VOAL

VOAL

ZONJAT VITORE STEFA DHE KOZETA ZAVALANI E VIZITUAN SHKOLLËN SHQIPE TË TREVISOS – Nga BEQIR CIKAQI

May 24, 2015

Komentet

Eliot Engel dhe Harry Bajraktari, një mësim për lobimin shqiptar sot dhe nesër Nga RUBEN AVXHIU

Në fjalimin e tij të lamtumirës në Kongresin Amerikan, më 18 dhjetor 2020, në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel u ndal pak edhe te një nga historitë e tij të preferuara, vizitën që Harry Bajraktari i bëri kongresistit të ri në Zyrën e tij në Bronx.

Ishte një vit i rëndë për shqiptarët e Kosovës. Slobodan Millosheviqi ishte në kulm të popullaritetit të tij dhe kishte nisur përpjekjen për ta kthyer Jugosllavinë në Serbosllavi. Hapi i parë për këtë ishte eliminimi i Autonomisë së Kosovës dhe zbatimi i një sistemi segregacioni për shqiptarët që do të prekte shkollat, spitalet dhe çdo institucion të domosdoshëm të jetës së përditshme. Një ditë vjeshte, në Bronx, një biznesmen i ri, Harry Bajraktari, që kishte ardhur me prindërit nga Kosova, në moshën 13-vjeçare, i përfshirë nga emocionet rreth asaj që po ndodhte në Kosovë trokiti në derën e kongresistit të lagjes, në Bronx. Nju Jork. Harry ishte vetëm 32 vjeç dhe pas një suksesi të madh në biznesin e pronave të patundshme me partnerin dhe dajën e tij Rrustem Gecaj, po përpiqej si shumë shqiptarë të tjerë të bëhej avokat i Kosovës në politikën amerikane. Ndonëse nuk kishte takim, kongresisti e priti. Engel ishte lindur dhe rritur në lagjet e varfra në Bronx dhe i njihte shqiptarët por për Kosovën nuk dinte shumë. Por e dëgjoi me vëmendje vizitorin dhe premtoi se do të mësonte më shumë. Harry premtoi se do t’i dërgonte informacione vazhdimisht. Ashtu si Harry, edhe Eliot Engel ishte relativisht i ri. 42-vjeçar, i sapozgjedhur në Kongresin Amerikan; ai ishte ende duke mësuar rrugët në Uashington dhe influence e tij politike ishte minimale.

Në shumë kuptime, ai takim mund të ngjante si humbje kohe, nëse keni parasysh se shqiptarët kishin miq të fuqishëm në kryeqytet si kryetari i shumicës në Senatin Amerikan, Bob Dole, senatorët Al D’Amato dhe Larry Pressler apo kongresistë të famshëm si Tom Lantos e me përvojë të madhe si William S. Broomfield. Por nga ai takim nisi një miqësi e re që vetëm u rrit dha fryte për dekada me radhë. Engel do të bëhej shumë shpejt një nga kongresistët më të informuar e më me fantazi në Kongresin Amerikan. Jo vetëm që pati vizionin të themelojë Kaukusin e Çështjeve Shqiptare në Kongres, por mësoi si të kalonte kufirin më të vështirë në botë atë mes legjislativit amerikan dhe ekzekutivit, duke u hapur dyer shqiptarëve në shumë institucione e agjenci federale qeveritare amerikane. Lidhjet e tij personale me presidentit Bill Clinton dhe George W Bush patën një rëndësi të madhe historike për Kosovën, Shqipërinë dhe shqiptarët në Ballkan. Asnjë ambasador apo kompani lobimi në Uashington nuk do të bënte dot çfarë ka bërë ai në këto vite. Çdo delegacion shtetëror shqiptar nga trojet shqiptare në Uashington, është pritur, orientuar, këshilluar, ndihmuar e promovuar nga Zyra e Engelit në kryeqytetin amerikan, pa asnjë interes apo shpërblim. Në vitin 1991, Harry themeloi gazetën “Illyria”, e cila bombardoi për vite me radhë rrethet politike dhe diplomatike në Uashington me fushatë informuese për Kosovën dhe shqiptarët. Në vitin 1996 u themelua Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Së bashku me zyrën e kongresistit Engel të tria këto institucione koordinon veprimet e tyre në shërbim të kauzës shqiptare në Uashington. Historinë e tij të gjatë të bashkëpunimit me shqiptarët e kam përshkruar në një libër kushtuar jetës së tij. Ai bëri shumë miq personalë në këtë komunitet nga vëllezërit Bitici te Vehbi Bajrami (botuesi gazetës “Illyria” (që nga 2006), e shumë të tjerë me lidhje që kalonin politikën dhe ishin familjare e shoqërore. Engel ishte një mik që kishte humor, humanizëm dhe mirëkuptim. Kur u bë kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Engel u bë një nga figurat më të fuqishme të politikës së jashtme amerikane në një kohë të rëndësishme kur interesi dhe vëmendja amerikane po largoheshin nga Ballkani dhe pozitat tradicionale me të cilat ishin mësuar shqiptarët. Edhe njëherë u gjend për ne në kohën e duhur, në vendin e duhur. Një mësim i madh i kësaj historie është vlera e fillimeve modeste të avokatisë në shërbim të një çështjeje. Të përpiqesh të lidhesh me figurat dominuese të politikës është e arsyeshme.

Janë ata që mund të bëjnë kthesat e mëdha. Por nuk duhen harruar ata që sapo kanë nisur rrugën e tyre: udhëheqësit e ardhshëm të brezave që po vijnë. Gati 37 vjet më parë, Harry Bajraktari nuk u nis duke bërë kalkulime strategjike, kur trokiti në derën e kongresistit të sapozgjedhur. Por ai akt i sinqertë pa paragjykime për moshën dhe emrin e kongresistit të ri hodhi themelet e një bashkëpunimi nga më të frytshëm në historinë e komunitetit shqiptar në Amerikë. Njihuni me njerëzit që ju përfaqësojnë në nivelet më të ulëta, njihni politikanët e rinj, ata që ende duken si të parëndësishëm e të panjohur. Shpesh ndikimet dhe përvojat e hershme në jetë, mbeten të pashlyeshme. Aq më mirë nëse u përkisni brezave të afërt. Është një mundësi për të dy palët për të mësuar e edukuar njëra-tjetrën. Sidomos kur e di që po punon për një kauzë të drejtë e me zemër të pastër, avokatia nuk është punë, por një mënyrë për të mbushur jetën dhe shpirtin.

 

TË ZGJEDHURIT E POPULLIT PO E DËMTOJNË SERIOZISHT IMAZHIN E KOSOVËS NË BOTË Nga Harry Bajraktari

 

Në demokraci, dallimet në pikëpamje janë normale. Por bllokada dhe përçarjet politike në Kosovë po e tejkalojnë çdo kufi.

Historia na mëson një të vërtetë të thjeshtë: edhe kundërshtarët më të ashpër, kur është në pyetje interesi kombëtar, gjejnë mënyra për të punuar së bashku.

Shembullin e fundit e kemi në Shtetet e Bashkuara. Nënpresidenti amerikan JD Vance ka pasur në të kaluarën kritika të forta ndaj Presidentit Donald Trump. Por sot, ata kanë lënë dallimet anash dhe punojnë së bashku në një administratë, për të mirën e vendit.

Ngjashëm ndodhi edhe në vitin 2008, kur Presidenti Barack Obama dhe Hillary Clinton, pas një gare të ashpër mes tyre, bashkuan forcat në interes të shtetit.

E njëjta frymë mbizotëroi edhe në vitet ’90. Presidenti Bill Clinton dhe Senatori Bob Dole, nga dy parti rivale, bashkuan forcat për çështjen e Kosovës. Falë këtij bashkëpunimi, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur.

