VOAL

VOAL

Kur errësira tundon- Nga Aurel Dasareti*

May 5, 2020

Komentet

Vetëfajësimi si rrugë qorre- Nga VETON SURROI

 

Një pjesë e konsiderueshme e ligjërimit publik po bën dy gabime madhore: vetëfajësimin e UÇK-së dhe të Kosovës për ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe përpjekjen që Aktgjykimi të tejkalohet me masa politike. Kjo po i dëmton interesat e vendit, karakterin e drejtë të luftës së UÇK-së, të drejtat e katër të dënuarve dhe dinjitetin e viktimave. Vendi duhet të bashkohet për betejën e radhës, atë që do të zhvillohet në Apel, ku konstatimi i shkallës së parë për ndërmarrjen e përbashkët kriminale duhet t’i qëndrojë shqyrtimit juridik.

1.

Nuk mendoj se po arrihet të mbrohen mjaftueshëm interesat strategjike të Kosovës pas Aktgjykimit të 16 shtatorit në rastin Thaçi et al., me reagimet në formën e deklarimeve politike, demonstratave të përnatshme, një deklarate të përbashkët të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe një projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, të propozuar nga PDK-ja.

Për nevoja të këtij shkrimi dhe për këtë moment, po i përkufizoj interesat strategjike në tri pika: mbrojtja e Kosovës dhe e UÇK-së nga fajësimi kolektiv; mbrojtja e së drejtës së katër të dënuarve që argumentet e tyre të shqyrtohen në një proces të drejtë dhe të paanshëm në Apel; dhe krijimi i një kohezioni shoqëror rreth një çështjeje me peshë historike.

Lajmi i mirë është se në të gjitha këto reagime ekziston diku një frymë që synon ta përbashkojë ligjërimin publik – në mbrojtje të Kosovës, UÇK-së, katër të dënuarve dhe viktimave – dhe kjo u manifestua shprehimisht në njërën pikë të Deklaratës së Kuvendit.

Por mbeten, për mendimin tim, dy probleme themelore që shkojnë kundër këtyre interesave strategjike.

 

2.

I pari është vetëfajësimi kolektiv, pra shndërrimi i Aktgjykimit të 16 shtatorit në dënim të UÇK-së dhe të Kosovës.

Kjo në fund u manifestua edhe me shkrim, që në pikën e parë të Dokumentit të PDK-së për qëllimet themelore të ndryshimit të Ligjit, ku thuhet:

“Gjykata Speciale ka tejkaluar qëllimin themelues dhe mandatin kushtetues të përgjegjësisë penale individuale duke e kualifikuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si një ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’.”

Ky konstatim është i pasaktë: Aktgjykimi nuk e ka cilësuar UÇK-në, si organizatë, si ndërmarrje të përbashkët kriminale. Ai ka konstatuar ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale dhe pjesëmarrjen në të të katër të dënuarve dhe të personave të tjerë. Ky është një dallim thelbësor juridik, sepse ndërmarrja e përbashkët kriminale është formë e përgjegjësisë penale individuale, jo aktgjykim ndaj një organizate të tërë.

Kur vetë institucionet dhe partitë e Kosovës e lexojnë Aktgjykimin si cilësim të UÇK-së si ndërmarrje kriminale, ato e përvetësojnë dhe e shumëfishojnë pikërisht interpretimin e fajësisë kolektive që duhet ta kundërshtojnë. Kjo është krejtësisht në kundërshtim me interesin parësor strategjik të vendit: që UÇK-ja dhe përpjekja e Kosovës për pavarësi të mos fajësohen kolektivisht.

Për më tepër, ky konstatim nuk u ndihmon as katër të dënuarve në shkallë të parë. Kauza e tyre para Apelit nuk është të dëshmojnë se UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, por të dëshmojnë se Trupi Gjykues ka gabuar juridikisht ose faktikisht kur ka konstatuar se secili prej tyre ishte pjesëmarrës në një ndërmarrje të tillë, se kishte synimin e nevojshëm kriminal dhe se kishte dhënë kontribut domethënës në realizimin e saj.

Problemi i dytë është koncepti se aktgjykimet mund të ndryshohen duke i disiplinuar gjykatat që i kanë nxjerrë ato.

Kështu disi tingëllon pika e Deklaratës së Kuvendit ku kërkohet “nga Dhomat e Specializuara të respektojë mandatin në përputhje me vullnetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kjo dëshmon mungesë të qartë të ndjeshmërisë ndaj pavarësisë gjyqësore dhe ndarjes së pushteteve. Mandati i një gjykate përcaktohet nga Kushtetuta dhe ligji, jo nga interpretimi i mëvonshëm politik i vullnetit të Kuvendit.

Për më tepër, kjo dëshmon mungesë ndjeshmërie ndaj ndërlikimit juridik dhe politik në të cilin është futur Kosova kur e ka ndryshuar Kushtetutën për t’i vendosur Dhomat e Specializuara si kategori kushtetuese, e cila mund të ndryshohet vetëm përmes procedurës së ndryshimit të Kushtetutës dhe jo me një ligj të zakonshëm.

Ideja se rregullat e lojës mund të ndryshohen gjatë lojës është mjaft e vështirë. Por kjo vështirësi shumëfishohet deri në pamundësi me idenë se një ligj i zakonshëm mund të ndryshojë një dispozitë kushtetuese ose t’i zhbëjë njëanshëm detyrimet e marra përmes një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar.

Kështu disi tingëllon një pjesë e logjikës së projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndonëse projektligji parasheh që procedura aktuale të vazhdojë deri në vendimin e Apelit, ai synon që hapat e mëtejshëm juridikë, përfshirë mjetet pas Apelit, t’i kalojnë sistemit gjyqësor të Kosovës, me shpresën se në këtë mënyrë mund të zbutet ose të ndryshohet efekti i Aktgjykimit të Apelit.

Dhe, nëse tingëllon kështu, kjo nuk është domosdoshmërisht mirë për të dënuarit. Kauza themelore e tyre është se si të forcohen argumentet para Apelit, jo si të ndryshohen procedurat juridike pas tij. Një investim kaq i madh politik në ndryshimin e rrugës pas Apelit mund të dërgojë mesazhin se institucionet dhe partitë e Kosovës nuk kanë besim të mjaftueshëm në fuqinë e argumenteve të mbrojtjes brenda vetë procesit të Apelit.

3.

Le t’i përmbysim për një moment dy problemet e identifikuara: vetëfajësimin kolektiv dhe idenë se Aktgjykimi i 16 shtatorit mund të ndryshojë me veprime jashtë procedurës së përcaktuar juridike – me presion politik, deklarata parlamentare ose ndryshim të njëanshëm të Ligjit.

Pra, nuk konsiderojmë se Aktgjykimi e trajton UÇK-në si ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe nuk mendojmë se ekziston një rrugë alternative që mund ta ndryshojë Aktgjykimin, pos mjeteve juridike të përcaktuara: në këtë fazë Apelit dhe, nëse plotësohen kushtet juridiksionale në të ardhmen, sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Kjo na lë me një formulim që është dashur të jetë në Deklaratën e Kuvendit të Kosovës, por nuk ishte. Ja si do të dukej:

“Kuvendi rikujton se Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe nuk është i formës së prerë; për sa kohë procedura e Apelit është në zhvillim, të katër të dënuarit vazhdojnë të mbrohen nga prezumimi i pafajësisë dhe duhet t’u garantohen plotësisht e drejta për mbrojtje efektive, proces të drejtë dhe shqyrtim të paanshëm të ankesave të tyre.”

Ky formulim jep hapësirë të mjaftueshme për shndërrimin në veprime të të gjitha atyre kërkesave që janë identifikuar instinktivisht nga protestuesit në rrugë, në debatet dhe analizat publike, nga partitë politike dhe në njërën pikë të Deklaratës së Kuvendit: çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale.
Duke u mbështetur në Përmbledhjen zyrtare dhe në pritje të botimit të Aktgjykimit të plotë, beteja e ardhshme duket kryekëput juridike. Ekipet e mbrojtjes duhet të identifikojnë gabimet juridike, faktike dhe arsyetuese në përfundimin se Prokuroria kishte provuar, përtej dyshimit të arsyeshëm, ekzistencën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, synimin kriminal të secilit prej të dënuarve dhe kontributin domethënës të secilit në realizimin e saj. Paneli i Apelit duhet pastaj të vlerësojë nëse këto gabime e cenojnë Aktgjykimin.

Nga Përmbledhja e Aktgjykimit del se Trupi Gjykues ka konsideruar të provuara kryerjen e krimeve, dijeninë e udhëheqësve dhe dështimin e tyre për të reaguar. Por dijenia për krimet dhe dështimi për t’i parandaluar ose ndëshkuar ato nuk janë vetvetiu të njëjta me pjesëmarrjen në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.

Çështja qendrore për Apelin është nëse këto konstatime mjaftojnë për të provuar se të katërt kishin arritur dhe ndarë një marrëveshje për kryerjen e krimeve, se secili kishte synimin e nevojshëm kriminal dhe se secili kishte kontribuuar në mënyrë domethënëse në zbatimin e një plani të përbashkët me shtrirjen kohore, territoriale dhe organizative që ia atribuon Aktgjykimi.

Beteja e ardhshme juridike, pra, është të vihet në provë nëse Aktgjykimi e ka arsyetuar dhe mbështetur në prova ekzistencën e një marrëveshjeje kriminale; përmbajtjen e saj konkrete; synimin kriminal të secilit; kontributin domethënës të secilit në ndërmarrjen e përbashkët kriminale; lidhjen e qindra krimeve me një plan të vetëm; autoritetin ose ndikimin efektiv të katër të dënuarve mbi aktorët lokalë; dhe shtrirjen e planit në të gjitha zonat dhe gjatë gjithë konfliktit.

Lista vazhdon.

Një betejë e këtillë mund ta zërë Gjykatën e Apelit dhe të gjithë ne deri në vitin 2028. Kjo do të thotë se shoqëria kosovare do të kalojë, me vëmendje të përqendruar, nëpër traumën e përballjes me ngjarjet e viteve 1998 dhe 1999 – pra nëpër një proces të ballafaqimit me të kaluarën.
Ekziston një përgjegjësi e hapësirës publike kosovare, në radhë të parë e faktorëve prijës politikë, që gjatë këtij procesi të ruhen tri synimet strategjike të vendit: mbrojtja e Kosovës dhe e UÇK-së nga përgjegjësia kolektive; mbrojtja e të drejtës së katër të dënuarve për një gjykim të drejtë; dhe mbrojtja e kohezionit shoqëror, duke përfshirë këtu edhe dinjitetin dhe të drejtat e viktimave.

Kjo kërkon ndjekje të përpiktë të procesit gjyqësor, beteja e radhës e të cilit zhvillohet në Apel.
Në këtë proces, faktorët politikë duhet ta vërtetojnë zotimin e bërë në Deklaratën e Kuvendit:

“E vërteta e luftës çlirimtare, drejtësia për viktimat dhe familjet e tyre dhe e drejta e të dënuarve për një gjykim të drejtë i përkasin së njëjtës Republikë.”

4.

Ditëve në vijim, testi i parë i veprimit të përbashkët të partive politike mund të jetë projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Njëra prej rrugëve që mund të marrë ky projektligj është taktike: të futet në vorbullën e krizës së deritanishme politike, përfshirë edhe si njëra prej pikave të negociatave për zgjedhjen e presidentit. Teksti dhe synimet e projektligjit kanë material të mjaftueshëm që të zhyten në ndërlikueshmërinë juridike dhe kushtetuese të vendit.

Rruga tjetër mund të jetë strategjike. Energjia që do të investohej në një ndryshim të njëanshëm të mandatit dhe juridiksionit të Dhomave të Specializuara – me supozimin se kështu mund të krijohen kushte më të mira për të dënuarit – duhet të përqendrohet te mbyllja e Gjykatës speciale, madje si kategori kushtetuese deri më 2028. Kjo duhet të bëhet në dialog me Bashkimin Evropian , me një marrëveshje politike dhe juridike me partnerët me të cilët u krijua ky mekanizëm.

Njëkohësisht, duhet të ndërtohet energji e përbashkët e institucioneve dhe partive të Kosovës për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës dhe për hyrjen në fuqi të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për Kosovën, para përfundimit të procesit të Apelit. Kjo do ta hapte mundësinë që katër të dënuarit në shkallë të parë dhe çfarëdo që të jetë verdikti në Apel të kërkonin mbrojtje në sistemin e Strasburgut, sikurse qytetarët e tjerë evropianë.

Kompromisi i Maksim Gorkit me ndërgjegjen e vet – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

Në esenë me titull “Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të politikës dhe të diktaturës”, të botuar në internet më 12 prill 2021, pata theksuar:

“Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. Disa prej tyre janë nisur nga bindjet e veta politike, disa për sigurimin e përfitimeve, disa nga frika për t’iu shmangur ndëshkimit të saj, disa të tjerë për shkak të natyrës së tyre servile, kurse një pjesë fare e vogël patën zgjedhur rrugën e heshtjes”.

Në atë ese pata trajtuar marrëdhëniet e Maksim Gorkit dhe të Ismail Kadaresë me diktaturën komuniste. Nga përmbajtja e esesë rezultonte se Kadareja i pati shërbyer diktaturës komuniste me një servilizëm të shfrenuar dhe pas rrëzimit të asaj diktature nuk qe penduar kurrë. Madje, në  një intervistë që Mimoza Kelmendi i pati marrë disa vite më parë, ai pati deklaruar:

“…tek mua s’ka vend fjala pendim për asgjë” (Citohet sipas: “Kadare për dashurinë, femrat, pasionin dhe pendesën. Sipas një bisede të lirë me shkrimtarin Ismail Kadare në Paris”. Faqja e internetit “Epoka e Re”. 10 tetor 2014).

Në dallim të theksuar nga Ismail Kadareja, Maksim Gorki pati përdorur shumë lakadredha në marrëdhëniet me diktaturën komuniste në Bashkimin Sovjetik, lakadredha këto, që nuk patën mbetur pa pasoja në jetën e tij.

Në vijim do të hidhet dritë pikërisht mbi jetën e Maksim Gorkit, me të gjitha gëzimet dhe dështimet e tij,

Ai pati lindur në Njizhnji Novgorod në mars të vitit 1868. Quhej Aleksej Peshkovi. Në vitet e para të jetës ai pati përjetuar vdekjen, e cila pati përcaktuar një herë e përgjithmonë fatin e tij.

Babai i tij, Maksim Peshkovi, qe infektuar nga kolera e të birit trevjeçar gjatë përkujdesjeve për shërimin e tij. I biri mbijetoi, kurse babai ndërroi jetë. Kjo pati qenë një aritmetikë e tmerrshme: unë mbijetova, kurse ai ndërroi jetë – kjo i qe ngulitur në vetëdijen e tij si një gjemb, që është e pamundur ta nxjerrësh.

Shumë vite më vonë, kur po vriste mendjen  për të gjetur një pseudonim për vete, ai pati zgjedhur emrin e të atit – Maksim, dhe i pati shtuar këtij emri një fjalë, e cila do të bëhej fati i tij – Gorki. Fjala “горький” në rusisht do të thotë “i hidhur”.

Nëna e tij, e dërrmuar nga hidhërimi i thellë, akuzonte të birin që kishte mbetur vejushë. Ajo nuk e thoshte haptas,  por fëmija e ndiente një gjë të tillë në qenien e vet. Kështu pati nisur rruga e jetës së tij – me një ndjenjë faji mbi vete, me ndjesinë se po zinte një vend, i cili nuk i përkiste atij.

Shtëpia e gjyshit, Vasil Kashirinit, pronar i një punishteje ngjyrosjeje, pati shërbyer si universiteti i parë i egërsisë. Gjyshi e rrihte me shufra deri sa i binte të fikët. Njëherë gjyshi e pati rrahur kaq shumë, saqë ai pati mbetur shtrirë për disa ditë, pa u përmendur. Mandej  pati ardhur ta shikonte, i pati sjellë diçka për të ngrënë dhe i pati rrëfyer për fëmijërinë e vet të vështirë. Këtë kombinim të egërsisë me sentimentalizmin, të dhunës me keqardhjen qaramane për vetveten, Gorki më pas ka për ta vënë re gjatë gjithë jetës mes lloj-lloj njerëzish, duke përshirë edhe veten e tij.

Gjyshja, Akulina Ivanovna, ishte e vetmja rreze drite në atë skëterrë. Ajo e pati mësuar se ç’është keqardhja. Por këtu qëndron edhe paradoksi: keqardhja për  njeriun në përgjithësi dhe paaftësia për t’iu kundërvënë të keqes konkrete, shpesh mbijetojnë në të njëjtën zemër. Këtë kontradiktë Gorki do ta mbartte gjatë gjithë jetës së vet. Në moshën dhjetëvjeçare gjyshi i pati thënë se tashmë ai nuk ishte medalje për t’u mbajtur varur në qafë. Dhe e nisi ta nxirrte vetë bukën e gojës.

Djaloshi punonte pjatalarës në anije, çirak në një shitore këpucësh, në një punishte ikonash, hamall, flinte nëpër varka, ushqehej me ç’t’i zinte dora, pati bërë dy klasë shkollë dhe më vonë do të bëhet shkrimtari rus i shek. XX me më shumë vepra të botuara, do të bëhet njeriu, të cilin pesë herë do ta nominojnë për çmimin Nobel. Gjithçka tjetër ai e pati marrë nga librat që lexonte fshehurazi, nën dritën e qiririt, për të mos rënë në sy të pronarëve, të cilët e konsideronin leximin një luks aristokratësh.

Në anije, ku punonte pjatalarës, qe bërë një takim, i cili pati përcaktuar fatin e tij.

Kuzhinieri, Mihail Smuri, një njeri i fortë ky gjysmanalfabet, që mbante një kashun me libra, e pati detyruar djaloshin të lexonte me zë të lartë Gogolin. Dymanë, me radhë.

Pikërisht ai njeri, pa i  kuptuar gjëra të tilla, pati shpalosur para tij historinë e letërsisë ruse. Fati i ka qejf shaka të tilla. As gjimnazi, as universiteti, por një kuzhinier anijeje me një kashun të rastësishëm librash.

Në qytetin e Kazanit ai shkoi në vitin 1884, me ëndrrën për të hyrë në universitet. Ëndrra iu përmbys. S’kishte as para, as arsim përkatës, as ndonjë dëftesë, si dokument. Në vend të auditorit kishte fjetjen ku të rastiste, furrën, ku gatuante brumin e bukëve që do të piqeshin, një punë kjo që vazhdonte për katërmbëdhjetë orë, dhe rrethin e të rinjve radikalë, që lexonin libra të ndaluar. Këtu, në mjediset e debateve të pafundme për fatet e popullit, atij i pati ndodhur diçka, për të cilën në tekstet sovjetike shkruhej me rezerva.

Në dhjetorin e vitit 1887, nëntëmëdhjetëvjeçari Aleksej Peshkov pati blerë në treg një revolver, të cilën ia pati shkrehur vetes në gjoks. Plumbi kaloi nëpër mushkëri, çuditërisht pa prekur zemrën. Ai pati lënë dy gisht letër, në të cilën, me një ironi të hidhur, lutej t’i bënin autopsinë, për të parë se ç’djall fshihej brenda tij.

Mjekët e shpëtuan, kisha e pati shkishëruar për katër vjet. Cila paskej qenë arsyeja që ia pati hequr vetes?

I lodhur, i mjerë, njeri pa njeri. I pati vdekur gjyshja, i vetmi njeri që e pati dashur, qe përmbysur ëndra për t’u arsimuar. Rreth e rrotull mbizotëronte po ajo jetë e shpifur, të cilën ai do ta përshkruante më vonë në librat e veta. Por rëndësi kishte diçka tjetër: ai arriti të mbijetonte dhe ajo mbijetesë e ndryshoi. Një njeri që ishte mu në fundin e dëshpërimit, sakaq ndjeu një etje rrezatuese, një etje me një  tërbim të papërmbajtur për të jetuar dhe për të kuptuar se pse jeta është kurdisur pikërisht kësisoj.

Pas së shtënës në gjoks, ai u nis të endej nëpër Rusi. Dy vjet – prej vitit 1888 deri në vitin 1891 – ai pati përshkuar më këmbë pothuajse gjysmën e territorit të Rusisë – hapësirat përgjatë brigjeve të Vollgës dhe të Donit, të Ukrainës, të Besarabisë, të Krimesë, të Kaukazit. Vazhdonte punën në sektorin e peshkimit, të përpunimit të lëndëve drusore, punonte argat, merrej me rregullimin e rrugëve, kryente detyrën e hamallit nëpër porte të ndryshme, flinte nëpër stepa, poshtë varkave të përmbysura. Ky ishte universiteti i tij. Më vonë pikërisht kështu do ta quante njërën nga veprat e veta, pjesën e tretë të jetëshkrimit të tij – universitetet e mia, ironia e njeriut, të cilin nuk e lejuan të kalonte pragun e universitetit të vërtetë, Ai e njihte Rusinë jo sipas raportimeve zyrtare dhe sipa bisedave nëpër odat e pasanikëve. Ai e njihte sikur ta kishte prekur me dorë, sikur t’i kishte marrë erë, sikur t’ia kishte provuar shijen që kishte. Kishte parë me sytë e vet se si jetonin miliona njerëz, për ekzistencën e të cilëve shoqëria e arsimuar nuk kishte dëshirë të fliste.

