VOAL

VOAL

LETËR E HAPUR 335 DELEGATËVE TË KUVENDIT VIII ZGJEDHOR TË LDK-së – Nga FLORIM ZEQA

May 24, 2015

Komentet

Blushi: Po vjen dita, të korruptuarit do t’i arrestojnë vetë qytetarët!

Sekretari i përgjithshëm i PL-së dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi nga protesta e opozitës pohoi se do të vijë momenti kur qytetarët do të arrestojnë vetë të korruptuarit.

Ai tha për mediat se nuk ka blind që mund të mos shpojë zemërimi i popullit.

“Nuk ka blind që nuk shpohet nga zemërimi i popullit. Durimi i qytetarëve po merr fund. Po vjen dita që do të jetë populli që do të arrestojë Veliajn dhe të korruptuarit e tjerë. Ne nuk kemi asgjë me Policinë e Shtetit. Ata po dhunohen çdo ditë nga një kryeministër dhe qeveri banditë. Jepeni fund vjedhjeve. Ne nuk tërhiqemi. Do të vijë dita që do ta kapë prej zverku atë lepurushin që fshihet në zyrën e tij.”, tha Blushi.

(BalkanWeb)

Qytetarët heqin gardhin metalik: “Kemi ardhur me duar në xhepa, jo me skafandra”

Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë dhe kanë kërkuar të bisedojnë me anëtarët e policisë mbi arsyen se përse nuk lejohen të futen në bashki.

Disa qytetarët shihet se hedhin molotovë dhe përpiqen të shkulin gardhin metalik.

Teliti: Kemi ardhur me duar në xhepa jo me skafandra, ejani të flasim.

Ndërkohë qytetarët kanë arritur të largojnë gardhin metalik edhe pse ditën e sotme ai ishte i përforcuar.bw

Këlliçi: Sot Rama e pushkatoi politikisht Veliajn

Është tensionuar protesta para Bashkisë Tiranë. Në fjalën e tij Belind Këlliçi, ka zbuluar se ka nënshkruar sot kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt.

Ai shtoi se nuk i intereson nëse kryeministri Edi Rama e pushkatoi politikisht kryebashkiakun e Tiranës, por i interesojnë milionat e vjedhura.

Këlliçi: Jemi kundër një hajduti që njihet si kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit. Do mbahet mend si i vetmi kryebashkiak që vuri policinë për të mbrojtur veten. Bandit ordiner që shpërdoroi taksat e qytetarëve.

Ai ka tyrpëruar kombin tonë. Ky hajdut që e nisi karrierën e tij politike me një mashtrim sikur u martua me kursimet e pensionit të nënës së tij.

I takon SPAK të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjen një drejtësie pa regji. Nuk na intereson nëse e pushkatoi sot politikisht Rama, më interesojnë qindra mln euro të vjedhura nga Veliaj.
Sot firmosa kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt.

Janë arrestuar qytetarë se po rregullonin gardhin apo shtëpinë. I bëj thirrje SPAK; sot keni damkën e madhe në kurriz, mbi shpatulla të burgosjes, pa asnjë fakt, pa asnjë provë të arrestit të liderit të opozitës. Ndërkohë drejtuesi i kësaj strukture, në materialin që ka depozituar në Kuvend ka përmendur 11 herë emrin e kryebashkiakut Veliajt, por Drita Premçi e amnistoi. Drita Premçi ke dy rrugë; ose do të bjerë Erion Veliaj, ose Altin Dumani.bw

VIDEO- Humb ndjenjat një polic në protestën para bashkisë, përfundon në spital

Një efektiv policie është ndjerë keq e më pas ka humbur ndjenjat.

Lajmi konfirmohet për BalknaWeb nga gazetari Osman Stafa.

Efektivi është larguar nga kordoni policor nga kolegët e tij e më tej është larguar nga ambulanca.bw

“Mehmeti dhe Kadriu kishin bërë plan për të më vrarë”- Enver Hoxha: Ishin plehra, të poshtër, prandaj sikter u qoftë!

AFRIM IMAJ


“Të komunikojmë me popullin për rezultatet e gjyqit të Kadri Hazbiut dhe pjesës tjetër të grupit armiqësor, po në asnjë mënyrë me pamje filmike”.

Në vijim të fjalës në takim me sekretarët e Komitetit Qendror, më 5 shtator 1983, Enver Hoxha shfaqet sa autoritar, aq dhe diktues. Për të, aq sa i rëndësishëm është informomi i opinionit për ecurinë e procesit të bujshëm, po aq i tillë duhet të jetë kujdesi për të shmangur keqkuptimet dhe debatet pa fund mbi një çështje kaq delikate. “Gjyqi i Kadri Hazbiut dhe bashkëpunëtorëve të tij, shprehet kreu i regjimit, u mbajt me dyer të mbyllura, pasi janë trajtuar aty shumë sekrete ushtarake dhe të Sigurimit të Shtetit, ndaj nuk mund të publikojmë në televizion asnjë informacion prej tij”. Reagimi i Hoxhës vjen menjëherë pas propozimit të Hekuran Isait, i cili ka shfaqur mendimin që me kasetat e regjistruara gjatë seancave gjyqësore të përgatitet një dokumentar i zgjeruar dhe të transmetohet nga televizioni publik.

