VOAL

VOAL

E diela me Mitrush Kutelin – Edhe unë jam patriot! – Nga Skënder Karaçica

January 14, 2019
blank

Komentet

blank

INVA MULA dhe GENC TUKIÇI PËRSHTYPJET DHE MBRESAT PËRMES NJË BASHKËBISEDIMI- Tekst dhe video nga Ardian Murraj 

ALBANIANS FIGHTING CANCER

INVA MULA dhe GENC TUKIÇI

me

KONCERTIN GALA

Jordan Hall, New England Conservatory,

Boston 27 Maj, 2023

 

PËRSHTYPJET DHE MBRESAT

PËRMES NJË BASHKËBISEDIMI

nga

Ardian Murraj

AM:- Nga gjithë sa kjo ndodhi sonte edhe pyetja ime e ndjej se do të jetë e improvizuar. E kam të vështirë të përcaktoj se kush ishte organizatori dhe se sa shpirt i dhatë kësaj shfaqjeje. Rradhën sipas dëshirës (?).

Genc Tukiçi: – Sonte ishte një natë shumë e veçantë. Shumë emocionale. Çdo gja është me shumë.

Disa muaj më përpara, Roberta më kontaktoi për të bërë këtë koncert me Invën dhe kauza që Roberta me mjekët me organizatën që kanë është shumë humane, shumë njerëzore. Dhe kjo është një diçka që unë e ndaj përditë në jetën time personale, por në botën ku jetojmë nuk e gjen këtë gja përditë. Dhe për mu ishte një gja e rrallë, që atë që unë aspiroj çdo ditë, ta gjej me njerëz të tjerë. dhe kjo ndarje emocionale, ky kontakt emocional, me këta njerëz, me publikun këtu në Boston është i jashtëzakonshëm dhe kështu duket bota ma e bukur, duket jeta ma e bukur dhe do të thoja s’ka sëmundje,. Fiton jeta mbi vdekjen në këto raste. Forca e dashnisë, forca e njeriut qenka shumë e madhe dhe kjo e provon në këto momente si këto sonte, kur çdo gja shkon në një tjetër dimension. Në dimensionin shpirtëror dhe në dimensionin e zemrës. Nuk do të rresht ta them dhe Inva ashtu, se çfarë fati kam që punoj me inva Mulën, që është interpretja dhe kangëtarja ma e madhe në botë, dhe dikush mund ta marrin për keq, por ne n’Shkodër themi le t’hedhen përpjetë,… po unë do ta them. Po sepse ajo ndan me publikun, ne ndajmë me publikun një forcë emocioni, një forcë shpirti të jashtëzakonshme dhe kjo të bën dhe jam gjithmonë fat-lum se sa herë që do të kem fatin të kem me Invën do ta them. Me Robertën jemi takuar më duket njëherë para disa vjetësh po s’njifeshim. Po me kontaktet që kemi ba me e-meil e kam ditë që nuk ishte një tjetër njeri, ishte Roberta që unë njifsha nga mënyra se si komunikon. Kjo është një njeri i veçantë… në fakt është një njeri normal që e jeton jetën dhe i don gjanat me shpirt, me zemër, por në botën ku jetojmë është një njeri i jashtëzakonshëm. Në botën e hipokrizisë, në botën e mediokritetit, në botën e luftës Roberta është një njeri i jashtëzakonshëm dhe unë jam gjithashtu fatlum që takoj njerëz si këta, që bëjnë muzikë për njerëz si ky publik, edhe them Zoti e shtoftë…të kemi raste të tjera.

Inva Mula: – jam më shumë se e lumtur për shumë arsye. Në rradhë të parë, kjo sallë e bukur sot ka shumë histori, vetë salla është përzgjedhur me shumë kujdes dhe unë e falenderoj Robertën në rradhë të parë për këtë,… d.m.th. diti të gjejë dhe akustikën e duhur, edhe klasin e duhur të një salle që të dukej edhe publiku bukur. Njerzit të vinin dhe të dëgjonin, të dinin të dëgjonin. Ne sot nuk dëgjojmë. Na na kanë mbytur zhurmat dhe kjo sallë ishte pikërisht nga ato salla ku duhet të dimë të dëgjojmë… Zëri vjen bukur, emocioni ndahet bukur. Kështu që  fillova nga kjo gjë me që e kemi shumë të freskët dhe jam shumë sensibël në këtë gjë dhe ajo që thashë dhe në skenë që kjo organizata e juaj është e jashtëzakonshme, është një pikë shprese. Një pikë shprese në një botë të trazuar, në një botë indiferente. Ne kemi kaluar…, unë kam humbur nënën nga sëmundja e kancerit. Unë e di se sa e vështirë është,… unë kam qenë në Paris vetëm dhe nuk dija ku të përplasesha se nuk e gjeta një zë të tillë. Nuk e gjeta një kanal të tillë shprese. kështu që unë sot kam qenë shumë e emocionuar sepse më kthehej mbrapsht e gjithë historia ime personale, por sa histori të tilla ka (?). Kështu që juve ju jepni shpresë njerzve. Kjo është në ditët e sotme, është e jashtëzakonshme.

Është ajo që ka thënë Nënë Tereza: -“Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, edhe juve këtë mesazh e bëni. Bëni gjëra të vogla, por që janë shumë të mëdha në fakt. Pastaj muzika është ajo që të ngre peshë, është ajo që bashkon shpirtrat e njerzve. Dhe sot unë e mendoj që u arrit një emocion i tillë. Kishte momente magjike në sallë, ku salla bëhet një me skenën. Ku jemi në një valë energjie me njëri tjetrin dhe këto janë raste që nuk ndodhin në çdo koncert. Sonte e ndjeva një gjë të tillë. Për këtë jam shumë e lumtur. Repertori që ne zgjodhëm ishte një repertor që në rradhë të parë  të nderonte artin e madh klasik, të nderonte këtë sallë të bukur të nderonte publikun shqiptar që me normal ka njerëz që duan repertorin klasik, por që të kishte një mision. Të kishte do të thoja atë që i gjithë programi të ishte shpirtëror. Prandaj u fillua me pak muzikë Vivaldi dhe Hendel, për të arritur me Puccini, dhe deri në këngët shqipe dhe që nuk kishte asnjë hendek, pasi është emocioni ai që e thur programin. Duket sikur të gjitha pjesët kanë dalë nga një burim. Dhe në fakt jam shumë e lumtur që arritëm të japim një emocion të tillë me një program të bukur. Falenderoj jo që t’i kthej batutën Gencit, por Genci nuk është pianist,…është orkestër, me ngjyra dhe me dimensione të mëdha. Kështu që jam edhe unë e lumtur që kemi këtë koncert dhe këtë bashkëpunim shumë të gjatë. Që e kanë pasur prindërit tanë dhe ne po e çojmë më tej. Faleminderit Roberta. Faleminderit të gjithë miqve dhe stafit që juve keni. Faleminderit për gjithëshka që juve bëni për jetën, gjithëshka që juve bëni për njerzit. Do të thoja për ta përmbyllur që të gjithë këtë që thashë, gjithë kjo përkthehet me një dashuri shumë të madhe.

