Përse u miratua Amendamenti 20 i Kushtetutës Amerikane dhjetë vjet pas propozimit të projekt-ligjit? Cili president cilësohet si model i tranzicionit presidencial? Çfarë mund të sjellë dimri i ndasisë?
Thomas Balcerski, autor dhe mësues në Eastern Konektikut përshkruan tre episode famëkeqe të tranzicionit administrativ në historinë e Amerikës.
Dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve Presidenti Donald Trump nuk e pranon humbjen ndaj ish-zv Presidentit Xho Biden. Disa zyrtarë të lartë të administratës së Trumpit, përfshirë edhe ish-shefin e përgjithshëm të personelit të Shtëpisë së Bardhë Xhon Kelli, kanë bërë thirrje për një proces paqësor tranzicioni. Megjithatë, shumë nga republikanët në Kongres qëndrojnë në krah të Presidentit.
Në realitet, Trumpi është president në dalje e sipër. Presidenca e tij ka shpërfillur precedencat e mëhershme në shumë aspekte por në këtë pikë ai është si gjithë presidentët e tjerë paraardhës. Mandati i tij do përfundojë dhe ai do dalë nga Shtëpia e Bardhë për të filluar kapitullin tjetër të jetës së tij. Dhe mënyra sesi sillet në këtë periudhë mnnd të jetë ajo që i jep vulën administratës së tij duke qenë gjithashtu edhe një moment kritik në historinë amerikane. Vendi ka përjetuar disa episode famëkeqe tranzicioni. Tre të tilla kanë qenë: Xhejms Bjukenan dhe Abraham Linkolni gjatë dimrit të përçarjes të viteve 1860-1861, Herbet Huver dhe Franklin Delano Rusevelt gjatë përkeqësimit të krizës ekonomike të viteve 1932-1933, Bill Klinton dhe Xhorxh W. Bush pas zgjedhjeve të shumëkontestuara të vitit 2000.
Rrethanat e diktojnë më fort se më parë nevojën për tranzicion efektiv. Përkeqësimi i epidemisë së COVID-19 kërkon angazhim total nga dega ekzekutive dhe kooperim të presidentit aktual me presidentin e zgjedhur për hir të vendit. Për të mos lejuar thellimin e tragjedisë, Trumpi dhe Biden duhet të shmangin gabimet e tre tranzicioneve me nam të keq.
1860-1861: Xhejms Bjukenan dhe Abraham Linkoln
Inagurimi i Abraham Linkolnit si presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington DC pasardhës i Presidentit Xhejms Bjukenan u bë pas Zgjedhjet e vitit 1860 ishin një sfidë serioze për tranzicionin presidencial. Në nëntor të atij viti Linkolni kishte fituar mjaft vota në Kolegjin Elektoral ndaj tri rivalëve të tjerë duke siguruar mandatin e ardhshëm të presidentit. Pa kaluar një muaj, Karolina Jugore u mblodh në një kuvend shtetëror nga ku vendosi unanimisht shkëputjen nga Bashkësia e Shteteve (Unioni). Pas saj, gjashtë shtete të jugut e ndoqën atë shembull. Presidenti Bjukenan që kishte humbur zgjedhjet tregoi dobësi në përballjen me krizën. Ai deklaroi se nuk e mbështeste shkëputjen e shteteve të jugut por besonte se qeveria nuk kishte forca ta ndalonte këtë veprim dhe iu drejtua Kongresit për zgjidhje. Mbledhja e ‘të urtëve’ në Uashington DC doli me një varg me propozime të hartuara me qëllim që skllavëria të kishte mbrojtje kushtetuese. Ky dokument njihet si Kompromisi Kritenden (mbiemri i Përfaqësuesit ligjor të Kentakit, Xhon Kritenden, që propozoi masat ligjore – Shënim i Përkthyeses)
Por Presidenti i zgjedhur Linkoln me mençuri refuzoi të pranonte çdo lloj kompromisi të dalë nga administrata e papëlqyer e Bjukenan. Në ditën e inagurimit, Linkolni shkoi për vizitë në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy vajtën me një pajton në ndërtesën e parlamentit. Pavarësisht nga fjalimi i paqtë inagurues, lufta shpërtheu kur forcat e Konfederatës hapën zjarr në Fort Sumter në prill 1861.
