Protesta e 19-të e studentëve në Tiranë u shndërrua të shtunën në një përballje të fortë me policinë, me kosha mbeturinash në flakë, gurë e bomba molotov, gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Qëndresa nisi në mesditë përpara Ministrisë së Arsimit, vijoi me marshimin drejt Kryeministrisë dhe përfundoi me shpërndarjen e protestuesve në rrugët e kryeqytetit, ku pati përplasje të tjera me forcat e rendit.
Të rinjtë u mblodhën për të 19-ën ditë radhazi, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Mes sloganeve që u dëgjuan në bulevard ishin “Rama, dorëhiqu!” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri!”. Tubimi nisi në mënyrë paqësore, por situata u tensionua pas djegies së disa koshave të mbeturinave dhe hedhjes së gurëve në drejtim të efektivëve të policisë.
Refuzimi i PD-së dhe thirrjet kundër të dyja palëve politike
Një tjetër zhvillim i protestës ishte qëndrimi i studentëve ndaj përpjekjes së Partisë Demokratike për t’iu bashkuar tubimit. Demokratët nisën marshimin nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit, por deputetët e PD-së nuk u mirëpritën nga protestuesit, të cilët kërkuan që lëvizja të ruante karakterin e saj të pavarur.
Të rinjtë artikuluan thirrjen “Opozita jemi ne!”, ndërsa në bulevard u dëgjuan edhe slogane kundër të dyja forcave kryesore politike: “Rama në burg, Berisha në burg!”. Studentët u shprehën se nuk duan që protesta të përvetësohet nga partitë dhe se kërkesa e tyre për ndryshim nuk drejtohet vetëm kundër qeverisë, por edhe kundër klasës politike.
Gurë, molotovë dhe autobotët e ujit në veprim
Përplasjet e para u shënuan pranë Ministrisë së Arsimit. Disa protestues hodhën gurë, sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të policisë dhe autobotit të ujit. Disa prej molotovëve përfunduan pranë mjetit të ujëhedhjes, duke shkaktuar shpërthime dhe flakë.
Policia reagoi me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa në terren ishin dislokuar forca të shumta të FNSH-së, Shqiponjave dhe efektivë të tjerë. Për mbarëvajtjen e protestës ishin angazhuar mbi 2 mijë punonjës policie, ndërsa në gatishmëri ishin vendosur edhe autobotë të shumtë.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe reshjeve të dendura të shiut, protestuesit nuk u tërhoqën. Ata marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kaluar edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku policia kishte vendosur efektivë për të garantuar sigurinë e godinës, dhe vijuan drejt Kryeministrisë.
Droni lëshon gaz nga ajri, policia ndërhyn me forca të shumta
Tensionet u përshkallëzuan edhe më tej përpara godinës së Kryeministrisë. Policia përdori autobotë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një nga zhvillimet më të pazakonta ishte përdorimi i një droni të Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se lëshonte gaz lotsjellës nga ajri. Gjatë ndërhyrjes, droni u rrëzua mbi protestuesit, ndërsa efektivët u afruan menjëherë në zonë.
Në bulevard u panë autoblinda dhe mjete të shumta policie, përfshirë autobotë të rinj ujëhedhës. Forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit u larguan nga zona e Kryeministrisë drejt rrugëve dhe rrugicave përreth. Edhe në këto zona u raportuan përplasje të tjera, ndërsa policia vijoi ndjekjen e grupeve të protestuesve.
Kështu, dita e 19-të e revoltës studentore u mbyll me një tjetër përshkallëzim të situatës në kryeqytet. Pas gati tri javësh protestash, studentët vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa qëndrimi i tyre kundër përfshirjes së partive politike mbeti një nga mesazhet kryesore të tubimit. bw
Spartak Ngjela I heq kapelen Zotit Ngjela qe ngre zerin per kauzen Came- por i terheq verejtje dhe jam teper i indinjuar me gabimet qe duken kalimtare por qe kane permasa te tmerreshem ne demin e shqiptareve dhe problemit CAM–
=====================================
Ne si komb do te vuajm shume per te drejtat tona e per te korrigjuar cna eshte bere gabim gjer me sot.
Perse?
Sepse ose nuk jemi aq patriot e atdhetar sa e shesim veten dhe pikerisht per kete i kemi lene fatet e atdheut ne dore te krahinave pa mbeshtetje.mbar-kombetare; keshtu e lam shqiperine e mesme ne betejen e Esat Toptanit satin ta mbronin shkodren fillikat pa asnje nidhem nga trevat e tjera qe bridhnin kafeneve te evropes e nga xhelozite qe ai qe luftonte per kombin i bente te duhkeshin si cakej te peshtire kafenesh sulmonin esatin me shume se serbet e malazezet qe dite nate nderseheshin kunder forace tona pa buke e pa uje ne trashe.
E lam azemin e shoten fillikat te benin qendrese hiodhive sllave
e lam camerin fillikate te rezistone spastrimin etnik te camerise
E kur ngrihemi te ndergjegjesojm opinionin nderkombetar sic ben intelktuali atdhetar, Spartak Ngjela ketu per te cilin ruaj rrespekt te vecant, edhe pse ngaherea sjam dakord me mendimet e tij, prap jo vetem deshtojm por e demtojm veten akoma dhe me shume nga pakujdesia se si i themi gjerat qe na dhembin neve aq shume per te prekur te tjeret- e Spartaku po se diti kete duhet tia heqim veshin se per fat te kes fjlaet qe thone burrat e grate si Spartaku miren si fjalet qe thote kombi ne arenen nderkombetare.
