ARISTIR LUMEZI/ Kryeministri Rama dhe kreu demokrat Basha shfaqën dje shenja tërheqjeje nga pozicionet e mëparshme, duke pranuar të ulen për dialog.
Pas deklaratës së zëvendëskryetarit të Grupit Parlamentar të Unionit Kristiandemokrat (CDU/CSU) në Bundestag, e njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Wadephul, si dhe raportuesit për Shqipërinë në Komisionin për Çështjet e Jashtme, Christian Schmidt, që kërkuan dy ditë më parë dialog pa kushte mes opozitës dhe qeverisë, palët lëvizën nga pozicionet e tyre.
Si Basha, edhe Rama kanë bërë dy ditë rresht bashkëbisedime me gazetarët për të treguar pozicionet e tyre të reja.
“Të dyja palët janë njësoj përgjegjëse për paqen e brendshme dhe për krijimin e kushteve për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Ata që nuk janë të gatshëm ta bëjnë këtë menjëherë, janë duke e çuar veten drejt izolimit politik. Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar në kapërcimin e krizës”, thuhet në deklaratën e dy politikanëve gjermanë. Mësohet se selitë diplomatike kanë lëvizur dy ditët e fundit, kur ka qenë edhe afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ. Kreu demokrat ishte më i qartë dje për të marrë pjesë në angazhimin gjerman.
“Jam njohur këto 24 orë me qëndrimet e partnerëve ndërkombëtare. U kam komunikuar miqve ndërkombëtarë se mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për të zgjidhur këtë krizë dhe për t’iu kthyer shqiptarëve sovranitetin nga një qeveri dhe Parlament ilegjitim”, u shpreh dje Basha.
Ndërsa Kryeministri Rama, edhe pse u shpreh i vendosur për të mos negociuar për datën e zgjedhjeve për shkak të Kushtetutës, tha se do të ulej të fliste me Lulzim Bashën për të përmirësuar kuadrin ligjor për të gjitha shqetësimet e opozitës.
Pritet që deri në fund të javës të kemi një produkt të këtij ndërmjetësimi ndërkombëtar, edhe pse Rama u shpreh se nuk ka nevojë për të huajt për të dialoguar me Bashën. Por e shkuara e afërt dhe e largët na kujton gjetjen e zgjidhjeve në minutën e fundit, duke shkuar dhe në ndërhyrjet në Kushtetutë dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve.
Në maj 2017, pas afro tre muaj proteste, pasi ngriti një çadër para zyrës së Kryeministrit, duke kërkuar dorëheqjen e tij, Rama e Basha ranë dakord me propozimet e “Paketës McAllister”, e cila u pasurua dhe me disa propozime të zyrtarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.
Marrëveshja mes tyre i jepte më shumë garanci opozitës për të kontrolluar qeverinë dhe administratën që të mos përfshiheshin në fushatën zgjedhore dhe të pranonin rezultatin e zgjedhjeve.
Ndonëse data e zgjedhjeve edhe në 2017 ishte caktuar, 18 qershori, Presidenti Nishani, në zbatim të marrëveshjes Rama-Basha, i shtyu ato me një javë, duke dekretuar datën e re, më 25 qershor 2017. Dhe në 2007, kriza e certifikatave e ngritur nga PS në opozitë çoi në një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancës, duke shtyrë datën e zgjedhjeve nga 20 janari në 18 shkurt 2007.
Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë.
Radio Evropa e Lirë
Deputeti shqiptar nga Bujanoci në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dorëzuar një draft-rezolutë në kët . . .
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vlerësoi të hënën Presidentin e SHBA-së Donald Trump për “vendosmërinë e shprehur” të tij reduktimin e afatit të vendosur nga 50 ditë në 12, për t . . .
Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 103 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
“Sot festojmë 10 . . .
Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve . . .
(“Nuk e di a e kanë vërtetë shqipot këtë lokalin me shtesa mbi trotuar në Londër, po qesha shumë kur ma çuan dhe po e ndaj me ju për pak humor”)
I shfaqur kryesisht gjatë mandatit t . . .
Prishtinë, 26 korrik 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule të freskëta . . .
Nga Mimoza Picari
Në Shqipëri sëmundjet jo të transmetueshme, ose siç njihen ndryshe sëmundjet kronike, po njohin rritje të vazhdueshme, ndërsa ekspertë të shëndetit publik konstato . . .
Radio Evropa e Lirë
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ekonomik me Kosovën në disa sektorë strategjikë . . .
Duke ju rikthyer dy deklaratave të kryeministrit Rama gati pesë ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, 2025 skica e autorit LD-NY25 me diçiturën “Treni i votave” risjell në kujtesën e zgje . . .
Rusia ka humbur afërsisht 1,045,220 ushtarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022. Ky është raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Arma . . .
BILD
Një avion ushtarak amerikan ka fluturuar javën e kaluar nga depoja qendrore e armëve bërthamore në bazën ajrore Kirtland në shtetin amerikan të Nju Meksikos drejt bazës brita . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim se çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konsti . . .
Komentet