Edhe historia jonë kombëtare jep të njëjtin mësim. Marrëdhënia e tensionuar mes Mbretit Zog dhe Faik Konicës nuk i pengoi ata që, kur e kërkoi interesi i shtetit, të bashkëpunojnë.

Udhëheqësit e vërtetë dëshmohen në kohë krizash. Pyetja është: a ka Kosova udhëheqës që janë të gatshëm të tejkalojnë interesat personale apo partiake dhe të vendosin shtetin në radhë të parë?

Të gjithë përfaqësuesit politikë, pa përjashtim, kanë shkëmbyer akuza të rënda. Por sot, për hir të vendit dhe interesit kombëtar, duhet të dalin përtej tyre dhe të bashkëpunojnë.

🇺🇸 🇽🇰 Nuk mund ta imagjinoni sa keq shihet Kosova nga jashtë me këtë bllokadë të tejzgjatur. U bë kohë që miqtë tanë në Washington, në çdo bisedë që kemi, na qortojnë duke na thënë se, nëse Kosova, një vend i vogël, nuk po arrin të gjejë marrëveshje brenda vetes, çfarë prisni nga ne?

Rastin e fundit e kisha në takimin me Presidentin Bill Clinton, i cili më pyeti për situatën në Kosovë dhe nëse është zgjidhur kriza politike. Është e vështirë për ne ta shpjegojmë këtë situatë. I kemi duart e lidhura.

Ne duhet t’i tregojmë botës se jemi të aftë ta udhëheqim vendin tonë. Kjo situatë shkon në favor të Serbisë dhe të gjithë atyre që nuk e duan përparimin e Kosovës.

Çdo orë e humbur e dëmton ekonominë, sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe integrimit euro-atlantik.

Prandaj, u bëj thirrje të gjithë liderëve politikë:

Uluni.

Bisedoni.

Gjeni zgjidhje.

Bëjeni për Kosovën. Historia i kujton ata që ofrojnë zgjidhje, që e zhvillojnë vendin — jo ata që e bllokojnë 🇦🇱 🇽🇰

Mos harroni ku ishim dhe ku mund të jemi, nëse punojmë së bashku.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe mbarë popullin shqiptar 🙏

***

Harry Bajraktari është një personalitet i shquar shqiptaro-amerikan, themelues dhe botues i gazetës “Illyria” në shqip dhe anglisht (1991–1998), si dhe nënkryetar themelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Veprimtar i përjetshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, demokratizimin e Shqipërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, ai është nderuar me “Urdhrin e Lirisë” nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (2025), me Medaljen “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani (2014), me “Çmimin Presidencial për Shërbim Vullnetar” nga Presidenti amerikan George W. Bush (2006), si dhe me vlerësim nga Kongresi amerikan, me nismën e Kongresmenit Eliot Engel, me rastin e 50-vjetorit të ardhjes së familjes Bajraktari në SHBA si dhe me shumë çmime, medalje e mirënjohje nga organizata të ndryshme dhe nga bashki në Shqipëri, Kosovë dhe Amerikë.

@followers

Vatrani Vetaran Ramiz Mujaj: Foto historike me Vatranët

Vatrani Vetaran Ramiz Mujaj shkruan në rrjetin social:
“Foto me Vatranët.
Foto historike. Kjo foto më përkujton shumë gjëra në selinë e Vatrës me ish kryetari e saj Dr.Gjon Buçaj me bijtë e tij, Edward dhe Alex Buçaj:  Alexi ishte percaktues i pikave në bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe ne vitin 1999. Si dhe miku im Vatran, historiani Idriz Lamaj . Nje mik i çmuar Vatran ma dergoi këtë foto i jam mirënjohës.
Foto nga arkivi im për Vatrën.”

Samiti për diasporën dhe gazetarët e tenxhereve- Nga Irena Beqiraj

 

Në Samitin e Diasporës, më shumë se përfaqësueset e qeverisë, më tërhoqën vëmendjen gazetaret që drejtonin panelet!

Edhe teksa i shikoja, mendova për respektin e humbur ndaj gazetarisë.

Por, në fund të fundit, kush e respekton një prift kurorëshkelës që predikon besnikërinë martesore në kishë?

Pastaj vendosa ta zbus gjykimin dhe i thashë vetes:

Njerëzit e zakonshëm e modelojnë sjelljen, aspiratat dhe vetëvlerësimin e tyre duke u krahasuar me ata që kanë arritur status dhe dukshmëri. Antropologët e kanë dokumentuar këtë model në shoqëri; ekonomistët e sjelljes e vëzhgojnë atë në tregjet e konsumit; psikologët socialë e shohin në formimin e identitetit të të rinjve. Ne jemi të programuar të nxjerrim përfundimin “çfarë ka vlerë” nga ato që duken se janë të suksesshme.

Zeqineja është modeli i suksesit në këtë shoqëri; përse pres që gazetaret tona të sillen e të flasin ndryshe?

Nga sjellja, fjalët dhe pyetjet e tyre ka pak për të mësuar. Por, të paktën, të shtyjnë të mendosh, edhe pse ky proces fillon përdhunshëm me pyetjen:

What the fuck?!

“Kur ryshfeti bëhet pjesë e lojës”- Samiti i Diasporës, Ermelinda Meksi sjell historinë personale: Djali im donte të kontribuonte, por s’mori asnjë përgjigje nga institucionet! Skandali i AKSHI-t…

Ermelinda Meksi ish eksponentja e Partisë Socialiste ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me Samitin e Diasporës të organizuar nga qeveria shqiptare në Tiranë. Teksa vlerëson rolin e këtij komuniteti, ajo ka sjellë një histori personale, që sipas saj tregon mungesë përgjegjshmëria dhe korrektësie nga ana e institucioneve tona.


Meksi rrëfen përvojën e të birit, i cili prej vitesh jeton në Austri dhe punon në një kompani ndërkombëtare të sigurisë kibernetike.

Pas sulmeve që kanë prekur sistemet shqiptare, ai kishte propozuar që kompania e tij të ofronte ekspertizë për institucionet në Shqipëri, duke identifikuar edhe risqe konkrete në disa struktura shtetërore.

Sipas saj, ndër institucionet e kontaktuara përmes emailit zyrtar ishte edhe AKSHI, por nuk është kthyer asnjë përgjigje.

“Më kërkoi ndihmë, qoftë edhe vetëm për të marrë një përgjigje zyrtare, cilado të ishte ajo. Por edhe përpjekja ime duke u kerkuar ndihme dy kolegeve rezultoi pa sukses në marrjen e një përgjigjeje. Po përmend me emër  vetëm një nga institucionet, qe im bir kontaktoi nëpërmjet emailit zyrtar: AKSHI; për të tjerat po ruaj etikën”, shkruan Meksi.

Ajo e lidh këtë heshtje me zhvillimet e mëvonshme dhe skandalin në këtë institucion.

“Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi. Kur më pas mësuam për shifra të mëdha investimesh, u kuptua edhe më qartë arsyeja e mungesës së përgjigjes.  Si mund të dyfishohen projektet nga 2 në 4 milionë? Si mund të operojë një kompani serioze në një sistem ku ryshfeti bëhet pjesë e lojës?”, shkruan ish ministrja socialiste.

Meksi apelon për më shumë transparencë, meritokraci dhe përgjegjshmëri institucionale, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten dhe potenciali i diasporës të mos mbetet i pashfrytëzuar.

post meksi

Reagimi i plotë

Histori personale përtej Samitit të Diasporës

Duke ndjekur në TV Samitin e Diasporës, nuk mund të mos i rikthehem një përvoje personale që flet më shumë se çdo fjalim.

