deputetësh në Kuvend, në mënyrë që të përpiqemi t’i zgjidhim problemet tona”, tha për Radion Evropa e Lirë Shaip Kamberi, lider i Partisë për Veprim Demokratik.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shqiptarët në Serbi duhet t’i kenë “të paktën 5 vende të garantuara” në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi ishte përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Serbisë.
Cilat parti nënshkruan marrëveshje?
Marrëveshjen në kryeqytetin kosovar Prishtinë e kanë nënshkruar Partia për Veprim Demokratik e Shaip Kamberit, Alternativa për Ndryshim e Visar Memetit, Partia Demokratike e Nagip Arifit, Partia Demokratike Shqiptare e Agim Sabedinit, Lëvizja për Përparim Demokratik e Shqiprim Musliut, Lëvizja për Reforma e Sami Salihut, Alternativa për Luginën e Armend Aliut dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve i Naser Azirit.
Këto parti janë nënshkruese të marrëveshjes, sipas dokumentit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e publikoi në Facebook.
I pyetur se çfarë do të jetë baza e pjesëmarrjes së tyre, Kamberi tha se ajo do të jetë respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë.
“Jemi dakorduar që baza e kërkesave tona të jetë plani me shtatë pika, të cilin Qeveria e Serbisë e miratoi në qershor të vitit 2013, duke iu referuar marrëveshjeve të mëhershme, të cilat, me ndërmjetësimin e OSBE-së, janë nënshkruar ndërmjet përfaqësuesve të shqiptarëve dhe Qeverisë së Serbisë”, tha ai.
Plani me shtatë pika parasheh përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, rimëkëmbjen ekonomike të komunave të Luginës së Preshevës, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare shqiptare.
Ai parasheh gjithashtu decentralizimin në sistemin e drejtësisë, sigurinë dhe masat për ndërtimin e besimit, si dhe çështjet që lidhen me arsimin, mediat, kulturën, shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale.
Listës “Koalicionit Shqiptar” do t’i prijë Shaip Kamberi. Bartësi i dytë do të jetë nga Alternativa për Ndryshim, ndërsa i treti nga Partia Demokratike.
Sipas Kamberit, është arritur marrëveshje edhe për veprimin e përbashkët pas zgjedhjeve.
“Deputetët do të qëndrojnë së bashku dhe do të përpiqen që, me disa parti të tjera me të cilat na lidh veprimi i përbashkët, të formojnë grup parlamentar”, shtoi ai.
Çfarë tha Kurti?
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës më 30 shtator se pjesëmarrja e përbashkët në listën “Koalicioni Shqiptar” mund të jetë një hap i rëndësishëm dhe historik për shqiptarët e Luginës së Preshevës në luftën “kundër diskriminimit dhe përjashtimit, si dhe kundër spastrimit etnik administrativ [në Serbi]”.
Kurti përsëriti qëndrimin se pjesëtarët e komunitetit shqiptar në Serbi duhet të kenë të njëjtat të drejta si pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, përfshirë edhe vendet e rezervuara për pakicat në Kuvend.
“Serbëve në Kosovë u garantohen 10 nga gjithsej 120 vendet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sipas kësaj qasjeje, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet të kenë së paku pesë vende të garantuara në Kuvendin e Serbisë, i cili ka 250 vende deputetësh”, tha Kurti.
Kurti, në një postim në Facebook, tha se Kosova do t’i mbështesë shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në “realizimin e të drejtave të tyre dhe ruajtjen e identitetit”.
I pyetur për vlerësimin e Kurtit lidhur me vendet e garantuara në Kuvend, Kamberi tha se përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Serbi luftojnë për një, më së shumti dy mandate, e në disa raste edhe për tre, dhe se ai konsideron se kjo është “shumë larg asaj se sa shqiptarë ka në Serbi”.
Janjiq: Hap i mirë politik
Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se arritja e marrëveshjes politike mes subjekteve politike shqiptare në Serbi është “një hap i mirë politik”, pasi ata do të sigurojnë numrin maksimal të votave.
Ai vlerëson se në arritjen e marrëveshjes ka kontribuar, me shumë gjasë, “autoriteti” i kryeministrit të Kosovës, Kurti.
Janjiq thekson gjithashtu se, nëse pas zgjedhjeve të tetorit rezultati mes listës “Serbia e Bashkuar” të Aleksandar Vuçiqit dhe listës studentore “Studentët fitojnë” është i ngushtë, pakica shqiptare ka siguruar fuqi më të madhe në vendimmarrjen se kë do ta mbështesë.
