VOAL

VOAL

Kosovë: Gjashtë të akuzuar për “përgatitje të veprave terroriste”

December 4, 2015

Komentet

“Perëndimi po “përkëdhel” Serbinë”, Kurti për Reuters: Beogradi dëshiron ta shndërrojë urën mbi Ibër në kufi të ri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë.

Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një sërë vendimesh në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, ku ai ka thënë se dëshiron të vendosë rënd dhe ligj.

Ai tha se Perëndimi, duke qenë “shumë i kujdesshëm” me Serbinë, po bën që edhe Kosova “të paguajë për këtë dhe kjo nuk është e drejtë”.

Duke folur në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters të premten, Kurti tha: “Mendoj se përkëdhelja e Serbisë [nga Perëndimi] gjatë dy vjetëve e gjysmë prej se ka nisur agresioni rus në Ukrainë nuk po shpaguhet, prandaj dikush duhet të thotë mjaft”.


“Lidhjet e fuqishme të Serbisë me Federatën Ruse dhe lidhjet e thella historike, ekonomike dhe kulturore mes tyre, po e bëjnë Perëndimit të jetë shumë i kujdesshëm me Serbinë”, tha Kurti.

Serbia, për dallim nga vendet e BE-se dhe vendet e tjera të Perëndimit, nuk pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Ajo vazhdon të mbajë lidhje të ngrohta me Rusinë, edhe pse ka thënë se e mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Ndërkohë, muajt e fundit Serbia ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë në vlerë rreth 2.7 miliardë euro, si një memorandum mirëkuptimi për litium me BE-në.

“Ajo [Serbia] ka gjetur partnerë edhe në Perëndim për shkak të frikës dhe shqetësimeve që disa diplomatë i kanë se mund të ndodhë destabilizimi përsëri. Para luftës në Ukrainës kam parë disa diplomatë perëndimorë shumë të relaksuar, tani të njëjtit janë shumë të frikësuar. Mendoj se ata e kanë pasur gabim atëherë dhe e kanë gabim tani”, shtoi ai.

“Brukseli t’i bëjë trysni Serbisë”

Kurti e kritikoi Bashkimin Evropian, të cilit të dyja vendet fqinje synojnë t’i bashkohen dikur, se nuk ka reaguar ndaj “shkelje” që ka bërë Serbia.

“Brukseli duhet ta luajë rolin e gjyqtarit që i bie bilbilit kurdo herë që ka shkelje të Marrëveshjes”, tha Kurti, duke iu referuar Marrëveshjes Bazë që Kosova dhe Serbia e arritën nën ndërmjetësimin e BE-së në fillim të vitit 2023 për normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kritikuar palët për moszbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Kurti ka ngulur këmbë që marrëveshja të nënshkruhet dhe që Serbia ta tërheqë një letër që kryeministrja e atëhershme, Ana Bërnabiq, i dërgoi BE-së vitin e kaluar, ku shprehu rezerva për marrëveshjen, si dhe t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

“Çfarë kemi parë këto dy vjet është se Brukseli nuk ka reaguar kur Beogradi e ka shkelur marrëveshjen. Ne duam që Brukseli t’i bëjë trysni Serbinë ta respektojë marrëveshjen dhe të angazhohet me vullnet të mirë dhe në mënyrë konstruktive në zbatimin e plotë të saj”, tha Kurti.

Qeveria e Kurtit e ndaloi dinarin serb, mbylli disa degë të postës serbe, si institucione paralele serbe në një sërë vendimesh gjatë këtij viti, ndërsa synon ta hapë edhe urën mbi lumin Ibër, për çfarë është kritikuar se rrezikon trazira dhe destabilitet.

Në lidhje me urën mbi Ibër, e cila ndan Mitrovicën në jug me shumicë shqiptare dhe në veri me shumicë serbe, Kurti e akuzoi Serbinë se dëshiron ta mbajë të mbyllur.

“Serbia dëshiron ta mbajë të mbyllur urën në Mitrovicë sepse dëshiron ta mbajë të gjallë ëndrrën për ndarjen e Kosovës. Ajo dëshiron ta shndërrojë urën mbi Ibër në një kufi të ri. Kjo nuk do të ndodhë”, tha ai.

