VOAL

VOAL

LETËR E HAPUR 335 DELEGATËVE TË KUVENDIT VIII ZGJEDHOR TË LDK-së – Nga FLORIM ZEQA

May 24, 2015

Komentet

Aforizmi i ditës – 7 maj 2024

Paintings have a life of their own that derives from the painter’s soul.

Vincent Van Gogh

Pikturat kanë një jetë të tyren që buron nga shpirti i piktorit.

Vincent Van Gogh

RAI3- Ranucci: Puntata për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt…

Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtur linçim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të cilës i janë bashkuar raste të tjera që janë regjistruar gjatë muajve të fundit në Itali e që prekin çështje së lirisë së medias e pavarësisë së profesionit të gazetarit.

Drejtuesi e drejtori i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj e i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Federatës Kombëtare të Medias italiane Vittorio Di Trapani.

Gazetari Sigfrido Ranucci ekskluzivisht për Syri TV i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë e pse ai nuk është transmetuar ashtu siç u premtua një javë më parë?

A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam  përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.

Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve evropiane e duhet të respektojmë dhe par situatën politik.

Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një linçim ndaj popullit shqiptar”.

Dua ta ritheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta.

Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian.

Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

A keni biseduar me Ramën?

Ranucci: Kam kontaktuar me mesazhe me të.

A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të…, i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.

Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë… janë jo të vërteta?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë të certifikuara siç na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin./Alba Kepi/

Gazetarët e RAI-t në grevë

Skulptura e famshme me kalin në selinë qendrore të RAI-t në Romë

Ata denoncojnë një “kontroll të dendur” informacioni “nga politikanët”.

VOAL- Në një lajm të RSI bëhet e ditur se gazetarët e RAI-t janë në grevë që nga ora 05:30 e ditës së sotme, e hënë dhe do të zgjasë 24 orë. Bëhet e ditur se greva u njoftua në fund të muajit prill nga sindikata Usigrai, pasi një takim me drejtuesit e radiotelevizionit italian dështoi.

Usigrai kishte denoncuar “një kontroll mbytës mbi punën gazetareske” dhe përpjekjen e kryeministrit Giorgia Meloni për “ta reduktuar RAI në një megafon për qeverinë”. Më tej, u theksua “mungesa e një projekti informacioni RAI nga plani industrial”.

‘Një kamp përqendrimi’- Reportazhi i medias gjermane: Burgu gjigand italian në Shqipëri

Pas reportazhit investigativ të medias italiane Rai3, e cila hodhi dritë mbi një marrëveshje të paqartë dhe jo transparente mes Edi Ramës dhe kryeministres italiane, Georgia Meloni për strehimin e refugjatëve që nisen drejt Italisë në kampet që do të ngrihen në Lezhë.

Edhe mediat gjermane i kanë kushtuar një tjetër reportazh kësaj marrëveshje jotransparente, e cila sipas reportazhit të ARD gjermane shkel të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare që parashikojnë trajtimet e refugjatëve.

Në reportazhin e medias gjermane bëhet e qartë se Edi Rama i ka dhuruar Italisë ekstraterritorialitet brenda Shqipërisë, ku shteti italian ka nisur ndërtimin e të ashtuquajturave kampe refugjatësh, por që në të vërtetë, siç raporton ARD nuk janë gjë tjetër veçse kampe përqëndrimi, ose burgje të hapura.

“Akomodimi i parë ekstraterritorial i BE-së për refugjatët do të hapet pas disa javësh: një kamp refugjatësh italianë në tokën shqiptare. Aktivistët e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar.”,- nis kronika përmbledhëse edicionit të lajmeve të Tagesschau.

Pjesë nga reportazhi:

Asnjë mundësi për të hyrë brenda e për të parë se ç’ndodh në kampin italian në Milano.

I vetmi informacion nga Tereza Florio, një aktiviste e të drejtave të njeriut ka kontakte me personat e izoluar në brendësi, të cilët i nisin video të tentativave për vetëvrasje, ushqimin e makonsumueahëm dhe eksesin e dhunës nga forcat italiane të rendit.

Në këto kushte do të dërgohen në Shqipëri, një vend joanëtar i BE, sipas një marrëveshje midis Ramës dhe Melonit.

Drejtori i Portit të Shëngjinit Sandër Marashi shprehet se punimet që kanë filluar nuk e pengojnë punën e portit. Shprehet se nuk di detaje, “ato janë punë që i di më mirë qeveria” por është i gëzuar se siç thotë “shqiptarët janë popull me zemër të madhe dhe do ndihmojnë Italinë”…

Fshatarët gjithashtu nuk dinë gjë se ç’po ndodh brenda kantierit, por shprehen se nuk ndjehen rë frikësuar pasi u është thënë se rrethimi do jetë 8 metra i lartë dhe do jetë e pamundur që dikush të arratiset…

Kampi i përqendrimit po ndërtohet brenda një zone dikur ushtarake, arsye për të cilën ndalohet filmimi dhe hyrja.

Elton Laska, avokat lokal që është kundër marrëveshjes, shpjegon se gjithçka është anti-kushtetuese dhe si çdo i burgosur ata do tentojnë të largohen drejt BE ku e kanë synimin dhe atëhere do ketë probleme. Ai ka tentuar ta ndalojë përmes gjykatës kushtetuese por pa sukses.

Burgu italian do ketë administratë dhe personel italian dhe brenda tij do funksionojnë ligjet italiane.

Pra një kamp përqëndrimi, një burg gjigand italian në territorin shqiptar.

Sa para do fitojë Shqipëria nuk dihet apo do marri Rama një përshpejtim lehtësi në antarësimin evrooian? Heshtje totale nga qeveria shqiptare por edhe nga qeveria italiane.

Kush do i kontrolloje resprektinin e të drejtave të të izoluarve aty?

Në tentativat për të marrë një përgjigje me gojë me shkrim apo intervistë nga  autoritetet italiane morëm vetëm heshtje.

Tereza Florio mendon se përsa kohë nuk ka transparencë e as akses të organizatave të të drejtave të njeriut brenda strukturave, nuk ka asnjë garanci që drejtat e njeriut do të respektohen.

Bashkimi Evropian nuk ka shprehur asnjë kundërshtim në lidhje me këtë marrëveshje.

Aforizma nga Maximilien de Robespierre (6 maj 1758 – 28 korrik 1794)

VOAL- Sekreti i lirisë qëndron në arsimimin e njerëzve, ndërsa sekreti i tiranisë qëndron në mbajtjen e tyre të paditur.

Të ndëshkosh shtypësit e njerëzimit është mëshirë; t’i falësh është mizori.

Çdo ligj që cenon të drejtat e patjetërsueshme të njeriut është në thelb i padrejtë dhe tiranik; nuk është aspak ligj.

Mbreti duhet të vdesë që vendi të mund të jetojë.

Çdo institucion që nuk e konsideron popullin të mirë dhe gjyqtarin korruptiv, është i keq.

Mëshira është tradhti.

Ateizmi është aristokratik; ideja e një Qenieje të madhe që mbron pafajësinë e shtypur dhe ndëshkon krimin triumfues është krejtësisht popullore.

Krimi therorizon pafajësinë për të siguruar një fron dhe pafajësia lufton me të gjitha forcat kundër tentativave të krimit.
Vullneti i përgjithshëm sundon në shoqëri pasi vullneti privat qeveris çdo individ të veçantë.
Përsëri, mund të thuhet, se për të dashur drejtësinë dhe barazinë, njerëzit nuk kanë nevojë për përpjekje të mëdha virtyti; mjafton që ata ta duan veten e tyre./Elida Buçpapaj

Më 6 maj 1758 lindi Maximilien de Robespierre, një nga figurat më të shquara të Revolucionit Francez

Robespierre u ndikua nga filozofet e shekullit te XVIII si Jean-Jacques Rousseau dhe Montesquieu. Ai ishte një mbështetës i krahut te majte te borgjezisë. Ai përshkruhet si një njeri me fizik normal dhe qe nuk i kushtonte rendësi paraqitjes se tij fizike dhe çështjeve te tij personale. Mbështetësit e tij e thërrisnin “I Pakorruptueshmi” kurse kundërshtaret e tij e quanin si “Tiran” si nënshkrues te diktaturës (diktatura e gjakderdhjes).