Sipas vlerësimit të tij, “barrën më të madhe” të kësaj marrëveshjeje e kanë bartur partitë që deri më tani kanë bashkëpunuar me autoritetet në Serbi.
Nga ana tjetër, Janjiq konsideron se shqiptarët në Serbi nuk mund të kenë vende të rezervuara në Kuvend, siç kërkon kryeministri i Kosovës, Kurti, duke u bazuar në vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb.
Ai kujton se shqiptarët në Serbi kanë Këshillin Kombëtar.
“Me përcaktimin e vendeve të garantuara në bazë të numrit të banorëve, shqiptarët nuk do të merrnin më shumë se tri. Modeli i vendeve të garantuara u jepet komuniteteve të vogla, si polakët, sllovakët dhe kroatët, dhe jepet në bazë të marrëveshjeve ndërshtetërore”, tha Janjiq.
Janjiq tha gjithashtu se pakica shqiptare komunikon me Kosovën, pasi e konsideron atë shtet amë, ndërsa autoritetet në Serbi, sipas tij, si shtet amë të tyre e konsiderojnë Shqipërinë.
Kjo nuk është hera e parë që dikush nga Kosova ose Shqipëria ndërmjetëson në arritjen e një marrëveshjeje mes partive shqiptare nga jugu i Serbisë.
Kështu, përfaqësuesit politikë nga tri komunat në jug të Serbisë nënshkruan në vitin 2020, në Tiranë, një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në prani të ministrit të atëhershëm në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajt.
Sot shënohet dita e 124 e protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Qytetarët dhe aktivistë kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike.
Në qendër të kërkesave të tyre është edhe anulimi i disa ligjeve, për të cilat protestuesit pretendojnë se cenojnë interesat e shqiptarëve.
Gjatë protestës së një dite më parë, pjesëmarrësit përcollën disa thirrje kundër kryeministrit dhe qeverisë. Ndër sloganet e përdorura ishin “Arrestoni Ramën” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”.
Po ashtu diten e djeshme protesta u zhvillua edhe gjate vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ku iu përcoll mesazhi se “nuk ka Shqiperi në BE me Edi Ramën”.
Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë tubimet, duke kërkuar ndryshime politike, ndërsa protesta mbetet e fokusuar te kërkesa për largimin e qeverisë aktuale dhe krijimin e një qeverie teknike.
Shqipëria ka dendësinë më të ulët të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Ballkanin Perëndimor dhe është i vetmi vend i rajonit ku dendësia e rrjetit rrugor ka rënë gjatë dekadës së fundit. Edhe rrjeti hekurudhor është tkurrur, me rënien më të fortë në rajon, mbi 28% krahasuar me periudhën 2014-2016, sipas raportit të OECD-së Raporti i Konvergjencës Ekonomike për Ballkanin Perëndimor 2026.
Në infrastrukturën rrugore, Shqipëria regjistron vetëm 13 kilometra rrugë për 100 km² territor, niveli më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Në skajin tjetër qëndron Mali i Zi me 74 km rrugë për 100 km². OECD vëren se dendësia rrugore ka mbetur përgjithësisht e pandryshuar në pjesën tjetër të rajonit, ndërsa Shqipëria është e vetmja ekonomi që ka shënuar rënie gjatë periudhës së analizuar.
Situata është edhe më e dobët në hekurudha. Shqipëria ka vetëm 0.9 km linjë hekurudhore për 100 km², përsëri niveli më i ulët në rajon. Për krahasim, Serbia, që kryeson Ballkanin Perëndimor, arrin në 4 km për 100 km². OECD llogarit se dendësia e rrjetit hekurudhor shqiptar është zvogëluar me mbi 28% që nga 2014-2016, rënia më e fortë ndër vendet e rajonit.
Dobësia e hekurudhës nuk kufizohet vetëm te gjatësia e rrjetit. OECD e rendit Shqipërinë, së bashku me Kosovën, ndër ekonomitë ku transporti hekurudhor i mallrave mbetet margjinal, me volume të papërfillshme. Kjo e lë pjesën më të madhe të transportit të mallrave të varur nga rrjeti rrugor dhe kufizon përdorimin e një alternative që në vendet e BE-së luan rol më të madh në tregti dhe logjistikë.
Hekurudha2
Të dy treguesit ndihmojnë të shpjegohet pse Infrastruktura dhe Ndërlidhja është klasteri ku Shqipëria renditet e fundit në Ballkanin Perëndimor. OECD thekson se, pavarësisht progresit të rajonit në disa elementë të infrastrukturës, hendeku me vendet fqinje të BE-së mbetet i madh dhe Shqipëria ka rezultatin më të ulët ndër ekonomitë e Ballkanit Perëndimor.