AM:- N.q.s. do të më lejoni, kisha në krah njerëz që ndoshta lotuan, ose kishin një psherëtimë dhe ai moment që e kapët, Genci luante dhe diçka që shkrepi vetë. Juve e theksuat  nga ana e juaj që ishte një eksperiencë ndryshe , ndatë të njëjtën energji me publikun, “Dua më shumë Shqipërinë” vërtetë që na emocionoi të tërëve. 

 Inva Mula: – Po. Ishte moment shumë i bukur, ishte një moment kur unë isha mbrapa dëgjoja sallën që këndonte me shpirt. Emocioni i madh ndodh kur gjërat bëhen vërtetë dhe të dalin nga shpirti, dalin spontane. Emocioni nuk do të bërtitura. Emocioni do sensibilitet.

 

AM:- A do të vijmë prap të këndojmë në këtë publik?

Inva Mula: – Asnjë herë nuk themi që do vijmë apo nuk do të vijmë, por e rëndësishme ishte fakti që sot ky koncert do të ngeli gjatë në memorien e publikut dhe në memorien tonë. Edhe kjo ka rëndësi për të gjithë ne. Sot mendoj që kanë dalë që të gjithë të kënaqur. Shikoja që edhe pas koncertit njerzit erdhën me shumë emocion dhe me lot në sy dhe janë shumë të lumturuar. Por dua të theksoj edhe një gjë duke qenë se ne jemi qytetar të botës dhe shëtisim shumë dhe kemi pasur dhe kemi kontakte të vazhdueshme me komunitetin shqiptar edhe me shumë komunitete të tjera. Komuniteti shqiptar në Boston, shumë special, është si vetë qyteti. I bukur, i pastër, i kulturuar, sqimatar, dhe kjo dallohet menjëherë. Dhe ardhja jonë këtë rradhë po ma përforcon këtë gjë. Dhe jo më kot këtu në Boston, njerzit e shquar shqiptar kanë ardhur, janë formuar dhe kanë dhënë kontributin e tyre. Po a ka gjë më të bukur që në këtë konservator, ka mbaruar dhe Noli. Dhe ne një pjesë të emocionit sot  e kemi,… emocioni është atje dhe energjitë këtu brenda janë. Dhe kjo ishte një gjë shumë e bukur. Kur ma tha Roberta unë u emocionova shumë. Shumë e bukur kjo ditë.

Roberta Panariti:-” … edhe unë prandaj e kisha një dëshirë shumë të madhe që juve të vinit dhe të performonit pikërisht në këtë sallë, kaq të veçantë dhe kaq të bukur dhe me një domethënie të madhe edhe për traditën dhe muzikën tonë shqiptare. Sikur është një vargëzim i asaj qe kemi nisur që prej vitit 1938. Ja ku jemi sot. Me këta artistë të mëdhenj dhe unë jam shumë e lumtur që erdhët dhe ndatë me ne. Emocione të fuqishme do të thoja unë. Kam qarë, kam qeshur dhe kam kënduar me ju. Ishte një natë e mrekullueshme për mua personalisht edhe për vetë publikun që na ndoqi me shumë pasion. Kënduan me shumë dashuri dhe juve na falët shumë dashuri. Të dy juve, edhe Genc edhe Inva. Ishit të mrekullueshëm. Nuk kam fjalë falenderimi unë nuk e gjej dot si t’ju falenderoj për këtë natë të mrekullueshme që do të mbetet në memorien e të gjithëve.

Ju faleminderit. 

blank

Elmi Berisha nuk është as ligji dhe as maliqi, për të vendosur censurë – thjesht rri i pavotuar në krye të Vatrës – Nga Agustin Mirakaj, Vatra Manhattan Branch

Njerëzit që përpiqen të mashtrojnë për të fituar një pozicion shpesh nxiten nga një dëshirë e fortë për përfitime personale ose sukses. Megjithatë, mashtrimi minon parimet e drejtësisë, integritetit dhe meritokracisë që janë të rëndësishme në shumicën e mjediseve profesionale. Një sjellje e tillë mund të dëmtojë besimin, të dëmtojë marrëdhëniet në një shoqëri dhe të ketë pasoja negative si për individin e përfshirë, ashtu edhe për organizatën ku janë pjesë.
Sigurisht! Kështu ka ndodhur! Në Vatër erdhën disa njerëz megaloman, kjo do të përshkruante dikë apo disa që kanë një dëshirë të tepruar për kontroll dhe fuqi që përpiqen të mashtrojnë për të fituar një pozicion dhe duke marre tituj shkencor. Këta që erdhën me lajka duke lavdëruar zotin ”ju rujt zoti njërit, ju rujt zoti tjetrit” dëmtuan kandidatët ose konkurrentët e tjerë që luajtën sipas rregullave, për mos të thënë dëmtuan me porosi edhe integritetin e vetë procesit të përzgjedhjes për editor te Gazeta Dielli.
Reputacioni i një personi është vendimtar në mjediset profesionale. Mashtruesi për të fituar një pozicion mund të dëmtojë ndjeshëm reputacionin e dikujt, duke e bërë të vështirë rifitimin e besimit ose sigurimin e mundësive në të ardhmen. Rritja dhe përmirësimi i vërtetë për një gazetar vjen nga përballja me sfidat, tejkalimi i pengesave dhe mësimi nga përvojat. Nje Vatrane e nderuar me shkruajti: “Duhet shfrytëzuar liria sic i ka hije, sejcili tregon veten në liri po ashtu edhe nën dhunë”. Nuk ka justifikimë për editorin e diellit sepse liria e fjales dhe mendimit në Amerike është e mbrojtur me ligj. Kryetari i Vatrës Elmi Berisha nuk është as ligji, as maliqi dhe as përkurori për t’i vendosur censurë vatranëve. Thjesht po rri në krye të Vatrës pa u votuar si dhe 5 kontrollues që dalin me petkun e profesorllekut.
Këto njerëz duke treguar dobësi, humbasin mundësi të vlefshme në Vatër për zhvillim personal dhe rritje profesionale. Në shumë raste, këto njerëz ekspozohen përfundimisht, duke çuar në dëmtim reputacionin e Vatres, humbje të besimit në anetaresi dhe pasoja të mundshme ligjore ose profesionale. Kjo sjellje e editorit të Gazeta Dielli mund të pasqyrojë mungesë integriteti dhe mund të jetë e dëmshme për klimën e përgjithshme etike të një vendi pune në Federaten Pan Shqiptare Vatra.
Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj
blank

