Vajza e një të varfëri kthehet në shtëpi e shqetësuar dhe i thotë babait të saj:
“Dëgjo, babë, më duhet të të jap një lajm, më premto se nuk do të zemërohesh … Kam mbetur shtatzënë …”
Dhe ai: “Shtatzënë?!?! Por si?!?! Kush ishte ai kafshë që të la shtatzënë? Ia tregoj unë atij… ”
“Jo, mos baba, të lutem, ai është një djalë i mirë, ai gjithashtu thotë se do të marrë përgjegjësitë e tij … të lutem mos i bëj asgjë. Ai po vjen për të zgjidhur gjithçka me ty … ”
“Me mua?!?! A do të vijë këtu që ta shtyp dhe ta thyej më dysh! ”
“Të lutem, baba, ai vjen këtu për të rregulluar gjithçka, të lutem mos i bëj asgjë!”.
Në një moment shihet dikush që vjen me Ferrarin …
“Shih baba po vjen …”
… po, po, unë do ta godas menjëherë në fytyrë, nuk ia fal minutën!”
“Jo, të lutem, babi, të lutem, le të rregullojmë gjithçka tani!”
Djali ndalon makinën, është i veshur me një kostum dhe kravatë, i bukur si dielli kur lind dhe thotë:
“Përshëndetje zotëri…”
“Mirëmëngjes, më thënke! Ti më ke lënë vajzën shtatzënë, do të të vras!! ”
“Ju zotëri, kam ardhur këtu për të rregulluar gjithçka, marr përgjegjësitë e mia dhe tashmë kam një projekt në mendje për të ardhmen. Pra, nëse fëmija është mashkull, unë kam dy tre fabrika, gjashtë dyqane të veshjeve të klasit të lartë. Kam disa gjimnaze, disa qendra sportive dhe ia jap të gjitha. Nëse është një femër, unë kam tri argjendari në qendër të kryeqytetit, kam tri kompani të tjera, aktivitete të ndryshme dhe ne do t’ia japim të gjitha asaj… dhe nëse ajo duhet të abortojë … ”
“BËNI FËMIJË TË TJERË!!!”
Komentet