VOAL

VOAL

Jubileu i 15-të me kauzë humanitare i “Mbretëreshës Teuta” në Zagreb – Kroaci Ditët e Mbretëreshës Teuta: ” Ju nuk jeni vetëm”:

November 24, 2019

Komentet

Zoti e bekoftë idealin e bashkimit kombëtar!- Florim Zeqa, fotoreportazh nga Italia

 

Miratimi i Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Të dielën më 21.06.2026, në Azzano Decimo (PN, Itali), nën patronatin e Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), në bashkëpunim me Lidhjen e Historianëve Shqiptarë në Botë me seli në Zvicër dhe Shoqatën “Krenaria Shqiptare”, u mbjat Konferenca Shkencore kushtuar historisë, identitetit dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 

Miratimi i Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Konferencën e hapi me mirëseardhjen drejtuar të pranishmëve, nikoqiri Ndriçim Kërçuku, kryetar i shoqatës “Krenaria Shqiptare”. Ndërsa konferencën e udhëhoqi në mënyrë briliante moderatorja Ninfa Pema, e cila fillimisht i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet, duke i falenderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij evenimenti kulturoro-shkencor.

Më pas moderatorja i përshendeti një nga një mysafirët e nderit dhe oratorët e kësaj Konference Shkencore; Prof. Dr. Skënder Asani, Prof. Teuta Llalla, Juristin Mumin Osmani, Prof. Dr. Shefki Selami, Akademik Murat Ajvazi dhe Dr. Granit Muçaj (President i FNAI-t).

Oratorët e kësaj konference trajtuan tema me rëndësi historike, kulturore, arsimore dhe institucionale, secili në lartësinë e tij shkencore lidhur me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, si dhe për sfidat e perspektivat e tyre në kontekstin bashkëkohor.

Pas intervalit të Konferencës përformuan nxënësit e shkollës shqipe nga Trieste me recitime nga veprat e autorëve shqiptarë të Rilindjes Kombëtare.

Po ashtu, gjatë një intervali të caktuar kohor, nga nikoqiri (shoqata “Krenaria Shqiptare”) u shtrua një koktel për të pranishmit në këtë aktivitet.

Pas përfundimit të temave shkencore të panelistëve të sipërpërmendur dhe disa përshëndetjeve të aktivistëve lokal, u lexua dhe u miratua unanimisht Rezoluta e përbërë prej 19 Neneve, drejtuar institucioneve shtetërore të Republikës së Maqedonisë, Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, OSBE-së, OKB-së, organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, institucioneve akademike dhe shoqërisë civile.

Në fund të aktivitetit u ndanë certifikata me titullin “Zëri i Kombit” për të gjithë oratorët, me Certifikatë Mirënjohjeje për disa nga kontribuesit, aktivistët dhe organizatorët e kësaj Konference.

Pas përfundimit të punimeve të Konferencës u shtrua drekë festive në Restorantin “Il Novecento”, ku përformojë me valle të bukura shqipe Grupi i Valleve “Arif Musaj nga Conegliano (TV).

Ia vlen për të theksuar se i pranishëm në këtë Konferencë ishte edhe Alessandro Ciriani, Deputet i Parlamentit Europian. Në fjalën e tij përshëndetëse eurodeputeti përmendi vlerat e komunitetit shqiptar dhe rolin e integrimit në jetën e shoqërisë italiane. Nuk harroi së përmenduri edhe hapat e Shqipërisë drejt pranimit si anëtare e Komunitetit Europian.

Të pranishëm në këtë aktivitet, veç atyre që citova më sipër, ishin veprimtarë nga Trieste, Brescia, Trento dhe Treviso, si; Adela Shehu, Ndue Shabaku, Petrit Alijaj, Muamer Murtezani, Mumin Brezaliu, publicisti Florim Zeqa, Prof. Minire Ferat, Elvana Fortuzi dhe Psikologu Atlant Picaku i ardhur enkas nga Shqipëria.