Tani ura është e hapur vetëm për këmbësorë dhe ushtarët italianë të KFOR-it ndodhen në të. Pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen afër saj gjithashtu./ REL

Von der Leyen premton 35 miliardë euro në Kiev

Bashkimi Evropian synon të vërë në dispozicion një hua prej 35 miliardë eurosh për Ukrainën, pjesë e një angazhimi prej 50 miliardë dollarësh të bërë nga G7 në samitin e tyre në qershor.
Kredia do të garantohet nga asetet ruse të ngrira në Evropë (rreth 300 miliardë), të ardhurat e të cilave duhet të përdoren për ta shlyer atë.
VOAL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e tha këtë të premten në Kiev për të tetën herë që nga fillimi i konfliktit. “Përballë sulmeve të vazhdueshme ruse, Ukraina ka ende nevojë për ndihmë,” tha ajo. Pas mbërritjes së saj në mëngjes në stacionin e kryeqytetit, von der Leyen kishte njoftuar në rrjetet sociale se kishte ardhur për të sjellë ndihmë nga Brukseli në prag të një dimri që premton të jetë veçanërisht i vështirë, sepse bombardimet e muajve të fundit kanë trokitur. një pjesë e madhe e infrastrukturës energjetike të vendit, aq sa në momentet e pikut të konsumit do të mungojë kapaciteti prej 6 GW, sa një e treta e kërkesës.

“Ne nuk do të lejojmë që Ukraina të mbetet në errësirë,” përsëriti presidentja e Ekzekutivit të Komunitetit në një konferencë për shtyp. Krahas saj, kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se fondet do të përdoren për mbrojtjen kundërajrore, energjinë dhe blerjen e armëve, duke shpresuar se ato nuk do të bllokohen. Brenda BE-së, rezistenca e Hungarisë në veçanti duhet të kapërcehet: çdo gjashtë muaj, bllokimi i aseteve ruse duhet të rinovohet unanimisht dhe për këtë arsye Budapesti ka mundësinë ta kundërshtojë atë. Prandaj, garancia mund të zhduket, ndërsa për kredinë mjafton një shumicë e vendeve që përfaqësojnë dy të tretat e popullsisë së BE-së, dhe kjo duket se është e siguruar. Zelensky më pas u fokusua në planin e tij për t’i dhënë fund konfliktit, i cili megjithatë do të varet nga vendimet që aleatët do të duhet të marrin shpejt, deri në fund të vitit. Dhe duke folur për këtë, ai do të jetë në Uashington javën e ardhshme.RSI

Presidenti Biden pret homologun Zelenskyy më 26 shtator

VOA/Patsy Widakuswara

Presidenti Joe Biden do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Shtëpinë e Bardhë në 26 shtator, për bisedime mbi konfliktin Ukrainë-Rusi, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë.

Sipas një deklarate të zëdhënëses Karine Jean-Pierre, Presidenti Zelenskyy do të takohet më vete me Nënpresidenten Kamala Harris.

Karine Jean-Pierre

Karine Jean-Pierre

“Udhëheqësit do të diskutojnë mbi gjendjen e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, përfshirë planin strategjik të Ukrainës dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kievit në mbrojtjen ndaj agresionit rus. Presidenti dhe Nënpresidentja do të nënvizojnë angazhimin e palëkundur për të qëndruar në krah të Ukrainës derisa ta fitojë luftën”, tha ajo.

Presidenti Zelenskyy ka deklaruar se ai ka një plan për ta fituar luftën ndaj Rusisë dhe synon që t’ia prezantojë Presidentit Biden.

Në një deklaratë të premten e kaluar, Presidenti Zelenskyy tha se agresionet, si ai i Rusisë ndaj Ukrainës, mund të marrin fund pozitivisht, qoftë duke zmbrapsur ushtrinë pushtuese në fushën e betejës, ose përmes diplomacisë, nëpërmjet së cilës vendi i pushtuar fiton lirinë dhe ruan pavarësinë.

Volodymyr Zelenskyy

Volodymyr Zelenskyy

“Në të dyja rastet, Ukrainës i duhet një pozicion i fortë”, tha ai. “Shtetet e Bashkuara mund të na ndihmojnë për këtë; nëse me partnerin tonë kryesor, përpiqemi së bashku për fitoren”.

Gjatë javëve të fundit, zoti Zelenskyy ka shprehur zhgënjimin që nuk është dhënë ende leja nga aleatët – në veçanti Shtetet e Bashkuara dhe Britania – për të përdorur armët e tyre me rreze të gjatë veprimi, për të goditur objektiva brenda territorit të Rusisë.

Të dyja këto vende kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e tërheqjes në një përballje të drejtpërdrejtë me Rusinë.