Im bir, prej 12 vitesh në Austri, ka ruajtur gjithmonë dëshirën për t’u kthyer dhe kontribuar në Shqipëri. I diplomuar në Menaxhim Ndërkombëtar Biznesi, ndërkohë që ndjek studimet master, punon në një kompani ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike. Me pasion ka ndjekur edhe fusha si IT dhe AI, duke u certifikuar në platforma ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, pasi mësoi për sulmet kibernetike që kishin ndodhur në Shqipëri, i propozoi kompanisë së tij, e cila operon në shumë vende, të shtrihej edhe në vendin tonë. Nga analiza e ekspertëve rezultoi se disa institucione shqiptare ishin seriozisht të ekspozuara ndaj riskut kibernetik.

Me dëshirën për të kontribuar, ai u shkroi institucioneve përkatëse, duke shpjeguar me profesionalizëm çfarë ofronte kompania për të reduktuar këtë risk.

Nuk mori asnjë përgjigje.

Më tregoi per sa u kish  shkruar disa institucioneve shqiptare disa ditë më vonë, me një zhgënjim që i lexohej qartë në sy. Ndihej në siklet per mungesen e etikes se institucioneve tona përballë drejtuesve të kompanisë, të cilët ishin në dijeni të komunikimit dhe prisnin një reagim minimal.

Më kërkoi ndihmë, qoftë edhe vetëm për të marrë një përgjigje zyrtare, cilado të ishte ajo.

Por edhe përpjekja ime duke u kerkuar ndihme dy kolegeve rezultoi pa sukses në marrjen e një përgjigjeje. Po përmend me emër  vetëm një nga institucionet, qe im bir kontaktoi nëpërmjet emailit zyrtar: AKSHI; për të tjerat po ruaj etikën.

Kur shpërtheu skandali i AKSHI-t, u bë e qartë se heshtja nuk kishte qenë rastësi.

Kur më pas mësuam për shifra të mëdha investimesh, u kuptua edhe më qartë arsyeja e mungesës së përgjigjes.

Si mund të dyfishohen projektet nga 2 në 4 milionë? Si mund të operojë një kompani serioze në një sistem ku ryshfeti bëhet pjesë e lojës?

Dhe në fund arrin në përfundimin e dhimbshëm: “Më mirë që nuk mora përgjigje, sesa të përfshihesha në atë realitet.”

Por ky nuk është një rast i izoluar. Shumë të rinj sot megjithë dëshirën për të kontribuar,  përballen me mungesë dëgjimi, mungesë meritokracie dhe një sistem që më shumë se aftësinë favorizon lidhjet klienteliste.

Ndërsa dëgjoja  Samitin e Diasporës,  natyrshëm desheroja pergjigje  mbi : çfarë rezultate konkrete kanë sjellë samitet e deritanishme? Sa ura bashkëpunimi janë ndërtuar realisht dhe sa profesionistë janë përfshirë në mënyrë domethënëse?

Diaspora shqiptare ka kontribuar ndër vite jo vetëm përmes remitancave apo investimeve, por edhe përmes dijes, eksperiencës dhe standardeve që ka ndërtuar jashtë vendit. Ndoshta ka ardhur koha që fokusi të zhvendoset më shumë pikërisht tek  kontributi i kapitali njerëzor.

Sepse vlera më e madhe që diaspora mund të sjellë nuk është vetëm financiare, por është dija, profesionalizmi dhe kultura e punës që mund të ndihmojnë realisht në zhvillimin e vendit.

Dëshira për të kontribuar ekziston dhe është e sinqertë. Ajo që kërkohet është një qasje më e hapur, më e përgjegjshme dhe e bazuar në meritë, në mënyrë që këto energji dhe kapacitete të mos mbeten të pashfrytëzuara.

Vetëm kështu samitet mund të kthehen në besim dhe kontribut konkret për vendin; ndryshe, rrezikojnë të mbeten thjesht fasadë.

P.S. Këtë histori personale nuk e ndaj sepse më habiti sa i ndodhi  tim biri, apo për të individualizuar një rast, por për të reflektuar mbi një realitet që e përjetojnë shumë të rinj,jo vetem të diasporës. Besoj se vetëm duke u dhënë zë këtyre historive, vendimmarrësit mund të kuptojnë më mirë se ku duhet të përmirësohet politikëbërja.

E.Meksi, Viene,15 Prill 2026

Analiza e BIRN- Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real

Shkallët e jashtme të Pallatit të Kongreseve u veshën me tapet të kuq, ndërkohë që simboli i shqiponjës dykrenare në murin ballor mikpret dhjetra shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, të ftuar në aktivitetin e qeverisë të njohur si Samiti i Diasporës.


Ky është samiti i katërt që qeveria organizon në harkun kohor të 10 viteve, pa pasur një bilanc të qartë mbi përfshirjen reale të diasporës në zhvillimin e vendit.

Samiti nisi të martën me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili u bëri thirrje emigrantëve që të kthehen dhe të investojnë në zonat e origjinës, duke përdorur mekanizmin ligjor ‘Paketa e Maleve”. Në panele, ministrat dhe funksionarët e lartë shtetërore bënë ftesa për përfshirje në projekte inovative apo në investime strategjike.

Megjithatë, disa prej pjesmarrësve nga diaspora i shohin me mosbesim samite të tilla, ku diaspora përdoret si fasadë.

“Narrativa e bukur, po mungojnë aktorët kryesorë, që janë Diaspora,” tha Eva Baçi, një juriste që jeton dhe punon në Bolonja të Italisë, duke marrë fjalën për pyetje në një prej paneleve.

Ajo protestoi për organizimin e paneleve vetëm me politikanë dhe shfrytëzimin e diasporës vetëm për statistikë dhe jo si potencial real për zhvillimin e vendit.

Edhe të pranishëm të tjerë po u shfaqën mosbesues ndaj premtimeve, ndërsa Diaspora për Shqipërinë e Lirë – një nga organizatat që udhëhoqi fushatën për votën e diasporës refuzoi pjesëmarrjen, duke e konsideruar samitin “të mbështjellë me retorikë patriotike, por i zbrazët në përmbajtje dhe thelb”.

Nador Bakalli, një shqiptar që jeton në Kanada dhe aktivist i organizatës “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, i tha BIRN se strategjitë e shpallura të qeverisë shqiptare kanë një ndikim “kryesisht simbolik dhe propagandistik, jo institucional”.

Sipas tij, pas kaq shumë vitesh dhe disa samitesh, mungon ende një produkt real dhe i matshëm për diasporën.

“Pavarësisht retorikës për ‘rol strategjik’, diaspora vazhdon të mos ketë përfaqësim politik real, ndërsa në praktikë, ajo trajtohet si burim remitancash dhe jo si partner në vendimmarrje kombëtare,” tha Bakalli.

Sipas tij, samitet janë kthyer në “instrument pastrimi për imazhin qeveritar”, me shpenzime të konsiderueshme për skenografi dhe organizim, por që i mungojnë platformat që prodhojnë politika konkrete për përfshirjen e diasporës në jetën publike dhe ekonomike të vendit.

Samiti i parë për Diasporën u mbajt në fund të vitit 2016, ndërsa pas zgjedhjeve të 2017-ës, kryeministri Edi Rama vendosi t’i dedikojë punëve të Diasporës një ministër shteti, dikaster të cilin e shkrimi në mandatin e tretë duke e lënë organizimin në duart e një agjencie në varësi të Ministrisë së Jashtme. Axhendat e deklaruara të këtyre samiteve kanë kryesisht fokus në nxitjen e përfshirjes së emigrantëve në jetën shoqërore, ekonomike dhe institucionale të vendit

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, shqiptarëve që jetojnë jashtë iu dha për herë të parë e drejta për të votuar, ndërsa rezultatet treguan për një votë masive për mazhorancën socialiste në pushtet me akuzat e opozitës për patronazhim të votës nëpërmjet përdorimit të administratës publike.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave të bazuara në vlerësime të tërthorta sugjerojnë se rreth 2.25 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ose thuajse 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej. Shifrat e censusit të fundit sugjeronin se gati gjysmë milioni shqiptarë ishin larguar nga Shqipëria në 12 vite e fundit.