I qartë në bindjen e tij për të bllokuar çdo publikim nga gjyqi i Hazbiut dhe të tjerëve, kreu u Partisë rreket t’u mbushë mendjen të tijve me argumente nga më të ndryshmet. “Jo me film, sqaron ai, duke refuzuar idenë për shfaqjen e pamjeve nga gjyqet e bujshme, se figura bën të lindin diskutime, e njerëzit të thonë ‘e kanë kurdisur këtë, e kanë regjistruar, e kanë manipuluar, e kanë copëtuar’”. Sidoqoftë, shqetësimi i liderëve si do të bindet opinioni për veprimtarinë armiqësore të grupit tradhtar, mbetet dhe më tej, pavarësisht se aty për aty ata dakordësohen me variantin e komunikatës zyrtare të Gjykatës së Lartë. Madje, edhe vetë Hoxha nuk e fsheh merakun e tij për sqarimin e popullit, megjithëse në fund vendos për të përshtatur variantin e përdorur në rastin e gjyqit të Beqir Ballukut. Në numrin e sotëm po publikojmë pjesën e procesverbalit të mbledhjes së sekretarëve të Komitetit Qendror, ku debatohet mbi arsyet pse u zhvillua me dyer të mbyllura gjyqi i Kadri Hazbiut dhe mënyrën e publikimit të vendimeve të tij…

dokument

DOKUMENTI

RAMIZ ALIA: Unë mendoj se më mirë do të jetë të jepet vetëm komunikata që do të përgatisim se, duke e bërë të njohur çështjen me televizor kudo, lëre një herë, së pari, që do të duhet një goxha kohë sa të përgatitet filmi, po edhe nuk ka pse të merremi ne me këtë punë. Së dyti, një gjë e tillë, organizimi për të informuar njerëzit edhe në këtë mënyrë, mund të lërë të kuptohet sikur ne u themi atyre: “Hajdeni tani t’ju bindim me këtë”. Po përse të veprojmë kështu? Populli ynë është i bindur për këtë tradhti, ai ka besim të plotë te Partia, prandaj pse ta reklamojmë aq shumë këtë çështje? Unë mendoj t’i bëjmë të njohur njerëzit tanë me të shkruar, nëpërmjet informacionit të Gjykatës së Lartë që është një akt zyrtar.

ENVER HOXHA: Pse ta reklamojmë thua ti, po “që të njihen këta armiq edhe me figura, t’i shohin njerëzit”, do të thonë.

Mirëpo figura bën të lindin diskutime, shumica e të cilave sigurisht që do të jenë pozitive, po do të ketë edhe nga ata njerëz që nuk janë dakord me këtë gjyq. Kështu që për figurat që do të nxjerrim, disa mund të thonë “e kanë kurdisur këtë, e kanë regjistruar, e kanë copëtuar”.

RAMIZ ALIA: Dhe, në fakt, ashtu do ta bësh filmin, se ne nuk mund ta lëmë Fiqret Shehun të flasë dy orë në televizor, vetëm pjesë të veçanta nga deponimet e saj do të japim.

HEKURAN ISAI: Këto i dinë patjetër të gjithë njerëzit që kanë qenë në gjyq.

FOTO ÇAMI: Çështjet më themelore që Fiqret Shehu i pranon, i dinë armiqtë. Këta mund të kenë thënë edhe ndonjë gjë tjetër në gjyq, po ama këto janë kryesoret dhe këto i kanë pohuar.

HEKURAN ISAI: Mendime janë këto.

SIMON STEFANI: Ne nuk kemi ndonjë shqetësim që populli të mos na besojë, shoku Enver.

HEKURAN ISAI: Këtu nuk është çështja e shqetësimit, se popullit do t’ia themi si qëndron çështja, po vitin e kaluar ne dhamë me incizim disa pjesë nga pohimet e Fiqret Shehut në hetuesi. Këtë nuk e bëmë sekishim ndonjë shqetësim, se nuk do të na besonin njerëzit.

SIMON STEFANI: Ne e bëmë njoftimin me incizim jo për shqetësim, por se dhamë, në radhë të parë, fjalën e shokut Enver “Tablo sinoptike…” që e punuam në tërë Partinë, me kuadro e me punonjës.

ENVER HOXHA: Tjetër punë se unë i dija të gjitha ato që ka deponuar Fiqret Shehu në hetuesi, por, në të vërtetë, nuk vazhdova dot as gjysmë ore ta dëgjoja, megjithëse ajo fliste rrjedhshëm fare, me oratori. Ka edhe elementë kundër nesh, të cilët mund të thonë se “kjo është përgatitur të flasë kështu” dhe, në fakt, ajo fliste mirë, hesber fare, me gjuhën brisk, është e zonja në të folur. Mua më duket se mund ta lëmë me kaq, sikurse e kemi menduar, të japim vetëm informacionin që po përgatit Gjykata e Lartë për këtë çështje. Si thoni ju?

RAMIZ ALIA: Edhe unë për këtë jam, ta lëmë me kaq.

HEKURAN ISAI: Mirë, mirë, si ta gjykoni edhe ju.

RAMIZ ALIA: Unë e bisedova këtë çështje me Hekuranin, i thashë këtij që të fillojnë të punojnë një çikë në këtë drejtim për t’i nxjerrë këto çështje, po nuk është shumë e favorshme të veprojmë kështu.

ENVER HOXHA: Atëherë mjafton të marrë dijeni populli për këtë gjyq në rrugën që thamë.

HEKURAN ISAI: Për ta marrë vesh populli e ka marrë.

ENVER HOXHA: Po do t’i thuhet edhe zyrtarisht me këtë material, se nuk kanë marrë vesh çdo gjë të tërë.

FOTO ÇAMI: Në informacionin që do të japim ne, duhet të përdorim edhe disa fakte nga ato që armiqtë i kanë pranuar vetë.

