Kryesia e Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në NRW të Gjermanisë është organizuar si kurrë më parë për të marrë pjesë në Zgjedhjet e Parakoshme Parlamentare në Kosovë.
Për t’i dhënë një përkrahje sa ma të fortë kandidates së nominuar për Kryeministre nga Kryesia Qëndrore dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, znj. Vjosa Osmani dhe Listës së Kandidatëve për Deputetë, Kryesia e Nëndegës së LDK-së në NRW, në mbledhjen e fundit të mbajtur në Wopertall të Gjermanisë, kërkojë nga anëtarësia e gjerë e saj dhe simpatizantët që i grumbullon afër vetes në NRW, që të jenë pjesmarrës në Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare, duke i ftuar që në mënyrë të organizuar të udhëtojnë drejt Kosovës me autobus dhe avion.
Është për t’u theksuar se për t’iu dalë në ndihmë anëtarësisë dhe simpatizantëve të LDK-së në NRW në plotësimin e formularëve përmes postës elektronike Kryesia e Nëndegës së LDK-së për NRW formojë një komision, i cili ishte në qasje 24 orë.
Një organizim i tillë, për të marrë pjesë masivisht në Zgjedhje, nuk është marrë ndonjëherë në Gjermani. Ky është rasti i parë që LDK ka pasë një interesim kaq të madh për të marrë pjesë në Zgjedhje Parlamentare në Republikën e Kosovës.
Iniciativa të tilla janë për t’u përshendetur si dhe po shpresojmë se edhe Landet e tjera në Gjermani do të marrin iniciativa të tilla.
Komentet