Për Ermal Hasimen, pedagog i Shkencave Politike, këtu qëndron dhe kontradikta mes asaj që qeveria bën dhe asaj që thotë për Diasporën.

“Edi Rama aq shumë e do Diasporën saqë është kontributori kryesor i krijimit të Diasporës që prej fillimit të qeverisjes së tij, duke e shtuar diasporën me 1 milion,” tha Hasimja për BIRN.

Ai vlerëson se përfshirja e diasporës nuk bëhet me samite dhe ministri, por me krijimin e kushteve konkrete.

“Askush nuk kthehet në atdhe prej samitit, por mund të kthehet nëse Shqipëria bëhet një vend normal,” theksoi Hasimja./BIRN

Samiti i Diasporës; Zhupa: U kthye në samit propagande elektorale, pa qasje shtetërore po me sllogane partiake

Kryetarja e komisionit të Diaporës në kuvend, Ina Zhupa foli në hapje të Komisionit të Diasporës për samitin që po zhvillohet në Tiranë. Përveçse nënvizoi mos-përfshirjen e komisionit dhe mungesën e transparencës, ajo theksoi faktin se samiti po përdorej si një mbledhje elektorale e partisë në pushtet.

Fjala e deputetes së PD-së, Ina Zhupa, në mbledhjen e Komisionit:

“Samiti ishte një moment shumë i rëndësishëm për të kuptuar qasjen e politizuar që ka qeveria ndaj diasporës dhe përdorimin politik që do t’i bëjë këtij samiti për propagandë elektorale, dhe aspak për përfshirjen reale apo një qasje shtetërore për angazhimin e diasporës në zhvillimin e vendit.

Jam e keqardhur që njerëz të ndritur, njerëz që kanë besuar se samiti mund të ishte serioz, kanë ardhur dhe janë përfshirë, por gjenden përballë propagandës qeveritare, përballë sloganeve si “Shqipëria 2030”, përballë unilateralizmit të përfaqësimit monopolistik dhe nuk gjejnë dot atë që duhet të gjejnë: një Shqipëri me një fytyrë pak më evropiane, që pretendon dhe diskuton për integrimin në Bashkimin Evropian”. bw

Samiti i Diasporës lavatriçe propagandistike për t’i hedhur hi syve të shqiptarëve Nga Florida Doci

 

Para pak javësh mora ftesën zyrtare për t’iu bashkangjitur Samitit të IV të Diasporës, i cili çelet këtë javë në Tiranë.

Do të gënjeja po të thosha se nuk u befasova.

Për ata që më njohin mua, rrugëtimin tim, dhe kontributet e mia për Shqipërinë, kjo ftesë mund të dukej një vlerësim krejt i natyrshëm, ndoshta dhe i vonuar, por sidoqoftë i pritshëm.

Por befasia ime lidhet me faktin se prej gati një dekade kam qenë dhe vazhdoj të jem shënjestër e sulmeve të shumta, direkte dhe indirekte, nga po të njëjtët përfaqësues të diasporës që sot mirëpresin të ulen në të njëjtën sallë me mua.

Jo sepse sot ata më në fund vlerësojnë vërtet mendimin tim apo kanë ndryshuar qëndrim ndaj bindjeve të mia, por sepse çdo përfshirje, qoftë edhe formale a simbolike, i shërben një agjende të mirëllogaritur proqeveritare.

Ata që deri dje nuk lanë epitet pa përdorur për të më diskredituar, sot shpresojnë që pjesëmarrja ime t’u shtojë një numër më shumë në listat e gojëmbyllurve të blerë, dhe një emër më shumë në shërbim të fasadës së një uniteti të rremë.

Samiti i Diasporës, prej një dekade tashmë, ka qenë dhe mbetet një instrument politik i Ramës për të pastruar imazhin e qeverisjes së tij.

Vet krijimi i Këshillit Koordinues të Diasporës ishte një hap për të katapultuar patronazhistët jashtë vendit në role të dukshme, për të shtrirë ndikimin e Ramës në diasporë, si edhe për të kontrolluar mesazhin dhe votën përtej kufijve.

Por kjo përpjekje thjesht ka krijuar një dallim të dukshëm mes patronazhistëve të blerë, që tregtojnë propagandën pro-Rama pas dyerve të mbyllura të ambasadave, dhe patriotëve zëlartë pro-Shqipërisë, që përballen vazhdueshëm me sulme të koordinuara nga ‘dora’ e Ramës në diasporë.

Përtej ftesave të personalizuara, videove me inteligjencë artificiale apo vargjeve të sforcuara për “bijtë e historisë”,

Samiti i Diasporës mbetet një lavatriçe propagandistike e premtimeve të zbrazëta dhe arritjeve të rreme ndër vite, si dhe një përpjekje patetike për të hedhur hi syve të shqiptarëve anembanë, të cilët përballen çdo ditë me realitetin e krimit, korrupsionit dhe keqqeverisjes së Ramës.

“Me thuaj me kë rri, të them se kush je”, thotë një shprehje popullore. Prandaj, ndonëse mirënjohëse për individët në veçanti që më ftuan në shenjë vlerësimi, vazhdoj të zgjedh të mos jem në një sallë me ata që e shohin Samitin e Diasporës si një trampolinë për në kolltukët e drejtorive KÇK, që vazhdojnë të varfërojnë e rrënojnë Shqipërinë.

Kërkesë Noli Show për heqje dhe korigjim përmbajtjeje të pasaktë: Lidërshipi aktual i Vatrës nuk njihet

Te nderuar drejtues te Noli Show,

Dega Vatra Manhattan Branch ju drejtohet lidhur me nje permbajtje te transmetuar ne platformen tuaj, ku nje individ eshte prezantuar si “Kryetar i Vatres” dhe eshte paraqitur sikur organizata ka funksionuar nen drejtimin e tij.

Ky prezantim eshte faktikisht i pasakte dhe krijon nje perceptim te gabuar per publikun, duke mos reflektuar realitetin aktual te procesit ne zhvillim, i cili eshte nen trajtim nga Gjykata Supreme e Shtetit te New York-ut.

Ne praktiken e mediave ne SHBA, publikimi i informacionit te pasakte qe ndikon ne reputacion ose krijon konfuzion publik mund te sjelle pasoja civile, perfshire:

• Pergjegjesi per shpifje ose keqinformim

• Kerkesa per korrigjim ose terheqje permbajtjeje.

• Demtim te besimit publik dhe reputacionit te medias.

Per kete arsye, ne kerkojme:

• Heqjen ose korrigjimin e menjehershem te kesaj videoje nga platforma juaj.

• Sqarimin publik te natyres reale te procesit ne zhvillim.

• Shmangien e prezantimeve qe krijojne autoritet te pa verifikuar.

Qellimi i kesaj kerkese eshte te parandalohet keqinformimi dhe te ruhet integriteti i komunikimit publik.

Presim qe kjo ceshtje te trajtohet me seriozitet dhe pa vonese.

Me respekt,

Kryesia

Vatra Manhattan Branch

 

 

 

Konferenca e Vjenës, rruga drejt pavarësisë së Shqipërisë (pjesa e parë) 1896-2026 Artur Vrekaj

Në pranverë të vitit 1896 kombëtaristi Ferit Vlora takoi ambasadorin e Austro-Hungarisë në Stamboll, Heinrich Calice që t’i shprehë mendimin e tij për planet e Ballhausplatz, ministrisë së Jashtme të Austro-Hungarisë.

