VOAL

VOAL

Peticioni- Nga Robert Ndrenika te Viktor Zhusti, ja artistët pro Teatrit të Ri: Është nevojë urgjente!

May 16, 2020

Komentet

Meta paralajmëron: Kush është me Ilirin, të rrijë! Vulën s’na e merr Rama

Nis Konventa e PL- Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë

11:04, 27/04/2024

Ka nisur zyrtarisht punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë.

Kreu i kësaj partie, Ilir Meta përshëndeti delegatët e Konventës në nisje të punimeve në Pallatin e Kongreseve.

Ai nuk la pa bërë ironi me Lulzim Bashën.

“Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies.

E puth edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malajn e Memaliajt. Ashtu fitohet.

Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42”, tha Meta.

 

Meta paralajmëron: Kush është me Ilirin, të rrijë! Vulën s’na e merr Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fjalën me kritika ndaj anëtarëve të Konventës Kombëtare.

Meta u shpreh se është hera e fundit që Konventa e PL-së do të nisë 30 minuta me vonesë, duke shtuar se së shpejti do të ketë një parti të re “përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.

Ai deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe se e “gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin”.

“Kjo është Konventa e fundit e Partisë së Lirisë që nis 30 minura me vonesë. Së shpejti do të kemi një Konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument, që ka rrëmbyer vulën e PD, partisë kryesore të opozitare në vend dhe e gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e Partisë së Lirisë dhe të shuajë opozitarizmin. Kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalim të bukur”, tha kreu i PL-së.

Meta ka paralajmëruar nga konventa e PL-së, të gjithë anëtarët e saj se kush është pro tij kur ai të zgjidhet president i kësaj partie, të qëndrojnë dhe të tjerët të ikin.

“Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është, jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut, e ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë dhe Nanos për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.

Meta: Rama e Basha merrnin miliona euro për kandidatët, unë vendosa të rinjtë në listat e deputetëve

Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë synuar të eliminonin Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Meta po ashtu tha se dy kompani izraelite, të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së.

Kryetari i Partisë së Lirisë lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës se këta të fundit morën nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare. Ai tha nga Konventa se vetë zgjodhi që të vendoste në lista të rinjtë.

“Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja.

Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.

Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku të merrte nga 1 milion euro, 2 milionë euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë”, tha ai.

Meta me tone të forta: McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash! Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli me tone të ashpra ndaj mafies ndërkombëtare që po operon në Shqipëri.

Ai sulmoi konkretisht Sorosin dhe McGonigalin.

“McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash dhe thoni shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Kështu e bëni ju? I betoni anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tek Lana. E zgjidhni Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta? Turp, turp, turp për McGonigalët.

Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm për marrëdhëniet me Italinë nuk e bëra, të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë për dekretin e presidentit, ku ndodh kjo?

Le të guxojë ndonjë ambasador në Shqipëri të diskutojë dekretet e Bajram Begajt unë i pari do t’i tregoj vendin e do të mbledh të gjithë Shqipërinë përpara asaj ambasade”, tha Meta.

“Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte.

Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e Sekretarit të Shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai e ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje, do ta kishte takuar Dvoranin.

Mirë, dakord unë u çmenda, po ti tarallak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në Gjykatën Kushtetuese,” tha Meta ndër të tjera.

Meta: Vula pa parti merr 1 mln euro, komunitetet fetare vetëm 1.4 mln! Do iki kur të plotësohen 5 prioritetet

Këtë të shtunë, në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta preku dhe marrëdhënien e qeverisë shqiptare me komunitetet fetare.

“Çdo vit s’ka asnjë ndryshim”, u shpreh Meta referuar raportit të DASH pikërisht për këtë çështje.

Sipas tij, 5 komunitetet fetare nuk mbështeten mjaftueshëm financiarisht nga shteti. Madje ai foli me shifra sa i takon buxhetit të partive krahasuar me paratë që marrin klerikët apo udhëheqës të tjerë fetarë.

