Baza e një shoqërie të shëndoshë është familja, ndërsa një familje e fortë ka nevojë edhe për vlera shpirtërore. Personalisht besoj te Zoti dhe mendoj se shoqëria jonë është larguar disi nga ajo lidhje e shenjtë me Krijuesin
Për mua, dhimbja e njeriut është si një ajsberg: të tjerët arrijnë të shohin vetëm një pjesë të vogël të tij, ndërsa peshën më të madhe secili e mban të fshehur brenda vetes.
Bisedë me Erinda Medoli një poete të re me plotë entuziazëm për jetën dhe peozinë që jeton dhe vepron ne Norvegji.
Unë gjeta poezinë si një mënyrë për ta nxjerrë dhimbjen në dritë dhe për ta lehtësuar shpirtin
Ju lutë për një prezantim të shkurtër.
Jam Erinda Medolli, poete dhe autore shqiptare, me origjinë nga Devolli. Kam përfunduar studimet në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, në fushën e mësuesisë, si dhe Masterin Profesional. Prej disa vitesh jetoj në Norvegji, ku krahas jetës familjare dhe punës vazhdoj të kultivoj pasionin tim për letërsinë dhe veçanërisht për poezinë.
Deri më sot kam botuar shtatë vëllime poetike dhe krijimtaria ime ka kapërcyer kufijtë e gjuhës shqipe, duke arritur te lexuesi edhe përmes përkthimeve dhe botimeve në gjuhë të tjera. Poezinë e shoh si një pjesë të pandashme të jetës sime: një mënyrë për të kthyer përjetimin, dhimbjen, dashurinë, shpresën dhe zërin njerëzor në fjalë.
Përveçse një poete, poezia juaj tashmë është e njohur në disa gjuhë. Si e përkufizoni rolin e poetit/es në jetën bashkëkohore?
Për mua, poeti është zëri i asaj që shpesh mbetet e pathënë. Ai nuk shkruan vetëm për veten, por bëhet zë i ndjenjave, dhimbjeve, ëndrrave dhe shqetësimeve të një shoqërie.
Në një kohë kur jeta ecën me ritëm të shpejtë dhe njerëzit shpesh harrojnë të dëgjojnë njëri-tjetrin, poezia na rikthen te ndjeshmëria njerëzore.
Besoj se poeti nuk ka për detyrë ta ndryshojë botën me forcën e fjalës, por mund ta zgjojë ndërgjegjen e saj.
Një varg mund të mos ndryshojë menjëherë një realitet, por mund të ndryshojë mënyrën se si një njeri e sheh atë.
Për mua, pikërisht këtu qëndron fuqia dhe përgjegjësia e poetit në jetën bashkëkohore.
Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Çka mund të na thoni për fillimet tuaja dhe atë çka kultivoni sot?
Në fakt, poezinë e kam zbuluar relativisht vonë në jetën time. Isha 28 vjeçe kur shkrova për herë të parë një poezi dhe deri atëherë nuk e kisha menduar se mund të kisha prirje apo talent për të shkruar. Madje, gjatë viteve të shkollës, prirja ime më e fortë ishte matematika. Ndoshta pikërisht për këtë arsye edhe unë vetë u befasova kur zbulova një anë tjetër të vetes, shumë më të ndjeshme dhe krijuese.
Ajo poezi e parë hapi një derë që më pas nuk u mbyll më. Fillova të kuptoj se përmes vargut mund të shprehja ndjenja, përjetime dhe mendime që ndonjëherë fjala e zakonshme nuk arrinte t’i përcillte.
Me kalimin e viteve është pjekur edhe krijimtaria ime. Nga përjetimet personale kam kaluar gjithnjë e më shumë te temat njerëzore e shoqërore: gruaja, dashuria, familja, mërgimi, liria, padrejtësia, paqja dhe shpresa. Nëse dikur poezia ishte një zbulim i papritur për mua, sot ajo është bërë një pjesë e pandashme e identitetit tim.
Nga e merrni frymëzimin për poezinë tuaj? Çfarë është tema apo subjekti në to?
Frymëzimin e marr nga vetë jeta.
Nga ajo që kam jetuar,
nga njerëzit që takoj,
nga një histori që dëgjoj,
nga një padrejtësi që më prek,
por edhe nga dashuria, familja, natyra, mërgimi dhe
çastet e vogla që ndonjëherë mbartin emocione të mëdha.
