Në qoftë se sytë e tu nuk do të kishin ngjyrën e dritës së hënës
të një dite të plotë ( ndërpritet këtu nga zgjimi i foshnjës-
dhe nis të shkruaj sërish pas 26 orësh )
të një dite të plotë mbushur me baltë, punë dhe zjarr
në qoftë se nuk do t’i kisha këtu lëvizjet e tua të hijshme, të shkathta si ajri
në qoftë se nuk do të ishte kjo javë kaq e kristaltë
jo vetëm prej çasteve të verdha të vjeshtës që kacavirret nëpër vreshta.
në qoftë se ti nuk do të ishe kjo bukë aromatike e hënës
gatuar me miellin që kam shpërndarë në qiell
oh, i dashur, unë nuk do të doja kaq shumë!
Po kur të kam ty, unë kam çdo gjë;
rërën në kum, kohën, pemën e shiut.
Gjithçka jeton që unë të mbetem gjallë
pa lëvizur të gjitha mund t’i shoh;
jetën tënde në çdo gjë që jeton
Komentet