Ferit Vlora e falenderoi për Austro-Hungarinë, për rolin e saj ndaj myslimanëve të Bosnje-Hercegovinës. Austro-Hungaria ishte kujdesur të fitojë besimin e myslimanëve Shqiptarë. Gjatë vizitës, Ferit Vlora i dha një memorandum ambasadorit Austro-Hungarez, Calice. Ky dokument ishte i rëndësishëm, pa ekzagjerim.

Një zyrtar udhëheqës i perandorisë Ottomane si Ferit Vlora ishte duke pyetur Austro-Hungarinë, një perandori e Krishterë Europiane për mbrojtje të popullit Shqiptar me shumicë myslimane.

Memorandumi i Ferit Vlorës ishte në thelb një plan i detajuar politik dhe ai përfundoi duke shërbyer si baza e programit të konferencës së Vienës më 1896 dhe të ashtuquajturit ”Planet e Veprimit Shqiptar ” që ishte rezultat i konferencës.

Ferit Vlora kërkoi që ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë të luajë një rol si mbrojtëse kundër Sllavëve të Ballkanit dhe gjithashtu të fillojë një politikë Shqiptare të qëndrueshme kundër sulmeve të Portës së Lartë ndaj Shqiptarëve, në mbrojtje të kombit Shqiptar.

Kjo politikë ndërhyrëse e Austro-Hungarisë ishte që të kishim anën ushtarake dhe atë ekonomike.

Ferit Vlora propozoi që luftanijet Austriake të dukeshin më shpesh në portet Shqiptare, sa të munden dhe Austro-Hungaria të marrë koncensione për ndërtimin dhe administrimin e hekurudhës në Adriatikun Lindor.

Deri më 1896 brënda kornizës së kultit të Protektoratit Katolik, vetëm Shqiptarët Katolikë që banonin në Shqipërinë Veriore i përkisnin juridiksionit të Vienës.

Në datat 17 Nëntor, 8 dhe 23 Dhjetor 1896 u mbajt konferenca për Shqipërinë në Vienë me qëllim të diskutohej Politika e Re Shqiptare.

Në takime ishin bashkëministrat Agenor Goluchowski dhe Benjamin Kallay, si dhe disa ekspertë që ishin ftuar.

Kush ishin pjesëmarrësit e konferencës së Vienës për Shqipërinë?

Julius von Sundenhorst, ishte një ish-student në akademinë e gjuhëve Orientale në Vienë që kishte trajnuar konsuj, përkthyes, ekonomistë; ai ishte zyrtari udhëheqës në ministrinë e Jashtme. Ai ishte i identifikuar jo vetëm si një ekspert në Çështjen Shqiptare, por gjithashtu edhe si një autoritet ndërkombëtar dhe publicist në perandorinë Ottomane, në tregëtinë e Lindjes, në Levant e Siri.

Norbert Schmucker ishte një tjetër ish-student në akademinë e gjuhëve Orientale që shërbeu në disa konsullata Shqiptare nga 1881-1893.

Adalbert Fuchcs, shefi i departmentit për politikën koloniale ishte ftuar prej ministrive të Jashtme.

Kallay solli Lajos Thalloczy, një ekspert në Orient, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri.

Konsulli i përgjithshëm në Shkodër, Theodor Ippen ishte ftuar nga ministritë e Jashtme edhe nga eksperienca e tij e pjesshme si një diplomat civil në Sanxhakun e Pazarit të Ri.

Julios Pisko pas gradimit në akademinë e gjuhëve Orientale shërbeu si konsull në Beograd, Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipërinë gjeografike.

Ambasadori Austro-Hungarez në Stamboll Heinrich Calice rekomandoi tek organizatorët e konferencës priftin Shqiptar Prenk Doçi.

Prenk Doçi ishte pjesëmarrës i Kryengritjes së Lidhjes së Prizrenit kundër Ottomanëve, 1878-1881. Doçi i shpëtoi ekzekutimit duke ikur në Romë me ndihmën e shërbimit konsullor të Austro-Hungarisë.

Në Romë Prenk Doçi punoi si sekretar i kardinalit Antonio Agliardi, diplomat i Papatit që e mori Doçin si delegat apostolik të Papatit në Kanada dhe Indi për të riorganizuar kishën Katolike.

Heinrich Calice pati një marrëdhënie bashkëpunimi të ngushtë me Prenk Doçin, e cila u zhvillua gjatë periudhës së luftrave Ballkanike kur Doçi ishte nunçio në Vienë. Doçi e prezantoi veten si një nga ekspertët e Papës për Shqipërinë.

Duke qënë pjesës e nismës Shqiptare, Prenk Doçi shkroi një memorandum për ministritë e Jashtme Austro-Hungareze më 1897, në të cilin ai bëri sugjerime konkrete fokusuar në potencialin organizativ të Shqipërisë, si një shtet.

Nëse ndonjë analizon propozimet e Prenk Doçit, të cilat përfshinin një rajon Katolik, Principatë Katolike, në Shqipërinë Veriore si një njësi administrative autonome e varur formalisht nga Porta e Lartë dhe praktikisht e varur nga Austro-Hungaria duket fare thjeshtë e mundur, se Doçi kishte parasysh shëmbullin në Indi kur shkroi këtë memorandum.

Shënimet e konferencës së Vienës shfaqin se ministritë e Jashtme dhe të Financave të Austro-Hungarisë luajtën role të ndryshme strategjike në krijimin e politikës së Re për Shqipërinë.

Ky material është bazuar në punimin shkencor me materiale arkivore të arkivave të perandorisë Austro-Hungareze nga K. Degovics.

 

(Video) “Qeveria përjashton Kuvendin nga Samiti i Diasporës” – Zhupa: Nuk ka asnjë transparencë, po kthehet në një event propagandistik për qëllime elektorale

Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dbe Diasporës Ina Zhupa ka kritikuar mënyrën e organizimit të Samitit të Diasporës.

Zhupa shprehet se është shmangur qëllimisht roli i Kuvendit për shkak se komisioni drejtohet nga opozita, duke e cilësuar samitin si një aktivitet me prirje propagandistike dhe elektorale.

 

 

Ajo ngre gjithashtu pikëpyetje mbi përzgjedhjen e pjesëmarrësve, organizimin dhe kostot, duke theksuar se çështjet e diasporës duhet të trajtohen përtej interesave politike dhe në përputhje me standardet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes.

Është shmangur totalisht roli i kuvendit, sepse ai komision drejtohet nga opozita. Synohet që aktiviteti i diasporës të kthehet në një samit propagandistik, në një samit elektoral, një samit për qëllime politike. Edhe është për të ardhur keq që një ngjarje që duhet të ishte përbashkuese po shndërrohet në një aktivitet pa aspak gjithëpërfshirje.”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Në datat 13–15 prill në Tiranë zhvillohet Samiti i Diasporës.

Duhet të ishte një ngjarje e madhe për diasporën shqiptare, gjithëpërfshirëse dhe transparente.

Komisioni parlamentar për diasporën, që unë drejtoj, nuk ka asnjë informacion për këtë aktivitet, biles nuk ka asnjë ftesë për të.

Në publikimin e bërë nga ministri i Jashtëm dallohen qartë panelet, ku nuk ka asnjë deputet pjesëmarrës nga Komisioni i Diasporës, qoftë edhe nga mazhoranca socialiste.

Është shmangur totalisht roli i kuvendit, sepse ai komision drejtohet nga opozita. Synohet që aktiviteti i diasporës të kthehet në një samit propagandistik, në një samit elektoral, një samit për qëllime politike. Edhe është për të ardhur keq që një ngjarje që duhet të ishte përbashkuese po shndërrohet në një aktivitet pa aspak gjithëpërfshirje.

Nuk ka transparencë se kush do të jenë pjesëmarrësit e diasporës, si janë përzgjedhur ata, si janë zgjedhur panelet, sa është kostoja dhe si është organizimi.