Në poezinë time gruaja zë një vend të veçantë. Më frymëzon forca e saj për t’u ringritur, për të dashur dhe për të vazhduar përpara.
Nuk e kërkoj me çdo kusht një temë për të shkruar. Zakonisht është tema ajo që më gjen mua. Duhet të më prekë diçka fort që të lindë një poezi. Kur një ndjenjë nuk më lë të qetë, atëherë e kuptoj se ajo kërkon të bëhet varg.
Krijimtaria juaj ka kaluar tashmë edhe në gjuhë të tjera. Çfarë ju shtyu drejt përkthimit të poezisë suaj?
Dy vëllimet e mia të fundit, “Grua – Zemra që S’Pushon” dhe “Zemra e një Gruaje”, janë përkthyer në anglisht dhe suedisht. Aktualisht jam duke punuar që krijimtaria ime të vijë së shpejti edhe në gjuhën norvegjeze dhe polake.
Për mua, përkthimi është një urë që e çon poezinë përtej kufijve të gjuhës dhe vendit ku ajo ka lindur. Duke jetuar në mërgim, kam kuptuar edhe më shumë se ndjenjat njerëzore nuk kanë kombësi. Dashuria, dhimbja, shpresa, liria apo forca e një gruaje kuptohen në çdo gjuhë.
Dëshira ime është që poezia ime të mos mbetet vetëm brenda kufijve të gjuhës shqipe, por të ketë mundësinë të takohet me lexues të kulturave të ndryshme. Përkthimi, për mua, nuk është vetëm kalimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën; është udhëtimi i një ndjenje nga një shpirt te një tjetër.
Çka ka botuar deri më tani Erinda dhe çka mund të presë lexuesi prej jush në të ardhmen?
Deri më sot kam botuar shtatë vëllime poetike. Dy më të fundit, “Grua – Zemra që S’Pushon” dhe “Zemra e një Gruaje”, kanë arritur te lexuesi edhe në gjuhën angleze dhe suedeze.
Por krijimtaria ime nuk është ndalur te poezia. Prej disa vitesh jam duke punuar me romanin tim, një projekt që kërkon kohë, përkushtim dhe pjekuri. Paralelisht, gjatë viteve kam shkruar vazhdimisht edhe vjersha për fëmijë, të cilat deri më sot nuk i kam botuar si një vëllim më vete.
Shpresoj që brenda vitit të mund t’i sjell lexuesit si romanin, ashtu edhe vëllimin me vjersha për fëmijë. Nuk është gjithmonë e lehtë ta ndërthurësh krijimtarinë me jetën dhe punën fizike në emigrim, por për mua të shkruarit nuk është thjesht një angazhim që kërkon kohë; është një nevojë e shpirtit. Prandaj, edhe mes lodhjes së përditshme, përpiqem gjithmonë të gjej një copëz kohe për fjalën.
Kur kemi të bëjmë me poezinë, çfarë është ajo që lë gjurmë tek ju dhe ju shtyn të merreni me të?
Tek unë lë gjurmë poezia që ka shpirt dhe vërtetësi. Më tërheq fjala që lind nga një ndjenjë e sinqertë dhe arrin të prekë një tjetër shpirt. Për mua, aty fillon dhe aty jeton poezia.
Si e kalon një ditë pune në mërgim Erinda?
Jeta në mërgim më ka mësuar të mos i druhem asnjë pune të ndershme. Për dy vite kam punuar si pastruese, më pas për nëntë muaj si shitëse, ndërsa prej pak kohësh punoj si kuzhiniere. Sot kam kushte shumë të mira në punë dhe ndihem e vlerësuar në atë që bëj.
Edhe pse dita është e ngarkuar, përpiqem të mos e lë pas dore pasionin tim. Kam hapësirën time në punë dhe, gjatë pushimeve të vogla, shpesh gjej disa minuta për të shkruar një varg, një mendim apo një ide. Kështu, mes punës dhe përditshmërisë së emigrimit, përpiqem të ruaj gjithmonë një copëz kohe për Erindën poete.
Si është Erinda nga natyra?
