Integrimi shoqërisë shqiptare ne botën globale ka sjellë një larmi marrëdhëniesh komunikimi shumëpalëshe, në të cilat si rrjedhojë e kësaj hapje , ato gjuhësore zënë një vend të posaçëm. Procesi i huazimit të fjalëve është i natyrshëm, por në të shumtën e rasteve, në shqip ato marrin një ngjyresë tjetër kuptimore, shpesh të gabuar.
Po të ndjekim me kujdes edicionet e lajmeve mund të vihet re se një në shtatë fjalë është padyshim një fjalë e huaj dhe shumëkush çakordohet në kuptimin e plotë të fjalës . Jo vetëm edicionet e lajmeve por dhe programet e ndryshme të gjitha moshave përdorin një mori fjalësh të huaja përkatësisht të marra nga gjuhët angleze dhe italiane .Kjo dukuri ka hyrë në ‘’modë’’ në leksikun tonë por pa u konsultuar me fjalorin dhe me specialist të gjuhës. Edhe vende të tjera evropiane huazojnë nga vende të ndryshme por i lënë detyrë gjuhëtarëve që fjalën e huazuar përkatëse me kalimin e kohës t’i gjendet gjegjësja në gjuhën përkatëse. Shembull për gjuhësinë tonë kanë qenë pararendësit e gjuhës si : Konstantin Kristoforidhi dhe Aleksandër Xhuvani.
Për gjuhën shqipe ngjarjet e viteve’90 sollën një lumë fjalësh nga gjuhë të ndryshme. Këto fjalë janë të sferave të ndryshme shoqërore dhe shkencore- teknologjike. Gjithashtu fjalë nga gjuhë të tjera u futën në leksikun e përditshëm edhe nga emigrantët, të cilët nuk punojnë siç duhet me fëmijët e tyre për gjuhën amtare. Dihet që gjuha shqipe do të huazojë nga gjuhët fqinje sepse këto janë rregulla të gjuhësisë së përgjithshme por duhet të kërkojmë a ka gjegjëse kjo fjalë në leksikun shqip .Detyrë kryesore për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe i del gjuhëtarëve , mësuesve të gjuhës dhe redaktorëve që të mos bëjnë eksperiment me gjuhën amtare e cila është identiteti kombëtar.(Eqrem Çabej) Që të mbrojmë e të trashëgojmë gjuhën tonë duhet të punojmë sa më shumë me fjalorin e gjuhës shqipe.
Po të ndjekim me kujdes edicionet e lajmeve ,emisionet e ndryshme dhe bisedimit në rrjete shoqërore vihet re një përdorim i pazakontë i fjalëve të huaja. Po të shkojmë më tej që është dhe më e keqja ato nuk shqiptohen siç duhet por si t’i vijë për mbarë ligjëruesit .Po të shikojmë edhe komunikimin elektronik vihen re shtrembërime të qindrave fjalëve shqipe dhe të huazuara . Në titrat e shkruara në ekran hasen gabime të gjitha llojeve :mungesa e ç-së, ë-së. Problemi në të vërtetë është më i thellë sesa një lajthitje tipografike.
Gazetarët duhet të mësojnë t’i vënë pikat mbi ‘’i’’ se nuk janë për sy e faqe por kanë vlerë tingull dalluese krahasuar me tingull të tjerë të gjuhës sonë . Shembuj të tillë që i shohim dita-ditës, duhet të na venë të gjithëve përpara përgjithësisë për të qenë të vëmendshëm në përdorimin e drejtë të standardit. Përballja midis gjuhës shqipe me gjuhën e huaj hyri në lojë si niveli i vetëdijes për gjuhën amtare dhe gjuhën e huaj. Për gjuhën shqipe ngjarjet pas viteve ’90-të shënuan një lëvizje demografike e cila pati pasojat e veta .Lëvizja e brendshme gjuhësore nuk sjell rrezik, por lëvizja me faktorët e jashtëm i sjell një trysni gjuhës sonë .
