…Nuk kam dashur të dal e ta bëj fora,po ja që e solli puna e zamani.Doli i biri i botës në gazetë edhe lëvdoi veten se është patriot kombëtar i zjarrtë dhe për mua nuk tha një fjalë!
* * *
Dale,more zotni.dale,se edhe na hamë bukë e pimë raki me meze!
* * *
Kur u bë,mor zotni,Shqipëria Republikë Kombëtare më 1925,unë kam thirrur i pari majë ballkani të prefekturës ku ish mbledhur mileti pa brekë.Populli kreshnik pa brekë!Rroftë Republika shqiptare!Rroftë Presidenti!
* * *
Kam hequr pastaj edhe një telegram urimi në emrin e popullit pa brekë e pa misër dhe kam marrë përgjigje.Këtë përgjigje e kam vënë në xhep si hajmali e më ka hyrë në punë shumë herë kur kam pas ngatërresa me kontrabandat e me të dhjetat që nuk i kam paguar,si patriot kombëtar që jam.
* * *
Kur u mërzitë bota me republikë-se e mirë është jahnia,po nuk hahet çdo ditë…-mblodha pëseri miletin edhe thirra:Popull kreshnik!Isaf,bre,me republikë!Ne frëng nuk jemi,po shqiptarë,bre!
* * *
Kurorën e Skënderbeut ia dhamë Viktor-beut,edhe na i mbushi xhepat me napolona.
(Botuar më 1943)
S.K.
Çikago,më 13 janar 2019
Komentet