ENVER HOXHA: Po, po, këta kanë pranuar që kam bërë këtë dhe kam bërë atë. Me këtë mënyrë ky informacion do t’u vejë zyrtarisht të gjithëve nga ana e Gjykatës së Lartë. Prandaj efektin e bën edhe mënyra që thamë. Pastaj ka rëndësi çështja që kjo punë të mos vazhdojë gjatë dhe të merren njerëzit me këtë çështje, jo ky tha kështu, jo po nuk tha ashtu etj. Edhe kjo anë duhet parë. Që këta kanë qenë plehra, të poshtër, tradhtarë, e ka formuar mendimin populli, prandaj “sikter”, do të thonë njerëzit, “u bë shumë mirë që u dënuan, vetëm se ne duhet të jemi shumë vigjilentë, të nxirren mësime” dhe kjo duhet të dalë mirë në informacion, se ka edhe njerëz që mund të thonë: “Po mirë, ku ishin këta të tjerët, pse nuk i panë këto gjëra?”. Pastaj ka nga ata që nuk i dinë të tëra situatat dhe nuk ka se si t’i dinë, prandaj nuk e kuptojnë si duhet këtë zhvillim dialektik të historisë së Partisë sonë, mendimet, diskutimet, fërkimet që kemi pasur me këta armiq për gjithfarë problemesh, për të cilat jemi vënë shumë herë në kundërshtim, po disa herë edhe nuk jemi vënë në kundërshtim me ta, sepse nuk gjykonim që vepronim si armiq, sikurse i shikojmë tani. Opinioni këtë zhvillim është e zorshme ta kuptojë.

Ka njerëz të tjerë që mund të thonë: “Po mirë, këta na flasin neve për vigjilencë, po për vete kanë qenë vigjilentë, apo nuk kanë qenë? Si duket nuk kanë qenë vigjilentë, se, po të ishin, do t’i kishin zbuluar me kohë armiqtë”, thonë këta dhe lënë mënjanë çështjen që në këtë veprimtari ishin brenda Kadri Hazbiu, Mehmet Shehu, që çështjen e Beqir Ballukut e mbyllën, nuk e lanë të dilte qartë etj.

Popullit do t’i thuhen arsyet e vërteta, që vigjilencë në të vërtetë ka pasur, por ka mjaft faktorë këtu që pengonin zbulimin e identifikimin e këtyre armiqve më përpara. Sigurisht, kur është çështja për të bërë një kritikë, kjo është e lehtë të bëhet, por, po t’i thuash atij që bën kritikën: “Bënte ç’bënte Komiteti Qendror i Partisë, merrte vendim ose nuk merrte vendim kundër këtyre, ti që na i kishe parë këto, përse nuk erdhe të sinjalizoje Partinë për çka po ndodhte me këta njerëz?”.

HEKURAN ISAI: 400 dëshmitarë kanë dalë deri tani dhe me fakte konkrete flasin kundër këtyre armiqve.

ENVER HOXHA: Pra, kur ti krijove bindjen se Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu me shokë ishin agjentë, pse nuk vajte më lart? Detyra si komunist të shtynte që edhe më lart të veje, deri në Komitetin Qendror të Partisë, ku të tregoje se kështu më ka ndodhur mua me këtë çështje. Pra, kur vjen puna për ne, këta njerëz thonë që ne duhej të ishim më vigjilentë dhe kjo duhej të shtohej kundër këtyre akteve armiqësore, po lënë mënjanë faktin që këta armiq kanë qenë shumë të djallëzuar, përveç që kanë përfituar edhe nga rrethanat. Nga cilat rrethana? Se kanë qenë në udhëheqje, kanë shkuar edhe me shpresë se do të shkonte lishio veprimtaria e tyre.

RAMIZ ALIA: Se i përshtateshin vijës ata. Se ashtu u interesonte edhe agjenturave.

ENVER HOXHA: Dhe, kur erdhi koha që nuk mund t’i përshtateshin dot më, atëherë shpërthyen në mënyrë të çorganizuar, se i kishte çorganizuar më parë Partia.

HEKURAN ISAI: Po, se ishin gjithë ata njerëz të tyre që qenë goditur më parë.

ENVER HOXHA: Dhe nga të gjitha goditjet që kanë ndodhur, kanë menduar se do të bëhesh edhe lidhja e veprimtarisë së tyre nga ana e Partisë, kështu që do të zbuloheshin. Megjithatë mundën të shpëtonin nga rrethanat, nga qenia e tyre në udhëheqje, po edhe nga frika, pse duhet të njohim që edhe frikë shumë kishin për vete që nuk vepronin, se gjykonin që si do ta shpjegonin në popull krimin që do të bënin.

Gjithë synimi i tyre ishte të vritej Enveri. Ne e kemi përgatitur këtë situatë, mendonin ata, dhe këtë ngjarje do ta shpjegojmë në popull, pastaj do të marrim masa kundër të gjithë atyre që janë me Enverin, se kështu i klasifikonin ata njerëzit që ishin kundër tyre.

Është e mjaftueshme që ne të bëjmë vetëm informacionin që thamë, mendoj unë, për ta bërë popullin të qartë mbi këto ngjarje.

Ne, gjithashtu, do të tregojmë në informacion edhe për armiqësinë e tradhtinë e atyre që dolën në gjyqin që u bë me dyer të mbyllura, por, meqenëse çështjet, me të cilat kishte të bënte ky gjyq, kanë karakter ushtarak dhe janë delikate për Sigurimin e Shtetit, do të shpjegojmë që ky gjyq nuk mund të bëhej me dyer të hapura.

Rëndësi ka që të gjitha faktet argumentojnë dhe vërtetojnë plotësisht veprimtarinë e këtyre armiqve si agjentë, provokatorë dhe tradhtarë. Edhe populli e pranon se çështjet që lidhen me këta armiq kanë karakter ushtarak, prandaj nuk mund të gjykoheshin hapët. Informimi me anën e televizionit, natyrisht është i mirë, krijon edhe kuriozitet, se të tërë duan të shohin si u zhvillua gjyqi, megjithatë është më mirë të veprojmë si thamë. Nuk e di ç’thoni ju për këtë variant?

