VOAL – Pas biçikletave, motoçikletave dhe makinave, është rradha e aeroplanëve elektrikë …. Në aeroportin e Sionit, një avion dyvendësh i aftë për të fluturuar falë një motori elektrik u paraqit të premten.
Avioni u mediatizua pas një fluturimi të shkurtër mbi qiellin e Valesë. Ai do të përdoret për stërvitjen e pilotëve dhe pritet të jenë në dispozicion të shkollave të aviacionit duke filluar nga viti 2021.

André Borschberg, ish-CEO dhe pilot i Impulsit Diellor
“Pajisja Bristell Energic ofron zgjidhje pa zhurmë, heshtje dhe ekonomike”, tha André Borschberg, ish-CEO dhe pilot i Solar Impulse dhe bashkë-themelues dhe president i kompanisë H55, duke folur për shtypin. Dyvendëshi, me një autonomi prej 90 minutash, prodhohet nga kompania çeke BRM Aero.
ATS
Komentet