Kongresi republikan ishte aq i mllefosur me veprimet e fundit të Bjukenan kur ishte ende në postin e presidentit por nuk ishte rizgjedhur për mandatin tjetër, sa ia tërhoqi privilegjin e postimit pa pagesë duke e detyruar administratën e tij të paguante vetë për veprimet postare dhe madje nuk pranoi të paguante as për portretin zyrtar të z. Bjukenan. Ai nga ana e vet i doli në mbrojtje pozitës së tij në prag të luftës, të cilën historianët e quajnë si librin e parë të kujtimeve nga një president por kjo nuk mjafroi për ta rehabilituar emrin e tij. Për pasivitetin e tij gjatë kohës kur po e shihte se Unioni po shkërmohej në këmbët e tij, ai renditet si presidenti më i keq në historinë e Amerikës.
1932-1933: Herbert Huver dhe Franklin D. Rusevelt
Në vitet 1932, periudha e Depresionit të Rëndë e kishte rrëzuar ekonominë amerikane në nivele të ulta të panjohura më parë. Bankat e kishin humbur kredibilitetin, bujqit nuk kishin treg për produktet e tyre dhe papunësia kishte arritur në 25 %. Në nëntor, Rusevelti doli me një program të quajtur Pakti i Ri që financohej nga fonde shtetërore, dhe fitoi shumë më tepër vota se fushata e Huverit për vullnetarizm kolektiv të individëve. Ditën pas zgjedhjeve në orën 9:34 të mbrëmjes Huveri pranoi humbjen me zor me anë të një telegrami: “Për hir të qëllimit tonë të përbashkët, unë do jem i përkushtuar ndaj çdo hapi të mundshëm të dobishëm.” Në ditën e inagurimit të Franklin Delano Rusevelt në 1933, ai dhe paraardhësi Herbert Huver shkuan bashkë në ceremoni. Në të vërtetë Huver nuk kishte lënë gjë pa bërë që ta sabotonte Paktin e Ri të Ruseveltit. Praktikisht, ai donte t’i anulonte pjesë të tëra të programit social përpara se Rusevelti të hynte në Shtëpinë e Bardhë. Nga ana e tij, Rusevelti nuk pranoi të bashkëpunonte për asgjë me presidentin ‘në dalje e sipër.
Ndërkohë, pasojat e Depresionit të Rëndë u përkeqësuan. Në ditën e inagurimit Huveri dhe Rusevelt udhëtuan “si në gjemba” nga Shtëpia e Bardhë drejt Parlamentit. Rusevelti bëri vetëm disa komente për përgatitjet madhështore përgjatë rrugës ku do mbahej parada. Fatmirësisht, ky do ishte fundi i kohëzgjatjes së periudhës midis dy administratave, e caktuar në një kohë kur amerikanët udhëtonin me kuaj ose vaporë. Në vitin 1933, Kongresi më në fund miratoi ligjin e propozuar për herë të parë nga Senatori Xhorxh Norris në 1923 – që arriti të hynte si amendamenti 20 në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Midis të tjerave, amendamenti e përshpejtoi kohën e daljes së presidentit prej postit zyrtar nga data 4 mars në 20 janar.
2000-2001: Bill Klinton dhe Xhorxh W Bush
Ndërsa President Bill Klinton dhe Presidenti i zgjedhur Xhorxh W. Bush qëndrojnë përpara Shtëpisë së Bardhë për herë të parë pas përfundimit të zgjedhjeve në 19 Dhjetor 2000, në Uashington, DC, pak kush e dinte atëherë luftën e brendshme që kishte filluar prej datës 7 nëntor. Në një prej garave më të paparashikuara në historinë amerikane, ish-Presidenti Al Gore dhe Guvernatori i Teksasit Xhorxh Bush kishin fituar shtete kyce që janë vendimtare për fatin e zgjedhjeve. Fituesi i shtetit të Floridës nuk mund të deklarohej megjithëse rrjetet kryesore mediatike ia kishin dhënë fitoren zotit Gore dhe e kishin ndërruar pastaj në favor të Bushit.
Duke menduar se kishte humbur, zoti Gore i telefonoi Bushit për t’i uruar fitoren. Gjatë rrugës për të mbajtur fjalimin e ‘humbjes’ pranë Momumentit të Luftës në Nashvil, asistentet vrapuan ta njoftonin të mos dilte përpara publikut. Sipas lajmeve, në Florida diferenca në numrin e votave ishte aq e vogël sa nuk numd të parashikohej fituesi, dhe kështu filloi një betejë ligjore disajavore derisa më në fund Gjykata e Lartë e ndaloi rinumërimin e votave në Florida, dhe z. Gore e dha pranimin duke iu drejtuar publikut përpara kamerave në datën 13 dhjetor. Ndërkohë që priteshin rezultatet e zgjedhjeve, agjencia federale që hap rrugën për presidentin e ri, nuk njohu asnjë kanditat. Vendimi vonoi vënien në zbatim të Aktit të Tranzicionit Presidencial që përfshin lokalet e zyrave, pajisjet si edhe fondet përkatëse për administratën e re. Megjithatë Bushi u lejua të vinte në mbledhjet informative të sigurisë ndërsa Gore ishte i pranishëm si Zv President. Në 2004 Komisioni i Posaçëm për aktet e 11 Shtatorit konkludoi se ngadalësia në tranzicion i ‘ndrydhi’ aftësitë e administratës për të emërimet e zyrtarëve në poste kyçe të sigurisë kombëtare.