“Përveç harmonisë e paqes, është problem i shtetit. Pra me pak fjalë, komunitetet fetare marrin nga buxheti i shtetit 1.4 mln euro në vit. Partia e Rilindjes merr 1.6 mln euro, ndërsa vula pa parti, merr 1 mln euro! Ky është problem se njerëz me shkollë, të përgjegjshëm që janë klerikë ikin sepse nuk kanë mundësi ekonomike.

Shtrijnë dorën kush t’u japë ndonjë fond, ka nga ata që japin fonde për qëllime të mira, ose nga ata që përpiqen të penetrojnë e të krijojnë probleme, ne na e kanë lënë amanet udhëheqësit e besimeve, pa atdhe nuk ka fe! Ishin ata që shpallën pavarësinë, ishin ata të Kongresit të Lushnjes, ka qenë meritë e tyre jo e partive politike. Nëse ne nuk i mbështesim nga buxheti i shtetit që mos t’i shtrijnë dorën askujt, atëherë ne i shërbejmë përcarjes fetare dhe shndërrimitt ë këtyure instuticioneve në instrumenta. Kam një premtim, është një detyrim që duhet ta kishim bërë me kohë se dhe Zoti do na kishte ndihmuar më shumë si komb.

Të gjitha pronat do të kthehen, të gjitha! Ose do të kompensohen sipas ligjit, minimum do dhjetfishohet që vitin e parë mbështetja për komunitetet fetare në mënyrë që që ta bëjnë detyrën e tyre me përkushtin ndaj Zotit dhe atdheut. Se ata merren më shumë me të varfrit se qeveria që i ka braktisur”, tha Meta në fjalën e tij.

Ilir Meta pati një mesazh në fjalimin e tij në Konventë, për të gjithë ata që kërkojnë që ai të largohet nga politka.

“Kushdo që Ilir Meta të largohet nga politika, duhet të votojë 5 prioritetet. Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë, atëherë do iki. Gjyshet tona në Skrapar na kanë mësuar malet tona, edhe më të larta, kur kohët tona ishin më të vështira. Never give up”, tha Meta.

Protesta qytetare para bashkisë- Policia e Ballës nis arrestimet politike

Pas protestës së opozitës, policia e Taulant Ballës ka nisur arrestimet politike.

Raportohet se në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari Maringlen Hysenaj.

Ndërkohë është proceduar edhe një 61-vjeçar.

E drejta e protestës është garantuar me ligj dhe ka qenë edhe vetë Kushtetuesja që i ka ndaluar këto arrestime.

NJOFTIMI ZYRTAR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.sn

Bardhi: Trafiku i drogës, emri i Edi Ramës në dosjen belge

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar pas një artikulli në median belge, ku gjatë një procesi gjyqi për një grupi kriminal të quajtur “Shqiponja e Zezë” lidhur me trafikun e drogës, përmendet edhe emri i Edi Ramës.

“Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës”, shkruan Bardhi, referuar artikullit.sn

Teliti: Protestuesit kanë të drejtën të përdorin çdo mjet demokratik gjatë mosbindjes civile

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në studion e News24, ka folur në lidhje me protestat e opozitës kundër kryebashkiakut Veliaj, me rastin e fundit që ndodhi sot.

Teliti u shpreh se protesta e opozitës ka në qëllimin e saj të vetëm dorëheqjen e Veliajt dhe zbardhjen e të vërtetës për dosjen 5D.

Sa i përket veprimtarisë së protestuesve që më herët janë kritikuar edhe nga ndërkombëtarët në vend për përdorimin e molotovit, Teliti tha se është e drejta e çdo qytetari të përdorë mjetet e mosbindjes civile në mënyrë demokratike.