Në Tbilisi, duke punuar në ofiçinat hekurudhore, ai qe njohur me revolucionarin Aleksandër Kalushni. Ky pati dëgjuar rrëfimin e tij për bredhjet nëpër Rusi dhe e pati detyruar ta hidhte në letër njërën prej tyre. Kështu qe krijuar tregimi “Makar Çudra”.

Në shtator të vitit 1892, këtë tregim e pati botuar gazeta “Kaukazi” dhe, në fund të tekstit, qe shkruar për herë të parë emri Maksim Gorki. Hamalli 24-vjeçar pati deklaruar me dy fjalë programin e një jete të tërë në kujtim të babait, sepse kishte ndër mend të shkruante të vërtetën e hidhur për jetën e hidhur.

Më vonë ngjarjet qenë zhvilluar me një të tillë shpejtësi, të cilën letërsia ruse nuk e kishte njohur as më parë, as më pas. Gazetari Vladimir Korolenko, një njeri ky me reputacion shembullor, pati marrë përsipër detyrën e redaktorit të autodidaktit: korrigjonte tekstet e tij, i mësonte mjeshtërinë e të shkruarit.

Në vitin 1898 doli nga shtypi një përmbledhje në dy vëllime: skica dhe tregime. Dhe ndodhi ajo që kritikët e patën quajtur epidemi: tirazhi prej tre mijë kopjesh qe shitur menjëherë, prandaj qe rishtypur përsëri. Pas një viti e pati lexuar krejt Rusia që dinte shkrim dhe këndim, pas dy vjetsh portretet e tij shiteshin nëpër shitore të vogla, pranë portreteve të Tolstoit, patën dalë në shitje cigare “Maksim Gorki”, karamele “Maksim Gorki”, kartolina me portretin e tij. Stdudentët vishnin kilota dhe çizme, në imitim të mënyrës së veshjes së tij. Kur vinte në qytet, në stacionin e trenit mblidheshin turma njerëzish, ashtu siç do të mblidheshin më vonë në nderim të yjeve të kinematografisë. Ai qe bërë figura e parë e shquar panruse e tipit bashkëkohor, yll në kuptimin hollivudian të fjalës.

Cila ishte arsyeja që ai e pati magjepsur vendin aq shumë?

Letërsia ruse edhe para tij pati shkruar për varfanjakët: Dostojevski, Njekrasovi, Grigoroviçi, qenë derdhur lot keqardhjeje për njeriun e shtresave të ulëta, por në penën e Gorkit leckamani pati filluar të fliste vetë dhe pati folur jo me keqardhje, por me krenari, madje në një mënyrë sfiduese. Çellkashi dhe Konovallovi i tij nuk lypnin mëshirë, ata e urrenin botën barkalece, e cila i pati braktisur. Publiku që e lexonte përjetonte njëfarë tmerri. Rezultonte se në fundërrinat e shoqërisë ngrysnin jetën jo viktima të braktisura, por njerëz me filozofi, me dinjitet, me lirinë tyre të frikshme. Qe krijuar përshtypja sikur ato fundërrina prite kur të ngrenë krye dhe do të flaknin gjithçka që nga katet e sipërme.

Gorki përshkruante jo vetëm varfërinë, ai e paraqiste atë si akuzë, si kërcënim.

Rusia e arsimuar e lexonte me të njëjtën ndjesi që njeriu shikon poshtë që nga buza e një hendeku, në një mënyrë të tmerrshme, pa i shqitur sytë.

Në vitin 1902 qe botur drama “Fundërrinat”. Teatri artistik i Moskës e pati vënë në skenë nën regjinë e Stanjisllavskit. Skandal, triumf. Spektatorët i patën thirrur aktorët njëzet herë për të dalë në skenë për t’i duartrokitur. Drama qe përkthyer në dhjetra gjuhë. Në Berlin qe shfaqur pesëqind herë radhazi. Po atë vit pati ndodhur një ngjarje që dëshmonte për përmasat e figurës së Gorkit. Akademia perandorake e shkencave e pati zgjedhur Gorkin anëtar nderi në kategorinë e arteve të bukura. Perandori Nikolla II, pasi qe vënë në dijeni për një gjë të tillë, qe bërë bishë dhe në një rezolutë të tij pati shkruar se zgjedhja e një letrari që mbahej nën vëzhgimin e autoriteteve shtetërore është më tepër se origjinale dhe prandaj e anuluan. Dhe atëherë Çehovi dhe Korolenko, në shenjë proteste, patën hequr dorë nga titujt akademikë. Dy shkrimtrët më të respektuar të vendit përplasën publikisht dyert e akademisë në shenjë solidariteti me një ish-këmbëzbathur. Një gjë e tillë nuk harrohej lehtë në Rusi. Asokohe Gorki ishte 34 vjeç. Kishte lënë pas varfërinë, dajakun që kishte ngrënë, orvatjen për vetëvrasje, bredhjet nëpër Rusi. Tani lavdia, paratë, miqësia me Tolstoin dhe Çehovin, respekti i rinisë. Qe krijuar përshtypja: jeto dhe shkruaj. Por Gorki asnjëherë nuk kishte dashur të ishte vetëm shkrimtar. Ai, që në fillim, në letërsi pati vënë re një instrument ripërtëritjeje të jetës. Dhe jeta rreth e qark e kërkonte një ripërtëritje të tillë në një mënyrë kaq të dukshme, saqë ai kaloi nga letërsia drejt e te revolucioni. Ai u jepte para socialdemokratëve dhe këto ishin shuma të mëdha. Honoraret e tij ishin nga më të mëdhatë në Rusi dhe pjesa e konsiderueshme e tyre kalonte në arkën partiake të bolshevikëve. Ai i fshihte revolucionarët në shtëpinë e vet, mbante letërsi ilegale, shkruante proklamata.

Në janar të vitit 1905, të djelën e përgjakshme, ai ndodhej në rrugët e Peterburgut, kishte parë me sytë e vet pushkatimin e njerëzve paqësorë dhe po atë natë shkroi një thirrje, në të cilën akuzonte carin për vrasjen e njerëzve të çarmatosur. Për shkak të asaj thirrjeje, e patën izoluar në kështjellën e Petropavllovskut. Dhe aty pati ndodhur diçka e papërfytyrueshme: bota mbarë doli në mbrojtje të shkrimtarit. Protestat i patën nënshkruar Anatol Franc (Anatole France – 1844-1924), Tomas Hardi (Thomas Hardy – 1840-1926) etj. Nëpër qytete qenë zhvilluar demonstrata me kërkesën për lirimin e Gorkit.

Qeveria cariste, e befasuar nga një presion i tillë ndërkombëtar, e liroi Gorkin pas një muaji, me kusht. Një njeri, me dy klasë shkollë, doli më i fuqishëm sesa makina shtetërore, sepse prapa tij qëndronte një opinion shoqëror i përmasave ndërkombëtare. Pikërisht asokohe Gorki pati marrë vesh se emri i tij qe shndërruar në armë dhe mburojë, se lavdia e tij qenkej kthyer në ndikim, kurse ndikimi në shpëtimtar jetësh njerëzore.

Do të kalonin 20 vjet dhe një tjetër sundimtar i Rusisë do ta kuptonte shumë mirë një gjë të tillë. Veçse tashmë do të shfrytëzonin jo veprën e tij, por vetë Gorkin.

Pas lirimit, ai qe larguar për në Amerikë, për të grumbulluar para për bolshevikët. Udhëtimi i vitit 1906 përfundoi me një skandal. Gazetat amerikane patën mësuar se shkrimtari po udhëtonte jo me gruan e tij të ligjshme, por me një aktore të Teatrit të Moskës, Maria Andrejevën. Hotelet e njohura patën mbyllur dyert para tij. Puritanin, i cili deri dje qe dalluar si një luftëtar kundër carizmit, e patën shndërruar në një njeri të braktisur, të dëbuar. Gorki asokohe pati botuar pamfletin me titull “Qyteti i djallit të verdhë”, të mbushur plot me neveri për pushtetin e parave. Fyerjen ai nuk e harronte kurrë. Ky tipar do të luante rolin e vet. Prej Amerikës ai udhëtoi drejt Italisë, për në ishulin Kapri. Ky, formalisht, ishte emigracion. Kthimin në Rusi e kërcënonte një proces gjyqësor. Shtatë vjet, prej vitit 1906 deri në vitin 1913, vila e Gorkit pati shërbyer si qendër e lëvizjes së emigracionit revolucionar rus. Aty funksiononte një shkollë e fshehtë partiake për punëtorët e larguar nga Rusia. Aty diskutonin për Zotin, për marksizmin, për të ardhmen. Dhe aty, shpeshherë, vinte si mysafir dikush, marrëdhëniet me të cilin do të ndanin fatin me Gorkin – Vladimir Uljanovi, i njohur me emrin Lenin. Bashkë luanin shah, gjuanin peshq me peshkatarët vendës, qeshnin, diskutonin sa u hante zëri. Janë ruajtur fotografi: Lenini po ndjek me sy tabelën e shahut, në taracë përpëlit sytë nga dielli. Në pamje të jashtme duket si idil, por brenda asaj miqësie, që nga fillimi, dëgjohej tiktaku i mekanizmit të ndarjes së mëvonshme. Është domethënës fakti se ç’qëndrim pati mbajtur Lenini ndaj vetë Gorkit. Ai e vlersonte si një rezervë të madhe të partisë, si emër, si një burim parash, si simbol, njëkohësisht, por që në politikë nuk i besonte absolutisht, duke e vlerësuar si një intelektual me karakter të dobët , i cili binte vazhdimisht nën ndikimin e të tjerëve. Në letra e veta, Lenini e pati qortuar, si një shkollar dhe aty për aty e merrte për qafe, e përkëdhelte dhe e kritikonte. Pas njëzet vjetësh, po kështu do të sillej me të edhe Stalini, veçse sjelljen e tij do ta çonte deri në përsosmëri.

Në vitin 1913, për nder të familjes së romanovëve (kështu është quajtur dinastia e carëve rusë prej vitit 1613 dhe e perandorëve rusë prej vitit 1721), qe deklaruar një amnisti dhe Gorki qe kthyer në Rusi, kurse më pas do të shpërthente Revolucioni i Tetorit i vitit 1917. Dhe pikërisht këtu fillon kapitulli më i pavlerësuar i jetës së tij, të cilin, gjatë periudhës sovjetike, e patën mbajtur të fshehtë nga lexuesit me aq kujdes, saqë edhe sot si zor që ndokush të jetë në dijeni për të.

Gorki nuk e pranoi Revolucionin e Tetorit. Lajmëtari i revolucionit, njeriu, i cili, një çerek shekulli, kishte bërë thirrje për një furtunë të tillë, e pati pritur atë me tmerr dhe me neveri. Prej pranverës së vitit 1917 deri në verën e vitit 1918, ai pati botuar gazetën e  vet “Jeta e re” dhe një cikël artikujsh, me titullin e përgjithshëm “Mendime jo në kohën e duhur”. Ata artikuj të befasojnë për natyrën e përmbajtur të autorit, a thua se i pati shkruar jo një dëshmitar, por një historian me një largësi prej njëqind vjetësh. Ai shkruante se Lenini dhe Trocki qenë infektuar nga helmi i kalbur i pushtetit, se klasa punëtore për Leninin shërbente njëlloj si minerali për metalurgjinë, si material për eksperiment, të destinuar për shfarosje, se revolucioni u pati lënë fushë të lirë veprimi jo socializmit, por instinkteve zoologjike të turmave. Ai pati përshkruar vetëgjyqësitë, grabitjet, pushkatimet dhe shtronte pyetjet: ku ndryshojnë këto gjëra nga bastisjet cariste? Ato ngjaje ai i pati karakterizuar jo si revolucion, por si rebelim, si vdekje të kulturës. Lenini duronte, duke shtrënguar dhëmbët gjysmë viti pas muajit tetor.

Në korrik të vitit 1918, gazetën ”Jeta e re” e mbyllën  një herë e përgjithmonë. Liria e shtypit mori fund, përfshirë këtu edhe lirinë e mikut më të mirë të pushtetit sovjetik. Dhe pikërisht këtu Gorki bëri zgjedhjen e vet, të cilin shumë njerëz e shpjegojnë me natyrën e karakterit të tij. Ai nuk u largua dhe nuk heshti. Ai pati vendosr të shpëtonte atë që mund të shpëtohej nga brenda. Tre vjetët në vazhdim, nga 1918 deri në vitin 1921, qenë vitet më dinjitoze të jetës së tij. Në Petrograd njerëzit po vdisnin nga uria gjatë viteve të terrorit. Intelektualët – poetët  profesorët, shkencëtarët – u gjendën pa kafshatën e gojës, domethënë, qenë dënuar ta mbyllnin jetën nga uria. Dhe Gorki pati ngritur një industri të tërë shpëtimi. Ai hapi Shtëpinë botuese “Letërsia mbarëbotërore”, të cilën e pati menduar si një projekt madhështor përkthimi të krejt letërsisë klasike botërore, kurse, në të vërtetë, ajo pati shërbyer si një ushqim në kuptimin e shenjtë të fjalës. Qindra letrarë, me paratë që nxirnin nga përkthimet, siguronin kafshatën e gojës dhe një rrogë të vogël. Ai, me zor, ia pati marrë pushtetit shtëpinë e botimeve shkencore dhe artistike, ku krijuesit mund të siguronin të ardhura për ushqim dhe për dru për dimër. Ai i pai shkruar Leninit dhjetra letra, duke ndërhyrë për lirimin e profesorëve të arrestuar, të carit, të eserëve, të priftërinjve, bridhte nëpër kabinete, lutej e stërlutej. Bashkëkohësit kujtojnë apartamentin e tij, i cili ngjante si një strehë bamirësie. Që nga mëngjesi deri në darkë atje hynin e dilnin njerëz me një lutje të vetme: na shpëtoni! Dhe ai i shpëtonte. Numri i të shpëtuarve prej tij në ato vite arrinte në qindra, në mos në mijëra. Por kishte pasur edhe disfata, të cilat e patën torturuar keqazi.

Në gusht të vitit 1921, pati vdekur Aleksandër Blloku. Jeta e poetit të sëmurë erdhi duke u shuar. I vetmi shpëtim i tij ishte dërgimi për në Finlandë për kurim. Gorki pati ndërhyrë gjatë disa muajve për të siguruar lejen e udhëtimit të poetit. Letrave me kërkesën e tij s’jua pati vënë kush veshin nëpër kabinetet e pushtetit. Kur, më në fund, lejen e dhanë, Blloku tashmë nuk ishte më në gjendje të çohej më këmbë. Pas disa ditësh ai ndërroi jetë. Kurse pas dy javësh ndodhi ajo që Gorki nuk ia fali pushtetit sovjetik deri në fundin e jetës së vet: komisioni i jashtëzakonshëm i Petrogradit, ÇEKA-ja e famshme, pati arrestuar poetin Nikollaj Gumilov me akuzën për pjesëmarrje në një komplot. Gorki u angazhua të ndërhynte menjëherë. Sipas një versioni, thuhet se pati shkuar direkt te Lenini dhe pati sjellë në Petrograd urdhrin për rishikimin e çështjes. Por çekistët e paskëshin marrë punën me ngut. Në gusht të vitit 1921 Gumilovin e patën pushkatuar, pa pritur kurrfarë dokumentesh nga Moska. Patën rrëfyer, se pasi kishte marrë vesh për një gjë të tillë, Gorki kishte qarë me dënesë, duke nxjerrë gjak nga goja: dy vdekje brenda një muaji. Blloku dhe Gumilovi patën shërbyer si vdekje e strategjisë së tij. Paskej qenë e pamundur të shpëtoje dikë nga brenda. Makina e pushteti kishte mësuar të vepronte më shpejt sesa ai që ndërhynte për shpëtimin e jetës së njerëve.

Në vjeshtën e vitit 1921 Gorki qe larguar nga Rusia. Sipas versionit zyrtar – për kurim nga tuberkulozi dhe kjo ishte e vërtetë. Mushkëritë, të përshkuara nga plumbi në moshën e rinisë, aq e paskëshin pasur. Por e vërtetë ishte edhe diçka tjetër. Lenini, faktikisht, e kishte larguar nga vendi, i lodhur nga ndërhyrjet e pafundme, të cilat i qenë bërë ferrë nëpër këmbët e terrorit: largohuni, kurohuni, – i pati shkruar Lenini, – kurse po nuk u larguat, do t’ju përzëmë me dhunë. Një formulë kjo përkujdesjeje dhe kërcënimi brenda një flakoni.

Gorki qe larguar. Ai nuk e dinte se do të kthehej tashmë në një vend krejtësisht tjetër dhe si krejtësisht tjetër njeri.  Italia e pati pritur për herë të dytë, Në fillim Gjermania, Çekosllovakia, pastaj, prej vitit 1924 – Saranta, një vilë kjo me  një pamje nga gjiri neapolitan dhe Vezuvi. Në pamje të jashtme, jeta të krijonte përshtypjen se ishte për ta pasur zili. Një shtëpi e madhe me plot miq, puna për të shkruar romanin “Vepra e Artamanovëve”, mandej  veprën e vëllimshme“Jeta e Klim Samginit”. Mbrëmjet me muzikë. I biri, Maksimi, me të shoqen dhe mbesën pranë. Gorki çohej në orën  tetë, punonte deri në dy. Ishte i disiplinuar, si një llogaritar. I krijohej përshtypja: ja ajo, qetësia.

Tani le t’i hdhim një sy po asaj tabloje nga brenda: paratë po mbaronin në një mënyrë katastrofike, shtëpia në Saranta ishte plot me njerëz dhe parazitë. Të gjithë ushqeheshin me honoraret e tij, të cilat vinin vetëm nga Bashkimi Sovjetik, ku vahdonin ta botonin me një tirazh prej miliona kopjesh. Botuesit në emigracion paguanin vetëm qindarka, por edhe emigracioni nuk e pati pranuar. Për emigracionin e bardhë ai ishte një servil i bolshevikëve, një njeri që kishte ngrënë në një tas me bolshevikët, për shtypin sovjetik të viteve 1920 ai ishte një i arratisur i dyshimtë, gjysmemigrant. Ai rrinte varur midis dy botëve dhe të dyja botët e shikonin shtembër.

Në Saranta Gorkit i merrej fryma ngadalë. Po u afrohej të gjashtëdhjetave. E kuptonte se librin  kryesor nuk kishte arritur ta përfundonte, ndërkohë që lexuesi kryesor kishte mbetur atje, matanë kufijve, në një vend pa praninë e tij. Dhe pikërisht në atë vend të prekshëm, me saktësi, pa gabime, pati shkelur Stalini.

Në mesin e viteve 1920, nga Moska në Saranta pati ardhur një mori letrash dhe sinjalesh nga miq të ndryshëm. Patën ardhur shkrimtarë që i patën rrëfyer se vendi ishte duke pritur kthimin e Gorkit, merrte letra nga puntorë dhe pionierë, ca letra këto prekëse, naive, me gabime drejtshkrimore:

“I dashur Aleksej Maksimoviç, kthehuni, kemi nevojë për ju”.

Shumë më vonë, studiuesit dhe, konkretisht, historiani Arkadi Vaksberg (1927-2011), në librin me titull “Vdekja e lajmëtarit”, të botuar në vitin 1999, do të rrëfente se pjesa dërrmuese e asaj korrespondence popullore paskej qenë organizuar dhe filtruar në kabinetet e ministrisë së brendshme. Letra me mallkime qenë shkruar, gjithashtu, por deri në Saranta nuk patën arritur. Ai kishte qenë një operacion special në kuptimin e plotë të fjalës, i llogaritur për vite me radhë. Stalini ia kishte tmerrësisht shumë nevojën Gorkit. Dhe ja vlen të shtrohet pyetja: cila ishte arsyeja? Sepse pa një përgjigje, krejt historia e mëvonshme mbetet e pashpjegueshme.

Aty nga fundi i viteve 1920, Stalini ishte duke e shfarosur opozitën brenda partisë dhe po përgatitte një përmbysje të madhe: kolektivizimin, industrializimin, shpartallimin e fshatarësisë. Ai kishte nevojë për diçka që i mungonte: legjitimitetin moral. Lenini kishte ndërruar jetë, bolshevikët e vjetër me emra europianë qenë shndërruar në armiq, kurse atje, në Itali, jetonte një njeri, emrin e të cilit e njihte gjithë bota, mik i Leninit, ndërgjegjja e letërsisë sovjetike, laureat i dashurisë së mbarë popullit. Në qoftë se ai njeri do të kthehet dhe do të bekojë pushtetin e ri, kjo do të ishte diçka më e shtrenjë se dhjetë kongrese partie.