Jeta e hershme

Maximilien de Robespierre (Maksimilien dë Robespier ) u lind ne Arras, France. Origjina e familjes se tij mund te gjendet ne shekullin e XII, ne Picardy, Francën Veriore ; disa nga paraardhësit e tij ne linjën mashkullore ishin notere ne fshatin e vogël te Carvin afër Arrasit nga fillimi i shekullit te XVII. Një tjetër hipoteze është se ai ka prejardhje nga Irlanda, dhe pretendohet se mbiemri i tij te jete “Robert Speirs”. Lewes, Hamel, Michelet, Lamartine dhe Belloc e kishin cituar këtë teori edhe pse ka shume pak fakte ku ata mbështeten.

Gjyshi i tij, Maximilien de Robespierre, e shpalli veten ne Arras si avokat. Babai i tij, Maximilien Barthélémy François de Robespierre, gjithashtu një avokat ne Këshillin e Artois ishte martuar me Jacqueline Marguerite Carrault, e bija e një birreberesi, ne 1758. Maximilien ishte me i madhi i kater fëmijëve te lindur midis martesës se tyre- vëllezërit dhe motrat e tij ishin Charlotte, Henriette dhe Augustin. Për ta fshehur këtë fakt sa me shume qe te mundej, ndërsa babai dhe mamaja e tij bene një martese te shpejte (te cilën gjyshi i tij refuzoi ta pranonte). Ne 1764, Madame de Robespierre vdiq gjate një lindje. Burri i saj u largua nga Arras, dhe shëtiti rreth Evropës deri sa vdiq ne Mynih ne 1777, duke i lëne fëmijët te rriteshin nga gjyshërit e tyre dhe tezet.

Maximilien ndoqi kolegjin (shkollën e mesme) te Arras kur ishte tete vjeç, ndërsa zotëronte te lexuarin e te shkruarin. Ne tetor te vitit 1769, me një rekomandim nga peshkopi, ai ndoqi shkollën Lycée Louis-le-Grand ne Paris. Këtu ai mësoi te admironte figurën e Republikës se Romes dhe figurave si Ciceroni, Cato dhe te tjerë. Disa nga shokët e tij te klasës ishin Camille Desmoulins dhe Stanislas Fréron. Ai gjithashtu ishte njohur me Rosseaun gjate kësaj kohe dhe morri shume nga parimet e tij. Ai gjithashtu ngjalli interes. Interesi mbi Robespierre u rrit sepse ai ishte i virtytshëm, nje njeri qe rri vetëm ne prani te ndërgjegjes se tij.

Vetëm pak kohe pas kurorëzimit Luigji XVI ai vizitoi kolegjin Louis-le-Grand. Robespierre, atëherë 17 vjeç, ishte zgjedhur nga 500 nxënës për te mbajtur një fjalim qe t’i uronte mirëseardhjen mbretit; si një student me shume trofe, zgjedhja kishte qene e menjëhershme. Ne ditën e fjalimit, Robespierre dhe turma e priti mbretin dhe mbretëreshën për disa ore ne shi. Gjate mbërritjes, çifti mbretëror qëndroi ne karocen e tyre te udhëtimit për ceremoninë dhe u larguan menjëherë pas saj. Robespierre do te ishte një nga ata qe do te kërkonin vdekjen e mbretit.

Politikat e hershme

Pasi kishte përfunduar studimet e tij mbi ligjet, Robespierre u pranua si pjese e klubit avokateve te Arrasit. Kryepeshkopi i Arrasit, Louis François Marc Hilaire de Conzié, e emëroi atë si gjykatesin mbi krimet ne Dioqezën e Arrasit ne Mars 1782. Ky emërim nuk e pengoi atë te ishte pjese e klubit te avokateve te Arrasit. Ai u be shpejt një avokat i suksesshëm dhe zgjodhi si parim te tij përfaqësimin e te varfërve. Gjate seancave gjyqësore ai ishte i njohur si mbrojtës i idealeve te paqes dhe te drejtave te njeriut d.m.th klientëve te tij. Me vone ne karrierën e tij ai lexoi shume dhe shume I interesuar për shoqërinë ne përgjithësi, një nga shkrimtaret me te mire dhe një nga te rinjtë me te njohur te Arrasit.

Ne shtator 1783, ai ishte zgjedhur si anëtar i akademisë se Arrasit, ne takime te cilat ai shkonte rregullisht. Ne 1784, ai fitoi një medalje nga akademia e Mertz për esenë e tij për pyetjen se a duhet te ndajnë dënimin dhe te afërmit e një krimineli te dënuar me te. Ai dhe Pierre Louis de Lacretelle, një avokat dhe gjykatës ne Paris, e ndanë çmimin bashke. Shume nga esetë e tij qe e pasuan këtë te fundit ishin me pak te suksesshme, por këto nuk patën shume rendësi sepse ai ishte i njohur ne letërsinë dhe shoqërinë muziore te Arrasit, te njohur si “Rosatia”, ne te cilin ndodhej edhe Lazare Carnot, qe do te ishte kolegu i tij ne Komitetin e Sigurisë se Përgjithshme.

Ne 1788, ai morri pjese ne një diskutim se si qeveritë provinciale te Francës duhet te zgjidheshin, duke treguar qarte dhe me force ne Addresse à la nation artésienne se n.q.s do te zbatohej përsëri mënyra e votimit nga anëtaret e provincave, shtersat nuk do te përfaqësonin me popullin e Francës. Ka mundësi qe ai e ka thëne këtë gjë qe te kishte mundësi te merrte pjese ne punimet e saj dhe kështu te ndërhytë duke ndryshuar politikat e monarkisë. Mbreti Luigji XVI me vone shapalli zgjedhje te reja për te gjitha provincat duke i lejuar ne këtë mënyre Robespierre te behej deputet për shtresën e trete. Edhe pse anëtaret e bashkisë ishin zgjedhur Robespierre me sukses u zgjodh midis tyre. Ne asamblenë e bailliage , konkurrenca ishte e madhe por Robespierre kishte filluar te merrte pike me politiken e ndjekur ne Arras 1779. Me këtë ai siguroi mbështetjen e zgjedhësve vendas edhe pse tridhjet dhe relativisht te varfër dhe humbja e përkrahjes ai ishte zgjedhur deputet i peste i shtereses se trete te Artois. Kur Robespierre arriti ne Versaje, ai ishte relativisht i panjohur, por ai shpejt u be pjese e Asamblesë se Përgjithshme qe me vone u kthye ne Asamble Kushtetuese.

Ndërsa Asambleja Kushtetuese po merrej me krijimin e një kushtetute te re, Robespierre u kthye qe nga asambleja e avokateve provinciale dhe borgjezisë se pasur tek njerëzit e Parisit. Ai ishte një folës i shpeshte i Asamblesë Kushtetuese ; ai hodhi shume ide te reja për Deklaratën e te Drejtave te Njeriut dhe për Provincat Kushtetuese ; gjithmonë me një sukës te madh. Ai ishte i njohur si Pétion de Villeneuve i dyti dhe një lider i trupit te vogël te ekstremisteve te majte ; “30 zerat” siç Mirabeau i quante shpesh ata.

Robespierre shpejt u përfshi ne Shoqërinë e Shokëve te Kushtetutës, e njohur zakonisht si Klubi i Jakobinëve. Fillimisht ky grup ishte i përberë nga anëtare te erdhur nga Brittany. Pasi Asambleja u zhvendos ne Paris, klubi filloi te pranonte një sere borgjezesh parizinesh ne anëtarësinë e tij. Ndërsa koha ecte shume nga artizanatet inteligjente dhe tregtaret e vegjël u bene pjese e këtij klubi. Ne rradhet e këtyre njerëzve, Robespierre fitoi simpati jo te vogël. Ndërsa borgjezia e pasur e Parisit dhe deputetet e krahut te djathte po përjetonin sukës nga klubi i 1789, ndikimi mbi liderat e vjetër te Jakobineve, si Barnave, Duport, Alexandre de Lameth u zvogëlua. Kur ata te shqetësuar për përparimin e Revolucionit, themeluan klubin e Feuillants ne 1791, te majtët, duke përfshire Robespierre dhe shokët e tij, mbizotëruan ne grup.