“Protesta ka në qëllimin e saj të vetëm dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës dhe zbardhjen e të vërtetës për aferën 5D. Ne përballemi me një heshtje totale. Ne i kërkojmë kryetarit të bashkisë të japë llogari për milionat e kësaj afere, inceneratorëve, etj. Aty ka pasur edhe nëna që qanin për djemtë e tyre të arrestuar, pensionistë me 0 lekë në xhep, etj. Nuk kemi akoma një ndjesë nga ana e kryebashkiakut, përkundrazi kemi lavdërime për punën e tyre. Protestat karakterizohen nga mosbindja civile. Kemi parë protestat në Belgjikë, Francë që kanë qenë edhe më masive. Është e drejta e çdo qytetari të përdorë mjetet e mosbindjes civile në mënyrë demokratike në protestë”, u shpreh ai mes të tjerash.

Kuvendi votoi kundër, Bardhi dorëzon sot në Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi do të dorëzojë sot në orën 12:30 në Gjykatën Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës.

Deputetët votuan në seancën e 11 prillit në Kuvend kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.bw

Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

Investigimi për qeverinë Rama – Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

Reagimit të kryeministrit shqiptar pas hetimit për qendrat e pritjes së emigrantëve, i është përgjigjur prezantuesi i programit ‘Report’ në RAI 3, Sigfrido Ranucci.

Ky i fundit, është shprehur se, gjithçka që është thënë në dokumentarin për qeverinë e Edi Ramës dhe marrëveshjen me Giorgia Melonin është mbi bazën e dokumenteve.

Në raportin e raportit Engjell Agaci, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ‘konfirmoi me fakte atë që thamë’, shprehet prezantuesi Sigfrido Ranucci.

‘Në email-in e përgjigjes nga Agaci, të cilit i kishim kërkuar disa fakte, ai konfirmoi se ishte avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se kishte kontribuar që kur ishte këshilltar ligjor i Ramës, në zbatimin e protokollit’, tha gazetarin.

‘Në fund të fundit – shton ai – versioni që u përdor për konsulencë, gjeneral Lisi ua dha direkt mikrofonave tanë’. ‘Gjithçka që thamë është në letër dhe është nga një burim dokumentar’, përfundon Ranucci, duke bërë të ditur se të dielën e ardhshme programi do t’i rikthehet çështjes.

Gjatë ditës së sotme, Edi Rama me një reagim të një njeriu të dalë nga shinat, sulmoi RAI-3 dhe SYRI-n që e pasqyroi siç duhet.

‘Është shpifja më skandaloze për Shqipërinë’, me këto fjalë e përkufizon kryeministri shqiptar Edi Rama hetimin Report, të transmetuar të dielën në Rai 3, kushtuar marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy pritjeve për emigrantët’, tha gjatë ditës së sotme, Edi Rama.

Skandali- La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Gazeta e madhe italiane, ‘La Repubblica’ ka zbuluar në një shkrim se kryeministri shqiptar, Edi Rama është tërbuar pas reportazhit investigues të rrjetit publik italian RAI.

Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan gazeta.

Kujtojmë se reportazhi i RAI-t ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi zbuloi se pakti mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

Sipas Report, njeriu kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit.

Po ashtu, media italiane raporton se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.sn

Boçi: Ndërkombëtarë na e ndani, dhunuesit janë të rinjtë e FRPD apo banda kriminale ‘5D’

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se disa ndërkombëtarë vanitosë që na akuzojnë për dhunë, duhet ta ndajnë mirë se cila është dhunë: disa molotovë para bashkisë, apo është dhunë zjarrvënia që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

Boçi tha se kur ne ngrihemi lëshohen lakenjtë e patronazhistëve online dhe ekstraline, lëshojnë mediat e tyre dhe na akuzojnë për dhunë.

“Dhunë është disa molotovë para Bashkisë së Tiranës apo shpopullimi i Shqipërisë?

Cila është dhunë heqja e rrethimit nga qytetarët apo qytetarët e rrethuar nga varfëria?

Kush është dhunuesi ai i riu që proteston me të drejtë, apo dhunues është Edi Rama e Erion Veliaj që i kanë vjedhur të ardhmen?

Kush janë dhunuesit anëtarët e FRPD, apo banda, grupi i strukturuar kriminal 5D?