Në vitin 1928, me rastin e 60-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, Bashkimi Sovjetik pati organizuar një të tillë jubile, të cilin nuk e kishte përjetuar asnjë shkrimtar tjetër në histori. Emrin e tij ua patën vënë uzinave, shkollave, teatrove, Dhe Gorki qe kthyer në fillim  për të parë. Stacionet hekurudhore, nëpër të cilat pati kaluar në udhëtim e sipër, qenë mbushur plot e përplotë me turma brohoritëse. Njerëzit e ngrinin në duar, orkestra, lule, lotët varda. Ai pati shkruar për atë udhëtim se atë po e priste jo pushteti, por populli. Dhe pikërisht popullin ai nuk mund ta refuzonte. Kështu pati udhëtuar gjatë disa vjetëve: në dimër në Itali, kurse gjatë verës udhëtonte nëpër Bashkimin Sovjetik. Atij i patën treguar uzinat e reja, komunat, shkollat, kampet e fëmijëve. Nënkuptohet, i patën treguar ato gjëra që duheshin treguar, të kontrolluara dhe të rregulluara.

Skeptikët në emigracion shkruanin në një mënyrë therëse se Gorkin e çojnë nëpër fshatrat e Potjomkinit* mbi rrota treni. Por ja çfarë kishte rëndësi dhe këtu fshihet nyja e gjithë tragjedisë: atë e patën mashtruar jo kaq shumë, siç do të dëshironte ta besonte vetë, ai pati parë ato gjëra, të cilat ishte i etur t’i shikonte, një vend që është duke mësuar për të kombinuar këmbëzbathurit e djeshëm në timonin e makinave, jetimët që tashmë ishin  studentë. Kjo kishte qenë ëndrra e tij e përjetshme, e mishëruar në beton dhe shifra. Kurse çmimet e atij betoni ia patën fshehur dhe ai ia pati lejuar vetes për t’i fshehur. Ai qe zhvendosur përfundimisht në Bashkimin Sovjetik në vitin 1933. Dhe këtu çarku qe mbyllur, paçka se dukej si parajsë.

Në Moskë i patën vënë në dispozicion vilën e ish-sipërmarrwsit dhe bankierit Pavel Rebushinski (1871-1924), një kryevepër e fjalës së fundit e arkitektit Shehtel (Franz Albert Schechtel  1859-1926), me një palë shkallë valëzuese prej mermeri, me vitrina, me një kopsht dimri. I patën dhënë një vilë në qytetin Gorki dhe në Krime, gjithandej shërbëtorë, makina në dispozicion, para të çfarëdollojshme, tirazhe të çfarëdollojshme.

Njizhnjij Novgorodit, qytetit ku kishte lindur, i patën ndërruar emrin, e patën quajtur Gorki që kur shkrimtari ishte gjallë, raste këto të paimagjinueshme. Rruga kryesore në Moskë – Tvjerskaja – u quajt Rruga Gorki. Teatri artistik u quajt Teatri Gorki, megjithëse atë e patën themeluar regjisorwt Konstantin Stanjisllavski (1863-1938) dhe Vladimir Dançenko 1858-1943). Ai qeshte me gjëra të tilla dhe rrudhte fytyrën. Njerëzve të afërt u thoshte se e ndiente veten monument të vetvetes. Dhe merreni me mend: ai ecte përgjatë rrugës që mbante emrin e tij, ecte nëpër qytetin me emrin tuaj, kalonte pranë teatrit që mban emrin e tij. Kësaj tashmë i thonë jo lavdi, kësaj i thonë balsamosje për së gjalli. Por përtej dozës së ironisë, ai, për një kohë të gjatë, nuk pati dëshiruar të vinte re kryesoren: të gjitha ato dhurata e kishin një çmim dhe çmimi ishte i thjeshtë – besnikëria e plotë, publike, pa kurrfarë kundërshtimesh ndaj pushtetit. Në fillim ai qe munduar ta konvertonte ndershmërisht pozicionin e vet në vepra, si atëherë në Petrograd dhe aty-këtu ia pati arritur.

Ai pati themeluar revistën “Mësimi i letërisë” për krijuesit e rinj, serinë e botimeve me titull
“Jeta e njerëzve të shquar”, e cila qarkullon edhe sot, pati menduar të botonte diçka edhe për historinë e fabrikave dhe të uzinave. Ai pati nxjerrë nga varfëria autorë-shkrimtarë të rinj, mundohej t’u siguronte apartamente, kurim, vila, pati ndërhyrë për lirimin e disa të arrestuarve dhe herë-herë me sukses. Ai pati besuar me çiltërsi se po luante përsëri rolin e vet të dikurshëm të ndërhyrjeve për të mirën e njerëzve. Ai nuk po e kuptonte ose ndoshta ia pati ndaluar vetes ta kuptonte se rregullat paskëshin ndryshuar. Gjatë kohës së Leninit ai pati shërbyer si një forcë e jashtme, e kishin në konsideratë, gjatë kohës së Stalinit ai qe kthyer në një eksponat, të cilit i patën lejuar të luante rolin e ndërhyrësit gjatë kohës që një gjë e tillë zbukuronte vitrinën. Ndryshimi do të dilte në pah shpejt dhe në një mënyrë të tmerrshme. Dhe do të dilte në pah në ishujt e Detit të Bardhë, për ku në verën e vitit 1929 qe nisur një anije me një mik të dashur në kuvertë, Maksim Gorkin.

Kampi i Sollovjeckut në njërin nga ata ishuj me një destinacion të veçantë, ishte  i pari kamp i madh i sistemit sovjetik, modeli i GULAG-ut të ardhshëm. Ish-manastirin në Detin e Bardhë e patën shndërruar në një mjedis, ku, në fundin  e viteve 1920, qenë internuar dhjetra mijëra njerëz – priftërinj, oficerë, shkencëtarë, fshatarë, të dënuar nga gjykatat. Në Perëndim patën shkruar për atë ishull. Disa të arratisur patën arritur deri në Europë dhe patën botuar kujtime për torturat, për tufat e mushkonjave që grumbulloheshin kur njerëzit i zhvishnin lakuriq dhe i linin t’u thithnin gjakun,   për pushkatimet.

Pushtetit Sovjetik i duhej përgënjeshtrimi dhe një përgënjeshtrim i kalibrit të Gorkit. Më 20 qershor të vitit 1929  ai pati zbritur nga anija “Gleboki” në bregun  e Sollovjeckut. Për atë vizitë qenë bërë të tilla përgatitje, sikur do të zhvillohej ndonjë paradë para kryetarit të shtetit: të sëmurët i patën larguar, barangat i patën pastruar, njerëzit më të rraskapitur i patën fshehur, të burgosurve u patën dhënë për të veshur rroba të hijshme, në vende të dukshme patën shpalosur gazeta: ja, demek, po rrimë, po lexojmë, po riedukohemi. Reklama qe organizuar me përmasa të mëdhaja, por në Rusi, si gjithmonë, me të meta. Në koloninë ku e patën sjellë, kishte çarë nëpër njerëz një vogëlush rreth 14 vjeç.

Sipas kujtimeve që qenë siguruar nga disa të internuar në atë ishull dhe sipas një dëshmie që sjell Sollzhenjicini në veprën “Arkipelagu Gulag”, ai djalosh paskej rrëfyer si më poshtë:

“Ti, Gorki, gjithë këto gënjeshtra po i shikon me sytë e tu. A dëshiron të të rrëfej të vërtetën?”. Dhe i qe lutur t’i largonte shoqëruesit. Gorki u pati dhënë urdhër të gjithëve të dilnin jashtë. Një orë e gjysmë Gorki mbeti me atë vogëlush vetëm për vetëm. Se çfarë i pati rrëfyer ai vogëlush, deri tani nuk e di askush me saktësi. Por nuk është e vështirë për ta marrë me mend: uri, tortura, mushkonja, pushkatime para një hendeku.

Dëshmitarët patën kujtuar se Gorki paskej dalë nga ajo barangë, pa i fshehur lotët. Një njeri i moshuar, i cili dikur vetë kishte qenë vogëlush në kërkim të bukës së gojës, i cili gjithë jetën kishte shkruar se si i torturonin fëmijët, rrinte duke qarë, sepse pati dëgjuar të vërtetën me veshët e vet.

Gorki qe larguar, por në librin  e përshtypjeve për atë kamp internimi pai lënë një shënim, kuptimi i të cilit reduktohej në entuziazëm. Ai pati shkruar se nuk kishte qenë në gjendje të shprehte përshtypjet e veta, se po shikonte njerëz që ishin punëtorë të palodhur, që qëndrojnë në roje të revolucionit dhe nuk druhet të thotë se ata i duhen vendit.

Më vonë, në skicat e veta, ai e pati pasqyruar kampin e internimit si një eksperiment të padëgjuar humanitar për kalitjen e njeriut, të cilin nuk e kishte provuar kurrfarë sistemi burgosjesh në mbarë botën. As edhe një fjalë të vetme për ato gjëra që i kishte dëgjuar dhe parë me veshët dhe sytë e veta, kurrfarë aluzioni.

Fati i atij vogëlushi nuk dihet. Sollzhenjicini ka shkruar se atë vogëlush e patën pushkatuar menjëherë pas largimit të anijes. Arkivat e Sollovjeckut të asaj periudhe nuk qenë ruajtur, por logjika e kampeve nuk lë vend për dyshime. Fati i vogëlushit, që i pati rrëfyer Gorkit një orë e gjysmë për krimet që kryheshin në atë kamp, ishte paravendosur.

Gorki pse pati heshtur? Ja kjo është pyetja, për të cilën kanë vrarë mendjen shumë njerëz për t’iu përgigjur.

Hajde t’i shpalosim versionet në mënyrë të ndershme, pa një prirje akuzuese apo justifikuese, sepse përgjigje të gatshme nuk kemi te asnjëri biograf.

Versioni i parë. Frika. Duke filluar nga viti 1929, Gorki e pati kuptuar se me çfar sistemi kishte të bënte dhe e kishte të qartë se peng i fjalës së tij do të mbetej jo vetëm ai, por edhe i biri, nusja e tij, mbesat, të gjithë ata që ishin pranë tij.

Versioni i dytë. Ujdia me besimin e vetë. Ai mund t’i thoshte vetë ato gjëra, të cilat asokohe i thoshnin mijëra intelektualë. Po, me egërsi, po, në mënyrë të tmerrshme, por vendi po ngrihet nga një pisllëk mijëravjeçar dhe pa dhunë ishte e pamundur të dilje prej tij. Logjika është e thjeshtë. Logjika e famshme për pyllin që i vënë sëpatën.

       Versioni i tretë. Më i papërshtatshmi. Gorki, pavarsisht nga dashuria e njeriut me shkronjë të madhe, gjithë jetën pati përjetuar një mosbesim shpërfillës ndaj njeriut konkret, të prapambetur, anarshist, veçanërisht ndaj katundarit injorant. Mendonte me çiltërsi se materiali njerëzor në Rusi është bruto dhe ai duhet shkrirë, edukuar, ribërë, nëse do të jetë e nevojshme – me dhunë. Ideja e shkrirjes nuk i qe imponuar nga çekistët, ajo qe produkt i filozofisë së tij. Çekistët i patën treguar vetëm pasqyrën dhe ai pa në të ato gjëra që dëshironte. Më shumë ka mundësi që të kenë funksionuar menjëherë të tre versionet, të mpleksur në një nyje, por rezultati është i njëjtë. Në verën e vitit 1929, në limanin e Sollovjeckut pati ndërruar jetë Gorki i mëparshëm, i cili në vitin 1918 ia kishte përplasur Leninit në fytyrë për ndalimin e terrorit, i cili pati marrë jetën e Gumilovit. Më tej ecte më këmbë nëpër Rusi një njeri, në pamje të jashtme po ai: me mustaqe, i kërrusur, duke u kollitur, i përcëlluar.

Në vitin 1930, kur vazhdonin proceset kundër inxhinierëve, Gorki pati botuar një artikull me një titull, i cili pati shërbyer si formulë e epokës. Artikulli titullohej “Nëse armiku nuk dorëzohet, atë e shfarosin”. Më pas ky artikull qe botuar nëpër pllakata, me të cilat çeleshin mitingjet e pushkatimeve, ato i citonin prokurorët.

Publicisti që kishte botuar himnin që i pati kushtuar njeriut, i pati dhuruar terrorit parullën kryesore.

Në vitin 1934 qe botuar libri, të cilin sot e anashkalojnë me turp po ata adhurues të shkrimtarit, një vëllim kolektiv ky për hapjen e kanalit Deti i Bardhë – Deti Balltik, vëllim ky, i krijuar me rastin  e vizitës së 120 shkrimtarëve në kantieret e ndërtimit nga të burgosurit. Gorki ishte frymëzuesi dhe redaktori i atij vëllimi. Libri u thurte lavde çekistëve, si pedagogëve gjenialë. Për faktin që gjatë hapjes së atij kanali, siç dëshmohet në arkivat e hapur më vonë, patën vdekur dhjetra mijëra të burgosur, Gorki nuk pati thënë as edhe një fjalë të vetme. Kanali pati marrë emrin e Stalinit, kurse libri pati shërbyer si monument i verbërisë kolektive të letërsisë ruse  dhe firma e Gorkit ishte e para në ballinën e tij. Gorki s’pati përfituar asgjë nga ai libër. Ç’është e vërteta, pati përfituar atë që përfiton gjithsekush kur mendon se me një pushtet të tillë mund të biesh në ujdi – iluzionin e ndikimit që vjen e avullohet çdo muaj që kalon. Dy vitet e para pas kthimit nga Italia, atë e patën dëgjuar, ai vërtitej me idenë e bashkimit të shkrimtarëve dhe në vitin 1934 qe zhvilluar kongresi i parë i shkrimtarëve sovjetikë, në të cilin Gorki kishte zënë vend në presidium, si një patriark, kurse salla e duatrokiste me ovacione më këmbë. Lidhja e shkrimtarëve, me vilat dhe përfitimet e tij, me fletët e pushimeve, në shumë aspekte qenë siguruara prej tij. Ai ëndërronte se po krijonte për shkrimtarët një kështjellë shpëtimi, se po u siguronte mbrojtjen nga varfëria, të cilën e pati përjetuar vetë në moshën e rinisë. Asokohe ai nuk mund ta dinte se po ndërtonte jo një kështjellë mbrojtëse, por një ministri, nëpërmjet së cilës pushteti do ta kishte më të lehtë ta kapte letërsinë për fyti më mirë sesa një herë tjetër dhe se shumë delegatë të atij kongresi do të pushkatoheshin pas tre-katër vjetësh. Mandej atë filluan ta largonin  me marifet. Ai pati kërkuar leje për udhëtime jashtë vendit – në Itali për t’u kuruar. E patën refuzuar me arsyetime plot mirësjellje – klima, mjekët nuk këshillojnë, rrethanat janë të komplikuara, pasaportë nuk i patën  dhënë më asnjëherë. Ai pati ndërhyrë për të arrestuarit dhe letrat gjithnjë e më shumë patën mbetur pa përgjigje. Ai pati propozuar projekte botimore, atyre nuk ua patën vënë veshin. Rreth e qarkë tij sapo vinte e krijohej një gjendjeje izolimi e butë, e mirësjelltë, e padepërtueshme. Shtëpia në Rrugën Mallonjikitskaja, pikërisht ajo vila me shkallë valore, nga brenda të kujtonte një akuarium.

Si sekretar i Gorkit shërbente Pjetër Krjuçkovi (1889-1938), një njeri ky me kohë dhe me zell i lidhur me shefin e policisë së fshehtë dhe më vonë me ministrin e punëve të brendshme, Henrik Jagoda (1891-1933). Përmes Krjuçkovit kalonte gjithë letërkëmbimi, të gjitha vizitat, të gjitha çështjet. Dëshiron të shkosh të takosh Gorkin, merru vesh me Krjuçkovin, dëshiron të dish se çfarë shkruan dhe çfarë thotë Gorki, pyet po të njëjtin njeri. Mjeku i shtëpisë, kuzhinieri, truproja, shoferi – të gjithë ishin të lidhur me minitrinë e brendshme. Historianët që punonin me materiale sekrete, përfshi këtu edhe Vaksbergun dhe autorin e biografisë së shkrimtarit të serisë “Jeta e nerëzve të shquar”, shkrimtarin dhe kritikun Pavel Basinski (1961), vijnë në të njëjtin përfundim se dendësia e rrjetit agjenturor rreth Gorkit nuk ka pasur analogë si askush tjetër, përveç një njeriu, vetëm Stalinit.

Ekzistojnë dëshmi të besueshme, sipas të cilave për Gorkin patën përgatitur kopje të veçanta gazetash, atij nuk ia patën treguar një pjesë të lajmeve të fundit, patën prerë dhe zhvendosur materiale nga faqet e gazetave, të cilat mund t’i ngjallnin emocione për vetëvrasje, për arrestime të njohurish, për shpërthimin e urisë. Përfytyroni për një çast një skenë të tillë: shkrimtari i moshuar para një gote çaji shpalos numrin e ri të gazetës “Pravda”. Lexuesi i vetëm i gazetës, të botuar personlisht për të. Mbarë vendi lexon ngjarje reale krejt të tjera, kurse Gorkit i japin një tjetër variant, të redaktuar. Si një menu për një të sëmurë.

Oruelli nuk e kishte shkruar ende romanin e vet, kur në vilën në Rrugën Mallonjikitskaja tashme vazhdonte punën ministria personale e Pravdës. A dinte gjë vetë ai, a e merrte dot me mend?

Ekzistojnë dëshmi, sipas të cilave e merrte me mend në një mënyrë torturuese. Të afërmit kujtojnë frazat e tij të mjegulluara se atë e paskeshin vënë në rreth, se ai sikur ndodhej mes një  pylli, dhe nuk e lejuakeshin ta njihte vendin. Piktori, Vjaçesllav Karin (1939-2022), pati kujtuar fjalët e tij:

“Jam lodhur shumë, më kanë rrethuar me një gardh që nuk e kaloj dot”.

Shkrimtari Ilia Shkapa (1898-1992), i cili më vonë qe burgosur, në kujtimet e veta pati përmendur pohimin e tij të dëshpëruar në vitin  1935:

“Kudo që të shkoj, prapa meje vijnë njerëz sikur të ishin roja”.

Njeriu, i cili në moshën e rinisë pati përshkuar më këmbë pothuajse gjysmën e perandorisë, e pati mbyllur jetën brenda hapsirës së vilës në Moskë dhe vilës në Krime. Dhe pikërisht në përtejanën (sfondin) e atyre ngjarjeve, ia pati behur katastrofa, pas së cilës ai tashmë nuk e mori më veten kurrë.

Natën,  duke u gdhirë 11 maji i vitit 1934, i vdiq i biri, Maksim Peshkovi, në moshën 36 vjeç, me shëndetin e një sportisti, automobilist, amator i pilotimit, sipas njoftimit zyrtar, nga një infeksioni i rëndë në mushлëri, për shkak se ishte dehur dhe e kishte zënë gjumi përdhe në një mjedis të akulluar, qe ftohur dhe pati mbaruar brenda pak ditësh. Sipas burimeve jozyrtare, qenë shtruar pyetje menjëherë, të cilat patën mbetur pa përgjigje edhe sot e kësaj dite. Cila ishte arsyeja që sekretari Krjuçkov dhe miq të tij e patën dendur Maksimin me pije dhe e patën lënë ta zinte gjumi në stol pranë një lumi? Cila ishte arsyeja që procesi i kurimit të tij pati vazhduar në një mënyrë të çuditshme? Cila ishte arsyeja që Jagoda, kreu i shërbimit të fshehtë, pati pasur marrëdhënie aq të afërta me familjen e Gorkit dhe më shpesh se kushdo tjetër pati ardhur aty për vizita, dhe, siç patën shkruar me kujdes bashkëkohësit, ia pati vënë syrin nuses së Maksimit, bukuroshes Timosha?

Katër vjet më vonë, në procesin gjyqësor të Moskës të vitit 1938, Jagoda dhe Krjuçkovi do të pohonin vetë për vrasjen e paramenduar të Maksim Peshkovit. Mjekët do të dënoheshin së bashku me ta. Por çmimi i pohimeve në proceset gjyqësore të Stalinit ka qenë i njohur. Të akuzuarit atje pranonin se qenë marrë me spiunazh në tri agjentura njëherësh. Pranaj edhe nuk ekziston ndonjë përgjigje e saktë.

Ekziston një fakt, sipas të cilit i biri i Gorkit pati vdekur në një mënyrë të pashpjegueshme. Për Gorkin  ajo vdekje qe një goditje  shumë e rëndë. Ajo pati shërbyer si mesazh, të cilin ai nuk mund ta lexonte ashtu thjesht, në kalim e sipër. Nëse vdekja e të birit kishte qenë vrasje, atëherë, me këtë rast, atij i patën treguar se kështu mund ta pësonte kushdo, në çdo rast, në shtëpinë e tij drejtpërsëdrejti, nën hundën e truprojës së tij. Por nëse këtu kishim të bënim me një rastësi, prapëseprapë një gjë e tillë e linte zbuluar pozitën e tij. Ai nuk kontrollonte asgjë, madje as jetën e familjes së vet.

Dëshmitarët e patën kujtuar Gorkin gjatë përcjelljes së kufomës së të birit për në banesën e fundit: kishte mbetur si i murosur, qe plakur menjëherë dhjetë vjet më shumë. Asokohe, dikujt nga të afërmit, i paskej thënë një shprehje të frikshme:

“Këto nuk janë punët e mia, tani kanë për të më groposur edhe mua”.