Ne 15 maj 1791, Robespierre propozoi qe asnjë deputet qe ulej ne Kuvend nuk mund te ulej ne Asamble, i vetmi propozim i tij i pranuar nga kjo Asamble. Përleshja ne 20 qershor, dhe pas kësaj arrestimi i Luigjit te XVI dhe i familjes se tij ne Versajë qe përfundoi duke vetëshpallur Robespierre ne grupin e Jakobineve, “ni monarchiste ni républicain” (as monarkist as republikan). Por kjo nuk ishte e pazakonte; shume pak ne këtë pike u pranuan si republikane.

Pas masakrës te Kampit te Marsit ne 17 korrik 1791, duke dëshiruar te ishte me afër me Asamblenë dhe Jakobinët, ai u zhvendos tek shtëpia e Maurice Duplay, një mobilier qe jetonte ne Rue Saint-Honoré dhe një admirues i flkte i Robespierre. Robespierre jetoi atje (përjashtohen vetëm dy periudha te shkurtra largimi) deri ne vdekjen e tij. Ne fakt, ne baze te disa burimeve, duke përfshire doktorin Souberbielle, Vilate, një anëtar jurie i Gjyqit Revolucionar, dhe me e reja nga vajzat e te zotit te shpise (qe me vone do te martohej me Philippe Le Bas nga Komiteti i Sigurisë se Përgjithshme), u fejua me vajzën me te re te te zotit te shtepise, Éléonore Duplay.

Ne 30 shtator, kur Asambleja Kushtetuese u shpërnda, kurorëzuan Pétion dhe Robespierre si dy patriote te pakorruptuar me qellim qe te tregohej pastërtia e parimeve te tyre., te mënyrës modeste se si ata jetonin dhe për refuzimin e ryshfeteve te ndryshme.

Me shpërndarjen e Asamblesë ai u kthye për një vizite te shkurtër ne Arras, ku u prit ne mënyre madhështore. Ne nëntor u kthye ne Paris për t’u vendosur ne pozicionin e Prokurorit Publik te Parisit. Wikipedia

Koncesione dhe art i larë me gjak- Rasti ‘Harabel’, Bashkia e Tiranës dhe Inceneratori i Sharrës

Nga Vincent W.J. Van Gerven Eoi, The Albanian Mechanism

Më 1 korrik 2021, platforma e artit bashkëkohor “Harabel” prezantoi një skulpturë të artistit kosovar Sislej Xhafa, të titulluar Bleta (“Bleta”), në landfillin e Sharrës, vend-depozitimi i mbetjeve bashkiake të Bashkisë së Tiranës. Skulptura e Xhafës supozohej të ishte e para nga një seri veprash arti publike që do ta transformonin këtë “pronë private” në një “park skulpture të artit bashkëkohor”. Historikisht, landfilli i Sharrës është vendi ku më 7 gusht 2016 një ekskavator shtypi 17-vjeçarin Ardit Gjoklaj, i cili ishte punësuar ilegalisht nga një impiant administrimi i mbetjeve në landfillin e operuar nga 3R, një kompani nga Peqini në pronësi të një funksionari të PS.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e kishte promovuar publikisht impiantin e menaxhimit të mbetjeve si një mundësi shembullore punësimi për komunitetin, duke pretenduar se ajo respekton të gjitha standardet ligjore. Por kur u zbardhën rrethanat tragjike rreth vdekjes së Gjoklajt, raportimi në media për skandalin u shtyp në mënyrë agresive. Hetimi i 3R dhe pronarit të saj u mbyll. Kur u përball me këtë histori, “Harabel” komentoi në rrjetet sociale se “Sislej zgjodhi të instalonte veprën e tij në Zonën e Trajtimit të Mbetjeve të Tiranës, një vend shumë delikat të cilin ai e vizitoi dhe e zgjodhi vetë pa asnjë sugjerim paraprak nga “Harabel””.

“Harabel” është një fondacion jofitimprurës që “përqendrohet në promovimin e artit bashkëkohor” i themeluar në vitin 2018 nga artisti Driant Zeneli dhe “promotorja kulturore” Ajola Xoxa, një juriste e specializuar në ligjin e energjisë, e cila ndodh të jetë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj. Menjëherë pas themelimit të saj, Harabel filloi një sërë projektesh të profilit të lartë të artit publik, duke shfaqur artistë të njohur ndërkombëtarisht si Anri Sala (gjithashtu në bordin e Harabel), Adrian Paci dhe Xhafa. Me skenën e artit bashkëkohor në Tiranë që po lufton si në aspektin e financimit ashtu edhe në hapësirë, dhe duke pasur parasysh që as Zeneli, asokohe një emigrant, as Xoxa nuk ishin të rrënjosur fort në atë skenë, ngritja meteorike e Harabel ishte e jashtëzakonshme.

Në uebsajtin aktual të “Harabel”, Xoxa e liston veten si “bashkëthemeluese” dhe “drejtoreshë kreative”. Ajo është gjithashtu themeluese e Galerisë NAAN dhe Galerisë GurGur, ku “Harabel” ka organizuar ekspozita. Adresa zyrtare e “Harabelit” në Sky Toëer, në zemër të zonës së shtrenjtë të Bllokut të Tiranës, është në të njëjtën ndërtesë me praktikën ligjore të Xoxës, “The Partners”, dhe ish-drejtori i programit të Harabelit dhe koordinatori aktual ligjor, Xhoi Skënderasi, gjithashtu mbante një vend në bordin e Kompania botuese të Xoxës, “Botimet Enciklopedike”. Me fjalë të tjera, “Harabel” është shumë i lidhur me interesat e biznesit të Xoxës. Por si financohet kjo organizatë jofitimprurëse? Dhe si ka akses në parcelat kryesore të tokës për projektet e saj të artit publik?

Një dokument i publikuar së fundmi ofron një nga pjesët e munguara të enigmës. Kontrata parashikon që Xhafa do t’i “dhurojë” Harabelit veprën e tij “Bleta” dhe një kompani e quajtur “Integrated Energy BV SPV” do të instalojë dhe mirëmbajë veprën në pronën e saj për të paktën pesë vjet në emër të “Harabelit” dhe artistit. Ndërsa ky dokument shterron pyetjen se si “Harabel” i strukturon projektet e tij të artit publik, ky strukturim i veçantë ligjor ngre një sërë pyetjesh të tjera, më e dukshmja ndër to: Pse Integrated Energy BV SPV, një kompani private e krijuar për “menaxhimin, administrimin dhe realizimin të punimeve për ndërtimin e Zonës së Trajtimit të Mbetjeve Tiranë”, do të sigurojë pronën dhe mbështetje pa pagesë për krijimin e një parku skulpturash në periferi të Tiranës?

Për të qenë në gjendje t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të kuptojmë se si Integrated Energy BV SPV e mori zotërim landfillin e Sharrës. Një nga burimet më të mira për ta bërë këtë është dosja për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj e përpiluar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në korrik 2023. Kjo dosje, 320 faqe, jep një pasqyrë të detajuar të marrëdhënieve të biznesit të Ahmetajt që nga viti 2008, veçanërisht me ata persona që rezultojnë të jenë në krye të landfillit të Sharrës. Sasia e aktivitetit kriminal të dokumentuar në këtë dosje është marramendëse: ryshfet, korrupsion, intimidim të zyrtarëve, falsifikimi i dokumenteve, mashtrimi tatimor… lista është dërrmuese. Ajo që jap më poshtë është vetëm pjesa më e vogël, e thjeshtuar.

Pjesa jonë e historisë nis më 28 janar 2016, kur kryebashkiaku Veliaj i shkruan Ministrisë së Financave për “përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve urbane në qytetin e Tiranës”, duke pretenduar se ka përfunduar së fundmi një studim fizibiliteti për vendosjen e një koncesioni për menaxhimin e mbetjeve në Tiranë. Propozimi gjen rrugën në tavolinën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i cili i përgjigjet pozitivisht kryebashkiakut Veliaj për planet e tij. Përgjigja e ministrit Koka i përcillet edhe biznesmenit Klodian Zoto: “Shiko këtë dhe më thuaj nëse je dakord”.