 

Konkluzion i autorit

 

Edhe pse me një pjesëmarrje tejët të ulët të bashkatdhetarëve, Konferenca e arriti qëllimin e saj, me hartimin e Rezolutës, e pasuar me 60 nënshkrime të organizatorëve, panelistëve dhe pjesëmarrësve.

Frytet e kësaj Konference pritet t’i shohin në muajt dhe vitet në vazhdim me reflektimin e institucioneve përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, por mbi të gjitha me unifikimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në realizimin e të drejtave kombëtare.

Zgjidhja e pjesshme e të drejtave kombëtare nuk paraqet zgjidhje të plotë dhe afatëgjatë në asnjë pjesë të trungut tonë Dardano-Iliro-Arbëror. Për zgjedhjen e plotë dhe të drejtë të çështjes sonë madhore ekziston vetëm një formulë! E ajo është formula e bashkimit kombëtar, jo vetëm si ide dhe nocion folklorik, por si qëllim dhe mision i secilit prej nesh, pavarësisht pozicionit dhe shtrirjes gjeografike.

 

Zoti e bekoftë idealin e bashkimit kombëtar!

Diaspora shqiptare proteston kundër Ramës edhe në Vjenë, aktivistja: Mbështesim kërkesat e protestuesve në Tiranë, thirrjet tona janë të njëjta

Ndërsa në Tiranë pritet të zhvillohet protesta e 22-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës, shqiptarët e diasporës kanë vijuar mobilizimin edhe në Europë. Një tubim solidarizues u mbajt në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit në Shqipëri.

 

Emanuela Zaimi, pjesëmarrëse në protestë, deklaroi se kërkesat e diasporës janë të njëjta me ato të qytetarëve që po protestojnë në Tiranë.

“Ne jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri. Thirrjet tona janë të njëjta me të tyret”, u shpreh ajo gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga kryeqyteti austriak.

Zaimi hodhi poshtë gjithashtu pretendimet për prapavija politike apo interesa të tjera pas protestave të diasporës, duke theksuar se qëllimi i tyre është vetëm mbrojtja e interesave të Shqipërisë.

“Diaspora mbron vetëm interesat e Shqipërisë. Kjo protestë është në mbrojtje të vendit tonë”, deklaroi ajo.

Për atdhe jemi betuar- Nga Emine S. HOTI, Norvegji  

 

Atdheu është i shenjtë, është amanet,

ne jemi bashkë si në kohën e Kastriotit,

kemi dhënë besën askush dot s`na thyen,

atdheu është i shqiptarëve, edhe i zotit.

 

Populli dhe të rinjtë – shqipe në fluturim,

për atdheun të gjithë brezat sakrifikojnë,

çdo pëllëmbë atdheu, amanet mbi amanet,

bëhemi barrikadë, asnjë copëtim s`e lejojmë.

 

Zoti na bekojë me trojet më të bukura,

me dete, lumenj, liqene, male edhe kodra,

jemi popull  paqedashës s`i bëjmë keq askujt,

mbrojmë tokën tonë, mbrojmë të drejtat tona.

 

Jemi ndër popujt me histori legjendare,

për atdhe kemi dhënë besën dhe lirinë,

e mbrojmë atdheun si shqiponja folenë,

e kemi të shenjtë dhe të vyer Shqipërinë.

 

Rinia e ka kuptuar kush ishim e kush jemi,

të gjitha shqipet në fluturim janë bashkuar,

ta çojnë përpara amanetin e të parëve tanë,

Shqipëria jeton, për atdheun jemi betuar.

 

 

VIDEO/ Kreu i qeverisë në Berlin, emigrantët shqiptarë e presin me thirrje në kor: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga emigrantë shqiptarë gjatë vizitës së tij në Berlin, ku ndodhet për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor.

Teksa kreu i qeverisë shqiptare ka dalë nga një takim, disa emigrantë shqiptarë janë mbledhur për ta pritur me thirrje kundër tij.