Rikthehet festivali i shkollave shqipe në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kënektikat

VOA/Burim Goxhuli

Një ditë më parë, në Bronx të Nju Jorkut u mbajt Festivali i Gjashtë i Shkollave Shqipe, një ngjarje kulturore që rikthehet pas një ndërprerjeje disavjeçare. Nxënës të disa shkollave shqipe në Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kënektikat sollën një program të pasur kulturor. Kolegu Burim Goxhuli ndoqi aktivitetin dhe bisedoi me organizatorët, fëmijët dhe përindërit.

“Unë e kam emrin Fatmir… Unë e kam emrin Nikoleta”

Fatmir dhe Nikoleta Vuçinaj, vëlla e motër të lindur në Shtetet e Bashkuara, janë nxënës të shkollës shqipe “Children of the Eagle” në Nju Jork.

Të dielën ata u ngjitën në skenën e qendrës “Iliria” në Bronx të Nju Jorkut, ku u mbajt edicioni i gjashtë i festivalit të shkollave shqipe.

Pjesë e programit ishin edhe nxënësit e shkollës së qendrës kulturore “Struga” në Nju Xhersi, shkollës së shoqatës “Hasan Prishtina” në Kënektikët dhe shkollës “Mëso Shqip” në Stejtën Ajllënd të Nju Jorkut.

Nxënësit mirëpritën vendimin për rikthimin e festivalit, pas një ndërprerjeje disavjeçare.

“Duhet të mësojmë shqip. Kam shumë familjarë që flasin shqip. Dhe është mirë ta dimë historinë, sepse atëherë e dimë se prej nga jemi dhe kush jemi”, thotë nxënësi Luka Vuksanaj.

“Duke qenë në Amerikë, ne bashkëjetojmë me kultura të ndryshme. Në mënyrë që të mësojmë mbi kulturën tonë, na duhen organizime të tilla. Përmes këtij organizimi ne mund të mësojmë të kaluarën e prindërve tanë”, thotë nxënësja Anida Osmanaj.

“Është ndjenjë e mirë sepse mund të mësoj më shumë mbi kulturën dhe traditën time. Është shumë e rëndësishme, sepse mësoj të kaluarën e të parëve të mi”, thotë nxënësja Skyler Vladi.

“Gjithë familjen e kam atje (në Ulqin). Por kur kemi ardhur këtu kemi dashur ta vazhdojmë, që të mos harrojmë prej nga kemi ardhur”, thotë Ani Dobroqi, shqiptaro-amerikan nga Ulqini.

“Kurrë mos harroni prej nga vini. Këtë ua thash shokëve të mi. Ajo është gjithçka që na duhet. Mësojeni historinë sa më shumë që të mundeni. Unë kam lindur në Shtetet e Bashkuara, por e vizitoj vendin tim të origjinës çdo verë”, thotë Eldin Zaga, një valltar shqiptaro-amerikan.

Veprimtarja Drita Gjongecaj, një nga organizatoret e festivalit, thotë se ngjarje si kjo bëjnë që brezat e rinj të shqiptaro-amerikanëve, në të ardhmen, të shërbejnë si ambasadorë të vendeve të tyre të origjinës.

“Janë ata që do të dinë të mbrojnë interesat e kombit. Janë ata që edhe sot, ndërsa po mësojnë më shumë për historinë dhe po njihen me gjuhën dhe po krijojnë lirshmëri në përdorimin e gjuhës, duhet të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë po ndodhë në vendet tona”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Prindërit thonë se është emocion i veçantë të shohësh fëmijët në një organizim të tillë.

“Gjëja më e rëndësishme që e pyes gjithmonë gocën është nga je ti? Dhe gjëja e parë që thotë ajo është se jam shqiptare, por kam lindur këtu. Gjëja më e rëndësishme për mua është kultura. Nuk ka rëndësi sa vite je këtu ose nëse ke lindur këtu”, thotë Besiana Stefa.

“Halli na detyroi ta lëshojmë vendin tonë, por të paktën, fëmijët tanë të mësojnë, të dinë prej nga vijnë, mendoj se është shumë me rëndësi”, thotë Demë Hsangjekaj.

“Është e rëndësishme që këto tradita të trashëgohen. Ne u mësojmë dhe fëmijët tanë janë shumë të lumtur që janë pjesë e këtij programi”, thotë Ferzileta Gjika.

Përcjellja e gjuhës dhe kulturës nga një brez tek tjeri është i mundur, thotë aktivistja Gonxhe Meta, e cila dikur ishte nxënëse tek qendra kulturore shqiptaro-amerikane “Struga” në Nju Xhersi, e themeluar më 1978, ndërsa tani e drejton atë.

“Unë kam lindur këtu dhe kam shkuar në këtë shkollë (Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane Struga) kur isha e vogël. Edhe fëmijët e mi kanë qenë nxënës të asaj shkolle. E kam në gjak ruajtjen e gjuhës dhe traditive shqiptare”, thotë ajo.

