Paraqitjet e shpeshta që janë dhe mbeten vetëm deklarime politike të Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi, dhe Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lutfi Haziri, për korrigjimin e kufirit, ndarje territoriale, shkëmbim territorial, e deri te bashkimi të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Kosovën.
Para se të prononcohen liderët institucional dhe politik të Kosovës, së pari do të duhej të ndërtojë një qëndrim dhe Parlamenti i Kosovës të diskuton për Referendumin e kësaj krahine. Do duhej përgatitur që çështja të paraqitet e shtrohet me fakte, dëshmi e argumente në instanca siç janë bisedimet në Bruksel, por edhe në instanca e mekanizma të BE-së dhe OKB-së.
Deri tani asnjëher nuk është përmendur në nivele të larta, prandaj është më se e domosdoshme të shtrohet drejt që kjo krahinë është e diskriminuar dhe është në kërkim të një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme, pasi ka mbajtur referendumin më 1 e 2 mars 1992, ka sakrificën dhe luftën e armatosur të UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen e Konçulit.
20.08.2018
Komentet