Kush janë dhunuesit të rinjtë e FRPD apo banda e inceneratorëve?

Kush janë dhunuesit të rinjtë e FRPD apo banda e investitorëve strategjikë”, tha Boçi.   sn

Për herë të parë, Kosova merr vlerësim kreditor

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës bëri të ditur se Agjencia ndërkombëtare Fitch Ratings, ka dhënë vlerësim kreditor ‘BB-’ për Kosovën.

Vlerësimi kreditor mat aftësinë e Qeverisë për të shlyer borxhet e saj.

“Ky vlerësim kreditor do të shërbejë si një pasaportë për Kosovën për çdo investitor të huaj që është i interesuar që të shohë se a ia vlen të investohet në vendin tonë. Po ashtu do të ndikojë në uljen e kostos së financimit, që rrjedhimisht do të ketë mundësi më tepër për financim për bizneset tona”, tha ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një video-deklarate të publikuar në Facebook.

Kjo është hera e parë që është publikuar një vlerësim kreditor për Kosovën.

Sipas Ministrisë së Financave, kjo po ashtu “merr parasysh qëndrueshmërinë e politikave fiskale, borxhin publik, deficitin, rritjen ekonomike, sektorin bankar, dhe cilësinë e qeverisjes ndër tjera”.

Shkalla e vlerësimit të kredive sovrane: Ku qëndron rajoni?

Shkallët e vlerësimit të kredive nga Fitch bëhet duke përdorur kategoritë: AAA (Cilësia më e lartë e kredisë), AA (Cilësi shumë e lartë e kredisë), A (Cilësi e lartë e kredisë); BBB (Cilësi e mirë e kredisë), BB (Spekulative), B (Shumë spekulative), CCC (Rrezik i konsiderueshëm i kredisë), CC (Nivel shumë i lartë i rrezikut të kredisë), C (Pranë mospagesës), RD (Mospagim i kufizuar) dhe D (mospagim).

Një + dhe shtesë nga kategoritë AA deri në CCC nënkupton dallimet relative të mundësisë së mospagimit ose rikuperimit.

Shqipëria ka nivelin e njëjtë sikurse Kosova, me vlerësim kreditor BB-, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë vlerësimin BB+, Bosnje e Hercegovina ka B+, ndërkaq Kroacia ka BBB+, Gjermania ka AAA, Italia BBB, Greqia BBB-, kurse Pakistani CCC+.

*Shënim: Vlerësimi i këtyre shteteve mund të jetë bërë nga agjenci të tjera të vlerësimit.

Në vlerësimin kreditor merren parasysh shumë faktorë ekonomikë, financiarë, institucionalë e politikë, andaj ai tregon nëse shteti ka qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare.

“Ky vlerësim kreditor e vendos Kosovën në hartën botërore të shteteve serioze me politika të qëndrueshme, duke forcuar kështu edhe më tej pozicionin e vendit dhe njohjen në arenën ndërkombëtare”, tha Ministria e Financave.

Vlerësimi Kreditor për Kosovën është mbështetur nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Radio Evropa e Lirë

Aleanca për Teatrin – ambasadorëve: O jeni hipokritë, o jeni me pushtetarët mafiozë, se ju e dini që në Shqipëri paratë ‘pastrohen’ sheshit

Letër e Hapur drejtuar përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë, Parlamentit të BE, Këshillit  të Europës dhe Senatit të SHBA.

Nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Ne, një grupim qytetar, që e gjejmë veten tek Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, si iniciatorë të protestave para Bashkisë Tiranë, kemi të drejtën e plotë morale t’u përgjigjemi shqetësimeve tuaja për “dhunën” e ushtruar në datën 19 prill.

Së pari, ajo që ju etiketoni si dhunë, nuk ishte asgjë në raport me ato çka ndodhin në vendet tuaja demokratike, prej të cilave ne kemi gjithmonë ç’të mësojmë dhe ku një pjesë prej nesh jemi edhe shtetas. Është e drejtë e qytetarëve të revoltohen në çdo vend të botës, kur shohin, se politikat dhe politikanët janë në kundërshtim me interesat e tyre.