Shqipëria duhet të ngrihet në nivelin ku çështjet e përbashkëta kombëtare të trajtohen përtej dallimeve politike. Diaspora duhet të ishte një e tillë.

Por qeveria zgjedh, ashtu si edhe me votën e diasporës, të përdorë të gjithë mekanizmat e saj shtetërorë në interesin e vet elektoral.

Transparenca, gjithëpërfshirja dhe respektimi i rolit të Kuvendit janë standarde thelbësore në demokraci dhe nuk janë thjesht rregulla formale.

Këto e dallojnë Shqipërinë nëse do të ecë drejt rrugës së integrimit europian dhe parimeve të shtetit të së drejtës, apo do të mbetet një shtet ku partia- shtet njësohen dhe gjithçka përdoret për politikë.

Më 07.04.2026, doli nga shtypi libri me titull “Kujt t’i besoj”, i poetit Bahri Shyti- Nga Hysen Ibrahimi*

Kritikë letrare mbi disa poezi të autorit Bahri Shyti, nxjerrë nga libri i autorit.

Poezia më e veçantë “Presidentit Ibrahim Rugova” e Bahri Shytit ndërtohet si një himn përkujtimor dhe njëkohësisht si një akt poetik i nderimit ndaj figurës së Ibrahim Rugova. Ajo mbështetet mbi një diskurs të qartë atdhetar, ku poeti e vendos protagonistin në qendër të historisë dhe fatit të Kosova, duke e paraqitur si udhëheqës të qëndrueshëm në kohë të vështira.

Struktura e vargjeve është e thjeshtë, me një ritëm të drejtpërdrejtë dhe komunikues, çka e bën poezinë lehtësisht të përvetësueshme nga lexuesi. Kjo thjeshtësi stilistike nuk synon zbukurimin formal, por fuqizimin e mesazhit emocional dhe kolektiv. Figura e Rugovës idealizohet përmes metaforave të qëndrueshmërisë (“rrënjët e thella”, “në ballë të furtunave”), duke e ngritur atë në një simbol të rezistencës dhe urtësisë politike.

Përfshirja e Hasan Prishtina krijon një lidhje historike dhe identitare, duke e vendosur Rugovën në vazhdën e figurave të mëdha kombëtare që kanë sakrifikuar për lirinë dhe përparimin. Kjo ndërthurje e së kaluarës me të tashmen e pasuron tekstin me një dimension më të gjerë historik.

Në planin tematik, poezia përshkohet nga motivet e lirisë, sakrificës dhe përjetësisë, duke kulmuar me idenë se vepra e liderit mbetet e pavdekshme përmes lirisë së arritur. Në tërësi, krijimi i Shytit është më shumë një poezi e ndjenjës dhe kujtesës kolektive sesa e eksperimentimit estetik, duke e bërë atë një homazh të sinqertë dhe me rezonancë kombëtare.

Titulli i librit “Kujt t’i besoj”, i marrë nga poezia me të njëjtin emër, nuk është një zgjedhje rastësore në krijimtarinë e poetit Bahri Shyti. Ky titull shndërrohet në bosht tematik dhe ideor të gjithë veprës, duke reflektuar një gjendje të thellë dyshimi, zhgënjimi dhe pasigurie morale që përshkon realitetin shoqëror në të cilin poeti po e përjeton apo e ka përjetuar dhe më parë në mjedise që ai i ka frekuentuar. Përmes kësaj pyetjeje retorike, poeti nuk i drejtohet vetëm vetes, por edhe lexuesit dhe shoqërisë në tërësi. Ajo funksionon si një thirrje ndërgjegjësuese dhe si një akt akuzues ndaj një realiteti ku fjala e dhënë shkelet lehtë dhe e vërteta shmanget me vetëdije. Kjo dilemë ekzistenciale bëhet shtylla kryesore mbi të cilën ndërtohet struktura poetike e librit, duke e shndërruar dyshimin në formë poetike dhe morale. Motivi i shkeljes së fjalës dhe mungesa e përballjes me të

vërtetën zënë një vend qendror në poetikën e Shytit. Këto motive përfaqësojnë një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj hipokrizisë shoqërore dhe kolektive, e cila, sipas poetit, ka depërtuar thellë në marrëdhëniet njerëzore. Poezia nuk e pranon këtë gjendje si normale dhe as si të justifikueshme, por e demaskon atë me një ton të hapur dhe të qëndrueshëm moral. Në këtë kontekst, titulli “Kujt t’i besoj” merr përmasa më të gjera se një pyetje personale: ai shndërrohet në simbol të krizës së besimit në shoqërinë bashkëkohore. Përmes vargut poetik, Bahri Shyti artikulon nevojën për rikthimin e përgjegjësisë morale, të fjalës së dhënë dhe të së vërtetës si vlera themelore që nuk duhet të pranohen apo relativizohen në asnjë rreth shoqëror. Poezia “Kujt t’i besoj” shpalos një gjendje të thellë dyshimi ekzistencial dhe moral, ku subjekti lirik përballet me krizën e besimit në raport me njeriun dhe shoqërinë.

Njerëzit paraqiten si figura të paqëndrueshme moralisht, të gatshme për akuza të pabazuara dhe për sjellje destruktive, vetëm për të rrënuar qëndrimin e tjetrit. Metafora e “kaubojve nëpër skenë” sugjeron një shoqëri të shndërruar në arenë spektakli, ku mungon përgjegjësia dhe mbizotëron agresiviteti verbal. Një element i rëndësishëm i poezisë është ndërthurja e zhgënjimit shoqëror me lodhjen personale. Ndjenja se “një pjesë e jetës ka ikur” pa mundësi korrigjimi, i jep poezisë një dimension kohor dhe ekzistencial, ku humbja e kohës shndërrohet në humbje shprese. Pyetja metaforike rreth diellit që nuk e ngroh më botën thellon ndjesinë e braktisjes dhe vetmisë, duke e vendosur subjektin lirik në një raport konfliktual me realitetin. Poezia merr një kthesë domethënëse kur subjekti lirik thekson se pikërisht në momentin kur përpiqet të jetë vetëvetja, lind lakmia dhe armiqësia e të tjerëve. Kjo ide nënvizon paradoksin shoqëror: “autenticiteti nuk shpërblehet, por ndëshkohet”. Metafora e “thikës pas shpine” është një figurë e fuqishme e tradhëtisë, e cila konkretizon frikën dhe pasigurinë morale që përshkon gjithë tekstin.

Në plan stilistik, poezia karakterizohet nga një gjuhë e drejtpërdrejtë dhe deklarative, e cila i shërben qartësisë së mesazhit. Mungesa e figuracionit të ndërlikuar nuk përbën dobësi, por përforcon sinqeritetin emocional dhe urgjencën e fjalës poetike. Pyetja “kujt t’i besoj”, e përsëritur në mënyrë ciklike, funksionon si refren ekzistencial dhe si simbol i një shoqërie të mbërthyer nga mosbesimi dhe tradhëtia.

Në përfundim, “Kujt t’i besoj” është një poezi reflektuese dhe kritike, që trajton krizën e besimit si plagë personale dhe kolektive. Ajo nuk ofron zgjidhje, por ndërgjegjëson lexuesin për thellësinë e problemit, duke e shndërruar pyetjen e hapur në thelbin e përvojës njerëzore bashkëkohore. Vlera e poezisë qëndron në aftësinë për të artikuluar një ndjenjë universale përmes një zëri të ndershëm dhe të drejtpërdrejtë poetik.