FOTO ÇAMI: Po të informohet populli me televizion, kjo punë do të bëhet vetëm në një rreth të ngushtë dhe në salla të mbyllura, nuk mund të bëhet në shkallë të gjerë…

RAMIZ ALIA: Pastaj informimi me televizor vetëm i zhvillimit të gjyqit që u bë me dyer të hapura, do të ngjallë diskutime e pikëpyetje për gjyqin e dytë. Njerëzit do të pyesin: “Përse u bë me dyer të mbyllura?”.

HEKURAN ISAI: Po ne do t’ua themi arsyen për këtë.

RAMIZ ALIA: E di, e qartë është, po informacion do të japim vetëm për gjyqin me dyer të hapura, nuk do të japim asgjë për të tjerët.

ENVER HOXHA: Jo, për të tjerët nuk do të japim asgjë.

RAMIZ ALIA: Tani nuk e kam fjalën për njerëzit e ndershëm dhe besnikë të Partisë, po duhet parë ç’mund të thonë edhe ata që kanë lakra në kokë. “Mirë, xhanëm, do të pyesin këta, e kuptojmë që s’na e dhanë zhvillimin e gjyqit, po pse nuk na i dhanë të paktën si fytyra të tjerët, armiqtë që u gjykuan në gjyqin e dytë me dyer të mbyllura, si Kadri Hazbinë, Feçor Shehun etj., që të shikonim një çikë se çfarë do të thoshin, qoftë edhe një ose dy fjalë. Kaq duam ne të dëgjojmë nga goja e tyre, nuk i duam të gjitha të tjerat që kanë pohuar”

DW: Armët perëndimore kundër objektivave në Rusi?

Aleatët e Ukrainës kanë kundërshtuar prej kohësh përdorimin e armëve perëndimore kundër objektivave në Rusi. Por ky qëndrim po ndryshon, shkruan Deutsche Welle.

Pashkët ortodokse u festuan të dielën – por nuk kishte asnjë shenjë të pushimit të aksioneve ruse për pushtime të reja në Ukrainë. Ushtria ruse sulmoi edhe një herë Ukrainën me dronë, raketa dhe armë të tjera. Në lindje të vendit, ushtria ruse vazhdon sulmet e dhunshme frontale, ndërsa ushtarët ukrainas duhet të presin dërgesat e paralajmëruara të armëve. Situata është aq e tensionuar sa një pyetje po bëhet gjithnjë e më me zë të lartë: a lejohet edhe Ukraina të përdorë armë perëndimore për të sulmuar objektivat në Rusi? Disa anëtarë të NATO-s po bëhen gjithnjë e më pragmatikë në këtë drejtim.

Kundërsulmet “të mbuluara nga ligji ndërkombëtar”

Kohët e fundit ishte David Cameron, sekretari i Jashtëm britanik që vizitoi Kievin. Qeveria e tij sapo i ka premtuar Ukrainës se do ta mbështesë vendin me tre miliardë paund ndihmë çdo vit – për aq kohë sa duhet.

“Le të jemi shumë të qartë: Rusia sulmoi Ukrainën dhe Ukraina ka të drejtën absolute të kundërpërgjigjet”, tha Cameron. “Me Rusinë që sulmon objektivat në Ukrainë, është e kuptueshme pse Ukraina e sheh nevojën për të mbrojtur veten – domethënë, për të larguar rusët nga vendi dhe për të pasur aftësinë për të luftuar.”

Cameron dëshiron t’i lërë ukrainasit të vendosin vetë se si të përdorin armët britanike. Pak më parë, ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Brazhe, konfirmoi të drejtën e plotë të ukrainasve për të sulmuar territorin rus. Në një intervistë për gazetën ukrainase në internet “Europa Pravda” ajo tha: “Ukraina nuk ka nevojë vetëm për mbrojtje ajrore apo municione. Ukraina duhet të jetë në gjendje të kryejë sulme me rreze të gjatë dhe precize edhe në territorin rus, nga i cili sulmon Rusia. Ukraina është mbuluar nga ligji ndërkombëtar, Ukraina ka nevojë për armë me rreze të gjatë.

Sulmet kanë qenë prej kohësh një realitet

Deri më tani, fjalë kaq të qarta nga politikanët kryesorë perëndimorë për këtë temë rrallë mund të dëgjoheshin – të paktën në publik. Qeveria ruse, nga ana tjetër, ka njoftuar vazhdimisht se sulmet me armë perëndimore në territorin rus mund të përshkallëzojnë situatën. Kremlini akuzoi David Cameronin se me fjalët e tij rrezikon sigurinë evropiane.

Sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë kanë qenë prej kohësh një realitet. Aeroportet, kampet ushtarake dhe rafineritë e naftës bombardohen me dronë. Rafineritë, në veçanti, janë goditur shpesh kohët e fundit. Ekspertët ushtarakë besojnë se nëse Ukraina vazhdon sulmet me dronë, Rusia mund të përjetojë mungesë benzine që në fillim të kësaj vere. Çmimet e karburantit gjithashtu mund të rriten në mbarë botën.

Sulmet ndaj rafinerive shqetësojnë SHBA-në

Kjo është ndoshta një nga arsyet pse qeveria amerikane kohët e fundit i bëri presion Presidentit ukrainas Zelenski që të ndalonte sulmin e ndonjë rafinerie në Rusi. Ndoshta thjesht sepse çmimet e larta të benzinës janë helm për presidentin amerikan gjatë fushatës zgjedhore. Por Zelensky nuk sheh alternativë tjetër për të dobësuar Rusinë. Të mërkurën e kaluar, një tjetër rafineri nafte ruse mori sërish flakë.