Gjuha shqipe ka marrë nga anglishtja paksa dhe italishtja dhe asnjë person nuk është përpjekur ta kërkojë fjalën diku në dialekt a fjalor. Me të drejtë shqetësohemi kur veshët na dëgjojnë dhe sytë na shohin për çudi të tilla të tilla fjalë : konvertoj, kredibilitet , agjendë, handikap etj. Fjalët e mësipërme janë të vështira për t’u kuptuar, por mbi të gjitha duhet të dimë se ato e kanë gjegjësen në gjuhën shqipe.
Në këtë fazë folësit e gjuhës të përballur me realitete të papritura , që veprojnë me frekuencë të lartë nuk mund të kenë vetëdije të qetë gjuhësore në mbrojtje të gjuhës amtare . Në kushtet e sotme të shoqërisë shqiptare trysnia e gjuhëve të vendeve të fuqishme politikisht dhe ekonomikisht me të cilat jemi në formësim është e madhe .Vetë shoqëria duhet të nxitë vetëdijen gjuhësore shqipfolëse nëpërmjet kulturimit të përhershëm në gjuhën amtare. Vlen të përmendet fakti që huazimet janë edhe rrugë pasurimi për gjuhët a struktura fjalëformuese për të cilat ka nevojë shoqëria dhe i përshtaten sistemit të gjuhës amtare .Gjuha shqipe u ka bërë ballë huazimeve por në ditët e sotme has vështirësi. Duhet që hap pas hapi folësit të fillojnë të reagojnë me vetëdijen e vetëmbrojtjes për të kërkuar brenda gjuhës fjalën e duhur, vetëm kur bëhet i pamundur zëvendësimi ta pranojmë atë fjalë duke ia nënshtruar sistemit të gjuhës sonë. Mirëpo dhe teoritë dhe qëndrimet e ndryshme gjuhësore janë ideale dhe teorike sepse gjuha reflekton lëvizje shoqërore e cila kushtëzon marrëdhënie shoqërore.
Tipat e huazimeve
Lëvrues dhe studiues të gjuhësisë shqiptare bëjnë klasifikime të ndryshme rreth huazimeve, sipas këtyre fushave leksikore: fonetike, morfologjike dhe sintaksore. Huazimet i kemi të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. ( Memushaj , Rahmi ‘’Hyrje në gjuhësi’’ Tiranë 2002 fq.99) Sipas ligjërimeve huazimet janë gojore dhe shkrimore ,të rrënjosura dhe të parrënjosura; sipas përmbajtjes ato ndahen në të plota e strukturore. Në këtë shkrim do të ndalem përmbledhtazi në disa zhvillime për përdorimin e huazimeve pas viteve ’90.Huazimet i grupojmë në subjektive dhe objektive.
Objektivet janë huazime dobiprurëse .Mund të përmendim këtu një sërë huazimesh që depërtojnë në shqipen e sotme si pasojë e zbrazëtive të saj për të emërtuar ato dukuri, koncepte, organizma e objekte që u përgjigjen nevojave të reja të ndërrimit të sistemeve. Janë dhe një sërë ndërkomtarizmash të cilat po ndikojnë në leksikun e shqipes si shenjë ‘’ moderne’’. Fjalët me shtirje ndërkombëtare që po zënë vend në shqipen e sotme janë të ndikimit: ekonomik, politik, shkencor ,kulturor, etj. Si huazime objektive mund të përmenden: globalizëm, marketing, tender, internet ,celular të cilat hasen edhe në fjalorët e sotëm .
Huazime të shumta përdoren edhe nga Radio-televizionet p.sh: eskalim i situatës në vend që të përdoret fjala shqipe për shkallëzim i situatës, demilitarizim i zonës në vend që të përdoret çmilitiarizim i zonës; përbën një handikap në vend të fjalës shqipe pengesë; konfrontim në vend të ballafaqimit etj. Modizmat ,të cilat janë risi ose më shpesh risi huazimesh ,kanë tipar dallues përkohshmërinë. Përhapja e tyre është njëlloj si moda në një kohë të caktuar. Përpos kësaj duhet të theksojmë se shumica e politikanëve cilësohen nga kundërshtarët e tyre politik me termat: katarsis, kriptokomunist,të cilat herë dalin nga leksiku herë hyjnë në leksik.
