Trafiku i drogës nga Shqipëria me destinacion vendet e tjera europiane është bërë kryetemë në mediat italiane, por edhe në vendet e tjera ku janë kapur dhe arrestuar shqiptarë të përfshirë.
Media prestigjioze italiane “Corriere della Sera” në një artikull të publikuar sot shkruan për fenomenin e prodhimit të drogës në Shqipëri dhe për atentatin e djeshëm në qytetin e Vlorës, ku dy persona mbetën të vdekur dhe një tjetër u plagos.
Artikulli i titulluar “Trafiqe dhe tregime nga “Albanistani”, i gazetarit Andrea Galli flet për krijimin e një narko-shteti, term ky që është përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare kundrejt qeverisë në çdo betejë parlamentare e studio televizive.
Analiza e gazetarit të medias italiane zbërthen të gjithë domethënien e termit “narko-shtet”, i cili në thelb ka rregullimin e hesapeve, telefonatat mbi drogën si dhe lidhjet e trafikantëve me politikanë.
“Përkufizimi i “narko-shtetit” ka në themel të tij rregullimet e hesapeve, tonelatat e drogës, krimet e eksponentëve shtetërorë të kamufluar si aksidente rrugore, djemtë që joshen nga kriminelët dhe transformohen në vrasës, lidhje mes politikanëve dhe narko-trafikantëve shqiptarë, e cila nuk mbetet më vetëm në kuadër të prodhimit të marijuanës, por është futur edhe në kanalet ndërkombëtare të kokainës, në aleancë me ndrangheta-n dhe klanet amerikano-jugore”, thuhet në artikull.
Duke listuar një sërë problemesh në Shqipëri, media italiane ndalet edhe tek aferat korruptive. Ajo shkruan se është krijuar një kulturë edhe tek qytetarët, të cilët sapo ndalohen për një kontroll rutinë nga Policia e Shtetit ata menjëherë bëjnë gati “paratë”, si metodë e qartë për të korruptuar efektivët e policisë.
Një zakon i përhapur aq shumë, saqë kur një qytetar ndalohet nga policia për një kontroll rutinë, bën gati paratë. Kurrë nuk i dihet, edhe pse nuk ka kryer asnjë krim. Një polic fiton mesatarisht 300 euro në muaj. Ndikimi i partive nuk ka të ngjashëm në Europë. Me ndryshimin e pushtetit, ndërrohen edhe kolltukët, të rëndësishëm ose jo. Policët e thjeshtë mund të transferohen nga një anë e vendit në tjetrën. Ato paga mjerane nuk u lejojnë të blejnë një makinë, ndërsa mjetet e transportit publik janë të vjetërsuar, e kështu ndodh shpesh që t’i gjesh policët duke bërë auto stop”, thuhet në brendësi të artikullit.
Ajo në fund shkruan edhe për “djemtë e dhunshëm” që bëjnë pjesë në klane të ndryshme mafioze, të cilët duke u marrë me trafikimin e lëndëve narkotike, sigurojnë shuma të mëdha parash dhe kontrollojnë tregun e hashashit në Europë dhe të kokainës nga Amerika e Jugut, Holandë dhe së fundmi në Londër.
Sipas artikullit, “Globalizmi” ka ngritur në një shkallë superiore teknikën për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe kjo i bën ata (klanet shqiptare) të “paprekshme”.
“Në një vend ku spikat patriotizmi, me një ndjenjë të rrallë mikpritjeje dhe me një natyrë të mrekullueshme, jetojnë të lirë dhjetëra të kërkuar, të dënuar në Itali por jo të arrestuar. Me 200 mijë euro mund të fitohet pandëshkueshmëria e përjetshme”, thekson në fund “Corriere della Sera”. Këto klane sipas gazetarit italian mbajnë peng një vend të mrekullueshëm dhe mikpritës si Shqipëria.
Presidenti i ShBA, Donald Trump priti në Zyrën Ovale kancelarin gjerman Friedrich Merz këtë të enjte.
Lideri gjerman i dorëzoi kreu të Shtëpisë së Bardhë një dhuratë simbolike: një kopj . . .
Kancelari gjerman Friedrich Merz mbërriti në Shtëpinë e Bardhë të enjten pasdite për t’u takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Gjatë takimit në Zyrën Ovale, i pyetur për . . .
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një mesazh të qartë në rrjetet sociale duke theksuar rëndësinë e forcimit të mbrojtjes si garanci për paqe: “Investimi siguro . . .
Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) konstatoi një “përkeqësim të thellë” të të drejtave të punëtorëve në indeksin e saj vjetor të të drejtave, bazuar në 97 tregues të përcakt . . .
Punimet që po kryhen së fundmi në burgun famëkeq të Spaçit kanë ngjallur reagime nga shoqatat e të përndjekurve politikë.
Besim Ndregjoni, kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve, k . . .
Parlamenti Europian rrëzon farsën elektorale, duke akuzuar qeverinë se përdori të gjitha burimet për blerjen e votave dhe devijimin e vullnetit të votuesve.
Në Komisionin e J . . .
Një raport i publikuar nga shoqata “Together for Life” tregon se korrupsioni është i gjithëpërhapur në sistemin shëndetësor. Sipas ekspertëve, korrupsioni në shëndetësi është një ng . . .
Radio Evropa e Lirë
I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dha se rreziku i përshkallëzimit nga lufta në Ukrainë po “rritet ndjeshëm”, pasi forcat ukrainase p . . .
Gala koncerti “Kanga Jonë” rikthehet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me një kast të jashtëzakonshëm artistësh.
Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osm . . .
edVINI RE!… VINI RE
(Mediat tellalle)
Në periudhën e qetësisë së pritjes së rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Rama e mbush praninë përmes faqes zyrtare të ATSH -s. Vetë . . .
PD-ASHM kërkon nisjen e një hetimi administrativ urgjent nga KQZ: Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medalje Presidenciale për nënat e Srebrenicës të Bosnje Hercegovinës, aty ku në korrik të vitit 1995 janë vrarë . . .
Komentet