Zelenski tani ka mbështetjen edhe të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Rafineritë e naftës në territorin rus janë “objektiva legjitime” për sulmet nga dronët ukrainas, tha Jens Stoltenberg në fillim të prillit.

Reagimi ndaj situatës në front

Politikanët perëndimorë dhe zyrtarët ushtarakë kanë dhënë prej kohësh fshehurazi bekimin e tyre ndaj sulmeve në tokën ruse. Tani gjithnjë e më shumë prej tyre po e bëjnë publik këtë qëndrim. Disa prej tyre nuk shohin më fare problem kur armët perëndimore përdoren për këto sulme.

Eksperti ushtarak ukrainas Oleh Zhdanov beson se kjo ka të bëjë me situatën e vështirë në fushën e betejës. Ekziston rreziku i një pushtimi të ri të ushtrisë ruse në zonën e Sumy ose Kharkiv, thotë Zhdanov. “Ne me siguri do të jemi të detyruar të luftojmë në kufirin tonë shtetëror,” thotë ai, kjo do të thotë se armiku do të vihet nën zjarr edhe në territorin rus.

Një marrëveshje e heshtur për rrezen operative

Herët a vonë duhej të ndodhte që vendet perëndimore të heqin dorë nga kërkesa që armët e tyre të mos përdoren në tokën ruse”, thotë ky ekspert ushtarak. Siç thotë ai, gjithsesi nuk ka pasur ndalim. Kjo vlen edhe për raketat amerikane ATACMS me rreze të gjatë veprimi që SHBA-ja i dorëzoi Ukrainës në pranverë. Ato kanë një distancë deri në 300 kilometra.

Ukraina i ka përdorur tashmë për të sulmuar disa objektiva ruse, por me sa duket vetëm në zonat e pushtuara nga Rusia. Në këtë mënyrë, siç thotë Zhdanov, ajo përmbushi kërkesën amerikane: SHBA-ja e lidhi dërgimin e raketave me kushtin që ato të përdoreshin vetëm në territorin ukrainas. Thuhet gjithashtu se ekziston kjo marrëveshje e heshtur kur bëhet fjalë për raketat britanike “Storm Shadow”: t’i përdorin ato vetëm në territorin e Ukrainës. Është çështje besimi.

Scholz nuk dëshiron të mbështetet në premtimin e Kievit

Kancelari gjerman Olaf Scholz preferon të mos mbështetet tek premtimet ukrainase – veçanërisht kur bëhet fjalë për raketat Taurus. Kjo raketë ka një rreze veprimi deri në 500 kilometra. Scholz tha kohët e fundit: “Këtu nuk mund të keni një debat si midis miqve: “A nuk më beson?” Sigurisht që u besoj miqve të mi, por nuk do t’u jepja të gjithëve të gjitha armët e mia!”

Megjithatë, eksperti ushtarak ukrainas Zhdanov beson se është e mundur që Scholz të ndryshojë mendje. “Pasi amerikanët na premtuan tanket “Abrams”, Olaf Scholz pranoi të dorëzonte tanket “Leopard” – megjithëse ai më parë tha se tanke të tilla nuk do të përdoreshin kurrë në ushtrinë ukrainase,” thotë Zhdanov, duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse unë mendoj, se është e mundur që Olaf Scholz, nëse rrethanat zhvillohen në një mënyrë të tillë, të ndryshojë mendje dhe të japë raketat Taurus.

Rrethanat në fakt po ndyshojnë – jo për mirë: Rusia vazhdon të përparojë. Në raste të tilla politikanët bëhen edhe pragmatikë.

Image

Aforizmi i ditës – 7 maj 2024

Paintings have a life of their own that derives from the painter’s soul.

Vincent Van Gogh

Pikturat kanë një jetë të tyren që buron nga shpirti i piktorit.

Vincent Van Gogh

RAI3- Ranucci: Puntata për Shqipërinë do të jepet shumë shpejt…

Sulmi i Kryeministrit shqiptar ndaj gazetarëve të emisionit Report si dhe fjalët e Kryeministres Meloni e cila mori në mbrojtje kryeministrin Rama duke e quajtur linçim investigimin e bërë ndaj Shqipërisë, ka shkaktuar debate të forta politike e publike në Itali e është vënë në vëmendje të mediave e agjencive të huaja në Itali, të cilës i janë bashkuar raste të tjera që janë regjistruar gjatë muajve të fundit në Itali e që prekin çështje së lirisë së medias e pavarësisë së profesionit të gazetarit.

Drejtuesi e drejtori i programit Report, Sigfrido Ranucci, ka zhvilluar sot një konferencë shtypi me gazetarët e huaj e i shoqëruar nga Drejtuesi i sindikatës së gazetarëve Daniele Macheda e nga drejtuesi i Federatës Kombëtare të Medias italiane Vittorio Di Trapani.

Gazetari Sigfrido Ranucci ekskluzivisht për Syri TV i ka dhënë përgjigje pyetjeve të shumta që publiku shqiptar ka shprehur gjatë ditëve të fundit, mbi vijimin e reportazhit investigues mbi Shqipërisë e pse ai nuk është transmetuar ashtu siç u premtua një javë më parë?

A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam  përpjekur t’i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.

Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t’u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve evropiane e duhet të respektojmë dhe par situatën politik.

Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar, dhe vetë Kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë “një linçim ndaj popullit shqiptar”.

Dua ta ritheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij reportazhi janë të vërteta.

Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian.

Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

A keni biseduar me Ramën?

Ranucci: Kam kontaktuar me mesazhe me të.

A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, live e jo e montuar?

Intervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të…, i shkruan ai, janë të certifikuara koncepteve e përmbajtjes që ai do përcjellë.

Si komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë… janë jo të vërteta?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë të certifikuara siç na i ka përcjellë, Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin./Alba Kepi/

Gazetarët e RAI-t në grevë

Skulptura e famshme me kalin në selinë qendrore të RAI-t në Romë

Ata denoncojnë një “kontroll të dendur” informacioni “nga politikanët”.