Dy fjalë moderniste të cilat nuk kanë dalë nga shtrati i leksikut janë fjalët :kleptokrat dhe kleptokraci,të cilat përdoren gjerësisht. Theksojmë faktin se suksesi i përdorimit të fjalëve me kuptim të huaj varet nga përdoruesit e tyre. Në rastin e mësipërm janë politikanët ata që i përdorin dhe i zhdukin këto fjalë. Huazimet aluzive janë fjalë ose shprehje që tërthorazi e shpesh në mënyrë metaforike lënë të nënkuptosh diçka a dikë. Në kësisoj rastesh fjala dhe shprehja përmban një element të njohur paraprakisht. Aluzionet kanë lidhje me tituj e slogane të njohura ose me ngjarje të bujshme p.sh:(’’Babaramo gartë në sfondin shqiptar’’ Ballkan 1 shkurt 2014 fq.29,celularomania “Shekulli” 23.04.2014 fq.1,situate postzgjedhore ‘’Koha jonë ‘’5.02.2014).
Është tepër domethënës fakti se shumë analistë , opinionistë ,gazetar shkruajnë në organet e shtypit fjali të tejmbushura me fjalë të huaja .Janë po këta që japin një shembull të keq duke përdorur me shumicë dhe vend e pa vend fjalë të huaja të panevojshme .Kushtet e mësipërme tregojnë tepri të përdorimit dhe shtimit në mënyrë artificiale të fjalëve të huaja kur para viteve ’90 rubrika e revistës ‘’Gjuha jonë’’ i bënte të ditur gjegjësen në shqip p.sh: ambient-mjedis eksperiencë-përvojë ekspresivë –shprehës, eveniment-ngjarje, risk –rrezik, koncentrim –përqendrim etj.
Huazimet arrijnë kulmin në rastet e përdorimit të trisorëve . P.sh: për një artikull një gazetar përdor në titull: pasojë ,në hyrje reperkusion dhe në vijim të artikullit impakt. Duket qysh në fillim se kuptimi i fjalës vendase është më i qartë, me shtrirje dhe njohje më të madhe por dhe sinonim i plotë në të shumtën e rasteve me fjalën e huaj.
Në periudhën e sotme të zhvillimit të shqipes, pasurimi i leksikut nëpërmjet zëvendësimit të shumë fjalëve është shprehje e zhvillimit drejt përsosjes së mëtejshme të normës leksikore në veçanti. Duhen dalluar termat me shtrirje ndërkombëtare, pasi një pjesë e mirë e tyre janë përvetësuar ,duke iu përshtatur natyrës gramatikore të shqipes. Vërshimi pakufi i shumë fjalëve të huaja ,sidomos në gjuhën e shtypit si: monitorim –vëzhgim kredibilitet –besueshmëri bipartizan -dypalësh etj. Edhe profesor Çabej në shënimet e tij ka shkruar ‘’Janë të gjitha mundësitë për një zëvendësim të fjalëve të huaja me fjalë vendi dhe kjo pabjerrje aspak të vlerës kuptimore’’ (Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe i 1972 fq.77).
Në këtë drejtim ngritja e nënkomisioneve të terminologjisë pranë administratës qendrore do t’i jepte një ndihmesë të çmuar zëvendësimit të huazimeve të panevojshme .Këto nënkomisione do të luanin një rol të rëndësishëm jo vetëm për ruajtjen e normave gjuhësore ,por edhe për të orientuar shqipen bashkëkohore. Në Francë p.sh: qysh prej vitit 1972, kryeministri i vendit pasi u konsultua me akademinë franceze dhe komitetin e lartë të gjuhës frënge dekretoi krijimin e komisioneve të terminologjisë pranë administratës qendrore. Ato duhet të përcaktonin mangësitë që viheshin re në leksikun e gjuhës frënge dhe njëherazi të propozonin fjalët e nevojshme për emërtimin e koncepteve ,objekteve dhe dukurive të reja.