Në kor, shqiptarët kanë thirrur: “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë!”, duke i përcjellë edhe atje mesazhin e 17 ditëve protestë që mbahet para zyrës së tij në Tiranë.

edi rama berlin

“Burg, burg, burg…” dhe “anulo projektin”, “anulo ligjin”, kanë qenë thirrjet e turmës ndaj Ramës, ndërsa ai nuk ka reaguar dhe është futur në makinë duke u larguar.

Kujtojmë se në Tiranë për 17-të ditë me radhë po zhvillohen protesta me një pjesëmarrje masive, ku kërkesa e vetme është dorëheqja e tij nga detyra, bashkë me qeverinë. gsh

FOTOT + VIDEO- Protestës për largimin e kryeministrit i bashkohet edhe diaspora në Gjermani, shqiptarët në Mynih: Rama ik, ka folë mërgimi!

 

Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Mynih të Gjermanisë, në mbështetje të protestës që po zhvillohet në Tiranë prej 15 ditësh, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.


Ata i janë bashkuar thirrjeve dhe kërkesave që po artikulohen prej më shumë se dy javësh në kryeqytet nga mijëra qytetarë para kryeministrisë dhe rrugëve të qytetit.

“Ti ndërton kulla, ne mbajmë plagë, Ti shet Shqipërinë, ne mbajmë flamurin lart. Nga Mynihu po vjen vendimi, Rama ik, Ka fol mërgimi”, thuhet në një nga pankartat e mbajtura nga protestuesit pranë kampusit universitar Ludwig-Maximilians- Universität.

Mynih protesta (4)

Ashtu si në protestat në Tiranë, edhe në Gjermani nuk ka munguar thirrja simbolike e këtij tubimi “Rama jepe dorëheqjen”, si edhe “Shqipëri e re”, “Rama n’burg, Berisha n’burg.

Gjatë protestës, shqiptarët nuk kanë kursyer as ironitë dhe mesazhet politike ndaj Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një nga pankartat e mbajtura në protestë shfaqet një foto e saj së bashku me kryeministrin Rama, e shoqëruar me mesazhin: “Ndalo së suportuari regjimin kriminal”. gsh

Mynih protesta 1

 

Mynih protesta (6)

 

Mynih protesta (4)

Mynih protesta (8)

 

Mynih protesta (2)

Mynih protesta (3)

 

Mynih protesta (1)

 

Mynih protesta (2)

 

Mynih protesta (5)

Screenshot 2026-06-14 170958

Mynih protesta (7)

Në Lion të Francës një protestë e shkëlqyer me mbi 1000 shqiptarë të diasporës në mbështetje të Revolucionit Flamingo

Në Lion të Francës u bë një manifestim i shkëlqyer në mbështetje të protestave që po bëhen në Shqipëri që morën shkas nga padrejtësitë që po bëhen në Zvernec apo Rrjoll.

Protesta filloj ne orën 17:00 dhe manifestuesit Shqiptare marshuan neper qytet deri ne qendër të qytetit tek bashkia qendrore.

Prefektura e Lionit dhe xhandarmëria u kishte dhene leje si manifestim politik, duke i shoqëruar për të gjithë intenerarin i cili ishte shumë i përpiktë dhe ju ka lënë mjaft përshtypje të mirë.

Manifestimin e orgjanizoj shoqata “Royaume de Soleil” me anëtaret e asamblesë së saj dhë presidenti Leon Molla.

Manifestimi i 13 qershorit 2026 ne Lion pati mbi një mirë veta , i cili kaloi çdo parashikim dhe jep shpresë që javen e ardhshme të jetë dhe me i madh. .

‘Shkëndija e protestës përhapet në Diasporë’- Shqiptarët e Gjermanisë ftohen në tubim kundër Ramës në Nuremberg

 Këtë fundjavë, 13 qershor diaspora në Gjermani ka lajmëruar mbajtjen e një proteste, teksa kryeqyteti shqiptar, Tirana, ‘vlon’ nga masiviteti i qytetarëve, të cilët kërkojnë njëzëri dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës.