Në këtë pikë, Zoto dhe partneri i tij i biznesit Mirel Mërtiri tashmë kontrollojnë dy koncesione të tjera të menaxhimit të mbetjeve në Fier dhe Elbasan nëpërmjet një sërë kompanish të ndërlidhura me seli të gjitha në Sky Toëer. Tani, ata synojnë një tjetër koncesion, më të madhin deri tani: menaxhimin e mbetjeve të Tiranës në landfillin e Sharrës. Pasi u informua për nismën e kryebashkiakut Veliaj, kompania e paregjistruar Integrated Energy BV ndjek shembullin e inceneratorit të Elbasanit dhe i bën një ofertë të pakërkuar Ministrisë së Mjedisit për ndërtimin e një impianti të menaxhimit të mbetjeve pranë Tiranës. Mbi bazën e kësaj oferte, qeveria hap një procedurë tenderimi publik, ndërsa më 19 gusht 2016, kompania regjistrohet si Integrated Energy BV në Holandë me 50,000 euro kapital dhe me Zoton si një nga drejtorët. Pjesa tjetër e bordit është e mbushur me avokatë të ndryshëm të specializuar në krijimin e kompanive guaskë, një nga mjetet kryesore përmes të cilave qeveria holandeze lehtëson evazionin fiskal ndërkombëtar.

Integrated Energy BV është e përfshirë në mënyrë aktive në procedurën e hartimit të tenderit në të cilin ata synojnë të marrin pjesë dhe merr informacion për konkurrentët e saj nga Ministria e Mjedisit. Në një procedurë me të meta, Këshilli i Ministrave i jep më pas Integrated Energy BV një bonus 8% në vlerësimin e tenderit, praktikisht duke siguruar koncesionin për kompaninë. Më 31 gusht 2017, Integrated Energy BV SPV, e regjistruar një ditë më parë dhe në pronësi 100% të kompanisë holandeze guaskë Integrated Energy BV, i jepet koncesioni ekskluziv 30-vjeçar prej 130 milionë eurosh “për ndërtimin e një landfilli, inceneratori, dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimi i energjisë elektrike” nga ministri Koka. Lehtësia e kësaj kontrate për koncesionarin është se ai paguhet për ton metrikë mbetjesh urbane, edhe nëse nuk ndërmerret asnjë nga punimet e premtuara ndërtimore. Ky fluks i mbetjeve urbane është në fakt i garantuar nga Bashkia e Tiranës, e cila angazhohet të paguajë diferencën në rast se fluksi bie nën një prag të paracaktuar.

Në shkelje të qartë të kontratës së koncesionit, ndërtimi i inceneratorit nuk fillon kurrë dhe disa gazetarë shqiptarë, duke përfshirë edhe mua, fillojnë të hetojnë koncesionet e shumta të Zotos dhe Mërtirit dhe marrëdhëniet e ndërlikuara mes kompanive të tyre të ndryshme. Në vitin 2020, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nis hetimin për koncesionet e menaxhimit të mbetjeve me kërkesë të opozitës.

Në mars 2022, SPAK lëshon urdhra arresti ndaj ish-ministrit Koka, Zotos dhe të tjerëve në hetimin e tyre për koncesionin e Fierit. Si përgjigje, Geogenix BV (emri i ri i kompanisë holandeze guaskë Integrated Energy BV) lëshon një deklaratë për shtyp duke pretenduar se ata kanë shkëputur të gjitha obligacionet me kompanitë e menaxhuara nga Zoto.

Më 25 shtator 2023, Gjykata Speciale për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënon Kokën me 6 vjet e 8 muaj burg për çështjen e Fierit. Bllako merr 2 vjet e 8 muaj dhe Zoto 8 vjet. Një muaj më vonë, më 5 tetor 2023, Koka merr një dënim shtesë me 5 vjet e 8 muaj burg për çështjen e Elbasanit. Mërtiri dhe Zoto marrin të dy 6 vjet e 8 muaj.

Ndërkohë vijon hetimi i SPAK për koncesionin e Tiranës. Në gusht 2023, landfilli i Sharrës dhe të gjitha pronat e tjera të Integrated Energy BV SPV konfiskohen dhe në dhjetor lëshohet një grup i ri urdhërarrestesh.

Kur një gazetare investigative bën publike, në bazë të dosjes së Ahmetajt, se ishte kryebashkiaku Veliaj që nisi procedurën e koncesionit, ai e sulmon duke e quajtur “vrasëse me pagesë”. Ai mohon publikisht të ketë ndonjë lidhje të ngushtë me koncesionin, duke pretenduar se ai thjesht “ka për detyrë të sjellë mbeturinat në landfill”.

Kryebashkiaku Veliaj thirret nga SPAK për të dëshmuar për çështjen më 30 prill 2024, lidhur me rolin e tij në fillimin e procedurës së koncesionit dhe përfshirjen e vartësve të tij të drejtpërdrejtë në mashtrimin dhe falsifikimin e dokumenteve në procesin e hartimit dhe miratimit të saj.

Le të kthehemi tani te prezantimi i Ajola Xoxës për punën e Sislej Xhafës në pronën e Integrated Energy BV SPV: Pse një kompani e menaxhimit të mbetjeve do të ishte e interesuar të sponsorizonte karrierën e vanitetit kuratorial të bashkëshortes së kryebashkiakut?

Siç mund të jetë bërë e qartë nga ngjarjet rreth bëmave të Zotos dhe Mërtirit dhe rastet e shumta të SPAK-ut që i shfaqin ata në lidhje korruptive me një mori politikanësh dhe burokratësh të Partisë Socialiste, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar, çdo akt është transaksional. Pra, nuk do të ishte e paarsyeshme të mendohej se edhe sponsorizimi i tyre për eventet artistike të Harabelit ka motive të fshehta, vetëm një ndër episode në një shkëmbim të ndërsjelltë favoresh mes bashkisë së Veliajt dhe biznesmenëve.

Ndaj, ndoshta, pasi kemi paraqitur një rrëfim faktik, mund të përfundojmë me një spekulim të shkurtër: Siç dëshmohet nga dosja e Ahmetaj, Integrated Energy BV SPV iu dha koncesioni i Sharrës falë nismës dhe mbështetjes së kryebashkiakut Veliaj, bashkia e të cilit është gjithashtu përgjegjëse për pagesat për Integrated Energy BV SPV për një periudhë 30 vjeçare. Në këmbim, kompania bëri gjestin e vogël të mbështetjes së karrierës së sapolindur kuratoriale të gruas së kryebashkiakut duke sponsorizuar një park skulpture në landfillin që menaxhon. Në të gjithë këtë, artisti Sislej Xhafa, i cili kishte zgjedhur në mënyrë spontane vendin “pa asnjë sugjerim paraprak”, siguronte një fasadë respekti, ndërsa në praktikë lehtësoi artshpëlarjen e një koncesioni të menaxhuar në tokë të larë me gjak dhe në kurriz të qytetarëve të Tiranës, të cilët tashmë po përballen me një rritje të madhe të kostove të grumbullimit të mbetjeve.

Në fund të fundit, paratë që qarkulluan nëpërmjet “fondacionit jofitimprurës” të Xoxës, Harabel dhe hapësirave të saj të galerisë janë të papërfillshme brenda peizazhit më të gjerë të shpronësimeve, privatizimeve dhe koncesioneve shqiptare. Por parimi që del prej kësaj është padyshim trajta e modus operandit të qeverisë, e cila që në fillimet e saj ka përvetësuar në mënyrë aktive disa forma të natyrës kulturore për t’i shërbyer nevojave të saj propagandistike, duke shpërqendruar vëmendjen e publikut në punën e saj të brendshme.

Integrated Energy BV SPV, Harabel dhe Sislej Xhafa u ftuan t’i përgjigjen pretendimeve në këtë artikull, por refuzuan.

Përkthimi nga Politiko.al

VIDEO: Flet gazetari që ‘rrënoi’ karrierën e Gabriel Escobarit: Mbante krahun e Serbisë, SHBA heshti

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, është liruar nga detyrat e tij si i dërguar në Ballkanin Perëndimor në një zhvillim të rëndësishëm.

Ky veprim vjen pas punës së thellë hetimore të revistës THE FRONTLINER, e cila zbuloi konflikte të mundshme interesi dhe hodhi dyshime mbi integritetin e tij diplomatik.