Këto komisione përbëheshin nga specialist më me përvojë të gjuhës franceze . Çdo shtet i përparuar përcakton një politikë gjuhësore të veten dhe ngre institucione që e zbatojnë këtë politikë. Duhet të jetë një legjislacion që të parashikojnë sanksione për normëshkelësit e gjuhës e të mbrojë shqipen nga ndikimet abuzive dhe gjuhëve të huaja .Siç e thekson dhe profesor Xhevat Lloshi’’ Gjuhëtarët të shëndërrohen në veprimtar për një kulturë shqiptare gjithnjë e në ngritje’’. (Intervista Lloshi Xhevat fq.221) Në organet e shtypit veçanërisht në ato shkencore të botohen lista për zëvendësimin e huazimeve të panevojëshme me fjalë vendase .
Në këtë veprimtari duhet të mbështetemi gjerësisht së pari me thesarin e fjalorit të shqipes , në rregullat e fjalëformimit të saj por edhe në shqipërimin e fjalëve të huaja .Këto shqipërime duhet të jenë sa më të pranueshme nga folësit ,duke synuar që kuptimi i tyre të përkojë me atë të fjalës së huaj dhe mundësisht të jetë i motivueshëm .
Gjuha nuk është kurrë e përkryer ,ajo është dinamike dhe gjithmonë në proces zhvillimi. Ndaj nuk duhet lejuar rënia e kujdesit për gjuhën shqipe dhe cënimi i prestigjit të saj në të shkruar e në të folur. Shqipja po hapet ndaj ndërhyrjeve të huaj ,gjuhët dhe kulturat huazojnë por kjo nuk duhet kuptuar sikur gjithçka që hyn duhet të pranohet dhe të kthehet në normë . Duke jetuar në vendin tonë ne mësojmë disa gjuhë të huaja për të arritur një komunikim të saktë në mjedise të ndryshme shoqërore.
Po pse lëmë pas dore gjuhën amtare, e cila është një çelës i gjuhëve të tjera?! Gjuhëtarët tanë kanë dhënë alarmin për gjendjen në të cilën ndodhet gjuha jonë. Një shumësi fjalësh të huaja kanë hyrë pa kriter në njerëz të mediave , politikanë, përkthyes etj. Nga ana tjetër mund të thuhet se shumë njerëz janë familjarizuar me këto fjalë ,sa nuk arrijnë të kuptojnë se cila është fjala e huaj dhe cila shqipe. Duke menduar se si mund të jetë gjuha jonë në të ardhmen ,nëse futja e fjalëve të huaja të panevojshme do vazhdojë me këtë ritëm dhe nuk do të punohet fort për ta mbrojtur atë mund të presim më të keqen e mundur, humbjen e saj.
Duhet të pranojmë se gjuha shqipe ka nevojë të përdorë çdo ditë e më shumë fjalë të reja por këto fjalë nuk duhen të përdoren vend e pa vend si të na pëlqejë. Hyrja në gjuhën shqipe e fjalëve të huaja të panevojshme tashmë është një fakt i pakundërshtueshëm, por duhen marrë gjithmonë ato fjalë që nuk kanë një gjegjëse në shqip. Siç e kam përmendur edhe më lart media është pushtetplotë mbi pastrimin e fjalëve të huaja nga leksiku i përditshëm .Në vendin tonë edhe para demokracisë por edhe tani shkruhen artikuj për huazimet në gjuhën shqipe. Jam e mendimit se çdo gazetë dhe televizion duhet të kenë rubrika për zëvendësimin e fjalës së huaj me atë shqipe.
Mund të bëhen trajnime të mësuesve të gjuhës amtare për njohjet me fjalët e huaja që kanë hyrë këto kohët e fundit dhe janë zëvendësuar me fjalë shqipe. Një detyrë e rëndësishme u del përkthyesve të cilët duhet të dinë më së miri gjuhën amtare dhe të kenë njohuri mbi leksikun ,të shmangin huazimet e panevojshme e jo t’i përdorin si t’ju vij për mbarë. Subjekte të ndryshme private keta 30 vitet e demokracisë emërtimet e tyre i kanë të shkruara në gjuhë të huaja .Përdoren termat si: supermarket, minimarket, fastfud etj.