UGSHPD: ERION VELIAJ NË TUNELIN MEDIATIK TË PROPAGANDËS 

 

Përse ATSH nuk e jep burimin dhe të plotë titullin e artikullit me porosi të Forbes.it (16 Shtator, 2024),  të autorit Mirko Crocoli “Tirana kryeqyteti i kulturës më 2025: ndërtimi dhe transformimi financiar i një vendi në zhvillim” të plotë, por e mbështjell atë me propagandë? 

Por thuhet se revista “Forbes” ka publikuar një artikull për Tiranën me titull: “Qëndrueshmëri, turizëm dhe kulturë” (në fakt një nëntitull), në të cilin shpaloset qëllimi i pikëpyetjes së 2025-ës; Një udhëkryq jo vetëm i historisë, kulturës dhe modernitetit, por edhe i rinisjes dhe zhvillimit për milionerët e rinj ndërkombëtarë. Nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, qyteti ka përjetuar një transformim të thellë, i cili e ka bërë atë të shfaqet si një model urban pionier, me rëndësi në rritje si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar”. Kjo synon të shitet nën mbështjelljen e vitit zgjedhor 2025, si Tirana “Kryeqytet mesdhetar i kulturës dhe dialogut.

Tirana, kryeqyteti tashmë i rreth 1 milion banorëve i mbipopulluar kryesisht për shkak të lëvizjes së lirë dhe përqendrimit të administratës dhe biznesit konsiderohet tani vendndodhja e  zhvillimit të milionerëve ndërkombëtarë?! Ky trajtim i shprehur jashtë përmbajtjes që ka kuptimi i menaxhimit dhe administrimit të kryeqytetit si i tillë jashtë interesave të banorëve që zhvillimet i shohin përmes zgjedhjeve duke ushtruar votën e tyre, na bën të kuptojmë se pushteti vendor dhe politikat e qeverisë janë tërësisht klienteliste, parcelizuese dhe me projekte të gatshme që shpërthejnë papritur. Shpërthejnë papritur ose kur kushtet e investitorëve strategjikë dhe Partneriteti Publik Privat janë pjekur për ofertat koncesionare. 

Pra asgjë për banorët e saj të vjetër dhe të rinj të cilët mund të konsiderohen të ardhur dhe pa prona të paluajtshme nga trashëgimia, djersa e biznesit të tyre në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë dhe të goditur ashpër nga regjimi i taksave.

Duke ju kthyer përmbajtjes së këtij shkrimi që gjendet i plotë në faqet e ATSH-s dhe mban nënkuptimin se sa mediat e huaja interesohen për realitetin e kryeqytetit ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është protagonisti i transformimit financiar , gazetaria profesioniste shqiptare mund të reagojë. Të bëjë pyetjet e duhura në kohë dhe jo kur situatat e bartura të shndërrohen si në rastet e zbulimeve të përmasave të korrupsionit bashkiak me pastrimin, gjelbërimin, përpunimin e mbetjeve urbane, infrastrukturën që përmbytet pas shirave, furnizimin me ujë dhe energji elektrike 24 orë. Termi i transformim financiar është një togfjalësh që duhet lexuar dhe kuptuar si shumë para, euro/dollarë që hidhen dhe përdoren për t’i shërbyer mbajtjes së pushtetit me korrupsion.

A nuk duket me kushtet e sotme të Tiranës se me këtë term; ‘transformim financiar’ autori i ka rënë në kokë problemit se ku shtrihen interesat e kapjes dhe mbajtjes pushtetit? 

Fund e krye ky shkrim propagandë tregon për fasadën dhe synon të shuaj morinë e skandaleve. Fare thjeshtë këtë trajtim mund ta bënte çdo media e blerë apo zyrtare e kapur prej partisë shtet. Por ato janë më së shumti të përqendruara në frontin zhurmues kundër opozitës dhe sillen e rrotullohen mes numrit të miliona turistëve që vizitojnë vendin. Shtyjnë projektet mbi ndërtimin infrastrukturor rrugor dhe ajror që ka shpenzuar qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe nuk kujdesen për mjedisin dhe cilësinë e ujit dhe të ajrit në vijën bregdetare shqiptare që asfiksohet gjatë verës nga ndotja e pluhurit të ndërtimeve dhe tymi i zjarreve  në fushat e mbetjeve urbane, në sipërfaqet pyjore, lënë më një anë përpunimin e ujërave të zeza dhe natyrën e dëmtuar nga trafiku i mbetjeve toksike. 