Poezia “E pranuat”, e ndërtuar në gjashtë strofa, nga autori Bahri Shyti, artikulohet si një diskurs polemik dhe njëkohësisht afirmues, i drejtuar direkt Evropës, e cila në tekst personifikohet si një instancë historike dhe politike me përgjegjësi morale ndaj fatit kolektiv të shqiptarëve. Ky personifikim e shndërron Evropën nga një hapësirë gjeografike në një subjekt veprues, të aftë për heshtje, mohim dhe më në fund për pranim të së vërtetës. Që në vargjet hyrëse, autori vendos me vetëdije një ton akuzues, duke e ngarkuar poezinë me funksionin e një akti ballafaqimi midis së vërtetës historike dhe heshtjes shumë-shekullore që sipas subjektit lirik, i është imponuar kombit shqiptar. Kjo heshtje interpretohet, jo vetëm si mungesë reagimi, por si një formë e drejtpërdrejtë e përgjegjësisë politike dhe morale, e cila ka çuar në copëtimin e hapësirës etnike dhe identitare shqiptare. Në këtë kuptim, poezia funksionon si një akt poetik i kujtesës kolektive dhe si një kërkesë për drejtësi historike. Autori nuk mjaftohet me shprehjen e dhimbjes apo të indinjatës, por synon afirmimin e identitetit kombëtar si një e vërtetë e pamohueshme, e cila, ndonëse e vonuar, arrin më në fund të pranohet. Kështu, “E pranuat” shndërrohet në një tekst poetik me ngarkesë të fortë ideologjike dhe simbolike, ku poezia merr rolin e zëdhënëses së një historie të mohuar dhe të një kombi që kërkon njohje dhe dinjitet.

Motivi i ndarjes dhe copëtimit shërben si bosht tematik i pjesës së parë të poezisë. Përmes formulimeve të drejtpërdrejta (“na ke ndarë, na ke copëtuar”), poeti artikulon një ndjenjë kolektive padrejtësie historike, duke e lidhur këtë përvojë me ndërhyrjet dhe vonesat e Evropës në njohjen e identitetit shqiptar. Këtu, poezia nuk funksionon vetëm si shprehje emocionale, por edhe si akt akuze historike, ku faji moral vendoset jashtë subjektit shqiptar.

Në vazhdim, poezia merr një karakter afirmues dhe identitar. Pohimi i lashtësisë së kombit shqiptar dhe i rrënjëve të tij të “pashkëputshme” ndërtohet përmes një gjuhe deklarative dhe solemne. Këto vargje kanë funksion të qartë retorik: ato synojnë të kundërvihen narrativave mohuese dhe të rivendosin dinjitetin historik të një kombi që është detyruar të dëshmojë vazhdimisht legjitimitetin e vet. Një nga pikat qendrore të poezisë është motivi i gjuhës shqipe si dëshmi e identitetit dhe vazhdimësisë historike. Gjuha paraqitet si element i pamohueshëm i autoktonisë, i cili, megjithëse i mohuar ndër shekuj, del në pah si e vërtetë e pranuar. Këtu poezia ndërton një kontrast të fortë mes mohimit të kaluar dhe pranimit të vonuar, duke e shndërruar këtë të fundit në një akt të vonuar drejtësie.

Titulli “E pranuat” merr vlerë historike dhe ideologjike të veçantë. Ai nuk është thjesht në rolin  e konstatimeve, por mbart një ngarkesë ironike dhe triumfuese njëkohësisht. Pranimi i së vërtetës nuk paraqitet si akt bujarie, por si rezultat i pashmangshëm i faktit historik, i cili më në fund del mbi heshtjen dhe manipulimin duke luftuar për vendin.

Në strofat përmbyllëse, poezia ruan tonin polemik, duke nënvizuar se pranimi i së vërtetës nuk është proces i lehtë dhe as i padiskutueshëm për të gjithë. Referenca ndaj atyre që “kanë jetuar me rrenë” e thellon konfliktin diskursiv, duke sugjeruar se mohimi i identitetit shqiptar nuk ka qenë rastësor, por i qëllimshëm. Përmendja e Dardanisë si “tokë kreshnike” e rikthen poezinë në një hapësirë konkrete historike dhe simbolike, duke e lidhur identitetin gjuhësor me territorin. Në tërësi, “E pranuat” është një poezi me karakter të fortë polemik dhe afirmues, e cila funksionon si një akt simbolik drejtësie historike. Vlera e saj letrare qëndron më pak në figuracionin e ndërlikuar dhe më shumë në fuqinë deklarative dhe qëndrimin e qartë ideologjik. Poezia synon të zgjojë vetëdijen historike dhe të forcojë identitetin kolektiv, duke e shndërruar artin poetik në mjet rezistence kulturore dhe kujtese historike.

Poezia “Atje në Dardani”

Poezia “Atje në Dardani” ka pesë strofa, e cila  përfaqëson një tekst me ngarkesë të fortë emocionale dhe etike, ku poeti Bahri Shyti me shumë të drejtë e trajton një nga temat më të dhimbshme të realitetit shqiptar: dhunën vëllavrasëse dhe degradimin moral të shoqërisë në hapësirën urbane të Kosovës. Vendosja e ngjarjes “në zemër të Dardanisë” dhe konkretisht “në mes të Prishtinës” e zhvesh konfliktin nga abstraksioni dhe e përballë lexuesin me një realitet brutal e të drejtpërdrejtë.

Qysh në vargjet hyrëse, autori përdor imazhe negative (“Jehuan krismat e alltisë / jehuan krismat e automatit”), duke krijuar një atmosferë ankthi dhe kaosi. Krismat nuk janë vetëm tinguj armësh, por shndërrohen në simbol të shpërbërjes shoqërore, ku rrugët “lahen nga gjaku i fatit shqiptar”, një metaforë që nënkupton fatalitetin dhe humbjen e kontrollit mbi drejtimin historik.

Subjekti lirik shfaqet i tronditur dhe i pafuqishëm përballë realitetit: “Unë s’di kush ka frikë / kush qëndron e kush do të ikë”. Kjo paqartësi reflekton gjendjen kolektive të shoqërisë, ku frika, pasiguria dhe hutimi kanë pushtuar ndërgjegjen publike. Figura “zemra u ngjit nga gjoksi në thembra” është një zmadhim i fuqishmëm emocional, që përçon intensitetin e frikës dhe panikut masiv.

Kulmi dramatik i poezisë arrihet në momentin kur poeti shpreh revoltën morale:

“Ne s’duam me sy m’i pa / djemtë mes vete duke u vra”. Ky varg përfaqëson boshtin etik të tekstit dhe shndërron poezinë nga përshkrim i dhunës në aktakuzë ndaj vetë shoqërisë. Lufta mes shqiptarësh paraqitet si përdhosje e kombit, një plagë më e rëndë se çdo agresion i jashtëm.

Përdorimi i fjalorit të luftës (“çarku i martinës”, “ndizej baroti”) në një kontekst pa armik të huaj krijon një kontrast tragjik, duke nxjerrë në pah absurditetin e konfliktit. Prishtina, simbol i rezistencës dhe mbijetesës historike, shndërrohet në skenë të një drame morale, ku “dridhja” e qytetit merr përmasa metafizike, “si nga tërmeti”.

Vargu përmbyllës, “Ende s’ka përgjigje nga Zoti”, e ngre poezinë në një plan ekzistencial. Heshtja hyjnore sugjeron, jo mungesën e Zotit, por mungesën e arsyes, ndërgjegjes dhe drejtësisë njerëzore. Poeti nuk jep zgjidhje, por lë një pyetje të hapur, duke e detyruar lexuesin të reflektojë mbi përgjegjësinë kolektive.

Në tërësi, “Atje në Dardani” është një poezi me karakter dëshmues, protestues dhe moralizues, e ndërtuar mbi imazhe të forta realiste dhe një ton të rëndë tragjik. Vlera e saj qëndron, jo vetëm në intensitetin emocional, por edhe në guximin për të artikuluar një kritikë të brendshme ndaj shoqërisë shqiptare, duke e shndërruar poezinë në akt ndërgjegjësimi dhe kujtese kolektive.