Konfirmimi i shkarkimit të Escobar erdhi nga një burim brenda Kongresit Amerikan menjëherë pasi Vudi Xhymshiti, kryeredaktor i THE FRONTLINER, u shfaq në një emision televiziv duke diskutuar mbi rolin jetik të shtypit në demokraci dhe pengesat me të cilat përballen gazetarët kur sfidojnë figurat me ndikim.

Në një intervistë për “KAFE SHQETO” në SYRI TV, Xhymshiti u shpreh se lidhja e Escobar më qeverinë Serbe është e qartë dhe ‘Departamenti i Shtetit nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë këtë lajm dhe nuk ka komunikuar asnjëherë me mua si autor i këtyre hulumtimeve’.

Është e dukshme që Escobar mban krahun e Serbisë, e cila është nënshkruar në një marrëveshje për të bashkërenduar politikën e saj të jashtme për Ballkanin Perëndimor me Federatën Ruse në shtator të vitit 2022.

Një Serbi, e cila është shtëpi për qendrën e spiunazhit të Federatës Ruse për Ballkanin Perëndimor. Një Serbi, e cila udhëhiqet nga Aleksandër Vuçiç, i cili ka qenë zëvendësi i administratës së Sllobodan Millosheviç, e cila është përgjegjëse për vdekjen e  150 mijë civilëve në luftërat e Ballkanit përgjatë një dekade.

Departamenti i Shtetit amerikan ka pasur mundësi për të dhënë komentet e tyre për informacionet tona, por kanë zgjedhur të mos përgjigjen.

Me 22 mars, Escobar do të prezantohej në një konferencë shtypi në Bruksel, në momentin që Frontliner dhe unë kemi paralajmëruar pjesëmarrjen dhe kemi deponuar pyetjet tona, në momentin e fundit, Escobar është tërhequr nga konferenca.

Pavarësisht pyetjeve të shumta, nuk ka pasur asnjë përgjigje nga këto organe deri në momentin e shkrimit të këtij shkrimi. Heshtja ngre pyetje në lidhje me transparencën dhe gatishmërinë e qeverisë së SHBA-së për të trajtuar publikisht çështjet e ngritura nga raportimi i THE FRONTLINER.

THE FRONTLINER vazhdon të kërkojë përgjigje dhe ruan angazhimin e tij ndaj gazetarisë rigoroze. Implikimet e shkarkimit të Escobar-it janë të gjera, duke ndikuar potencialisht në strategjitë e SHBA-së në Ballkan dhe në peizazhin më të gjerë diplomatik ndërkombëtar. Ky rast gjithashtu thekson rreziqet dhe sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen gazetarët në mbarë botën, duke riafirmuar domosdoshmërinë për mbrojtje dhe mbështetje të fuqishme për shtypin në rolin e tyre vendimtar si roje të demokracisë. sn

Ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut- Suedia mbron shqiptarin, paguan 10 milionë euro që të shpëtojë nga dënimi me vdekje

Më datë 8 janar 2024, Xhuliano Prenga ka “nënshkruar” dënimin e tij me vdekje. Por se duket se situata për të tani ka ndryshuar. Më shumë detaje lidhur me fatin e shqiptarit që tashmë po mbahet i izoluar në burgun e Bagdadit për vrasjen e Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema” ka dhënë gazetari Ervin Dushi. Në një intervistë që ka dhënë për “Jetë shqiptare”, Dushi ka zbuluar se shteti suedez ka ndërhyrë që të paktën, i riu shqiptar të mos dënohet me vdekje. Për këtë marrëveshje, shteti ka paguar të paktën 10 milionë euro Irakut, por kjo nuk e zgjidh problemin e të riut. Edhe pse nuk do të dënohet me vdekje, sërish nuk e bën që të shpëtojë nga burgu përjetë.

Megjithatë për të riun, ende nuk është marrë një vendim.

“Kemi tentuar që të kontaktojmë me nënën e tij, por nuk ia kemi dalë sepse duhet mirëkuptuar. Ka një fëmijë gjallë, që nuk e ka të gjallë. Ai vazhdon të jetë në Bagdad në burg dhe e vetmja e mirë është që shteti suedez pagoi për të “blerë” jetën e tij. Përdorën një klauzolë që kishin fiset atje, ku mund të bënin marrëveshje. Paguan rreth 10 milionë euro. Pritet që të shprehet gjykata, mund të dënohet me burg përjetë, por mjafton që të jetë gjallë. Mos ta asgjesojnë në mes të qytetit. Kjo është e vetmja e mirë. Mundësitë për deportim janë të pakta sepse duhet të vuajë dënimin në vendin që ka kryer krimin,”-tha Dushi.

Mustafa Aljiburi, 34 vjeç, u qëllua për vdekje me datë 8 janar në një makinë në lagjen Ameria të Bagdadit, Irak. Një person, i cili sipas mediave irakiane ishte shfaqur me një motoçikletë dhe kishte hapur zjarr, u largua nga vendi i ngjarjes por më pas u arrestua nga Policia vetëm pak orër pas ngjarjes. 19-vjeçari Xhuliano Prenga që qëlloi për vdekje mafiozin që njihej edhe me nofkën e tij “Benzema”, ishte shqiptar. Duke qenë se i riu kishte pasaportë suedeze, u kuptua që ishte shqiptar vetëm nga një tatuazh me shqiponjë që kishte në krah.

Shqiptari ishte përgatitur për të kryer të gjithë detyrën që i ishte ngarkuar me shumë gjasa nga banda kundërshtare. Duke marrë parasysh situatën e vështirë mes klaneve të drogës në Suedi, mediat nuk kanë publikuar më lajme lidhur me të riun, duke tentuar që të mbrojnë të paktën familjen e tij, nënën, motrën dhe të vëllanë, të cilët ende jetojnë në Suedi.

(Balkanweb)

Aforizmi i ditës – 6 maj 2024

Problems are not the problem; coping is the problem.

Virginia Satir

Problemet nuk janë problemi; përballimi është problemi.

Virginia Satir

Para Moskës dhe Kanës, ‘Skënderbeu’ u dha në Qytetin “Stalin”, ku ishin 350 familje sovjetike, mes tyre edhe shoku i Leninit, i cili…

Nga Spiro Mëhilli
Në prill të vitit 1949, një delegacion i Qeverisë tonë me në krye Enver Hoxhën, shkoi në Moskë. Vet kryetari i delegacionit, më 4 prill, i bëri kërkesën e më poshtme, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike. “Delegacioni Qeveritar Shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në Moskë, duke i shprehur Ministrisë së Punëve të Jashtme të BRSS-së, nderimet e tij, ka nderin të bëj të ditur sa më poshtë: Qeveria Republikës Popullore të Shqipërisë, duke dashur të bëj një film artistik, mbi jetën e heroit kombëtar të popullit shqiptar, mbi SKËNDERBEN, dhe mbi luftën e popullit të saj, kundër okupatorëve otomanë, i lutet Qeverisë së BRSS-së, të ketë mirësinë të pranojë që ky film, të realizohet nga kinematografia sovjetike dhe me pjesëmarrjen e artistëve sovjetikë.


Duke marr parasysh sa më sipër, Qeveria Republikës Popullore të Shqipërisë, i lutet Qeverisë së BRSS-së, që mundësisht brenda vitit 1949, të dërgohet në Tiranë një shkrimtar sovjetik, i cili në bashkëpunim me personat dhe institutet tona përkatëse, të paraqes libretin, në bazë të të cilit do të bëhet filmi i përmendur më sipër. Me këtë rast lutemi pranoni nderimet tona të sinqerta”.