Dy vitet e fundit ai pati vazhduar punën për krijimin e librit “Jeta e Klim Samginit”, e veprës së tij kryesore të papërfunduar, kushtuar inteligjencies ruse, e cila gjithë jetën përshtatet nën ndikimin e bindjeve. Shumë studiues kanë pohuar se me këtë vepër Gorki pati dënuar jo epokën, por vetveten dhe prandaj nuk pati arritur ta përfundonte. Fundi do të kishte shërbyer si ndëshkim. Dhe romani qe ndërprerë, së bashku me jetën e autorit. Perdja e jetës së tij u ul përfundimisht në fundin e muajit maj të vitit 1936. Gorki qe kthyer nga Krimeja në Moskë, pati shkuar në varreza tek i biri, mandej vizitoi mbesat që ishin sëmurë nga gripi dhe  vetë qe infektuar. Për një njeri me një gjysmë mushkëri, të përshkuar nga plumbi gjysmë shekulli më parë dhe të gërryer nga tuberkulozi, gripi ishte vdekjeprurës. Pati filluar infeksioni i mushkërive, rrahjet e zemrës po  ngadalësoheshin. Ishte duke vdekur gjatë tetëmbëdhjetë ditëve, pikërisht në atë shtëpi, ku dymbëdhjetë vjet më parë kishte ndërruar jetë Lenini. Vetëm kjo përputhje ngjarjesh të trishta shëmbëllen me një rimë të zymtë, të cilën nuk do t’ia kishte lejuar vetes asnjë romancier. Ai po ndërronte jetë para syve të shtetit. Drejt shtratit të tij u turrën mjekët më të mirë të vendit. Buletinet për shëndetin e tij botoheshin në faqet e para të gazetave, si puna e informacioneve nga fronti i luftës. Dy herë e pati vizituar Stalini me Molotovin dhe Voroshillovin. Për ato vizita pati lënë përshtypjet e veta infermjerja Lipa Çertkova. Në njërën nga ato vizita Gorki sikur e pati marrë veten dhe pati filluar të fliste për letërsinë. Në largim e sipër, Stalini pati bërë një shaka. Një teatër ky deri në minutën e fundit, madje edhe kur ai ishte në grahmat e fundit.

Për çfarë e kishte vrarë mendjen gjatë atyre tetëmbëdhjetë netëve, çka nuk do ta mësojmë dot kurrë? Por diçka është ruajtur. Infermjeret patën mbajtur shënim diçka nga përçartjet e tij dhe mes tyre është ruajtur një frazë, të cilën  studiuesit më vonë do ta citonin:

“Do të ketë luftëra, duhet të jemi gati!”.

Dhe një tjetër, e zymtë dhe depërtuese:

“A e dini si ëshë puna? Unë tani po debatoj me të Madhin Zot. Dhe çfarë debati se!”.

Njeriu, i cili, gjatë një gjysmë shekulli, pati përshkruar fenë e njeriut pa Zot, në prag të vdekjes, po bënte debat me Atë, të cilin e pati mohuar gjatë gjithë jetës.

Më 18 qershor të vitit 1936, në orën 11:10 paradite, zemra i pushoi së rrahuri. Pas një ore erdhi Stalini dhe anëtarët e Byrosë Politike. Trurin e tij e patën dërguar për studim në Institutim e kërkimeve mjekësore. Më pas vijon pasvekja. Kufomën e patën kremuar, megjithëse vejusha e të birit dhe njerëzit e afërt qenë lutur për ta vendosur në varreza, pranë Maksimit. Thonë se ai vetë paskej lënë porosi për kremim. Hirin e patën vendosur pranë murit të Kremlinit.

Pas dy vjetësh, në një proces gjyqësor të vitit 1938, qe njoftuar se Gorkin e patën dërguar drejt vdekjes armiqtë – Jagoda, Krjuçkovi, mjekët-vrasës, sipas detyrës që u paskej ngarkuar blloku i djathtë trockist.

Akuza për vrasje qe kthyer në një nder të fshehtë, të cilin Gorki ia pati bërë Stalinit. Vdekja e tij pati shërbyer për shpërthimin e një vale të re terrori dhe pushkatimin e bolshevikëve të vjetër.

Shtrohet pyetja: a e patën vrarë me të vërtetë? Ja cila është përgjigjja e ndershme:

Prova nuk pati, dokumentet mjekësore, të cilat mjekët dhe historianët i patën studiuar më vonë, paraqesin tablonë e një vdekjeje natyrale të një organizmi të konsumuar nga pneumonia, nga mushkëritë e dëmtuara pothuajse krejtësisht. Thashethemet për karamele të helmatisura, që patën qarkulluar nëpër Moskë, nuk qenë argumentuar absolutisht. Por ja se çfarë është më e rëndësishme se çdolloj toksikologjie. Vetë shtrimi i një çështjeje të tillë, vetë fakti që vrasja e Gorkit dukej si diçka e vërtetë për bashkëkohësit e tij dhe tingëllon si e vërtetë për ne, dëshmon për vitet e fundit të jetës së tij më shumë sesa çdolloj diagnoze. Ai pati jetuar në një mjedis të tillë dhe në një afërsi të tillë me pushtetin, ku vdekja natyrale qe shndërruar në një luks të paargumentuar.

Tani le t’i hedhim një sy krejt tablosë së fundit, sepse i duhet dhënë përgjigje pyetjes nga e kemi filluar.

Kush ishte Gorki? Viktimë apo bashkëpjesëmarrës. Faktikisht, ai ishte edhe njëri edhe tjetri. Dhe në këtë mes nuk ka ndonjë kontradiktë. Sistemi, të cilin ai e ndihmoi për ta zbukuruar, qe organizuar pikërisht në atë mënyrë. Ai nuk i blinte njerëzit tërësisht dhe menjëherë, në fillim ai i blinte me një afat të caktuar: në fillim ti bën të paditurin për atë vogëlushin në ishullin e Sollovjeckut, sepse është diçka e tmerrshme dhe sepse ti beson në një qëllim të lartë, mandej nënshkruan një artikull, sepse s’qe bërë i gjallë asokohe dhe të tërhiqesh është vonë. Pastaj pranon vilën që të dhuron pushteti, sepse pate nënshkruar një artikull, më vonë vëren se letrat e tua i lexojnë njerëz të tjerë, gazetat botojnë personalisht për ty në një ekzemplar të vetëm, tët bir e varrosin pa dëshirën tënde në majat e pushtetit dhe rrugëdalje s’ke, sepse çdo hap që ke hedhur në të kaluarën qe shndërruar në mur për kamerën tënde.

Gorki nuk qe shitur në një ditë të bukur. Ai erdhi duke u tretur ca nga ca, ujdi pas ujdie, heshtje pas heshtjeje. Dhe çdo lëshim i veçantë dukej i arsyeshëm, i detyruar, i përkohshëm. Ja sepse historia e jetës së tij është jo një eksponant në muze, por një pasqyrë.

Nuk kanë qenë të paktë ata që patën rënë në ujdi me Stalinin. Por gjithsecili ka dijeni për to, duke vënë përballë ndërgjegjen e vet: të heshtësh nëpër mbledhje, të hedhësh firmën në një dokument pa e lexuar, të mos e vësh re fatkeqësinë e tjetrit, sepse është më afër dera se qilari, o Mete për vete, sepse ke fëmijë, sepse të gjithë kështu e kalojnë jetën. Dhe mësimi që nxjerrim nga Gorki është i pamëshirshëm. Dhe në fund e paguan me gjithçka që ke pasur: me emrin, me qetësinë, me familjen, në fund me atë, me të cilën shkrimtari jeton – me të drejtën për të thënë të vërtetën. Dikur Gorki pati shkruar veprën me titull “Kënga e skifterit”. Në atë vepër, shpendi i plagosur ngordh, në kuptimin lumturia e betejës të kushton jetën. I riu Gorki e pati shkruar atë vepër për vete, sepse besonte në një gjë të tillë. Fati rrodhi ndryshe. Atij i ra për pjesë jo vdekja në ndonjë betejë, por një frymëmarrje e gjatë e vështirë brenda një kafazi të artë. Dhe mundet që për një njeri të formatit të tij, ky ishte një ekzekutim më i tmerrshëm sesa pushkatimi. Ai kishte vdekur shumë koh para qershorit të vitit 1936. Ai kishte vdekur atë ditë vere në limanin e Sollovjeckut, kur kishte fshirë lotët, kishte marrë penën dhe pati hedhur në letër jo ato gjëra që kishte parë dhe kishte dëgjuar vetë, por ato gjëra që priste pushteti.

Në vitin 1892, Gorki pati zgjedhur për vete mbiemrin, si premtim për të thënë të vërtetën e hidhur. Në përfundim, atë premtim ai nuk e pati mbajtur.

Kaliforni, 30 shtator 2026.

————————-

*Maska e begatisë, velloja e mirëqenies. Kjo shprehje qe krijuar që asokohe kur princi Grigor Potjomkin (1739-1791), i njohur si dashnor-favorit i perandoreshës Ekaterina II (1729-1796), para se kjo të vizitonte Krimenë, pati dhënë urdhër, që, në të dyja anët e xhadesë, nga do të kalonte perandoresha, të ngriheshin shëmbëllesa fshatrash dekorativë, në mënyrë që ta bindte atë për sukseset e politikës së vet në jug të Rusisë.

 

Rroftë OKB-ja!- Nga Dr. JORGJI KOTE

 

Me këtë thirje e mbylli fjalën  në Tribunën e lartë të Pallatit të Xhamit në Nju Jork Presidenti francez Macron, i fundit për të si Kryetar Shteti në OKB.  Ishte ndër fjalimet më të zjarrta në mbështetje të OKB-së në Javën e Nivelit të Lartë, veprimtaria më e rëndësishme e Sesionit të 81 të Asamblesë së  Përgjithshme të OKB-së që u zhvillua nga 22 – 28 Shtator. Aty  folën 98 Presidentë, 44 Kryeministra dhe dhjetra ministra të jashtëm. Logoja e këtij sesioni ishte “Rivendosja e besimit, menaxhimi i transformimit: Një OKB që realizon për të gjithë”  Aty u trajtuan tematikat më të nxehta të njohura gjeopolitike. Puna në Nju Jork vijon deri në muajin dhjetor nëpër komisione, komitete dhe panele të posaçme. Deri atëhere do  intensifikohen edhe procedurat e zgjedhjes së Sekretarit të ri të Përgjithshëm të OKB-së; me gjasa që për herë të parë të zgjidhet një grua.

Ky Sesion  u mblodh në momente tejet të  brishta dhe të ndërlikuara gjeopolitike, për shkak të gjendjes tejet të rënduar krahasuar me sesionin paraardhës, me dy konfliktet dhe sfidat më të mëdha  me pasoja të rënda për botën – vazhdimi i agresionit rus kundër Ukrainës dhe konflikti i zgjatur ushtarak në Lindjen e Mesme; por edhe me kriza dhe kërcënime  të tjera, përfshirë ato hibride dhe kibernetike. Por jo më pak edhe për shkak të tentativave për ta goditur, revokuar dhe zëvendësuar rendin ekzistues ndërkombëtar dhe multilaterizmin e përfaqësuar pikërisht nga OKB-ja. Kur ka jo pak njerëz që për shkak të mosnjohjes së historisë, misionit të shumëfishtë dhe strukturës së saj, mendojnë gabimisht ose me naivitet politik se mund ta çmontojnë dhe zëvendësojnë me lehësi OKB-në. Kur dihet se i synimi strategjik i OKB-së të krijuar më 25 Prill 1945 ishte bashkimi si fillim i 50 dhe më vonë i  193 vendeve anëtare, të shmangte tragjedi si dy luftrat botërore, duke u bërë  garante e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në botë.

Ndaj edhe  Karta e OKB-së fillon me tri fjalë të thjeshta: “ Ne popujt” dhe Jo, “ne më të fuqishmit”, jo ne fititimtarët. Por, ne popujt – të gjithë ne, të lidhur me bindjen e vetme: se jemi më të sigurt, më të fortë dhe më njerëzorë kur jemi bashkë” Falë ndihmesës nga të gjitha vendet anëtare dhe fuqitë e mëdha të asaj kohe u krijua dhe konsolidua rendi i ri botëror shumëpalësh, tanimë  i bazuar në “forcën e ligjit dhe jo në ligjin e forcës”. Eshtë fakt i padiskutueshëm se asnjë agjenci apo institucion tjetër ndërkombëtar nuk  garanton dot paqen dhe sigurinë në botë pa autoritetin detyrues të KS të OKB-së. Imagjinoni për një çast sa probleme dhe telashe të tjera të mëdha  do të ishin krijuar në fushën e ekonomisë, financave dhe tregtisë ndërkombëtare pa Bankën Botërore, FMN-në dhe OBT-në; apo në fushën e projekteve zhvillimore teknike e shkencore pa PNUD-in; ndërsa në luftën kundër krimit të organizuar, narkotrafikut, pa INTERPOL! Po për paqeruajtjen kush mund të japë me shumë garanci se sa “helmetat blu” të dislokuara në pikat valuese të konflikteve kudo në botë? Po sëmundjet dhe epidemitë në botë, si mund të luftoheshin pa ndihmesën e OBSH-së? Po aq e vështirë do të ishte menaxhimi i azilit dhe emigracionit, megjithë problematikat e nxehta  pa rolin e IOM-t, i bujqësisë dhe ushqimit pa FAO-n, mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore pa UNESCO-n, apo kujdesi ndaj miliona fëmijëve të varfër kudo pa UNICEFI-n! Po në raste ankimesh gjyqësore e juridike, ku më mirë do ta kërkonin dhe gjenin të drejtën palët e ndryshme se sa te Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, atë të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve për Investimet dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare të Detit? Mirëpo, shpesh harrohet se të gjitha këto dhe të tjera janë  filiale të OKB-së.

Padyshim që OKB-ja me agjencitë e saj kanë patur jo pak dështime e gabime tashmë të njohura në disa fusha. Në shumë raste, nga projekte frymëzuese politike, ekonomike dhe sociale, ato kanë hyjnizuar procedurat burokratike, duke u kthyer, siç thotë politologu amerikan David Graber në “perandori rregullash të ngurta”. Ndërkohë, shtimi i papunësisë kronike, varfërisë, skamjes, dhunës dhe pasigurisë janë pasoja të drejtpërdrejta edhe të sistemit të OKB-së, paaftësisë së tij për t’iu përshtatur situatave të reja dhe shkëputjes nga realitetet e përditshme.  Veçanërisht në këto 20 vitet e fundit, OKB-ja dhe sistemi shumëpalësh që ajo mishëron janë tronditur  thellë nga kriza dhe konflikte të shumta dhe serioze të njohura.  Edhe forumi i tij më i lartë,  Këshilli i Përhershëm i Sigurimit, është goditur rëndë mbas agresionit rus të 24 Shkurtit 2022, mbasi shkelja e hapur e Kartës së OKB-së vjen nga një anëtar i përhershëm i KS të OKB-së. Për pasojë, Këshilli i Sigurimit është reduktuar kryesisht në një  platformë për shpalosjen e qëndrimeve gjeopolitike. Mirëpo, fajin për  këto shqetësime dhe dështime nuk e ka thjesht dhe vetëm OKB-ja; se ajo nuk është forum abstrakt por përbëhet nga shtetet e saj; mbi të gjithë  nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të saj të Sigurimit, SHBA-të, Kina, Rusia Franca dhe Britania e Madhe dhe 10 anëtarë të tjerë të përkohshëm të tij. Fakt është se ndonëse të bashkuara zyrtarisht, vendet anëtare të OKB-së sot janë më të ndara se kurrë në vlera, parime dhe interesa gjeopolitike, plot me rreziqe dhe kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë planetare.

Gjithsesi, këto mungesa dhe dështime nuk ka pse të çojnë në nënvleftësimin, zëvendësimin, revokimin apo ca më keq në rrënimin e OKB-së. Sepse, edhe përvoja e 80 viteve të fundit dëshmon qartë se OKB-ja mbetet tribuna më e madhe, më bindëse, më e besueshme dhe më gjithëpërfshirëse në trajtimin e sfidave globale. Ndaj  është shumë  më mirë të kemi një OKB të reformuar, mbasi pa të, rreziqet  do të ishin  akoma më të mëdha. Mjafton të njihesh me strukturat dhe përvojën e saj komplekse, dhe e kupton se asnjë forum tjetër nuk përballon dot sfida të tilla serioze dhe shumëdimensionale. Kjo shpjegohet edhe me disa specifika dalluese të OKB-së. Kështu, krejt ndryshe nga Bordi i  Paqes për Gazën, që në fillim tentoi ta zëvendësonte atë, krijimi dhe funksionimi i OKB-së kishte karakter gjithëpërfshirës; ajo nuk ishte rezultat dhe shfaqje përjashtimisht e një lideri të vetëm, as marrëveshje e tipit “lere ose merre“ por produkt i një procesi të gjatë mirëkuptimi, bashkëpunimi dhe konsultimesh nga ekipet diplomatike të vendeve pjesëmarrëse. Themelimi i saj pas 4 vite demarshesh dhe konsultimesh u bë pa ngut dhe improvizime si Këshilli i Paqes në Gaza. OKB-ja u krijua mbi një bazë të qartë dhe të konsoliduar kushtetuese dhe ligjore ndërkombëtare. Ndryshe nga Karta e Këshillit të Gazës, e cila ka vetëm 8 faqe me parime të përgjithshme,  Karta Universale e OKB-së ka 128 faqe ku përcaktohen  parimet, forumet dhe procedurat.

Ndërkohë, OKB-ja nuk  ishte as paralele, as plotësuese  dhe as mbivendosje e ndonjë grupimi tjetër të mëparshëm, siç tentoi të bënte Këshilli i Paqes në Gaza. Në fakt, perceptimin mbi Këshillin e Paqes si anti-OKB e përforcoi vetë Presidenti Trump kur njoftoi largimin nga 31 agjenci të OKB-së të angazhuara në fusha me nevoja dhe ndjeshmëri të mëdha publike, si klima, shëndeti, fëmijtë, varfëria dhe ndihmat humanitare, të gjitha në shërbim të paqes. Ndërkohë, perceptimit dhe dyshimeve të mësipërme  ia “vuri kapakun“ mandati i përjetshëm i kryesimit të tij dhe i vetos nga Presidenti Trump dhe mungesa e rregullave mbi rolin dhe përgjegjësitë e barabarta mes vendeve deri te kryesimi me rradhë si në OKB dhe gjetkë. Edhe pagesa unikale prej  1 miliard Dollarë pa asnjë diferencim për një vend të përhershëm në Këshill shkon kundër praktikave të OKB-së, ku secili vend anëtar jep kuotën e tij në raport me  popullsinë dhe nivelin ekonomik.

Së fundi, kushdo, ca më tepër liderët e shteteve kanë të drejtën e tyre që të kritikojnë dhe të shprehin rezerva dhe kundërshtime parimore ndaj organizatave dhe traktateve ndërkombëtare dhe partnerëve të veçantë; veçse jo duke e larguar, duke zbehur e ca më pak duke çmontuar diplomacinë shumëpalëshe dhe të drejtën ndërkombëtare që mishëronn Karta e saj Universale,  por duke e përmirësuar, reformuar dhe çimentuar OKB-në në të gjitha komponentët. Këtë e kuptoi më në fund edhe Presidenti Trump,  i cili në ceremoninë e inaugurimit të Bordit të Paqes për Gazën më 21 Shkurt 2026 në Uashington vlerësoi përvojën dhe strukturat komplekse planetare të OKB-së; duke deklaruar qartë se Këshilli i Paqes  nuk synon mbivendosjen dhe as zëvendësimin e OKB-së. Një pohim realist dhe i mirëpritur që premton për të ardhmen e OKB-së dhe reformimin e saj të pandërprerë, si alternativë absolutisht e pazëvendësueshme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në botë. Sepse, siç e ka thënë  edhe ish Sekretari emblematik i Përgjithshëm i OKB-së, i ndjeri Kofi Annan,  “ e vetmja alternativë  në këtë botë të ndarë është një Organizatë e Vërtetë e Kombve të Bashkuara”.

Me këtë bindje dhe logjikë, krahas shumë homologëve të tjerë, Presidenti francez Macron në fjalën e tij më 24 Shtator në tribunën e lartë të Pallatit të Xhamit në Nju Jork  i doli fort në mbrojtje OKB-së, duke deklaruar se vetëm ajo mund të shmangë “ moskthimin në ligjin e xhunglës në marrëdhëniet e sotme ndërkombëtar; mbasi  sot jemi në momentin kur duhet të zgjedhim midis një bote të sunduar nga forca dhe shtrëngimi dhe një bote tjetër të mbizotëruar nga një shoqëri qytetëruese”. Ndaj, Presidenti Macron e mbylli fjalën  me thirjen domethënëse “ Rroftë OKB-ja”!

Së fundi, prania e Kryeministrit Edi Rama ishte më e dobëta në 36 vitet e fundit, si për nga mesazhet e varfëra dhe pa vend që përcolli, ashtu edhe me  ZERO takime të nivelit të lartë, me një embargo dhe bojkot të paparë. Aq sa me të drejtë lind pyetja përse duhet të shkonte ai, kur mjaftonte Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha; ca më tepër se ai e ka “ si shtëpinë e vet diplomatike” Nju Jorkun, mbasi ka shërbyer për dy mandate si Përfaqësuesi ynë i Pëhershëm në OKB. Kancelari gjerman Merz nuk shkoi vetëm se ishin zgjedhjet vendore në dy rajone, ndërsa Kryeministri ynë, edhe pse i “ ka punët çorap” me  skandale pa fund, më të fundit atë të  ish Shefes së SHIK-ut, pikërisht kur ishte në Nju Jork vazhdon “ pushka bam dhe Muçua tutje”!