Jam natyrë e qetë, e ndjeshme dhe shumë e shoqërueshme. Më pëlqen natyra, lulet dhe njerëzit pozitivë. E çmoj shumë miqësinë dhe jam gjithmonë e gatshme të bëj më të mirën për njerëzit që kam pranë. Besoj se energjia e mirë që u japim të tjerëve, në një mënyrë apo tjetër, na rikthehet.
Ju jeni një poete shumë e talentuar, si e ndieni veten në mërgim?
Nuk më takon mua ta quaj veten të talentuar; këtë ia lë lexuesit ta vlerësojë. Unë besoj shumë më tepër te puna dhe këmbëngulja. Për mua, talenti mund të jetë vetëm 2%; pjesa tjetër është punë, përkushtim dhe dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë.
Në mërgim e ndiej edhe më shumë këtë. Asgjë nuk të dhurohet, por çdo hap fitohet me punë. Edhe krijimtarinë time e shoh në të njëjtën mënyrë: si një rrugë ku kam ende shumë për të mësuar.
Nëse do të kishit mundësinë të jepnit ndihmesën tuaj në realitetin që jetojmë ne shqiptarët, ku mendoni konkretisht se duhet ndryshuar diçka?
Për mua, baza e një shoqërie të shëndoshë është familja, ndërsa një familje e fortë ka nevojë edhe për vlera shpirtërore. Personalisht besoj te Zoti dhe mendoj se shoqëria jonë është larguar disi nga ajo lidhje e shenjtë me Krijuesin.
E shoh shoqërinë shqipëtare si shoqëri pa Zot. Do të doja më shumë afrim drejt krijuesit.
Do të dëshiroja të shihja më shumë fëmijë, të rinj dhe familje të ndërtuara mbi dashurinë, dhe përgjegjësinë para Zotit.
Besoj se një shoqëri është më e shëndetshme kur mban të lidhur mardhënien me Zotin. Respekton disa regulla prej frikës së të keqes.
Shoqërisë shqiptare i mungojnë shumë gjëra përveç besimit dhe Respektit për Zotin , në drejtimin e dhunës në familje do të doja të shtoja institucione mbëstetëse për Gruan . Është në planet e mia dhe shpresoj të jap kontribut në këtë fushë.
Nëse letërsia apo poezia nuk do të ishte e preferuara juaj, në çfarë fushe do ta gjente veten Erinda?
Besoj se do ta gjeja veten te piktura. Më ka pëlqyer që në fëmijëri dhe gjithmonë kam ndier një afërsi të veçantë me ngjyrat. Kam gjithashtu një dashuri të madhe për muzikën dhe instrumentet. Nëse nuk do të shkruaja me fjalë, ndoshta do të përpiqesha të shprehja atë që ndiej përmes ngjyrave ose tingujve.
Na flisni pak për fillimet e karrierës suaj. Kur keni filluar të merreni me poezinë dhe pse pikërisht poezia?
Siç e përmenda, kam filluar të shkruaj në moshën 28-vjeçare. Por pyetjes “Pse poezia?” ndoshta i jam përgjigjur më së miri vetë në një nga poezitë e mia të para:
“Pse u bëra poeteshë?
Sepse për të më dëgjuar nuk po gjeja veshë.
Dhimbjen kur e shkruaj,
më duket sikur e zbraz një peshë.”
Për mua, dhimbja e njeriut është si një ajsberg: të tjerët arrijnë të shohin vetëm një pjesë të vogël të tij, ndërsa peshën më të madhe secili e mban të fshehur brenda vetes. Unë gjeta poezinë si një mënyrë për ta nxjerrë atë peshë në dritë dhe për ta lehtësuar shpirtin. Ndoshta pikërisht për këtë zgjodha poezinë ose, më saktë, poezia më zgjodhi mua.
A kujtoni ndonjë kohë kur mendoni se keni dështuar në këtë fushë?
Nuk mendoj se kam dështuar në poezi, prej saj vetëm kam fituar: jam pasuruar shpirtërisht, jam fisnikëruar, jam rritur si njeri.
Sigurisht, kur lexoj poezi të bukura dhe poetë të mëdhenj, ndonjëherë më duket vetja e vogël. Por jo aq e vogël sa të heq dorë; përkundrazi, aq sa të kuptoj se kam ende shumë për të mësuar, për të punuar dhe për t’u përmirësuar.