Me të njëjtën agjendë si të Rilindjes Socialiste pas 11-12 vitesh edhe Veliaj në 9 vite nuk shqetësohet nga protestat (e 26-a javë në pritje), por vazhdon si mashtrues dhe të shet Piramidën, Pyllin Orbital, Pedonalen e Sheshit Skënderbej, Shatërvanet të cilat tinëzisht cilësohen se janë:”...një pikë referimi dhe vend tubimi shoqëror për komunitetin, si dhe pikëmbështetje e ngjarjeve kulturore e demonstratave publike”. Të ndalesh me vëmendje në këtë fragment duhet të kuptosh se taksa, shërbimet dhe varfëria bashkë me protestat popullore kundër korrupsionit qënkan normale sepse ky pushtet nuk ka ndërmend kurrë të largohet dhe të dorëzohet përpara gjesh jetë dhe korrupsionit. Pra Tirana ka një kryebashkiak që si jep kurrkujt llogari pasi ua ka marrë votën qytetarëve është kopjoja e plotfuqishme e kryeqytetit sikurse kryeministri Rama mentori i tij sillet dhe kështu bën me parcelizimin dhe klientelizmin në të gjithë Shqipërinë.

18 Shtator, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Presidenti Begaj mori pjesë në homazhet për Gerti Bogdanin

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani, i cili u nda papritur nga jeta nj⌂ ditë më parë, në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Ai u shpreh për mediat në ambientet e jashtme të Parlamentit, ku edhe po zhvillohen homazhet për ish-deputetin e ndjerë, se Gerti Bogdani ishte njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.

“Një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri i cili pati një jetë të mbushur aktive qoftë publike, qoftë politike. Ngushëllime familjes”, u shpreh Begaj.gsh

FOTOT- Familjarët në lot, pamjet prekëse nga homazhet për Gerti Bogdanin

Homazhet në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, mbahen ditën e sotme në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë nga ora 10:00-12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

Ndërkohë, Partia Demokratike në nder të Gert Bogdanit ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në gjithë vendin.

I ndjeri, Gert Bogdani humbi jetën mesditën e djeshme (18 shtator 2024), si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare.

Ai ka qenë në kafenenë e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me disa miq të tij kur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.

Bogdani u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

I ndjeri Gerti Bogdani është i martuar me aktivisten Edlira Çepani të cilët janë prindër të dy fëmijëve.

ImageImageImageImage

Homazhet për Gerti Bogdanin, politikanë dhe qytetarë të shumtë nderojnë ish-deputetin

Prej orës 10:00 kanë nisur në hyrjen e Kuvendit homazhet për Gerti Bogdanin, ish-deputetin e Partisë Demokratike, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.

Përfaqësues nga Partia Demokratike, por edhe eksponentë të Partisë Socialiste kanë mbërritur për të shprehur ngushëllimet e tyre për të afërmit e Bogdanit.

Grupi Parlamentar i PD ka mbërritur fillimisht në ambientet e Kuvendit, ndërsa më pas përfaqësues socialistë si Elisa Spiropali dhe Taulant Balla janë paraqitur në homazhe.

Po ashtu Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve, ndërsa nuk kanë munguar as figura si ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Lulzim Basha apo Enkelejd Alibeaj.

 

“Kishte një jetë aktive politike dhe publike. Ngushëllime familjes”, u shpreh Begaj.

 

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.

Figura dhe personaliteti i tij do të nderohen ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, pjesë e të cilit ai ishte për 2 mandate duke ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.bw

Lamtumirë Gerti Bogdani! Ish-deputeti përcillet sot në banesën e fundit, zhvillohen në Kuvend homazhe në nderim të tij

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi një ditë më parë se seanca plenare që ishte planifikuar për të enjten do të shtyhet, pasi do të hapë dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani u nda nga jeta para kohe në moshën 44-vjeçare pas një arresti kardiak, ndërsa po zhvillonte një takim me disa miq të tij në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në një reagim prekës në rrjete sociale, bashkëshortja e tij, aktivistja Edlira Çepani lajmëroi se ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

“Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkroi ajo.

Nga ana tjetër në nderim të figurës së ish-deputetit Gerti Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie këtë të enjte.

“Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen”, njofton PD.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike. sn

Ukraina akordon 11.96 miliardë dollarë shtesë për mbrojtjen

Parlamenti ukrainas votoi të mërkurën për të ndarë 495.3 miliardë hryvnias shtesë (rreth 11.96 miliardë dollarë amerikanë) për mbrojtjen, tha Ministria e Financave e vendit.