Ambasadori amerikan pranë qeverisë së Greqisë, 1944:”partizanët shqiptarë janë të gatshëm t’a lëshojnë Kosovën,… nuk bënë ndonjë gjë  kundër gjermanëve, përveçse vranë shqiptarë të tjerë”- Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Xhafer Deva është etalon, shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar. Ashtu si shteti e kisha serbe, ashtu edhe propaganda antishqiptare serbo-sllave dhe ajo e komunizmit ideologjik shqiptar janë armiqt më të mëdhej të nacionalizmit e patriotizmit shqiptar, dhe prandaj ata kanë fabrikuar lloj-lloj shpifjesh e akuzash kundër nacionalistit e patriotit të madh shqiptar, Xhafer Deva.

Cili është krim më i madh, ai për të cilin e akuzojnë Xhafer Devën komunistët shqiptarë për të ashtuquajturën masakër të 4 Shkurtit, apo janë vrasja e  4 000 -5 000 shqiptarëve që njihet si Masakra e Tivarit nga brigadat partizane jugosllavë dhe nga partizanët e Shqipërisë. Serbo-grekofilët shqipfolës nuk duan t’a përmëndin faktin për krimin e madh që bëri  Partisë Komuniste Shqiptare dhe partizanët shqiptarë që u shërbyen dhe i ndihmuan serbët duke ua dorëzuar    Kosovën pushtuesve komunistë serbo-sllavë, kounistëve shqiptarë e pasuesve dhe as nuk ua ndien dhe nuk kanë fare ndjesi për  bashkëpunimin e partizanëve shqiptarë me ata jugosllave në krime e vrasje të nacionalistëve dhe patriotëve kosovarë.

Cfarë krahasimi mund të bësh mes Xhater Devës që i luftoi emisarët jugosllavë në Tiranë në krahasim me  qindra  mijra vrasje që komunistët shqiptarë kryen si gjatë Luftës ashtu edhe pas saj kundër patriotëve e nacionalistëve shqiptarë në Shqipëri si dhe vuajtjet, tmerret dhe gjenocidin që përjetoi populli shqiptar pas instalimit të regjimit komunist në Shqipëri?!

Kjo është një pyetje që jep përgjigjen se Deva si veprimtar nacionalist e luftëtar kundër çetniko-komunizmt serbo-sllav dhe kundër komunizmit shqiptar, ai është HERO I MADH.

 

Deva është hero për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi , Sanxhakut, të Diasporës si dhe për nacionalistët, desidentët , të persekutuarit, për kundërshtarët politik të  Diktatorit Enver Hoxha dhe për patriotët e Shqipërisë.

Atë për të cilën luftoi Xhafer Deva u realizua në vitin 1999 nga UÇK dhe SHBA e NATO pasi ra komunizmi në Shqipëri dhe pasi u shpartallua regjimi kriminal antishqiptar komunisto-shovinist në Serbi.

Mirëpo ishte fatkeqësi kombëtare që në Shqipëri u instalua komunizmi pasi ai regjim nuk bëri asgjë as për liritë dhe të drejtat kombëtare të popullsisë shqiptare as të Çamërisë, as për të dënuar gjenocidin grek dhe për të rifituar çamët atdheun e tyre. Por, po fatkeqësisht se asgjë nuk kanë bërë as qeveritë shqiptare pas rënies së komunizmit për Çështjen çame.

Historia komuniste është përpjekur dhe ka spekuluar me historinë duke ia atribuar rolin kryesor të fitores së Luftës së Dytë Botërore Bashkimit Sovjetik dhe vëndeve që i pushtoi komunizmi, si dhe për të justifikuar shtypjen dhe gjenocidin që komunizmi ka ushtruar kundër demokracisë dhe lirive e të drejtave të njeriut dhe atyre kombetare për 50 vite nën çizmen sovjetike, shqiptarët e Kosovës nën regjimin komunist titist dhe shqiptarët e Shqipërisë nën regjimin enverist.

Fakti i fundit kur reagoi edhe Serbia por edhe komunistët e pinjollët e nostalgjikët e komunizmit në Shqipëri kundër restaurimit të shtëpisë së patriotit dhe nacionalistit të madh Xhafer Deva , pse ai ka mbrojtur shqiptarët kundër brigadave komunisto-serbe dhe prej bandave të çetnikëve si dhe pse ai ka qenë kundërshtar i pushtimit të Shqipërisë nga komunizmi sllavo-ortodoks.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe komunizmi sovjetik kundër nacionalizmit ukrainas të cilët gjithmonë e kanë kundërshtuar pushtimin dhe regjimin kriminal leninisto-stalinist komunisto-rus.

Nacionalistët ukrainas, gjermanët dhe pushtimin gjerman të Bashkimit Sovjetik e shikonin si mundësi për çlirim nga çizmja sovjetike, ashtu si edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë, ata të Kosovës e shikonin pushtimin gjerman si mundësi për të fituar lirinë dhe bashkimin me Shqipërinë.

Ashtu si serbët që gënjejnë sikur Deva ka persekutuar hebrejtë kur ne fakt ai i ka mbrojtur ata. Dhe këtë gjë mundohet që ta përdorë Putini sot, duke i akuzuar si neonazistë luftëtarët dhe mbrojtësit e shtetit të Ukrainës kundër pushtimit rus.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore vendimtare për fitoren mbi Gjermaninë ka qenë aleanca Anglo-amerikane, por përfituesja më e madhe ishte Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi mashtrues e demagogjik, i cili në emër të luftës kundër fashizmit, në fakt kryen revulucionin proletar të marrjes me dhunë të pushtetit dhe instaluan regjimin antihuman, antidemokratik dhe pushtues komunist në vëndet ishsocialiste dhe i mbajtën ato nën sundim për afro 50 vjet.

Luftën e Dytë Botërore e shfrytëzuan në maksimum Bashkimi Sovjetik e komunizmi dhe e përdorën atë luftë si një revolucion proletar për të marrë pushtetin dhe për triumfin e komunizmit.

 

Komunistët shqiptarë e përdorën Nazizmin, Fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore për të marrë pushtetin dhe për të sulmuar, luftuar e asgjësuar të djathtën, nacionalizmin dhe demokracinë.

 

Këtë e bëri Partia Komuniste e Shqipërisë sipas direktivave,udhëzimeve dhe planeve të Beogradit dhe Moskës.Pavarësisht se luftën partizane shqiptare e mbështesnin me armë, municione e veshmbathje anglo-amerikanët, komunistët shqiptarë shpirtin dhe zemren e kishin te Tito dhe te Stalini, ashtu sikurse edhe sot ishkomunistët shqiptarë bëjnë sikur janë properendimore por veprojnë si serbo-rusofilë.

Komunizmi dhe komunistët gënjeshtarë paraqiteshin si çlirimtarë jo vetëm nga nazizmi por edhe kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër borgjez e kapitalist, dhe vetëm sa mashtruan popuj e kombe të cilët pastaj ranë nën sundimin e çizmes dhe të prangave komuniste.

Xh. Deva, ky nacionalist dhe patriot i madh shqiptar ishte ai i cili e dinte se kush ishte komunizmi, si dhe e dinte rrezikun e tij të jashtëzakonshëm si kërcënim për kombin shqiptar, për shqiptarët e Kosovës por edhe për Shqipërinë.

 

Gjermanët shiheshin nga shqiptarët e Kosovës si çlirimtarë kur ushtria gjermane e pushtoi Serbinë, sepse Serbia ishte pushtuese dhe kolonizatore në Kosovë.

Pushtimi gjerman i Serbisë e gjeti Kosovën në gjëndjen më të rëndë se kurrë më pare, pasi shqiptarëve të Kosovës u kërcënohej ekzistenca jetike si shqiptarë , të cilët ishin nën shtypje dhe nën presion që ose duhej të asimiloheshin e konvertoheshin në serbo-ortodoksë, ose duhej që të largoheshin nga Kosova.

 

Dhe prandaj mbi t’a ushtrohej gjenocid e dhunë, vrasje,përndjekje , dëbime dhe pastrim etnik. Me pushtimin gjerman të Serbisë elita patriotike e nacionaliste kosovare shfrytëzuan rastin dhe formuan shtetin shqiptar të Kosovës me ushtri, polici, administratë dhe arsim shqip.

Deva kishte si qëllim Bashkimin Kombëtar.

Mirëpo në Shqipëri komunizmi serbo-sllav kishte shtënë në dorë si drejtimin e Partisë komuniste shqiptare ashtu edhe luftën partizane dhe me këto serbo-komunistët synonin të shkaktonin luftë civile mes shqiptareve për mposhtjen dhe shkatërrimin e nacionalizmit shqiptar, dhe pas luftës Shqipëria të ishte satelit i Jugosllavisë dhe pa përjashtuar edhe qëllimin për ta gllabëruar e pushtuar atë komunistifikisht e proletariatikisht.

Në Shqipëri depërtoi lirshëm komunizmi sepse fatkeqësisht nacionalizmi në Shqipëri nuk është se ka qenë diçka e fortë tradicionalisht, pasi Shqipëria londineze nuk e kishte pësuar nga nacional-shovinizmi kriminal e gjenocidist serbo-sllavo-grek dhe as nuk ishte përballur me të.

Xhafer DEVA si patriot e nacionalist i madh, duke e ditur faktin se si antikomunistët ashtu edhe komunistët serbë ishin njësoj agresiv, barbarë e shovinistë antishqiptarë, dhe prandaj Deva ishte i përbetuar në luftë si kundër çetnikëve serbë, ashtu edhe kundër komunizmit jugosllav dhe atij në tërësi, dhe po prandaj ai gjithë jetën ia kushtoi çeshtjes kombëtare, luftës për çlirimin e Kosovës si dhe luftës kundër regjimit komunist në Shqipëri, gjë e cila triumfoi në Kosovë me 12 Qershor 1999, dhe në Shqipëri në Dhjetor 1990.

Serbët dha rrangallet komuniste në Shqipëri dhe disa në Kosovë e quajnë akoma Xhafer Devën kollaboracionist dhe nazist,ashtu sikurse Vladimir Putini i Rusisë që i quan nazistë, nacionalistët ukrainas pse ata kishin luftuar kundër Bashkimit Sovjetik gjatë pushtimit gjerman të BS-së, si dhe po nazistë i quan edhe këta të sotmit, patrotët dhe luftëtarët ukrainas që po luftojnë kundër pushtimit caristo-stalinist të Putinit.

Ukrainasit sot po luftojnë jo kundër Hitlerit , por kundër Carit e Stalinit të ri dhe kundër mbeturinave dhe agjenteve të Moskës, ashtu sikurse që ka luftuar edhe Deva kundër çetniko-koministëve serbë dhe agjentëve të tyre, komunistëve shqiptarë të cilët ishin lidhur si mishi me kockën me komunistët jugosllavë.

Presidenti Zelenski i Ukrainës është bërë një hero e simbol lirie e kombëtarizmi në Ukrainë,ashtu sikurse që është për shqiptarët dhe për nacionalizmin e patriotët shqiptarë edhe Deva, Hero i madh.

Ja Çfarë shkruante ambasadori amerikan pranë qeverisë së Greqisë, në Kairo, më 1944 në raportin me titull: “Gjendja në Shqipëri”, për Qeverinë e Rexhep Mitrovicës:

“Qeveria është e përbërë prej njerëzve, të cilët në të kaluarën gëzonin respekt në Vend dhe disa prej tyre llogariten si njerëzit më të mirë që dolën nga gjiri i Shqipërisë. Shumica prej tyre nuk njihen si progjermanë të ndezur e as si fashistë politikë. Disa me të vërtetë ishin miq të Anglisë dhe Amerikës. Nuk gabohet nëse thuhet se ata ishin kundër dominimit italian. Aq sa ndershmëria personale mund ta kapë, ata janë njerëzit me kualitetet më të larta prej gjithë atyre qeverive që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Sidoqoftë, këta njerëz e pranuan sundimin gjerman dhe qëndruan në anën e Gjermanisë. Arsyeja ndoshta ishte se ata me sinqeritet e përcjellin politikën e Chamberlainit. Ata përpiqen me çdo forcë për të mbetur neutral. Shpresojnë për ta bashkuar mbarë kombin shqiptar si në Shqipëri, ashtu edhe në Jugosllavi, në një pjesë kompakte, që do të mund të miratohej prej ngadhënjimtarëve kushdo që do të mund të ishin ata (gjermanët, apo aleatët) (…)”.

Ja se çfarë shkruante ambasadori amerikan për partizanët:

“Partizanët janë grupi më dinamik në Vend. Ata kryesisht gjenden në Shqipërinë Jugore. (…) Qëllimi kryesor i partizanëve është për ta sunduar Shqipërinë politikisht dhe në çdo mënyrë tjetër. Veprimtaria e tyre kryesore po vazhdohet në luftën civile. Programi i tyre fisnik dhe joshës është përgjithësisht i pashpresë. (…) Partizanët janë luftëtarët më të mirë, që dolën prej gjirit të Vendit (përkundër mendimit të përgjithshëm, shumica e shqiptarëve nuk janë aq luftëtarë të mirë). Në të vërtetë, partizanët nuk bënë ndonjë gjë të dukshme kundër gjermanëve, përveç se vranë shqiptarë të tjerë. (…) Në marrëdhënie ndërkombëtare, ata i përngjajnë shumicës së fanatikëve të përcaktuar për të hipur në pushtet. Ashtu si ustashi Paveliq (kryeministri i qeverisë kuislinge kroate, 1941-1945, vërejtja N.S.), hoqi dorë prej Dalmacisë, ashtu si Lenini hoqi dorë prej Rusisë Perëndimore, po ashtu edhe partizanët shqiptarë janë të gatshëm ta lëshojnë Kosovën, vetëm e vetëm për ta marrë pushtetin. (…)”.https://www.forumishqiptar.com/threads/74325-Xhafer-Deva

SHQIPTARËT NË MAQEDONINË E VERIUT- Shumicë e ndarë, fuqi e humbur- Nga Isuf B.Bajrami

Ka një paradoks që prej vitesh e përcjell politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut: shqiptarët janë faktor i rëndësishëm politik në vend, por ende nuk kanë arritur ta shndërrojnë këtë peshë në një forcë të qëndrueshme dhe të bashkërenduar. Kanë parti, shoqata, organizata joqeveritare, intelektualë, profesionistë, biznese, media dhe struktura fetare e shoqërore. Kanë njerëz, kanë vota dhe kanë përvojë politike. Ajo që duket se u mungon është një gjuhë e përbashkët për çështjet që e tejkalojnë një parti, një mandat apo një interes të ngushtë.
Pikërisht kjo është ajo që duhet të na shqetësojë më shumë.

Jo fakti nëse ekzistojnë shumë parti shqiptare. Demokracia nuk kërkon një parti të vetme dhe as një mendim të vetëm.
Përkundrazi, pluralizmi është pjesë e natyrshme e një shoqërie demokratike. Problemi nis atëherë kur pluralizmi shndërrohet në fragmentim dhe fragmentimi në pamundësi për të vepruar bashkë aty ku interesat janë të përbashkëta.

Sepse, në politikë, nuk mjafton të kesh peshë. Duhet të dish edhe ta organizosh atë.

Zgjedhjet janë momenti kur kjo bëhet më e dukshme. Në jetën e përditshme mund të ekzistojnë dhjetëra dallime ndërmjet njerëzve, partive, shoqatave apo grupeve të interesit. Por në ditën e zgjedhjeve, çdo dallim merr një vlerë konkrete politike. Votat numërohen, mandatet ndahen dhe pesha e secilit subjekt përcaktohet nga mënyra se si është organizuar gara.

Zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 e treguan qartë këtë realitet. Në garën shqiptare u paraqitën, ndër të tjera, “Fronti Evropian” dhe “VLEN” si dy subjekte të veçanta zgjedhore.[1] Pas zgjedhjeve, konfigurimi politik ndryshoi dhe VLEN u bë pjesë e shumicës qeverisëse. Ky zhvillim është pjesë e demokracisë parlamentare dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në faktin se partitë konkurrojnë dhe më pas ndërtojnë koalicione. Por ai e rikthen në tavolinë një pyetje më të gjerë: çfarë do të ndodhte me peshën politike shqiptare sikur, përtej dallimeve partiake, të ekzistonte një marrëveshje e përbashkët për mënyrën e përfaqësimit?

Kjo pyetje nuk është thirrje për shkrirjen e partive, as për krijimin e një partie të vetme shqiptare dhe, aq më pak, për zhdukjen e dallimeve politike. Është pyetje për një kulturë tjetër bashkëpunimi.

Partitë mund të vazhdojnë të garojnë. Mund të kenë programe të ndryshme, bindje të ndryshme dhe mënyra të ndryshme për ta parë shtetin. Mund të kritikojnë njëra-tjetrën dhe të kërkojnë votën e qytetarëve. Por a nuk mund të përcaktojnë, përpara zgjedhjeve, disa objektiva që i konsiderojnë të përbashkëta? A nuk mund të arrijnë një marrëveshje për çështjet që nuk duhet të varen nga fakti se kush është në pushtet dhe kush në opozitë?

Kjo do të ishte një shenjë pjekurie politike. Sepse nuk është e nevojshme që të gjithë të mendojnë njësoj për të vepruar bashkë. Përkundrazi, bashkëpunimi ka vlerë pikërisht kur ndërtohet mes njerëzve dhe subjekteve që kanë dallime, por arrijnë të gjejnë një minimum të përbashkët.

Në këtë pikë, ideja e një liste të përbashkët shqiptare meriton të trajtohet seriozisht, jo si slogan elektoral dhe as si marrëveshje e minutës së fundit, por si një mundësi politike që duhet të diskutohet hapur.

Një listë e përbashkët nuk do të duhej të ishte thjesht një bashkim mekanik i emrave të partive. Nëse do të kishte kuptim, ajo do të duhej të mbështetej mbi një marrëveshje të qartë politike dhe programore: çfarë kërkohet në Kuvend, cilat janë objektivat kryesore, cilat janë parimet që nuk negociohen dhe çfarë përgjegjësie marrin kandidatët përpara qytetarëve.

Përndryshe, do të ndryshonte vetëm ambalazhi. Sepse problemi nuk është vetëm se sa lista ka në fletën e votimit. Problemi është nëse, pas asaj vote, ekziston një projekt politik që i bashkon njerëzit që kanë marrë mandatin.

Dhe pikërisht këtu historia e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut duhet të shikohet me më shumë qetësi dhe më pak emocione.

Pas konfliktit të vitit 2001, Marrëveshja Kornizë e Ohrit krijoi një kornizë të re për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve dhe për pjesëmarrjen e tyre në jetën politike e institucionale.[2] Përfaqësimi i drejtë, decentralizimi, përdorimi i gjuhëve dhe parimet e mosdiskriminimit u bënë pjesë e një rendi të ri politik. Por, pas kaq vitesh, sfida nuk mund të mbetet vetëm te pyetja se sa shqiptarë janë të përfaqësuar në institucione dhe sa poste mbajnë.

Pyetja duhet të jetë se çfarë bëjnë me atë përfaqësim.

Nëse një ministër është shqiptar, kjo në vetvete nuk është politikë publike. Nëse një drejtor është shqiptar, kjo nuk është automatikisht reformë. Nëse një deputet është shqiptar, kjo nuk do të thotë se interesat e qytetarëve janë realizuar.

Përfaqësimi ka rëndësi, por përfaqësimi duhet të prodhojë rezultat.

Në fund, qytetari nuk pyet vetëm se kush është ulur në zyrën e ministrit. Pyet nëse institucioni funksionon. Pyet nëse fëmija i tij merr arsim të mirë. Pyet nëse ka punë. Pyet nëse gjykata i jep drejtësi. Pyet nëse komuna zhvillohet. Pyet nëse gjuha e tij respektohet. Pyet nëse ai ndihet qytetar i barabartë.

Pikërisht për këtë arsye, politika shqiptare duhet të dalë nga logjika e ngushtë e ndarjes së posteve dhe të hyjë në logjikën e ndërtimit të institucioneve.

Por, për ta bërë këtë, duhet fillimisht të kapërcehet një problem tjetër: fragmentimi shoqëror.

Partitë politike janë vetëm një pjesë e kësaj historie. Shqiptarët janë të organizuar në dhjetëra e qindra forma të tjera. Ka shoqata kulturore, organizata joqeveritare, shoqata profesionale, organizime të të rinjve, organizime të grave, grupe biznesi, struktura lokale, media dhe rrethe të ndryshme intelektuale. Secila prej tyre mund të ketë një rol të dobishëm. Secila mund të ketë një mision të veçantë.

Por një shoqëri mund të jetë shumë e organizuar dhe, megjithatë, të jetë politikisht e paorganizuar.

Kjo është ajo që duhet të shqyrtohet.

Kur secila shoqatë flet vetëm për veten, kur secila organizatë kërkon të jetë qendra e vetme e ndikimit dhe kur secili grup e sheh tjetrin si rival, atëherë energjia shoqërore shpërndahet. Në vend që të krijohet një forcë e madhe nga shumë forca të vogla, krijohen shumë qendra të vogla që shpesh nuk komunikojnë.