Askush nuk ka ngritë zërin e t’u kërkojë t’i shqipërojnë. Secilit nga ne i del për detyrë të përdorë drejt e saktë gjuhën amtare si dhe të japin kontribut për mbrojtjen e saj. Një person mund të quhet intelektual atëherë kur ai përdor drejt gjuhën e tij .Gjithashtu secili nga ne duhet të shfrytëzojë burimet e pashtershme të fjalëve popullore ,duke e pasuruar dhe pastruar gjuhën tonë . Këto vitet e fundit është vënë re një gjymëtim i gjuhës sonë nga fjalët e huaja si në rrafshin morfologjik dhe në atë sintaksor të cilat nuk i shkojnë për shtat gjuhës shqipe.
Gjendja e gjuhës shqipe është tepër shqetësuese e me të drejtë duhet ndalur në këtë pikë ,profesor Gjovalin Shkurtaj rreth kësaj teme ka shkruar edhe librin e tij cilësor :(Urgjenca gjuhësore 2015). Profesor Çeliku në librin e tij (Çështje të shqipes standard 2002 ,SHBLU fq.221) thekson: ’’Çdo mësues ,gazetar ,nëpunës i administratës së ndryshme në tryezën e tij duhet të ketë këto vepra madhore: ’’Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe’’, “Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës shqipe’’dhe të konsultohet me ta para se të shkruaj një shkresë’’. Një pasuri e madhe për zëvendësimin e fjalëve të huaja me gjegjëse shqip janë edhe revistat ‘’Gjuha jonë’’ të cilat kanë rubrikat ‘’Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj’’. Jam i mendimit se me këtë punë mund të merren leksikologët e të nxjerrin një
Fjalor me emërtimin :’’Fjala shqipe në vend të fjalës së huaj ‘’.
Emigrantët dhe gjuha shqipe
Një faktor i rëndësishëm për forcimin e gjuhës amtare janë edhe emigrantët të cilët duhet të bëjnë një punë të palodhshme për t’i mësuar gjuhën amë fëmijëve. Shteti ynë duhet t’u dërgojë libra metodikë të gjuhës madje pse jo të ketë dhe mësues që t’i mësojnë fëmijët e tyre . Por çfarë vihet re kur emigrantët kthehen në vendin e tyre?! Fëmijët hasin vështirësi në të shprehurin e përditshëm ,madje në të shumtën e rasteve në vend të fjalës shqipe përdorin fjalën e huaj e cila më pas futet si gjë moderne nga rrethi shoqëror.
Ministria e arsimit ka nxjerrë një udhëzim ku mësuesit punojnë me një plan të posaçëm me nxënësit e kthyer nga emigrimi.
Jam i mendimit që duhet të ketë mësues të cilët të punojnë me këta grupe. Duke qenë se këta fëmijë përshtaten në rreth shoqëror shumica është e destinuar të thithë të renë .Vlen të përmendet si shembull fjala ciao, shpenza, guida etj,të cilat po ecën me këtë shpejtësi do të zënë vend në leksikun e përditshëm. Janë më të prerë me pastërtinë e shqipes shqiptarët e Kosovës ,Malit të Zi dhe Maqedonisë pasi ata e flasin dhe e shkruajnë në mënyrë të pastër shqipen. Tekstet përballë huazimeve Si në tekstet shoqërore dhe ato shkencore nuk gjen fjalë shqipe por vetëm fjalë të huaja .
Askush nga hartuesit e këtyre teksteve nuk është konsultuar me Fjalorin e Termave 1975,ku jepen të shqipëruara shumica e fjalëve . Madje edhe në tekstet shkollore duhet të ketë fjalorë të termave Nxënësit ndeshen me termat :opozitë ,opozitë , mazhorancë, minorancë një një ,aketë socim ,negocim etj,të cilat e kanë gjegjësen në shqip. E kemi fare të lehtë të fusim një fjalë të huaj në leksikun e përditshëm dhe nuk vëmë në lëvizje logjikën e të krijojmë fjalë të reja.
Babai i gjuhës shqipe Kostandin Kristoforidhi është një shembull për t’u ndjekur pasi krijoj fjalë të cilat mbeten të gjalla si: dritare, hekurudhë ,shtypshkronjë,urë etj.Po ne a e kemi vrarë mendjen ndonjëherë e të mendojmë se diku në shtresat dialektore flenë fjalë sa të vjetra e kuptimplota shqipe?! Detyrë kryesore u del edhe shkrimtarëve të cilët janë lëvruesit e gjuhës .