VOAL- Në një lajm të RSI bëhet e ditur se gazetarët e RAI-t janë në grevë që nga ora 05:30 e ditës së sotme, e hënë dhe do të zgjasë 24 orë. Bëhet e ditur se greva u njoftua në fund të muajit prill nga sindikata Usigrai, pasi një takim me drejtuesit e radiotelevizionit italian dështoi.

Usigrai kishte denoncuar “një kontroll mbytës mbi punën gazetareske” dhe përpjekjen e kryeministrit Giorgia Meloni për “ta reduktuar RAI në një megafon për qeverinë”. Më tej, u theksua “mungesa e një projekti informacioni RAI nga plani industrial”.

‘Një kamp përqendrimi’- Reportazhi i medias gjermane: Burgu gjigand italian në Shqipëri

Pas reportazhit investigativ të medias italiane Rai3, e cila hodhi dritë mbi një marrëveshje të paqartë dhe jo transparente mes Edi Ramës dhe kryeministres italiane, Georgia Meloni për strehimin e refugjatëve që nisen drejt Italisë në kampet që do të ngrihen në Lezhë.

Edhe mediat gjermane i kanë kushtuar një tjetër reportazh kësaj marrëveshje jotransparente, e cila sipas reportazhit të ARD gjermane shkel të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare që parashikojnë trajtimet e refugjatëve.

Në reportazhin e medias gjermane bëhet e qartë se Edi Rama i ka dhuruar Italisë ekstraterritorialitet brenda Shqipërisë, ku shteti italian ka nisur ndërtimin e të ashtuquajturave kampe refugjatësh, por që në të vërtetë, siç raporton ARD nuk janë gjë tjetër veçse kampe përqëndrimi, ose burgje të hapura.

“Akomodimi i parë ekstraterritorial i BE-së për refugjatët do të hapet pas disa javësh: një kamp refugjatësh italianë në tokën shqiptare. Aktivistët e të drejtave të njeriut janë të shqetësuar.”,- nis kronika përmbledhëse edicionit të lajmeve të Tagesschau.

Pjesë nga reportazhi:

Asnjë mundësi për të hyrë brenda e për të parë se ç’ndodh në kampin italian në Milano.

I vetmi informacion nga Tereza Florio, një aktiviste e të drejtave të njeriut ka kontakte me personat e izoluar në brendësi, të cilët i nisin video të tentativave për vetëvrasje, ushqimin e makonsumueahëm dhe eksesin e dhunës nga forcat italiane të rendit.

Në këto kushte do të dërgohen në Shqipëri, një vend joanëtar i BE, sipas një marrëveshje midis Ramës dhe Melonit.

Drejtori i Portit të Shëngjinit Sandër Marashi shprehet se punimet që kanë filluar nuk e pengojnë punën e portit. Shprehet se nuk di detaje, “ato janë punë që i di më mirë qeveria” por është i gëzuar se siç thotë “shqiptarët janë popull me zemër të madhe dhe do ndihmojnë Italinë”…

Fshatarët gjithashtu nuk dinë gjë se ç’po ndodh brenda kantierit, por shprehen se nuk ndjehen rë frikësuar pasi u është thënë se rrethimi do jetë 8 metra i lartë dhe do jetë e pamundur që dikush të arratiset…

Kampi i përqendrimit po ndërtohet brenda një zone dikur ushtarake, arsye për të cilën ndalohet filmimi dhe hyrja.

Elton Laska, avokat lokal që është kundër marrëveshjes, shpjegon se gjithçka është anti-kushtetuese dhe si çdo i burgosur ata do tentojnë të largohen drejt BE ku e kanë synimin dhe atëhere do ketë probleme. Ai ka tentuar ta ndalojë përmes gjykatës kushtetuese por pa sukses.

Burgu italian do ketë administratë dhe personel italian dhe brenda tij do funksionojnë ligjet italiane.

Pra një kamp përqëndrimi, një burg gjigand italian në territorin shqiptar.

Sa para do fitojë Shqipëria nuk dihet apo do marri Rama një përshpejtim lehtësi në antarësimin evrooian? Heshtje totale nga qeveria shqiptare por edhe nga qeveria italiane.

Kush do i kontrolloje resprektinin e të drejtave të të izoluarve aty?

Në tentativat për të marrë një përgjigje me gojë me shkrim apo intervistë nga  autoritetet italiane morëm vetëm heshtje.

Tereza Florio mendon se përsa kohë nuk ka transparencë e as akses të organizatave të të drejtave të njeriut brenda strukturave, nuk ka asnjë garanci që drejtat e njeriut do të respektohen.

Bashkimi Evropian nuk ka shprehur asnjë kundërshtim në lidhje me këtë marrëveshje.

Aforizma nga Maximilien de Robespierre (6 maj 1758 – 28 korrik 1794)

VOAL- Sekreti i lirisë qëndron në arsimimin e njerëzve, ndërsa sekreti i tiranisë qëndron në mbajtjen e tyre të paditur.

Të ndëshkosh shtypësit e njerëzimit është mëshirë; t’i falësh është mizori.

Çdo ligj që cenon të drejtat e patjetërsueshme të njeriut është në thelb i padrejtë dhe tiranik; nuk është aspak ligj.

Mbreti duhet të vdesë që vendi të mund të jetojë.

Çdo institucion që nuk e konsideron popullin të mirë dhe gjyqtarin korruptiv, është i keq.

Mëshira është tradhti.

Ateizmi është aristokratik; ideja e një Qenieje të madhe që mbron pafajësinë e shtypur dhe ndëshkon krimin triumfues është krejtësisht popullore.