E njëjta gjë vlen edhe për dimensionin fetar.

Brenda shoqërisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut ekziston një larushi e dukshme fetare dhe identitare. Ka shqiptarë myslimanë të traditave të ndryshme, bektashinj, katolikë, ortodoksë, protestantë dhe qytetarë të tjerë me bindje të ndryshme fetare ose jofetare. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut njeh komunitetet dhe grupet fetare dhe garanton lirinë e besimit dhe barazinë e tyre para ligjit.[3]

Kjo larushi nuk është dhe nuk duhet të jetë pengesë për bashkëpunim.

Një shqiptar nuk bëhet më pak shqiptar sepse i përket një tradite tjetër fetare. Dhe një qytetar nuk duhet të pyetet për besimin e tij përpara se të konsiderohet bashkëpunëtor në një çështje që ka të bëjë me arsimin, zhvillimin, drejtësinë, ekonominë apo të ardhmen e të rinjve.

Feja është çështje e bindjes dhe e ndërgjegjes. Politika, kur është demokratike, duhet të jetë hapësira ku njerëzit me bindje të ndryshme mund të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët.

Prandaj, edhe këtu duhet bërë dallimi ndërmjet identitetit dhe përkatësisë politike.

Nuk është problem që një shqiptar është mysliman dhe një tjetër katolik. Nuk është problem që njëri është bektashi e tjetri protestant. Nuk është problem as që dikush nuk është besimtar. Problemi do të ishte që këto dallime të përdoren për të ndërtuar mure politike.

Sepse, në momentin kur ndodh kjo, politika fillon ta copëtojë shoqërinë pikërisht aty ku ajo ka nevojë për bashkëpunim.

E njëjta gjë ndodh edhe me partitë.

Nuk është problem që ekzistojnë disa parti shqiptare. Problem është nëse ato nuk janë në gjendje të gjejnë asnjë pikë takimi.

Mund të ketë dallime të majta e të djathta. Mund të ketë qasje të ndryshme ndaj ekonomisë. Mund të ketë qëndrime të ndryshme për koalicionet. Mund të ketë debate të forta mbi mënyrën e qeverisjes. Të gjitha këto janë pjesë e politikës.

Por ekzistojnë çështje që mund të jenë mbi këtë garë: arsimi cilësor, zhvillimi ekonomik, përfaqësimi i drejtë, sundimi i ligjit, zbatimi i të drejtave gjuhësore, zhvillimi i komunave, lufta kundër korrupsionit, mundësitë për të rinjtë, integrimi evropian dhe funksionimi i institucioneve.

Për këto çështje nuk kërkohet një parti e vetme.

Kërkohet një marrëveshje.

Dhe këtu do të duhej të fillonte një politikë e re shqiptare: jo me pyetjen se kush është më i fortë se tjetri, por me pyetjen se çfarë mund të bëjnë së bashku.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse një listë e përbashkët do të duhej të shihej si rezultat i një procesi dhe jo si pikënisje. Fillimisht duhet të gjendet gjuha e përbashkët. Pastaj objektivat. Më pas rregullat. Dhe në fund, njerëzit që do ta përfaqësojnë atë marrëveshje.

Nëse bëhet në këtë mënyrë, lista e përbashkët mund të ketë kuptim.

Nëse bëhet vetëm për të mbledhur vota, pa një marrëveshje të vërtetë politike, ajo rrezikon të mbetet një koalicion teknik.

Dhe shqiptarët nuk kanë nevojë vetëm për një koalicion teknik. Kanë nevojë për një kulturë bashkëpunimi.

Kjo kulturë nuk mund të ndërtohet vetëm në zyrat e partive. Ajo duhet të jetë më e gjerë. Në një tavolinë të tillë duhet të ketë vend për partitë, por edhe për intelektualët, profesionistët, akademinë, biznesin, të rinjtë, gratë, shoqërinë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

Jo që të gjithë të vendosin për gjithçka, por që askush të mos mund ta pretendojë se përfaqëson i vetëm të gjithë shqiptarët.

Sepse askush nuk i përfaqëson të gjithë: asnjë parti, asnjë kryetar, asnjë shoqatë, asnjë institucion fetar, asnjë grup interesi.

Përfaqësimi politik buron nga qytetari dhe rinovohet përmes votës.

Prandaj, në fund të fundit, është qytetari ai që duhet të vendosë nëse një marrëveshje e tillë e bind dhe nëse kandidatët e saj meritojnë mbështetjen.

Por politika ka detyrimin t’i japë qytetarit mundësi për të zgjedhur edhe mes projekteve, jo vetëm mes konflikteve.

Këtu qëndron edhe përgjegjësia e partive.

Nëse partitë shqiptare vazhdojnë të hyjnë në çdo zgjedhje me logjikën se humbja e tjetrit është fitorja ime, atëherë edhe pas zgjedhjeve do të mbetet e njëjta pyetje: sa fuqi u humb për shkak të ndarjes?

Sepse vota e ndarë nuk bashkohet vetvetiu pas zgjedhjeve. Ajo duhet të bashkohet përpara tyre.

Dhe bashkimi nuk duhet të jetë detyrim. Duhet të jetë rezultat i një bindjeje politike: bindjes se ka raste kur një komunitet fiton më shumë duke bashkëpunuar sesa duke garuar pa kufi brenda vetes.

Kjo nuk do të thotë se duhet të zhduken dallimet. Përkundrazi, dallimet duhet të mbeten. Një demokraci pa dallime është një demokraci pa debat.

Por dallimi dhe përçarja nuk janë e njëjta gjë. Mund të mendosh ndryshe dhe të bashkëpunosh. Mund të kritikosh dhe të bashkëpunosh. Mund të jesh në opozitë dhe të kesh një marrëveshje për çështje kombëtare dhe shtetërore. Mund të kesh bindje fetare të ndryshme dhe të punosh për të njëjtin qytetar. Mund të kesh ideologji të ndryshme dhe të kërkosh të njëjtën drejtësi.

Kjo është demokracia që shqiptarët duhet ta kërkojnë edhe brenda vetes.

Sepse sfida e ardhshme nuk është vetëm se kush do ta fitojë një palë zgjedhje. Sfida është se çfarë do të bëhet me fuqinë që fitohet.

Nëse një listë e përbashkët do të krijohej vetëm për të marrë më shumë mandate, por pas zgjedhjeve secili do të kthehej te interesi i vet, atëherë do të kishim fituar matematikën dhe do të kishim humbur politikën.

Prandaj, një marrëveshje e përbashkët duhet të ketë edhe një pjesë paszgjedhore: objektiva të qarta, përgjegjësi të qarta dhe transparencë përpara qytetarëve.

Në këtë mënyrë, vota nuk do të ishte vetëm një numër. Do të ishte mandat. Dhe mandati do të kishte përmbajtje.

Kjo është rruga për të kaluar nga politika e përfaqësimit simbolik te politika e rezultateve: nga “sa ministra shqiptarë kemi?” te “çfarë kanë bërë ministrat?”, nga “sa deputetë kemi?” te “çfarë kanë votuar deputetët?”, nga “sa drejtori kemi?” te “si funksionojnë institucionet?” dhe, mbi të gjitha, nga “kush i përfaqëson shqiptarët?” te “çfarë të ardhmeje po ndërtohet për shqiptarët?”.

Kjo është pyetja që duhet të jetë në qendër të debatit.

Sepse shqiptarët nuk vuajnë nga mungesa e njerëzve që mund të flasin. Ndoshta vuajnë nga mungesa e një mekanizmi që i bën këta njerëz të flasin në të njëjtën kohë për të njëjtat interesa.

Nuk u mungojnë zërat. U mungon harmonizimi i zërave.

Nuk u mungojnë organizatat. U mungon bashkërendimi.

Nuk u mungojnë partitë. U mungon një minimum i përbashkët politik.

Dhe nuk u mungon potenciali për të qenë faktor vendimtar. U mungon mënyra për ta shndërruar këtë potencial në një forcë të organizuar.

Prandaj, ndoshta pyetja që duhet t’i bëhet sot politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk është: “Cila parti do të dalë e para?” Pyetja është shumë më e rëndësishme: “Çfarë mund të fitojnë shqiptarët nëse, për një herë, arrijnë të flasin me një gjuhë të përbashkët?”

Nëse përgjigjja është serioze, atëherë rruga është e qartë: dialog, marrëveshje, platformë, bashkëpunim dhe, kur krijohen kushtet, edhe një përfaqësim i përbashkët në zgjedhje.

Jo sepse shqiptarët duhet të bëhen një, por sepse, duke qenë të ndryshëm, duhet të mësojnë të bashkëpunojnë.

Në fund të fundit, një shoqëri nuk bëhet e fuqishme duke i zhdukur dallimet e veta. Bëhet e fuqishme kur mëson t’i vendosë dallimet në një rend ku ato nuk e shkatërrojnë të përbashkëtën.

Kjo është ajo që mungon më shumë: jo zëri, jo numri, jo potenciali, por gjuha e përbashkët.

Dhe nëse ajo gjuhë gjendet para zgjedhjeve, atëherë edhe vota mund të bëhet më e fuqishme. Nëse nuk gjendet, shqiptarët do të vazhdojnë të hyjnë në zgjedhje me shumë zëra dhe të dalin prej tyre duke pyetur veten pse pesha e tyre politike nuk është aq e madhe sa mendojnë se duhet të jetë.

Ndoshta përgjigjja nuk gjendet te të tjerët. Ndoshta duhet kërkuar brenda nesh.

Fusnotat,
[1] Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Republikës së Maqedonisë së Veriut (Државна изборна комисија – ДИК), Zgjedhjet parlamentare 2024 – Listat e kandidatëve për deputetë dhe dokumentet për subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje, Shkup, 2024. KSHZ-ja dokumenton pjesëmarrjen e koalicioneve “Fronti Evropian” dhe “VLEN” si subjekte të veçanta në zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024. Shih: Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, “Njoftim për aktvendimet për listat e vërtetuara dhe të refuzuara të parashtruesve të listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare 2024”.

[2] Marrëveshja Kornizë e Ohrit, 13 gusht 2001.

[3] Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dispozitat për lirinë e besimit dhe statusin e komuniteteve dhe grupeve fetare.

Vendi i Lekës,30.09.2026

SHISH dhe Siguria Kombëtare- Nga Ekrem Spahiu Ish Zv/Ministër i Mbrojtjes

 

 

Shërbimi Informativ i Shtetit, një nga institucionet kryesore të shtetit, institucioni që i siguron sistemit institucional të sigurisë kombëtare njohjen e mjedisit strategjik mbi të cilin mbështetet vendimmarrja, ka degraduar duke shfaqur një situatë të kriminalizuar. Jo vetëm personalisht, por edhe institucionalisht.

Kjo situatë u shfaq menjëherë dhe paralel me ndalimin me arrest shtëpie të drejtueses. Pra, kështu paska qenë kushedi sa kohë më parë! Pa e paragjykuar, kjo shfaqje dhe logjika thonë se gjëndja në këtë shërbim duhet të jetë akoma më e rëndë.

Dhe ku? Në Shërbimin Informativ të Shtetit, veçanërisht i rëndësishëm për shtetet relativisht të vogla si vendi ynë, i cili ka një rëndësi të veçantë, sepse është ndoshta shërbimi kryesor që mund të kompensojë kapacitetet modeste në ekonomi, ushtri, etj.

Për një shtet të vogël, vetëm informacioni mund të shërbejë si shumëfishues i fuqisë. Shërbimi Informativ është hallka që lidh pikërisht informacionin me fuqinë e shtetit. Dhe ajo që e dallon një shërbim inteligjence nëse është efektiv apo jo është paralajmërimi në kohë. Por ajo çfarë ndodhi me titullarin e SHISH tregoi se ky institucion është absolutisht pas ngjarjeve, jo përpara tyre, përderisa edhe vetë drejtuesja e paska vendosur veten në funksion të krimit. Dhe sigurisht, në raporte të tilla, është i gjithë vendi që do të gjendet jo vetëm pas rreziqeve dhe kërcënimeve, por edhe i goditur prej tyre.

Por edhe kjo do të kishte qenë e keqja më e vogël kur dëgjojmë se titullarja e këtij shërbimi paska autoritet dhe kompetenca të qorrojë gjithë sistemin e sigurisë kombëtare, përderisa paska mundësinë të “fikë radarët e shtetit”, domethënë të japë e të marrë informacione në shërbim të krimit te organizuar, t’i bllokojë shtetit informacionin dhe ndërgjegjësimin për zbulimin dhe gjurmimin e kërcënimeve për kontrollin e territorit, të hapësirave tokësore, detare e ajrore si dhe të korridoreve e pikave të hyrje-daljes nga territori; për zbulimin dhe vlerësimin e aktiviteteve kriminale; për të njohur e kontrolluar flukset e mallrave që kalojnë kufirin në dogana, duke kërcënuar njëkohësisht interesat ekonomike, sigurinë e tregut dhe sigurinë kombëtare.

Për më tepër akoma, kjo situatë që u shfaq në Shërbimin Informativ të Shtetit tregoi edhe një dimension akoma më të rëndë: veprimtari kriminale në rrjet midis Shërbimit Informativ të Shtetit dhe kupolës së Policisë së Shtetit! Nuk kish si të ndodhte ndryshe kur pothuajse e njëjta situatë është shfaqur herë pas here edhe në Policinë e Shtetit, ku korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin e organizuar ka rrezik të jetë sistem edhe brenda këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë kombëtare.

Në këtë kuadër, mësojmë se për këtë situatë të rëndë në sistemin e sigurisë kombëtare u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Uroj që kjo mbledhje të mos ketë qenë e para e këtij organi për çështje madhore të efiçencës së SHISH në funksion të sigurisë kombëtare.

Sepse mbledhje mund të bëhen, por situata e rëndë në Shërbimin Informativ të Shtetit ka çuar edhe në humbjen e besimit ndaj kapacitetit institucional të shtetit shqiptar për të qenë partner i shërbimeve të vendeve aleate. Zor se shërbimet partnere të besojnë Shërbimin Informativ të Shtetit kur shohin që dokumentet sekrete të tij dhe veprimtaria e tij ndahen me grupe apo persona të kriminalizuar!

Në fakt, mund të mbahet parasysh se ajo çfarë ka degraduar në këtë shërbim nis që nga procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të titullarit të këtij institucioni, përderisa një person që shkarkohet në shtetin vëlla të Kosovës dhe, për më tepër, për rrjedhje informacioni, emërohet në një detyrë më të lartë në Shqipëri!

Sikurse është e njohur, kapacitetet e shërbimeve informative duan kohë të përftohen e të konsolidohen. Nëse situata nuk shëndoshet me përparësi në Shërbimin Informativ të Shtetit, atëherë zor se shteti shqiptar do të besohet të mikpresë zhvillimin në Shqipëri të Samitit të ardhshëm të NATO-s. Sepse vendet aleate që kanë standarde parametrash sigurie nuk mund të pranojnë që forume të tilla madhore të zhvillohen në mjedis pasigurie.

Mosrikuperimi i SHISH nga kjo gjendje mund të rrezikojë edhe mbajtjen në Shqipëri të Samitit të NATO-s dhe kjo do të ishte një humbje e madhe morale dhe besimi për vendin tonë.

Koha po vërteton se Xhafer Deva ka pasur të drejtë- Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Duke parë atë se në protestat 120 ditore të rinisë patriotike shqiptare edhe pas 36 vitesh demokraci , protestat si kauzë kryesore kanë “Shqipëria etnike”, “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhëtarëve” dhe “poshtë komunizmi” të kujton faktin se për këto kauza të larta kombëtare iu përkushtua nacinalisti dhe patrioti i madh shqiptar Xhafer Deva.

Kjo do të thotë se nacioalisti i madh Xhafer Deva e paska ditur se sa farë  e keqe  është komunizmi, kjo pjellë sllavo-bolshevike, kjo kolerë e cila u ka shkaktuar tragjedi dhe fatkeqësi të mëdha si shqiptarëve të Shqipërisë,ashtu edhe sidomos atyre të Kosovës, pasojat e së cilës po i vuajnë akoma edhe sot shqiptarët në Shqipëri por edhe në Kosovë

 

Xhafer Deva simbol i nacionalizmit shqiptar

Xhafer Deva, ky simbol dhe shëmbulli më i lartë i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar akoma edhe sot tmerron serbët dhe Serbinë, por jo vetëm ata por edhe vëllezërit internacionalistë e ideologjikë, pinjollët e regjimit ishkomunist në Shqipëri të cilët vranë, persekutuan, shpronësuan dhe përndoqën e internuan nacionalistët dhe familjet e nacionalistëve shqiptarë.

Nga kush akoma sulmohet me akuza, gënjeshtra e me shpifje shqiptari i madh Xhafer Deva?

 

Xhafer Deva është shqiptari më i madh, është etalon i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar, që kishte meritën e madhe të Bashkimit të Shqipërisë Etnike, në luftë e përpjekje kundër kolonizatorit kriminal e barbar cetniko-komunist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas pushtimit komunist, Deva në SHBA e vazhdoi luften për clirimin e Kosovës dhe të Shqipërsë nga pushtimi komunist sllav në Kosovë dhe nga kumunizmi shqiptar në Shqipëri.

Xhafer Deva clirimin e Kosovës e parashikonte e besonte se do vinte nga perendimi dhe kur Shqipëria te clirohej nga komunizmi dhe të fitonte demokracia. Dhe saktësisht kështu edhe ndodhi.

Komunistët shqiptare shpirtin dhe zemrën e kishin te Beogradi e te Moska. Brigadat partizane shqiptare ua dorëzuan Kosovën regjimit dhe pushtetit të krimit komunist jugosllav, sllavëve të Jugut.

Po ua kujtoj enveristwve tw Shqipwrisw dhe tw Ksovws se cfare thoshte E.Hoxha, në vitin 1947 kur pati deklaruar se:

“… Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta, zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njëjtëve armiq..

“…Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia. Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tone.., do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë.” (Citohet sipas: “Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Pleniumin e IV të rinisë popullore”. Gazeta “Bashkimi”, 22 gusht 1947).

Shikoni se cfare admiruesi për sllavet, ky që udhëhoqi 45 vjet Shqipërinë, thotë se çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut,kur ne fakt asgjë nuk i lidh shqiptarët me ardhacakët dhe pushtuesit sllavë të Iliro-Dardanisë. Po, është e vërtetë se vetëm regjimin komunist të Tiranës e lidhte gjithçka me komunistët serbo-sllavë, e së pari ishte ideologjia komuniste dhe propaganda, lufta dhe urrejtja kundër patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar

Pra, shikoni se çfare injoranti, çfare servili dhe se sa antishqiptar i madh ishte Enver Hoxha i cili nuk ka pasur aspak ndjesi për ato krime e fushata gjenocidiste që kanë bërë serbët në shekuj kundër shqiptarëve. Kjo, edhe për faktin se edhe komunistët shqiptarë kanë bashkëpunuar me serbët në krimet,vrasjen dhe gjenocidin e partizanëve sllav kundër shqiptarëve të Kosovës.Por edhe kryeministri i sotëm i Shqipërisë Edi Rama vazhdon trashëgiminë proserbe të regjimit komunist si mbështetës i projektit serb për coptimin e Kosovës dhe të “Open Ballkan”, dhe i cili më shumë e ka vizituar Beogradin se Prishtinën, dhe i cili për pajtimin shqiptaro-serb citon deri edhe vargje të shkrimtarit serb Ivo Andriq, të këtij antishqiptari të tërbuar, autorit të projektit për zhdukjen e shqiptarëve.

Regjimi komunist enverist çlirimin e Kosovës e “parashikonte” kur të fitonte revolucinoi leninisto-komunist botëror.Pra shikoni se sa i interesuar ka qenë kreu i regjimit komunist shqiptar për Kosovën dhe për çështjen Kombëtare.

Xhafer Deva urrehet nga komunistët shqiptarë si dhe ata serbo-sllavë sepse Xhafer Deva ishte betuar për të mbrojtur me çdo çmim e sakrificë interesat shqiptare dhe luftimin e komunizmit. Ai ishte i pamëshirshëm në luftimin e komunizmit, pasi komunizmi ishte kërcënimi më i madh për kombin shqiptar gjë të cilën e vertetoi edhe historia.

Deva ka qenë shqiptari i parë i cili e dinte se komunizmi në Shqipëri ishte pjellë, zgjatim e vegël serbo-ruse, e dinte se Shqipëria do të pushtohej nga komunizmi serbo-rus, gjë që e cila fatkeqësisht edhe ndodhi.

Prandaj dhe për këtë arsye akoma edhe sot Beogradi dhe mbeturinat komuniste shqiptare e urrejnë Xhafer Devën për atë se Deva ka luftuar me gjith shpirt për Shqipërinë etnike, për Bashkim Kombëtar dhe kundër komunizmit.Dhe sot tw njwjtwn gjw po kwrkojnw rinia patriotike sot qw protestojnw nw Tiranw.

Në Prizren u formua “Lidhja e Dytë e Prizrenit njeri nga kapitujt më të lavdishëm të historisë tonë kombëtare, një ngjarje monumentale ne historinë kombëtare shqiptare, një Rilindje e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit të vitit 1878, ngjarje të cilën e errësoi komunizmi shqiptar dhe historia ideologjiko-komuniste e Shqipërisë.