Megjithatë nuk kishte pak episode dramatike – administrata e Presidentit Klinton nuk u largua pa bërë zhurmë. Dolën fjalë se personeli kishte shkulur telat e telefonave, kishin dëmtuar tualetet, dhe kishin kryer një akt mëse “fëminor” duke hequr shkronjën W nga tastierat e kompjuterave të Shtëpisë së Bardhë (personeli i Klintonit i ka hedhur poshtë shumicën e këtyre akuzave.) Zyra e Llogarisë paraqiti një raport të dëmeve prej 15,000 dollarëve. Si kundërbalancë, Bushi iu përkushtua punës për një tranzicion profesional kur erdhi koha për ta kaluar ‘stafetën’ te presidenti i zgjedhur Barak Obama. Nga ana e vet, Obama e ka cilësuar atë si ‘standarti më i lartë’ i tranzicioneve dhe e ndoqi atë model në kohën e tranzicionit nga ai te Trumpi.
Zoti Trump mundet fare mirë ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve duke ndjekur traditën e gjatë të unifikimit të vendit që nis nga viti 1896. Dhe prej aty mund të ndjekë shembullin e presidentëve përpara tij që marrin pjesë në ceremoninë e inagurimit të pasardhësit. Por nëse e kaluara mund të vlej si prolog, për mbarë vendin pritet të ketë thellim të krizës dhe një periudhë të trazuar tranzicioni. Ashtu si edhe përpara në historinë tonë, duhet të jemi të përgatitur për dimrin e ndasisë midis administratës së vjetër dhe asaj të re – dhe për pasojat që kjo do t’i sjell vendit.
—
THREE TERRIBLE PRESIDENTIAL TRANSITIONS THAT HURT AMERICA
Thomas Balcerski, author and history teacher at of Eastern Connecticut describes three cases of poor transitions from the nation’s history.
More than two weeks after Election Day, President Donald Trump still refuses to concede the race to former Vice President Joe Biden. Some high-ranking former officials from Trump’s own administration including his former chief of staff, John Kelly have called for a smooth transition. And yet, many Republicans in Congress continue to stand by the President.
In reality, Trump is a lame-duck president. Trump’s presidency has been unprecedented in many ways, but in this regard, he is like all his predecessors: His term in office will come to an end, and he will have to depart the White House to begin his next chapter. How Trump chooses to conduct the remaining days of his administration may yet define his presidency and prove a critical moment in American history. The country has suffered through some truly terrible transitions. Three such transfers of power come to mind — James Buchanan to Abraham Lincoln during the secession winter of 1860 to 1861; Herbert Hoover to Franklin Delano Roosevelt during the worsening economic crisis of 1932 to 1933; and Bill Clinton to George W. Bush after the bitterly contested election of 2000.
The need for an effective transition has never been greater. The worsening Covid-19 pandemic demands a strong response from the executive branch, which will require the outgoing president to cooperate with the president-elect for the good of the nation. To avoid further tragedy, Trump and Biden must avoid the mistakes of these truly poor transitions.
Here are three critical lame-duck periods from the nation’s past.
1860-1861: James Buchanan to Abraham Lincoln
Abraham Lincoln’s inauguration as 16th President of the United States in Washington, DC., with outgoing President James Buchanan and Chief Justice of the United States Roger Brooke Taney.
The election of 1860 provoked a serious challenge to presidential transition. In November, Lincoln won sufficient votes in the Electoral College to beat three challengers and secure a term as president. One month later, South Carolina gathered a statewide convention and unanimously voted to secede from the Union. Soon thereafter, six more southern states followed suit.
Lame duck President Buchanan poorly managed the developing crisis. He announced himself against southern secession, yet he also believed the government powerless to prevent the action. Instead, Buchanan looked to Congress for a solution. A gathering of “old gentlemen” in Washington, DC, yielded a series of appeasement measures, known as the Crittenden Compromise which aimed to protect slavery by constitutional provision.