Ata krijojnë e huazojnë atje ku është e nevojshme .Mund të përmendim Kadarenë i cili ka futur në leksikun e përditshëm një sërë fjalësh të reja por më kryesorët janë: esse-sprovë, xhaxha-ungj, gjyshe – empta. Edhe Dritëro Agolli mbetet një ndër shkrimtarët e tabanit dhe ndaj veprat e tij mbeten të pëlqyera dhe të kuptueshme për çdo moshë dhe në çdo kohë . Duhet të ngrihen rrethet gjuhësore në çdo qytet ku të ketë konsulta dhe rrahje mendimesh për përdorimin e fjalëve të huaja.
Qendra e Studimeve Albanologjike duhet të mbajë kontakte edhe me shkollat e t’i njohë me botimet e fundit rreth fushave gjuhësore. Gjuha shqipe ka një standard të ri 45 vjeçare ndaj duhet një punë e palodhur nga gjuhëtarët dhe mësuesit e gjuhës amtare. Për të punuar për ngritjen në normë të fj alëve shqipe dhe rënien nga norma të fjalës së huaj, e cila ka gjegjësen e saj në shqip. Duhet të përmendim këtu se gjuha shqipe gjatë kohës së saj ka huazuar fjalë nga gjuhë të popujve të tjerë me të cilët është takuar gjatë historisë.
Sipas një analize të bërë nga akademikë të fushës së gjuhës arrihet në këtë konkluzion: ’’Gjuha shqipe nuk është më pak e pastër se anglishtja edhe pse larg që të jetë ajo përballet me një mësymje të kësaj gjuhe. Si mundet të përballojmë këtë situatë dhe çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj huazimeve leksikore të kohës moderne?’’ (Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme Ferdinand de Sosure fq.77).
Shtresa e vjetër e huazimeve njëherazi dhe me ndikim më të madh në gjuhën shqipe ,është ajo me bazë latine .Këto fjalë kanë hyrë qysh në kohën e perandorisë romake sepse latinishtja ka qenë gjuhë zyrtare për këtë perandori. Shqipja sikurse dhe gjuhë të tjera ka huazuar fjalë jo vetëm nga vende pushtuese por edhe nga gjuhë të popujve që ka pasur marrëdhënie të mira . Kush huazon fjalë? ‘’Meqënëse asnjë gjuhë asnjëherë nuk ka marrë ndonjë fjalë nga ndonjë gjuhë tjetër me qëllim që një ditë t’ia kthej e meqë fjalë të tjera nuk janë kthyer, termi huazim është tepër i gabuar’’(The Cambridge Encyclopedia of Language 2010-2011 f. 5)
Pa hyrë në hollësi për të shpjeguar huazimet, vetëm të përmendim se fjalë të huazuara apo huazime janë fj alët e një gjuhe të marra nga një gjuhë tjetër të përshtatura sipas një modeli fonetik dhe morfologjik. Shpesh fjalët merren nga gjuhë të tjera për të plotësuar një zbrazëti leksikore, për të emërtuar sende e objekte ,koncepte a dukuri. Vërehet se të gjitha këto fjalë nuk janë shërbyese dhe funksionale pasi në fjalorin e gjuhës shqipe ato kanë gjegjësen në shqip.
Edhe pse me plot fjalë të huaja gjuha shqipe gjallon edhe sot e kësaj dite por paksa e ndikuar nga gjuhët e tjera. Ç’është e vërteta gjuhët kanë nevojë të huazojnë nga njëra-tjetra, por duke mos groposur fjalët e saj. Këto vite është vënë re edhe ndikimi i anglicizmave ,të cilat përdoren për të treguar një personalitet modern. Ja disa anglicizma: baipas, basketboll, biftek, biznes, bilanc, lob, xhaz hobi.
Por a është vrarë mendja nga folësit e gjuhës dhe studiuesit e saj që këtyre fjalëve t’i gjendet një gjegjëse?! Ndaj duhet të përgatitemi sa më mirë të dimë, duke mësuar nga përvojat e të tjerëve që të përballojmë sa më lehtë mësymjen e huazimeve të panevojshme.