Në Shqipëri, komunistët shqiptarë me Enver Hoxhën e drejtuar nga emisarët jugosllavë Popoviq e Mugosha zhvillonin luftë kundër nacionalizmit shqiptar për ta asgjësuar atë deri edhe duke shpallur lufte civile me qëllim për të marrë pushtetin dhe për të instaluar komunizmin bolsheviko-titist në Shqipëri, me qëllim për një pushtim pansllavist edhe të Shqipërisë nën maskën e komunizmit.

Në këto kushte u formula “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, që kishte si objektiv dhe mision mbrojtjen kufijve të Shqipërisë etnike nga agresori çetnik e komunist serbo-sllav, mbrojtjen e tokave shqiptare nga okupimi serb. Luftëtarët e Lidhjes i shpartalluan bandat e Drazha Mihajlloviçct. Kjo ngjarje madhore lidhet me Xhafer Devën si komandant luftarako-ushtarak e qeverisës për mbrojtjen e Shqipnisë Etnike kundër çetniko-komunistëve sllavë të mbështetur edhe nga komunistët e Tiranës.

Akoma edhe sot Xhafer Deva sulmohet në Shqipëri nga disa renegatë mediatikë, politikë, nga injorantët e halabakët pseudohistorianë të instituteve marksist-leniniste dhe të atyre të shkollave komuniste si dhe nga mercenarët e nostalgjikët serbo-rusofilë. Sulmohet dhe mohohet vepra e madhe e Xhafer Devës dhe madje mbrohen shpifjet e trillimet e serbëve dhe të regjimit komunist kundër tij nga disa vemje mediatike dhe politiko-ideologjike të së shkuarës komuniste.

Kosovës dhe jo vetëm asaj por gjithë patriotizmit e nacionalizmit shqiptar i takon që ta nderojnë në maksimum Xhafer Devën, këtë shqiptar të madh, këtë patriot të madh i cili gjatë gjithë jetës ka bërë aq shumë për kombin e bashkimin kombëtar kundër armiqve të kombit shqiptar dhe kundër komunizmit.

Deva ka meritën e madhe edhe si mbrojtës i hebrejve sepse kur u takuan Mateo Matalia e Rafael Jakoel nga komuniteti hebre me Mehdi Frashërin, ai i rekomandoi që ta takonin Xhafer Devën.

Ata u takuan me Devën, dhe Deva refuzonte haptazi dhe me guxim kërkesën e nazistëve ndaj hebrenjve, sepse Deva kishte qëndrim krejt të kundërt me nazistët për çeshtjen e hebrejve.

Xhafer Deva ka meritën e madhe e të jashtëzakonshme të asaj se ai me mjaft dhe me tepër përkushtim kombëtar, me diplomaci dhe me intelgjencë të lartë ,por edhe me trimëri e guxim kombëtar të pashoq ai arriti që të shfrytëzonte konjukturat dhe rrethanat e kohës në mbrotjen e shqiptarëve, në krijimin në ato vite të shtetit shqiptar të Kosovës me liri, gjuhësi, shkolla, administratë dhe me ushtri shqiptare.

Dhe pas Luftës së Dytë Botërore, Deva ky shqiptar i madh si patriot, si demokrat, si proamerikan e properendimor dhe si antikomunist Deva ka meritën e vazhdimësisë së luftës së tij kundër murtajës komuniste dhe te farkëtimit të aleancës shqiptaro-amerikane,

Prandaj ka ardhur koha që t’i jipen meritat kombëtare e historike Xhafer Devës. Kosova dhe kombi shqiptar duhet që ta vlerësojnë figurën dhe kontributin e madh kombëtar të Xhafer Devës duke nxjerre të vërtetat historike kundër intrigave,shpifjeve e sajesave djallëzore të regjimit komunist e të strukturave kriminale e gjenocidste të atij regjimi ushtruar mbi shqiptarët, mbi nacionalzmin dhe patriotzmin e kombëtarizmin shqiptar.

Koha kur veproi Xhafer Deva nuk ishte e gjatë por ishte koha më e vështirë, dhe atë periudhe kohore e ka bërë epokë legjendare e historike vepra e Xhafer Devës me nacionalistët e tjere , që njihet si “Koha e Shqipnisë”, si koha kur trojet shqiptare u bashkuan për herë të parë në histori.

Xhafer Deva nuk ka vrarë shqiptarë, por Deva i ka mbrojtur shqiptarët nga bandat çetnike dhe nga brigadat partizane serbo-sllave. Shqiptarë kanë vrarë çetnikët e komunistët serbë dhe komunistët shqiptarë, pasi komunistët edhe eliminimet dhe vrasjet ndërvete ua vishnin të tjerëve, sepse komunizmi ishte si ajo lavirja që e bën kopilin dhe ua lë në derë të tjerëve.

Gjatë gjithë kohës së regjimit kriminal komunist në Shqipëri, pa ndërprerë dhe në emër të luftës së klasave është ushtruar mbi popullin shqiptar, sidomos kundër atyre që tradhtonin komunizmin dhe miqësinë vëllazërore shqiptaro-jugosllave, shqiptaro-sovjetike e shqiptaro-kineze është ushtruar dhunë, burgosje, internime e terror vrastar, ideologjik, politik, psikologjik e gjithfarë ndëshkimesh cnjerezore. Dhe pikërisht autorët e këtyre veprave kriminale në Shqipëri, pikërisht këta janë edhe sot armiq të nacionalistit e patriotit Xhafer Deva të cilët flasin akoma si dikur diktatori në emër të popullit, pasi edhe krimet i kanë bërë në emër të popullit

Komunizmi sllav dhe ai shqiptar me brigadat partizane të Tiranës kanë vrarë patriotët dhe nacionalistët kosovarë; në bashkëpunim komunistët shqiptarë me ata serbë kanë kryer edhe masakrën çnjerëzore të Tivarit. Nostalgjikët dhe sigurimsat, persekutorët dhe komunistët enveritw tw Tiranës trillojnë e manipulojnë akoma me masakrën e 4 Shkurtit, në një kohë kur kurrë këta nuk folën për masakrat e kryera nga komunistët e partizanët shqiptarë së bashku dhe me urdhër të atyre serbë kundër kosovarëve, si dhe as për krimet e komunizmit 50 vjeçar në Shqipëri; e madje komunistët shqiptarë enveristw  as nuk u kanë kërkuar as falje familjeve të viktimave, dhe as nuk ua kanë treguar varret për të gjetur eshtrat e mbi 5000 te pushkatuarve nga regjimi komunist.

Regjimi enverist nuk kishte si të ishte me Xhafer Devën sepse komunizmi në Shqipëri ishte ortak me Beogradin, pasi Partia Komuniste Shqiptare u themelua nga emisarët jugosllave Popoviç, Mugosha, Tempo etj.

Komunistët shqiptarë e urrejnë Devën sepse kryeministri serb kishte thënë se: “Deva nuk blehet me para se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë.”

Pra Devën nuk e donte regjimi komunist në Shqipëri sepse ai regjim ishte si ai në Serbi, Deva nuk blihej siç i është lëpirë dhe servilosur komunizmi në Shqipëri herë te Jugosllvia,herë të Rusia e pastaj te Kina,te këta tre armiqt e kundërshtarët më të mëdhenj të shtetit të Kosovës.

Tiranës komuniste i intersonte pushteti dhe ideologjia. Ajo e tradhtoi Kosovën dhe jo vetëm kaq por Enver Hoxha edhe Shqipërinë deshi ta fuste nën Jugosllavi si republikë e shtatë për interesa personale e internacionalisto-komuniste , ashtu sikurse edhe pinjolli komunist Edi Rama ishte për ndarjen e Kosovës dhe sot për Open Ballkan.

Të gjithë ata të cilët urrejnë shqiptarin e madh Xhafer Deva janë po ata të cilët nuk thonë asnjë fjalë kundër kryeministrit të Shqipërisë pse ai shkon , takon e madje edhe harton plane e projekte antishqiptare me nazistin kohës së Millosheviçit, me Gebelsin serb, me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Janë kundër Xhafer Devës të gjithë ata shqipfolës që nuk e duan Bashkimin Kombëtar; janë serbo-grekofilët dhe ata që e urrejnë nacionalizmin shqiptar; kundër Devës dhe veprës së tij janë shqipfolësit antiamerikanë dhe korrupsioni e tradhtia; janë ishenveristët e ishtitistët dhe pinjollët e tyre.Kundër Devës janë ata që rrënuan dhe shtrëmbëruan historinë; janë kundër Devës dhe kundër restaurimit të shtëpisë së tij të gjithë ata që rrënuan trashëgiminë kombëtare, që falsifikuan historinë e që shëmben e rrënuan edhe xhamijat e kishat.

Është koha që të dënohen krimet dhe genocidi komunist dhe që të bëhet dekomunistifikimi si dhe të rehabilitohen patriotët e nacionalistët e mëdhenj shqiptarë si Xhafer Deva.

DREJTËSI PËR VËLLEZËRIT BYTYQI – KOSOVA DHE AMERIKA DUHET TË BËJNË MË SHUMË PËR DËNIMIN E KRIMEVE SERBE-  Nga Agim Aliçkaj*

 

Nëse ekziston një çështje që duhet ta bashkojë të gjithë spektrin politik të Kosovës dhe shqiptarët kudo që jetojnë, ajo është kërkesa për drejtësi për Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqin.

Ata ishin bij të Kosovës dhe shtetas amerikanë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së popullit të tyre në luftën për liri dhe ekzistencë kombëtare.

Vëllezërit Bytyqi nuk u vranë në fushëbetejë. Pas përfundimit të luftës, ata ranë në duart e autoriteteve serbe. U arrestuan në kufi, u burgosën dhe, pasi kishin përfunduar dënimin e tyre, u morën përsëri në paraburgim dhe u transferuan në Petrovo Selo, ku u ekzekutuan. Trupat e tyre u gjetën më vonë në një varr masiv në territorin e një qendre stërvitore të policisë serbe.

Ky nuk ishte vetëm një krim kundër tre shqiptarëve të paarmatosur nga Kosova. Ishte gjithashtu vrasja e tre shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe, si e tillë, kjo çështje ka mbetur e pazgjidhur në marrëdhëniet SHBA–Serbi për më shumë se dy dekada.

Më 20 shtator 2026, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, anëtarë të familjes Bytyqi dhe përfaqësues të tjerë, bëmë homazhe pranë varreve të Yllit, Agronit dhe Mehmetit në Yonkers, New York.

Në takimin pas homazheve, Kryeministri Kurti ritheksoi vendosmërinë e Republikës së Kosovës për të vazhduar përpjekjet, së bashku me Shtetet e Bashkuara, derisa ata që urdhëruan dhe kryen këtë krim të sillen para drejtësisë.

Departamenti Amerikan i Shtetit prej kohësh e ka cilësuar çështjen Bytyqi si prioritet në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë. Washingtoni ka kërkuar përgjegjësi jo vetëm për ata që kryen ekzekutimet, por edhe për ata që i urdhëruan dhe mbikëqyrën vrasjet, si dhe për personat përgjegjës për fshehjen e krimit.

Kongresi Amerikan gjithashtu ka theksuar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u kishte dhënë zotime zyrtarëve të lartë amerikanë se drejtësia do të vihej në vend në rastin Bytyqi. Megjithatë, askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë të paktën një masë të rëndësishme individuale. Në vitin 2018, Departamenti i Shtetit e shpalli ish-zyrtarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Goran Radosavljević, të papranueshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se ai ishte implikuar në mënyrë të besueshme në vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

Por një masë individuale dhe më shumë se dy dekada kërkesash diplomatike ende nuk kanë sjellë drejtësi.

Prandaj ka ardhur koha që Kosova dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shqyrtojnë hapa të rinj, konkretë dhe të koordinuar për sigurimin e përgjegjësisë.

Republika e Kosovës mund t’i propozojë Washingtonit krijimin e një mekanizmi ose grupi të përbashkët institucional Kosovë–SHBA, të përkushtuar ndaj rastit Bytyqi dhe, aty ku është juridikisht e përshtatshme, edhe ndaj krimeve të tjera ende të pazgjidhura. Brenda juridiksioneve ligjore të të dyja vendeve, një mekanizëm i tillë mund të lehtësojë shkëmbimin e dokumentacionit, koordinimin diplomatik dhe identifikimin e pengesave që kanë pamundësuar drejtësinë.

Institucionet e Kosovës mund t’i kërkojnë gjithashtu Kongresit dhe administratës amerikane që të shqyrtojnë masa të tjera individuale ndaj personave për të cilët ekzistojnë prova të besueshme për pjesëmarrje në krim, përgjegjësi për dhënien e urdhrave ose pengim të drejtësisë.

Duhet të shqyrtohen gjithashtu masa të përshtatshme diplomatike dhe sanksione ekonomike, në përputhje me ligjin amerikan dhe ndërkombëtar, nëse autoritetet serbe vazhdojnë të mos bashkëpunojnë në mënyrë efektive për zbardhjen e këtij rasti.

Bashkimi Evropian duhet, po ashtu, ta trajtojë bashkëpunimin e Serbisë në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës si pjesë serioze të vlerësimit të sundimit të ligjit dhe të detyrimeve të saj në procesin e integrimit evropian.

Rasti Bytyqi nuk mund të shihet krejtësisht i izoluar nga problemi më i gjerë i pandëshkueshmërisë për krimet e kryera gjatë viteve 1990 dhe nga sfidat e sigurisë që kanë vazhduar në rajon.

Sulmi i armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, tregoi edhe një herë rrezikun e dhunës së organizuar në veri të Kosovës. Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë që t’i ndjekë penalisht personat përgjegjës për atë sulm.

Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc në nëntor 2024 ishte një tjetër goditje serioze ndaj sigurisë së Kosovës dhe infrastrukturës së saj kritike. Personat përgjegjës duhet të identifikohen përmes një hetimi të plotë dhe të sillen para drejtësisë.

Serbia duhet të përballet seriozisht me trashëgiminë e krimeve të viteve 1990 dhe me çdo strukturë apo individ që përdor dhunën si instrument politik. Presidenti Aleksandar Vuçiq mban një përgjegjësi të veçantë politike për shkak të pozitës së tij në kuadër të regjimit të Millosheviqit dhe vazhdimit të politikave të tij agresive në Ballkan.

Edhe Kosova duhet ta kryejë pjesën e vet të punës.

Përgjegjësia kryesore institucionale u takon Qeverisë dhe institucioneve të tjera kompetente të Republikës së Kosovës, por kjo nuk duhet të bëhet kurrë çështje e një partie apo e një qeverie. Pozita dhe opozita duhet të qëndrojnë së bashku në kërkesën për drejtësi.

Drejtësia për vëllezërit Bytyqi nuk është çështje partiake. Është çështje njerëzore, shtetërore dhe kombëtare.

Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe plotësisht funksionale, në mënyrë që t’i mbrojë interesat e veta me forcë dhe kredibilitet në Washington, Bruksel dhe kudo tjetër.

Prandaj, zgjedhja e një presidenti konsensual para datës 6 tetor është me rëndësi jetike për Kosovën. Ata që këmbëngulin në bllokimin e parlamentit do të mbajnë përgjegjësi historike për dështimet e shtetit dhe do të ndëshkohen nga vota popullore.

Pas 27 vjetësh, familja Bytyqi nuk duhet të vazhdojë vetëm të dëgjojë se drejtësia do të vijë. Ajo meriton ta shohë drejtësinë duke u vënë në veprim.

Drejtësia për Yllin, Agronin dhe Mehmet Bytyqin është detyrim ndaj familjes së tyre, ndaj Kosovës, ndaj Amerikës dhe ndaj së vërtetës.

Miqësia me Amerikën nuk nderohet vetëm me fjalë. Ajo nderohet edhe duke kërkuar me këmbëngulje drejtësi për tre qytetarë amerikanë që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës.

Lavdi e përjetshme Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit!

*Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv
Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

Më 27 shtator, 2026

JUSTICE FOR THE BYTYQI BROTHERS — KOSOVA AND AMERICA MUST DO MORE TO ENSURE ACCOUNTABILITY FOR SERBIAN CRIMES- By Agim Aliçkaj*

 

If there is one issue that should unite the entire political spectrum of Kosova and Albanians everywhere, it is the demand for justice for Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi.

They were sons of Kosova and American citizens who answered the call of their people in the struggle for freedom and national survival.

The Bytyqi brothers were not killed on the battlefield. After the war had ended, they fell into the hands of Serbian authorities. They were arrested at the border, imprisoned, and, after completing their sentence, taken back into custody and transferred to Petrovo Selo, where they were executed. Their bodies were later discovered in a mass grave on the grounds of a Serbian police training facility.

This was not only a crime against three unarmed Albanians from Kosova. It was also the murder of three citizens of the United States of America and, as such, has remained an unresolved issue in U.S.–Serbia relations for more than two decades.

On September 20, 2026, together with Prime Minister of the Republic of Kosova Albin Kurti, members of the Bytyqi family, and other representatives, we paid tribute at the graves of Ylli, Agron, and Mehmet in Yonkers, New York.

At the meeting after the tribute, Prime Minister Kurti reaffirmed the determination of the Republic of Kosova to continue working together with the United States until those who ordered and carried out this crime are brought to justice.

The U.S. Department of State has long described the Bytyqi case as a priority in bilateral relations with Serbia. Washington has called for accountability not only for those who carried out the executions, but also for those who ordered and oversaw the killings and those responsible for covering up the crime.

The United States Congress has also noted that Serbian President Aleksandar Vučić made commitments to senior American officials that justice would be delivered in the Bytyqi case. Yet no one has been convicted for the murders.

The United States has taken at least one significant individual measure. In 2018, the Department of State publicly designated former Serbian Ministry of Internal Affairs official Goran Radosavljević as ineligible for entry into the United States, stating that he had been credibly implicated in the murder of the Bytyqi brothers.

But one individual measure and more than two decades of diplomatic demands have still not produced justice.

The time has therefore come for Kosova and its international partners, first and foremost the United States of America, to consider new, concrete, and coordinated steps aimed at achieving accountability.

The Republic of Kosova could propose to Washington the establishment of a joint Kosova–U.S. institutional mechanism or working group dedicated to the Bytyqi case and, where legally appropriate, other unresolved crimes. Within the respective legal jurisdictions of both countries, such a mechanism could facilitate the exchange of documentation, diplomatic coordination, and the identification of obstacles that have prevented justice.

Kosova’s institutions could also ask the U.S. Congress and the Administration to consider additional individual measures against persons for whom credible evidence exists of participation in the crime, responsibility for issuing orders, or obstruction of justice.

Appropriate diplomatic and economic measures, consistent with U.S. and international law, should also be considered if Serbian authorities continue to fail to cooperate effectively in resolving this case.

The European Union should likewise treat Serbia’s cooperation in investigating and prosecuting war crimes as a serious component of its assessment of the rule of law and Serbia’s obligations in the European integration process.

The Bytyqi case cannot be viewed entirely in isolation from the broader problem of impunity for crimes committed during the 1990s or from the security challenges that have continued in the region.

The armed attack in Banjska on September 24, 2023, in which Kosova Police Sergeant Afrim Bunjaku was killed, demonstrated once again the danger posed by organized violence in northern Kosova. The European Union has called on Serbia to prosecute those responsible for that attack.

The attack on the Ibër-Lepenc water canal in November 2024 was another serious assault on Kosova’s security and critical infrastructure. Those responsible must be identified through a thorough investigation and brought to justice.

Serbia must seriously confront the legacy of the crimes of the 1990s and any structure or individual that uses violence as a political instrument. President Aleksandar Vučić bears a special political responsibility due to his position within the Milošević regime and the continuation of its aggressive policies in the Balkans.

Kosova must also do its part.

The principal institutional responsibility belongs to the Government and other competent institutions of the Republic of Kosova, but this must never become an issue belonging to one political party or one government. Government and opposition should stand together in demanding justice.

Justice for the Bytyqi brothers is not a partisan issue. It is a human, state, and national issue.

Kosova needs stable and fully functioning institutions so that it can defend its interests with strength and credibility in Washington, Brussels, and elsewhere. Therefore, the election of a consensual president before October 6 is of vital importance for Kosova. Those who persist in blocking the parliament will bear historical responsibility for the state’s failures and will be punished by the popular vote.

After 27 years, the Bytyqi family should not simply continue hearing that justice will come. They deserve to see justice being done.

Justice for Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi is an obligation to their family, to Kosova, to America, and to the truth.

Friendship with America is not honored by words alone. It is also honored by persistently seeking justice for three American citizens who sacrificed their lives for the freedom of Kosova.

May Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi be eternally honored and remembered.

*Agim Aliçkaj
Executive Director
Albanian American Civic League

On September 27, 2026

EDITORIAL: Tirana përballë Washingtonit, lufta amerikane kundër kartelëve të drogës dhe dhunës majtiste e komunizmit- Nga KASTRIOT HAXHIAJ WASHINGTON DC

 

Më 20 shtator 2026 në Nju-Jork, Hristijan Mickoski i Maqedonisë së Veriut zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Një ditë më pas ai u takua me Zëvendëssekretarin Christopher Landau.

Edi Rama mori pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara por nuk pati asnjë takim domethënës përveç atyre që solli me vete, sipas publikimeve të qeverisë së tij dhe medias që e shoqëronte atë.