Së dyti, duam të sjellim në kujtesën tuaj protestën tonë qytetare në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Një protestë, ku qytetarët u përfshinë pavarësisht ngjyrimeve politike. Protestuam në mënyrë shembullore, në mënyrën më paqësore për dy vjet e gjysmë, gjë e rrallë edhe në vendet tuaja me demokraci të konsoliduar. Protestuam me kulturë e shfaqje, të mbështetur edhe nga qytetarët tuaj në të gjithë botën, të mbështetur edhe nga organizata e shoqata ndërkombëtare, të cilat e shpallën Teatrin Kombëtar pasuri të trashëgimisë kulturore europiane.

Cila ishte përgjigjja e pushtetit?

Shkatërrim e dhunë e paparë, duke shkelur të gjitha ligjet kombëtare e ndërkombëtare. Shkatërrim në 4.30 të mëngjesit, në kohë pandemie dhe me njerëzit ende brenda. U varrosën nën rrënoja arkivat, kostumet, rekuizita, të cilat ishin vlera të një rëndësie të veçantë për një vend si Shqipëria.

Nga ana juaj, jo vetëm që nuk u reagua, por përkundrazi, me heshtjen tuaj dhe në disa raste edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, ju u dhatë të drejtë dhunuesve shtetërorë, legjitimuat dhunën dhe ishit kundër protestuesve paqësorë.

Nuk bëzatë as kur reagoi Komisioneria e Komisionit Europian për Kulturën Marija Gabriel e cila, bashkë me Europarlamentarë të tjerë apeluan për dialog mes palëve deri në ardhjen e një delegacioni të PE, e as kur europarlamentarë dënuan ashpër ngjarjen barbare të datës 17 maj 2020.

Dhe pavarsisht kësaj, ju nuk reaguat as për aktin barbar të shembjes, as për fillimin e shembjes ndërkohë që brenda tij kishte artistë e qytetarë e as për dhunën që shoqëroi shembja e tij.

Po kështu, ju nuk reaguat as për dhunën ndaj Qëndrestarëve të AMT-së më datë 19.12.2020, çështje e cila është referuar në Organin e Akuzës, dhe për të cilën nuk kemi asnjë informacion edhe sot e kësaj dite.

Si rezultat, sot Tirana është i vetmi kryeqytet në Europë pa Teatër Kombëtar, pa kinema, cirk, biblotekë, muze, teatër kukullash, me mungesa shkollash, kopshtesh, çerdhesh, kënde lojrash e sportive.

Së treti, kemi mbi shtatë vjet, që protestojmë duke zhvilluar edhe një betejë ligjore në organet e drejtësisë, “e reformuar” prej bashkësisë ndërkombëtare. Janë të dukshme shkeljet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga ana e kësaj qeverie të korruptuar.

Ne nuk protestojmë për interesat tona vetijake, por për interesin publik, truallin publik, i cili, sikundër po del edhe tani së fundi, vidhet për t’ua falur të korruptuarve e mafiozëve. Korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë e Tiranës janë ulëritëse dhe padyshim përgjegjësi ka kryetari Erion Veliaj (jo më pak edhe shefi i tij Edi Rama), por ju me sa duket shihni vetëm “dhunën” e protestuesve dhe aspak dhunën dhe arrogancën e vjedhësve.

Kur ju është dashur, ju keni shkelur edhe konventat ndërkombëtare, duke ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit shqiptar, ndërsa në rastin e vjedhjeve skandaloze në Bashkinë e Tiranës, u dilni në mbrojtje vjedhësve.