OECD e konsideron pikërisht infrastrukturën e transportit si një nga dobësitë kryesore të konvergjencës me BE-në. Rezultati i Shqipërisë në klasterin “Infrastruktura dhe Ndërlidhja” është vetëm 33 pikë kundrejt mesatares 100 të BE-së, duke e renditur 6-ta nga 6 ekonomitë e rajonit. Dendësia e rrugëve vlerësohet në vetëm 7.6% të nivelit të BE-së, ndërsa ajo hekurudhore në 16.1%.
Megjithatë, hendeku nuk është i njëjtë në të gjithë infrastrukturën. Shqipëria ka arritur praktikisht nivelin e BE-së në mbulimin 4G dhe ka përmirësuar ndjeshëm kostot e energjisë elektrike, por këto përparime nuk kanë kompensuar dobësinë e transportit fizik. OECD e përmbledh këtë kontrast duke e cilësuar transportin shqiptar si të pazhvilluar, me aktivitet hekurudhor të mallrave marginal dhe me shpejtësinë broadband më të ulët në rajon./ekofin.al
Departamenti Amerikan i Shtetit ngre shqetësime të forta për klimën e investimeve në Shqipëri, duke evidentuar korrupsionin, krimin e organizuar, pastrimin e parave, konkurrencën e pandershme dhe problemet me pronën si disa prej pengesave kryesore për biznesin.
Në raportin për Klimën e Investimeve për vitin 2026, DASH vëren se Shqipëria ruan stabilitetin makroekonomik, ka shënuar rritje ekonomike dhe ka një kuadër ligjor që në përgjithësi nuk diskriminon investitorët e huaj. Por panorama ndryshon kur analizohet mënyra se si funksionojnë në praktikë tregu dhe institucionet.
Sipas raportit, investitorët e huaj vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë një vend të vështirë për të bërë biznes. Mes problemeve që ata evidentojnë janë korrupsioni në sektorin publik dhe në gjyqësor, problemet në prokurimet publike, konkurrenca e pandershme, pastrimi i parave, informaliteti, ndryshimet e shpeshta fiskale, pasiguria mbi pronën dhe dobësitë në zbatimin e kontratave.
Një nga konstatimet më të forta lidhet me ndikimin e ekonomisë kriminale në treg. DASH thekson se të ardhurat e paligjshme që vijnë nga trafiku i drogës dhe evazioni fiskal shtrembërojnë konkurrencën.
Por raporti shkon edhe më tej. Investitorët raportojnë rreziqe zhvatjeje që lidhen me administratën publike, median dhe grupet kriminale.
Në lupën e DASH janë vendosur edhe partneritetet publike-private. Sipas raportit, kontratat PPP kufizojnë mundësitë për konkurrencë dhe vuajnë nga analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike.
Kritika ka edhe për investimet strategjike. DASH evidenton se relativisht pak investitorë të huaj kanë përfituar statusin e investitorit strategjik dhe se kjo ka ushqyer perceptimin mes investitorëve të huaj se ligji ka favorizuar kryesisht kompani vendase me lidhje të afërta me shumicën qeverisëse.
Një kapitull i veçantë i kushtohet korrupsionit. Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se ai vazhdon të minojë shtetin e së drejtës, të rrezikojë zhvillimin ekonomik dhe të pengojë Shqipërinë që të arrijë potencialin e saj të plotë.
Korrupsioni, krimi i organizuar dhe problematikat e lidhura me to renditen nga investitorët e huaj mes shqetësimeve më të mëdha për mjedisin e biznesit. DASH kërkon gjithashtu bashkëpunim më të mirë mes institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, si dhe për të adresuar atë që raporti e cilëson si një “kulturë të përhapur të pandëshkueshmërisë”.
Ndërkohë, raporti vlerëson punën e SPAK dhe BKH në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë çështjet ndaj zyrtarëve të lartë aktualë dhe të mëparshëm.
Probleme evidentohen edhe në sistemin gjyqësor. Investitorët e huaj ankohen se korrupsioni në drejtësi dhe procedurat joefikase të gjykatave dobësojnë mbrojtjen e investimeve, duke bërë që në shumë raste të kërkohet arbitrazhi ndërkombëtar për zgjidhjen e konflikteve me shtetin shqiptar.
