Rrënojini qytetet.
Bëjini copë e thërrime muret.
Rrafsh me dhe bëjini fabrikat, katedralet, magazinat dhe shtëpitë
Shndërrojini në grumbuj gurësh, rrangullash dhe në thëngjij të zes:
Ju jeni ushtarë dhe ne ju komandojmë juve.
Ndërtojini qytetet.
Lartojini muret përsëri.
Bëjini prapë fabrikat, katedralet, magazinat dhe shtëpitë
Ndërtesa për jetë dhe për punë:
Ju jeni punëtorë dhe qytetarë të gjithë: Ne ju komandojmë juve.
Komentet