Kur Lulzim Basha do të shkonte tek Opinion i Fevziut, atë do ta priste vetëm Blendi.
Do të hynte e dilte në vetmi si në vjeshtën e vetmisë së madhe.
Zakonisht politikanët priten me eksklamacione nga pronarët e mediave. Jo vetëm tek Klan por kudo në Tiranë.
Marrëdhëniet e Lulzim Bashës tani me pronarin e Klanit janë në teposhtë, pasi PD e ka denoncuar për ndërtimin që po bën Frangaj tek Laguna Blu.
Nga ana e vet TV Klan, dmth dora vetë Aleksandër Frangaj, gjë që nënkuptohet sepse me emrin e TV Klan mund të personalizohet vetëm pronari i tij, tha se „Basha nuk është burrë“.
Por Frangaj po ashtu është kujdesur që të tregojë përmes medias së tij se ai i ka prishur marrëdhëniet me Bashën por jo me Berishën, të cilit i bëri mbrëmë një pritje pompoze, kur Berisha do të shkonte të jepte intervistë tek Studiot e ABC.
Foton nuk e kanë zbuluar a postuar në Facebook paparacët por vetë TV Klan.
Është një fjalë e urtë e njohur që thotë miku i mikut tim është miku im, ndërsa miku i armikut tim është armiku im.
Nëse për Frangajn Basha nuk është burrë, ndërsa për Berishën Frangaj është burrë sepse shikoni vetë se si takohen, tamam si në kohët e vjetra, atëherë del që as për Berishën Basha nuk është burrë.
Kjo s’do të thotë që vlerësimet që bëjnë politikanët apo oligarkët për njëri-tjetrit pinë ujë apo janë etalon që mat moralin e njërit apo tjetrit. Sot i thonë njëri-tjetrit maskara, mafioz, plehrë, nesër i sheh se si bashkë ngrehin aleanca dhe biznese.
Punë klanesh.
Plehnajë dynjaja!
Komentet