Ky është një tregues i temperaturave të acarta mes Washingtonit dhe Tiranës së Edi Ramës. Një klimë ndryshe nga pararendësit në Washington.

Një administratë konservatore nuk i ka borxh një socialisti me katër mandate një turne miqësie ndërsa administrata e Presidentit Trump i ka shpallur luftë trafikut të drogës dhe dhunës majtisto-komuniste.

Rama udhëheq Partinë Socialiste, pasardhësen institucionale të Partisë së Punës të Enver Hoxhës që nga viti 2005. Në vitin 1988, babai i tij, Kristaq Rama, pjesëtar i byrosë politike nënshkroi dënimin me vdekje të poetit disident, Havzi Nela.

Gjatë seancës dëgjimore në Kongresin amerikan, i emëruar i Presidentit Trump për ambasador në Tiranë, Gjenerali Wend, i cili tashmë po shërben në post, u shpreh qartë se Shqipëria përballet me korrupsion ligjor dhe ekonomik, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe trafikun e drogës të lidhur me kartelët në Amerikën Latine.

Administrata e Presidentit Trump i ka cilësuar kartelët e drogës si organizata terroriste.

Në këto fronte Rama është i dështuar.

Ai e ka drejtuar Shqipërinë që nga 23 qershori 2013. Partia që ai drejton është Partia e Punës e riemërtuar. Çka nuk është një metaforë.

Trëmbëdhjetë vjet më vonë, i njëjti njeri kryeson Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit që vulosi ngritjen e kullave në Tiranë. Të paktën 139 prej tyre, me një lartësi mesatare prej rreth 26 katesh, 9.9 milionë metra katrorë leje brenda një dekade.

Rreth dy të tretat e kompanive të ndërtimit të kullave, siç raporton Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional në vitin 2024, nuk kishte asnjë kredi bankare dhe asnjë kapacitet financiar të verifikuar. Paraja e drogës ka nevojë për një garazh parkimi dhe betoni i kullave ka shërbyer si garazh parkimi për miliarda euro droge.

Droga nën qeverinë Rama

Më 10 maj 2014, një avion Piper u rrëzua në plazhin e Divjakës me 460 kilogramë kanabis. Më 24 gusht 2015, një aeroplan u nis nga Sevasteri i Vlorës për në Brindizi me 120 kilogramë të tjerë. Në dhjetor 2020, në Sky ECC, Ervis Çela është regjistruar duke prenotuar një aeroplan për kokainë. Dosja Çopja–Çela e lidh atë botë me ngarkesa prej shumë tonësh që vinin nga Paraguai.

Më 6 shkurt 2024, një gjykatë amerikane e dënoi Agim Cermën me njëzet vjet burg për transportimin e kokainës drejt Evropës. Më 16 qershor 2026, SPAK foli për një rrjet shqiptar që kishte lëvizur të paktën pesëdhjetë tonë kokainë në periudhën 2019–2021. 8.96 tonë u konfiskuan në pesë ngarkesa.

Më 23 shtator 2026, njeriu i cilësuar si furnizuesi kryesor në rastin e përfolur, Shpëtim Aliu, u arrestua në Rusi. Më 16 nëntor 2024, SPAK njoftoi zbulimin e një laboratori në Qerekë që zbërthente kokainën nga lëkurët e kripura të gjedhëve të ardhura nga Amerika Latine.

Saimir Tahiri u emërua ministër i Brendshëm nga Rama më15 shtator 2013. Më 4 shkurt 2022 ai u dënua me burg për shpërdorim detyre në bazë të dosjes së kushërinjve Habilaj për trafik droge.

Ky është ministri i Brendshëm në kabinetin e parë të Ramës.

Lefter Koka, ministri i Mjedisit nga i njëjti kabinet, u dënua më 25 shtator 2023 për inceneratorët. Arben Ahmetaj, zëvendëskryeministër, u arratis në korrik 2023. Erion Veliaj, kryetari i bashkisë në kryeqytet, u arrestua më 10 shkurt 2025 për makinerinë e lejeve që ndërtoi kullat, njeriu më i afërt i Ramës. Belinda Balluku, zëvendëskryeministre, u pezullua më 20 nëntor 2025 ndërsa Parlamenti me shumicë socialiste kundërshton arrestimin e saj.

Amerikanët tashmë janë prekur nga kthetrat e Ramës

Më 8 tetor 2012, Rama u largua nga një aktivitet për mbledhje fondesh për rizgjedhjen e Obamës në San Francisko me një fotografi të blerë përmes 80,000 dollarëve nga burime të huaja. Bilal Shehu dhe William Argeros pranuan fajësinë në vitin 2016. Më 30 shtator 2019, avokati i Argeros e prononcoi Ramën në gjyq të hapur si kandidatin për të cilin bëhej skema.

Në shtator 2023, Charles McGonigal, i cili kishte drejtuar kundërzbulimin e FBI-së në Nju-Jork, pranoi fajësinë për fshehjen e parave nga një veteran i inteligjencës shqiptare dhe pranoi takimet me Ramën dhe Dorian Duçkën.

Inspektori i Përgjithshëm më vonë zbuloi se ai i kishte nxjerrë informacione të Byrosë te Duçka dhe kishte udhëzuar hetuesit amerikanë të hetonin kundërshtarët e Ramës.

Shqeto, manipulimi i institucioneve amerikane nga një shtet aleat i NATO-s.

Më 11 maj 2025, Rama mori një mandat të katërt në një proces që OSBE/ODIHR refuzoi ta quante një fushë të barabartë loje duke nënvizuar burimet shtetërore, presion mbi punonjësit publikë, dosje të blerjes së votave.

Çështja e fundit, deri në këtë publikim, skandali katastrofik i shefes së shërbimit të zbulimit, çka do të mësohet nëpër institucionet e inteligjencës botërore, e ka çuar qeverinë shqiptare në një greminë nga e cila nuk del dot. Pavarësisht mbrojtjes nga Rama, SHISH dhe institucionet shqiptare kërkojnë një transformim të thellë nga administrata pasuese. Dëmi ndaj vendit mund të jetë kolosal. Perëndimi nuk do ta vlerësojë Shqipërinë si një vend partner të besueshëm për dekadat që vijnë.

Sidoqoftë, pas të gjitha skandaleve të qeverive të Ramës, çpopullimit të Shqipërisë dhe largimit të trurit nga vendi gjatë qeverisjes së tij, konservatorët shqiptarë nuk kanë lëvizur asnjëherë nga fanari i tyre, liria, orientimi perëndimor, prona private dhe moslejimi i helmimit të shoqërisë nga droga.

(Shkrimi nuk përfaqëson institucionin ku unë punoj)

“TRADHTI” – NJË FJALË E RËNDË NË NJË MOMENT EDHE MË TË RËNDË- Nga Frank Shkreli

Fjala “tradhti” u përdor nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, natën e darkës së madhe GALA të AARC në Nju Jork me 25 shtator, për të përshkruar qëndrimin e Shteteve të Bashkuara dhe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, të ish-Presidentit amerikan Joe Bidenit ndaj Hashim Thaçit, pas vendimit në Hagë. Rama më pas sqaroi se me “tradhti” nënkuptonte bindjen e tij se Amerika mund të kishte bërë më shumë dhe se nuk duhej lejuar që procesi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së të fillonte. (Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave⁠).
Sido që t’a arsyetojë Rama, fjala “tradhti” është e rëndë në vetvete, por koha kur u shqiptua kjo fjalë, mu në zemër të Nju Jorkut, e bën atë edhe më të rëndë.  Ishte vigjilja e mbërritjes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt. Dhe pikërisht të nesërmen, më 26 shtator, ambasadori Wendt paraqiti kredencialet e tij Presidentit Bajram Begaj, duke nisur, zyrtarisht, misionin e tij diplomatik në Shqipëri. Presidenti Begaj theksoi me këtë rast se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner i domosdoshëm për interesat kombëtare të Shqipërisë. (President⁠).
Me këtë shkrim nuk dua të them se Kryeministri i Shqipërisë duhet të heshtë për çështje që prekin Kosovën.  Përkundrazi.  Shqipëria ka të drejtë të ngrejë zërin për Kosovën dhe për fatin e drejtuesve të saj.  Por ka mënyra dhe momente për ta bërë këtë.  Por përdorimi i fjalës “tradhti” ndaj Shteteve të Bashkuara, në një darkë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Nju Jork, nuk është mënyra e përshtatshme për një shprehje të tillë. Sidomos në praninë e gjeneralit Wesley Clark, dhe në prag të fillimit të detyrës së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë. Kjo kërkon të paktën një reflektim.  Sepse marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë shumë më të mëdha se një mosmarrëveshje politike e momentit dhe shumë më të rëndësishme se një person, qoftë ai edhe Edi Rama. Unë e them këtë edhe nga përvoja ime personale.  Për gati 30 vjet në Washington kam qenë dëshmitar i qëndrimeve të forta të ish-senatorit Joe Biden dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë, në mbështetje të Kosovës, gjatë 80-ave dhe 90-ave të shekullit të kaluar. E kam parë nga afër se çfarë do të thoshte për shqiptarët e Kosovës të kishin miq si senatorin e atëhershëm Joe Bidfen në Senatin amerikan, në vitet më të vështira për Kosovën dhe për shqiptarët.
Prandaj, kur dëgjoj sot fjalën “tradhti”, nga një kryeministër shqiptar nuk mund të mos pyes: A kemi harruar kaq shpejt?  A kemi harruar se ku ishte Kosova dhe çfarë mbështetjeje kishte nevojë të merrte nga Washingtoni zyrtar, atëherë dhe sot?  A kemi harruar zërat ndër më me influencë të politikës amerikane që folën për Kosovën dhe për të drejtat e shqiptarëve kur shumë çka ende nuk ishte vendosur për fatin e Kosovës dhe të shqiptarëve atje. Dhe a nuk duhej që, në atë darkë në Nju Jork, javën që kaloi, përpara se të drejtohej një akuzë kaq e rëndë ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Joe Bidenit, të thuhej të paktën një fjalë për kontributin e tij të gjatë ndaj çeshtjes së Kosovës?  Sidomos në prani të gjeneralit Wesley Clark, i cili vetë u falënderua nga Rama për rolin e tij në mbështetje të Kosovës. (Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave⁠).
Miqësia nuk do të thotë të mos kritikosh.  Miqësia do të thotë edhe të dish të kujtosh.  Mund të kërkojmë drejtësi për Hashim Thaçin dhe të tjerët. Mund të kritikojmë politika amerikane. Mund të besojmë se Washingtoni mund të kishte bërë më shumë. Por nuk kemi nevojë, as të drejtë, besoj unë, të përdorim fjalën “tradhti” për të shprehur një mosmarrëveshje politike, nëse mund ta quajmë të tillë, sidomos, jo ndaj një vendi që shqiptarët e kanë konsideruar për dekada si mikun dhe aleatin e tyre më të rëndësishëm – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Dhe sidomos jo në një moment kur një diplomat i ri amerikan po mbërrinte në Tiranë për të përfaqësuar pikërisht atë vend. Çfarë pandjeshmërie politiko-diplomatike nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë!
Ambasadori Eric Wendt, në dëshminë e tij para Senatit amerikan, e përshkroi marrëdhënien SHBA-Shqipëri si një partneritet të mbështetur në interesa të përbashkëta dhe në angazhimin për lirinë dhe sigurinë. (Senate Foreign Relations Committee⁠). Z. Kryeministër, ky është momenti për të ndërtuar mbi këtë partneritet, jo për ta rënduar atmosferën politiko-diplomatike midis dy kombeve tona me akuza që kërkojnë prova dhe shpjegime shumë më të forta.
Pas tri dekadash në Washington, unë kam mësuar një gjë: Amerika mund të kritikohet. Miqtë mund të kundërshtohen. Por historia nuk duhet harruar dhe mirënjohja nuk duhet sakrifikuar për politikën dhe interesat e ditës të një politikani, ose një vendi. Pra, fjala “tradhti” është e rëndë.  Dhe për mua, ajo fjalë nuk duhej të ishte përdorur në atë mënyrë, në atë vend dhe në atë moment.  Sepse ndërsa ne flasim për atë që Amerika mund të kishte bërë më shumë për Hashim Thaçin e të tjerët, duhet të kujtojmë edhe atë që Amerika ka bërë për Kosovën dhe për shqiptarët kudo dhe kurdoherë. Dhe Joe Biden ishte pjesë e kësaj historie. Sa shpejt kemi harruar!
Për mua fjalimi i Edi Ramës ishte një incident diplomatik fatkeq për të, për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, për Kosovën, por edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan. Jam dëshmitar, kur në të kaluarën, komuniteti (NAAC) organizonte darka të tilla, sidomos në shtator, me rastin e takimeve vjetore të OKB-së dhe ftonte zyrtarët e lartë shqiptarë nga të gjitha trojet. Ishte një rast i mirë për tu takuar me kolegët e tyre amerikanë dhe për të festuar së bashku miqësinë e thellë shqiptaro-amerikane. Sa i përket komunitetit shqitaro-amerikan, unë për vete do të doja të kisha dëgjuar një fjali të thjeshtë nga një prej organizatorëve të darkës Gala atë natë, si përgjigje ndaj fjalës “tradhti” të Kryeministrit Rama ndaj Joe Bidenit dhe Shteteve të Bashkuara, që të thonte, ndër të tjera se, “Ne mund të kemi mosmarrëveshje me Joe Bidenin për çështje të caktuara, por nuk harrojmë kurrë atë që ai dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Kosovën dhe për shqiptarët kur Kosova kishte nevojë për Amerikën.”  Vetëm kaq. Do të mjaftonte, sepse ne si shqiptaro-amerikanë me përvojë të këtij vendi, duhet të dime më mire e më shumë. Duhet të dimë se mirënjohja nuk na zvogëlon. Përkundrazi, na bën më të mëdhenj. Shumë prej të pranishëmve në atë darkë e njohin mirë kontributin e Joe Biden për Kosovën dhe për shqiptarët. Dikush duhej të fliste atë natë në mbrojtje të ish-senatorit, ish-zëvendës presdentit dhe ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara. Sepse,  një popull që nuk harron miqtë e tij është një popull që respekton veten. Shqiptarët, sidomos në Amerikë, duhet të kenë guximin të themi të vërtetat, ashtu siç i dimë  Natyrisht, se si qytetarë të lirë të këtij vendi, mund të kemi pyetje dhe kritika për politikën amerikane ndaj Hashim Thaçit e çeshtje të tjera të brendshme dhe të jashtme.  Por po aq të drejtë kemi edhe të kujtojmë se Joe Biden ka qenë për dekada një mbështetës i zëshëm i Kosovës. Këto dy gjëra nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Madje, një komunitet që e njeh historinë duhet të jetë në gjendje t’i thotë të dyja
Unë nuk shkruaj këto rreshta për të mbrojtur Joe Bidenin nga kritikat e askujt, me që se politikanët janë subjekte të debatit publik por edhe vendimet e tyre duhen gjykuar me fakte. Po shkruaj se kjo që ndodhi në Nju Jork nuk duhej të ndodhte me Shtetet e Bashkuara. Sidomos jo me njerëzit, si Joe Biden dhe para Gjeneralit Wesley Clark — Komandanti Suprem i NATO-s që ka drejtuar sulmet kundër Serbisë për Çlirimin e Kosovës – që në momentet më të vështira pra për Kosovën, e ngritën zërin në Washington për vite me radhë dhe vepruan kur e donte situata, për të mbrojtur Kosovën dhe shqiptarët me forcën më të madhe morale dhe ushtarake, që kishte njohur historia e botës deri atëherë.  Prandaj, përpara se të përdoren fjalë të rënda si “tradhti”, duhet të kujtojmë historinë. Dhe kujtesa ime – pas gati më shumë se prej 30 vitesh në Washington – më thotë se nuk kemi të drejtë të harrojmë aq shpejt.
Frank Shkreli
                            —————————————————————————-
Këshilla e Gjeneralit Wesley Clark për klasën politike shqiptare gjatë një interviste me Zërin e Amerikës, në vitin 2018 – aq aktuale edhe sot në Kosovë, Shqipëri dhe gjithandej trojeve shqiptare.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje për kërcënimet ndaj Kosovës, Gjenerali Clark u përgjegj kështu:
“Mendoj se njerëzit këtu duhet të luftojnë për ta vendosur demokracinë, votimi është thjesht pjesë e demokracisë. Pjesë më e thellë e demokracisë është etika e shërbimit publik, ideja që kur merr një vend pune është me misionin e vetëm për të rritur të mirën e përbashkët, pothuajse sikur të jesh në një nga kuvendet fetare, ku merr para të mjaftueshme për të jetuar, por kurrë nuk do të jesh i pasur, dhe e bën këtë gjë për një kohë të caktuar e pastaj kthehesh në sektorin privat dhe pastaj mund të provosh veten në biznes dhe të bëhesh i pasur. Është një trashëgimi e komunizmit që njerëzit në pushtet të kenë privilegje ekonomike, ky ishte sistemi i nomenklaturës së vjetër dhe ishte ironike, sepse komunizmi thoshte se qeveria i takon çdokujt, por nën komunizëm njerëzit në pushtet kontrollonin qeverinë dhe ekonominë dhe të gjitha privilegjet. Ndërsa demokracia është të kujdesesh për të gjithë. Në administratë, si shërbyes i thjeshtë, në një demokraci duhet ta kesh vullnetin të jetosh në mënyrë modeste. Nëse doni një shtëpi në Monako, një anije të shpejtë, një shtëpi të dytë në mal, pushime një mujore të skijimit, mos hyni në qeveri, por filloni një biznes, bëjini paratë tuaja, bëjeni në mënyrën e duhur dhe ndershmërisht. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme të arrihet sot në Kosovë — krenaria për të shërbyer në sektorin publik, krenaria për sakrificën në shërbim të publikut”, ka thënë Gjenerali Wesley Clark për “Zërin e Amerikës”, në një intervistë në vitin 2018.

Epoka 35-vjeçare 1878-1912, Epoka më e Lavdishme në Historinë e shqiptarëve- Nga Skënder Sadri KAPITI

 

Historia paraqet, shënon dhe shkruan në memorien kombëtare ngjarje dhe zhvillime  luftarake, politike, shkencore, civilizuese, kulturore dhe të traditave. Por ngjarjet më të rëndësishme historike janë ato që kanë sjellë rezultatin kryesor madhor, atë të çlirimit, pavarësisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar. Dhe për shqiptarët kjo është epoka 35-vjecare  1878-1912 , Lidhja Shqiptare e Prizrenit, qëndresa mbinjerëzore, Luftërat për pavarësi kombëtare që çuan në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike   në  Vlorë, (1912).

Ky fakt historik më jetiku për shqiptarët nuk u pëlqen armiqve të Shqiptarëve, Greqisë, Serbisë , as Antantës europiane (Britan-Francë -Rusi) dhe as islamofobëve serbo e grekofilë. Ka disa farë intelektualësh shumë djallëzorë të cilët si pseudopatriotë të asnjëfarë merite kombëtare mundohen ta gjejnë patriotizmin në shekujt e largët të historisë, me qëllim që ta zbehin dhe të mos i japin rëndësinë e duhur kësaj Epoke të jashtëzakonshëm të rëndësisë kombëtare, të këtyre ngjarjeve madhore të kohës moderne, kur kundër shqiptarëve ishin të gjithë, të gjitha shtetet ballkanike dhe ato evropiane, që nuk donin të kishte një shtet por as komb shqiptar, gjë e cila vazhdoi prej tyre edhe pas shpalljes së Pavarësisë  Shqipërisë.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është argumenti historik më madhor i cili rrëzon gënjeshtrat dhe mitologjinë akademike dhe kishtare genociste serbe se Kosova është Serbi. Prizreni është simboli i rezistencës, qëndresë, unitetit  dhe  krenarisë kombëtare shqiptare, vendi i shenjtë i shqiptarizmit. Në vitin 1878 me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për herë të parë shqiptarët lëvizën si komb në të gjitha trojet shqiptare; kjo Lidhje e bëri prezent në Evropë ekzistencën e Kombit shqiptar dhe të drejtën e tij për të pasur shtetin e tyre shqiptarët. Kjo është epoka kur shqiptarët në tërësi por kryesisht shqiptarët e Kosovës u ngritën kundër Perandorisë Osmane për Pavarësi, por njëkohësisht shqiptarët po luftonin edhe kundër copëtimit të trojve shqiptare, pra po luftonin edhe për Pavarësinë nga Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia synimet e disave i mbështeste edhe Evropa, edhe Rusia. Pra shqiptarët për të drejtat e tyre ishin vetëm ,dhe jo vetëm kaq por ishin kundër të gjithëve, pra nuk kishin aleatë. Kjo periudhë kohore ishte Epoka më e lavdishme sepse shqiptarët po luftonin dhe luftuan për Shqipërinë, dhe patriotët shqiptarë i shërbyen kombit të vet dhe jo perandorive të Romës, të Bizantit , as shteteve të Italikut, as Omanllisë dhe as pavarësisë së  Egjiptit, Greqisë e Serbisë siç kishin bërë me parë perandorët, gjeneralët, vezirët dhe ushtarakët me origjinë ilire e dardane.

 


Send this to a friend