Kryetari Delegacionit Qeveritar Shqiptar
Kryeministër i Republikës Popullore Shqiptare
Enver Hoxha
Në mars të vitit 1953, erdhi në vendin tonë, grupi artistik i kinematografisë sovjetike i filmit Skënderbeu, i kryesuar nga regjisori Sergei Jutkeviç, i cili në një rreth të ngushtë, kishte deklaruar se; nuk kishte dëshirë të drejtonte xhirimin e këtij filmi.
Akaki Horava, “Artist i Popullit”, dekoruar me 2 urdhra “Lenin” dhe 5 herë laureuar me çmimin “Stalin”, Deputet i Sovjetit Suprem të Bashkimit Sovjetik, Drejtor i Teatrit “Rustaveli” të Tbilisit; Veriko Adzhaparidze, “Artiste e Popullit”, tri herë laureuar me çmimin “Stalin”, shoqëruar nga artistë dhe grupi i xhirimit.
Ata u pritën në portin e Durrësit. Bashkë me regjisorin Jutkeviç, asistentin Viktor Stratobërdha dhe aktorët, erdhën edhe 6 kuaj të bardhë. Fatkeqësisht, kali që do të ishte për të kalëruar heroi ynë, ngordhi, kështu që Akaki Horavës, iu desh të përdorte një kalë tjetër. Nё film, janё pёrdorur karrige origjinale tё kohёs sё Skёnderbeut, tё dhuruara nga njё familje nё Mirditё.
Pjesa më e madhe dhe kryesore e filmit, ishte xhiruar në Bashkimin Sovjetik, Në vendin tonë, do plotësohej filmi me pjesёmarrjen e artistëve tanë, si dhe do përpunohej varianti i dublimit të filmit në shqip, në Kinostudion “Shqipëria e Re”. Skenari ishte i Mihail Papavas. Spektatori shqiptar, mezi priste ta shikonte heroin e tij kombëtar në ekran, kur tentativat e para nga italianët, kishin dështuar.
Në 8 nëntor 1953, para se të shfaqej filmi “Skënderbeu”, në Moskë, Sergei Jutkeviç, pa dublazhin e filmit që erdhi nga Tirana. Përfaqësuesi ynë, Mihal Prifti, informonte me dokumentin Nr. 1223: “Jutkeviçi, nuk është aspak i kënaqur”.
Sipas thënies së tij: “Dublazhi shqip, i humb 50 % të vlerës artistike origjinalit sovjetik. Veçanërisht nuk është i kënaqur, nga ai që zëvendësoi Horavën, në rolin e Skënderbeut. Zëri i tij monoton nuk i përgjigjet as Skënderbeut, as Horavës” (zëri ishte i Lec Bushatit. S.M.).
Ai u shpreh kështu: “Po të isha unë qeveria shqiptare, nuk do ta pranoja variantin shqip, por do ta bëja dublazhin përsëri, të Skënderbeut”. Ai propozoi Naim Frashërin, qё mund ta dublonte shumë mirë Skënderbeun dhe atë, një tjetër. Megjithatë, duke marr parasysh skenarin, muzikën, etj., filmi do të dali prapë i mirë. Dhe shokët tanë të kinematografisë që e panë, thonë se ka shumë ndryshime varianti rus, me atë shqiptar. Për nisjen e tij, nuk ka ndonjë ndryshim”.
Në 28 Nëntor 1953, njëkohësisht në kinematë kryesore të Moskës dhe në Kinematë “17 Nëntori” e “Republika” në Tiranë, u dha premiera e parë e filmit “SKËNDERBEU”. Tek ne u cilësuar me të drejtë, film i madh artistik me ngjyra. Të shumtë ishin shkrimet e botuara në gazeta, ku njerëz të ndryshëm, shprehnin mendimet e tyre për filmin e parë artistik pas çlirimit, me temë shqiptare dhe realizuar nga një bashkëpunim i frytshëm, i “MOSFILMIT” dhe Kinostudios “SHQIPËRIA E RE”.
Ja disa nga titujt e gazetave: “Filmi Skënderbeu, është një kryevepër e kinematografisë sovjetike”. Këto fjalë i tha Bedri Spahiu, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së. Nuk mund ta kuptoj sesi u shpreh kaq pa përgjegjësi një pushtetar i rangut të lartë. Peshën kryesore në film, e mbanin producentët sovjetikë, por konsulent nga ana historike, ishte prof. Aleks Buda; pёr tekstin, Llazar Siliqi; pёr muzikёn, Çesk Zadeja; piktor i filmit, Stavri Rafael; kostumografe, Gjinovefa Heba; baletmaestёr, Panajot Kanaçi, si dhe Ansambli i Valleve Popullore.
Regjisor i dytё, Viktor Stratobёrdha. Nё role kryesore, pёrkrah atyre sovjetikё, si; Akaki Horava (Skёnderbeu); S. Sokolovski (Hamzai); Veriko Andexhaparize (Dafna); Papazjan (Sulltan Murati); Zhakov (Tanush Topia), etj., interpretonin dhe artistët tanë të shquar, si Naim Frashëri (Pali), Mihal Popi (Ballaban Pasha), Besa Imami (Donika Kastrioti), Adivie Alibali (Mamica), Loro Kovaçi, Ndrek Shkjezi, Mihal Stefa, Marie Logoreci, Sokrat Miho, Stefan Pali, Kadri Roshi, Aleko Sokoli, Zef Jubani, Llukё Kaçaj, Jani Nano, Kristantho Kotmilo, etj.
“Realizim i shkëlqyer i artit kinematografik sovjetik”,- u shprehën kompozitorët Kristo Kono, Mustafa Krantja, Baki Kongoli, kur kolegu i tyre Çesk Zadeja, kishte hedhur në pentagram suitën e kthimit të Skënderbeut në Krujë.
“Një film i madh me ngjyra për të kaluarën heroike të popullit tone”.
“Filmi Skënderbeu, shkollë e vërtetë për aktorët tanë”.
“Ne falenderojmë nga zemra Bashkimin Sovjetik”.
“Një provë tjetër e miqësisë së pathyeshme shqiptaro-sovjetike”.
“Një dashuri e gjallë e së kaluarës tonë heroike”.
“Ashtu siç e përfytyroja Skënderbeun, ashtu e pashë në film.
“Falenderojmë partinë dhe Bashkimin Sovjetik”.
“Simbol i miqësisë së përhershme”.
“Dhuratë e çmuar e miqësisë së madhe”.
“Udhëheqës dhe politikan largpamës”,- u shpreh Zihni Sako.
“Interpretim i shkëlqyer”.
“Populli krijoi heronjtë dhe historinë e tij”.
“Luftëtar i madh shqiptar”.
“Arrita dhe unë ta shoh Skënderbeun” (Plak 80 vjeç nga Kruja).
“Filmi Skënderbeu vepër e madhe edukative”.
“Nuk kam si ta tregoj gëzimin tim”.
“Mburremi që mbajmë emrin e Skënderbeut”.
“Na shton edhe më tepër dashurinë për atdheun”.
“Zemra m’u bë mal”.
Ç’është e vërteta, filmi “Skënderbeu – Luftëtar i madh i Shqipërisë”, për herë të parë në vendin tonë, u shfaq në Qytetin “Stalin”, ku ekzistonte një lagje e tërë me specialistë sovjetikë, që punonin në fushën e naftës, në prodhim dhe në institute studimore. Thuhet se kanë qenë rreth 350 familje sovjetike.
Midis tyre, ndodhej dhe një azerbajxhanas, me emrin Muhamet Behov, ish-veteranë i Partisë Komuniste Sovjetike, shokё i Leninit, profesor nё Universitetin “Lomonosov” nё Moskё dhe Kryeinxhinier nё sektorin e naftёs nё vendin tonё. Vetё ishte mysliman, ndёrsa e shoqja, Zinaida, ishte ortodokse ruse. Ata festonin si Bajramin, ashtu dhe Krishtlindjet e Pashkёt.
Ai, në marrëveshje me Ambasadën Sovjetike në Tiranë, solli nga Moska, filmin dhe aktorin kryesor, Akaki Horavën. Aktori dhe filmi, erdhën me avion në aeroportin e Rinasit, dhe prej andej, po me avion, në Qytetin “Stalin”. Filmi u shfaq dhe të nesërmen. Akaki Horava u largua për në Bashkimin Sovjetik. Ai nuk u ndodh në Tiranë, më 28 Nëntor, ditën e promovimit. Në Moskë, filmi u shfaq në disa kinema, dhe për dy javë, nuk mund të siguroje bileta. Aq simpati krijoi figura e Skënderbeut, sa fëmijët kur loznin shpatash, ndaheshin në dy grupe, si zakonisht, dhe mundoheshin, kush e kush të ishte Skënderbeu.
Më 4 prill 1954, “Zëri i Popullit” njoftoi se një ditë më parë, “më 3 prill 1954, në Kanë, është duke u zhvilluar Festivali 7 Ndërkombëtar i Filmit. Delegacioni sovjetik përbëhej nga G. Aleksandrov, Lubov Orlova, Sergei Jutkeviç,, Akaki Horava, Klara Luçko dhe Litvinenko. Gazeta lokale “Le Patriotë”, shkruan: “Interpretim i shkëlqyer i ‘Skënderbeut’ nga Akaki Horava, shfaqje e mirë e aktorëve të tjerë, muzikë e shkëlqyer dhe teknikë e lartë”.
Interesant ёshtё fakti, se, sikundёr thonё A. Fortuzi dhe F. Sllatina, filmi “Skёnderbeu” u paraqit nё emёr tё Shqipёrisё, ndёrsa kinematografia sovjetike, me njё film tjetёr, mbasi nё Festivalin e Kanёs, ato vite, njё shtet nuk mund tё paraqitej me dy filma.
Më 10 prill, nga Parisi u dërguan dy njoftime : “Filmi “Skënderbeu” në Festivalin e Kanës pati sukses. Filmi u shfaq më 26 mars. Vetëm delegacioni italian iku nga salla. Çmimi i madh iu dha filmit japonez “Porta e ferrit”. “Skënderbeu” dhe disa filma të tjerë morën çmimin Internacional. Ai mori çmimin e parë si regjisurë, Jutkeviçi, dhe çmimin e parë teknik nga komisioni i lartë teknik i kinemasë përsa i takon ngjyrave.
Përpara fillimit të festivalit, ambasada turke në Paris kishte protestuar pranë jurisë, që filmi mos të shfaqej. Jehona e tij ishte e madhe. Tri shoqëri franceze, kishin kërkuar 40 ose 50 kopje, që të shfaqej filmi në Francë, dublazh frëngjisht. Italia kërkonte ta blinte me kusht, që të bëheshin disa shkurtime”.
Përsa i përket pretendimeve nga pala turke, ishte mëse e natyrshme, pasi shteti turk, akoma pretendon dhe dëshiron që Gjergj Kastriotin, ta quaj turk dhe bile për atë çka bëri, e konsideron tradhtar të atdheut, pra të Turqisë, dhe arshivat e tij, janë ende të mbyllura për figurën e heroit tonë Kombëtar. Edhe pretendimet e palës italiane, kanë lidhje me pjesët e ndërhyrjes së Venetikut, në politikën tonë të asaj kohe.
Më 13 prill 1954, në Paris, Shoqata e Miqësisë Francë-BRSS, shfaqi në Teatrin e Madh të Shans Elizes, filmin “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë”, ku mori pjesë dhe Sekretari i Partisë Komuniste Franceze, Zhak Dyklo dhe personalitete të shumtë të artit e të kulturës.
Më 24 prill 1954, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore të Shqipërisë, dekretoi kolektivin që mori pjesë në realizimin e filmit; “Skënderbeu, luftëtar i madh i Shqipërisë”:
me Urdhrin e Klasit I-rë: Mihail Grigoreviç Papava (skenarist), Sergei Josifoviç Jutkeviç (regjisor), Akaki Aleksejeviç Horava (aktori në rolin e Skënderbeut); me Urdhrin e Klasit II-të:
Evgjeni Nikollajeviç Andrikanis, G. V. Sviridov; me Urdhrin e Punës së Klasit I-rë: Simon Grigorieviç Sokollovski, Vladimir Romanoviç Sollovjev, Nikollai Aleksandroviç Levkojev; me Urdhrin e Punës së Klasit II-të: Boris Aleksejeviç Volski, Mihail Sergejeviç Çikirjev, Ollga Simonovna Kruçinina, V.K.Breances; me Urdhërin e Punës së Klasit III-të: Aleksei Ivanoviç Niekrov. Me Urdhrin e Punës së Klasit I-rë.
Shemsi Xhemil Totozani, Aleks Taqi Buda, Besa Ferit Imami, Çesk Rrok Zadeja, Llazar Risto Siliqi, Mihal Jorgji Popi, Naim Servet Frashëri, Viktor Sotir Stratobërdha; me Urdhrin e Punës së Klasit II-të: Frano Mark Jakova, Sofokli Taqi Buda, Shyqyri Tahir Behri, Andrea Stefan Mëhilli, Adivije Haki Alibali; me Urdhrin e Punës së Klasit III-të: Gjenovefa Heba, Stavri Kristaq Rafail, Selman Vaqari, Lec Luigj Bushati, Kadri Maksut Roshi.
Me Medaljen e Punës: Llukan Stefan Tako, Gjergj Spaso Zagora, Matish Shiroka, Zef Jubani, Besim Avdul Levonja, Ndrek Palok Shkjezi, Krisanthi Llambi Kotmilo, Aleko Gorçi Skali, Lec Pjetër Shllaku, Ndrek Mark Luca, Llazar Filip Çurnaçi, Sandër Jovan Prosi, Behije Ahmet Çela, Gjon Simon Karma, Pjetër Gjok Gjoka, Mihal Dhimitër Stefa, Sokrat Miho, Loro Gjon Kovaçi, Spiro Urumi, Raqi Jankulla, Andrea Sotir Minga, Stefan Palok Pali.
Çuditёrisht, aktorja Variko Andexhaparize, qё interpretoi me mjaft vёrtetёsi rolin e Dafnas, nuk u dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Nga mesi i muajit maj, filmi “Skënderbeu”, u shfaq me sukses në Budapest. Më 23 qershor, (Zëri i Popullit”. Nr. 148), bëri të ditur se shtypi francez dhe Italian, nëpërmjet gazetave të shumta, midis tyre të datës 29 mars 1954, nën titullin “Skënderbeu, kryevepër e re e kinematografisë sovjetike”, shkruanin: “Rezhis Berzheren, i ‘HUMANITE’: ‘Skënderbeu bëri përshtypje të madhe nga bukuria e ngjyrave të filmit, nga cilësia e vënies së tij në skenë, nga ndjenjat që e frymëzojnë, nga fuqia e jashtëzakonshme e subjektit të tij dhe skenave që janë paraqitur”.
Koziragi i “UNITA”: “Skënderbeu që u shfaq natën e dytë të festivalit, meriton çmimin e madh. Është një film me ngjyra me 12 kapituj. Janë të 12 fazat themelore të jetës së heroit, që nga fëmijëria e princit të vogël Gjergj Kastriotit, që ia rrëmbyen familjes së tij dhe e shpunë në Turqi që të bëhej Jeniçer i Sulltanit, gjer në pleqërinë e pamposhtur të prijësit. Skënderbeu ndaloi turqit të mos invadonin Italinë që ata kishin në mendje”.
Por çfarë ndodhi mё vonё me filmin Skënderbeu? Ai u ndalua të shfaqej në vendin tonë, për dy arsye bajate: e para, sepse ishte prodhim i përbashkët me sovjetikët, “që tradhtuan Marksizëm-Leninizmin”, dhe e dyta, sepse “merrnin pjesë dy persona të padëshirueshëm”, asistent-regjisori Viktor Stratobërdha, që ishte dënuar për shkak të qёndrimit qё mbajti nё Konferencёn e Tiranёs nё vitin 1956 dhe Adivie Alibali, sepse i shoqi, Jusuf Alibali, jurist, publicist, poet, historian dhe pedagog i Fakultetit të Drejtësisë, jo vetёm qё kishte studiuar në Moskë dhe mbulonte faqen mbi politikën e jashtme në gazetën “Zëri Popullit” dhe pёr pasojё ishte cilësuar intelektual liberal, por se kishte lidhje dhe me Fadil Paçramin.
Qёndrimi armiqёsor ndaj tij, shtohej sepse dy vëllezër të tij, Xhevati, ish-oficer, u dënua me grupin e Beqir Ballukut, dhe Ylli, studiuar në Poloni, i martuar me polake, jo vetёm qё punonte në Ministrinë e Tregtisë, por “i shkonte nga mbrapa” ministrit Kiço Ngjela”.