Poezia “Çmoje të vërtetën”

Poezia “Çmoje të vërtetën” ka tetë strofë dhe është një tekst me karakter të theksuar etik dhe qytetar, ku poeti Shyti, ndërton me shumë të drejtë një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj pushtetit politik dhe deformimit të vlerave morale në shoqëri. Qendra tematike e poezisë është raporti mes së vërtetës, pushtetit dhe përgjegjësisë publike, i trajtuar në mënyrë didaktike dhe akuzuese.

Që në vargjet hyrëse, autori vendos një opozicion të qartë konceptual, e vërteta kundrejt gënjeshtrës. Pohimi “Ta thuash të pavërtetën / do të thotë të duash gënjeshtrën” ka funksion sentencor dhe krijon bazën morale të gjithë tekstit. Ky varg nuk është thjesht konstatues, por përfaqëson një gjykim etik absolut, ku gënjeshtra shfaqet si zgjedhje e vetëdijshme, jo si gabim i rastësishëm.

Figura e pushtetarit paraqitet si subjekt kritik, i zhveshur nga legjitimiteti moral. Autori thekson se pushteti nuk është privilegj, por detyrim ndaj shtetit dhe qytetarëve, duke e lidhur përgjegjësinë me ruajtjen e sekreteve shtetërore dhe maturinë e fjalës publike. Vargjet “Çdo fjalë që shqipton / me shtetin s’ka asgjë të përbashkët” shprehin shkëputjen e thellë mes diskursit politik dhe interesit kombëtar.

Poezia përdor një ton akuzues dhe polemik, por pa u zhytur në fyerje personale; kritika mbetet në plan parimor. Koncepti i patriotizmit të rremë zë një vend të rëndësishëm, ku poeti demaskon figurën e pushtetarit që “paraqitet si patriot / por merret me tradhti”. Kjo figurë përfaqëson një tipologji të njohur të tranzicionit politik, duke e bërë poezinë të lexueshme edhe si kritikë sociale e kohës.

Metafora “mollë sherri” funksionon si simbol i përçarjes dhe destabilizimit institucional, duke sugjeruar se fjalët e pamatura dhe të pavërteta mund të shkaktojnë konflikte të thella brenda vetë shtetit. Në këtë mënyrë, gjuha politike shfaqet si armë që dëmton më shumë sesa ndërton.

Në pjesën e dytë të poezisë, autori zhvendos fokusin nga pushteti te populli, duke rikujtuar një të vërtetë themelore demokratike: pushteti është i përkohshëm, ndërsa populli mbetet. Kjo ide përforcon mesazhin paralajmërues të tekstit dhe i jep poezisë një dimension të drejtësisë morale dhe historike.

Vargjet reflektuese, ku subjekti lirik shpreh tronditjen personale “Mendja gati më çmendej mua”, e humanizojnë tekstin dhe krijojnë lidhje emocionale me lexuesin. Poezia nuk mbetet vetëm në akuzë, por kalon edhe në thirrje ndërgjegjësuese, sidomos ndaj atyre që kritikojnë pa përgjegjësi dhe pa synim zgjidhjeje.

Përmbyllja e poezisë ka karakter apelativ dhe përmbledhës. Thirrja “Çmojeni të vërtetën” shfaqet si mesazh universal, që tejkalon kontekstin politik dhe shtrihet në jetën individuale dhe kolektive. E vërteta paraqitet si vlera e vetme transformuese, e aftë të ndryshojë jetën dhe shoqërinë.

Në përfundim, “Çmoje të vërtetën” është një poezi me strukturë të qartë morale, e ndërtuar mbi antiteza, gjykime etike dhe thirrje qytetare. Vlera e saj qëndron në qartësinë e mesazhit dhe në guximin për të artikuluar një kritikë të hapur ndaj pushtetit dhe hipokrizisë politike, duke e shndërruar poezinë në një akt ndërgjegjësimi dhe përgjegjësie shoqërore.

Dy poezitë “Lutjet e nënës” dhe “Mbi gurët e varrit” përfaqësojnë një bosht të rëndësishëm tematik në krijimtarinë e Bahri Shytit: figurën e nënës si simbol i sakrificës, i dhimbjes kolektive dhe i ndërgjegjes morale të shoqërisë shqiptare. Në këto tekste, nëna nuk është thjesht personazh lirik, por një figurë arketipore që bart mbi vete barrën e historisë, të luftës dhe të pasojave të saj shpirtërore.

Në poezinë “Lutjet e nënës”, subjekti lirik ndërton një skenë të qetë në pamje të parë, por thellësisht dramatike në përmbajtje. Gjesti simbolik i heqjes së shamisë dhe drejtimi i lutjes nga qielli e shndërron nënën në ndërmjetëse mes tokësores dhe hyjnores. Lutja nuk është vetëm fetare, por edhe morale e kombëtare, pasi ajo shtrihet mbi fatin e tokës dhe mbi çarjet e rënda shoqërore, sidomos humbjen e dashurisë vëllazërore. Këtu poeti artikulon një kritikë të heshtur ndaj shoqërisë moderne, ku respekti, solidariteti dhe lidhjet familjare janë vënë në krizë.

Thirrja e nënës drejtuar bijve për të ruajtur njëri-tjetrin dhe për të mos humbur rrugën morale përbën thelbin etik të poezisë. Ajo flet në emër të jetës, të komunitetit dhe të vazhdimësisë, duke e shndërruar poezinë në një apel universal për njerëzi dhe përkatësi.

Ndërsa poezia “Mbi gurët e varrit” e zhvendos fokusin nga lutja drejt ballafaqimit të drejtpërdrejtë me pasojat e luftës. Nëna këtu shfaqet e ulur mbi varrin e të birit dëshmor, në një gjendje heshtjeje të thellë dhe dhimbjeje të përmbajtur, e cila shpërthen vetëm në dialogun e brendshëm me të vdekurin. Kontrasti mes qëndrimit stoik të nënës në momentin e nisjes për luftë dhe shpërthimit emocional mbi varr thekson përmasën tragjike të sakrificës.

Poezia fiton një dimension kritik të fortë kur poeti vë në përballje sakrificën e dëshmorëve me sjelljen e atyre që, pas lirisë, u zhdukën ose u përfshinë në përfitime dhe tradhti. Kjo antitezë e fuqishme shndërron tekstin në një akt akuze morale ndaj harresës, oportunizmit dhe snobizmit shoqëror. Figura e “snobistëve të shekullit” përforcon idenë se gjaku i derdhur rrezikon të mbetet pa dinjitet, nëse nuk ruhet kujtesa dhe përgjegjësia kolektive.

Në tërësi, këto dy poezi ndërtojnë një elegji kombëtare, ku zëri i nënës bëhet zëri i ndërgjegjes shoqërore. Bahri Shyti arrin të ndërthurë me sukses ndjeshmërinë emocionale me mesazhin kritik, duke krijuar poezi që nuk synojnë vetëm të prekin, por edhe të zgjojnë lexuesin përballë vlerave themelore të jetës, familjes dhe lirisë.

[1] Është veprimtar kombëtar, letrar dhe kulturor, i cili ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI – Albani” në Suedi gjatë periudhës 2011–2023, përkatësisht për dymbëdhjetë vite, ndërsa aktualisht mban titullin Kryetar Nderi i kësaj shoqate. Ai është autor dhe bashkautor i gjithsej 27 veprave letrare dhe publicistike. Në veprimtarinë e tij profesionale dhe krijuese, Hysen Ibrahimi ka kontribuar gjithashtu si redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetëra veprave letrare e shkencore, të botuara në Suedi, në mërgatën shqiptare dhe në të gjitha trojet etnike shqiptare. Që nga viti 1988 jeton dhe vepron në Suedi, ku ka zhvilluar një aktivitet të vazhdueshëm në promovimin e kulturës, letërsisë dhe identitetit shqiptar.

 


Send this to a friend