Duke iu referuar të dhënave të fundit, dhjetëra familje i drejtohen çdo ditë Gjykatave për të zgjidhur martesen e tyre.
Për një martesë të konsumuar të pakthyeshme, divorci është zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.
Faktorët kryesorë që çojnë në divorc janë ekonomikë, shoqërorë e socialë.
Krimi, emigracioni, bixhozi, varfëria e tejskajshme sidomos në zonat rurale, tradhtitë bashkëshortore, paaftësia fizike apo mendore e njërit nga partnerët, në disa raste edhe e fëmijëve të tyre, diferencat në prioritet apo pritshmëritë e secilit, varësia ndaj drogave të ndryshme, abuzimi seksual apo psikologjik, janë disa nga arsyet që sjellin në dyert e gjykatave çdo ditë qytetarë të të gjithë moshave e shtresave sociale, të cilët gjejnë “shpëtim” paskēsaj..
Ndodh edhe për shkak të rrethanave të posaçme social-ekonomike, mes dilemave dhe pasigurive, me pak besim tek organet gjyqësore apo policore, ndihma nga organet shtetërore, shoqëria civile apo mjedisi, partnerët tërhiqen e kthehen sërish në martesë.
Kur kufijtë e mirëkuptimit dhe tolerancës kēputen, divorci është vendimi i duhur.
Por sa ndikon divorci në jetën ekonomike dhe sociale të partnerëve?
E pas divorcit, shumica e partnerëve, prindërit kujdestarë posaçërisht e kanë të vështirë të përballojnë jetën, ngarkuar me një barrë angazhimesh e pasigurish, me të ardhura të pakta financiare e me hapësira banese të pamjaftueshme, të paragjykuar shumë herë nga mjedisi a shoqēria..
Cilët janë problemet kryesore që vijnë pas procesit të shkurorëzimit?
Me zgjidhjen e marteses gjykatat caktojne ne çdo rast dhe zgjidhjen e pasojave te saj.
Përpos kujdestarisë apo prindit kujdestar, gjykatat caktojnë në çdo rast dhe masën e kontributit ushqimor për prindin jo kujdestar në favor tē fëmijëve, duke vlerësuar të ardhurat e burimet e tij financiare.
Në rastet kur konstatohet që prindi i cili nuk ka kujdestarinē e fëmijës është i papunë, gjykatat caktojnë një masë pensioni ushqimor, apo minimumin jetik për fëmijë.
Minimumi jetik është një masë e pakonsiderueshme financiare e cila nuk përfaqëson kurrsesi nevojat e interesin më të lartë të fëmijës, në çdo rast.
Autoritetet përkatëse refuzojnë prej shumë vitesh tē ndērhyjnē pêr të përcaktuar norma të reja të masës së kontributit ushqimor,
duke ndryshuar kësisoj VKM përkatëse, për të caktuar paskësaj njē kuotë e cila t’i pergjigjet siç duhet nevojave bazike të fēmijëve.
Një mori fëmijësh në raste të tjera presin vite të tëra të përfitojnë masën e pensionit ushqimor nga baballarët a nënat e tyre që punojnë jashtë vendit,
ndērsa mungesa e aksesit dhe marrëveshjeve përkatëse me shtetet respektive, lidhur me ekzekutimin e vendimeve gjygjēsore, penalizon sejcilin prej fēmijëve jashtë çdo limiti të pranueshëm.
Standardi i jetesës pas divorcit për shumë qytetarë këtu është i ulët.
Dy në katër gra nuk sigurojnë nga ish-bashkëshorti pensionin ushqimor në favor të fëmijëve,
për shkak se këta tē fundit i shmangen detyrimeve si dhe nuk kanē asnjë pasuri për ta vënë si garanci paskësaj, nē rast të mosshlyerjes së detyrimeve.
Shumē gra pas divorcit, humbasin punën, të tjera humbasin banesën e çdo mundësi reale pêr të vijuar jetën me fëmijët e tyre.
Me njē ndihmë të pakonsiderueshme që marrin nga shteti, (në masën 15.000 lekë të reja), sejcila prej tyre e ka të pamundur për t’u përballur paskēsaj më koston e lartë të jetesës.
Ndihma ekonomike ne këtë masë, pa mundēsi strehimi e punësimi për sejcilën, nuk u jep mundësi prindërve kujdestarë tê bashkëjetojnë nē shumë raste me fëmijët e tyre e kēsisoj ato rreken të kërkojnē ndihmë nga të afërmit apo shërbimet sociale për tē strehuar në njē kohë pa kohë, fēmijët e tyre.
Komentet