Besoj se poezia nuk është një garë ku njëri duhet të zërë vendin e tjetrit.
Çdo poet ka zërin, ndjeshmërinë dhe mënyrën e vet unike të të shkruarit.
Në art askush nuk është i tepërt, për sa kohë ka diçka të sinqertë për të thënë.
Sa e keni pas të vështirë dhe sfiduese të jeni këtu ku jeni sot?
Sa e keni pasur të vështirë dhe sfiduese të jeni këtu ku jeni sot?
Vështirësinë e parë e kam pasur me mosbesimin tek vetja. Kur fillova të shkruaja, nuk e dija nëse ajo që krijoja do të kishte vlerë edhe për të tjerët. Por kur nisa t’i publikoja poezitë dhe pashë se lexuesi i mirëpriti, kjo më dha kurajë të mos ndalesha.
Një tjetër sfidë është ana ekonomike. Shpesh autori shqiptar duhet ta përballojë privatisht botimin, promovimin dhe rrugën e librit deri te lexuesi. Mendoj se na mungon edhe një rrjet më i gjerë dhe më i organizuar që libri dhe autorët e rinj të kenë më shumë mundësi të njihen e të afirmohen.
Do të dëshiroja të kishte më shumë struktura gjithëpërfshirëse që t’i bashkonin autorët dhe t’u krijonin hapësira. Sot shumë prej nesh përpiqemi ta bëjmë këtë përmes shoqatave, grupeve letrare dhe miqësive krijuese. Megjithatë, çdo vështirësi më ka mësuar se në këtë rrugë duhet shumë punë, durim dhe këmbëngulje.
Përveç artit të të shkruarit, si e kaloni kohën e lirë?
Të them të drejtën, koha ime e lirë është e kufizuar. Jam nënë e dy fëmijëve, punoj dhe pas pune më duhet të ndjek edhe aktivitetet dhe nevojat e tyre. Dita ime ndahet mes punës, familjes, shtëpisë, përgjegjësive financiare dhe shkrimit.
Përpiqem të jem një nënë e pranishme, një amvisë e kujdesshme dhe njëkohësisht të mos e humbas Erindën që shkruan dhe ëndërron. Ndoshta koha ime e lirë nuk matet me orë; janë ato çaste të vogla që arrij t’i ruaj për familjen, për veten dhe për një varg të ri.
Çka ju bën të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti?
Lumturinë nuk e kërkoj te gjërat e mëdha. Më bën të lumtur mirëqenia e fëmijëve të mi, qetësia e tyre dhe fakti që kam arritur, me punën dhe forcat e mia, të ndërtoj një jetë të pavarur. Kur në fund të ditës kam një çati mbi kokë, një jastëk ku të mbështes kokën dhe shoh shtëpinë time të mbushur me libra, lule dhe fëmijë që qeshin, mendoj se jam shumë e pasur.
Ndërsa më mundon dhimbja njerëzore, sidomos kur prek fëmijët, familjen dhe njerëzit që nuk kanë mundësi ta ndryshojnë lehtë realitetin e tyre. Ndoshta për këtë arsye kam mësuar ta çmoj kaq shumë atë që dikur mund të dukej e zakonshme: paqen brenda shtëpisë. Për mua, kjo është një nga format më të mëdha të lumturisë.
Po të kishit mundësinë të zgjidhnit, ku do të jetonit?
I adhuroj udhëtimet dhe udhëtoj sa herë që kam mundësi. Kam një dëshirë të madhe ta shoh botën, të njoh vende, njerëz dhe kultura të ndryshme.
Por të udhëtosh është një gjë, ndërsa të gjesh vendin ku ndihesh në shtëpi është diçka tjetër.
Nga të gjitha vendet, Norvegjia është vendi ku jam ndier më e sigurt dhe ku kam gjetur qetësinë time. E dua natyrën, mënyrën e jetesës dhe ndjesinë e sigurisë që më jep ky vend. Ndonjëherë më duket sikur Norvegjia ishte krijuar edhe për një natyrë si e imja.
Ndihem me fat që sot shtëpia ime është këtu.
Botën dua ta shoh të gjithën, por në Norvegji dua gjithmonë të kem vendin ku kthehem.