Votimi u mbështet me 298 vota pro, duke tejkaluar minimumin e kërkuar prej 226, tha ligjvënësi Jaroslav Zheleznyak.

Me këtë shumë, shpenzimet e Ukrainës për mbrojtjen do të arrijnë në 3.73 trilion hryvnia (rreth 90 miliardë dollarë) në vitin 2024, shkroi Zheleznyak në Telegram.

Ukraina do të marrë fonde shtesë për nevojat ushtarake nga taksat e rritura dhe vendosja shtesë e obligacioneve të borxhit të qeverisë vendase, mes burimeve të tjera, sipas ligjvënësit Rolsolana Pidlasa.

 

Vitin e kaluar, Ukraina shpenzoi rreth 64 miliardë dollarë, ose rreth 40.5 për qind të prodhimit të saj të brendshëm bruto për mbrojtjen.bw

“Plani i fitores është përgatitur plotësisht”, Zelensky: Ushtarët ukrainas janë fokusuar në lindje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vlerësoi ushtrinë ukrainase për sulmin në depon ushtarake ruse në Toropets, një qytet që shtrihet rreth 500 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

Sulmi në magazinë ushtarake, ku ruheshin raketa dhe municione, thuhet se u krye nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, së bashku me Inteligjencën e Mbrojtjes dhe Forcat Speciale.

“Së pari, sot dua të falënderoj luftëtarët tanë që sigurojnë aftësinë tonë të Ukrainës me rreze të gjatë. Ka një rezultat domethënës nga mbrëmë në territorin e Rusisë dhe ky është lloji i veprimit që dobëson armikun,” tha Zelenskyy në fjalimin e tij të mërkurën.

Zelenskyy gjithashtu përshëndeti përpjekjet ushtarake në rajonin e Kurskut dhe tha se trupat “performuan në mënyrë të mrekullueshme” në përgjigjen e tyre ndaj ndryshimeve në situatën në zonë.

“Ne po e menaxhojmë situatën në bazën tonë brenda kufijve të pritjeve tona. Vëmendje maksimale i kushtohet gjithashtu drejtimeve në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk – gjithë lindja jonë, Pokrovsk, Toretsk, Kurakhove. Ne po punojmë për përforcime, si në aspektin të armëve dhe personelit”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas tha më parë se inkursioni në Kursk të Rusisë ishte pjesë e Planit të Fitores së Ukrainës. Zelenskyy tani thotë se Plani i Fitores së Ukrainës është plotësisht i përfunduar dhe se gjëja më e rëndësishme tani është vendosmëria për ta zbatuar atë.bw

Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit- Parlamenti shtyn seancën, hapen dyer për homazhet e ish-deputetit! PD ul flamurin në gjysmë shtizë

Kuvendi i Shqipërisë ka shtyrë seancën plenare të planifikuar për ditën e nesërme, duke hapur dyert për homazhe në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

 

Kuvendi do të organizojë zhvillimin e homazheve ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka bërë me dije se flamujt në degën qendrore, por edhe në degët në rrethe, do të ulen në gjysmë shtizë në shenjë kujtimi për ish deputetin.

Po ashtu, mësohet se ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 12:00.

Gert Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, Ajra dhe Reinarti.

Ish-deputeti i PD-së u nda papritur nga jeta mesditën e sotme (18 shtator) dhe dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Bogdani po pinte kafe me miqtë e tij në hotel “Rogner” në Tiranë kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Ai u ka thënë se kishte vështirësi me frymëmarrjen dhe është larguar për në tualet.

Por, sipas burimeve për Panorama.al, kur Gerti Bogdani nuk është kthyer në tavolinë, miqtë e tij janë shqetësuar dhe kanë shkuar në tualet. Ata kanë hapur derën me forcë dhe e kanë gjetur të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Më pas, është njoftuar ambulanca dhe ish-deputeti u dërgua në spitalin e QSUT ku mori ndihmën mjekësore, por nuk arriti që të mbijetojë.

Panorama

Ndërron jetë në moshën të re ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, shkaku arrest kardiak

Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani ka humbur jetën pas një arresti kardiak.

Ai u shtrua në urgjencën e QSUT mesditën e sotme.

Ish-deputeti ishte në ambientet e hotel Rogner për një konferencë kur pësoi arrestin kardiak.

Gerti Bogdani ishte 44 vjeç.

Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.

Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.

Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.sn


Send this to a friend