Kuriozitete mbi filmin:
1 – Në skenar, ishte dhe një pjesë ku Skënderbeu (Akaki Horava) do të puthte Donikën (Besa Imamin), por ajo nuk pranoi.
2 – Më 8 korrik 1936, kampioni i tenisit shqiptar Sali Nallbani u ftua në Stokholm dhe u ndesh me kampionin e Suedisë, Stellan Crammer, të cilin e mundi, duke marr çmimin e nderit të propozuar nga Kryekonsulli i Shqipërisë në Stokholm, Franklin Gardlund.
Kur u kthye në Shqipëri, kupa u ekspozua te pallati Kacelve në qendër të Tiranës, në vitrinën e rrobaqepësisë së Gjon Lacajt. Aty gjatë xhirimeve të filmit ishte shpalosur Flamuri Kombëtar dhe mbi të, kupa. Ishte ajo Kupë të cilën Akaki Horava përdori gjatë xhirimeve në filmin Skënderbeu.
3 – Në një nga tre fushat e “Tenis Klub Nallbanit”, aty ku tani ndodhet rruga Myslym Shyri, Akaki Horava ka luajtur tenis në kohën e lirë.
4 – Në mjediset e Kishës së Shën Prokopit, u xhiruan ato pjesë që lidheshin me Venetikun.
5 – Numrat në teks lidhen me burimet nga janë marrë. Të interesuarit mund të shfrytëzojnë librin ese “ARTI I SHTATË NË TIRANË”, botim i vitit 2011. Memorie.al