JENI ME VIRTYTE TE LARTA…
Aleks M. Kapllaj, gazetar, Itali
Shumë bukur i paska shkruar keto kujtime zoti Nengurra, me sinqeritet dhe me zemër. Janë fjalë dhe artikuj që për familjen tuaj dalin natyrshëm dhe me kënaqësi sepse jeni një shtëpi me njerëz të mëdhenj, me virtyte të larta.
Kush ju njeh e ka privilegj me shpreh repertorin më të bukur të gjuhës dhe kulturës së tij për të gjithë ju.
Përshëndetje dhe mirë u takofshim te Rana e Hedhun sa më shpejt.
Ju uroj çdo ditë të qetë i rrethuar me dashamirësinë e miqësinë e miqve tuaj dhe të afërmve të zemrës.
Respekte!
-Nga Italia, 12 Mars 2021-
NJE PORTRET FANTASTIK…
Sali Frangu, Tirane
Ky reportazh me kujtime i mikut Nëngurra nga Istogu dhe Norvegjia, është shumë i bukur Baca Zeqir. Autori ka gdhendur me shumë detaje një portret fantastik. Diçka mes figurës mitike e reale, siç dinte të ishte perhere Sabria jote o Zeqo.
U prehtë në paqe!
Enviado desde mi Samsung Mobile de Claro
XHBANE TOSKA, Itali
Te nderuar Bardh e Nushe Nengurra!
Lexova ngushellimin qe percillni permes keti shkrimi per Zeqir Lushajn e krejt familjen ton per humjen e njeriut tone te dashur Sabrie Lushaj! Kan shkruer plot miqe e shoke te Zeqirit këto gjashte muaj dhe jam ndjere e pa fuqishme te komentoj sepse nuk don zemra ta pranoj ikjen e Sabries nga kjo bote.
Gëzohem qe Nusha i paska kalue problemet shendetesore… ishalla takohemi per te mira por ajo qe na priste e bashkonte me fjalet e ngrohta, gatimet e vecanta si dikur, do na mungoj .
Falemnderit nga Xhbane e Avni Toska.
I lexova me andje te madhe keta kujtime… Ecin vitet e na nuk kujtohemi se po na mungojne njerzit e dashtun! Ishte e pabesueshme vdekja e Mikut tone Daniel Gazulli… Po, e Nderuemja Sabrije na zhyti ne gomnen e papritun atehere kur nuk mendojej ikja nga kjo jete… Ajo ishte nje Zonje vertete e Nderueme, qe na la kujtime te perjeteshme… Drite Paste !
Ju falemnderes per keta caste qe na keni risjelle te dashtun Miq !
Me shume respekt.
I dashun Zeqir!
U permallova shume nga ky shkrim i mikut tuej nga Norvegjia. (Bana dhe nje koment, por nuk di pse nuk arrita ta postoj, mbase nga problemet e internetit)
Gjithesesi, uroj te keni shendet dhe te gjeni force ne perballjen me dhimbjen tuej te madhe… Ashtu si miku juaj z. Nengurra edhe une e shume shoke e miq e kemi fytyren e zanun para teje, mbasi kjo kohe pandemie nuk na la qe te ishem ashtu si duhet, edhe fizikisht prane familjes tuej per ti hedhe nje grusht dhe` apo per te pi nje kafe ngushellimi per shoqen tuej te jetes, Sabrien. Edhe ne kete 6-mujor te ndarjes nga jeta, bash ne Diten e Veres, urojme qe te jete nen kujdesin e Perendise, e ne zemrat tona, e paharruar.
Respekt vella!
Hysni Osmani, Tirane
VLERA TE PAZEVENDESUESHME…
Ajmane Tahirsylaj (Tafili), Dubrave, Kosove
Peshendetje dhe ju falenderoj shume per respektin.qe tregoni per Sabrien edhe ne kete dite te 6 mujorit te ndarjes nga jeta, qe eshte edhe Dita e Veres, 14 Mars.
Sabrie Lushaj ka vlerat e veta te pa zavendsueshme e qe kaq mire po i vene ne dukje gjithe keto personalitete e miq te familjes suaj Lushaj. Vlerat e Sabries them se nuk mundet askush ti zavendesoj as ne Malsi, as ne Kosove, as ne krejt trojet shqiptare. Per familjen tone eshte shume shume e mire-njohur dhe e respektuar. I ka plotsuara me se miri provat e jetes.