Së katërti, besojmë se ju e dini, që Shqipëria është kthyer në një vend, ku paratë pastrohen sheshit, para syve tuaj, ku korrupsioni i pushtetarëve në bashkëpunim me mafien po e gërryen këtë vend. Ku ligjet shkelen haptazi, ku drejtësia është e drejtuar politikisht, ku lufta politike është e pandershme, ku vidhen zgjedhjet ditën për diell, ku krimi e droga bëjnë ligjin, ku fëmijët e pleqtë nxirren nga banesat e tyre me gaz në 5 të mëngjesit tek Astiri, 5 Maji, Bregu i Lumit, Shkozë dhe çuditërisht e gjithë kjo dhunë nuk ju bën përshtypje, por shqetësoheni për disa flakadanë (shumica përdoren çdo natë në festat e ditëlindjeve).

Kur qeveria shkel ligjet e rregullat, është e drejtë legjitime e qytetarëve të revoltohen e të reagojnë me çdo mjet për të mbrojtur interesat e tyre.

Reagimin tuaj e gjejmë jo vetëm të pavend, por edhe të nxituar nga ana diplomatike dhe dy janë konkluzionet: o jeni hipokritë, o jeni dakordësuar me pushtetarët mafiozë shqiptarë, të cilët nuk kanë skrupuj të korruptojnë të gjithë ata, që i pengojnë në rrugën e tyre të pasurimit të paligjshëm dhe të mosrespektimit të ligjit.

Së fundmi, ju garantojmë, se protestat do të vazhdojnë edhe më të ashpra, po qe nevoja, nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e politikës dhe organeve të drejtësisë, për të vënë para përgjegjësisë vjedhësit e paskrupullt të pasurisë publike.

Ju ftojmë edhe ju të bëni presion mbi pushtetarët, që të reflektojnë, përpara se gjërat të përshkallëzohen më keq.

Ne jemi më të vendosur se kurrë për ta çuar Kauzën tonë deri në fund, si një Kauzë në favor të interesit publik dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Deri atëherë,

Teatri aty dhe ashtu siç ishte.

Këlliçi njofton datën e protestës së radhës para bashkisë së Tiranës: Nuk tërhiqemi

Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të protestojnë sërish para bashkisë së Tiranës.

Anëtari i Kryesisë së PD të Rithemelimit, Belind Këlliçi njofton përmes një reagimi në rrjetet sociale se protesta e radhës do të zhvillohet të premten e ardhshme, 26 prill, ora 11.00.

Ai shprehet se opozita nuk do të tërhiqet deri në largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Reagimi
Korrupsioni i Erion Veliajt, djeg çdo ditë ëndërrat e të rinjve dhe shpresën e kryeqytetasve për të jetuar në një metropol Europian. Tirana sot është një qytet i vjedhur, pa teatër, pa galeri, pa bibliotekë, pa cirk, pa mjedise argëtimi dhe edukimi, pa parqe, pa hapësira publike, me shkolla me 2 turne, pa çerdhe, me trafikun më të rënduar në Europë dhe me ajrin më të ndotur në botë. Ketë realitet, nuk e meriton asnjë qytetar i Tiranës, pa asnjë dallim politik. Ndaj për këto arsye, e shumë të tjera, ftojmë sërish qytetarët e Tiranës, javën tjetër, në protestën e rradhës, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, përpara zyrës së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe 5D, Erion Veliaj. Ne nuk tërhiqemi pa larguar nga zyra kryebashkiakun dhe kryehajdutin e Tiranës. O sot, o kurrë ✌🏻 bw

Civilët tentuan arrestimin e protestuesve, përfaqësuesit e opozitës ia heqin forcërisht nga duart

Policë të veshur civilë kanë nisur reprezaljen ndaj protestuesve pas protestës së mbajtur nga shoqëria civile përpara bashkisë së Tiranës.

Në foto e siguruara nga SYRI TV shihen qartë policët të cilët kanë rrethuar një të ri i cili nuk dihet nëse ishte pjesë e protestës apo jo por ata mesa duket kishin për synim ta shoqëronin.

I menjëhershëm ishte dhe reagim i përfaqësuesve të opozitës të cilët fatmirësisht në disa raste të tentativës për të shoqëruar protestues i kanë ndalur civilët e policisë duke mos i lejuar.


Send this to a friend