Suksesi i fëmijëve nuk varet vetëm nga pjesëmarrja në klasët e gjuhës shqipe, thonë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave.

“Ajo varet edhe nga prindërit, sepse duhet të punosh me fëmijët vetë. Se në një orë çfarë mund të bëj mësuesi ose mësuesja. Duhet edhe familja të punojë pak me gjuhën në shtëpi që të mund ta mbrojmë atë”, thotë Agim Ismaili nga organizata “Hasan Prishtina”.

“Unë çdo ditë mundohem t’i motivoj prindërit shqiptarë, që çdo ditë të flasin shqip në shtëpi, por gjithashtu të ndjekin kud që të jenë shkollat apo programet në gjuhë shqipe, ose vallet dhe çdo gjë tjetër”, thotë mësuesja Life Buzhiqi.

Organizatorët e festivalit thonë se interesimi i shqiptaro-amerikanëve për të ruajtur gjuhën dhe kulturën gjithmonë ka qenë i madh. Por tani, me shtimin e organizatave dhe shkollave shqipe, janë krijuar më shumë mundësi dhe se numri i nxënësve po rritet vazhdimisht.

blank

Ambasadat e Republikës së Kosovës e Shqipërisë në Izrael nderohen të mikpresin Dr.Anna Kohen për prezantimin e librit të saj “Lulja e Vlorës”

 

Të hënën më 12 qershor ora at 18:30

KEREN HAYESOD 11 JERUSALEM

RSVP TO: [email protected]

 

Bashkohuni me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael për këtë ngjarje të veçantë,

duke pritur Dr. Anna Kohen, një hebreje romaniote me rrënjë nga Janina,

e cila do të ndajë historinë magjepsëse se si familja e saj u shpëtua nga nazistët prej myslimanëve shqiptarë.

Libri i saj i ri “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre në Shqipërinë komuniste” është vlerësuar gjerësisht në Izrael, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara.

Dr. Anna Kohen ka lindur dhe është rritur në qytetin e Vlorës.

Në Tiranë ajo nisi studimet në Universitetin e Tiranës për stomatologji,

të cilat i përfundoi në Athinë pasi që familja e saj prej shtatë anëtarësh në vitin 1966 u vendos fillimisht në Greqi e pastaj në SHBA.

Në vitin 1991, me ndihmën e disa organizatave hebraike, duke përfshirë edhe Kongregacionin e Motrave Murgesha të Janinës, ajo solli 37 shqiptarë, të afërm të saj në Shtetet e Bashkuara.

Po atë vit ajo u ftua në Shqipëri për të festuar themelimin e shoqatës Shqiptaro-Izraelite dhe u emërua Anëtare Nderi.

Në vitin 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i akordoi asaj medaljen për Merita të Veçanta Civile për kontributin e saj të çmuar në ndihmë të shqiptarëve gjatë krizës humanitare kosovare.

Dr. Kohen i ka shërbyer komunitetit shqiptar për mbi 30 vjet si Presidente e Organizatës Shqiptare Amerikane të Grave.

blank

blank

“Skanderbeg Way” dhe Festivali Shqiptar, në Uster Nga Ard Murraj

 
Përfundon zyrtarisht nderimi me emrin Gjergj Kastrioti Skënderbeu i një segmenti rruge në Uster Masaçusets me çeljen e Festivalit Shqiptar. 40 vitet e traditës së tij në gjirin e Kishës Ortodokse Shqiptare “Fjetja e Shën Marisë”, mundësuan dhe lidhjen me Horën Arbëreshe, në këtë vit të 555 vjetorit përkujtimor të vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ishin fillimisht mjediset e Bashkisë së qytetit që pritën takimin e përzemërt mes Kryetari Joseph M. Petty dhe Këshillin Bashkiak dhe miqtë Arbëresh Rosario Peta Kryetar Bashkie në “Piana dei Albanesi” dhe Loris Castriota stërnip i brezit të 15-të Familjes së Kastriotëve, të shoqëruar nga veprimtarë të bashkësisë në përbërje të Kishës dhe Festivalit Shqiptar. Ky takim i përzemërt shkëmbeu dhuratat simbolike të lidhjes së kësaj miqësie mes trashigimtarëve 5 shekullor arbëresh të ardhur në amerikë mes vlëllezërve e motrave shqiptare të vendosur në Uster rreth 130 vite më parë ku kanë gjetur mirënjohjen dhe integrimin përmes punës, ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave në SHBA. Zbulimi i pllakës së emrit “Gjergj Kastioti Skanderbeg” (Honorary Way), nga Këshilli Bashkiak i Usterit ishte një njohje paraprake, pasi shumë shpejtë miqtë e ftuar dhe vendasit do të merrnin pjesë në ngjarjen tjetër të madhe, Festivalin Shqiptar, që është kthyer në një festë për mbarë qytetarët e Usterit dhe për rreth ku deri në mesnatë shijohet kuzhina, muzika dhe vallja shqipëtare. Ky Festival, rikthehet pas 4 vitesh, për shkak të pandemisë, por prej organizatorëve parashikohet se do të jenë tre ditë të bukura, me plot pjesmarrje dhe rijësi. Himnet Kombëtare, Lutja, nderimi i “Skanderbeg Way” mes të pranishëmve u shoqërua nga pjesëmrrja e disa organizatave patriotike, grupit “Vallet Tona” dhe një grupi të gjerë artistësh.
Deri në mesnatë kjo fundjavë e parë e Qershorit mirëpret çdo moshë ku kënga, hareja dhe vallëzimi pushtojnë këtë hapsirë rreth Kishës Ortodokse “Fjetja e Shën Marisë”.
blank

blank

Mbi origjinën dhe natyrën e së keqes që vjen nga njerzit që drejtojnë simbolin e diaspores “Gazeta Dielli”- Nga Agustin Mirakaj