Te rroni e ta kujtoni Sabrien e dashur.
Ju pershendes me shume respekt.
Ajmanja, Dubrave, Kosove
-Dita e Veres, 14 Mars 2021-
SI SABRIE LUSHAJ NUK BAN MA NANA…
Nga Shpresa Bysheva, Itali.
E lexova me lot ne sy këtë shkrim të Nëngurrës, ashtu edhe shumë të tjera këta 6 muaj.
Sabrija koft e xhenetit e ty te dhasht zoti forcë me hec perpara ne jetë…!
Si Sabrie Lushaj nuk bane ma nana…!
Kaq.
Te perqafoj
I dashur miku im Zeqir Lushaj!
Të falënderoj shumë për dashamirësinë që më ofron përherë, jemi shokë dhe miq të vjetër, por dhe të përhershëm, ndaj respekti është reciprok dhe, çfarë është më e rëndësishme, ne na lidhin më shumë kujtimet dhe mbresat e rinisë sonë, por dhe vazhdimësia e karaktereve dhe njerzillëku, baza e të qenit njeri, “Që të kesh miq, duhet të jesh edhe vet mik”. Ne, bashkërisht, e kemi zbatuar këtë postulat. Por, ne na lidhin ngushtë edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe marrëdhënia në fushën e letrave. Në të gjithë komunikimin me ty, jam ndjerë përherë i nderuar dhe i vlerësuar.
Zeqir,
Sot tentova dy herë te VOAL dhe shkrova dy herë mesazhin për artikullin “Mikpritje vllaznore…” të z. Bardh Nëngurra, por të dy herët nuk munda ta nis, sepse të dy herët mesazhi m`u zhduk nga ekrani (duket unë kam gabuar në mënyrën e nisjes). Gjithsesi, me Ty në mendje, po mendoja sesi të bëja që ai mesazh të vinte pikërisht ditën e sotme, ku, edhe unë, por edhe bashkëshortja ime Liljana, duam të të shprehim se, edhe ne si familje, e përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë bashkëshorten tënde të paharruar Sabrien.
Duke lexuar artikullin e z. Nëngurra, dëshirojmë të themi se ai është një artikull shumë i sinqertë, i shkruar nga një mik që përjeton familjarisht dhembjen për ndarjen nga jeta të bashkëshortes tënde, Sabries, por, nëpërmjet artikullit, z. Nëngurra portretizon në mënyrë mbresëlënëse dhe me detaje, edhe Sabrien, edhe Ty i dashur Zeqir, edhe familjen Lushaj. Ju jeni miq të tij, por edhe të qindra e qindra të tjerëve, me të cilët keni ecur krahë për krahë në rrugën e jetës, apo siç janë të shumtë edhe ata që janë bërë miq me Ty përmes fjalës së lirë dhe shprehjes së mendimeve të tyre te “Zemra shqiptare”. Do thoshim, edhe nëpërmjet librave të tu vlerëshumë.
Nëpërmjet këtij shënimi unë dhe bashkëshortja ime Liljana, dëshirojmë të shprehim ndjenjat tona miqësore dhe mesazhin se, bashkëshortja jote Sabria, është ndarë fizikisht, por ajo është dhe do të jetë përherë në zemrat tuaja të bukura. Gjithmonë.
Unë dhe Liljana, dëshirojmë të themi se, tek ty Zeqir dhe te familja Lushaj, kemi parë një familje me vlera të larta njerëzore, tradicionale shqiptare, të emanipuar dhe të civilizuar, me dinjitet të lartë, që di të respektojë dhe të nderoj shqiptarizmin, miqtë e panumërt, por di edhe të përballojë dallgët e mëdha të jetës, di të përballojë edhe dhembje tejet të mëdha, siç ishte dhe ndarja nga jeta 6 muaj më parë e bashkëshortes tënde Sabries.
Të lutemi, miku ynë Zeqir, pranoni nga familja Kona ngushëllimet tonë më të sinqerta. Qoftë i paharruar emri dhe kujtimi i çmuar i Sabries.
Dëshirojmë gjithmonë që, jetën tënde dhe të familjes Lushaj, ta shoqërojnë gëzime dhe vetëm gëzime.