Krimi therorizon pafajësinë për të siguruar një fron dhe pafajësia lufton me të gjitha forcat kundër tentativave të krimit.
Vullneti i përgjithshëm sundon në shoqëri pasi vullneti privat qeveris çdo individ të veçantë.
Përsëri, mund të thuhet, se për të dashur drejtësinë dhe barazinë, njerëzit nuk kanë nevojë për përpjekje të mëdha virtyti; mjafton që ata ta duan veten e tyre./Elida Buçpapaj

Më 6 maj 1758 lindi Maximilien de Robespierre, një nga figurat më të shquara të Revolucionit Francez

Robespierre u ndikua nga filozofet e shekullit te XVIII si Jean-Jacques Rousseau dhe Montesquieu. Ai ishte një mbështetës i krahut te majte te borgjezisë. Ai përshkruhet si një njeri me fizik normal dhe qe nuk i kushtonte rendësi paraqitjes se tij fizike dhe çështjeve te tij personale. Mbështetësit e tij e thërrisnin “I Pakorruptueshmi” kurse kundërshtaret e tij e quanin si “Tiran” si nënshkrues te diktaturës (diktatura e gjakderdhjes).

Jeta e hershme

Maximilien de Robespierre (Maksimilien dë Robespier ) u lind ne Arras, France. Origjina e familjes se tij mund te gjendet ne shekullin e XII, ne Picardy, Francën Veriore ; disa nga paraardhësit e tij ne linjën mashkullore ishin notere ne fshatin e vogël te Carvin afër Arrasit nga fillimi i shekullit te XVII. Një tjetër hipoteze është se ai ka prejardhje nga Irlanda, dhe pretendohet se mbiemri i tij te jete “Robert Speirs”. Lewes, Hamel, Michelet, Lamartine dhe Belloc e kishin cituar këtë teori edhe pse ka shume pak fakte ku ata mbështeten.

Gjyshi i tij, Maximilien de Robespierre, e shpalli veten ne Arras si avokat. Babai i tij, Maximilien Barthélémy François de Robespierre, gjithashtu një avokat ne Këshillin e Artois ishte martuar me Jacqueline Marguerite Carrault, e bija e një birreberesi, ne 1758. Maximilien ishte me i madhi i kater fëmijëve te lindur midis martesës se tyre- vëllezërit dhe motrat e tij ishin Charlotte, Henriette dhe Augustin. Për ta fshehur këtë fakt sa me shume qe te mundej, ndërsa babai dhe mamaja e tij bene një martese te shpejte (te cilën gjyshi i tij refuzoi ta pranonte). Ne 1764, Madame de Robespierre vdiq gjate një lindje. Burri i saj u largua nga Arras, dhe shëtiti rreth Evropës deri sa vdiq ne Mynih ne 1777, duke i lëne fëmijët te rriteshin nga gjyshërit e tyre dhe tezet.

Maximilien ndoqi kolegjin (shkollën e mesme) te Arras kur ishte tete vjeç, ndërsa zotëronte te lexuarin e te shkruarin. Ne tetor te vitit 1769, me një rekomandim nga peshkopi, ai ndoqi shkollën Lycée Louis-le-Grand ne Paris. Këtu ai mësoi te admironte figurën e Republikës se Romes dhe figurave si Ciceroni, Cato dhe te tjerë. Disa nga shokët e tij te klasës ishin Camille Desmoulins dhe Stanislas Fréron. Ai gjithashtu ishte njohur me Rosseaun gjate kësaj kohe dhe morri shume nga parimet e tij. Ai gjithashtu ngjalli interes. Interesi mbi Robespierre u rrit sepse ai ishte i virtytshëm, nje njeri qe rri vetëm ne prani te ndërgjegjes se tij.

Vetëm pak kohe pas kurorëzimit Luigji XVI ai vizitoi kolegjin Louis-le-Grand. Robespierre, atëherë 17 vjeç, ishte zgjedhur nga 500 nxënës për te mbajtur një fjalim qe t’i uronte mirëseardhjen mbretit; si një student me shume trofe, zgjedhja kishte qene e menjëhershme. Ne ditën e fjalimit, Robespierre dhe turma e priti mbretin dhe mbretëreshën për disa ore ne shi. Gjate mbërritjes, çifti mbretëror qëndroi ne karocen e tyre te udhëtimit për ceremoninë dhe u larguan menjëherë pas saj. Robespierre do te ishte një nga ata qe do te kërkonin vdekjen e mbretit.

Politikat e hershme

Pasi kishte përfunduar studimet e tij mbi ligjet, Robespierre u pranua si pjese e klubit avokateve te Arrasit. Kryepeshkopi i Arrasit, Louis François Marc Hilaire de Conzié, e emëroi atë si gjykatesin mbi krimet ne Dioqezën e Arrasit ne Mars 1782. Ky emërim nuk e pengoi atë te ishte pjese e klubit te avokateve te Arrasit. Ai u be shpejt një avokat i suksesshëm dhe zgjodhi si parim te tij përfaqësimin e te varfërve. Gjate seancave gjyqësore ai ishte i njohur si mbrojtës i idealeve te paqes dhe te drejtave te njeriut d.m.th klientëve te tij. Me vone ne karrierën e tij ai lexoi shume dhe shume I interesuar për shoqërinë ne përgjithësi, një nga shkrimtaret me te mire dhe një nga te rinjtë me te njohur te Arrasit.