Përmes një njoftimi zyrtar, diaspora në Gjermani njofton se tubimi do të zhvillohet në qytetin e Nurembergut, ku pritet të ketë një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje.

Nën logon ‘Shkëndija e rotestës përhapet në Diasporë’, shqiptarët ftohen të bëhen bashkë pasditen e kësaj të shtune, ora 18.00, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Image

Protesta masive kundër Ramës ka tejkaluar kufijtë e Shqipërisë, me diasporën jashtë vendit që ështët solidarizuar për t’i dhënë fund pushtetit të kryeministrit.

Këtë të shtunë, protesta u mbajtën edhe në Australi dhe Irlandë, ku diaspora shqiptare kërkon largimin e Edi Ramës, ndërsa pikënisja për këtë ‘boom’ protestash është bërë Zvërneci.

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

Diaspora shqiptare është ngritur në këmbë, për ‘tiu bashkuar protestave që po mbahen fuqimisht në Tiranë. Me këngë dhe thirrje patriotike, shqiptarët e Holandës janë ngritur në protestë në Hagë, ndërsa kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Ramës.

Kujtojmë se shqiptarë kudo ku ndodhen nëpër botë janë ngritur në protesta të fuqishme, ndërsa kërkojnë një klasë politike larg korrupsionit dhe qeveri teknike.

Sot është njoftuar një protestë kombëtare, e cila hyn në ditën e 11 të saj. bw

 

Shqiptarët në Shtutgart ngrihen në protestë kundër Ramës: O tradhtar jep dorëheqje

Me flamuj në dorë, të veshur kuq e zi, shqiptarët në Shtutgart kanë protestuar për disa orë, ndërsa kryefjalë e fjalimeve të tyre ka qenë dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.

 

GJERMANI– Shqiptarët në Shtutgart të Gjermanisë janë ngritur në protestë, duke kundërshtuar projektin në Zvërnec. Me flamuj në dorë, të veshur kuq e zi, shqiptarët në Shtutgart kanë protestuar për disa orë, ndërsa kryefjalë e fjalimeve të tyre ka qenë dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama.

“O sa mirë me qenë shqiptarë”, ” Shqipëri e re”, “Edi Rama, o tradhtar!”, “Rama ik!”, “Dorëheqje”, “Rama në burg!”, “Shqipëri e re”, ishin disa nga thirrjet e shqiptarëve në kor. Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

“Rama ik”- Shqiptarët mbushin sheshin në Bolonja: Ajo zyrë është e jona, merr rraqet dhe ik në Surrel

Një nga protestuesit listoi edhe disa nga problemet që ka vendi ynë, duke thënë se në Shqipëri nuk është vetën Narta dhe Zvërneci, por ka edhe shumë probleme të tjera.

ITALI- Shqiptarët në Bolonja kanë dalë dje në protestë, duke kundërshtuar projektin në Zvërnec. Gjatë tubimit, ata lëshuan thirrje kundër qeverisë dhe vetë kryeministrit Edi Rama. “Rama ik”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Burg, Burg, Burg”, janë disa nga thirrjet e shqiptarëve. Një nga protestuesit listoi edhe disa nga problemet që ka vendi jonë, duke thënë se në Shqipëri nuk është vetën Narta dhe Zvërneci, por ka edhe shumë probleme të tjera.

 

“Më tha gjyshja; ç’të duhet që do të dalësh?! Po do dal se po më nxjerrin nga shtëpia. Një fëmijë i vogël këtu tha; Rama ik, që të vi unë. Kaq na duhet. Në Shqipëri nuk ka ilaçe, nuk ka analiza. Nuk është vetëm Narta dhe Zvërneci. Nuk ka gjë më të keqe se të përzësh fëmijët nga shtëpia, se ne kemi ikur në emigrim. Nuk ka meritokraci në Shqipëri, fiton miku dhe i forti. Jo i zoti. Ndaj jemi këtu! Zoti kryeministër, ajo është shtëpia jonë. Këta qytetarë që janë këtu, do të vinë aty. Ajo zyrë aty është e jona. Tani merr rraqet dhe ik në Surrel”, tha një i ri.

