Sami Lushtaku ka ikur nga Reparti i Kardiologjisë të martën gjatë ditës për t’u kapur më pas nga Policia e EULEX-it, në një zonë ku nuk ka guxuar të shkelë. Burime të gazetës “Zëri” kanë bërë të ditur se Lushtaku kishte shkuar për një kontroll të zemrës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por më pas është zhdukur pa gjurmë nga Reparti i Kardiologjisë.
“Policia e ka kërkuar në këtë Repart, por nuk e ka gjetur, më pas Policia e EULEX-it ka arritur që ta arrestojë dhe në orët e vona e ka dërguar në pjesën veriore të Kosovës për të mbajtur seancën gjyqësore ndaj tij”, ka treguar burimi i “Zërit” i afërt me EULEX-in.
Ikjen nga QKUK-ja e kanë mbajtur të fshehtë zyrtarët e Repartit, ku ka qenë Lushtaku. Ata nuk kanë e kanë konfirmuar, madje e kanë hedhur poshtë të ketë qenë ai gjatë ditës së martë në QKUK.
Zëdhënësi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Shpend Fazliu, ka thënë se menaxhmenti i SHSKUK-së nuk ka informacione zyrtare rreth kësaj çështjeje…
Komentet