Një këndvështrim mbi origjinën dhe natyrën e së keqes që vjen nga njerzit që drejtojnë simbolin e diaspores “Gazeta Dielli” është një koncept kompleks dhe i shumëanshëm. Ndërsa ekzistojnë këndvështrime të ndryshme, unë mund të ofroj një kuptim të përgjithshëm se si e keqja infiltrohet me petkun e dashamirësinë.
Nga ky këndvështrim, e keqja nuk është diçka që “vjen tek ne vetë “, kjo vjen si rezultat i veprimeve, qëllimeve ose zgjedhjeve që individet në Vatër duan të implementojnë.
E keqja lind nga ndërveprimet tona me njëri-tjetrin. Siç ka ndodh aktualisht nga editori i Gazeta Dielli, i cili dikton se kush duhet te jetë apo sduhet te jetë pjesë e Gazetes Dielli në USA. Kjo levizje e editorit përputhet me nocionin se e keqja është e rrënjosur në sjelljen njerëzore, si aktet e mizorisë, dhunës, egoizmit ose indiferencës ndaj vatranëve. Editori i diellit e ka treguar me vepra që ditën e parë në Gazeta Dielli duke e kthyer atë në censur për vatranët dhe TOTAL CONTROL në interes persolan të kryetarit duke përjashtuar vatranet të shprehen në gazetë. Kjo keqe ndikohet nga dhe frymezohet nga vet editori që është faktorë kryesor..
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se prania e së keqes nuk do të thotë se dashuria dhe mirësia mes vatranëve mungonë plotësisht. Në fund të fundit, mënyra se si vatranet duhet ta trajtojnë këtë situatë është: “Të kuptojme se kush janë këta që shprehen hapur që kanë marrë Vatrën dhe që ecin vetëm përpara”.
Agustin Mirakaj
blank

(Video) INVA MULA dhe GENC TUKIÇI, në Jordan Hall Boston Nga Ard Murraj

(Kur artistët i këndojnë shpresës për jetën dhe humanizmit mes bashkatdhetarëve)

Jordan Hall në Boston, përcolli të Shtunën më 27 Maj një mbrëmje të bashkatdhetarëve shqiptaro-amerikanë ku thellësisht u bashkuan misioni humanitar, arti i interpretuar në skenë dhe një
publik i përthithur nën tingujt duke kumbuar një zë malli “Dua më shumë Shqipërinë”.

Në qoftë se kjo do të ishte pika më kulmore e shfaqjes në Koncertin Gala, atëherë atë si askush tjetër këtë nivel dhe mjeshtëri të munguar prej kohësh në mjediset e diasporës do të mund sillnin dy artistët shqiptar Inva Mula dhe Genc Tukiçi falë bashkëpunimit dhe përqafimit të kësaj ideje dhe kauze me organizatën “Shqiptarët Mundin Kancerin” (Albanians Fighting Cancer).

Fjalët e mirëseardhjes për këtë veprimtari u drejtuan nga Eglantina Kica, Sponsore e Përgjithshme dhe Këshilltare Ekzekutive, dhe Roberta Panariti Nashi, Themeluese dhe kryetare e organizatës SHMK vlerësuan përpjekjet gati pesë vjeçare, njerëzoren dhe sublimen e pacientëve dhe të mjekve bashkë, për t’u ndalur në ndërgjegjësimin dhe parandalimin e sëmundjes, diagnostikimin dhe kapjen në kohë, mposhtjen e stigmës dhe fitoren e pavarësisë për ta çmuar jetën, të mbijetuarit që nuk tërhiqen nga rrethanat e vështira që fatkeqësisht ndeshen.

Duartrokitjet e shpeshta ishin shenja që ftuan butësinë dhe shpërthimet e Inva Mulës dhe Genc Tukiçit në këtë koncert klasik me pjesët e ndjera nga Bach, Vivaldi, Handel, Puccini, De Kurtis, dhe këngë lirike shqiptare në një program prej gati dy orësh. Heshtje dhe mbajtje fryme për të përjetuar zërin e Invës dhe tingujt e pianos nga Genc.

Emocione dhe lot, por edhe shoqërime të përbashkëta për pjesët e njohura dhe shumë duartrokitje që ta mbushin zemrën me gëzim.

Finalja u duk se erdhi shumë shpejtë, por mesazhet e falenderimit shkuan gjatë dhe e thyen edhe protokollin e koncertit.

Dr. Agim Aliaj u shpreh:-“Në qoftë se do të thoshim dy fjalë për të përmbledhur mbrëmjen e sotme, mund të thoshja që është mirënjohje dhe krenari. Mirënjohja për artistët tanë të mrekullueshëm. Mirënjohje për juve që na nderuat sonte. Mirënjohje për bashkëatdhetarët tanë të suksesshëm me bizneset e tyre wë sponsorizuan këtë Koncert dhe mirënjohje për Bertën e palodhur. Krenari për komunitetin shqiptar,… krenari për emrin dhe ngjyrën shqiptare që i dhamë kësaj salle dhe krenari të jesh shqiptar. Të dashur artistë këto buqeta kanë diçka të veçantë. Në çdo petal keni një zemër të shqiptarëve të Bostonit”.

Përgëzime, kujtime nga Shqipëria dhe nga kudo ku artistët janë ndjekur prej publikut,.. Fotografi në grup dhe thuajse askush nuk mungoi pa shtrënguar duart dhe dhuruar buzëqeshje.

Mes kësaj ngjarje të artistëve shqiptarë në Jordan Hall të Bostonit energjitë buronin, ishte një përkushtim i publikut dhe i drejtuesve të organizatës Shqiptarët Mundin Kancerin me një përgatitje katër-pesë mujore që mundësuan këtë Koncert.

Mbresat e fituara mbetën pjesë e një bashkëbisedimi të ngrohtë dhe përgëzues mes Invas, Gencit dhe Robertas.

Nga mbresat me artistët Inva Mula dhe Genc Tukiçi që na krijuan mundësinë e një interviste shkëputem këtë fragment.

Inva Mula:- “… mendoj që sonte u arrit një emocion i tillë që ishte dhe momenti magjik në sallë, kur salla bëhet një me skenën dhe kur jemi në një valë energjie me njëri tjetrin… dhe këto janë raste që nuk ndodhin në çdo Koncert. Sonte e ndjeva një gjë të tillë”.