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani, duhen përgatitje për skenarin më të keq!

Jo rrallë ndodh që të rindizen vatrat e konflikteve në Ballkan. Tani shkas po bëhet një rezolutë e planifikuar në OKB për gjenocidin në Srebrenicë. Politikanët serbë shohin aty një damkosje kolektive të popullit serb. Simbolika ishte kërcënuese: Milorad Dodik, lideri i serbëve boshnjakë dhe president i Republikës Srpska, pjesës së dominuar nga serbët në Bosnje-Hercegovinë bëri të ditur në prani të përfaqësuesve nga qeveria e Beogradit, se ai “nuk sheh ndonjë kuptim të mbetet në Bosnje”. Dodik më tej: “Ne do të vazhdojmë më tej të pavarur”. E si gjithmonë ai ripërsëriti, se nuk ka pasur gjenocid në Srebrenicë.

Por tani Ruanda dhe Gjermania kanë sjellë në Kombet e Bashkuara një rezolutë, mbi bazën e së cilës Asambleja e Përgjithshme e OKB do ta deklarojë 11 korrikun, si ditën e përkujtimit ndërkombëtar të gjenocidit në Srebrenicë. Përfaqëues nga Serbia dhe Republika Srpska janë ngritur ashpër kundër rezolutës, që ata e shohin si damkosje kolektive të popullit serb.

Irrituese janë po ashtu spekulimet verbale të Milorad Dodik, se si duhet të veprojë me 150.000 të kthyerit boshnjakë, pra ata myslimanë boshnjakë që u dëbuan gjatë luftës në vitet 1992-1995 dhe pas luftës u rikthyen. Pasi ai deklaroi, se boshnjakët që janë më shumë se 50% e territorit në Bosnje-Hercegovinë duhet të jetojnë në 25% të territorit, ai paralajmëroi, se në rast të pranimit të rezolutës, opcioni i vetëm është ndarja paqësore nga Bosnje-Hercegovina. “Njerëzit në Republikën Srpska janë të zemëruar dhe nuk do të pranojnë të jetojnë me myslimanët boshnjakë.”

Mohimi i gjenocidit në repertorin e deklaratave të Dodikut

Deklarata e 25%-it e Dodikut të kujton në mënyrë shumë të qartë retorikën që u parapriu spastrimeve etnike në Bosnje-Hercegovinë. Krimet sistematike të planifikuara kishin si qëllim të eliminonin në pjesë të mëdha të Bosnje-Hercegovinës gjithçka jo serbe. Këto krime u dokumentuan nga Tribunali i Hagës, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte dhe në rastin e Srebrenicës u cilësuan si gjenocid. Megjithëse ligji boshnjak e parasheh dënimin në rast të mohimit të gjenocidit, Dodik pikërisht këtë mohim e ka futur në repertorin e zakonshëm të deklaratave të tij. Në një tubim masiv së fundmi në mes të prillit në Banja Luka, në prani të mijëra serbëve dhe kryetares së parlamentit serb, Ana Brnabiq, ai përsëriti sërish mohimin e gjenocidit në Srebrenicë. Fjalimin e tij ai e mbylli me fjalët. “Rroftë Rusia.”

Pak më vonë Dodik udhëtoi në Rusi me mikun e partisë së tij, Nenad Neshiq, ministër Sigurie në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, Dodik u takua edhe me sekretarin e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev. Dodik dhe Neshiq postuan një foto nga avioni i tyre, ku tregojnë përshëndetjen me tre gishta, simbol i etno-nacionalizmit serb. Në televizionin serb, Neshiq tha së fundmi, “Vendi im është Serbia. Vendi im është Republika Srpska. Pikë.”. Ajo që të bie në sy është se megjithë shkeljet e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në vitin 1995, roja i kësaj marrëveshjeje, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Christian Schmidt hesht. Në vjeshtën e vitit 2023, Schmidt e kërcënoi Dodik me “pasoja serioze”, nëse ai vazhdon të shkallëzojë gjendjen. E megjithëse Dodik vazhdon me përpjekjet separatiste, Schmidt vazhdon të heshtë.

Duhen përgatitje për skenarin më të keq

Trupat e EUFOR-it të vendosura nga BE e që sigurojnë Marrëveshjen e Dejtonit, do duhet të shtojnë patrullimet në zonat e të kthyerve, gjë që kërkon edhe rritjen e numrit të tyre. 150.000 viktimat potenciale, të cilat ish-Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje-Hercegovinën, Lordi Paddy Ashdown që ka ndërruar jetë, i quajti “më të shkretët e të shkretëve”, u është dashur të kalojnë njëherë nëpër ferr. Kërcënimi nga Dodi dhe ritraumatizimi është iminent. Perëndimi duhet të veprojë në mënyrë preventive, për shembull përmes zonave të mbrojtura të siguruara ushtarakisht, aksione të mundshme evakuiimi dhe zona të ndaluara fluturimi. Kjo ndoshta tingëllon joreale, por të mbijetuarit e masakrave serbe në pranverën e vitit 1992 jetojnë në një klimë të frikës. Kjo mbetet reale, për sa kohë që shoqatat e çetnikëve serbë çdo vit e kujtojnë me festime masakrën e tyre në Vishegrad dhe mbeten të pandëshkuar, për sa kohë që bandat nacionaliste të çiklistëve “Ujqit e natës” kalojnë nëpër Republikën Srpska dhe presidenti i RS mohon gjenocidin.

Potencial për shkallëzim

Për kryekomandantin e trupave të NATO-s për Europën (SACEUR), gjeneralin Christopher Cavoli, gjendja është serioze. Para kongresit amerikan më 17 prill ai tha: “Situata në Ballkanin Perëndimor është ashpërsuar. Tensionet etnike në Bosnje e kanë potencialin të shkallëzohen. Republika Srpska, sipas Cavoli, përpiqet të “dobësojë autoritetin shtetëror” dhe marrëdhënien me BE dhe NATO-n dhe njëkohësisht të mbajë lidhje të forta me Rusinë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha, se është “thellësisht i shqetësuar” për vazhdimin e “politikës secesioniste” në Bosnje-Hercegovinë.

Politikanja serbe, Ana Brnabic i quajti deklaratat e Cavolit “një mesazh shqetësues” dhe kërcënoi, se “do të krijohej një rast precedent, nëse ata kalojnë rezolutën e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ata do të hapin kutinë e Pandorës. T’i ruajë zoti pastaj me atë që do të shkaktojnë pas kësaj.”. Tani perëndimi i lirë duhet të marrë masa për të shpëtuar një nga projektet më të suksesshme të paqes që nga Plani Marshall. NATO tregoi në mënyrë impresionuese në Kosovë në shtatorin e vitit 2023, se brenda pak ditësh mund të shuajë një konflikt që rindizet. Perëndimi duhet të veprojë kështu në mënyrë preventive për të shpëtuar Bosnje-Hercegovinën./DW/


Send this to a friend