But President-elect Lincoln wisely refused to accept any compromise emanating from the unpopular Buchanan administration. On Inauguration Day, Lincoln called on Buchanan at the White House, and the two men rode together in an open carriage to the Capitol. Despite a conciliatory inaugural address, war erupted when Confederate forces fired on Fort Sumter in April 1861.
The new Republican Congress was furious with Buchanan’s actions during the lame duck period. They took away the franking privilege for ex-presidents (thus requiring them to affix their own postage) — and even declined to pay for Buchanan’s official portrait. Buchanan defended his actions on the “eve of rebellion” in what historians consider the first presidential memoir, but he failed to rehabilitate his reputation. For his inaction as the Union fell apart around him, he is routinely ranked the worst president in American history.
1932-1933: Herbert Hoover to Franklin D. Roosevelt
By 1932, the Great Depression had plunged the American economy to new lows. Confidence had been lost in the banking system, farmers could find no market for their crops and unemployment reached nearly 25%. In November, Roosevelt’s promise of a government-sponsored New Deal handily defeated Hoover’s campaign for cooperative voluntarism among private individuals. The day after Election Day, at 9:34 p.m., Hoover begrudgingly conceded by telegram, writing: “In the common purpose of all of us, I shall dedicate myself to every possible helpful effort.”
On the day of Franklin Delano Roosevelt’s presidential inauguration in 1933, he rides with his predecessor Herbert Hoover to the ceremony. But, in reality, Hoover did everything in his power to stand in the way of Roosevelt’s New Deal. In effect, Hoover wanted Roosevelt to renounce portions of the New Deal, like his public works programs, before taking office. In turn, Roosevelt refused to collaborate in any way with the outgoing president.
In the meantime, the effects of the Great Depression only worsened. On Inauguration Day, Hoover and Roosevelt shared a tense ride from the White House to the Capitol, with Roosevelt making small talk about the impressive preparations along the parade route.
Mercifully, the extended lame-duck period, designed for an era when Americans traveled by horse or sail, was nearing its end. In 1933, Congress belatedly passed legislation — first proposed by Sen. George Norris of Nebraska in 1923 — that eventually became the 20th Amendment to the US Constitution. Among other things, the “lame-duck amendment” moved forward the expiration of an outgoing president’s term from March 4 to January 20 at noon.
2000-2001: Bill Clinton to George W. Bush
President Bill Clinton and President-elect George W. Bush stand outside the White House for their first meeting since the election December 19, 2000, in Washington, DC. Little did the country know the crisis that would unfold starting on November 7, 2000. In one of the closest races in American history, Vice President Al Gore and Texas Gov. George W. Bush each racked up key wins in the battleground states. Yet no winner could be declared in the crucial state of Florida, despite nearly every major network calling the state earlier in the night for Gore and then reversing the call in Bush’s favor.
Believing that he had lost, Gore had actually telephoned Bush to concede. The vice president was en route to speak before an assembled crowd at the War Memorial in Nashville, when aides frantically rushed to stop him from going on stage. News that Florida was too close to call now convinced Gore to retract his concession and thus began a weeks long legal fight. Finally, after the Supreme Court stopped the Florida recount, Gore concluded on December 13 in a nationally televised address. As the nation awaited the result, the General Services Administration, the agency tasked with smoothing the transition to the new president, withheld “ascertainment” from both candidates. The decision delayed implementation of the Presidential Transition Act, which provides for office space and equipment as well as funds to support the incoming administration. However, Bush did receive classified briefings (and Gore received them as vice president). Still, in 2004, the 9/11 Commission found that this slow transition “hampered” the new administration’s ability to place key officials in national security roles.
Yet the drama was not over — President Bill Clinton’s administration did not go quietly into the night. Allegations surfaced that personnel ripped phones from the walls, defaced bathrooms, and, perhaps most childishly, removed the letter “W” from keyboards in White House computers (Clinton staffers denied many of the claims). The General Accounting Office issued a report estimating some $15,000 worth of damages. In response, Bush diligently worked to ensure a professional transition, when the time came to pass power to President-elect Barack Obama. Described as the “gold standard” of presidential transition, Obama himself followed the model in the peaceful transfer of power to Trump.
Mr. Trump may yet concede the election and thus follow a venerable tradition of unifying the country that dates back to 1896. From there, he might follow past precedent and choose to attend his successor’s inauguration. Yet if past is prologue, the nation should expect a continued crisis and a challenging transition period ahead. As we have too many times before, we must be prepared for a long winter of division between the outgoing and incoming administrations — and for the nation to suffer the consequences.
Komentet