Me respekt dhe nderim,
Liljana dhe Viron Kona
Tiranë, më 14 mars 2021.
KY SHKRIM ME EMOCIONOJ…?
Nga Ibrahim Hajdarmataj, Zogaj, Tropoje
E falenderoj vellaun tone Nengurra per keto kujtime rreth mikpritjes se familjes LUSHAJ. E theksoj se, eshte nder shkrimet me te kendeshme qe kam lexuar tash sa e sa kohe. E falenderoj zotin Bucpapaj per publikimin e ketij shkrimi ne VOAL.Ch, dhe te gjithe komentatoret per vlersimet per te ndjeren, motren e kunaten tone te paharruar, Sabrie Lushaj.
Jam pritur edhe une ne at familje disa here, ne Tirane por edhe ne Shengjin dhe nuk mund te them asgje me vleresuese se komentatoret e shumte qe kane fole e shkruar para meje, ketu e ne disa organe te tjera shtypi tash 6 muaj.
I lutna Zotit qe bashkshortja e Zeqirit te na e kete bere HALLALL pritjen, gatimin e sherbimin ndaj nesh, miqve te pafund te asaj familje te nderuar.
Bashkohem sinqerisht me fjalen e vleresimin shpirteror te komentatorit te pare publik, mbas ndarjes nga jeta te Sabries, poetit te madh pejan Sejdi Berisha, i cili shkruan: `´… sa here që të kthej tek ju Zeqir, (nëse do mundem te kthej ndonjëherë!), çdo gjë do të më duket e zbrazet dhe e shurdhet pa atë zonjë shtëpie, e cila ia ngriti respektin dhe namin familjes suaj, me veprën, urtësinë e punën e saj…“.
Ta kujtojme me dashuri dhe te perpiqemi ti ngjasojme ne jeten tone familjare zonjes fisnike, cikes se Gashit te Gurit e nuses se Krasniqes se Vendit, qytetares se nderuar shqiptaro-amerikane, Sabrie Lushaj.
Sabrieja, iku krenare, si nusja e Zeqir Lushajt, por edhe Zeqiri eshte krenar qe pati nje nuse si Sabrie Lushaj!
Ibrahim Hajdarmataj,
-Nga Zogaj-Tropoje, 14 Mars, 2021
NGUSHELLIMET TE QETSOJNE SHPIRTERISHT
Nga Kole e Ollga Tahiri, Bruksel
dashur Zeqir! Ju uroj qe pishtari i kujtimit per njeriun tend aq te shtrejte, Sabrien, si ne kete 6-mujor, te mos shuhet asnjehere. Njerezit e mire si Ajo, jetojne dy jete. Vazhdojne te ruhen ne kujtimet tona, ne trashegimin e lene. Ajo ka lene gjurme ne gjithcka pati prekur me dore. Sabrija jeton ne shpirtin dhe mendjen e atyre qe e paten fatin t’a njihnin. E kjo nuk eshte pak ?! Pa drejtesisht Ty te goditi aq rend. As kujt nuk i shkon ne mendje, se Ajo e desheronte nje gje te tille. Por jam i bindur se ti din dhe mundesh ta perballosh kete situate.
Edhe gjithe keto ngushellime e vlersime per Sabrien e paharruar, vertete jane nje mrekulli per ju e krejt familjen, jane menyra qe njeriu te qetesohet shpirterisht e menderisht?!
Cila nate, sado e errte e me stuhi, zgjati pafund . Perkundrazi i duhet GEZUAR dites me diell qe zenendson naten.
Sa te drejte paskan pas te PARET tane te cilet nuk dorezoheshin kollaj, ngrinin koken lart, perfshiheshin ne pune dhe hidhnin veshtrimin per-para. Me konsiderte, kujtoj ata pleqte tane te cilet edhe ne raste te fatkeqesive ; uleshin kembekryq, ndiznin cibuket dhe u hapnin rrugen ‘ «derteve filozofike » per jeten.
A gjendet kund burre Malasie i cili mund t’a mohoje TY genin e atyre kreshnikeve !?
Per te mira u shkruejshim tash e mbrapa me njeri tjetrin, kumar e mik Zeqir.
Kole e Ollga Tahiri, Bruksel, 17- O3 -‘’21
Provenance : Courrier pour Windows 10