27 Maj, 2023
Boston-Masaçusets,
Përgatitur nga Ard Murraj
Foto Eliano Kalemi
Kamera A.Murraj, Gj. Kovaçi
Montazh A.Murraj
blank

blank

Në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” u prezantua romani “Këpuca e Aktorit” të Visar Zhitit Kronika nga Valentin Lumaj

29 Maj 2023

Më 28 maj 2023, Qendra Kulturore “Nënë Tereza” pranë Kishës Zoja Pajtore në Southfield, Michigan organizoi promovimin e librit të ri “Këpuca e Aktorit” të shkrimtarit Visar Zhiti. Aktiviteti u mbajt në ambientet e kësaj Qendre.

Me kohë një komision i posaçem nën drejtimin e Dom Ndue Gjergjit kishte shpallur dhe punoi për pregatitjen e këtij aktiviteti letrar. Autori Visar Zhiti shoqërohej nga bashkëshortja Edlira dhe nga veprimtarët e komunitetit nga Chicago, z. Taip Beshiri dhe z. Dhamo Jano me bashkëshortet e tyre.

Panelin e promovimit e udhëhoqën Dr. Gjeka Gjelaj dhe Rita Gjelaj.

Në hapje të aktivitetit, dy vajza shqiptare të veshura më xhubleta, i dhuruan lule të freskëta autorit Zhiti dhe bashkëshortes Edlira.

Dr. Gjelaj bëri një rezumé të shkurtër të veprave të autorit. Dr. Gjelaj tha ndër të tjera se me këtë promovim, në prezencën autorit eminent Visar Zhitit kemi për qëllim për të zgjuar dashrinë, kujdesin dhe vlerësimin kaq të dëshirueshëm dhe tejet të nevojshëm ndaj librit, gurrës së diturisë dhe autorëve që po shndrisin në botën e letërsisë shqiptare, sic asht fort i nderuari Visar Zhiti”.

Në lidhje me Romanin “Këpuca e Aktorit” paraqiti referencën e tij z. Valentin Lumaj, i cili bëri një zbërtim letrar të veprës. Z. Lumaj ndër të tjera tha se ky roman vjen para lexuesve si një vepër shume-dimensionale, si një amalgamë vlerash autentike shqiptare, ku përzihen epoka, ngjarje, personazhe fiktive dhe reale dhe pikëpamje të ndryshme

Lumaj theksoi se romani përmbante të gjitha metodat e të shkruarit në prozë, si stili personal, përshkrues, historik, rrëfyes, informues, vlerësues dhe bindës. Lumaj u theksoi se gjuha e pastër shqipe e përdorur në roman, ka të përpunuar në shkallën më të lartë elementet e saj letrrtë dhe sintaksorë. Gjithashtu ai theksoi se romani ka në gjerësinë e tij vlerësime të shumta psikologjike, përsiatje dhe mendime të thella logjike të natyrës Kafkane, ndjenja dhe brenga personale që autori Zhiti i përcjell tek lexuesi nëpërmjet një personazhi fiktiv në libër.

Ai shtoi se romani “Këpuca e Aktorit” ka jetë brenda tij, ka ndjenjë, përjetim, rrënqethje, është kulturë dhe ja rekomandonte gjithkujt, sidomos rinisë shqiptaro-amerikane, që të njohin dhe kuptojnë realizimin e pasioneve dhe ëndërrave të rinisë nën një regjim diktatorial, kjo në kontrast me mundësitë e reja dhe të pafundme amerikane dhe të bëjnë diferencën, si motivim për të ardhmen e tyre”.

Profesori i Fizikës dhe drejtori i ACTV, Eduard Aliko bëri një shpjegim të zgjeruar të vlerave njerëzore dhe intelektuale të Shkrimtarit Visar Zhiti. Prof. Aliko theksoi se Visar Zhiti si poet dhe shkrimtar u mbrujt në kushte jashtëzakonisht të vështira, të terrorit, presionit dhe burgjeve komuniste. Edhe pse ne burg, Zhiti arriti që të ruajë në shkrim dhe në memorie pothuajsë të gjithe veprën e tij poetike të burgut, që sot vjen para shqiptarëve si një dëshmi e gjallë dhe një testament për brezat. Ai tha se Visar zhiti jo vetëm si shkrimtar dhe poet disitent, ish i burgosur për poezitë e tij, por edhe si diplomat shqiptar, që ka shërbyer në Vatikan dhe Washington DC, si politikan, ish-ministër i kulturës, studiues, përkthyes dhe gazetar, Visar Zhiti ishte dhe është figura më e plotë dhe përbashkuese shqiptare për të qenë President i Shqiptarëve. Ai theksoi se në kushtet e një regjimi të neokomunizmit në Shqipëri, njerëzit e mëdhenj dhe vizionarë si Visar Zhiti nuk e marrin kurrë vlerësimin që meritojnë.

Në emër të Organizatës Studentore Shqiptaro Amerikane të Universitetit Shtetëror të Michiganit, foli studentja Angela Lumaj. Ajo foli mbi kontrastin e thellë midis jetës që ka pasur fatin të jetojë në Shtetet e Bashkuara dhe realitetit sfidues me të cilin u përballën ata që jetuan në Shqipërinë komuniste. Ndër të tjera ajo tha: ”Nëpërmjet letërsisë së Zhitit, ne kapim një vështrim të qëndrueshëm dhe palëkundur të shpirtit të popullit shqiptar në ato kohë sfiduese. Vargjet e tij ndriçuan betejat me të cilat u përballën, mallin për liri që digjej në zemrat e tyre dhe shpresën e paepur që i mbajti të ecnin. Vepra e tij shërben si një kujtesë e fuqishme e forcës dhe këmbënguljes së popullit shqiptar, dhe unë jam mirënjohës për aftësinë e tij për të kapur thelbin e tyre në vargjet e tij”.

Më pas përshendeti Famullitari i Kishës Zoja Pajtore, i cili falenderoi shkrimtarin Zhiti për prezencën e tij dhe të librit të tij më të ri. Dom Ndue Gjergji u shpreh se vepra e Visarit është e ngjashme me veprat e meshtarëve të burgosur dhe të persekutuem, si ajo e dom Simon Jubanit, “Burget e Mija”, vepra e At Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue” apo ajo e At Konard Gjolajt, “Çinarët”. Dom Ndou tha se në inagurimin e Qendrës Kulturore Nënë Tereza, Visa Zhiti është shpallur anëtar i përjetshëm i kësaj Qendre dhe është gjimonë i mirëpritur në aktivitetet tona.