Në këtë shkrim u përpoqa të sjell shembuj të huazimeve në gjuhën shqipe. Gjuha shqipe ashtu si çdo gjuhë tjetër ka huazuar fjalë por atje ku është dashur dhe është pare e arsyeshme. Këto 30 vitet e fundit me gjuhën shqipe janë bërë eksperimente nga gjuhëtarë e pseudogjuhëtarë nga patriot e pseudopatriot. Kjo për faktin se duam të dukemi se zotërojmë çdo fushë .
Gjuha amtare është identiteti i një kombi dhe si e tillë mbrohet me ligj. Cilido qoftë personi që luan me gjuhën duhet të përgjigjet. Duhet vënë detyrë vetes, mësuesve, nëpunësve, gazetarëve dhe politikanëve që të zbatojnë rregullat e drejtshkrimit,i cili është vendosur njëzëri nga të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.Sa nuk është vonë duhen ngritur grupe pune për mbrojtjen e gjuhës shqipe me ligj dhe akademikët të dalin me konkluzione përfundimtare që çdo fjalë e huazuar të përdoret atëherë dhe vetëm atëherë kur miratohet nga akademikët. Çdo televizion të pastrojë emërtimet e emisioneve të ndryshme me fjalë shqipe, librat të pajisen me fjalorth në çdo fund teme.
Duke vënë në zbatim gjuhën e pastër shqipe do të jetë më e lehtë të mësojmë gjuhë të tjera madje dhe bota do të na njohë për një popull me kulturë dhe horizont të gjerë. Si përfundim të këtij punimi u bëj thirrje të gjithë mësuesve të gjuhës që të jenë bashkëpunues me kolegët e fushave të ndryshme për zbatimin me përpikmëri të gjuhës shqipe duke pasur si pika referimi: ’’Drejtshkrimin e Gjuhës Shqipe’’ 1973, Fjalorin Drejtshkrimor’’ 1975 dhe ‘’Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe ‘’1980,2006 .
‘’Pasqyra e një kombi është gjuha amtare!’’(Eqrem Çabej)
Referenca
-Memushaj ,Rahmi ‘’Hyrje në gjuhësi’’Tiranë 2002 fq.99. -Ballkan 1 shkurt 2014 fq.29,celularomania ‘’Shekulli’’23.04.2014 fq.1,situate postzgjedhore ‘’Koha jonë ‘’5.02.2014. -’’Kongresi I Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe I,1972 fq.77. -’’Intervista ‘’Lloshi Xhevat fq.221. -’’Urgjenca gjuhësore’’2016. -‘’Çështje të shqipes standarde’’2002 ,SHBLU fq.221 . -’’Hyrje në gjuhësinë e përgjithshme ‘’Beograd- Novi Sad,1996 fq.77. -(The Cambridge Encyclopedia of Language 2010-2011 fq. 5).
Bledi Filipi
Të kesh probleme me të fejuarin tënd mund të jetë shumë shqetësuese, veçanërisht kur ai është ai që ke dashur gjithë jetën dhe ai ka qenë arsyeja që ti je ende gjallë, fillova të kem probleme me burrin tim për disa muaj që nuk e dija cili është problemi ose çfarë po ndodhte deri sa zbulova se ishte përfshirë një grua tjetër, nuk dija çfarë të bëja, isha i hutuar bëra gjithçka munda, por asgjë nuk po ndodhte për mua, derisa e kisha fjalën për këtë magjistar të shkëlqyeshëm që i thashë gjithçka që po shkoja në atë kohë dhe ai më tha të mos bëj panik se gjithçka do të jetë në rregull se nëse me të vërtetë do të ishim që ai do të kthehej unë bëra gjithçka që më tha të bëja dhe sot jemi kthyer bashkë të martuar me dy fëmijë të bukur Unë nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm këtë njeri, kështu që vendosa të ndaj përvojën time me të gjithë botën në rast se ju jeni atje duke kaluar nëpër një situatë të ngjashme ose më e keqja që të gjitha shpresat të mos humbasin ky njeri i madh mund të ndryshojë gjithçka ose po kaloni gjëra të vështira në jetë qofshin sëmundje, ju mund të kontaktoni këtë magjistar të shkëlqyeshëm të quajtur DR WALE për ndihmë përmes WhatsApp/Viber të tij: +2347054019402