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al

“Rama në burg” Shqiptarët protestë edhe në Hagë, thirrja e vogëlushes: Shqipëria është e jona (VIDEO)

“Rama në burg”, “Shqipëria është e jona”, janë këto thirrjet e shqiptarëve të cilat kanë protestuar në Hagë.

Prej disa ditësh shqiptarët kanë protestuar në Tiranë dhe në qytete të ndryshime në Shqipëri, por jo vetëm. Protestat janë shtrirë edhe jashtë kufijve.

Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, pjesëmarrësit po dalin çdo pasdite në sheshe, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin e investimit në zonën e Zvërnecit. bw

 

Shqiptarët dalin në protestë edhe në Bruksel- Thirrje kundër Kryeministrit para Komisionit Europian: Rama në burg!

Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.

 

BRUKSEL- Shqiptarët e Brukselit kanë protestuar ditën e sotme para Komisionit Europian, duke shprehur kundërshtimet e tyre ndaj projektit në Sazan. Të mbuluar me flamur kombëtarë dhe qeleshe, ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë Rama, ndërsa disa prej tyre kërkojnë burgosjen e Ramës. Protesta nga diaspora ka pasur edhe në Milano, Firence, Londër, Frankfurt, Berlin, Oslo, Austri dhe në disa vende të SHBA-së, ku me pankarta, flamuaj dhe brohorima, shqiptarët kanë shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes.

Disa nga pankartat më pikante në këto tubime kanë qenë: “Rama të japë dorëheqjen! Shqipëria nuk shitet”, “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Qeveri e re”, “O pallosh jep dorëheqjen sa më parë”,”Revolucion”, “Kur populli proteston fillon zhvillimi”, “Qeveri e re”, “A je shqipe, a je pulë”, “Top Channel e kapëm lajmin”, “Erdhëm vetë në edicionin qëndror”, “Milionero mos të kapi sikleti”, “Ramëëë, pije kosin”.

Në protestat e zhvilluara në Tiranë, qytetarët kanë prezantuar edhe pesë kërkesa që i kanë cilësuar si të panegociueshme dhe që i drejtohen kryeministrit Edi Rama. Ata tha se kërkesat e paraqitura burojnë nga vullneti i mijëra qytetarëve që i janë bashkuar protestës dhe përfshijnë:

1. Dorëheqjen e qeverisë;

2.Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;

3.Shfuqizimin e Paketës së Maleve;

4.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;

5.Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Protestuesit kanë theksuar se këto kërkesa përfaqësojnë, sipas tyre, interesin publik dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e kulturore të vendit.

Çfarë ndodhi në protestën e Zvërnecit?

Disa ditë më parë në fshatin Zvërnec u zhvillua një protestë kundër një projekti turistik që po ndërtohet pranë zonës së mbrojtur të lagunës së Nartës. Banorë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kundërshtuan punimet, duke pretenduar se po dëmtohet ekosistemi dhe një zonë me rëndësi të veçantë natyrore. Gjatë protestës pati përplasje mes protestuesve dhe rojeve private të kontraktuara për sigurinë e kantierit. Në pamjet e publikuara në media u panë roje private të maskuara që përdorën spraj me piper dhe dhunë fizike ndaj disa protestuesve. Një protestues u tërhoq zvarrë nga rojet, ndërsa një grua raportohet se humbi ndjenjat gjatë tensioneve. Pas reagimeve të forta publike, policia nisi hetime ndaj dy punonjësve të sigurisë private dhe njëri prej tyre u arrestua./Dosja.al


Send this to a friend