Dom Fred Kalaj përshëndeti më pas mysafirët dhe pjesëmarrësit. Ai tha se natyra njerëzore është krijuar në atë mënyrë që shumë njerëz nga ana e mendësive akoma jetojnë në të shkuarën, dhjetra apo qindra vite pas, por ka njerëz që vijnë si dritë dhe ndriçojnë përpara rrugën e njerëzimit, dhe Visar Zhiti më veprën dhe vizionin e tij jeton jo vetëm të sotmen por edhe të ardhmen dhe i përket së ardhmes. Ai foli për dimensionet e jashtëzakonshme të Visarit, si njeri shumë thjeshtë e i përvuejt por shumë i fuqishëm në mendim, fjalë dhe vepra letrare, dhe shtoi se Zhiti është shkrimtari më i spikatur i letërsisë së sotme shqipe.

Më pas moderatorja, Rita Gjelaj ja dha fjalën bashkëshortës së Autorit, znj. Edlira Zhiti, e cila në fjalën e saj lidhi emrin e kësaj qëndre kulturore të Nënë Terezes me librin e Këpuca e Autorit, ku Nënë Tereza vjen në libër si personazh në disa kapituj. “Romani “Këpuca e Aktorit i ngjan një skenë që rrëfen histori, jo të Shqipërisë por të shqiptarëve, prandaj autori ka zgjedhur një shprehje të Nënë Terezes, “Jeta është lojë, luaje”, shtoi ajo. Znj. Zhiti e quajti si arritje të letërsisë shhqipe, futjen e figurës së Nënë Terezes, jo vetëm në Kishat tona dhe ne qendrat kulturore dhe të bamirësisë, por edhe ne art dhe letërsi. Ajo emfazoi se ishte hera e parë që Nënë Tereza paraqitet si personazh real në një roman letrar.

Veprimtari Taip Beshiri, solli në kujtesë jetën dhe vuajtjet e autorit Zhiti. Ai theksoi se vuajtjet e Visarit gjatë jetës së tij shprehen edhe karakterin e veprës së tij si një shëmbëlltyrë dhe personifikim e vujtjeve të nje kombi. Gjatë fjalës së tij, nuk munguan momentet e ndjeshmërisë emocionale të z. Beshiri i cili e mbylli fjalen duke thëne se ishte i lumtur qe kishte njohur një njeri të madh si Visar Zhiti dhe që ishte pjesë e ketij aktiviteti.

I fundit e mori fjalen autori Visar Zhiti. Ai u shpreh se ishte i emocionuar por edhe i lumtur qe komuniteti i Michiganit e mirepriti librin e tij. Ai theksoi se Kepuca e Aktorit megjithese ka brenda tij personazhe reale, ngjarje te verteta apo qendrime personale, prape mbetet nje veper “fiction” dhe duhet te shihet si roman dhe jo aotobiografi.

Organizatorët kishin pregatitur një resumé mbi jetën dhe bibliografi mbi veprën e autorit Visar Zhiti, e cila iu shpernda pjesëmarrësve

Në këtë aktivitet morën pjesë një numër i kënaqshëm lexuesish dhe studiuesish nga komuniteti shqiptar, dashamirë të artit, miq të autorit, ku ranë sy prezenca e drejtorit te Revistës Kuvendi, Pjetër Jaku, drejtorit të Albdreams Television, Rush Dragu, përfaqësuesi I Shoqatës Malësia e madhe dhe gazetari Luigj Gjokaj, poeti Gjon Kaçaj, veprimtarja Huana Kurti, aktivisti Luvigj Sterbyçi, veptimtari Gjek Lumaj, aktivisti Gjevalin Gjelaj, vëllai i artistit Sherif Merdani, Meleq Merdani, nipi i poetit të pushkatuar Trifon Xhagjika,, bashkëqytetarë të autorit nga Lushnja e të tjerë.

Aktiviteti u përcoll Live nga Albanian Community TV nga gazetari Prel Popaj dhe pronari i këtij televizioni Arben Spaho.

Më pas takimi vazhdoi me një bashkebisedë mes të pranishmëve dhe autorit. Pjesëmarrësit morën librin “Këpuca e Aktorit” dhe nënshkrimin e autorit Zhiti.

Në përmbyllje, organizatorët dhe këshilli I Kishës Zoja Pajtore shtruan një drekë për të ftuarit dhe pjesëmarrësit. Aktiviteti ishte i mirëpregatitur dhe në parametra seriozë dhe i suksesshëm.

blank blank blank blank blank blank blank blank

blank

blank

blank

blank

Editor i Diellit diktator – Kryetari i Vatrës Uzurpator Nga Agustin Mirakaj

Gazeta Dielli 114 vite histori është e Vatranve dhe jo e individve që marrin udhëzime nga partitë e një vendi akoma marksistë ”PS,PD?,LSI”

Liria e shtypit është një parim themelor në shoqëritë demokratike dhe luan një rol vendimtar në ofrimin e informacionit të saktë dhe të larmishëm për publikun.

Megjithatë, mund të ketë raste kur editori ose organet e medias përfshihen në manipulime ose censurë, siç po ndodh aktualisht nga editori Sokol Paja i cili po minonë integritetin e shtypit dhe të kufizimin e rrjedhëjes se lirë të informacionit në Gazeta Dielli.

Këto raste manipulimi dhe censure po ndodhin në gazetën Dielli për arsye të ndryshme, duke përfshirë paragjykimet dhe përpjekjet për të kontrolluar.

Këto veprime të editorit Paja po shtrembërojnë të vërtetën, po shtyp zërat kundërshtues duke promovuar një axhendë të caktuar anti Amerikane.

Është thelbësore që një shoqëri e mirëinformuar të jetë e vetëdijshme për praktika të tilla dhe të promovojë transparencën, llogaridhënien dhe gazetarinë etike. Sot në gazeten tonë nuk egziston më liria.