Një tjetër pikë e nxehtë mbeten pronat. Sipas DASH, individët dhe investitorët vazhdojnë të hasin vështirësi të konsiderueshme në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë, ndërsa sektori perceptohet si një prej më të ekspozuarve ndaj korrupsionit. Vetëm 10% e hartave kadastrale rezultonin të digjitalizuara, ndërsa rreth 80% e të dhënave të regjistruara më parë kërkonin ende verifikim për saktësinë.
Raporti evidenton gjithashtu se Shqipëria, megjithëse doli nga “lista gri” e FATF në vitin 2023, vijon të jetë në kategorinë “Major Money Laundering Jurisdictions” në raportin amerikan të vitit 2025 për kontrollin ndërkombëtar të narkotikëve.
Një tjetër shqetësim është emigracioni. DASH, duke iu referuar të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, shkruan se rreth 40% e fuqisë punëtore shqiptare punon jashtë vendit, ndërsa mungesa e punonjësve të kualifikuar po kthehet në pengesë për biznesin.
Megjithatë, raporti evidenton edhe tregues pozitivë. Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% gjatë vitit 2025, ndërsa investimet e huaja direkte arritën nivelin rekord prej 1.84 miliardë dollarësh. Stoku i investimeve të huaja arriti në 17 miliardë dollarë, ndërsa janë rritur edhe investimet amerikane.
Por përtej rritjes së flukseve financiare, raporti amerikan e vendos theksin te problemet strukturore që vazhdojnë të rëndojnë klimën e biznesit: korrupsioni, krimi i organizuar, pastrimi i parave, informaliteti, dobësitë e gjyqësorit, pasiguria mbi pronën dhe konkurrenca e shtrembëruar. gsh
Faqja e ATSH deri pas mesdite bëhet edhe më interesante. Në lajmet kryesore kemi zhvillime të brendëshme dhe të jashtëme. Tek i kqyr ato për nga renditja të bien në sy tituj dhe foto ilustruese për ato që po zhvillohen , janë zhvilluar sikurse dhe pritet të mbahen. Në pamje të parë duken interesante dhe të nivelit të lartë këto lajme përmes angazhimeve të kryeministrit dhe të qeverisë si psh takimi me ambasadori e SHBA-së Eric Wendt në pritjet me kryeministrin Rama dhe ministrin Hoxha (MEPJ)
Gjithashtu bëhet e ditur edhe vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila nis nga Tirana po sot pasdite vizitën e saj të gjashtë vjetore në rajon me në agjendë të ngjeshur takimesh dhe është njoftuar se nesër ajo udhëton drejt Prishtinës.
“Një partneritet i fortë matet nga ajo që dy kombe arrijnë së bashku. Ambasadori Eric Wendt u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, si dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar”, thuhet në një njoftim të ambasadës së SHBA-së përmes Facebook-ut.
Ndërsa komisionerja Ursula von der Leyen veç takimeve me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama do të shikojë edhe ndonjëri objekt investimi të BE-së në Kryeqytet bëhet e ditur sipas ATSH-s
Për sa kohë këto takime kanë paraqitur interes në pasqyrimet mediatike, ajo që këto vizita i lidh me zhvillimet e fundit të partneritetit të Shqipërisë me NATO-n dhe BE-në janë edhe sinjalet për zhvillimet e fundit në SHISH.
Regjistri i zërit duket i ulur, por jo i heshtur e ndoshta në dyer të mbyllura.
Mbase një konferencë për shtyp do të mund të zbardhte diçka, megjithatë koha mund ta tregojë.
Pyetja që ngrihet është se:- A ka ende ndikim propaganda qeveritare mbi lajmet?
Dy të tjera pas kësaj janë:
Përse ende zyra e shtypit të kryeministrit nuk ka dalë ende me një lajm mbi takimin e ambasadorit të ri Të SHBA-së Wendt me Kryeministrin Rama?
…dhe e dyta paneli i Brukselit dje mbi Turizmin i organizuar nga Euronews 2026 kishte një hapësirë dhe vend në ATSH dhe mediat goxha të madh. Ishte prania e kryeministrit Rama. Po sot që Euronews 2026 zhvillon Ditën mbi Mbrojtjen dhe Hapësirën lajmet ende nuk bëjnë të ditur se me çfarë niveli përfaqësimi është Shqipëria atje?
Deri në një lajm apo përgjigje lë të mbetemi tek rrethanat ku shpesh shprehja popullore të nxjerr nga situatat “Erdhën miq e ma zunë derën”…
30 Shtator, 2026
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)
Komentet