Kur ngre ceshtje te tilla madhiore per kombin nuk mund te flasesh si te te vij mendimi ne koke e si te rendin te dalin fjalet nga goja pa diteur e pa qene i sigurte se fjala qe zgjedh, krahsimet qe ben, mund ta minojn e rrenojn qellimin per te cilin ti flet ne rrethana te caktuara.
Nese Ngjela nuk eshte ne gjendje te kuptoi se bota sot ben ligjin sipas midese se cifuteve se dy ajne ata ku ne mund te gjejem perkrahje po gjetem Ne kongresin amerikane persa i perket boterisht e te gjermania e “dashamirese” tane ne eropen me pak miq.
E nese nuk e ke kuptuar si intelktual qe ti nuk mund as te cenosh e as te minimizosh hollokostin per cifutet e prap te mendosh se po i ebn ata per vete duke u rrefyer atyre se edhe ne kemi vuajtur aq sa cifutet nga hitleri prej athines e grekeve ti ske kluptuar asgje sot nga bota e politkat botrore.
Po cenove Cifutet e izraelin edhe pa dashur ti cenosh ti ke distancuar kongresin amerikan nga kauza jote. Ke humbur mikun e madh dhe mbeshtesin me te madh dhe mbase te vetem me bole ne tere boten, Ameriken.
Cifutet nuk mund ta pranojn dhe i ke armiq te perjetshem nese krahason cfardolloj maskre te permasave biblike ne qofshin maskarat e popujeve te tjere me hollkostin, as ate teqindra mijrave armeneve te shforsur nga Turqia nuk mund te krahsohen, as njelloj spastrimi histrik nuk mund te krahsohen e jo me te thuash kane qene edhe me te mterreshme se holusiti pa cenaur, e armiqesuar cifutet, izraelin dhe lobet qe perkrahin izraelin sot ne bote.
Edhe nese ti ske dashur e nuk ke patur qellim ta minimizosh hollokostin por thjeshte ke dashur ti rrefesh botes se edhe ne kemi vuajtur si cifutet apo me keq akoma me shume se cifutet nga hitleri prej athines e grekevekur e dine ose duhet ta dish qe ata jane teper sensitive rreth kesaj gjeje dhe kategorikisht nuk pranojn asnje lloj rrace te dal e te thote se edhe rracat e tjera kane vuajtu gati sa ata e jo me shume se ata menjehere ne boten e tyre ti e kombi yt shfaqet i rrezikshemn, dhe faktet per kete jane plot per nje politikan te mos di kaq gjera elementare e te mos jet i kujdeshem se si duhen prezantuar gjerat pa cenuar boten- eshte njelloj si ti thuash spanjen se shqiptaret kane te drejte te dnahen nga sllavet jo vetem ne serbi por edhe ne mal te zi e maqedoni pa patur piken e idese e taktit si burre shteti se ca gjera jane tabu e smund te permenden, nese nuk don armiq- e nuk jam une te rrefej ty cjane basket e ceshte kalania psh keta duhet ti dijne burrat e shtetit ose te ulin koken e te mos flsasin kur dine asgje se si mund te flitet ne arenene nderkombetare.
E dyta nese nje person si Ngjela nuk eshte ne gjendje te kuptoj se edhe Gjermanet qe e urrejn nazismin e hitlerin nuk duan te tu permendesh ore e cast hollokostin e krimet e etreve te tyre njelloi si nje prind i mir shqiptar nuk don ti kujtosh kurverine e vajzes apo gruas se djalit, e te kujtosh se po e ben per vete qiofte edhe me idocine tende kur ti kujton se po i qane hallin, ti prap je komplet gabim e tregon se je i pafte te flasesh per gjera kaq madhore edhe nese kete e ben si atdhetar e si patriot i madh kur ne vend te fitosh simpatine e atyre qe mund te na ndohmojn nje dite ti i largon ata me menyren se si e prezanton cejten.
—–Shenim sot u mora dy here me Ngjelen sepse dy here me dolen rastesihst perball dy shkrime te Ngjeles- dhe per asgje tjeter- pertej ca gjerave te vogla asgje personale por nderim- vecse shih sa gabime bejm kur flasim kur nuk mund te jemi kompetetn thjesht se jemi te njanshem kur ai flet per PD-en dhe se jemi jo aq te njohur me kultuarat e huaja kur ajo qe themi mund te shkoj ne veshin e te tjereve nje here e nje kohe
VOAL.CH
Gjenocidi grek në Çamëri, vepër më e rëndë se Holokausti – Nga SPARTAK NGJELA – VOAL – Voice of Albanians
facebook Pyetja që duhet të ngrihet këtu është kjo: pas konsolidimit të pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të federatës shqiptaro-bullgare në Maqedoni, e cila duket se është në proces, a do t’iu drejtohet USA edhe shqiptarëve të Greqisë për t’iu dhënë atyre të gjitha të d…
RREPUBLIKA E SHQIPERISE NE MAQEDONI
Nuk ka me nevoj për koment është orgjinal.