Kemi nje editor diktator dhe një Kryetar uzurpator në Vatër.

Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara garanton disa të drejta themelore, duke përfshirë lirinë e fjalës, lirinë e shtypit, lirinë e fesë, lirinë e tubimit dhe të drejtën për të bërë peticion ndaj qeverisë. Ky amandament mbron individët dhe të drejtën tonë si qytetar të lire amerikanë për t’u shprehur, për të shkëmbyer informacione dhe për t’u angazhuar në forma të ndryshme komunikimi pa ndërhyrje.

Kryetari
Vatra Manhattan Branch
Agustin Mirakaj
blank
blank

Sqarim për publikun dhe Vatranët: A është Vatra sot fole e sigurimit të shtetit?

Ura e bashkëpunimit mes Vatranëve me krye komunistin, kriminel Ruci u ndërtua me emërimin pa votë të kryetarit të ri më 20 shkurt 2020.

Faktet tregojnë qartë se bashkëpunimi ishte i paramenduar.

Tani më thoni të dashur bashkatdhetarë, a ka komunistë mes nesh?

A është Vatra sot është fole e sigurimit të shtetit?

Apo të ulim kokën dhe t’i themi faleminderit Besim Malotit dhe miqve të tij me shok që mbledhjet e kryesisë i kan kthyer si mbledhjet e byrosë politike.

Gjithçka vërtetohet me këtë foto.

Të ata që mendojnë se kupola e Vatrës është e kalbur, duhet t’i flasin me zë dhe figurë dhe të mos heshtin.

Ne duhet të pushtojmë internetin me fakte dhe të çjerrim fytyrën e komunistëve në Amerikë.

(Vatra Manhattan Branch)

blank

 

blank

Gazetari shqiptaro-amerikan Frank Shkreli nderohet në Malësi të Madhe

VOA/Pëllumb Sulo

Ceremonia e dhënies se titullit “Qytetar Nderi” gazetarit dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan Frank Shkrelit u zhvillua këtë të premte në mjediset e Bashkisë “Malësi e Madhe”, në qytetin e Koplikut.

“Për vlerat e larta në fushën e gazetarisë ( sidomos tek media më e njohur ndërkombëtare “Zëri i Amerikës”-VOA), si publicist që me shkrimet e tij i ka bërë dhe i bën jehonë çëshjtes kombëtare shqiptare, duke qenë edhe një faktor shumë i rëndësishëm i Komunitetit shqiptar në Amerikë, si edhe për rolin e tij në lidhjet ndërkulturore mes shqiptarëve dhe popujve kudo nëpër botë, duke forcuar vazhdimisht kontributin e tij në lartësimin e trevës tonë Malësi e Madhe e më gjërë”.

Kryetari i Bashkisë “Malësi e Madhe”, Tonin Marinaj, tha gjatë ceremonisë se, vlerësimi për Frank Shkrelin si Qytetar Nderi është vazhdim i përpjekjeve për të vlerësuar figurat më në zë të Malësisë, të cilët kanë dhënë kontribut të shquar për lartësimin e emrit të Malësisë së Madhe, kulturës, traditave dhe atdhetarizmit të kësaj treve.

“Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe, Frank Shkrelin e shpalli “Qytetar Nderi” për kontributin e tij të çmuar sidomos në proceset demokratike që, nga vetë pozicioni ku punonte, mund të them se Zëri i Amerikës ishte shtytësi kryesor për ndryshimet që erdhen në ’92-shin në Shqipëri”, tha ai.

Duke falenderuar për vlerësimin e dhënë nga Bashkia Malësi e Madhe, prej nga e ka origjinën edhe familja e tij, gazetari shpiptaro-amerikan Frank Shkreli vlerësoi marrëdheniet mes Shqipërisë dhe Amerikës.

“Nga Amerika e largët, me kolegët e mi kemi mundur të kontribuojmë për të njëjtat qëllime dhe ideale të shenjta kombëtare; për lirinë dhe demokracinë e këtij populli të lashtë e të vuajtur ndër shekuj, për Kosovën, por edhe për rivendosjen e miqësisë se përhershme midis dy popujve tanë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kombit shqiptar. Këto marrëdhenie janë të paprekshme dhe nuk janë pronë e ndonjë individi apo partie, por janë marrëdhënie historike midis dy kombeve dhe popujve tanë. Ashtu duhet të mbeten në të ardhmen”, theksoi zoti Shkreli.

Me origjinë nga Shkreli i Malësisë së Madhe, familja e Frank Shkrelit largohet fillimisht në Amull të Ulqinit, për t’u arratisur më pas, në vitin 1969, nga ish Jugosllavia komuniste duke mbërritur në Shtetet e Bashkuara si refugjatë politikë.

Frank Shkreli gjatë gjithë veprimtarisë së tij në Amerikë, e ka dëshmuar veten si mbrojtës i lirisë së fjalës dhe shtypit, i të drejtave të njeriut dhe si avokat i çështjes shqiptare.

Për një kohë të gjatë punoi si gazetar e deri drejtor i seksionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, prej nga doli në pension për të vazhduar aktivitetin si veprimtar shoqëror dhe publicist, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë.

Frut i kësaj veprimtarie janë edhe tre vëllimet e librit të tij “Demokracia nuk pret” botuar në Shqipëri rreth tre vite më parë. Frank Shkreli vazhdon të jetë një figurë e shquar dhe aktive në komunitetin shqiptar të Amerikës.

Ai është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” në vlerësim të veprimtarisë së shquar atdhetare dhe kontributit në përhapjen dhe mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë,

blank

Vatra udhehiqet nga SIGURIMI dhe UDB

Kryetari i deges Vatra Manhattan Branch, Agustin Mirakaj u perjashtua nga Gazeta Dielli qe drejtohet nga Sokol Paja si editor fuqiplotë.
Gje qe s’ka ndodh ndonjehere.
Therrasim urgjent Vatranet te protestojne ndaj kesaj maskarade tipike marksiste.
Vatra sot eshte ne diten me te zeze te saj.
Ku disa persona po mundohen te shkaterrojne Vatren me udhezime nga SIGURIMI dhe UDB.
blank
(Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Degës së Vatrës në Manhaten)

Send this to a friend