Ne shtator 1783, ai ishte zgjedhur si anëtar i akademisë se Arrasit, ne takime te cilat ai shkonte rregullisht. Ne 1784, ai fitoi një medalje nga akademia e Mertz për esenë e tij për pyetjen se a duhet te ndajnë dënimin dhe te afërmit e një krimineli te dënuar me te. Ai dhe Pierre Louis de Lacretelle, një avokat dhe gjykatës ne Paris, e ndanë çmimin bashke. Shume nga esetë e tij qe e pasuan këtë te fundit ishin me pak te suksesshme, por këto nuk patën shume rendësi sepse ai ishte i njohur ne letërsinë dhe shoqërinë muziore te Arrasit, te njohur si “Rosatia”, ne te cilin ndodhej edhe Lazare Carnot, qe do te ishte kolegu i tij ne Komitetin e Sigurisë se Përgjithshme.

Ne 1788, ai morri pjese ne një diskutim se si qeveritë provinciale te Francës duhet te zgjidheshin, duke treguar qarte dhe me force ne Addresse à la nation artésienne se n.q.s do te zbatohej përsëri mënyra e votimit nga anëtaret e provincave, shtersat nuk do te përfaqësonin me popullin e Francës. Ka mundësi qe ai e ka thëne këtë gjë qe te kishte mundësi te merrte pjese ne punimet e saj dhe kështu te ndërhytë duke ndryshuar politikat e monarkisë. Mbreti Luigji XVI me vone shapalli zgjedhje te reja për te gjitha provincat duke i lejuar ne këtë mënyre Robespierre te behej deputet për shtresën e trete. Edhe pse anëtaret e bashkisë ishin zgjedhur Robespierre me sukses u zgjodh midis tyre. Ne asamblenë e bailliage , konkurrenca ishte e madhe por Robespierre kishte filluar te merrte pike me politiken e ndjekur ne Arras 1779. Me këtë ai siguroi mbështetjen e zgjedhësve vendas edhe pse tridhjet dhe relativisht te varfër dhe humbja e përkrahjes ai ishte zgjedhur deputet i peste i shtereses se trete te Artois. Kur Robespierre arriti ne Versaje, ai ishte relativisht i panjohur, por ai shpejt u be pjese e Asamblesë se Përgjithshme qe me vone u kthye ne Asamble Kushtetuese.

Ndërsa Asambleja Kushtetuese po merrej me krijimin e një kushtetute te re, Robespierre u kthye qe nga asambleja e avokateve provinciale dhe borgjezisë se pasur tek njerëzit e Parisit. Ai ishte një folës i shpeshte i Asamblesë Kushtetuese ; ai hodhi shume ide te reja për Deklaratën e te Drejtave te Njeriut dhe për Provincat Kushtetuese ; gjithmonë me një sukës te madh. Ai ishte i njohur si Pétion de Villeneuve i dyti dhe një lider i trupit te vogël te ekstremisteve te majte ; “30 zerat” siç Mirabeau i quante shpesh ata.

Robespierre shpejt u përfshi ne Shoqërinë e Shokëve te Kushtetutës, e njohur zakonisht si Klubi i Jakobinëve. Fillimisht ky grup ishte i përberë nga anëtare te erdhur nga Brittany. Pasi Asambleja u zhvendos ne Paris, klubi filloi te pranonte një sere borgjezesh parizinesh ne anëtarësinë e tij. Ndërsa koha ecte shume nga artizanatet inteligjente dhe tregtaret e vegjël u bene pjese e këtij klubi. Ne rradhet e këtyre njerëzve, Robespierre fitoi simpati jo te vogël. Ndërsa borgjezia e pasur e Parisit dhe deputetet e krahut te djathte po përjetonin sukës nga klubi i 1789, ndikimi mbi liderat e vjetër te Jakobineve, si Barnave, Duport, Alexandre de Lameth u zvogëlua. Kur ata te shqetësuar për përparimin e Revolucionit, themeluan klubin e Feuillants ne 1791, te majtët, duke përfshire Robespierre dhe shokët e tij, mbizotëruan ne grup.

Ne 15 maj 1791, Robespierre propozoi qe asnjë deputet qe ulej ne Kuvend nuk mund te ulej ne Asamble, i vetmi propozim i tij i pranuar nga kjo Asamble. Përleshja ne 20 qershor, dhe pas kësaj arrestimi i Luigjit te XVI dhe i familjes se tij ne Versajë qe përfundoi duke vetëshpallur Robespierre ne grupin e Jakobineve, “ni monarchiste ni républicain” (as monarkist as republikan). Por kjo nuk ishte e pazakonte; shume pak ne këtë pike u pranuan si republikane.

Pas masakrës te Kampit te Marsit ne 17 korrik 1791, duke dëshiruar te ishte me afër me Asamblenë dhe Jakobinët, ai u zhvendos tek shtëpia e Maurice Duplay, një mobilier qe jetonte ne Rue Saint-Honoré dhe një admirues i flkte i Robespierre. Robespierre jetoi atje (përjashtohen vetëm dy periudha te shkurtra largimi) deri ne vdekjen e tij. Ne fakt, ne baze te disa burimeve, duke përfshire doktorin Souberbielle, Vilate, një anëtar jurie i Gjyqit Revolucionar, dhe me e reja nga vajzat e te zotit te shpise (qe me vone do te martohej me Philippe Le Bas nga Komiteti i Sigurisë se Përgjithshme), u fejua me vajzën me te re te te zotit te shtepise, Éléonore Duplay.

Ne 30 shtator, kur Asambleja Kushtetuese u shpërnda, kurorëzuan Pétion dhe Robespierre si dy patriote te pakorruptuar me qellim qe te tregohej pastërtia e parimeve te tyre., te mënyrës modeste se si ata jetonin dhe për refuzimin e ryshfeteve te ndryshme.

Me shpërndarjen e Asamblesë ai u kthye për një vizite te shkurtër ne Arras, ku u prit ne mënyre madhështore. Ne nëntor u kthye ne Paris për t’u vendosur ne pozicionin e Prokurorit Publik te Parisit. Wikipedia


Send this to a friend